Nga Sokol Demaku*/
Poetja e mirënjohur Linditë Ramushi Dushku na vjen si sihariq me përmbledhjne e saj poetike “Me sytë e ëndjes”, ku ajo përmes vargut shprehë atë që ndjen për botën që e rrethon. Poezitë e sajë përmbajnë fjalë zemre dhe shpirti. Autorja edhe si e re është marrë me krijime letrare kryesisht me poezinë dhe si duket shpirti i saj krijues ka gjeturë vetën e tij në vargun poetik dhe rrugën e vargnimit të vargut lirik sot. Por duhet thënë edhe ate se poezia është ajo gjini e cila nuk njeh moshë, por se janë emocionet ato të cilat lindin te vet krijuesi për vargun poetik.Ajo përmes poezive të saja sjell botën e saj shpirtërore, shpreh dashurinë e madhe që ka për njerzit e saj, e vend të posaqëm në lirikatë e saja ze natyra me bukuritë e saja dhe çdo gjë që e rrethonë ate e shprehurë me në menyrë mataforike për dashurinë.Pra lirika e dashurisë zë një vend të posaçëm në përmbledhjen “Me sytë e ëndjes”,të Linditë Ramushi Dushku ku ajo me metaforën e përdodrurë me një mjeshtri mjaftë të hollë shprehë ndjenjat e saja të brendshme e këtë e verëjem që në fillim kur në poezinë “Drithërimë e hijeve të natës” poetja thotë:
Mbi mua përqafimi si lis i degëzuar gjelbrimi
Mes gushës e gjoksit avullon ajrin me frymë
Më pushton si litar që puth thuprat e bashkuara
Më palos si lulebardhë pa njolla.
Ate çka ajo ndjen, ajo e shpreh në mënyrën më origjinale të mundshme në vargun e saj, varg i cili le shumë të kuptohet dhe të ndjehet nga që poetja shpreh përmes tij, e ndjen ajo dhe e latos për mrekulli me metaforën e përdorurë si e thash me herët me mjaftë mjeshtri që poetët me siguri ja kanë për lakmi dhe zili. E këtë mund ta hetojmë dhe përjetojmë më së miri tek poezia e radhës me titull “Mendafshi i bardhë” ku poeta thotë:
Gjoksit të kalitur si pemë e njomë
Ku çerdhe ndërtojnë dallendyshet e ngrohta
Lotojnë këto degë të holla stine
Marrin me vete edhe grimcat e kujtimeve.
Bazuar në poezitë e këtij vëllimi të Linditë Ramushi Dushku ne mund të konstatojmë se kjo na befason për të mirë me këtë që tham më lartë, pra me përdorimin me mjaft sukses në vargun e saj të metaforës e ku përmes saj ajo pasyqron ndjenjat e saja të brendshme dhe ate çka ajo ndjen dhe ka ne vetën e saj. Një kolorit metaforik që nuk mund ta gjejmë edhe tek shumë autor tjerë bashkëkohor sepse ajo këtë metaforë e gjen në ambientet ku ajo gjendet, në rrethin që ajo për çdo ditë e frekuneton apo më mirë të themi edhe ajo vet është pjesë e atij rrethi dhe e ndjen ate.
Është me vlerë ndjenja që autorja shprehë sepse ajo është plotë optimizëm në vargun e saj, ate e shprehë në froma të ndryshme, e ndjen ate dhe ajo e shprehë përmes asaj çka ajo ndjen në shpirtin e saj. E mund të them se kjo është ndoshta ajo më e veçanta e poezisë së Linditë Ramushi Dushku. Ja çfarë thotë tek poezia “Melodi e këngës tënde”:
E ëmbël
Kjo kupë e qershisë së ndezur
Si valë ridhte nëpër damarë lëngu i saj
Shtati i hedhur
Rrjedhën përcillte plot guxim
Ndezur nga shkëlqimi syve
Zjarri lajmëtrar shpertheu
Duke lexuar poezitë e këtij vëllimi peotik por edhe duke kujtuar edhe poezitë nga përmbledhja e parë ”Mos hesht”botuar kaherë na del se autorja premton shumë në lamin e poezisë dhe se ka një afinitet në këtë drejtim ku lirika e saj është e ngërthyerë nga metafora lirike që asaj i jep mundësinë për një paraqtije sa me dinitoze të jetës së brendshme.
E këtë e shpreh autorja më së miri tek poezia e saj “Zëri i natës” kur ajo thotë:
Mbase lisat e shuajnë dhe zjarrin e oxhakut
Të bërë me tulla të reja
Edhe pullat e këmishës do të kishin
Qepje e vija të reja
Sikur bora do të mbulojë palgët e murrme
Do te rinonte veç atë që kërkova
A më duhet të bërtas
Apo veshët s´të dëgjonin kur të thashë.
Por gjatë leximit të lirikave të Linditë Ramushi ne do hasim në ndjenjat e autorës ku ajo përmes motivit të dashurisë, ajo me mjaft mjeshtri fiton mbi botën e brendshme dhe se çdo herë del fitimtare nga ndjenjat dhe bota egosite që sot është shumë aktive në jetën e përditshme. Ajo përmes vargut të saj arrinë të depërtoj thell në botën egoiste dhe se se ajo ka arritur të prezentoj misteriaet e kësaj bote dhe ajo në vargun e saj reflekton vullnetin, dëshirën dhe atë ëndërren favorizuese për të mundur dhe dal fitimtar në stuhit e kohës, përmes vargut idilik që me metaforën e përdorur del shumë i fortë dhe e benë lirikën e saj shumë të qendrushme.
Këtë do e gjejmë shprehurë për mrekulli terk poezia”Rrënqethej” kur autorja thotë:
Akoma ishte aty ku mbrëmë e pata lënë
S`e di pse s´e mora kur vetë ma patë thënë
Po ku e dija unë që drita e tij ishte kaq e madhe
S`e dija as se dita ia shpalos atë fytyrë rozë
Atë kallam të fortë.
Me shumë ëndje lexohen këto vargje ti quaj magjike të përmbledhjes poetike “Me sytë e ëndjes”, të Linditë Ramushi Dushku, një poete e re nga Gjilani. Një përmbledhje lirike e thururë në bazë të ndjenjave shpirtërore të autores. Vepër që nxjerrë në dritë shpirtin e bardhë të njeriut pa marrë parasyshë situatatë në të cilat ai ndodhet apo gjëndet. Kjo ndjenjë e shprehurë të bënë të mendosh se si poetja ka arritur të shprehë ndnjejat e saj përmes lirikës së nderthururë me ndjenjat e brendshme por edhe me ato që rrethojnë autoren, si natyra me bukuritë e saja, bota që e rrethonë ate, dhe emocionet të cilat, në vehte ngërthejnë jo vetëm ndjenjen e brendshme të autorës, por e bëjnë edhe më të fortë vargun në shprehje.
Këtë e ndjejmë më së miri në vargjet e poezisë ”Kur përshërisin fletët” kur autorja thotë:
U bëre fletë e shkeputur nga pema
Për të mbërthyer kokën e frytit
Si plis mbi flokët e rremosura
Me aromë të mbyllur.
Melodia e rënies së asaj flete
Fishkëlleu në veshin tim si ushtimë stuhie
Vargisur notat në telat më të rrahur
Si plumb i shkriråé n ë pjatë të porcelantë.
Por në vazhdën e vargëtimit të saj Linditë Ramushi Dushku na del se është shumë optimiste në jetë, në ate çka ajo e ndjen dhe se me plotë kuptimin e fjalës ajo përmes lirikës së saj krijon stilin e saj në artin e shprehjes së fjalës për jetën, dashurinë dhe lumturinë shpirtërore të njeriut.
* -përmbledhje poetike në 96 faqe, botuar nga Shtëpia botuese Beqir Musliu Gjilan