Kozeta Zavalani/
Në mbyllje të shtatorit, një grup krijues; poetë e artistë nga Tirana e durrësi u bashkuan më 28 shtator 2024, ora 11.00 deri 13.00 në Kafen Rosa Blu në G-Kam Tower, Tirana, Albania, si çdo vit të shtunën e fundit të shtatorit në eventin mbarëbotëror “100 mijë Poetët për Ndryshim” ku deklamuam nga një poezi, për të ndryshuar sado pak fenomenet negative të shoqërisë, për të ardhmen më të mirë të fëmijve tanë, nën motion -Të mos heshtim!
Ashtu si thotë Shenjtore Nënë Tereza – Ne nuk mund të bejmë gjëra të medha, por mund të bëjmë punë të vogla me dashuri të madhe – E tillë ishte edhe veprimtaria jonë. Ka mjaft veprime konkrete që të gjithë mund të bëjmë për të filluar ndryshimin.
Ngritja e vetëdijes për format e ndryshme të dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje është element i rëndësishëm sepse vetëdija e rritur është hapi i parë drejt ndryshimeve të qëndrimeve dhe sjelljeve që nxisin ose lejojnë forma të ndryshme të dhunës ndaj grave, etj.
Veprimtari e tillë e iniciuar nga Michael Rorhenberg zhvillohet jo vetëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por në të gjithë botën në një demonstrim / festim të poezisë për të promovuar ndryshime serioze sociale, mjedisore ose politike… ?
Ky është viti ynë i 14-të!
“Çfarë ndryshimesh po flasim?”
Rendi i parë i ndryshimit është që poetët, shkrimtarët, artistët, çdokush, të bashkohen së bashku për të krijuar dhe kryer, edukuar dhe demonstruar, në të njëjtën kohë, me komunitetet e tjera anembanë botës. Kjo do të ndryshojë mënyrën se si e shohim komunitetin tonë lokal dhe bashkësinë globale. Ne të gjithë jemi bërë të huaj në vitet e fundit. Vështirë se dimë fqinjët tanë poshtë rrugës, e jo aleatët tanë krijuesë që jetojnë dhe ndajnë shqetësimet tona në vende të tjera. Ne duhet ta ndiejmë këtë lloj solidariteti global. Mendoj se ky do të jetë fuqizimi yne.
Sigurisht ka ndryshime sepse ka probleme në botë. Luftërat, mungesa e kujdesit të përballueshëm mjekësor, racizmi, etj, lista vazhdon.
Duket se transformimi drejt një bote më të qëndrueshme është një shqetësim i madh dhe mund të jetë një parim udhëheqës global për këtë ngjarje. Paqja gjithashtu duket të jetë një shkak i zakonshëm. Unë shpresoj që së bashku mund të zhvillojmë idetë tona për “ndryshimin / transformimin” që po kërkojmë si grup dhe se secili grup komuniteti do të vendosë zonën e tyre specifike të fokusit për ndryshimin e ngjarjes së tyre të veçantë.
Çështja është të shihet kjo veprimtari dhe të dëgjohen zërat tanë, jo të qëndrojmë prapa mureve të mbyllura. Është gjithashtu e rëndësishme që ngjarja të dokumentohet. Fotot, videot, poezitë, e gjithçka të dokumentohet.
Dokumentacioni ndahet përmes një blog / website ku grupet ndajnë dhe njoftojnë informacionin e ngjarjes, me foto, video, poezi, dhe mendime. Por një ngjarje nuk duhet të përfshijë mijëra njerëz. Mund të jenë disa e (organizatori) juaj, edhe në një cep të rrugës, me një shenjë dalluese të eventit.
Eshte viti i 14-të që ne mbështesim idenë e iniciuar nga Michael Rothenberg ( R.I.P) e Terri Carrion për të frymëzuar komunitetin global të poetëve, që të mblidhen së bashku jo në një vend të vetëm, por në një ditë të vetme, të bëjnë poezi për hir të çfarëdo lloj ndryshimi që ata besojnë se është më i nevojshëm, në nivel lokal, kombëtar e në të gjithë planetin. Ne mendojmë se do të sjellim një ndryshim të vogël në komunitet nëpërmjet motos: “Jemi të gjithë ëngjëj, le të bashkojmë krahët në fluturimin tonë drejt së ardhmes, duke protestuar kundër padrejtësive sociale, për një familje të shëndoshë në një shoqëri të shëndetshme.
Idea është të frymëzojë komunitetin global të poetëve, që të mblidhen së bashku jo në një vend të vetëm, por në një ditë të vetme, të bëjnë poezi për hir të çfarëdo lloj ndryshimi që ata besojnë se është më i nevojshëm, në ngjarjet e organizuara në nivel lokal në të gjithë planetin. Duket qartë se, “ndryshimi” është një fjalë kodi për lëvizjen shoqërore progresive drejt paqes, tolerancës dhe qëndrueshmërisë, por bukuria e konceptit të 100 mijë poetëve për ndryshim është se ajo është plotësisht e decentralizuar dhe tërësisht gjithëpërfshirëse. Pra, përgjigja për “cilët poetë?” Është; cilido e të gjithë poetët që duan të marrin pjesë dhe përgjigja për “çfarë ndryshimi” është çfarëdo ndryshimi që poetët duan të çojnë drejt të ardhmes. Veprimtaria jonë “100 mijë Poetë për Ndryshim” u realizua me sukses në kafe Rosa Blu në Gkam Center Tiranë me deklamimin e poezive, që i dhanë takimit një frymë të re dhe freski në tematikë dhe ide.
Faleminderit të gjithë pjesëmarrësve; nga më i vjetri, kritiku i artit Baxhul Merkaj shkrimtarët iranianë Shahriar Kia me dy të tjere e veçanërisht poetja që kishte udhëtuar nga Peshkopia, Miranda Troci Derti e gjithë miket nga Flutura Maçi Zhuljeta Grabocka, Avv Kadrije Gurmani Nezi Plaku Velaj Nexhi Baushi Nurie Maliqi Baduni Dhurata Haxhiu Kasa Elda Keci Veronika Cfarku Buxhakue miqtë poetë nga Durrësi, Agim Agim L Bajrami e Muça Vladimir si dhe miken Terri Carrion që na kujton të dashurin tonë, inicues i këtij eventi mbarëbotëror Michael Rothenberg (R.I.P) Faleminderit të gjithëve që gjetën kohë për të marrë pjesë në takimin tonë të 14.
Qofshi të bekuar! Faleminderit për fotot, që e hijeshuan eventin tonë! Mirë u takofshim në eventin e 15-të!