Nga Hyqmet Zane/
Leximi i librave të antikitetit grek të japin jo vetëm një kënaqësi të veçantë, por edhe faktin se janë të papërsëritshme në llojin e tyre dhe kanë në brendësi thelbin e mesazheve te zhvillimet edhe në kohët moderne se, në fund të fundit, në atë kohë elementët e demokracisë u thurën nga filozofët më të shquar të shekullit të artë, siç ka qenë cilësuar shekulli V p.e.s në Greqi.
Nga libri “Proza antike greke” kam shkëputur një fragment nga “Këshilla për Dominikun”, nga Isokrati, mes rreshtave lexon këshillën se “Të mos shpresosh kurrë se, në bëfsh ndonjë punë të ligë, nuk do të merret vesh, se dhe në mos e mësofshin të tjerët, ti vetë do ta dish”.
Ky postulat do të ishte i përshtatshëm për të etiketuar sjelljen e grekëve të sotëm në kohët moderne që u kanë vdekur prej shekujsh filozofët dhe që librat e tyre u janë zvjerdhur. Grekët e sotëm janë zhytur në mëkate pa fund ndaj vetvetes dhe kombit të tyre, po aq sa edhe ndaj fqinjëve e veçanërisht ndaj shqiptarëve. Për këtë rast do të doja të citoja një shprehje që përsëriste shpesh xhaxhai im i nderuar Nustret Zane kur thoshte se “të shkruash mëkatet e grekëve do të duhej që detin ta bësh bojë dhe qiellin letër dhe nuk do të sosnin”.
Përse i them kështu, do të pyeste lexuesi i respektuar. I them sepse ajo situatë që po ndodh sot në Greqi, me protesta, me dhunime, me situata të ndera dhe të pazakonta, me rrënim të ekonomisë, me djegiet e territoreve të tëra gjatë kohës së verës, por edhe me lëvizje të shpeshta sindikaliste dhe së fundi edhe me shpërthimin e krizës që është më e madhja dhe më shkatërruesja, po aq sa edhe me naziskizmin e deputetëve të Agimit të Artë, të zi do ta quaja unë e çdo njeri me mend ne koke.
Të gjithë këto kanë në strukturën e tyre mungesën e sinqeritetit dhe pashpirtësinë e vetë grekëve që nga qeveritarët e deri tek më i fundit. Nuk janë të sotmet, por të një shekulli të tërë me shqiptarët, po aq sa edhe me fqinjët e tyre turq e bullgarë, si dhemaqedonas.
Nëse do të shtyheshim deri në thellësitë e shekujve, do të thoja se edhe Troja është dëshmitarja e mëkateve të grekëve nga pabesia, ashtu siç e vuajtën këtë mëkat gjatë gjithë shekujve se i ndoqi nga pas hija e pabesisë ndaj kombeve të tjerë. Një mungesë sinqeriteti në marrëdhëniet dypalëshe dhe shumëpalëshe, që kanë një fund dhe që një ditë shpërthejnë në fomat e tyre froidiane.
Grekët kanë dëshiruar shumë t’i dhunojnë, t’i poshtërojnë, t’i varrosin jetët e shqiptarëve në veçanti, siç edhe bënë për shekuj të tërë që nga Troja deri te Çamëria, derisa me çamët treguan kulmin e sjelljes së djallit ndaj paqësisë çame. Janë male të tëra mëkatesh e gjynahesh bashkë që grekët kanë bërë si ndaj trojanëve e deri tek çamët derisa i dogjën me zjarr e me hekur njerëzit e shtëpitë.
Shpagimi që ata marrin për mëkatet që kanë bërë janë jo të dëshirueshme për ne, se nuk ia dëshirojmë të keqen askujt, por në ksi rastesh thuhet fjala se “ka një Zot që merr hak, se borxh pa larë dhe hak pa marrë nuk ka”. Kush nuk e di se çfarë ka shkruar i madhi Faik Konica tek “Ju rrëfej grekët”, ku mëkatari dhe Juda me emrin Thanas çdo mëngjes në Janinë kërkonte nga një shportë me syshqiptarësh që duhej të vriteshin, se kështu e kënaqnin Thanasin mizor.
A nuk janë gjynahe që kërkojnë ndëshkim këto dhe që nuk është marrë se paqësia shqiptare është e madhe. Kush nuk e di se sa paqësisht janë sjellë çamët me grekët, edhe pse çamët ishin në vatrat e tyre, por sjellja barbare dhe gjenocidiste e grekëve që ishin yzmeqarë në shtëpitë e vendasve, ishte kriminale dhe mëkatare gjithashtu që realisht ka mbetur pa ndëshkim 66 vjet a për një shekull të tërë.
Kush nuk e di jo vetëm në Greqi, por edhe në Shqipëri se amerikanët e ngritën Greqinë dhe e bënë të pasur me bazat e NATO-s, por po aq dihet se sa mosmirënjohës janë treguar grekët me amerikanët sa u tregua edhe tek vizita e Klintonit në 1999 ishte treguesi i pabesisë karakteristike greke me djegie flamuri, me gjuajtje të makinës së Klintonit me vezë e me domate, me ndalimin e marinsaveamerikanë në selanik për të mos vajtur në çlirimin e Kosovës etj.
Kush nuk e di se sa e përkëdhelur ka qenë Greqia nga Evropa dhe se sa i ka marrë Evropës kjo Greqi në emër të shqiptarëve meprojekte abuzimesh dhe se si është përfundimi i financave të tyre, sa ka kaluar në faliment shtetëror dhe në një trysni financiare që po e çon gjithnjë e më në greminë.
Dhe të gjitha këto e të tjera si këto pafundësisht vetëm e vetëm për mëkatet që ata kanë mbi vete, të sotmet e të mbarturat, gjatë një shekulli apo 20 a 30 shekujsh që nga Troja e deri ndaj shqiptarëve e fqinjëve. Duke iu referuar psikoanalistit të shquar Zigmund Frojd, studiuesi i tij po aq i madh, novelisti Stefan Cvajg shkruante se “Arti i mirëkuptimit të ndërsjelltë, më i rëndësishmi
në marrëdhëniet njerëzore, e gjithmonë e më i nevojshëm midis kombeve, i vetmi, me një fjalë, që mund të na ndihmojë në ndërtimin e një shoqërie njerëzore më të zhvilluar, ky art, pra, nuk ka përfituar nga asnjë doktrinë moderne që ka të bëjë me sferën e mendjes aq sa nga doktrina frojdiane e personalitetit ; falë Frojdit u mor vesh për herë të parë, në një kuptim të ri e aktiv, rëndësia e individit, vlera e mirëfilltë dhe e pazëvëndësueshme e çdo shpirti njerëzor”.
Pikërisht këtu kanë gabuar grekët dhe e kanë pësuar tashmë nga vetëligësia e sjelljeve të tyre si një ndëshkim i vetëgatuar nga ata, sa u sillte kënaqësi edhe vetë kënga “greko maskara” që e këndojnë me kënaqësi nëpër buzuqet e tyre. Statistikat flasin për 72 të masakruarit e Prroit të Selanit në Çamëri më 27 mars 1913. Më pas ndjekjet, persekutimet, burgimet, internimet, torturat, plaçkitjet dhe grabitjet nën pretekstin e çarmatimit gjatë viteve 1914-1921, veprimtaria terroriste e komitaxhinjëve, provokacioni i vitit 1921 i Gjen Bajras, të gjithë këto tregojnë realitetin e mjerimeve në të cilat u vu popullata çame në kohën e pushtimit grek.
Po ashtu imponoi për shpërnguljen e elementit mysliman të Çamërisë në këmbim me grekët e Azisë së Vogël, duke i konsideruarshqiptarët e Çamërisë si turq. Ky akt i turpshëm i qeveritarëve të Athinës, u has në rezistencën tonë dhe në ndërhyrjen e Lidhjes së Kombeve. Viktimat dhe humbjet sipas statistikave të deritanishme gjatë masakrave të 1944-1945 në kurriz të minoritetit shqiptar në Greqi, arritën numrin 2877 vetë të ndarë si vijon: Filat dhe rrethe 1286; Gumenica dhe rrethe 192; Paramithia dhe rrethet 673; Marglliçi e Parga 626. Janë këto fakte që ka konstatuar Komiteti Antifashist i emigrantëve Çamër në Shqipëri i pas Luftës II Botërore më 1947 drejtuar Komisionit Hetimor të Këshillit të Sigurimit të UNO-së rreth trajtimit dhe masakrave në minoritetin çam në Greqi.
Për të gjitha këto dhe për atë qëndrim të konsoliduar të
qeveritarëve të Athinës ndaj popullatës shqiptare që ishte minoritet në Greqi, për 66 vjet me radhë, vetiu të lind pyetja: A duhet të kërkojnë të falur këta shovinistë dhe terroristë që ushtruan një gjendocid antinjerëzor ? Kush do të vërë dorë mbi mëkatet e grekëve ndaj shqiptarëve në përgjithësi, por në veçanti ndaj paqësisë çame ? Për këtë unë kam thënë se “Ka një Zot që merr hak”, se këto që po i ndodhin Greqisë në këto vitet dhe ditët e fundit janë mëkatet që ata duhet të lajnë se ato janë sa të reja, aq edhe të lashta që nga Troja e deri tek Çamëria.
Por duke iu referuar përsëri një postulati nga këshillat e Isokratit për Domenikun, që janë perlat më fushën e këshillave, që thotë se “Të kesh frikë nga shpifjet edhe kur janë të rreme, se njerëzia nuk e dinë të vërtetën, por gjykon nga ato që thuhen poshtë e lart”. Kështu ka ndodhur me bëmat greke, ato janë fshehur dhe grekët kanë hedhur vetëm gënjeshtra në opinionin evropian që edheevropianët i kanë besuar, se grekët janë mjeshtrat e mashtrimit dhe të fshehjes të të vërtetave me avokatët e tyre nëpër Evropë e deri më SHBA me Nicholas Gage, që mashtron edhe me librin e tij “Eleni” të botuar para shumë kohësh.
Por edhe ky lobues i madh i grekëve nuk e shpëton dot Greqinë nga mëkatet që ka për të larë se dita e ndëshkimit gjithnjë vjen. Dihet tashmë edhe qëndrimi i lobit grek edhe në SHBA ndaj shqiptarëve të atjeshëm, por edhe rrufetë që ka lëshuar ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve gjithnjë kundër interesave të një shteti që fati i keq i ka dhënë një fqinj gjarpër, sot dhe ashtu siç na e përshkruajnë edhe vetë rilindasit tanë të shquar si Asdreni tek poezia e tij.
Përballë këtij realiteti, çdo lëvizje misionare progreke apo çdo gabim që mund të bëj ai apo ajo që kërkon të krijojë përçarje mes komunitetit çam për interesa të ngushta, do të bëhet pjesëtar në mëkatet dhe gjynahet si grekët dhe kush s’do të ketë mundësi t’ia lajë se janë më të thella e të pafalshme mëkatet kur bëhen brenda llojit. Zoti detyrimisht do të marrë hak në një formë a në një tjetër se vonon, por s’harron.