
Mathieu Aref /
Doktor i Historisë dhe Qytetërimit të Antikitetët (Sorbonne/Paris)
21 tetor 2023 /
Do të shpjegoj shkurtimisht dhe në mënyrë sintetike (zhvillimin në paragrafët e mëposhtëm) se “Pellazgët dhe Ilirët” ishin si “Ali Hoxha… Hoxhë Aliu” dhe se Helenët janë “pushtues të huaj” (duhet thënë dhe përsëritur sepse është një e Vërtetë « si të hollat tingëlluese » !) pasi pushtuanë Pellazgjinë ; se mbretërit e parë të Athinës dhe mbretërit ose krerët lakedemonianë/spartanë (të quajtur gabimisht “dorianë”) ishin me origjinë semito-asiro-egjiptiane ; se Zeusi nuk është helen por pellazg ; se Iliada dhe Odisea janë poema epike të “traditës gojore pellazgjike” ; se Mikenasit nuk janë Helenë ; se matematikani Eratosthenes na la një datë të gabuar për Luftën e Trojës (një luftë në të cilën të gjithë kanë besuar vëbërisht për 2700 vjet dhe që nuk është ajo që ka ekzistuar realisht) ;
se “paraardhësit e vetëm” ( Tukididi / I, 3 si dhe autorë të tjerë ndër të cilët Herodoti1) dhe jo shtërgjyshëri të Helenëve ishin Pellazgët ; se “i ashtuquajturi alfabet fenikas” (i raportuar nga Herodoti2), por i kundërshtuar nga Diodori i Siçilisë i cili e quan atë “Shkronjat pellazgjike”3; që pushtuesit Helenë krijuan një përmbytje ajo e “Deukalionit”4që shkatërroi gjithçka në rrugën e tyre (nënkuptohet qytetërimi pellazg!), një përmbytje (një ndërhyrje të pushtuesve të huaj) që sjell një qytetërim të ri (atë të Helenëve!) ; pa numëruar shumë gënjeshtra të tjera dhe modifikime e manipulime të ndryshme që kryhen për t’i shërbyer interesave të këtyre pushtuesve të huaj, etj. Shumën e provave, fakteve dhe argumenteve na bëjnë të zbulojmë mashtrimin e këtij qytetërim i uzurpuar dhe monopolizuar nga pushtuesit helenë.
Autorët modernë shpesh herë kanë përsëritur verbërisht gabimet e paraardhësve të tyre. Burimet e lashta janë thelbësore për të kuptuar Historinë e Antikitetit me kusht që të dimë të ndajmë bykun nga grurin dhe të deshifrojmë të gjitha llojet e kontradiktave, mospërputhjeve, gabimeve dhe manipulimeve. Kjo është arsyeja pse autorët e lashtë janë shumë më të besueshëm se autorët modernë që shkruajnë historinë 2500 vjet më vonë. Shkrimet e lashta janë të pandryshueshme. Të gjithë historianët dhe studiuesit modernë kanë të njëjtat tekste para syve të tyre dhe megjithatë jo vetëm që nuk kuptojnë të gjithë të njëjtën gjë, por injorojnë detajet më domethënëse dhe nuk dinë të lexojnë midis rreshtave ose të kuptojnë kuptimin e implikimeve sepse këto të shkruara përmban shumë legjenda tendencioze, nënkuptimesh dhe të pathëna. Kjo është arsyeja pse historia e lashtë ka mbetur në një qorrsokak i përhershëm që nga epoka moderne dhe veçanërisht nga shekulli i 19-të.
Pa hyrë në një ekzegjezë të gjatë, unë hedh poshtë, natyrisht, tezën që konsiston në bërjen e Ilirëve paraardhës të vërtetë të Shqiptarëve dhe për ti çuar Ilirët në një kohë shumë të lashtë, ndërsa emri “Ilir” shfaqet vetëm pas shekullit të VII-të para erës sonë dhe u përhap me një farë frekuencë vetëm nga koha e poetit Pindar (-518-438). Për më tepër « « Ilirë » nuk është cituar fare në « Iliadeé, as emri i Helenëve. Pikërisht në këtë kohë emri i pellazgëve filloi të zbehet, së pari për shkak të një pakice të këtij populli që më në fund u integrua dhe u asimilua në hapësirën e re të krijuar nga pushtuesit helenë dhe së dyti nga emigracioni në “Veriun” e Greqisë së shumicës të Pellazgëve që ikën nga vendlindja e tyre « Pelazhgjia » (nën presionin e pushtuesve helenë), të cilën ata e kishin banuar që në agiminin e kohrave. Këta Pellazgë, të vendosur dikur në veri afër bashkëkombasit e tyre “Thesprotët”, dhe ai popull pellazg u quajt më vonë nga Herodoti “popull i pavarur dhe « I
1 Hérodote VIII, 47 – II, 56 – V, 92 – VII, 176
2 Hérodoti V, 58
3 Biblioteka historike, III, 67 ; Cf., Eskili, Promoteu, 861 ; Pline i vjetër, Histori naturale, VII, 35, 56, 58 ; Gustave Glotz, Qytetërimi egjeas – pp437/438 – La Renaissance du Livre, Paris 1923.
4 Aristoteli, La Météorologji I, XIV, 16/23 ; Diodori i Siçilës, 5, 81 – Biblioteka historike ; Aristoteli dhe mjeshtri i tij Platoni (427/347), janë përhapësit e legjendës të Përmbytjës injoruar nga autorët e parë të lashtë (Homeri, Hékateu i Miletët, Herodoti, Tukiditi…) që kanë cituar « vetëm » një « mbret Deukalion » pa u referuar çfarëdo përmbytje. Aristoteli e mori qartë këtë legjendë nga mjeshtri i tij Platoni, i cili, për më tepër, diskutoi gjerësisht për “Atlantidën
hipotetike”.
1
LIRË » (që nënkupton “nuk i nënshtrohi Helenëve”) = “popull i lirë” dhe i pavarur. Hegjemonia e Pellazgëve u shkatërrua pak nga pak pas pushtimit helen të Pellazgjisë e cila u pushtua përfundimisht nga strategu athinas Miltiadi (-540-489 p.e.s.) gjatë pushtimit të bastionit të fundit të Pellazgëve : ishujt Lesbos dhe Imbros. Pas integrimit dhe asimilimit të këtyre Pellazg (që ishin bërë dygjuhësh) në Hellas dhe pas pushtimit të ishujve Lesbos dhe Imbros në -499 (bastioni i fundit) nga Miltiadi « emri » i Pellazgëve filloi të shuhej dalëngadalë. Që atëherë, një pjesë e Pellazgëve u integrua dhe u asimilua në kontekstin e ri politiko-shoqëror të pushtuesve të rinj helenë. Është pas kësaj kohë që u përhap « emri » i-lirë=Ilirë…që, për të huajt, zvendësoj « emrin » Pellazg. Pellazg-Ilirë është sikur me thënë « Ali hoxha, hoxhë Aliu ! Kam bërë një shkrim të gjatë mbi këtë çeshtje.
Këtu, në mënyrë të përmbledhur, pas kësaj hyrjeje të shkurtër, ja elementet thelbësore të tezës sime e paraqitur në Sorbonën e Parizit në vitin 2012 (ja me kaq sepse do të më duhen faqe dhe faqe për të hyrë në detajet dhe referencat më të paktë), elemente ku kundërshtoj “të pranuarin përgjithësisht” të historianëve modernë dhe ku e vë në dyshim këtë periudhë të Historisë së Lashtë :
∙ Emri i Ilirëve shfaqet kur emri i pellazgëve fillon të mos përdoret më. Për më tepër ky emër “Ilir” nuk del në Iliadë dhe aq më pak ai i Helenëve si dhe i lakedemonëve/spartanëve të « quajtur dorian » gabimisht , emëri pellazgëve i nënqhtruar i quajtur “dorian” i cili emër është i shpjegueshëm nga pellazgo-shqipja ” Dorët” dmth « fuqia punëtore » që punonte për pushtuesit Helen. Ishin Romakët që më vonë morën këtë emër “Ilirë” për të përcaktuar të gjithë popullsinë e Greqisë veriore të përbërë nga një mori fisesh pellazge që secila prej tyre kishte një emër të ndryshëm, por asnjëherë atë « Ilir », emër i përgjthshëm i rezervuar për të huajt. Pra, më pas, gjithçka që ishte “Pellazge” u bë “Ilire”: qoftë historikisht, arkeologjikisht apo etnolinguistikisht. Kështu pra Ilirët u gjurmuan në periudhat kur ky emër i tyre nuk ekzistonte ende !
∙ Më pas në -168 p.e.s. Romakët, pas disa luftërave, pushtuan përfundimisht ata që i quanin “Ilirë”. Në këtë hapësirë pellazge të madhe që shkonte nga Adriatiku në Detin e Zi dhe nga Greqia deri në dy brigjet e Danubit (i quajtur “Ister”, emër i cili shpjegohet nga pellazgo shqipja “i shtri, i shtriu”) krijoi një “provincë të vogël romake”» të cilin e quanin “Illyrii proprie dicti”. Që atëherë nuk dëgjuam më për “Pellazgët” emri i të cilëve përfundoi duke u zhdukur… në favor të etnonimit të ri “Ilirë”. Edhe sot i referohemi Ilirëve për periudhat kur emri i tyre nuk ka ekzistuar. Shumica e autorëve modernë (autorë të privilegjuar të z. Karagjozi dhe “akademisë”!) u referohen gjithmonë Ilirëve (si papagall » kur duhet t’u referohen Pellazgëve për periudhat para shekullit të VII p.e.s. ata praktikisht i shpërfillin Pellazgët dhe sot më të kulturuarit njohin vetëm emrin e tyre (…jo të gjithë !). Për më tepër, nga fundi i shekullit të 19-të shumica e historianëve dhe gjuhëtarëve kishin dekretuar se Pellazgët ishin një popull parahelen që ishte zhdukur pa lënë gjurmë… dhe për gjuhën shqipe kishin dekretuar gjithashtu se ajo ishte « një gjuhë më vete në sistemin e tyre “indo evropian » (sistemi i zhvilluar nga fundi i shekullit të 19-të, prandaj gjuha shqipe u hodh në raft). Aq më tepër që askush nuk kishte krijuar një lidhje etnogjuhësore mes “pellazgjistësh të lashtë” dhe “gjuhës shqipe” që unë e kam konsideruar gjithmonë për më shumë se 50 vjet si “gjuhën amtare” të Evropës. Pikërisht për shkak të mosgjetjes së kësaj gjuhe, gjuhëtarët shpikën “indoevropianizmin”, të cilin unë e kam luftuar gjithmonë. Gjuha shqipe i ka mbijetuar shkatërrimeve të kohës edhe sot e kësaj dite e megjithatë arrin të deshifrojë dhe të shpjegojë, përveç greqishtes dhe latinishtes, edhe gjuhë të tjera evropiane : një « fosil më të vërtetë i gjallë », madje edhe gjuhë amtare të Evropës. Në tezën time kam krijuar një « Leksik » prej rreth njëqind fjalësh për këtë temë (antroponime, toponime, oronime, eponime, teonime dhe fjalë të tjera domethënëse.
∙ Në planin gjuhësor, disa shkencëtarë kanë filluar të pajtohen pjesërisht me mua, sepse e kanë vendosur gjuhën shqipe në vendin e tretë ndërsa, falë studimeve të mia, ajo është në vendin e parë sikur e pohoj unë. Nuk dëshpërohem sepse i njëjti lloj specialistësh të paanshëm dhe të ndershëm herët a vonë do të më vërtetojnë të drejtën për ta vendosur shqipen në vendin e parë : gjuhë amtare të Evropës. Për pellazgët do të jetë njësoj një ditë kur që do të zbulohët se ata janë grupi etnik dhe qytetërimi më i vjetër në Evropë: “popull i shpellave” dmth parahistorik (që kanë evoluar nga Neoliti) që unë e kam quajtur gjithmonë “Homo Pelasgus”.
∙ Në të vërtetë në këtë nivel sapo kam zbuluar në revistën amerikane “Science” një studim të kryer nga një ekip shkencëtarësh (Website/science. Org – 23/07/2023 – https: //www.science.org/ doi/ 10.1126/science.abg0818) duke renditur katër gjuhët e para të sistemit aktual gjuhësor (i cili, sipas përfundimeve të studimeve dhe kërkimeve të mia, ende
2
duhet të rishikohet plotësisht) : anadollake, tokhariane, shqipe dhe armene. Pa e ditur (për shkak të mungesës së studimeve multidisiplinare) ata cituan tre gjuhë (nga katër të cituara) me të njëjtën origjinë pellazge : anadollake, shqipe, armene dmth 75% (3 nga 4) ! Sa për “Tokharianën”, kjo nuk ka të bëjë fare me Evropën. Nëse këta “specialistë të indoevropianizmit” do të kishin kryer studime dhe analiza të hollësishme dhe eksplicite të gjuhës shqipe (dhe veçanërisht të shqipës gege të Shqipërisë Veriore dhe Lindore) si dhe lidhjet e duhura midis pellazgëve të lashtë (dhe fiseve të tyre të ndryshme), shqipes, anadollasën (frigiane, trojane, dardane, kariane, likiane, lidiane etj.) dhe armenishten : pa dyshim do ta kishin vënë gjuhën shqipe në vendin e parë : e vetmja gjuhë “aktuale” që ende ka ruajtur substratin më të pasur, më të vjetër dhe e para gjuhë e lashtë e “njohur” në Evropë, ajo që me siguri flitej nga burrat dhe gratë e shpellave të “paleolitit”. Për më shumë se 50 vjet kam bërtitur me zë të lartë dhe qartë se gjuha shqipe është një “FOSIL I GJALLË” që ishte “gjuha e vërtetë amtare” e Evropës”. Një gjuhë që ka më shumë se 750 fjalë njërrokëshe është gjithashtu dëshmi e lashtësisë së saj. Sa kohë paskan humbur gjuhëtarët të mbyllur në kullën e tyre të fildishtë !
∙ Në nivelin arkeologjik, Shqipëria sapo ka zbuluar një thesar të pabesueshëm të varrosur nën ujë. I vendosur midis Maqedonisë dhe Shqipërisë, Liqeni i Ohrit ishte tashmë i njohur për bukurinë dhe biodiversitetin e pasur. I konsideruar si liqeni më i lashtë në Evropë, ai është klasifikuar si një vend i trashëgimisë botërore të UNESCO-s dhe është objekt gërmimi prej 4 vitesh. Së fundmi, arkeologët, të ndihmuar nga zhytës profesionistë, zbuluan, nën ujërat e tij të kaltër, atë që mund të ishte një qytet i lashtë liqenor (i ndërtuar mbi ujë) gati 8000 vjeçar ! Arkeologët shqiptarë zbuluan më 12/08/2023 qytetin më të vjetër liqenor nënujor në Evropë të varrosur në liqenin e Ohrit. Të mbërritur së fundmi nga një laborator në Universitetin e Bernës, rezultatet e datimit radio karboni të mostrave të grumbullimeve të marra nga ky vend banimi në grumbull, i zbuluar në brigjet e gadishullit të vogël Lin, e vendosin moshën e tij midis 6000 dhe 5800 vjet përpara erës sonë. “Për dijeninë tonë, zona e liqenit të Ohrit (në gadishullin Lin) është më e lashta në Evropë. Është më e vjetra se ato që kemi njohur deri më tani” në Mesdhe dhe në rajonin Alpin, shpjegon arkeologu për AFP Albert Hafner, drejtor kërkimi në Universitetin e Bernës (sipas GEO nëpërmjet AFP publikuar më 12/08/2023. Morali: kush jetonte në këtë rajon në atë kohë ? Pellazgët të konsideruar si i vetmi popull parahelen nga të gjithë autorët antikë ?!
∙ Në nivelin arkeologjik, ja zbulimet më të fundit të bëra në Bulgari (Traka e lashtë pellazge) : Një fragment dhëmbi dhe kockash (modele të gdhendura) të gjetura në një shpellë (Baço Kiro) në Bullgarinë e sotme zbuloi ekzistencën e ekzemplarit më të vjetër të njeriut të njohur në Evropë deri më sot falë kërkimeve të reja të kronologjisë të botuar nga një ekip studiuesish ndërkombëtarë. 45/46.000 vjet më parë një popull nga Shpellat (aty jetonte një popull homogjen etnolinguistikisht). Në atë kohë ekzistonte i njëjti popull me fise të ndryshme që mbanin emra të ndryshëm : Pellazgë, Brigjë (frigë të ardhshëm), Trakë, Dakë, Dardan, Odrizë…që ishin “fise pellazgjike”. Vetëm në shekullin e VII pas Krishtit Bullgarët5u vendosën atje, duke integruar dhe asimiluar shumicën e vendasve (Trakët pellazg). Aty u zbuluan gjithashtu modele kockash të gdhendura (eshtra të gdhendura nga Bacho Kiro në Thraki rreth 45/46,000 vjet më parë). Cf. : Dy artikuj të botuar në revistat Nature dhe Nature Ecology and Evolution. Jean-Jacques Hublin është një paleoantropolog në Institutin e Antropologjisë Max Planck në Leipzig dhe profesor në Kolegjin e Francës. Në vitin 2020, ai drejtoi një ekip ndërkombëtar paleoantropologësh dhe zbuloi fosilet më të vjetra njerëzore të Homo Sapiensit të datuara rreth 45,000 vjet në Bullgari (shpella Bacho Kiro)6. Përveç këtyre fosileve njerëzore, studiuesit zbuluan edhe vegla dhe artefakte guri.
∙ Morali : Kush ishin këta shpellarë që banonin në këtë rajon shpellor të Trakisë parahistorike ? Pa dyshim, këta ishin të njëjtët banorë të rajonit të Liqenit të Ohrit : Pellazgët parahistorikë (Homo Sapiensit të anthropologëve !) ? Ata e quanin veten « popull i shpellave » : “Shpellazg” i cili me kalimin e kohës humbi parashtesën “Sh” por në fund ky emër megjithë humbjen e prapashtesës “sh” ka mbetur i gjallë deri në ditët e sotme : Pellazgë. Gjuha shqipe me kalimin e kohës që nga parahistoria ka humbur edhe prapashtesën “azg” që vetëm gjuha armene (me origjinë pellazgo-frige) e ka ruajtur këtë “prapashtesë përcaktuese”
5Popull me origjinë nga stepat aziatike, gjuha origjinale e të cilëve është afër prototurkishtes. Ata janë një popull i përzier (sllavë dhe fino-ugurë) gjuha aktuale e të cilëve i përket grupit sllav. Në vitin 679, të udhëhequr nga khani i tyre Asparuh, Bullgarët pushtuan rajonin midis Danubit dhe vargu i ballkanik ku vendosën.
6 Cf. Sciences et Avenir /AFP 04/07/2021 – https://www.sciencesetavenir.fr/archeo-paleo/anthropologie/des-restes
humaine-revelent-une-Anciene-migration-vers-l’europe_153297
3
(përcaktuese e fjalës “popull”) ! Këtë prapashtesë “azg” e zbulova gjatë studimit tim mbi gjuhës armene (kam deshifruar rreth dyzet fjalë armene)7. Kjo nuk është për t’u habitur sepse ky rajon i Armënisë8ishte i banuar nga frigët (popull pellazg) të cilët fillimisht ishin krerët apo mbretërit Hititë (dhe jo populli vëndas « Hatti »).
∙ Sipas Teokritit – rreth ~315 ~250 p.e.s. (Idilet, VI, XI) « Ilirios » (eponimi i Ilireve), « Keltos » (eponimi i Kelteve) dhe “Galatos” (eponimi i Galëve dhe Galatave) ishin popuj “vëllezër”9. Për më tepër, Keltët adhuronin “Lisin” (si Pellazgët në Dodonë) dhe emri i priftërinjve të tyre quhej “Druid”, emër që vinte nga rrënja pellazgo-shqiptare “Dru” (dru në shqip dhe lisi në pellazgjishten e lashtë). . Përveç kësaj, në Francën qendrore, një rajon në Antikitet ishte i populluar nga “Arvernët”, një popull kelt (të quajtur « Galët » në Francë). “Arverne” (rotacizmi “r” = “l” dhe “v” = “b” shpjegohet nga shqipja “Albene” dhe greqishtja “Arvanos” (pa rotacizëm = « Albanos »). Në lindje të Francës jo shumë larg liqenit Chambéry ( Haute Savoie) është një rajon i quajtur “Albanais” ku rrjedh një lumë i quajtur “Fier” (nga emri i lumit –Fier » në Shqipëri). Juglindja e France në kohën parahistorike ishte banuar nga një popull Pellazg «Lelegët » « Le n’gur »…si Pellazgët « le në shpellë »). Ky fis pellazg ka lënë gjurmë (toponime dhe oronime) në këtë rajon : ekziston një qytet i quajtur “Valbone” (= si “Valbonë” në veri të Shqipërisë) si dhe porti i madh francez “Marseille” i quajtur me shtrembërim “Masilia” ky toponim shpjegohet nga pellazgo-shqiptja “Merr Sjellia”…paraardhësi i fjalës Import-Eksport : i quajtur më vonë nga Helenët « Focaea ». Ka toponime dhe oronime të tjera në këtë trevë të banuar më parë nga “Ligurët” etj. Mund të themi pa gabuar se kjo gjuhë (pelazgjishtja e lashtë) është ndër të vetmet gjuhë të lashta të Evropës dhe të pellgut të Mesdheut që i ka mbijetuar shkatërrimeve të kohës. Përsa i përket Baskëve, ata janë një nëngrup që rrjedhnin nga Iberët10 : ata u larguan, deri në ‘ deri më sot, gjurmët e kulturës dhe gjuhës së tyre gjenden në Francën jugperëndimore dhe në veriperëndim të Spanjës.
∙ Pellazgët janë paraardhësit e Helenëve dhe jo stërgjyshërit e tyre siç dëshmohet nga disa referenca nga autorë antikë duke përfshirë Herodotin. Personalisht, falë studimeve dhe kërkimeve të mia, kam dhënë vetëm provat të pohimeve të tyre. Para ardhjes së Helenëve e gjithë hapësira e pushtuar nga pushtuesit Helen të Pellazgjisë i përkiste Pellazgëve. Ja në vijim tre citate nga autorët më të mëdhenj të antikitetit arkaik dhe klasik : Homeri, Herodoti dhe Tukididi, të cilët më inkurajuan të shkoj më tej në studimet dhe kërkimet e mia. Tani le të mos shkojmë për të shpallur nëpër botë se Helenët nuk ua kanë borxh Pellazgëve qytetërimin e tyre, që Helenët ekzistonin para luftës të Trojës, që Zeusi ishte Helen dhe të mos thëmi se jemi pas ardhësit të Ilireve… dhe jo të Pellazgëve !
o Tukididi [1,3] – “Ja që ende tregohet në mënyrë të përsosur dobësinë e Greqisë së lashtë para Luftës së Trojës, Hellada (Ελλάδα) nuk duket se ka ndërmarrë asgjë të përbashkët ; dhe, për mendimin tim, ky emër nuk vlente për të gjithë Helladin. Para Hellenëve, birit të Deukalionit, ky emër as që duket se ka ekzistuar; çdo popull, veçanërisht ai i Pellazgëve, i dha hua Helladës një emërtim të marrë nga emri i tij i veçantë…”.
7 C.f., libri im i parë « Shqipëria (Historia dhe Gjuhë) ose Odisea e pabesueshme e një populli parahelen » (botuar më 2003/ në frëngjisht dhe i përkthyer në shqip).
8Il faut y inclure les celtibères. Les Celtibères ayant habité, particulièrement, le centre et l’ouest de la péninsule Ibérique faisaient partie du groupe pélasgique comme les Ligures lesquels ont habité une très vaste région allant du port de Gènes en Italie, en passant par la France du sud-est jusqu’à la frontière espagnole. Il existe des sous-groupes des Celtibères en Ibérie/Espagne : les Vettons, Vaccéens, Lusitaniens, Carpetanos, etc. Ibères signifie en albanais « les premiers », sans doute les premiers qui se sont séparés du groupe initial pélasgique.
9 Keltët dhe Ilirët kanë një histori të gjatë të përbashkët e cila nuk është perceptuar nga historianët, arkeologët apo gjuhëtarët modernë. Të vetmit autorë objektivë dhe seriozë janë autorët antikë që na tregojnë për shekuj të kaluara (nga epoka e lashtë deri në periudhë krishtere). Në Evropën Perëndimore gjejmë një numër të caktuar përputhshmërish dhe koincidencash midis keltëve, Ilirët dhe Galët, fakte të injoruara për fat të keq nga autorët modernë, të cilët nuk morën parasysh Shqiptarët dhe paraardhësit e tyre Pellazgët, megjithëse janë në origjinën e dy qytetërimeve më të famshme të Evropës : Helenëtët nëpërmjet Pellazgëve dhe Romakët nëpërmjet Etruskëve, vëllezërit e tyre të gjakut.
10 Il faut y inclure les celtibères. Les Celtibères ayant habité, particulièrement, le centre et l’ouest de la péninsule Ibérique faisaient partie du groupe pélasgique comme les Ligures lesquels ont habité une très vaste région allant du port de Gènes en Italie, en passant par la France du sud-est jusqu’à la frontière espagnole. Il existe des sous-groupes des Celtibères en Ibérie/Espagne : les Vettons, Vaccéens, Lusitaniens, Carpetanos, etc. Ibères signifie en albanais « les premiers », sans
doute les premiers qui se sont séparés du groupe initial pélasgique.
4
o Herodoti [I, 57]… “Nëse këtyre Pellazgëve u shtojmë ata që themeluan Placia dhe Scylace në Hellespont, dhe që më parë banonin me Athinasit, dhe banorët e qyteteve të tjera pellazge, emri i të cilëve u ka ndryshuar; nga këto gjase, nëse mund të na lejohet, del se Pellazgët flisnin një gjuhë barbare. Tani, nëse kjo ishte idioma e gjithë kombit, rrjedh së athinasit, Pellazgët me origjinë, e harruan gjuhën e tyre duke u bërë Helenë…”.
o Homeri [Iliada, 233/236]… “Zeu mbret, Dodonas, Pellazg, që jeton larg, që ruan Dodonën në dimrat e ashpër; dhe rreth teje jetojnë Sellët, përkthyesit e tu, që nuk lajnë këmbët dhe shtrihen përdhe…”.
∙ Gjuha pellazge ishte një gjuhë barbare11, domethënë jogreke. Helenët, nga ana e tyre, ruajtën gjuhën e tyre, e cila që në fillim, megjithëse pjesa më e madhe e saj rrjedhte nga gjuha jonike pellazge dhe në radhë të dytë eolianje. Dy grupet më të shquara etnike greke, në kohën e Kreusus (gjysma e dytë e shekullit të 6-të p.e.s.) ishin Athinasit (jonët12 rrjedhnin nga Pellazgët, por u bënë helenë) dhe lakedemonët/spartanët (të quajtur gabimisht Dorianët) pasardhës të Hellenëve, bijtë e Deukalionit : Helenët e vërtetë). Pohimi i Herodotit13 se athinasit dhe populli i Atikës ishin me origjinë pellazgjike është në përputhje me atë që paraardhësit e tij Akusilaos dhe Hekataeus i Miletit, dhe më vonë Hellanikos i Lesbos, Eforus dhe të tjerë kishin thënë para tij. autorë të lashtë, duke përfshirë veçanërisht autorët më të famshëm tragjikë (Eskili, Sofokliu, Euripidi) si dhe çfarë do të thoshin më vonë Diodori i Siçilisë, Straboni dhe Pausanias14.
∙ Për sa u përket Helenëve, nuk ka asnjë gjurmë të ekzistencës së tyre para shekullit të 8-të p.e.s. Elementet paraprake dhe pyetjet më të rëndësishme janë si më poshtë, por ka shumë të tjera që konfirmojnë këto përfundime të shkurtra, detajet e të cilave do të vijojnë në paragrafët në vijim.
∙ 1200-800 : “Epokat e errëta” heshtën aty ku nuk kishte asnjë gjurmë nga Helenët. ∙ “Qytetërimi miken” nuk ka ekzistuar kurrë. Në fakt, të gjithë autorët e lashtë janë unanim : i vetmi qytetërim “parahelenik”15. është ai i Pellazgëve. Të vetmit Mikenas që njihnin ishin banorët e « qytetit » të Mikenës në “Argosin Pellazgjik”. Ishte pseudo-arkeologu Heinrich Schliemann (tregtar i pasur gjerman) që gjatë gërmimeve të tij zbuloi një thesar “të cilin ai” e quajti « thesari i Agamemnonit » dhe ishte ai që i dha këtij thesari një origjinë që ai e përshkroi si “qytetërim miken”. Një mashtrim tjetër i gëlltitur lehtësisht nga të gjithë « historianët, arkeologët dhe gjuhëtarët modernë ».
∙ Në Iliadë nuk përmenden Helenët, Dorianët (kryetarët) dhe Ilirët, gjë që dëshmon se janë më të vonshëm se përhapja e poemave epike të traditës gojore pellazgjike.
∙ Si munden atëherë Helenët të rrjedhin nga një qytetërim që nuk ka ekzistuar kurrë ? Si mund të shfaqen në shekullin e 8-të, si me magji, pas një periudhe prej katër « shekujsh të errët » ku ne nuk dimë absolutisht asgjë dhe ku Helenët nuk dhanë asnjë shenjë qytertërim apo jetese ?
∙ Greqia u pushtua nga romakët në -146 p.e.s., pak më vonë se Iliria dhe ata shtuan “Trakinë, Maqedoninë dhe Epirin”. Këto tre rajone « nuk kanë qenë kurrë pjesë të Greqisë », sipas të gjithë autorëve klasikë dhe helenistikë, duke përfshirë Strabonin16 (fillimi i epokës së krishterë) një nga autorët e mëvonshëm që foli për Pellazgët dhe fiset e tyre të Greqisë veriore.
∙ Në Iliadën Zeusi (XVI, 233/236) nuk është helen, por « pellazgjik dhe dodonas » (Dodona ishte kryeqyteti i kultit pellazg) dhe Pellazgët quhen « hyjnorë » (normal, pasi Zeusi ishte “pellazg”!). Në Iliadë, gjithashtu, citohen dy gjuhë : ajo e perëndive (nënkuptohet e Zeusit pellazg) dhe ajo e njerëzve (nënkuptohet ajo e Helenëve) !
11 Hérodoti, I, 57 ; I, 146 ; VIII, 73
12 Hérodot (Hetimi) : I, 56, 143, 145, 146 ; V, 69 ; VII, 95 ; VIII, 44, 46, 48, 93 ; IX, 26.
13 Hérodoti I, 56, 57, 143, 147 ; II, 51 ; VIII, 44
14 Hécateu i Miletit (550/480 av. J-C.) ; Akusilaos (VIe/Ve s avant JC) ; Hellanikos i Lesbos (480/395 av. J-C.) ; Eskili (525/456 av. J-C.) ; Sofokliu (496/406 av. J-C.) ; Euripidi (480/406 av. J-C.) ; Efori (-IVe s avant JC) ; Straboni (64-65/+ 21-25) : Diodori i Siçilës (-90-20 para erës sonë.), Pausania (vers 115/180).
15 Hérodoti (I, 58) pohon se vetëm parahelenët [Pellazgët] kanë ekzistuar në Greqi; Thucydide I, 3. ; Hérodote I, 56, 57, 143, 147 ; II, 51 ; VIII, 44
16 Straboni 20 para J.-C. / 23 pasJ.-C. Historoian i vonshëm (VII, 7/1 ; VII, 7/8 ; VII, fr.11) ; Appien 95 pas J.-C.- /160, Historian grek ¨lindur në Aleksandri që ka jetuar në Romë (Histori / Ilirika II, Maqedoni II) dhe Théokriti Poet dhe
Historian grek -315-250 para J.-C. (Idil VI, XI) ; Hérodote, I, 146 ; VIII, 73.
5
∙ Në katalogët e anijeve (Iliada, I – 484-780) të Luftës hipotetike të Trojës (ajo më e lashta) citohen sipas radhës : Pellazgët, Trojanët, Dardanët, Thrakët, Paionët, Enetët (Venetët të ardhshëm), Paflagonët, Alizonët, Misianët, Frigjianët, Meonianët, Karianët dhe Liqët. Aty nuk figuron emri i “Ilirëve”, siç e kam theksuar tashmë. Ky emër u shfaq vonë rreth shekullit VII/VI.
∙ Për shkak të mosekzistencës së Helenëve para sh. VIII p.e.s., për shkak të kalimit të « katër shekujve » pa dhënë as më të voglin tregues, të dhëna më të vogla, dëshmi më të vogël të ekzistencës së Helenëve dhe, së fundi, për shkak të elementeve provuese të cilat shënohen në tezën time nga fillimi deri në fund, shkrimet, literatura, faktet, ngjarjet, legjendat, Lojërat Olimpike e të tjera që përbënin qytetërimin e vërtetë helen shohin dritën e ditës, si me magjepsje, pas katër shekuj (-1200-800) që mbetin të heshtur pas kësaj periudhe të errët, d.m.th. shekulli VIII para erës sonë. Studimet dhe kërkimet e mia të gjata dhe skrupuloze më lejuan të zbuloja disa data themelimi, më e rëndësishmja prej të cilave ishte ajo që është quajtur « Lufta e Trojës », jo ajo që ekzistonte pa dyshim në kohët shumë të lashta që arkeologët e quajnë strati i « Trojës VI ose VII » (disa studiuesit janë përpjekur secili të gjejë një datë që mendonte se është e besueshme), por ajo « Luftë » është, ajo pas pushtimit të Pellazgjisë nga Helenët, ajo e pushtimit të pjesës veriperëndimore të Azisë së Vogël (-700-680) : në vendin antik të Trojës së vjetër. Helenët, të frymëzuar nga Iliada, e transposuan (kthim anasjelltas) luftën të asaj epoke të shkuar « me luftën e tyre në Azinë e Vogël » (strati i Trojës VIII të arkeologëve) duke e modifikuar atë, duke kryer interpolime dhe manipulime të ndryshme për t’i bërë pasardhësit të besojnë se Lufta e Trojëse paraqitur në Iliadë ishte lufta e tyre. Ata bënë të njëjtën gjë duke krijuar një Përmbytje të quajtur « e Deukalion-it » e cila shkatërroi gjithçka në rrugën e saj (duke përfshirë, natyrisht, qytetërimin pellazg). Ndërhyrje brilante për të « përvetësuar Luftën e lashtë të Trojës të Iliadës » dhe për të «përvetësuar, uzurpuar dhe monopolizuar qytetërimin pellazg » pas shkatërrimeve të një përmbytjeje që e zhduku atë qytetërim. Më në fund pas shpikjes së kësaj përmbytjeje (që nuk ka ekzistuar kurrë në këtë rajon në fjalë sipas të gjithë specialistëve) « Helleni », i biri i këtij Deukalioni dhe gruas së tij Pirrha, bëhet udhëheqësi i brezave të « Helenëve të ardhshëm » ! Ky është mashtrimi më i madh në Historinë e Njerëzimit. As egjiptianët, as sumerët, as Hititët, as Fenikasit dhe as ndonjë qytetërim tjetër në botë nuk e maskuan qytetërimin e tyre. Dhe të mendosh se shumë kanë rënë në këtë grackë apo stratagjemë !
∙ Prandaj çfarë thëm nuk është një roman ose një hamendje vetjake që po e përshkruaj këtu (siç do të thoshin disa gjuhë keqdashëse), por për shkak të mungesës së shkrimeve, arkivave apo dëshmive okulare, një historian apo studiues është i detyruar të kërkojë informacione diku tjetër, d.m.th. nga autorëtë huaj të viteve 2500/ 2700 më parë, dhe autorëve grek arkaik, klasik dhe helenistik për të kapur të dhënat më të vogla dhe detajin më të vogël për të hedhur dritë mbi të. Kjo është ajo që kam bërë për më shumë se pesëdhjetë vjet, duke shtuar analiza të thella, kryqëzime domethënëse, krahasime të ndryshme, duke zbuluar shumë kontradikta, të pavërteta dhe manipulime të ndryshme, duke mbledhur sa më shumë referenca dhe në fund duke lexuar midis rreshtave për të zbuluar disa sekretet e pathëna dhe të fshehura.
∙ Poezitë epike Iliada dhe Odisea janë poema epike të traditës gojore parahelene (të vetmit “parahelenë” ndër autorët antikë ishin Pellazgët). Krijova posaçërisht për tezën time të paraqitur në Sorbonë një leksik që përmban një mori antroponimesh, toponimesh, oronimesh, eponimesh, teonimesh dhe fjalë të tjera që i shpjegoj duke përdorur shqipen (veçanërisht gegënishtën e verilindjës të Shqipërisë). Përse gegënishtja ? Sepse ishte gjuhë e Pelasgëve ionian që idhanë Greqisë gjuhën e tyre e përzierrur me gjuhën e pushtuësve helen. Toskërishyja me rotacizmin e saj dhe shumë elemente të tjerë u shfaq më vonë.
∙ Ne gjejmë në Iliadë (I, 401, 406,) një « gjuhë të “Perëndive » (ajo e Pellazgëve meqë Zeusi ishte pellazg dhe dodonez) dhe një « gjuhë e njerëzve » (Helenëve).
∙ Gjuha shqipe, veçanërisht ajo veriore “gege” (kishte lidhje të shumta me « jonishtën » e lashtë). Autorët e lashtë, përfshirë Herodotin, pohojnë se Jonët (I, 56, 57; VIII, 44) ishin Pellazgë “dygjuhësh” që u bënë helenë.
∙ Gjuha shqipe nga pellazgjia e lashtë (kryesisht gegërishtja sepse rotacizmi i « toskërishtës » u shfaq më vonë) arrin të deshifrojë dhe interpretojë pjesën më të madhe të onomastikës së poemave epike (të traditës gojore pellazgjike) : Agamemnoni (“E ka menue”, shefi që e mendoi ose e vendosi); Akili (“Aq i lehtë, aq i shpejtë…shumë epitete mbi Akilin në Iliadë lidhen me « shpejtësinë »; Afërdita (“Afër ditës” ose perëndeshë e Agimit dhe Bukurisë); Hades, Zoti i nëntokës mbretëria e vdekurat (« Ha dekës » në gegërish = vdekës sipas « dyfishizmit të karakteristikës toske); Mnemosina, perëndeshë e kujtesës, nëna e muzave (« Mën mësoi », në gegërisht), etj. Gjuha shqipe nuk shpjegon vetëm fjalë nga Iliada, por
6
edhe nga gjuhë të tjera (latinisht, greqisht), neolatine (duke përfshirë rumanishten, spanishën, potugallishtën, frengjishtën pak e përzierr me galishtën….), anglo-saksone, gjermanike, baskishtën, armenishtën, lituanishtën etj.) më përjashtimin e finlandishtën, estonishtën, hungarishtën, sllavishtën, bulgaristën (gjuhe të Ultësirave të Uralit dhe të Azisë të mesme)…Deshifrova dhe interpretova 250 fjalë etruske (etruskët ishin tirrhenë/pellazgë), 90 fjalë baske, 115 fjalë rumune, 40 fjalë armene, dhe shumë fjalë të tjera duke përfshirë anglishtën, gjermanishtën, lituanishtën, etj.
∙ Helenët nuk janë popull autokton, por të huaj : Danaos (egjiptian), Kadmus (fenikas), Pelops (asirian… të cilin Tukididi -I, 9- e quan « i huaji nga Azia » !).
∙ Dorianët ishin mbetja e popullit pellazg që nuk kishte emigruar në veri dhe ishin integruar dhe asimiluar me Helenët : ata ishin “fuqia punëtore” e Spartanëve (të quajtur Dorët nga fjala shqip dorë). Spartanët morën etnonimin e popullit të nënshtruar. Kjo është arsyeja pse ky emër u shfaq vonë dhe që nuk përmendet askund më parë (as në arkivat egjiptiane dhe as ugaritike) dhe veçanërisht në Iliadë, si dhe Helenët dhe Ilirët. Në Bibël (I Maccabees XII, 19 deri në 23) dhe tek Flavius Josephus (rreth 37/100 pas Krishtit), historiani romak me origjinë hebraike dhe me kulturë greke (Antikitetet Judaike, libri XII – IV, 10) pohojnë se udhëheqësit ose « Mbretërit Lacedaemonianë/Spartanë ishin me origjinë semito-hebraike ».
∙ Mbretërit e Athinës (Herodoti, I, 56, 139, 171; II, 43, 50; V, 65; VI, 53; VII, 141, 204; VIII, 44, 53.) ishin me origjinë egjiptiane (Delta i Nilit). Të gjitha këto referenca janë të mjaftueshme për të vërtetuar origjinën e huaj të Helenëve ndërsa ka autorë të tjerë antikë që e konfirmojnë atë duke përfshirë tragjedianët (Eskili, Sofokliu dhe Euripidi)…etj.
∙ Mikenasit (-1650-1200 ?), siç e shpjegova më lart, nuk mund të jenë Helenë pasi nuk kemi një datë të saktë të ekzistencës së tyre. Helenët u shfaqën vetëm pas shekullit të 8-të para Krishtit.
∙ I ashtuquajturi « linear B » mikenas u shfaq në Knossos/Kretë rreth vitit 1375 para J.-C.( ?!) para erës sonë, nuk mund të jetë me origjinë helene pasi nuk kemi asnjë provë për ekzistencën e helenëve në këtë datë të hershme. Gjatë “katër shekujve të errët” (1200-800) ne gjithashtu nuk kemi asnjë të dhënë që vërteton ekzistencën e Helenëve. Si mund të kenë ekzistuar helenët në shekullin 20 apo 17-të para erës sonë apo edhe më parë kur midis datës –
1200-800 ata nuk ekzistonin ? Për më tepër, ata nuk përmenden në Iliadë ! Paraardhësit e vetëm të Helenëve dhe jo stërgjyshërit e tyre ishin PELLASGËT sipas TË GJITHË autorëve antikë duke përfshirë Herodotin dhe Tukididin. Vazhdoj ta them pa ndaluar !
∙ Është e njëjta gjë për periudhën hipotetike të “Luftës së Trojës” (-1193/4-1183/4) ku Helenët nuk mund të ekzistonin pasi u shfaqën pas një periudhe prej katër shekujsh (-1200-800) në të cilën nuk ekzistonte asjnë gjurmë, aq më tepër që ato nuk përmenden as në Iliadë dhe veçanërisht në “katalogun e anijeve”. Për më tepër, datën e kësaj lufte e ka shpikur matematikani Eratosthenes (-276 -194) dhe nuk përmendet në arkivat e kohës (egjiptiane, ugaritike etj.). Natyrisht, të gjithë autorët modernë dhe veçanërisht arkeologët dhe historianët u turrën verbërisht në datën e Eratosthenes. Pra, të gjitha datat nga kjo periudhë e Antikitetit janë të gabuara : është një konfuzion i vërtetë. Të vetmet data afërsisht të vlefshme janë ato pas datës së Lojërave Olimpike (-776) dhe disa të tjera që pasuan, por edhe këto janë mbivelësuar sipas kronologët të patentuar.
∙ Stela e Lemnosit u zbulua në vitin 1885 në Lemnos, një ishull i cili mbeti pellazgjik deri në pushtimin e tij nga Miltiades (-555-489). Ky ishull ka qenë gjithmonë i populluar nga Pellazgë-Tirrhenë (Tirrhenët ishin një fis pellazg me origjinë nga Lidia, sot Anatolia perëndimore). Ata ishin të pranishëm në Itali nga shekulli i 12-të p.e.s., ku u bashkuan me vëllezërit e tyre të gjakut Pellazgët që emigruan në Italinë veriore (veçanërisht rajonin Padan17). Romakët i quanin “Etrusci dhe Tusci”. Sipas biografit të tij Porfir Pitagora i lindur në Samos (rreth 580-495) ishte me origjinë pellazgo-tirrhene, Mnesarku, babai i tij, ishte nga Lemnosi (ishulli pellazgjik i mirëfilltë). Porfiri raporton në librin e tij “Jeta e Pitagorës” se Pitagora e quajti perëndinë suprem të kozmogonisë “Zan” ndryshe nga Helenët që e quanin “Zeus”. Zan, Zani do të thotë “zë” në gjuhën pelasgo-gegë të veriut dhe lindjës të Shqipërisë. Kjo nuk është për t’u habitur sepse në Dodonë (kryeqytet kulti i Pellazgëve) priftërinjtë interpretuanin “zanin” (zërin) e Zeusit sipas shushurimën e gjetheve të « Lisit ». Kjo është arsyeja pse Lisi ishte i shenjtë tek Pellazgët, padyshim një kujtim i së kaluarës së tyre
17 Dominique Briquel (1946- 0 ) Étruscologue et Historien de l’Antiquité étrusque et pélasgique (directeur de 19 thèses et auteurs de plus d’ une dizaine de livres sur les Etrusques). CF, Les Pélasges en Italie, recherches sur l’histoire de la
légende, École française de Rome /Palais Farnèse, 1984 – D. Briquel : drejtori i tezës sime (Sorbonne/Paris 2012).7
parahistorik ku ata ushqeheshin me lëndëtt e “Lisit”. Shihni më poshtë më shumë detaje për keltët që gjithashtu adhuronin “Lisin”.
∙ Disku i Faistos18: shkrim proto-jonian19. Ne e dimë sipas autorëve antikë, përfshirë Herodotin (VIII, 44; I, 56, 57, 58; VII, 94) se Jonianët ishin pellazgë dygjuhësh që u bënë helen. Poezitë epike (të traditës gojore pellazgjike) Iliada dhe Odisea janë shkruar në dialektin “jonian” dhe në vijimësi në “eolianishtën” (dy grupe etnike pellazge). Shqipja gege ka ruajtur të njëjtën fonetikë dhe të njëjtat intonacione (pa rotacizëm) dhe i ngjan shumë jonishtës të lashtë. Ja pse shumë antroponime, toponime, oronime, eponime, teonime dhe fjalë të tjera në Iliadë shpjegohen në gjuhën shqipe/gege.
∙ “Alfabeti” i quajtur fenikas sepse u fut në Beoti nga Kadmus « Fenikasi » dhe shokët e tij « Gjefiranë » kur pushtuan Beotinë. Ishte Herodoti (V58) që ngatërroi origjinën e këtij alfabeti duke e quajtur fenikas për shkak të Kadmit fenikasi (me origjinë kananaite) që e futi këtë alfabet në Greqi, por që ai, në realitet, nuk e shpiku. Pastaj të gjithë nxituan lehtësisht në këtë çarje. Por, më vonë, ishte Diodori i Siçilisë (Biblioteka historique – III, 67; V, 74 e në vazhdim. § V. 3. c.) që zbuloi se ato ishin “Shkronja Pellazgjike” (ai ndoshta ishte më i informuar se Herodoti) që Fenikasit e gjetën në Kretë dhe që e morën dhe e sollën në Feniki. Atje ata i dhanë secilës shkronjë një emër semitik (A = “Alef” d.m.th. bagëti në semito fenikas; (B = “Beït”, shtëpi); (G = “Gimmel/Gemmel”, deve), etj.
∙ Herodoti (II, 49) pohon se në mitologjinë, Melampus-i (në greqishten e lashtë Μέλαμπους, “këmbëzi”, nga μέλας / mélas, “i zi”, dhe πούς / poús, “këmbë”) është « gefirean » (fenikas) me origjinë dhe një falltar bir i Amithaonit dhe Idomenës. Hesiodi do t’i kishte kushtuar një poemë, Melampodinë… poezi e humbur… si shumë pjesë, përfshirë ato të autorëve tragjikë, të cilët gjithashtu “humbën” (shumica u shkatërruan), sepse ata bënë zbulime komprometuese
për Helenët (jo vetëm gjurmët e pellazgëve janë eliminuar) ! Ky është vetëm një shembull i vogël që zbulon origjinën e huaj të helenëve, paqartësitë, mospërputhjet, modifikimet dhe manipulimet e historisë helene. Të gjitha këto shenja dhe shumë të tjera janë errësuar, në mënyrë të turpshme të pavëmendshme ose janë shpërfillur plotësisht… si dhe origjina e huaj e helenëve u errësua edhe në lidhje me mbretërit e parë të Athinës dhe mbretërit ose krerët lakedemonianë : elemente historike të kaluar në heshtje nga autorët modernë… Megjithatë ne të gjithë kemi të njëjtat tekste para syve tanë : disa i lexojnë, i studiojnë, i verifikojnë, i komentojnë dhe i kuptojnë, ndërsa të tjerët i kalojnë në heshtje ose i shpërfillin në mënyrë të shkëlqyer. Kjo është ajo që bën dallimin midis historianëve të vërtetë/të rremë ose të mirë/të këqij.
∙ Për të vërtetuar se ishin autoktonë (fjalë e shpjeguar nga shqipja « tokët tonë » = « tokat tona ») Helenët e parë (qëllimi i të cilëve ishte uzurpimi dhe përvetësimi i « qytetërimit pellazgjik ») krijuan një « përmbytje » të quajtur « Përmbytja e Deukalionit ». (si ai i Noeut të Biblës, meqenëse një pjesë e përkatësisë etnike të helenëve ishte me origjinë semite/kananeite) që shkatërroi gjithçka në rrugën e saj (duke nënkuptuar qytetërimin e pellazgëve) dhe që solli, si me magji, një qytetërim të ri…ai i « helenëve ») ! Më pas ishte djali i Deukalionit dhe Pirrhës « Helen-i » që i dha emrin qytetërimit të ri « Helen ». Ide brilante për të hequr qafe Pellazgët ! Por një krim, në përgjithësi, nuk është kurrë i përsosur ! E gjithë historia e helenëve përbëhet nga këto lloj legjendash dhe faktesh që zbulojnë manovrat e tyre, modifikimet dhe mashtrime të ndrysh, etj, etj.
∙ Helenët pësuan 1976 vite pushtim të huaj (romak, bizantin, osman…) : – 146 pes deri në vitin 1830, Greqija fitoi pavarësinë dhe pretigjin e saj të humbur reth 2000 vite. Krahasisht Iliro Shqipëria vuajti 2055 vjet (nga pushtimi romak në -168 p.e.s. pësoj shumë pushtime dhe sidomos ai Osman deri në 1912 minus 25 vitet e pavarësisë nën Gjergj Kastrioti = 2055 vjet).
∙ Së fundi, duhet të dini se Helenët bënë gjithçka për të zhdukur çdo gjurmë të « qytetërimit pellazgjik » që ata uzurpuan dhe monopolizuan. Por kur studiojmë në thellësi Historinë e Greqisë dhe analizojmë imtësisht të gjithë masën e shkrimeve të ndryshme të autorëve antikë, kuptojmë se nuk ka pasur vetëm uzurpim dhe monopolizim të qytetërimit të paraardhësve të
18 « Shkronjat » nuk janë vizatuar, por janë printuar duke përdorur grushta (lloji i lëvizshëm), që nuk është një mënyrë ekonomike për të prodhuar një disk të vetëm. Disku (16 cm në diametër) u zbulua më 07/3/1908 nga arkeologu italian Luigi Pernier (Il Disco di Phaistos, con caraterri pittografici, in Ausonia, f. 255-290, 1908). Ky disk (edhe pse kontestohet nga disa kundërshtarë) përbën shembullin më të vjetër të dyfishimit tipografik (kopje) në historinë e njerëzimit. Shkrimi i këtij procesverbali nuk ka asnjë lidhje me asnjë sistem shkrimi të kohës. Ky daton rreth vitit 1750 para Krishtit. Është në pritje të një studimi “termolumineshencë” të ndërprerë për shkak të brishtësisë së tij). Aktualisht ruhet në Muzeun Arkeologjik të Heraklionit në Kretë. Wait and see !
19 Jean Faucounau, Deshifrimi i diskut të Phaistos, L’Harmattan, Paris 1999.
8
tyre dhe jo të stërgjyshërve të tyre (sipas të gjithë autorëve antikë) por mbi të gjitha një mashtrim i tërë për t’i bërë autokton që të besojmë se qytetërimi i tyre ishte tipik indigjen dhe se ata nuk u detyroheshin asgjë paraardhësve të tyre : krijimi i një përmbytjeje që shkatërroi gjithçka që ekzistonte « më parë », manipulimi i gjenealogjisë së tyre, përvetësimi i mitologjisë (të përzier me atë të tyre), legjendave të shumta të maskuara dhe kanë bërë çmos që ata të rrjedhnin nga Zeusi (ndërsa ky perëndi ishte pellazgjik dhe dodonas sipas Iliadës siç e kam thënë tashmë). Prandaj, Helenët modifikuan dhe manipuluan gjithçka për t’i shërbyer interesave të tyre si pushtues të huaj të Pellazgjisë…
∙ Autorët modernë që bërtasin me zë të lartë dhe qartë se nuk kemi gjurmë të prekshme të qytetërimit pellazg, nuk kanë kuptuar absolutisht asgjë për origjinën e qytetërimit helen, kur ekzistojnë të gjitha shenjat, provat, argumentet, referencat dhe detajet e shumta që tregojnë qartë se pushtuesit helenë kanë pushuar Pellazgjinë dhe bënë gjithçka për të eliminuar të gjitha gjurmët e dukshme materiale dhe fizike të qytetërimit pellazgjik, ndërkohë që gjithçka thuhet në mënyrë të nënkuptuar dhe ndonjëherë qartë (nënkuptime, të pathëna, legjenda dhe fakte të vërteta të manipuluara) që zbulojmë tek autorët e lashtë kur dimë të lexojmë midis rreshtave dhe të ndajmë bykun nga grurin : referimi në këto pak rreshtat e mi do t’i shpëtojë të gjithë kundërshtarët e mi nga leximi i të gjitha shkrimeve të lashta që kam hulumtuar dhe studiuar për një gjysmë shekulli, por mbi të gjitha do t’i lejojë ata të ndriçojnë fenerin e tyre. Qytetërimi helen është vetëm një kopje e papërpunuar të atij Pellazg (sepse ai i Pellazgëve, i uzurpuar dhe i monopolizuar, u modifikua dhe manipulua për t’i shërbyer interesave të pushtuesve helenë). Këta Pellazgë janë të njohur nga Faraonët egjiptianë të cilët i quanin “PLST”…Pe le set (hieroglifet janë një gjuhë « bashkëtingullor »). Hebrenjtë i quajnë « Péleshtim » (Pellazgë) të cilët ishin pjesë e « Popujt të detit » të cilët në shekullin e 12 para Krishtit dhe pasi luftuan dy herë kundër Egjiptianët u tërhoqën në atë që ne e quajmë sot « Palestinë » ku krijuan një pentapolis (pesë qytete) në Shekullin XII/XI (Gaza, Ascalon, Ashdod, Ekron dhe Gath). Së fundi për temën e palestinezëve, arkeologët e mëposhtëm pohojnë se ky emër rrjedh nga ai i filistinëve me origjinë nga vendi i paraardhësve të shqiptarëve aktualë : Pellazgët pastaj ata që quheshin Ilirë. Këtu për këtë temë të veçantë keni disa referenca që vërtetojnë origjinën pellazge të filistinëve midis dëshmive të tjera arkeologjike dhe gjuhësore. Emri origjinal i filistinëve (pellazgëve) është shtrembëruar disi nga hebrenjtë : “Shpellazg + prapashtesa përcaktuese e hebraishtes “im” ose (Sh) = pellazgim…peleshtim, “Sh” është zhdukur me kalimin e kohës.
∙ Dothan, Trude Krakauer dhe Moshe Dothan: Popujt e Detit; The Search for Filistines, Macmillan Publishing Company, Nju Jork 1992; Dothan, Trude Krakauer: Filistinët dhe kultura e tyre materiale, Shoqëria e Kërkimit të Izraelit, Jerusalem 1982; Dimitri Baramki, and Phoenicians, Editions Khayats, Beirut 1961. Nina Jidejian, Byblos, Tyre, Sidon through the Ages – Dar el Machreq, Beirut 1968-1973; Israel Finkelstein dhe Neil Asher Silberman, Bibla e zbuluar, faqe 144 – Gallimard, Paris 2010.
∙ Kjo është arsyeja pse për më shumë se pesëdhjetë vjet baza e burimeve, studimeve dhe kërkimeve të mia ishin « tekstet e autorëve antikë », të cilët sapo i lexova dhe i studiova, arrita të veçoja të vërtetën nga të rremën, të krahasoja tekstet e disa autorëve, bëra analiza të thella, deshifrova implikimet dhe të pathënat, zbulova kontradiktat, mospërputhjet dhe manipulime të tjera dhe iu drejtova krahasimeve, verifikimeve të kujdesshme si dhe burimeve të ndryshme të kohës (egjiptiane, ugaritike, asiriane…) dhe më në fund arrita të jap një numër të caktuar provash, dëshmi të ndryshme, argumente dhe konkluzione të besueshme dhe të qëndrueshme që më lejuan të mbroj një tezë në Sorbonën të Parizit me titullin « Kërkime mbi Pellazgët në origjinën e qytetërimit helen ». Do ta kuptoni pse kam qortuar për një kohë të gjatë një numër të madh autorësh modernë, të cilët, për mungesën e kryerjes së kësaj pune shumëdisiplinore dhe për mungesën e konsultimit pikërisht të shkrimeve të lashta, e kanë çuar historinë e Antikitetit të Greqisë drejt në një qorr sokak të vërtetë.
Këtu keni një pasqyrë të gjerë të punës sime multidisiplinare, e cila është gjithashtu një element thelbësor në studimet dhe kërkimet e mia që vërtetojnë ekzistencën e Pellazgëve në skajin juglindore të Evropës të Egjeut dhe të të veriperendimit të Azisë Minore, kur në atë kohë në shekullin e 12-të p.e.s. nuk ekzistonin hiq as helenët, as dorianët dhe as emri i iIlirëve (sepse Ilirë = pellazgë siç e kam shpjeguar tashmë). Nëse e kthejmë problemin në të gjitha drejtimet, ndeshemi gjithmonë me pellazgët dhe këtu nuk mungojnë provat. Nuk i kam cituar të gjitha referencat e mia sepse kjo nuk është një ekzegjesë e gjatë, por një përmbledhje e thjeshtë e shkurtuar. Dua të theksoj se teza ime përmban më shumë se 900 referenca !
9
Prandaj të thuash se nuk ka gjurmë të Pellazgëve është një gabim i rëndë apo edhe një lajthitje sepse edhe sot qytetërimi pellazg shkëlqen fort (para syve tanë) në të ashtuquajturin qytetërim helen (që kur është uzurpuar dhe monopolizuar nga Helenët). Për më shumë se 2000 vjet, të gjithë kanë rënë në këtë grackë mjeshtërore të ngritur nga Helenët dhe që ende i bën të besojnë sot se ky qytetërim ishtë me të vërtetë i tyre. Në këtë mënyrë u bëj thirrje të gjithë shkencëtarëve të planetit tonë (historianë, arkeologë dhe gjuhëtarë) të zgjohen dhe të verifikojnë të gjitha studimet, kërkimet, analizat e thelluara, provat, argumentet dhe referencat e pakundërshtueshme. Nëse ata janë të ndershëm, të paanshëm dhe të pa ideologjizuar, do të përfundojnë duke kuptuar se Pellazgët ishin vërtet i vetmi qytetërim i njohur nga autorët arkaikë dhe klasikë, i cili shkon prapa shumë larg në parahistori dhe se gjuha e tyre, e cila ende mbeti pothuajse e paprekur, është përjetësuar në Shqipën aktuale dhe mbi të gjitha është gjuha amtare e Evropës : Exit gjuha virtuale « indo-evropiane » e shpikur nga gjuhëtarët e shekullit të 19-të për mungesën e gjetjes së kësaj gjuhe amtare të lakmuar.
Mund të themi me siguri se kjo gjuhë është ndër të vetmet gjuhë të lashta të Evropës dhe të pellgut të Mesdheut që i ka mbijetuar fatkeqësive të kohës.
E gjithë kjo nuk është absolutisht një shpikje nga ana ime, as një arratisje romantike apo shoviniste siç mund të mendojnë disa kontradiktorë apo të tjerë që unë nuk guxoj t’i kualifikoj. Falë punës sime të palodhur, këmbënguljes sime, durimit tim, guximit tim, aftësive të mia për këto lloje studimesh dhe hulumtimesh të ndërlikuara dhe njohurive të mia multidisiplinare, arrita të kryej këtë punë kolosale shkencore që më lejoi të bëj atë që nuk kanë bërë të tjerët deri tani. Ia kam dal mbanë kësaj pune. Histori deri tani të mbushur me gracka ku munda të deshifroja, zbuloja kontradiktat, mospërputhjet, gënjeshtrat, paqartësitë, manipulimet dhe isha në gjendje të lexoja midis rreshtave falë studimeve dhe kërkimeve skrupuloze, analizave të thella, bindëse dhe argumente me ndikim, referenca të padiskutueshme dhe zbulime të tjera të pakundërshtueshme.
Pra nuk ka shpëtim as për akademinë e Tiranës, as për autorëve moderne dhe as për Helenët që kërkojnë për të dytën herë në historinë e tyre të përvetësojnë Pellazgët. Ata janë të dënuar të njohin të vërtetën historike të Pellazgëve si paraardhës të Shqiptarëve në më shumë se një mënyrë (siç sapo e kam shpjeguar këtu dhe në tezën time) dhe, gjithashtu, të njohin “origjinën e huaj” të Helenëve për të thënë një popull « jo autokton », i ardhur nga « jashtë »20 Evropës. Ja ku e keni përgjigjen therëse të pyetjes suaj : « A ka bazë teoria pellazgjike për origjinën e Shqiptarëve » ? Këtu keni një pasqyrë të « bazave që po kërkoni ». Ky tekst është studiuar me skrupulozitet dhe mendoj se është eksplicit, i punuar me imtësi, i detajuar, i referuar dhe konkluzionet e tij janë të padiskutueshme. Unë insistova shprehimisht duke rrahur ose përsëritur pa u lodhur pikat thelbësore të një teze e cila është e vetmja deri tani që vë në dyshim origjinën e qytetërimit grek si dhe bazat e sistemit gjuhësor “indo evropian”.
Historia do t’i gjykojë me hidhërim dhe ashpërsi ata që gabuan dhe ende gabojnë, dhe e Vërteta do të dalë pashmangshmërisht në dritë një ditë apo një tjetër (dhe në mos u pelqen kundërshtarëve të mi), për Greqinë, Historiografinë, për Enciklopeditë, për akademinë e Tiranës dhe të botës, për ata që janë të shtyrë nga një subjektivitet i sëmurë dhe ndonjëherë edhe një agresivitet fëminor, një xhelozi e urryer ose një vetëvlerësim për të ardhur keq…
20 Herodoti, poetët tragjikë (Eskili, Sofokliu, Euripidi) dhe Tukididi (gjithsesi më shovinisti i autorëve antikë !) i cili vetëm citon « Pelopsin » të cilin e përshkruan si : “një i huaj nga Azia” (I, 9). « Spartanët », pasardhës të Pelopsit (që i dha emrin Peloponezit), të quajtur padrejtësisht Dorian, janë “Helenët e vërtetë”… për ta kanë folur autorë të tjerë, referenca të të cilave gjenden në tezën time. Ndryshe nga Athinasit/Atikë që fillimisht ishin Pellazgë (vendas) që u bënë
helen duke u integruar dhe asimiluar me pushtuesit e rinj të Pellazgjisë : Helenët.
10