Prof. Ergys Mertiri/
Çekia ka filluar nje gjyq penal kunder Ish-Ministrit te Brendshem, i akuzuar per vrasje ne kufi gjate kohes se komunizmit. Vratislav Vajnar, mbahet nen akuze si pergjegjes per vrasjen e tre civilëve që tentonin të arratiseshin nga Çekosllovakia per ne perendim.
Ne Shqiperi kemi me qindra te vrare e mijera te burgosur per arratisje dhe askush nuk doli para gjyqit per keto krime. Kjo nuk eshte bere edhe per ata qe u vrane pasi ligji qe denonte arratisjen u hoq ne kohen e Ramiz Alise. Perkundrazi, ndonje prej spiuneve, denoncuesve apo perndjekesve te te arratisurve do e gjesh sot ne pushtet, ne politike ose ne media, duke gezuar privilegje per sherbimet kriminale te se shkuares.
Gjithsesi, ndonese me shume vonese, disa krime po denohen neper bote dhe nje pjese e drejtesise po vihet ne vend per te qetesuar dhe shlyer ndergjegjen e shoqerise, pasi pa kete asgje te mire nuk mund te na premtoje e ardhmja. Shqiperia eshte vendi qe nuk ka bere asgje per krimet e se shkuares, nderkohe qe degjojme moraliste banale te na thone: akoma me komunizmin merreni ju?!
Kjo eshte edhe arsyeja pse Shqiperia ka mbetur ne kete degradim politik e kulturor dhe perse nuk clirohet dot nga zgjyra qe e ka mberthyer vendin prej 30 vjetesh.