Nga Frank Shkreli/
Nuk dua të komentoj mbi suksesin ose dështimin e pjesëshëm ose të tërë të “samitit” që u cilësua si i pari i diasporës që u mbajtë javën e kaluar në Tiranë, pasi nuk isha i pranishëm dhe nuk dua të bëjë gjykime ose vlerësime nga kjo anë e oqeanit, megjithse në median shqiptare janë shfaqur vlersime në favor dhe kundër. Vetë Kryeministri Rama kërkoi falje për mungesat që mund të kenë ndodhur në organizimin e samitit. Por, pa marrë parasyshë përfundimet në të cilat kanë ardhur organizuesit a po edhe kritikët mbi suksesin ose jo të “samitit” të diasporës në Tiranë, unë siç e kam theksuar edhe më heret, besoj gjithnjë se organizimi i një takimi të tillë ishte më se i nevojshëm, ndonëse i vonuar, për derisa takimi – për nga qëllimi dhe përmbajtja – do të ishte mbarë kombëtar dhe gjithpërfshirës, pa dallime, sidomos pa dallime politike midis diasporës së vjetër dhe asaj të 25-viteve të fundit.
“Samiti” i ashtuquajtur i parë, nuk është një ide e re dhe as i pari. Pa dashur të tregohem kritik ndaj këtij takimi në kryeqytetin e shqiptarëve, deshta të ve në dukje një fakt historik dhe të shënoj se “samiti” i Tiranës, në të vërtetë, nuk është takimi i parë i diasporës, ashtu siç u cilësua nga organizuesit dhe nga disa prej folësve në tubimin e Tiranës. Në një dokumentar që u shfaq në fillim të punimeve të “samitit” në Tiranë, u pohua në një referencë në kalim dhe shkurt, se “Krerët e diasporës shqiptare u takuan në audiencë solemne me Papa Palin e VI, me rastin e 500-vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriotit Skënderbeut”, prillin e vitit 1968. Por nuk u tha se kush ishin këta krerë, ose kush ishte organizatori i kësaj nisme, megjithse dokumentarit nuk i mungonin emëra të njohur dhe të panjohur, të rëndësishëm dhe jo aq të rëndësishëm të diasporës së vjetër dhe të re dhe nuk u tha se kush në fakt e organizoi atë takim të parë nga mbarë mërgata e atëhershme, përfshirë Arbëreshët e Italisë, e që u mbajt 48-vjetë më parë në kryeqytetin italian. Duket se ishte tepër e pa pranueshme që nismëtarët e “samitit” të diasporës në Tiranë të përmendnin në dokumentarin e tyre për mërgatën, emërin e Profesor Ernest Koliqit, nismëtarit dhe organizatorit të takimit të përfaqsuesve të mërgatës në Romë.
Fatkeqsisht, duket gjithashtu se hendeku i thellë ideologjik është vështirë të ngushtohet, lere më të zhduket në Shqipërinë tonë të sotëme, bile edhe 70-vjetë pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore, influencoi edhe organizimin e “samitit” të fundit në Tiranë. Sa për dijeni të lexuesit, krye-organizatori i kësaj nisme, në të vërtetë të takimit të parë të mërgatës”, ishte Profesor Ernest Koliqi, por të cilit nuk iu përmend emëri në dokumentarin e shfaqur në “samitin e diasporës” në Tiranë, si nismëtari i takimit të parë të mërgatës shqiptare. Ernest Koliqi, ishte ai i cili me punë të rëndë dhe me mbështetjen e Vatikanit dhe të një grusht shokësh të tij të ngushtë bëri të mundur grumbullimin e parë të mërgimtarëve të atëherëshëm në Romë, me rastin e 500-vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriotit Skenderbe. Jo vetëm që ai takim u organizua shumë mirë, por nga të gjitha vlerësimet e pjesëmarrësve, bazuar në rrethanat dhe mundësitë e kohës, mërgata e vjetër shqiptare, ndonëse “pa plang e pa shtëpi, pa dallim partie a krahine” — siç do t’i përshkruante Karl Gurakuqi pjesëmarrsit në atë tubim të parë të mërgatës – me atë tubim i tregoi botës me dinjitet se kush në të vërtetë ishin shqiptarët dhe kush ishte Heroi i tyre Kombëtar. Ernest Koliqi me bashkpuntorët e tij, organizuan takimin e parë të diasporës në Romë në prill të vitit 1968, në frymëm dhe në kujtimin e të, “Gjithëmonshmit të fisit tuaj, (Gjergj K astriotit Skënderbe) i cili gjithëherë, mbi çdo interes ka venë vlerat e trashëguara të besës, të nderit e të burrënisë”, siç është shprehur në tubimin e parë të mërgimtarëve shqiptarë nga bota e lirë, Papa Pali i VI, në pritjen që u pat bërë mërgimtarëve shqiptarë në Vatikan.
Do të ishte mirë që faktet historike të mos nepërkëmbën dhe të mos injorohen, vetëm e vetëm, se disave për arsye ideologjike dhe politike nuk u pëlqejnë protagonistët e këtyre fakteve. Organizimi i takimeve si ai i “Diasporës Shqiptare” që u mbajt në Tiranë duhet të ishin larg ndikimeve dhe prapaskenave politike. Vet i ndjeri Profesor Koliqi do të thonte në lidhje me këtë, ndoshta edhe me pak cinizëm, se gjithçka në botë lëvizë e ndryshon, veç në Shqipni mjerimi mbetet i njëjtë, madje edhe kur ai ndryshon ngjyrën. Me këtë nuk besoj se Koliqi kishte në mend mjerimin ekonomik! Nuk është për tu habitur se Shqipëria komuniste kishte refuzuar të dërgonte ndonjë përfaqsues të saj në kremtimet e 500-vjetorit të vdekjes së Fatosit të Shqiptarëve, Gjergj Kastriotit Skëndërbeut në Romë, por sot 25 vjetë post-komunizëm në Shqipëri nuk duhet të ketë dallime dhe paragjykime të tilla.
Në të vërtetë, në mbledhjen e parë të mërgatës në vitin 1968 në Romë, takimi me Papa Palin e VI në Vatikan ishte vetëm një pjesë e ceremonive me rastin e këtij përvjetori të madh për shqiptarët dhe ishte rasti i parë që Arbëreshët e Italisë dhe pjesëtarë të mërgatës shqiptare nga e mbarë bota e lirë, kryesisht të pas Luftës së dytë Botërore — nga Amerika e deri në Australi – ishin mbledhur në Romë për të përkujtuar heroin e madh të shqiptarëve. Takimi me Papa Palin e VI dhe fjalimi i tij drejtuar shqiptarëve me atë rast, ishin kulmi i festimeve kastriotjane prej katër ditësh të diasporës shqiptare, por nuk munguan as ceremonitë, ligjëratat akademike dhe shfaqjet kulturore që u mbajtën me këtë rast, anë e mbanë Romës.
Duhet të theksohet se ndonëse edhe mërgata e asaj kohe ishte e ndarë në disa parti dhe organizata politike të ndryshme, takimi i parë i saj në Romë të Italisë, në kujtim të 500-vjetorit të Gjergj Kastriotit Skënderbe, nuk përbënte ndonjë pengesë politike që ndër pjesëmarrësit në atë takim historik të përfshiheshin përfaqsuesit më të dalluar, të djathtë e të majtë të politikës së diasporës së atëhershme shqiptare. Në një shkrim të Karl Gurakuqit mbi pjesëmarrjen në takimin e parë të mërgimtarëve shqiptarë në Romë më 1968, botuar në revistën “Shëjzat” e Ernest Koliqit, shënohet se në kryeqytetin italian kishte shkuar ajka e mërgatës shqiptare të pas luftës. Merrte pjesë Dhimitër Berati, njëri prej nënshkruesve të Pavarësisë së Shqipërisë, publicisti dhe politikani i njohur shqiptar i fillim shekullit të kaluar. Nga Amerika, përfaqsues të Federatës Pan Shqiptare Vatra, Anthony Athanas, Christo Thanas, Peter Chikos, Prof Nelo Drizari, Dr. Hamdi Oruçi, e të tjerë. Komiteti Shqipëria e Lirë përfaqsohej ndër të tjerë, nga Dr. Nexhat Peshkopia. Aty ishin gjithashtu përfaqsuesit e Ballit Kombëtar, profesorët Abaz Ermeni e Vasil Andoni, Zef Pali e Sulejman Meço. Natyrisht, organizatori i tubimit të parë të diasporës, Prof. Ernest Koliqi, Kapidan Ndue Gjomarkaj, Profesor Martin Camaj, dr. Ismail Verlaci, dr. Vehbi Frasheri, dr. Ragip Frasheri, piktorët Ibrahim Kodra e Lin Delija dhe Tahir Zajmi, ish-sekretar i Bajram Currit, e shumë e shumë të tjerë. Burra të tillë të kombit ishin me dyzina nga radhët e intelektualëve të mërgatës politike shqiptare të pas luftës që morën pjesë në takimin e parë të diasporës shqiptare, të gjithë së bashku në ceremoninë fetare në Kishën e Madhe të Shën Pjetrit për të nderuar Heroin Kombëtar Gjergj Kastriotin, megjithse dihesh se mosmarrveshjet politike midis tyre ishin të dukshme dhe shpesh tepër të theksuara. Por të përbashkët kishin jo vetëm Gjergj Kastriotin Skënderbe dhe vlerat e tija kombëtare, por edhe vuajtjet nepër të cilat përshkohej Shqipëria komuniste e atyre viteve dhe familjet e tyre atje. Karl Gurakuqi shkruante se gjatë takimit të parë të mërgatës shqiptare në Romë, në vitin 1968, “Mendja e jonë fluturonte atje larg në Shqipni. Na u përfytyrojshin kishat e rrenueme e të djeguna, shërbëtorët e Perendisë të përndjekun, të vramë, të pushkatuem, të kalbun nepër burgje, të tallun e të nepërkambun…na dilshin përpara vuejtjet e të pafajshëmve, lotët e nanave të mbetuna pa djelm. Shifshim Atdheun në futa të zeza.”
Fatbardhësisht, me shëmbjen e Murit të Berlinit, shumë gjëra kanë ndryshuar për më mirë ç’prej takimit të parë të mërgatës shqiptare në Romë. Diaspora shqiptare sot anë e mbanë botës, është shumë më e madhe dhe më e përhapur dhe në shumë aspekte edhe më e zhvilluar se kurrë më parë. Shkon e vjen lirisht në Atdhe dhe kryesisht e ndjenë veten si një degë e pandarë e trungut të kombit shqiptar. Si të tillë besoj se shumica e jonë dërmuese ia duam të mirën Shqipërisë, Kosovës dhe shqiptarëve në përgjithsi, pa marrë parasyshë se kush udhëheqë atje. Besoj se flasë për shumë pjesëtarë të diasporës shqiptare, të vjetër e të re, kur them se mbi të gjitha duam ta shohim Shqipërinë, Kosovën dhe të gjithë shqiptarët në trojet e veta, të nderuar dhe të respektuar në botë, por edhe të përparuar shoqërisht, politikisht dhe ekonomikisht në trojet e veta, ashtu që ata të jetojnë sa më të lumtur në tokën e vet në Ballkan. Ne nuk duam që të na shtohen radhët në mërgim se jemi mjaft në diasporë dhe nuk duam të boshatisen trojet shqiptare. Bota e re shqiptare e shekullit 21 — Shqipëria, Kosova dhe Diaspora — në nismat e tyre duhet të jenë të pandashme dhe gjithpërfshirse, pa marrë parsyshë dallimet midis tyre, madje edhe mosmarrveshjet politike midis brezave të ndryshëm. Nuk duhet patur frikë nga njëri tjetri, sepse as Shqipëria, as Kosova dhe as Diaspora, si njësi të vetme nuk do të mund të krijojnë botën e re shqiptare të shekullit 21. Bota e re shqiptare nevojitë një kulturë të re politike, nevojitë bashkpunim dhe tolerancë ndaj njëri tjetrit në trojet shqiptare dhe në diasporë. Nevojitet një bashkjetesë vëllazërore midis shqiptarëve, pa marrë parsyshë ku jetojnë ata dhe cilat janë pikpamjet e tyre politike, në përputhje kjo me frymën e kohës moderne të fillim shekullit 21. Nëqoftse në këtë botë të re, objektivi është ringjallja e kombit shqiptar, atëherë, nevojitet bashkpunimi me forcat më të shëndosha të tija, kudo qofshin ato dhe çfardo pikpamjesh te kenë. Prandaj, “samiti” që sapo u mbajt në Tiranë dhe “samitet” e diasporës shqiptare që mund të mbahen në të ardhmen, do të konsiderohen të suksesshme — jo për nga investimet që mund të bëjë diaspora në trojet shqiptare, ndonëse edhe ato janë të nevojshme dhe të rëndësishme — por për nga aftësia e organizatorëve, që me respekt dhe tolerancë për mendimet e njëri tjetrit dhe të tjerëve, të bëjnë të mundur harmonizimin e pikpamjeve të rrymave të ndryshme politike të pjesëmarrësve në ato takime, për të mirën e përbashkët të kombit. Me qëllimin për të pasuruar dhe për të lartësuar emërin e shqiptarëve në botë, ashtu siç bëri takimi i parë i diasporës shqiptare me rastin e 500-vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriotit Skënderbeut në prill të vitit 1968 në Romë. “Kjo dëshirë, me e pa vendin tonë mirë të mbarshtruem e të maturuem politikisht mbi baza drejtësie shoqënore, do të mbette ndiesi e thatë, po nuk u shëndrrue në shkas përpjekjeje e vrull veprimtarie që shëndërron dëshirën në realitet”, ka thënë organizatori i takimit të parë të diasporës shqiptare, Profesor Ernest Koliqi. Shpresojmë që “samitet” e ardhëshëm të bëjnë realitet faktin se mërgata shqiptare, pa dallime dhe paragjykime politike, do të bëhet pjesë e pa ndarë e botës së re shqiptare të shekullit 21. Kjo është në dorë të Tiranës dhe të Prishtinës zyrtare. Ka ardhur koha pra që, sidomos në Shqipëri, të zhduken paragjykimet enveriste mbi “mërgatën e qyqeve” të Nasho Jorgaqit. Pa marrë parasyshë se ç’mendojnë jorgaqët e kësaj bote, atëherë dhe sot, Diaspora Shqiptare ishte dhe është pjesë e pa ndarë e trungut të kombit shqiptar. Si gjithmonë gjatë historisë, Shqipëria dhe Kosova kanë nevojë për të. Ato kanë nevojë për mbarë diasporën shqiptare në përgjithësi dhe jo për individë ose grupe të caktuara që nuk përbëjnë as nuk përfaqësojnë pjesën dërmuese të mërgatës si një njësi të vetme.
i pa ftuari says
I nderuar Mr..Fran Shkreli,
Emertimi ”perfaqesusit e diasporese” nuke eshte I drejte. Kjo eshte nje ”epitet” I dhene padrejtsisht.
Pse??At kan shkuar te pa pregatitur,c’fare do te thonin per gjendjen ne shqiperi,
C’far garancish do ti kerkonin ne c’ fare fusha do te investonin/?.
Disa sektor jane harruaare ape nuke ka nevoje??
Por.shqiperia e kosova nuke kane histori te lashtesise,por bejn Libra privatisht,po ashtu fjaloret enciklopedik kopjohen nga enciklopedia e huaja.
Ka shume fjale e emra qe mungoje ,.Darvinit i kushtohen 10 gjysma rreshta????
Historia duhet rishkruar sidomos e lashtesise,por dhe me vone,se ne Mesesjet ,L.Sh.Prizrenit ne thame se jemi ne gojen e ujkut, e historian tone nuke e njef askush,e nuke e Luan ase topi.,
Ne krijuam mite te pa qena.Akademik Kristo Fresheri korigjoj veten dhe mesjeten rilindjen shqiptare”lidhjen e prizrenit”asnje historishkrues fshati apo rajoni arsimtar app diletante apo academic nuke I referohet d o k u m e n t a v me vonshme, Prof kristo frashri:” thote:dokumenti ,kenga popullore thote telegrafistjn e ka vra Ramadan zaskoci e dokumeti thote e ka vra nje gjakovare.ose Mehmet ali pashen e ka vra x.y.
Mr.shkreli that se diaspora esht e madhe,dhe mund te ndihmojn.,ne fakt diaspora per popullsi eshte me e made se shqip., Jane mbi 10 miljon eshte me e arsimuar,nuk ka analfabet..
Ka organizata,fondacione,shoqata,lnstitute,akademi ,studjo,qendra TV kompkjutrike,gazeta shkolla. Por ju Mungon ndima nga shteti ame per libra,e informime…
Vet.??? Diaspora nuke eshte e bashkuar Edhe ne atdhe, Jane te ndare ne shoqata fshati ,ne krahine rajoni ne shume part, bile ne diaspora esht Ps,pd.balli kombetare,legaliteti.
Kryeministri shume mire mund ti thoshte ambasadave.sipas te rretheve te dikurshme beni rje njoftono ftoni per cdo rreth categories tret 5 veta, e ,kategorise dyte 10 vet, ketegorise pare 15 veta,behen gjithsei 300 veta kete zgjedhi 200 vets po, keta mund quhen perfaaqsuse.
SE Mira do te Ishta ambasada te kishte nje listen perfaqsusish te zgjeefhur per cdo nrreth,ose mungese rrethi shqiptare,per cod qytetv apo ,rajon,por kete bummbet perfaqsusi I rrethite shqiptare,.
Keta qjuhen perfaqsusit e diasores,?Por njoftimi me gazet shte ”shume zhurme per asgje”,Dikush vjen,interes personal,dikush per shetitje,dikush per kuriozite,,dikush per patriotizem
Kure been njoftime per ceremony ,per mbledhje vine shume der 50–100-150 vet. cur shenohet ceremoni ne funder kemi nje “koktej”apo ”drake-dark” vine deri 500
Veta.
shqiptaret shkojn shume pas qylite.Nuke thuhet numri I sakte dhe Sa Ishii gjithsej e e sa bissnesmen??
,Me Sa thon mediate Shum Kane Pater ftesa,pra nuke Jane perfaqsuse.sejcilinka perfaqsuar veten I ftuar nga Ps app qeveria.
I pa ftuari
Skender Zogu says
Mbasé se flitni pér kujtimin e Skénderbut dy evenimentet kryesoré i kini harrue:1) ne vitin 1968 Diaspora mlidhun né Bruksell festojé Shtatoren qé u drejtue né Schaerbek nga qeveria belge me ndihmén e Shqiptarve té Belgjikés the té Francés/2) Né vitin 1980 Diaspora Francés Belgjikés,Kanadas Italisé dhe Shtetet té Bashkuar t’Amerikés inauguruan Sheshin Skénderbeu né Paris.Inisiatori qésajé vepér ishte Lec Shllaku.;
Ilmi Hysko says
Kam degjuar se eshte ka qene edhe Mbledhja e Madritit, ku kane marre pjese nga te gjithe vendet