Prof. Dr. Sylë Ukshini/
Kjo është BE-ja e vërtetë! Në njërën anë, ajo kërkon koncesione nga Kosova, si dikur të famshmet “Standardet para Statusit”, në anën tjetër, pesë vendet e BE-së poziciohen pro qëndrimit të Rusisë, Kroresë, Kubës Iranit, Venezullës e vendeve të tjera kundër shtetësisë së Kosovës!
Nëse Kosova është shtet evropian, nëse Kosova njihet si shtet edhe nga shtetet afrikane dhe aziatike, por jo nga të gjitha vendet e BE-së, madje as pas vendimit të GJND-së, si ka mundësi që Spanja ta njoh Palestinën, por jo edhe Kosovën.
Kjo nuk është Politikë e Përbashkët e Jashtme e Bashkimit Evropian dhe as nuk paraqet vlerë evropiane, kjo qasje minon vetë kohezionin e BE-së dhe stabilitetin në Ballkan, si dhe i jep shtytje Rusisë për ta minuar etablimin e Perëndimit në Ballkan.
Prandaj, ka ardhur koha që bisedimet e Brukselit ose duhet të udhëhiqen nga vendet e QUINT-it, si procesi politik gjatë bombardimeve të NATO-s, ose fillimisht 5 vendet e BE-së ta njohin shtetësinë Kosovës dhe më pas BE- ja të vazhdoj me rolin fasilitues në dialogun e Brukselit.
Në të kundërtën, Procesi i Brukselit po i shdërrohet në një instrument shërben për ruajtjen e status quo-së dhe intencës serbe për realizimit të parimit të përkohshmërisë.
Duhet të thuhet qartë, çelësi i normalizimit të marrëdhënieve Kosovë- Serbi nuk ndodhet në Beograd, kjo ëshzë gabim, por në Bruksel dhe Washington! Vetëm duke pranuar pa kushte Kosovën në KiE, në NATO dhe BE do të detyrohet Serbia të bëjë marrëveshje me Kosovën. Rruga tjetërr është humbje kohe!