
Autorët: Nusret Pllana dhe Agim Aliçkaj/
Në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” Prishtinë, 24 Mars, 2022-Për nder të përkujtimit të Epopesë së UÇK-së. Përulemi para luftëtarëve të lirisë.-Në shenjë respekti e falënderimi për NATO-n dhe Amerikën.-Gjenocidi serb ishte i tmerrshëm i vazhdueshëm dhe i planifikuar nga shteti kriminal serb bashkë me Akademinë e shkencave dhe Kishën ortodokse serbe.-Serbia është bombarduar dhe dëbuar nga Kosova, por nuk është dënuar për gjenocid. Kriminelët e luftës shëtiten të lirë nëpër Serbi dhe udhëheqin me Serbinë.-Evropa po vazhdon me përkëdhelje të kriminelëve dhe ende nuke është lodhur nga rrenat dhe mashtrimet serbe. Amerika e zënë me probleme, sidomos me Ukrainën ende po e lejon Evropën të vazhdojë me dialog të padrejte dhe te dështuar.-Deklarata e shteteve të QUINT-it është bërë për interesa të caktuara politike, e bazuar në fantazinë e disa qarqeve evropiane për tërhjekjen e Serbisë nga Rusia. Kot e kanë, kjo nuk do të ndodhë kurrë. Serbia është satelit rus, edhe nëse hyn ndonjëherë në Evropë do të jetë “kali i Trojës”. Është deklaratë e padrejtë dhe e pabazë. Është nënçmuese dhe ofenduese për popullin e Kosovës. Nuk ka asgjë të përbashkët me të drejtat e minoriteteve, demokracinë dhe zgjedhjet e lira.-Qeveria e Republikës së Kosovës nuk e ka refuzuar të drejten e minoritetit serb për të votuar. Ka kërkuar të respektohen rregullat ndërkombëtare dhe ligjet e shtetit të Kosovës, gjë që është në pajtim të plotë me vlerat demokratike.-Kritikat joparimore të shumicës së opozitës dhe disa fytyrave të tjera të errëta për qeverinë, jan anti-shtetërore dhe anti-kombëtare.-Nuk ka forcë që mund t’a detyron popullin shqiptar të bëj kompromise, pa pëlqimin e tij, me lirinë, pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin teritorial të Kosovës.Falenderime zemrore per te gjithe pjesmarresit!