Esse analizë rreth vëllimit poetik, “Ftesë për Flirt” e autores Flutura Acka/
Shkruar nga Raimonda MOISIU/
Ambicioze dhe e mëncur, e palodhur, e qëndrueshme dhe e papërkulur, ajo është gjithmonë, në kërkim të njerëzores dhe së bukurës. Së bashku me talentin e lindur, aftësitë gjeniale dhe shpirtin krijues, e kujdesëshme deri në skrupulozitet, për të portretizuar qëniet njerëzore, përvojat dhe të vërtetën jetësore, atë humanen të prekshmen e patundëshme, herë pesimiste dhe herë optimiste, kurajoze dhe dekurajoze, forca e saj ideore nga përmbajtja e detajizimitthellësisht, filozofike, sociale dhe letraro-artistik, analizë e hollësishme e ngjarjeve dhe fakteve, problemeve të mprehta të dramës sociale, që karakterizojnë veprat e shkrimtares dhe poetes, Flutura Acka,e kanë shndërruar atë, një nga shkrimtaret më të rëndësishme dhe me emër në letrat shqipe. Dhe jo vetëm kaq! Edhe më tej gadishullit Ballkanik. Autore profilike e një sërë romanesh dhe vëllimeve me poezi, e vlerësuar me cmime kombëtare e ndërkombëtare, në karrierën e saj mbresëlënëse, të gjatë krijuese letraro-artistike dhe dokumentare, Flutura Acka, na ka dhënë gjithcka nga talenti dhe shpirti krijues i saj. Me vitalitetin e saj krijues, në veprat realiste të Ackës, fokusi kryesor është sfondi jetësor e njerëzor në kulturën e një kombi, me marrëdhëniet midis burrit e gruas, jetën e brendëshme të grave dhe vendi i tyre në shoqërinë moderne. Në një epikë dimensionale dhe të guximëshme, studiuese, dhe me një skedar të gjerë letraro-artistike dhe dokumentar, e mirëvendosur në një tjetër galaktikë; midis dialogut intim dhe shoqëror, romantizmit dhe njerëzores, midis identitetit dhe rolit të tij, midis brezave dhe kufirit të ngushtë të thyerjes së brezave, fëmijës e prindit, vetes dhe të tjerëve që e rrethojnë, midis botës shpirtërore të brendëshme dhe asaj të jashtëme, vdekjes dhe radiografisë së shpirtit të dhimbjes e të mbijetesës, të dashurisë dhe intimitetit të shpirtit, të kaluarës e së tashmes, për t’i hapur udhën e shpresës dhe jetës, -individuales, kolektives dhe gjithësisëme vështrimin kah e ardhmëja. Me fjalë të tjera, Acka hyn në rolin e psikologes dhe sociologes, historianes e analistes, duke qenë e lirë, me brishtësinë dhe sinqeritetin e saj eternal dhe universal të shpirtittë lirë, që kurrënuk gjykohet! Krijimtaria e saj si në prozë e poezi, konsiderohet dialog shumëdimensional e gjithpërfshirës mbi tema të rëndësishme të kohës që jeton, në madhësinë e interesave të saj dhe të përfshirjes të vetë autores në bashkëbisedimin letraro-artistik, interpretuese e ndjenjave dhe mendimeve njerëzore, të cilat mbartin mjeshtërinë aristike, lirike e filozofike që më shumë ndjehet sesa shprehet, duke e bërë prozën dhe poezinë e saj me një feminitet të këndshëm, metafora të goditura, plot dashuri e dhimbje.
“Ftesë për flirt”, titullohet libri me poezi, i shkrimtares Flutura Acka, i sapo dalë nga shtëpia botuese “Skanderbeg Books”, Tiranë, të cilin autorja ka zgjedhur të mos e ndajë në kapituj respektivë, por i ka mirëvendosur poezitë, si një poemë e tërë. Duke lexuar poezitë e këtij vëllimi poetik, del në konkluzionin se titulli “Ftesë për flirt”, është alegorik dhe unik, i cili merr kuptimin e dyfishtë në tërësinë e tij. Në të përditshmen njerëzore të gjithë “flirtojmë” në mënyra të ndryshme, sepse edhe vetë jeta lind nga flirti, gjallohet po nga “flirti”, dhe ecën me kohën e për kohën, po nga flirti. Ky lloj dualiteti alegorik, është metafora joshëse dhe elokuente në kufijtë e meditimit dhe të dialogut, që autorja eksploron testamentin e shpirtit të lirë dhe të besueshmërisë në lirinë e vetëreflektimit shpirtëror, manifest femëror, qytetar dhe intelektual në kërkim të bashkëkohores. Poetesha Acka, nëpërmjet penës poetike dhe vargjeve lirike, refuzon rolin e viktimës në dashuri, jetën social-politike dhe në art, duke thyer heshtjen dhe tabutë, pranon të “flirtojë”me misionin e gjallimit të jetës, si pjesë e së tërës, universit njerëzor e shpirtëror dhe dukurive të tyre psikollogjike: “Fjalë erës i them, puhisë fëshfërimë,/E pagjumë ëndrrës pres të vish,/Portën hapur e gjen, shpirti im,/Botën ne ta harrojmë dashurisht.” (poezia “Dashurisht” f.22).
“Ftesë për flirt”, nuk është vetëm ftesa për pasion apo intimitet biollogjik, por është;“ftesa për të biseduar” lirshëm me vitalitetin dhe intimitetin lirik e një shpirti të trazuarnë harmoni me kontrastet shoqërore, forcës sociale, ngarkesës emocionale dhe psikollogjinë e saj.
Pra, poetja Acka “flirton” duke iu gëzuarreales dhe emocionit të castit, duke i dhënë frymë poetike ekzistencës njerëzore, besimit në të vërtetën e sfidës e dashurisë për jetën e me jetën. Realistedhe moderne, ironike dhe dramatike, me ndjenjë e ngrohtësi, mall e brengë, brishtësi femërore, ironi e sarkazëm, e vetëdijshme dhe e guximëshme, qytetari dhe inteligjencë, autorja “flirton” ndjeshëm, me lirizëm të hollë, ton historik dhe atdhedashuri, social dhe kombëtar. Acka ndjehet tejet koncize dhe e vetmuar duke ofruar në mënyrë paralele një sistem vlerash sociale, filozofike, historike, lirike dhe atë erotike, në diagramën e dramave të vogla e të mëdha në të përditshmen njerëzore.
“N’kullën e rrnueme prej ikjes,/Prej zanash,/Prej frymësh,/Prej ahtesh,/T’panjoftun,/Numuroj ushtarët e betejave të andrrës,/Përdit,/e sillem si gur shpatit,/Si gogël e humbun,/Natyrës së pasosë,/Unë hici,/Në rropamën e gjamës,/Një Atdhe të pamujtun,/Për fminë,/Për shtratin/Për vorrin,/Kërkoj./Por Atdheu më shklet, Si ranë e imët gishtash t’pabindun të rrinë bashkë,/Si uj i rrjedhun prej birash,/Ku streha unjët nga vitet,/E mban zorit muranën e lashtë,”(Poemth, Kang Gegnisht, f.63)
Në tërë konceptimin e vargut poetik dhe fizionominë e tij, Acka sintetizon motivet kryesore me ndjeshmëri të lartë dhe koloritit të pasur figurativ në poezi, që nga romantizmi brenda mendimit mbizotërues të poezisë moderne, deri në motivimin e luftës për jetën e mbijetesë në hapësirën e boshtë të farsave dhe mureve socialë, e palodhur në kërkim të vazhdueshëm të një bote ndryshe, nga ajo e padobishmja dhe e pavlerë:
“ Kuku, Atdhe,/N’dor t’kujt ke mbet,/Me mbet Atdhe!”Acka shfrytëzon ndjeshëm mjeshtërinë e vet artistike me mendimet dhe idetë thellësisht filozofike, të rrënjosura këto në imazhe konkrete, vizuale dhe simbolike, me stil mbresëlënës dhe kuptimplotë, që i mbart të dyja: të shprehurin e një shpirti të lirë dhe kontrastet e dy aspekteve në virtuozitetin e poezisë, për vështrimin e ngulur e të patundur prekës, drithëronjës dhe mallëngjyes të poetes, në kufijtë e të pamundurës. Gjetjet e goditura të fabulës së poezisë, episodike dhe estetike janë karakteristikë e persionalitetit krijues të vetë autores, kontrasti midis realitetit dhe fantazisë, se si në të vërtetë janë gjërat dhe se si ne i perceptojmë ato të jenë.
“ Vitesh,/nuk e ndala dot,/blojën e madhe të shpirtit,/që më endet botës,/kahmos, si kaike./Atdhe, shpesh t’i ndjej poplat,/mbi shpinë, e në kryet, që i ul durimshëm.” (Poezia “Atdhedashuri”, f.70)
Pavarësisht forcës së atdhedashurisë, që dominon në shkretëtirën e një bote të egër e të padrejtë, Acka “flirton”me “blojën e madhe të shpirtit”,-incidente dramatike natyrore të jetës, por që është ende; “eshtra jote, diku në terrina”, të cilat ekzistojnë mes trupit dhe shpirtit, reales dhe mitikes, qetësisë dhe lëvizjes, dhe “më trembin me miopi mizore” –shprehet poetja.Me stilin e saj karakteristik për të paraqitur të kundërtat, Acka zbulon varësinë e natyrës me perceptimin e shpirtit të lirë dhe syrin e vizionit poetik, për t’i dhënë kuptim e vlerë, Atdhedashurisë: “Zër vend,/në do të jesh një formë,/një përmbajtje,/një kuptim,/një ngjyrë,/një njollë”, –po aq sa edhe përfytyrimeve të aftësive njerëzore, dhimbjes e lotëve që derdhim në heshtje, dhe na japin forcë për të përballuar shpagimin, të cilat dalin nga koha e frikës e tragjedisë, vuajtjes e trishtimit: “ Unë hesht,/por edhe të hesht marr shpagim”! Sa bukur poetja komplikon dhe humanizon në poezinë “Atdhedashuri”!
Në një nga poezitë e saj më të mira dhe e trishtë, e titulluar“ Vdekja e fqinjës”, ku Acka, nëpërmjet metaforave, legjitimon melankolinë dhe trishtimin në një të vetme në vazhdë të perceptimit të origjinalitetit dhe ngjasimit të castit kalimtar trishtues, meditimit dhe dilemës:“Dorëzuar engjëllimit,/ti ve grimin e fundit të përkories njerëzore,/dhe e pret pa pendesë gjykimi./Tani në shpellën e madhe,/mësuar t’i themi,/apartamenti yt, shpellon vec heshtja.”
Hipoteza metaforike e Ackës përforcon stilin e saj karakteristik dhedialektik, në përpjekje për të shtjelluar qartë e mirë, marrëdhëniet mes realitetit të gjërave dhe kuptimit të tyre, gëzimet e hidhërimet e të përditshmes njerëzore. Acka kontraston dy mënyrat; zbulesën, nën petkun e vdekjes; “ Askush tha në vdiqe e bukur,/e bukura ime,/Askush tha në vdiqe e heshtur,/e heshtura ime.”, -dhe shmangjes hedonistike të saj. Një grua ka vdekur dhe duhet të tregojmë dhëmbshurinë e mirënjohjen njerëzore. Me stilin e saj të gjallë aforistik, plot talent, mjeshtëri artistike dhe thelbin filozofik të psikikes, poetja, nën lëkurën poetike, na jep thelbin e jetuar të një jete dhe ballafaqimin e realitetit të saj dhe përvojave jetësore; mungesën, dhimbjen e shpresën, dukshëm në kërkim të normalitetit brenda shpirtit dhe ekzistencës njerëzore, bërthamën e kuptimit mes jetës e vdekjes;“Fytyra jote nën qelqe, përcjell një qeshje ironike,/që sfidon shpërfilljen botës së madhe,/që nuk e diti se,/ëngjëjt, ndonjëherë, janë edhe të gjallë,/dhe pret pa pendesa gjykim,” Poetja e koncepton botën e vet me forcën e vargut. Vargjet poetike në poezia “Vdekja e fqinjës”, deklamojnë idetë dhe lidhjet dialektike mes njerëzve dhe natyrës, evoluon zërin lirik, retrospektivën erotike, shpirtëroren e psikiken, metamorfoza të jetës këto, që janë edhe karaktëristikat e stilit poetik të Ackës. Zëri i saj poetik modulon nga më e thjeshta e naivja, deri te tërësia e kompleksiteti i një bote të cuditëshme, por që Acka zbulon të vërtetën në të gjitha aspektet e paradoksit dhe ambiguitetit plot gjallëri, mencuri dhe intensitet ironik. Kjo strategji poetike e Ackës, nënkupton negotacionin delikat dhe meditimin brilant të poetes, shpjeguar farë qartë në vargjet e fundit të poezisë:“ Pragun e ka zënë ngrica,/e dimrit të gjatë të mungesës./Reklamat kapicë do ta mbysin,/pa e ditur kur e kush t’i japë fshesën./Ti qiri i bardhë,/ në laryshitë e kohës që të derdhi vetmi, thurr përhirje intime, të fqinjërimit të njeriut njeri!”, u jep shpjegim karakteristikave të stilit të saj nëpërmjet gjuhës dhe ngarkesës emocionale, sepse ndjeshmëria shpirtërore është e patjetërsueshme.
Poetja Flutura Acka me mjeshtëri filozofike e artistike dhe solemnitet kuptimplotë, mirëkuptimi, sinqeriteti dhe vendosmëri, bën kompromis me forcën e vargut nëtërësinë e botës së brendëshme njerëzore dhe hyjnore, në të gjitha dimensionet e dualitetit e polaritetit të jetës e vdekjes.
Në vargjet lirikë të poezisë me titull “Dashuri që ecën”, Acka mediton forcën simbolike të natyrës njerëzore dhe shpirtit të lirë, marrëdhnien që përfshin variablat e tyre, dhe vargëzimi i poetes;“ Ti je qenie brenda meje./- funskionon paralelisht me përjetimin e forcës së dashurisë, emocion i brishtë i clitër, që transformohet në instrumentin e poetes për të materializuar konceptimin e vargut dhe fizionominë e tij.
“Dashuri, të kisha dashur të ishe, i dashur,/një shumëpërmasë, të të prekja,/Një dashuri në ecje,/një siluetë,/thonj, nerva….qeliza e inde konkretë./Aniprapë,/dashuri je,/mjegull në kufijtë e rejshëm të kërkimit tim,/beft globin e mbylltë të dëshirave të mia.”
Acka nëpërmjet këtyre vargjeve të ndjeshme lirike dhe erotike,kombinon monolgun e brendëshëm, ku forca e dashurisë dhe natyra e qëndrueshme e saj me butësinë, dhimbjen e trishtë e të brishtë të llojit njerëzor, në varësi të përjetimevedhe përvojave jetësore të një zemre humane; “Dashuria,/një tokë mes nesh,/ku as vemi,/as e kemi,/C’mbetet tjetër,/janë fjalë,/humbasin,/t’i themi.”,-duke e mbartur atë, dashurinë si shpëtimtaren e botës njerëzore.
“Unë e lexoj pritjen tënde,/Biri im,/në ecejakëne paqetë,/që mësuar të kam,/se i lumtur është kush ka për të pritur./Por Nëna është aty,/më e brishta qenie femër,/me posesionin e saj sentimentesh trazuar,/krijesë e ndërtuar me cudinë e durimit,/bëhet sy.” (Poezia “Pritja jote”, Birit,f.45).Acka transmeton ndjeshëm e me talent energjitë pozitive në këto vargje, duke i ndarë me audienvcën e lexuesve, edhe për faktin se ndjeshmëria e tyre analoge i jep kuptim, simbolit të dashurisë njerëzore, kuptimit metaforik emocional, origjinal dhe njerëzor, se si ne e perceptojmë atë; pra jeta lind nga flirti dhe dhimbjet e lindjes: “ Biri im,/frymës m’i jep kuptim,/e jetën ma dizenjon me dritë,/Burri i vogël që hov maturi,/e me t’bukurat revolta adoleshente,/t’i ikësh, fëmijërisë ti,”–dhe se si ne i kapërxejmë kufijtë e mitit në progres që merr kuptim të ri simbolik njerëzor, Nënë&Bir;“Ti mbetesh Bir, ti Bir,/E të t’vijë era Njeri!”,-që natyrisht në vetvete këto janë metafora thellësisht njerëzore të gërshetuara me mjeshtëri ndjenjë e dashuri, artistike dhe filozofike.Autorja flet me ndjenjën e shpirtit, pjesë qelizore e cila shndërrohet në forcë shpirtërore që noton në optimizmin dhe shpresën tek ardhmëria.
Përjetimet, kujtimet konkrete dhe origjinale, që të dyja kanë historinë e tyre dhe për të qenë specifike, Acka, “një grua-limfë”, krijon dicka madhështore, personale, private dhe intime duke e kryqëzuar historinë e kujtimeve me nostalgji e dashuri: “Kthjellët sonte,/Trieste trandet territ tretur,/nëpër blu./Në Piazza del’Unita,/hapash penguar,/një grua tymiset mes zjarresh adoleshente,/pa e ditur se rinia kohësh ka shkuar./Rrudhat në pasqyrë turbullojnë ndjenjën,/që koklavitet në rrjedhën e limfës.”Këto kujtime, momenteve të vecanta, ndjenjave mistike Acka i bën tërësisht pjesë të shpirtit të saj dhe u jep një dimension të ndjeshëm, të rëndësishëm, të pavdekëshme, eternal, dhe të prekëshme; “ Tutje, në kryqet e rrugëve, kujtimet kryqëzojnë krenarinë,/ shtylla, hije,të dikurshmit dashnorë,/në skenën që dhezëllin aktrojnë,/por të vetmuarën spektatore tukequr nga befit,/edhe fryma e tremb.” Acka ka krijuar një klimë intime, ngacmuese dhe nostalgjike, që e bën poezinë më të kuptueshme e ndjesore, me fenomenologjinë e përfytyrimeve, duke hedhur dritë në shumë aspekte të përvojave jetësore: “ Në këtë vend historish të mëdha,/nuk po ditke, grua,/as të voglën tënde të mbrosh, ti?!” –që burojnë së brendëshmi për shkak të moralit të shoqërisë, duke i shfaqur ato mes origjinalitetit dhe fuqisë shprehëse të të kundërtave. Gjithkush gjen veten në poezinë e titulluar;“Kujtimet që kryqëzojnë historinë”, (f. 36).
Vëllimi poetik, “Ftesë për flirt”, është një vëllim alegorik dhe unik, -vargjet poetike lirike e të cilit shpesh i tejkalojnë kufijtë e traditës dhe forcës së zakonit, arrijnë në nivelin e guximit, heroikes dhe origjinalitetin e tyre, fuqisë sensuale shpreheëse dhe erotikes, duke sjellë universalen dhe përjetësimin e përvojave jetësore, që eksplorojnë intensitetin e lirisë individuale dhe kolektive, të lirisë së shpirtit dhe ftesës për të “flirtuar” me brishtësinë e intimitetit njerëzor dhe me të gjithë faktorët socialë, historikë dhe psikollogjikë të aseteve njerëzorë.
“Ftesë për flirt”, është forca e aspiratës substanciale të lirisë së shpirtit dhe mosgjykimit të tij, konkludimi erotik dhe lirik i titullit, tek i cili impresionet dhe të shprehurit, poetja Flutura Acka flirton pa u epur më dashurinë njerëzore, dhe i jep gjithkujt mundësinë për të jetuar dhe kuptuar jetën ashtu si vjen e të ofrohet me misterin eternal të natyrës njerëzore. Dashuria njerëzore mes vedit dhe njerëzve që na rrethojnë, shpëton botën!
Raimonda MOISIU
HARTFORD CT USA
Mars 2016,