Ne shqiptarët duhet të zgjohemi. Të kuptojmë përfundimisht…, se ekzistenca e një shteti të dytë për shqiptarët. Eshtë mundësia e dhënë nga bota. Detyrë shtëpie për ne. O të dimë e të bashkohemi urtë e butë. Ose të vazhdojmë kështu, me gërr-vërret tona….Ca turq myslimanë, ca ortodoksë grekë… e ca shqiptarë pa atdhe./
Ne Foto: Ministri i Jashtem i Kosoves. z. Enver Hoxhaj/
Shqipëria reale,- nuk është çështje as Enver Hoxhës nga Gjirokastra, as e atij nga Suhareka. Eshtë çështje e vitalitetit të një race. Kësisoj nuk ka gjë, nuk ka çështje e imja apo e jotja, kur ndihet qartë se si aroma e racës po çel sythë të përtërirë. Mjerë ai politikan që nuk e shikon gjindjen e tij me syrin e një bujku. Ai nuk është politikan, por një perandor i vogël, që është i suksesshëm vetëm në dëmtimin e racës së tij.
Dhe ne deri tani i kemi pasur me bollëk këto soje.Po, po me bollëk.Që Edi Rama bën mirë që flet për Kosovën, as që diskutohet.Kjo jo vetëm për ne shqiptarët në koracën e mendjes serbosllave…,por edhe serbët vetë. Qytetarët që jetojnë një dyzim civil midis ekzistencës sonë;mos pranimit apo pranimit të kësaj ekzistence…Ne ekzistojmë. Me mëkatet tona por edhe me gjëmat e tyre….Të njëjtën gjë do thosha edhe për grekët, në lidhje me Çamërinë./
Nga Ilir Levonja/Florida/
Ndofta duket paksa e vonuar kjo si temë që do trajtojë. Por preokupimet e shumta, dita e ngarkuar. Lajmet që na ulin kokën, të tjera ndodhira…, e bëjnë ditën të më tretet si kripa në ujë. Megjithatë akoma nuk po i përtyp dot këto deklarata prej Kosove se, nuk ka çfarë i duhet Kryeministrit të Shqipërisë të merret me marrëdhëniet e shqiptarëve dhe serbëve.
Dhe kjo vjen nga ministri i jashtëm i Kosovës shtet, nga një njeri që për koiçedenca jo rastësore. Kur dihet që në vitet 60-70, shqiptarët brenda dhe jashtë kufijve shtëterorë e kishin për lavdi tu vendosnin fëmijëve emrin Enver. Ashtu si vite me vonë, kur shqiptarët brenda vendit. Shtetit në dheun e amlë, iu përveshën modës së futbollistëve nga kampionet europiane e botërorë të futbollit. Ndaj sot kemi gjenerata të tëra shqiptarësh muslimanë, katolikë apo orthodoksë. Me emrat Ziko, Xhorxhinjo, Sokrates, Krujf, Neske, Maradona etj. Ndërkohë që ata shqiptarët jashtë këtij territori vërshonin tek Enveri, Noli, Isa etj. Apo emrat e qyteteve e lumenjëve. Si Berat, Shkumbin, Vjosë, Vlonë etj.
Duhet ngulur mirë në fletoret e kujtesës kjo. Thjesht që të mos u hapet punë kolosale studiuesve të etimiologjisë së emrave.
Pra është kjo arsyeja (moda e kohëve të përçartjes kolektive, kohërave pa busull) që sot kemi një batalion dekadash njerëzish, një batalion myslimanësh me emrin Sokrates, Ramadel Falkao etj.
Por le të rrimë tek tema jonë.
Ajo që, a ka të drejtë Kryeministri i Shqipërisë të flasi për Kosovën?
Po, shumë fare.
E vërteta është se politikanët shqiptarë janë dorë e tretë në hollet e kancelarive të botës. Edhe kur janë njohur, janë dalluar o për marrëzitë e tipit soji bllokon sojin. O për heroizminin e tipit soji shfaros sojin. Vetëm tek ne është prodhur kryetipi që për hatër të karrikes nuk e ka për gjë të shes edhe gjysmën e Shqipërisë. Siç edhe është rasti i beut të Durrësit, Esat Toptanit. Apo të izolojë vendin për teka dhe inate shokësh e fisnore, deri në marrëzi të tilla pse u refuzua nga një vajzë. Siç është rasti i (anti) komunistit nga Gjirokastra, Enver Hoxhës.
Së pari, sa do me inat ta kemi Edi Ramën…, është Kryeministri i shqiptarëve. Dhe ndofta nga të vetmit që në këto dekada demokracie ka prekur çështje tabu. Ato të cilat shtetarët shqiptarë të deritanishëm, i quajnë të nxehta. Shikojnë sa majtas e djathtas. Rrinë pa gjumë gjithë natën që t’i flasin apo jo? Ta përmendim Çamërinë apo jo.? Ta përmendin Kosovën? Të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni? Mal të Zi etj. Atyre në Turqi që janë asimiluar fare. Ose edhe nëse nuk janë, rrinë strukur sokakëve të Stambollit. Edhe pse kanë ngritur administrata dhe akademi, siç është rasti i familjes Frashëri.
Nuk ka më çështje të nxehta. Dhe kjo shpjegohet me ca fakte të thjeshta. Të drejtat e njeriut, qarkullimi i lirë në botën e madhe, globalizmi etj. Dështimet e politikave të deritanishme që kanë çuar në falimente ekonomike. Apo në kriza të thellla sociale shumë vende kështjella të rajonit.
Së dyti, duam apo nuk duam ne Enver djali, është shqiptarizma ajo që na ka mban në një vathë. Nëse e ke inat Edi Ramën për drogën, foli e qortoje aty. Në ato kangjellat e hequra të selisë së tij. Madje në faqet e tia sociale në Fb e Twitter. Bjeri vënçe. Zgjoje nga gjumi i shefave mëndje mbushur. I thuaj se është një betejë që nuk fitohet vetëm. Asesi. Që nuk fitohet duke i thënë popullit se fajin e kanë ata që ishin para meje në pushtet etj. Vota e popullit nuk të jepet për ankuar për paraardhësit. Por për të qeverisur.
Së treti, duket si rastësore. Por mendojë se nuk është e tillë.
Para pak ditëve në studiot telelvizive shqiptare u fol për herë të parë për bashkimin e trojeve shqiptare. E ardhmja si do jetë etj.
Ndofta të mos i mëshojmë Enverit nga Suhareka. Por egos që vuajnë politikanët shqiptarë. Ndër shekuj. Atë të interesit personal mbi kombin. Disave u është mbushur mendja se do vazhdojnë kështu. Proincër apo mbretër të fushatave elektorale. Me shtete të shqiptarësh. Duhet ta dini mirë se perandoritë janë ngrehina të përkohëshme. Eshtë vloja e popullit që për një apo dy arsye ka marrë rrugën e pashmangshme. Perandoritë e vogla do vdesin. Por lum ai politikan që ua shpejton vdekjen. Pasi sado, sido, qyshdo, shqiptarët janë faktor dhe do ta kenë shtetin e tyre. Jo atë që e mbytën me frymë frike. E që i thonë Shqipëria e madhe. Jo, jo, …
Thjesht Shqipërinë reale. Kjo nuk është çështje as Enver Hoxhës nga Gjirokastra. As e atij nga Suhareka. Eshtë çështje e vitalitetit të një race. Kësisoj nuk ka gjë, nuk ka çështje e imja apo e jotja, kur ndihet qartë. Se si aroma e racës po çel sythë të përtërirë. Mjerë ai politikan që nuk e shikon gjindjen e tij me syrin e një bujku. Ai nuk është politikan, por një perandor i vogël. Që është i suksesshëm vetëm në dëmtimin e racës së tij.
Dhe ne deri tani i kemi pasur me bollëk këto soje.
Po, po me bollëk.
Që Edi Rama bën mirë që flet për Kosovën, as që diskutohet.
Kjo jo vetëm për ne shqiptarët në koracën e mendjes serbosllave…,
por edhe serbët vetë. Qytetarët që jetojnë një dyzim civil midis ekzistencës sonë. Mos pranimit apo pranimit të kësaj ekzistence.
Ne ekzistojmë. Me mëkatet tona por edhe me gjëmat e tyre.
Të njëjtën gjë do thosha edhe për grekët, në lidhje me Çamërinë.
Grekëve që jetojnë me dyzimin e varreve në kokë. Me mos pranimin apo pranimin ekzistencës tonë. Duke i mohuar pala palës, me dhunl, me përbuzje, me gjithfarësoj politikash …, deri me duart e Zotit. Prani e njëri-tjetrit… edhe pse si nëri-si tjetri janë djegur e përvëluar nga mundja prej së keqes.
Eshtë një epokë mbetjesh politike e tillë që, kujton se karrikja është për tu mbajtur. Jo, ore jo, është thjesht, për tu ulur. Kaq…
Një Kryeminstri, një të pari të një race njerëzore, ia jep e drejta kushtetuese për të folur për racën e tij. Po kujt ia thua…
Ne shqiptarët duhet të zgjohemi. Të kuptojmë përfundimisht…, se ekzistenca e një shteti të dytë për shqiptarët. Eshtë mundësia e dhënë nga bota. Detyrë shtëpie për ne. O të dimë e të bashkohemi urtë e butë. Ose të vazhdojmë kështu, me gërr-vërret tona.
Ca turq myslimanë, ca ortodoksë grekë… e ca shqiptarë pa atdhe.
ermal gjoni says
Analize brilante e gzetarit te nderuar Ilir Levonja. Ju falenderoi nga zemra dhe ju pershendes
Me respekt
Ermal Gjoni, OH, USA
Jakov says
Ne se aludohet per nje bashkim te mundeshem midis Shqiperise dhe Kosoves -do thoja se me kete asnje nuk eshte dakord –as udheheqesit e me pareshem e as keta te sotmit .AS udheheqesit kosovar nuk e duan kete baskim –per nje numur te madh arsyesh qe te gjithe i dijme –por te perpiqesh te rregullosh mardheniet me Serbine ,per te perfituar vetem si Shqiperi ,nekurriz te Kosoves –kete nuk e pranon asnje .Te njejten gje do te thoshja per deklaratat e Metes ne Greqi –here keshtu Keto jane deklarata te politikaneve te paformuar apo atyre akrobate qe hidhen sa ne nje litar ne tjetrin..Ne se pastaj thoni e pranoni se vet politika eshte nje profesion prostitutash politike –me duhet te hesht dhe konkluzionet nxirrini vet pastaj .Atyre u shkon per shtat nje thenie proverbiale per orizin ae thote se –Prandaj me quajne oriz -sic dua e rrokullis –Ja tafto me lene rizo –opos thello to gjirizo .
fani dr says
Mr.Jakov,keni te drejt,por dhe Mr .Iliri kerkon drejtesi.
Po te gjendet qe shetetit i ka humb rruga ne oborr.
Premetime Kane qene te Mira’ por nga e thena ne te bere eshte ne mes nje Det i tere!Ka terr….
“Nuke do sillet populli neper zyra,nuk do te paguajne”.?????
Ne USA pasaporten e porosit ne computer,sherbimin mjeksor dhe nuk shkon person per t’i mare por ti sjellin ne shtepi .PA ASNJE PAGESE .
Te smurve u Japin bilet pese vjecare, karte transport, autobusi e treni falas.
Pra eshte shetet kapitalists??.
Prona, shtepi,toka Jane ne kasaforta ,askush nuk mund t’i perk a ti shohe.
Taksat apo ndryshimet I bejne specialistet dhe njoftojn pronarin
Ne Shqiperi pasi vendoset ne kadastren e fshatit apo,rrethit,zrpp.,pronari ska asnje pune me documentet..
Shteti pas 26 vitesh nuke ka stabilizuar pronen.???
Po Ku jemi ne stratosfere??,qe luhet per dite me ligje me shtesa e kern
Kea?????.
Ne documentet e pronsise mund punojn specialistet topografet,ing,agr,ekonomistet per taksat, klasat dhe njoftojne PRONARIN.
U kuptum MR.Ermal Gjoni,keto jane burokracite,qe I vene shteti shqiptar tash 26 vite akoma merret me pronate.??
Mr .Iliri ka te drejt kur thote Ulen ne Karrike,por nuke bejne gje per te miren e popullit.
Keshtu do shkoje Shqiperia me loje kungulleshkave ,
kushe e ka radhen???
Stop ndryshimeve e manipulimeve te ligjeve cdo dite.
Bashkimi kombetare, eshte slogan qe perdoret vetem per elektorat.
Pose nuke I tha Shqiperia- Serbise e Europes, kur Serbia ktheu kamionet me abetare?
Po se me fushata eshte politika.
Po se nuke u thane asgje per kufirin me Malin e Zi …keto jane marrveshje te fshehta.
Kosovar e ka Kushner kufirin due eshte pike me e nxehte qe nuke po nderhyne askush me theme ase Jo.???
Ne fund me theme dergojeni krejte material in ne gjykate nderkombetare.
Kosovar u be shenjester per kea ne te gjith Boren per luften ne parlamente e ne rouge.ka arch koha me then me thuaj shqiperi qyshe je saoté/??(perfshi dhe kosoven)????
Nik says
Ju lumte Z. Levonja! Jam ne nje mendje plotësisht.
Nik