Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të mbaj ligjeratë (Virtualisht) në universitetin Harvard të hënën, 18 Maj/
Biseda do të moderohet nga Profesori i njohur i Diplomacisë dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Ambasadori Nicholas Burns. Profesori Burns ka shërbyer në qeverinë e Shteteve të Bashkuara për 27 vjet. Si Oficer i Shërbimit të Jashtëm, ai ishte Nën sekretar i Shtetit për Çështjet Politike nga 2005 deri në 2008. Ai ka drejtuar negociatat mbi Marrëveshjen Bërthamore Civile të SHBA-Indisë; një marrëveshje afatgjatë rreth ndihmës ushtarake me Izraelin; dhe ishte negociatori kryesor amerikan në programin bërthamor të Iranit. Burns ishte Ambasadori amerikan në NATO (2001-2005), Ambasadori në Greqi (1997-2001) dhe Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit (1995-1997).
Kjo ngjarje vjen në një kohë të rëndësishme duke marrë parasysh situatën aktuale në Kosovë. Kryeministri Kurti kohët e fundit foli për ndërhyrje nga i dërguari amerikan në Kosovë, Richard Grenell dhe Presidenti Trump, për rolin e tyre në rrëzimin e qeverisë në Kosovë. Gjithashtu, Kryetari i Komisionit të Dhomës për Punë të Jashtme Eliot Engel dhe Robert Menendez kanë folur kundër politikave të Trump ndaj Kosovës-Serbisë.
Biseda do të transmetohet drejtpërdrejt në kanalin YouTube të Shoqatës së Studentëve të Harvardit live në orën 12:00 të Bostonit ose 18:00 në Prishtinë. https://www.youtube.com/channel/UCSRqLkjurSsuiQcXAdxa_TA
Për më tepër, studentët, pedagogët, studiuesit dhe të ftuarit e tjerë të Harvardit do të jenë në gjendje t’i bëjnë Kryeministrit pyetje gjatë këtij aktiviteti.