CORONAVIRUSI- PRESIDENTI URDHËRON GUVERNATORËT PËR HAPJEN E OBJEKTEVE FETARE, NEW YORKU NISI LËSHIMET/
PËRGATITI: DALIP GRECA/
Edhe pse beteja me COVID-19 në SHBA nuk ka shenja zbutjeje, padurimi për rihapje është i prekshëm dhe i ngutshëm. Presidenti Trump ka kohë që u kërkon guvernatorëve t’i hapin shtetet e tyre sa më shpejt; New York-u, duket se ende nuk ka ngutje per hapje te plote, edhe pse kanë filluar lëshimet e para. Ajo që ra në sy këtë fundjavë ishte thirrja e presidentit Trump drejtuar guvernatorëve për të hapur objektet fetare. Ai i dha shumë hapsirë hapjes së tyre, duke e vënë theksin tek fryma e besimit dhe Lutjeve. Madje presidenti nuk e fshehu ngutjen tek tha:”të hapen menjëherë”- gjatë konferencës së tij për shtyp të premten në Shtëpinë e Bardhë.
Presidenti i kritikoi hapur guvernatorët që nuk kishin përfshirë në planet e afërta hapjen e objekteve fetare, ndërkohë që nuk kishin harruar të detajonin afate hapjeje për dyqanet e alkoholit apo klinikave për aborte.
Presidenti njoftoi se kishte udhëzuar Qendrën për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve që të nxjerrë udhëzime të menjëhershme për komunitet fetare.
Presidenti u tregua i vendosur për ta çuar deri në fund idenë e tij për hapje të menjëhershme sa që i paralajmëroi guvernatorët se: nëse ata nuk do të vepronin shpejt, ai do ta merrte vetë vendimin e hapjes.
Nga ana e tij guvernantori i New York-ut, shtetit më të prekur jo vetëm në SHBA, por i krahasuar edhe me shumë shtete të Evropës, Amerikës së Jugut etj, ka nisë të bëj lëshime të dukshme, përveç në ato të zonave që tashmë prej një jave kanë hapur bizneset. Guvernatori Cuomo ka nënshkruan një urdhër që lejon grumbullime të vogla, deri 10 persona, edhe në zonat e pahapura. Pra ai hoqi dorë nga
kufizimi absolut i grumbullimeve dhe lëvizjeve, duke lëshuar një urdhër ekzekutiv të premten, i cili në substancë lejon deri në 10 persona të jenë së bashku për sa kohë ata respektojnë udhëzimet e tjera sociale distancuese të miratuara gjatë pandemisë së koronavirusit. Urdhri i lëshuar në prag të fundjavës që përkon me ardhjen e Memorial Day, paraqet një nga hapat më të dukshëm që shteti më i infektuar ka ndërmarrë për t’u liruar nga rregullat strikte të miratuara qysh në mars. Rregullat e mëparshëm ndalonin çdo lloj grumbullimi, përveçse brenda familjes.
Urdhri i tansihëm i guvernatorit ende kërkon që njerëzit, edhe brenda shifrës së lejuar, kur të mblidhen, duhet të ndjekin protokollet e mbajtjes së distancës sociale dhe protokollet e pastrimit dhe dezinfektimeve të kërkuara nga Departamenti i Shëndetësisë; të ruajnë 6 metra distancë, të mbajnë maskë.
Edhe shteti i New Jersey-t ka miratuar rregulla të ngjashme, por ka parashikuar distancë më tolerante, duke lejuar grupe deri në 25 persona jashtë dhe deri në 10 persona në grumbullime shtëpie. Nga ana e tij urdhëri i guvernatorit në Connecticut ka lejuar që restorantet me tenda në natyrë të rihapen.
Ndërkohë guvernatori i New Yorkut, Andrew Cuomo kishte nënshkruar që në fillim të javës një urdhër të mëparshëm, që lejonte grumbullimet e jo më shumë se 10 personave vetëm për shërbime fetare dhe në përkujtimet e Memorial Day. Ky udhëzim u kritikua sepse kufizonte ceremonitë nderuse tëveteranëve dhe praktimin e fesë. Kushtetuta amerikane kërkon që e njëjta e drejtë të shtrihet edhe tek njerëzit që mblidhen për arsye të tjera.
Ekspertët shëndetësorë, zyrtarët e zgjedhur dhe policia bashkohen në të njëtin mendim: të gjithë pajtohen që njerëzit mund të qëndrojnë jashtë në mënyrë të padëmshme, me kusht që të praktikojnë distancimin social.
Nga ana e tij, kryebashkiaku Bill de Blasio prezantoi të premten treguesit e Coronavirusit në qytet, duke evidentuar një përparim të dukshëm, por sërish theksoi respektimin e rregullave.
BOTA : 5, 298, 197 TË INFEKTUAR, 339, 418 VIKTIMA, EPIQENDRA SHKON NË AMERIKËN E JUGUT
Bota raportoi se deri dje, e premet 22 Maj, ishin shënuar në shkallë botërore: 5 milion 298 mijë e 197 të infektuar me COVID-19, janë shëruar 2 milion 156 mijë e 288, kanë vdekur 339 mijë e 418. Vetëm të premten u raportuan 107 mijë e 706 të infektuar dhe 5 mijë e 245 të vdekur.
E premtja u mbyll me alarmin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për zhvendosjen e epiqendrës së Pandemisë në Amerikën e Jugut, veçanërisht në Brazil, dhe “marshimin” drejt vendeve afrikane, ku në 9 vende të kontinentit me ngjyrë, ka rritje 50 për qind të infeksionit, ç’ka përbën edhe pasigurinë më të madhe për shkak të kushteve dhe varfërisësë skajshme.
Brazili vazhdon që të ketë një mesatare ditore rreth 18-20 mijë të infektuarish.Të Premten u raportuan 19 mijë e 969 të infektuar të rinj, duke e çuar numrin e përgjithshëm të infektuarëve në 330 mijë e 890, ç’ka e ngjit Brazilin në shtetin e dytë në Botë, menjëhetrë pas SHBA-së, duke zbritur poshtë vetes Rusinë e vendit të tretë me 326 mijë e 448 të infektuar, me një ritëm ditor prej 8 deri në 10 mijë të infektuar. Brazili ka raportuar deri tani 21 mijë të vdekur, me ritem ditor 966 të vdekur, ndërsa Rusia vazhdon ta ketë në kontroll jetën e pacientëve të infektuarëve, duke raportuar deri të premten 3 mijë e 249 të vdekur, me një ritëm 24 orësh prej 150 viktimash.
Spanja mbanë vendin e katërt në Botë për numrin e të infektuarëve me 281 mijë e 904, me 1 mijë e 787 të infektuar të rinj gjatë ditës së premte. Gjatë kësaj dite pati dhe një rritje të viktimave për iberikët që raportuan 688 të vdekur(nga 52 që raportuan të Enjten), duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 28 mijë e 628.
Mbretëria e Bashkuar gjatë kësaj jave e uli numrin e viktimave me rreth 350 viktima në 24 orë, duke regjistruar deri tani numrin më të madh në Europë, me 36 mijë e 393 viktima, ndërkohë që shënoi të premten 3 mijë e 287 të infektuar të rinj, ndërsa numri i përgjithshëm ngjitet në 254 mijë e 195. Italia u paraqit më e stabilizuar gjatë kësaj jave; numri i viktimave për javën u vërtit për çdo 24 orë rreth 160, numri i të infektuarëve vërtitet tek shifra 650(numri i përgjithshëm i të infektuarëve 228 mijë e 658, numri i viktimave 32 mijë e 616).
Franca ka zbrit në vendin e shtatë në botë, duke shënuar 182 mijë të infektuar( të premten raportoi 393), ndërsa numri i viktimave është 28 mijë e 289(të premten u raportuan 74 viktima).
Gjermania vazhdon ta menaxhojë me dorë të hekurt pandeminë duke shënuar deri tani 8 mijë e 352 viktima( Të premetn kishte vetëm 43), ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarëve është 179 mijë e 713(të premten u raportuan 692 të infektuar të rinj).
SHBA, NË 24 ORËT E FUNDIT – 24, 187 TË INFEKTUAR DHE 1, 286 VIKTIMA, JANË SHËRUAR 403,111 TË INFEKTUAR, JANË TESTUAR RRETH 14 MILION
Amerika vazhdon të jetë mbajtësja e rekordeve për COVID-19. Deri tani janë shënuar 1 milion e 645 mijë e 84 të infektuar, shifër kjo që siç u shpreh presidneti Trump, nuk përbën negativitet për SHBA, përkundrazi, i jep vlera pozitive sepse ka fuqi të madhe testuse. Dhe në fakt SHBA ka testuar deri tani më shumë se 14 milion pacientë, ka shëruar 403 mijë e 111 pacientë. Numri i të infektuarëve të rinj gjatë së premtes u raportua 24 mijë e 187, numri i viktimave në 24 orët e fundit 1 mijë e 286(numri i përgjithshëm i të vdekurëve ka shkuar në 97 mijë e 640).
New Yorku u paraqit dje me më pak viktima se fqinji i vet New Jersey. U raportuan 124 të vdekur (numri i përgjithshëm 29 mijë, numri i të infektauërev 367 mijë e 936(të premten u regjistruan 1 mijë e 579), New Jersey raportoi të premten 134 viktima(në total 10 mijë e 988), 908 të infektuar të rinj(numri i përgjithshëm 154 mijë e 349), Illinois shënoi 108 viktima(numëri i përgjithshëm 4 mijë 715, numri i të infektuarëve ditor ishte 2 mijë e 758(numri i përgjithshëm 105 mijë), Massachusetts raportoi 80 të vdekur(numri i përgjithshëm 6 mijë e 228), California 69( 3 mijë e 688 viktima), Pannsylvania 141 viktimat ditore(numri i përgjithshëm 5 mijë e 61), Michigani 29 (në total 5 mijë e 61), Connecticut 55, Louisiana 39, Ohio 39, INDIANA 28, NORTH CAROLINA 30, MINNESOTA 33, RODE ISLAND 23, VIRGINAI 37 ETJ….