Rreth prozës dhe poezisë së Jakov Solomonit/
Njerës si Jakov Solomoni, që nga një cep i Izraelit shkruan me dashuri për Shqipërinë, duhen nderuar e respektuar. Me këtë dashuri përshkohen fund e krye dy librat e tij botuar në Tiranë: “Mirënjohja e maceve”, në vitin 2014, tregime, dhe poezi “Dhe në shkretëtirë çelin lule”, në vitin 2016. Këta njerës nuk duhen lënë në harresë.Jakovi lindi në Vlorë, dhe që nga viti 1991, jeton në Izrael, por si ata mërgimtarët e moçëm shqiptar, mendjen dhe zemrën e ka lënë këtu në Shqipëri, në Vlorën e tij të dashur.
* * *
Tregimet dhe poezitë e tij, përshkohen nga malli dhe dashuria për Vlorën dhe Shqipërinë, pasqyrojnë mallin, për vatrat, si dhe për njerëzit e tij, të ndarë për së gjalli nga diktatura naziste dhe komuniste, kështu që tregimet dhe poezitë e Jakov Solomonit të prekin në thellësi të shpirtit.Kryesisht tregimet e tij, herë drejtpërdrejt e herë me elegancë janë akuza për sitemin shoqëror ku ai lindi e ku jetoi deri në vitin 1990. Ai akuzon atë sistem shoqëror se liria, liria për të lëvizur, paqja dhe mirëqënia ishin drejtuar në dekadencë.Akuzon se ishte një diktaturë, ishte e huaj për shqiptarët, ishte mohuar nacionalizmi dhe kishte shkatërruar frymën e bashkëpunimit midis shqiptarëve .
Në atë sistem mungonte demokracia, liria dhe shansi. Ato i caktonte Partia, e veshuar me hekuar, e gatshme të të shtinta prangat në çdo moment. Kjo gjendje kishte asfikësuar një popull të tërë dhe ashtu i asfikësuar nuk mund të kalonte barierat që i vinte përpara Partia. Shumë vonë, e ndoshta jo për faj të tij, populli e kuptoi tragjedinë që e kishte prekur, tragjedi që i ktheu në rrënoja arritjet më të mira shqiptare. Por është për t’u vënë re se Jakov Solomoni nuk ngatërron sistemin shoqëror me atdheun e dytë të tij Shqipërinë të cilën e do pa kufi.Në tregimet dhe poezitë e tij ai zotron një perceptim të thellë të misterit të realitetit të kohës ku ai jetoi, deri kur sitemi filloi të tronditej për t’u përmbysur. Autori kap fijet e jetës së përditëshme, për të arritur në përgjithësime dhe emocione të fuqishme që zotrojnë mëndjen dhe zemrën e lexuesit.
Tema e tregimeve, ashtu si edhe poezia e tij, janë të jetuara, pra janë autbiografia e autorit.Teatri, ngjarjeve me përjashtim të “Mirënjohja e maceve” zhvillohen në Shqipëri, në Vlorë ku autori kaloi vitet më të bukura të jetës.Asgje s’ka ndryshuar në zemrën e tij: shokët dhe shoqet, zakonet shqiptare, shtëpitë e vjetra, rrugët dhe rrugicat, kodrat e Budakut dhe Kuzumbabasë, deti, gurët e Ujit të Ftohtë, Sazani dhe Karaburuni, çdo gjë… Bashkëjetesa e vëllazërore me vlonjatët dhe shqiptarët, ka lënë gjurmë në jetën e tij, çka gjen pasqyrim në veprën e tij.
Tregimi tij mbështetet në të dhënat reale, por në tregimin “Mirënjohja e maceve” autori me një gjuhë të thjeshtë e kalon lexuesin në arsyetime filozofike. Ai përshkruan një njeri që ashtu si ai, është kthyer në atdheun e të parëve të tij dhe punë tjetër s’bën veç grumbullon mbeturina dhe ushqen macet e qytetit. Një shpirt i madh njerëzor që siç thotë populli i vjen keq dhe për mizat e dheut. Një ditë ky njeri gjendet i vdekur në një rrugicë të qytetit. Rreth tij ishin mbledhur macet dhe filluan të majullinë me klithma rrënqethëse, qanin me mirënjohje, atë njeri që i kishte ushqyer. Kështu pra autori ka ndërthurur bukur idenë e të qenit njeri me arsyetime filozofike.Tregimi “Kush ma vrau gjyshin”, është shembulli i dashurisë së autorit për paraardhësit dhe urrejtja për padrejtësinë. Gjyshi që ai përshkruan me një dashuri të pa kufishme, është një njeri i ndreshëm, një tregëtar i vogël manifakture, që shteti ia grabit burimin e vetëm të jetesës, sepse ai “kishte pirë”, gjakun e popullit!!! Nga ai moment gjyshi nuk u ngrit më nga krevati dhe e dorëzoi shpirtin e tij të bardhë, në një spital të Beogradit, pa njeri pranë dhe që u varros nga një shoqëri bamirëse.
Tregëtia e lirë e basmave mund të mos jetë shkak për ndëshkim në botën e lirë, por jo në një sistem komunist, vetëm kaq mjafton për të grabitur një njeri për ta çmënduar atë dhe për ta hedhur tej e për të vdekur në një spial të huaj.Nëpërmjet gjyshit të tij autori shpegon mizorinë e atij sistemi, ndëshkimi i gjyshit të Jakov Solomonit është ndëshkimi i një populli të tërë.Në tregimin “Vrasës me duar të pastra”, autori kritikon plagët e shoqërisë dhe ngre akt-akuzën se si shoqëria nga indiferenca vret një njeri. Një vajzë gjimnazi hidhet nga taraca.“Atë e vrau kolektivi i klasës bashkë me mësuesit që nuk morën një herë mundimin ta pyesnin se çfarë e mundonte atë krijesë njerëzorë?”, përfundon akuzën e tij autori.Në tregimin “Leksion alla shqiptarçe”, duket se ai është njohës i mirë i historisë dhe mentaliteteve shqiptare. Këtu përshkruhet ndarja e dhimbshme, që izraelitët bënë me shqiptarët në vitin 1991, por pa i harrur kurrë shqiptarët me të cilët kishin kaluar një pjesë të jetës tyre. Xhaxhai i autorit atje në Izrael, përsëriste shpesh: “më ka marrë malli për rrugët dhe rrugicat e Vlorës…”Në tregimin “Malli që çan gurët”, autori, përshkruan me nota nostalgjie mallin e pa shuar për shokët e të tij shqiptar, mall që çan edhe gurët.Tregimin “Miq për kokë”, autori ia dedikon kujtimit të ndritur të prindërve të tij. Me nota emocionuese autori tregon bashkjetesën e shqiptarëve me izraelitët, nëpërmjet një ngjarje reale. Kur një oficer nazist i kërkon Ibrahimit, shokut të tij të shkollës, t’i bëjë një listë me izraelitët e qytetit, në numurin një të listës Ibrahimi shënon emrin e tij, pët t’i thënë nazistit se më parë duhet të merrete jetën e tij dhe pastaj atë të miqve të tij, izraelitë. “ Unë nuk jam jehudi, i thot Ibrahimi oficerit nazist, por mik i tyre. Ne shqiptarët… miqtë nuk i lëmë kurrë vetëm në fatkeqësi, nuk i shesim ata dhe t’i lëmë në baltë kur kanë nevojë”. Në tregimin “Il conte d’Albania”, që autori ia dedikon gjyshes së tij, përshkruan historinë e izraelitëve të ndërthurur me historinë e shqiptarëve në një mirëkuptim të plotë, përshkruan zakone e tradita, duke na dhënë një enciklopedi të vogël të jetës shqiptaro – izraelite.
* * *
Poezinë e tij autori e ka përmbledhur në librin me titullin poetik “Dhe në shkretëttirë çelin lule”, çka do të thotë se në çdo dallëgë e furtunë të jetës së njeriut, shpirti njerzor, ndjenjat nuk shuhen, ato çelin edhe në shkretëtirë.
Poezia e tij është kaq larg dhe kaq pranë me Vlorës tij të dashur dhe të pa harruar:
Ëndërrimet flakërojnë nga Izraeli në Vlorë,
Mali dhe deti madhështor dhe hijshëm,
Deti është aty në përjetësi.
Atje poshtë, diku, autorit i kujtohet një syzezë, apo sykaltër si deti, një shoqe e rinisë që kishte pushtuar shpirtin e tij: Se dashuria moshë nuk ka, kur shpirti ndizet flakada,
Një shkrepse mund të bëjë aq zjarr, sa edhe dhjetra vetëtima,
Një zjarr që s’mund ta shuanin, as mijëra shira e suferina.
Poezia e Jakov Solomonit është pasqyra e shpirtit të tij, pasqyrimi i jetës e tij plot ngritje e ulje. Ngado shkon shpirti i autorit gjen qetësi e prehje vetëm në Vlorën e tij, te gjyshi e gjyshja, te vera e vaji ullirit. Tema dhe ngjarja e poezisë zhvillohen në Vlorë dhe të duket sikur autori kërkon rrënjët e fënijërisë dhe rinisë së humbur. Poezia ndjek linjat e poezisë moderne, e zhveshur nga figuracionet e tepërta për të shkuar në thelb të problemeve dhe idesë që ai trajton. Vargu tij të bën përshtypje dhe të shtyn për të menduar për kohën e kaluar duke mbajtur sytë nga e ardhmja. Autori vëzhgon, kujton e mediton.Por, thirrja e gjakut, e stërgjushërve, kushtrimi të parëve e larguan atë nga Vlora.
* * *
Rëndësia e veprës letrare të Jakov Solomonit, qëndron në faktin se ai i bie këmbanës së kujtesës, pra bën deyrën e tij për të mos harruar. Me një porzë të thjeshtë, autori është munduar jo pa sukses, të na sjellë me sy kritik, botën e djeshme shqiptare ku ne jetuam e vuajtëm.Tregimet e tij lexohen edhe si një reagim ndaj mungesës së lirisë që instaluan komunistët në Shqipëri që mbyllën në burg një popull të tërë.Tregimet dhe popezia e tij shquhen për kthelltësinë e mesazheve që jep me një gjuhë të thjeshtë.Kuptohet lehtë edhe dashuria ndaj kulturës së vendit ku ai lindi dhe u burrërua.Autori ndien detyrimin që të shkruaj për atë sistem që nuk i solli tragjedi vetëm familjes së tij, por një populli të tërë, prandaj tregimet e tij mund të lexohen edhe si një thirrje për të shkruar për atë që hoqën shqiptarët nën diktaturën komuniste.Naracioni historike politik është gërshetuar përmes gjuhës artistike. Historik sepse me penën e tij ai kujton ngjarje tronditëse të atij sistemi, politik sepse ai i ngre akuzë sistemitPërfundimisht do të thonim se librat e tij me vulën e sinqeritetit janë një firmë e hedhur në peticionin kundër diktaturës komuniste.
***
Popullsia hebre, izraelite, u shpërnda qysh në antikitetin e vonë në trevat e Perandorisë Romake. Në mesjetë dokumentohen të paktën që nga shek.XIII në qytetet shqiptare, si në Durrës, Vlorë. Në fund të shek. XV grupe hebrenjsh të degës mesdhetare sefardine të ndjekur nga inkuizicioni spanjoll dhe portugez, u strehuan në Shqipëri, kryesisht në kohën e sulltan Bajazitit II. Ata krijuan në Vlorë, Artë dhe Prevezë bashkësitë e para e më vonë edhe në Berat, Janinë, Elbasan, Shkup, Prizren, Manastir etj. Hebrenjtë merreshin kryesisht me tregti dhe me dhënie faizi. Bashkësitë hebreje në Shqipëri krijuan si kudo institucionet fetare e administrative-gjyqësore të veta. Në qytete jetonin në lagje të veçanta. Në shtetin shqiptar nuk ka pasur diskriminim ndaj tyre, si ka ndodhur në shumë shtete të tjera të Ballkanit dhe të Evropës Perëndimore.