Shkruan: Valdet ERMALI/
Ditën e përurimit të fillimit të punimeve në rrugën (ndër)kombëtare Milot-Rrëshen, loti i parë i saj, kryeministri socialist Fatos Nano pultoi e zona përrreth u mjergullue nga shpërthimi i dinamitit dhe, ashtu, tue qesh para televizioneve, deklaroi plot cinizëm ballkanik: “E hodhëm në erë Ilir Metën”. Asnjë kryeministër në kohën e sotme nuk mund të vepronte kësisoj si ky i yni, ndaj paraardhësit të vet me dy mandate kryeministrore, biles as ndaj një qytetari të lirë të botës. I çuditshëm është ky dinamiti. E mban një fitil të pandezun. Iu shkreh Nanos nëpër duar. Ia spirravi karriken. E gropoj. Thonë se Nano iku në Vjenë të Austrisë në ekzil turistik. Ilir Meta u rikthye si fitore e të majtës në elektoriadën e fundit, si kryetar i Parlamentit të Shqipërisë, si bashkëkryetar i mazhorancës së sotme qeverisëse.
Me të ardhun triumfator i pasluftës në Tiranë, kryetari i Qeverisë Enver Hoxha, nga punët e para të tij, do të shkatërronte me dinamit në dhjetor 1944 Mauzoleumin e Nanës Mbretneshë Sadije (nana e mbretit Zog) përndryshe edhe Mauzoleumin e Familjes Mbretërore Shqiptare. Kohët ecën tue orakullue: Enveri në Varrezat Publike të Sharrës dhe Mbreti Zog e Mbretëresha Geraldina, Mbreti Leka I e Mbretëresha Suzan, rikthen tek Mouzoleumi Mbretëror, tek Nana Mbretëreshë Sadije, në nëntor 2012, në 100 vjetorin e Pavarësisë Kombetëre Shqiptare.
Më ka rastis të jem në Tiranë atë mbasdite vere të vitit 1980 kur kryeministri Mehmet Shehu me trupa xheniere kreu shembjen me 90 kg dinamit të godinës së Komitetit Ekzekutiv të KP të rrethit të Tiranës e, njëherash, edhe të një banjoje turke në rrethatinë. Më 17 dhjetor 1981 kryeministri Shehu do të (vet)vritej në vilën e tij… Tjetra: Në këtë hapësirë përqakore u ngrit Memoriali i liderit komunist të luftës e punës, Enver Hoxha, që u rrëzue nga populli më 20 shkurt 1991 tue u tërhjek zhag deri në Qytetin Studenti, në Sheshin “Demokracia”.
Këso sjelljeje me dinamit po praktikojnë edhe vazhdimtarët e tyre, të njoftun në politikë si socialistë të brezit të dytë e të tretë të tyre. Këta po eksplozivin gjithandej pallate, etj., si në Tiranë, Vlorë, etj. Mirëpo këto nuk të sjellin një fund të mirë e as nuk të përcjellin një emër të mirë. Vet shpikësi i dinamitit, Alfred Nobel, ende thirret “tregtar i vdekjes”, ndonëse njerëz nga ma të shquarit e botës e në gjithato fusha të jetës e mbajnë emrin e tij fisnik: Çmimi Nobel.
Kole Gjeke Juncaj says
A kushtrim shpetimtari yne Sali Berisha a sheh cka po ben ky horri Edi Kristaq Rama,po i ven plorin e trinotrotruolin qe nga Vermoshi e gjer ne Konispol.Shperthimi i Gerdecit te Shkelzenin eshte vetem nje kokerr bizele ne krahazim cka po ben ky komunisti Rama
Mark Gjonaj says
Shkrim i mire, ne kohe dhe ne medie(pak larg, por kuptohet). Gjithe kjo lidhje ngjarjesh, ka per emrues te perbashket DINAMITIN. Qeverite dhe kryetaret nuk kane lidhje, jane sejcila ne vete. Por, nese ne qe shkruajme dhe ata qe informojne qeverite se si duhet zgjidhur kjo nyje ne nje konop te lagur prej gati nje cerek shekulli, duhet dhe vendi ka shume dobi, me dhene dhe rruget e zgjidhjes. Fatos Nano nuk ka lidhje me Edi Ramen. Berisha ka bere demin, Nano lejoi ndertime sa qe Rama duhej te perdorte dinamitin me pastruar Tiranen dhe me kete rast pastroi dhe Nanon si bashkpunetore me Berishen per sjelljen e nje situate te rende qe ndoshta as dinamit e termet nuk mund ta shkulin. Une mendoj se eshte e nevojshme me perdor dinamitin kur rruget e zbatimit ligjeve jane bllokuar, kur qeveria Berisha ka rrukullis shume shkembej per t’i bllokuar(nese e kupton i ka bere te qellimshme,nese jo, jane nje mesim per ate dhe ato qe vine pas), ndryshe kurr ne kurres, zbatimi i ligjeve, ne formen berishiane nuk do t’i sherbeje popullit dhe vendit ne rrugen e zbatimit te standarteve. Vendosni veten tuaj ne vendin e Edi Rames dhe qofte dhe nje here, a e ka degjuar Berisha, kur ai te pakten per 8 vjet, duke i thene cdo dite qe ju po rrenoni Shqiperine, po shkelni Kushtetuten dhe ligjet dhe populli do t’ju ndeshkoje me vote; pra mendoj se Rama ka me shume se kartabianke nga populli qe t’i ktheje persembari gjerat!