*Sali Berisha: “Shullazi, me lidhjet e tij direkte me kryeministrin dhe ministrin e Brendshëm, ai de facto ishte në mënyrë absolute, nënkryetari i kësaj qeverisjeje”- “Ju bëj thirrje qytetarëve shqiptarë për sigurinë e tyre, të armatosen, të sigurojnë armë, për të mbrojtur veten, vatrat, pasuritë e tyre sepse nuk kanë asnjë siguri./
Nga Armand Mero (VOA)/Parlamenti pati sot një seancë të trazuar kur për orë të tëra debatet në sallë u përqëndruan në një shkëmbim replikash dhe akuzash mes palëve rreth emrit të Emiljano Shullazit, një personazh i njohur për aktivitete kriminale, i arrestuar pak ditë më parë me një barrë të rëndë dyshimesh për një seri veprash penale.
Prej kohësh, në mënyrë të përsëritur, opozita e ka lidhur emrin e tij me qeverinë aktuale, kryeministrin dhe ministrin e Brendshëm. Kjo ndodhi dhe sot nga deputetë të së djathtës duke kulmuar me fjalën e ish kryeministrit Sali Berisha: “Me lidhjet e tij direkte me kryeministrin dhe ministrin e Brendshëm, ai de facto ishte në mënyrë absolute, nënkryetari i kësaj qeverisjeje”
Por zoti Berisha shkoi më tej, duke provokuar reagimin e shumicës, kur tha se “ju bëj thirrje qytetarëve shqiptarë për sigurinë e tyre, të armatosen, të sigurojnë armë, për të mbrojtur veten, vatrat, pasuritë e tyre sepse nuk kanë asnjë siguri. Nëse ju o organizatë kriminale mendoni të terrorizoni opozitën dhe qytetarët me bandat tuaja, ju garantoj se opozita dhe qytetarët janë të gatshëm t’ua kthejnë ju me të njejtat mjete, dhe të mos dini ku të futeni”
Menjëherë pas deklaratës së zotit Berisha, ndërhyri ministri i Brendshëm Saimir Tahiri: “Unë nuk di si ky parlament vazhdon ende diskutimet normalisht, kur një ish kryeministër, bën thirrje publike që populli të armatoset. Dhe unë nuk besoj se ka thirrje më kriminale se sa kaq, nuk besoj se ka thirrje më antikushtetuese se sa kaq, nuk besoj se ka më djallëzi se sa kaq. Dhe unë shpresoj shumë që Prokuroria të gjejë kurajon dhe ta thërrasë, pikërisht pse është vepër penale të bësh thirrje publike për armatosje”
Jashtë sallës së parlamentit, zoti Berisha e zbuti qëndrimin e tij duke saktësuar se nevojitet një ligj për armëbajtje personale, si në Shtetet e Bashkuara, theksoi ai. E majta kërkoi më pas zyrtarisht që ndaj ish kryeministrit të merreshin masa e të pezullohej për 10 ditë nga parlamenti.
Ndaj akuzave për lidhje direkte me Shullazin ishte përgjigjur më parë kryeministri Edi Rama i cili kishte kujtuar dy raste në të kaluarën kur Shullazi sipas tij kishte prishur mitingjet e së majtës në opozitës, ndërsa për arrestimin e tij nënvizoi se “normalisht arrestimet bëhen në bashkëpunim me prokurorinë. Por në këtë rast e vërteta është pak më ndryshe. Ndalimi është bërë nga policia e cila ka nisur procedurën pa patur një denoncim konkret, por duke u nisur vetëm nga një indicje, e paprovuar. Dhe e ka ndaluar e ka kërkuar nga Prokuroria autorizimin për arrestim dhe e ka marrë autorizimin pas mensate, ndërkohë që personazhi në fjalë ka qenë në qeli”.
Ndërsa ministri i Brendshëm Tahiri nga ana e tij deklaroi: “Unë jam shumë i gatshëm. Gjeni një provë të vetme të lidhjes sime të supozuar me Shullazin apo me këdo tjetër. Ngrini një komision hetimor, verifikoni nëse ka punuar policia apo jo? Nëse është e vetme policia që ka punuar për këtë cështje apo jo? Nëse ka punuar Prokuroria apo jo? Ngrini komisionin hetimor dhe premtoni publikisht që do bashkoni votat me ne që përgjegjësi që nuk ka bërë detyrën të largohet nga detyra”.
Fjalët e zotit Tahiri mbi përgjegjësinë e mundshme në rastin Shullazi u duk se i drejtoheshin Prokurorisë, aq më tepër që kryeministri Rama kish deklaruar më parë se sipas tij, kërkesës së Policisë për përgjimin e Shullazit, Prokuroria nuk i ishte përgjigjur. Një deklaratë të cilën pak më vonë ministri i Brendshëm e cilësoi si një lapsus.
Jakov from Israel says
Maxhoranca dje ,qe e ndoqa per shume kohe diskutimin dhe replikat armiqsore ,gjeti nje gozhde per te varur xhaketen ,por e perdori ate pa tru sepse ministri i PB e di mire se i jati kondrabandist i njohur ne tregetimin e medikamenteve te skaduara italiane ,u diskreditua per nje kohe te gjate deri sa u gjet nje teme tjeter .Ajo qe tha Berisha u perdor krejt ne sens te kundert me kuptimin qe kishte fraza –Ai donte te thoshte se asnje njeri ne Shqiperi sot ne kete pusht-shtet ,nuk ka asnje fare sigurie per jeten ,prandaj u duhet ndonje arme ne shtepi .Ata ,te tjeret ,qe tjerin lesh perdite ,e komentuan ate si thirrrje per lufte civile ,per te permbysur Pusht–Shtetin.Te njeten fraze ministri i PB e perseriti mbi shtate here ,madje duke kerkuar hetim nga prokuroria .Pa kete fraze –nuk do te kishte asnje mundesi maxhoranca ,te mbrohej –Gjeten gozhden e Nastradinit dhe pa fjale ,qe e perdoren ate me efikasitet sepse PS (Pushtet e Sotme )di te dal nga situata duke perdorur diskutimet e opozites qe ne kete rast gaboi sepse la ekuivok per tu komentuar ne favor te tyre .Nje gje eshte e vertete -jasht cdo komenti –kjo qeveri ka dal nga shinat ,por ka krijuar nje blindazh te fort duke cfrytezuar qofte edhe nje shtrengim duarsh me Obamen –per te krijuar bindjen tek shqiptaret e coroditur se fundi ,qe nuk dijne se kujt ti besojne me –Doktorit apo piktorit demode’
J Rrapi says
Nuk ka dhe nuk do te kete qetesi ne Shqiperi ne se nuk do te arrihet paqja historike midid dy grupeve te medha ne shqiperi. Ne se e pelqejm Zotin Trump kur thote te verteten sado e hidhur eshte ajo atehere duhet te themi edhe ne te verteten te cilen e dim si drita e diellit.Duhet te arrihet paqja historike midis pjeses se popullit qe perfaqeson shumicen qe u lidhe me luften nacional clirimtare te ndjekur nga regjimi i ashper diktatorial qe u vendos nga Enver Hoxha dhe pjeses se popullit qe nuk u angazhua shume ne luften nacional clirimtare dhe qe u perfaqesua nga mbreti i permbysur Ahmet Zogu.Shumica qe fitoi dhe qe vendosi diktaturen me te ashper beri me shume armiqe se sa miqe.Ky sistem deshtoi, nuk deshtoi se deshtoi ne Shqiperi por deshtoi atje ku u fillua.Forcat e permbysura muaren pushtetin fale deshtimit te regjimit komunist dhe ndihemes se pa kursyer te vendeve perendimore. Me ndryshimin e regjimit ne Shqiperi nuk pati nje falje te gjere si tha ne fillim Sali Berisha jemi te gjithe bashkevuajtes te atij sistemi por filloi nje lufte klasore edhe me e eger nga ajo e komunisteve. Pushteti i Enverit te fuste ne burge kur flijse kunder tij dhe te vriste pa gjyqe, Pushteti i Sali Berishes te hiqte nga puna te hiqte buken e gojes pra ishte nje lloje si burgu ndoshta edhe me keq.(Kush e ka hequr ne kurrise)
Tani acarimet kane arritur kulmin dhe me vjen keq edhe per te huajet qe nuk i kuptojne keto gjera ose i kuptojne si dreqi por nuk u pelcet bytha fare sepse nuk u intereson fare.
Burrat duhet te gjenden ne Shqiperi dhe jane por duhet te kene zemer te madhe dhe te arrihet paqja historike midis se majtes dhe se djathtes por jo duhe i hipur ne kurrise njeri tjetrit.
Ne menyre qe te krijohet paqja historike e popullit Shqiptar ta themi si ne kohen e Skenderbeut (megjithese nuk e kemi plotesishte te qarte ne se u krijua nga deshira por nga force e Skenderbeut) duhet se pari te arrihet ne nje vendim historik qe Emeri, veprimtaria dhe figura e Enver Hoxhes dhe e Ahmet Zogut te ndalohet me ligje dhe te mos festohet as nje aktivitet qe lidhet me emerin e tyre te pakten per 100 vjete. Jam i sigurt 100 % qe ne se behet kjo atehere ne do te kemi nje bashkim te fuqishem te popullit dhe nje demokraci te kulluar. Te ndalohet me ligje dhe te denohet rend cilido qe mbjell urrejtje ne popull duke permendur emrat, komunist, enverist, ballist zogist e ku ta di une cfare epitete te tjera perdoren.
Eshte e qarte si drita e diellit cfare perfaqeson Edi Rama dhe cfare perfaqeson Sali Berisha. Fjalet qe jan per demokraci jan kur i thone bullshit. Duket shume qart qe po vazhdon te thellohet lufta midis dy grupimeve te medhaja te popullit dhe tani po behet shume me e ashper. Lufta nuk behet per ideollogji sepse nuk i pelcet me bytha njeri per kete (me falni per shprehjen) por eshte lufta ekonomike ne plan te pare. E gjithe kjo ashpersi midis dy grupeve behet vetem per pushtet ekonomik. Populli Shqiptar duhet te bej nje sakrifice te madhe te fali historine dhe te ngreje historine si gjithe shtetet e tjera. Jemi nje vend shume i vogel dhe falja midis vehtes do te na beje te jemi te medhenje. Diskutohet puna e fese qe kalojme shume mire por mos u mburrni shume sepse duhet thene qarte perse shkojme mire dhe se duhet thene hapur cfare tendenca po shihen.
J Rrapi says
Besoj se nuk do e botoni (jo se do vij shpetim nga cfare theme une) por kemi te bejme me koka shqipetari dhe asnjeri nuk levize nga pozicioni.Levizja ndoshta do te behet per kushte te pakapercyeshme dhe pastaj do thone, nuk kemi me se cfare te bejme, duhet ta bejme
ermal gjoni says
Josif,pershkruan cfare shikon dhe ndodh dhe jep disa idee utipike. Nuk behet asgje me ideologji dhe me propagande. Meqene se je ne US si dhe une, po te them se sote US nuk do te egzistonte nqs nu ishte bere ajo kushtetute qe:
1. kufizon zgjedhjen e kryetarit te qeverise vetem ne dy mandate, 2. senatoret dhe kongresmenet duhet te jene banore te distrikteve, Counteve qe te kandidojne. Ka dhe gjera te tjera por nuk po zgjatem. Kurse ne Shqiperi Kaci Islami deklaron hapur pa turp :” Une xhaketen te vare ne Ballshe dhe populli i Mallkastres do votoj per mua”.Pra o Josif djali duhen bere ndryshime ne kushtetute te eci Shqiperia, ndryshe do “lehim” porkriminelet do ta shqyejne Shqiperine sic po ndodh.