FOTO LAJM ME RASTIN E DITËLINDJES SË AT GJERGJ FISHTËS/SHTEPIA E RRENUAR DHE E BRAKTISUR E AT GJERGJ FISHTES/
Kryeministri shqiptar Edi Rama dhe ministrja e Kulturës, Kumbaro të djelën në GJirokastër për të parë nga afër zhvillimin e projektit të, “rijetëzimit të shtëpive të shkrimtarëve në Gjirokastër”.
Nga Frank Shkreli/
E Diela e 23 Tetorit shënoi 145-vjetorin e lindjes së At Gjergj Fishtës. Flamuri i kombit valvitet pranë bustit të vetmuar dhe të autorit të Lahutës së Malcisë të harruar, para shtëpisë gërmadhë ku dikur banonte poeti kombëtar, At Gjergj Fishta – dhe siç shihet në fotografinë më poshtë, në shkatërrim e sipër. Megjithse shteti shqiptar shtëpinë e Fishtës e kishte përcaktuar, sa për sy e faqe, me statusin “Monument Kulture” ç’prej vitit 1991 por i lënë pas dore për një çerek shekulli të të ashtuquajturës demokraci shqiptare – duke venë në dukje urrejtjen e turpshme shekullore të qeverisë komuniste të shekullit të kaluar dhe të qeverive post-komuniste shqiptare të këtij çerek shekulli, ndaj At Gjergj Fishtës.
Veni re kontrastin e theksuar të lënjes pas dore nga qeveria shqiptare, të shtëpisë ku jetoi Fishta , me lajmin që u përhap të djelën, në ditën e 145-vjetorit të lindjes së Gjergj Fishtës, sikur donin t’ia fusnin gishtin në sy Fishtës – se Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro me “enturazhën” shoqëruese të ministrave dhe deputetve të zonës ishin për vizitë në Gjirokastër për të parë zhvillimin e një numër projektesh. Dhe jo vetëm çfardo objektesh, por projekte që synojnë, në “Restaurimin dhe rijetëzimin e banesave të Shkrimtarëve, Gjirokastër”, projekt ky i cili parashikon, ndër të tjera, ndërhyrje në strukturën e brendshme dhe të jashtme në 20 banesa të trashëgimisë materiale, për të evidentuar dhe konservuar vlerat historike dhe artistike të tyre, bazuar në modelin e shtëpisë së Kadaresë, njofton media shqiptare. Zonja Kumbaro ka pohuar se përveç kësaj, “Kemi një projekt tjetër për të restauruar 20 shtëpitë që ju i keni njoftuar tashmë, që i kemi quajtur Rrjetin e Shtëpive të Shkrimtarëve, sipas modelit të shtëpisë së Kadaresë.Lexuesi arrinë vet tek përfundimi se sa të përkushtuara janë institucionet e qeverisë dhe të shtetit shqiptar ndaj ruajtjes së kulturës shqiptare dhe ndaj kujtesës së atyre që e bënë këtë kulturë – trashgimtarëve të kulturës arbërore dhe mbrojtësve të vlerave dhe interesave të kombit shqiptar – trashgimtarëve, siç është At Gjergj Fishta i harruar.
Ndoshta është pak e rëndë ta them, por fatkqesia e këtij kombi është se përfaqsuesit e saj politikë, me entuziazëm, kanë kërkuar dhe kërkojnë pajtimin me sllavët, me grekët, me turqit me rusët, me kinezët, me italianët, me gjermanët, madje Enver Hoxha I dha shtjelm edhe Zotit për të adhuruar djallin. Duket sikur, shqiptarët janë vëllëzër me të gjithë, ndërkohë që nuk mund të pajtohen me At Gjergj Fishtën, i cili për ‘ta vazhdon të jetë gjithnjë “tradhtar”, “fashist”, ndër të tjera – por shqipot nuk mund të pajtohen as me njëri tjetrin, fatkeqsisht.
Kjo situatë, me të vërtetë kërkon një reflektim të thellë shpirtëror, nevojitë një rishqyrtim historik e të thellë të udhëkryqit ku gjënden sot shqiptarët për rivendosjen e vlerave morale dhe atdhetare por edhe të përcaktimit të ineteresave afatgjata të kombit, bazuar në këto vlera dhe në kujtimin e bartësve historikë të kombit shqiptar të këtyre vlerave, siç ishte At Gjergj Fishta.
Kujdes se kini humbur rrugën në oborr, siç thotë fjala popullore!
Kole Juncaj says
Edhe Sali Berisha edhe Edi Rama e pacin faqen e zeze se nuk bane asgja per te madhin Gjergj Fishta!
Jakov says
C’mund te presesh nga nje kryemiser idiot e drogaxhi ,te ndezur me ngjyrat ekuqe te komutisteve te qelbur deri ne embrion qe harrojne Patriotin nacionalist dhe mjeshtrin e letrave shqipe me poezite e xjarrta te atdhedashurise ,duke bere vizita ne Gjirokristo ,sepse “ishte teper preokupante ajo vizite “kur tek dera kishin nje pervjetor te madh te te levderuarin Fishta .Turpi i mbulofte ata derra race qe jane trashur si dema toreador per tre vjet majmerie .Shihini qysh nga verdhacuku Veliaj qe erdhi ne administraten e drogaxhiut Rama me peshe 58 kg dhe tani peshon sa nje gomar race te Nartes ..Vdekte PS dhe simpatizantet e saje kudo qe qelbin ajrin me frymemarrjen e tyre .Paskan mbaruar plumbat dhe tritoli ne Shqiperi ,per t’i fshire nga faqja e dheut Ramametatahiribushatlliu i Shkodres pa haruar sahanlepiresit profesionist nga Librazhdi e Gjirokastra .Rama mos bli me shampo se ke gjuhen e tyre –shampo speciale deri ne fund te kurrizit .Penalltia e Blushit do te mahet mend gjatte ,per vite me rradhe ku pordhieri Rama hangri Golin spetakolar. Ai me gjithe Ballen e Rucin nazist .