• Identifikimin e të gjithë elementëve arkitektonikë të të gjitha periudhave të shpërndarënë sit, brenda fortifikimit, dhe të ripërdorura në muret e banesave. dokumentimin e tyre dhe fillimin e përgatitjes së katalogut./
NGA GËZIM LLOJDIA*/
Këshilli Kombëtar i Arkeologjisë miratoi, projektet e reja të gërmimit arkeologjik për vitin 2013,shkruhet në komunikatën e MTKRS tek ëebi i kësaj ministrie. Në zërin projekte te reja : është përfshirë qyteti ilir Amantia. Konkretisht aty shkruhet:Amantia:Probleme të urbanizimit të saj në periudhat antike.(projekt 5-vjeçar).Drejtues projekti Dr. Elio Hobdari & Jamarber Buzo.Projekti synon të eksplorojë qytetin e Amantia në të gjitha drejtimet. Në gjendjen e tanishme është e pamundur të fillohet një gërmim në shkallë të gjerë në sit. Për këtë arsye gjykohet më i dobishëm një fillim gradual i punës duke pasur parasysh edhe nevojat logjistike të projektit.
Për vitin 2013, qershor:
Do të realizohet survey brenda fortifikimit. Dy do të jenë qëllimet e kësaj pune:
• Identifikimin e të gjithë elementëve arkitektonikë të të gjitha periudhave të shpërndarë
në sit, brenda fortifikimit, dhe të ripërdorura në muret e banesave. dokumentimin e
tyre dhe fillimin e përgatitjes së katalogut.
• Identifikimin e pikave ku mund të realizohen sondazhe (të paktën një i tillë)
stratigrafike me qëllim kapjen e kronologjisë së okupimit të sitit.
• Dokumentimin e plotë të materialit arkitekturor në “Lëmin e Peçit” (tempulli dhe
bazilika). Përfundimin e katalogut të tyre.
• Pastrimin e plotë të një strukture funerare, të grabitur në antikitet, në nekropolin
verilindor dhe dokumentimin e plotë të tij (varri 3
Kthimi i vëmendjes karshi qytetit ilir Amantia përbënë një fakt që duhet vlerësuar.Amantia është një qendër arkeologjike e njohur ndër vite me monumente të rëndësishme,që paraqesin shkallën e zhvillimit të qytetit. Amantia i përket periudhës së antikitetit të mesëm. Momentet janë gjetur pas gërmimeve arkeologjike shprehin kohë ekzistencën e qytetit antik gjatë historisë së tij. Zbulimet arkeologjike në këtë qendër të lashtë ilire filluan në vitin 1949 me një ekspeditë arkeologjike e përbërë nga Hasan Ceka,Skëndër Anamali dhe Frano Prendi. Nëse ka një autor ,Amantia është frut i gërmimeve që ka kryer Skënder Anamali. Të dhënat që la Anamali, na krijuan mundësin që të botojmë librin:”Amantia-qytet i Ilirisë Jugore”, ku janë përfshirë të gjithë botimet e S.Anamalit dhe A,Meksit-bazilika palokristiane dhe H.Ceka-monetat e Amantias”.
Rëndësia e burimit arkeologjik
Monumentet në Amantia kanë një rëndësi kulturore dhe historike .Ato kanë një renditje që shkojnë nga shek VI ,para Kr.deri në shekujt I .Gërmimet do të plotësonin një kuadër më të qartësuar dhe më të plotë me material arkeologjik. Gërmimet në Amantia të kryera shumë vite me parë kanë nxjerr në dritë të dhëna, që plotësojnë shkallët e zhvillimit të qytetit në kohë-shekujt e tyre. Të dhënat arkeologjike flasin për një qytet ilir .Shembulli i të cilit janë shumë ndërtime dhe vepra monumentale. Kohë-ekzistenca e Amantias shkon përtej kufijve të 10 shekujve jetë. Arkeologët e paraqesin Amantian në ekzistencën e këtij qytetërimi në një limit kohor prej 1 mijë vjecari. Në librin e jetës së këtij qyteti është ende i pazbardhur por mendohet,se ky qytet ka jetuar brenda kufinjëve të një mijëvjeçari. Rrugëtimi i periudhave të këtij qyteti në hapësirën kohore mbetet jo i plotësuar. Qyteti i Amantias ka qenë i shtrirë në tarraca. Mbetjet arkeologjike të kësaj shtrirje janë gjetur vetëm në disa site. Jashtë mureve rrethuese gjendet siti Lëmi i Pecit ku janë tempulli dhe një kishë paleokristiane të dhënat e të cilës i ka publikuar A.Meksi.
Zona jashtë mureve rrethuese. Të dhënat flasin se qyteti antik u shtri në tarracat e sajuar rreth saj. Tarracat zbresin deri poshtë dhe shumë prej tyre janë forcuar me murre mbështetëse të fuqishme. Në këtë mënyrë Amantia kishte një pamje të veçantë
Monumentet e zbuluara
1-Stadiumi
2-murri rrethues i akropolit,porta e hyrjes juglindore dhe harku
3-tempulli dhe kisha
4-nekropoli
5-monumente dhe godina
Ku do të mund të gërmohet
Resurset arkeologjike.
a-gropa e Kovacit.
b-kalaja
c-lëmi i Pecit
d-qafa e varreve
e-qafa e pazarit
a-Gropa e Kovaçit. Shekulli i III-II para .Kr ka qenë shekulli i lulëzimit më të madh të Amantia. Kësaj kohe i përkasin ndërtimi i stadiumit, ,tempulli si dhe shumë godina dhe varre monumentale. Gërmime tek gropa e Kovacit.Të dhënat flasin se pranë stadiumit ka qenë ndërtuar edhe godina e gjimnazit. Fragmente gjenden në veri të stadiumit. Në pjesën veriperëndim të stadiumit ka fragmente murri me blloqe të mëdha guri të gdhendur. Gërimet në këtë vend do të pasurojnë monumentet gjurmët e të cilave shquhen. Por ato do të krijojnë ansamblin e parë të monumenteve tek vendi :Gropa e kovaçit”.Qëllimi është të plotësohet një ansambël monumentesh të cilat kanë ekzistuar por ato plotësojnë një hartë të plotë dhe të qartë të kësaj periudhe. Dyshohet për pozicionin e një amfiteatri. Gërmime në vendin e quajtur Gropa e Kovacit tregojnë me sy të lirë objekte të cilat janë të dukshme zgjatim i një murri. Pikërisht në këtë vend kur është bërë ndërtimi i një fushe sporti dëshmohet për objekte. Një kolonë rreth 1m e kemi mbuluar kur rikonstruktuan rrugën që të shpie në kala. Kjo rrugë ishte ndërtuar në vitet ’80.Amantia është e shtrirë në një sipërfaqe të madhe dhe gërmimet në këtë zonë do të shtoni n monumentet të cilat janë edhe premisa e parë e takimit me vizitorët. Janë kryer këto gërmime para viti ‘1990. Është gërmuar ne zonën ne hyrje te qafës se Pazarit. Janë zbuluara objektet e mëposhtme-themele ndërtese. b-2 godina përkarshi stadiumit. Qëllimi. Gërmimet në këtë zone do te plotësojnë hartën e plote objekteve qe kane ekzistuar ne vendin qe sot quhet qafa e pazarit.Arsyeja:Kjo është pika e pare e takimit te vizitoreve me qytetin antik.
b-kalaja. Quhet akropoli i qytetit. Është rreth 1.2 km nga stadiumi. ka nevojë të përfshihet nga gërmimet .Ne ketë zone kane qene godinat publike dhe ndërtesa te tjera .Qëllimi plotësimi të dhënave për vendbanimin brenda akropolit .Nuk është gërmuar për asnjë objekt qe mund te ndodhet ne zone .Arsyeja mendohet se para vitit 1990 kjo zone ka qene e populluar nga shtepit e banoreve te cilat i kane braktisur më vonë duke ndërtuar fshatin e sotëm ne zonën përmbi rrugën kryesore Vlore-Sevaster. Ende ne këtë zone aktualisht banojnë 5 familje dhe janë me banim rreth 7 ndërtesa .Banoret kane mbetur ne zonën e kalasë që nga koha kur këtu ka banuar fshati i vjetër Amantia. Në zonën e kalasë jetojnë prej vitesh 5 familje. Ekzistenca e tyre është e lidhur me fshatin e Amantia i cili ka qenë pikërisht i ngulur në këtë zonë banimi. Në 40 vitet e fundit fshati u shpërngul në kodrën përkarshi. Brenda këtij territori mbeten vetëm 5 familjet cilat janë ende problem. Familjet jetojnë në zonën e kalasë brenda mureve rrethuese të akropolit. Shpronësimi dhe largimi i 5 familjeve nga ky territor do të krijonte mundësia të mëdha për administrimin më të mirë të tij. Amantia ka pasur të fortifikuar akropolin rreth 220m.
”Pllaja e sipërme shkëmbore në pjerrësi të ndryshme të faqeve të saj i ka detyruar ndërtuesit të përshtatin muret,teknikën e ndërtimit e ndërtimit dhe drejtimin e tyre në përqasje me vendin, shkruan S.Anamali. Por akropoli ka lartësuar muret e tij pikërisht në kohën e zhvillimit qytetërimit ilir. Ky monument antik si dhe të tjera të gjetur në rrënojat e kësaj kodre është shprehje e fuqisë ekonomike,materiale të ilirëve.
c-Lëmi i Pecit.
Nga muret e akropolit distanca është 400 m. Tempulli shquhet qartazi, gurët janë të ndërtuar dhe planimetria është në sipërfaqe .Blloqe guri të gdhendur parapelpiped me përmbajtje gëlqerore. Arkeologët e tjerë në vitin 1950 në këtë shesh është bërë një lloj sondazhi për të gjetur llojin e godinave. Rezultati ishte se ndërtesë ishte tempulli. Në të vërtetët edhe sot e kësaj dite në vendin e quajtur Lëmi Pecit gjendet tempulli i Afroditës. Themelet e tempullit shquhen qartazi. Ai ishte i orientuar jugperëndim në verilindje. Ka formë katërkëndëshe. Themelet që sot janë tepër të ruajtura mirë kanë gjatësi 12.15 m,me gjerësi 6.75 m. Blloqet ,që e formojnë atë kanë këto përmasa 1.20 me 1m të gjerë .Sipas konkluzioneve të para, që nxorën arkeologët nga shenjat që shquheshin në tokë dukeshin se tempulli ka qenë i rrethuar me shtylla,por gjurmë të tjera muresh duken edhe brenda tij. Pranë tempullit gjendet edhe një kishë .Ajo ka këto përmasa 14m e gjatë, 11.5m e gjerë .Orientimi i saj është lindje perëndim. Deri para viteve ’90 ,vendi përreth tyre ka qenë i rrethuar me një garth. Nga vitet 1990-2000 të dy monumentet kanë pësuar dëmtime të ndryshme. Brenda territorit të kishës gjenden shumë dërrasa të thyera .Ka kolona të dëmtuara. Të dy monumentet janë bërë objekt grabitjesh . Ka shumë fragmente të prishura e të thyera. Duke parë këto dëmtime si dhe mundësin e ndodhjes së tyre larg mureve rrethuese u krye rrethimi i tyre .Rrethimi i këtij siti synon në mbrojtjen nga dëmtimet, vjedhjet, kullotja dhe nga faktorë të tjerë. Gjithashtu rrethimi i këtij siti krijojë mundësin që brenda tij të kryhet pastrimi dhe prerja e barërave shumëvjeçar të cilët mund të dëmtojnë objektet. Marrja e këtyre masave synuan mbrojtjen e tyre dhe kthimin e tyre në vende të vizitueshme. Rreth 10 objekte të bazilikës kryesisht pjesë të ikonostasit janë dozuar në muzeun e Apolonisë në vitin 2008.
Zbulimi i tyre do të formonte hartën e plotë të kësaj periudhe e cila identifikon zhvillimin e fuqishëm të qytetit antik. Pjesa më e madhe e varreve monumentale janë zbuluar mbetet të bëhen gërmime në afërsi të tyre. Nga muret rrethuese deri tek te ky sit ende nuk ka pasur gërmime .Kjo ndoshta duhet të jetë zona ku mund të përfshihen gërmimet pas disa vitesh. Gërmimet mund të fillojnë të kryhen duke ndjekur këtë pozicionim ,pra gërmime rreth e qark lëmit të pecit nëpër tarracat .Qëllimi është që të zbulohen dhe të nxirren në dritë banesa të kësaj periudhe që do të plotësojnë idenë se qyteti antik ishte i shtrirë jashtë mureve rrethuese nëpër tarraca duke qenë një qytet kodrinor i veçantë nga të tjerët, pikërisht se ishte i shtirë pjesa më e madhe e tij jashtë mureve rrethuese nëpër tarraca
Si u krye survey “Amantia 2008”?
”Observatori vrojtues” i arkeologjisë shqiptare ka filluar të zhbiroj në nëntokën e pasur në një nga qytet antike ilire,qendër e rëndësime Ilirisë së Jugut në Amantia. Projekti survjeim arkeologjik është projekti që ka filluar punën në qendrën e largët antike rreth 680 m nga lartësia edetit në ditët e para të muajit gusht .Projekti është një bashkëpunim i Institutit Ndërkombëtar të Arkeologjisë me Universitetin e Sinesnatit SHBA,Instituti i Arkeologjisë shqiptare dhe Parku Amantia.Në këtë projekt tepër të rëndësishëm për qytetin antik janë përfshirë arkeologë amerikanë,shqiptarë .Drejtuesja e këtij projekti Shpresa Gjongecaj, Drejtore e Institutit të arkeologjisë shprehet se survey është hapi i parë i hedhur në një qendër arkeologjik i cili kas rreth 50 vite që nuk është vëzhguar.
Krahas Gjongecaj në këtë projekt janë përfshirë arkeologët shqiptarë Ilir Gjipali,Dhimitër Çondi,Drejtori i parkut Amantia Gëzim Llojdia si dhe 2 arkeologët e huaj David Hernandez arkeolog dhe Emily Glass,arkeologe që mbron masterin.Arkeologu amerikan David Hernandez u shpreh se ky survey që do të zgjas për një periudhë 2 jave është fillimi i punës për këtë zonë arkeologjike si dhe është tepër i rëndësishëm për Shqipërinë.Shqipëria ka shumë qendra të vjetra antike,Amantia është një qytet i rëndësishëm antik. Gërmimet në këtë qytet antik kanë 50 vjet që janë kryer dhe nuk ka pasur më informacion për arkeologjinë. Ne shpresojmë që më këtë projekt të kontribuojmë për të krijuar një imazh të plotë për monumentet tij,jetën e zhvillimit si dhe ecurinë e tij.,të cilat janë të rëndësishme për arkeologjinë,turizmin,trashëgimin kulturore. Projekti konsiston në ndërtimin e hartës topografike me mjetet digjitale duke përcaktuar në ardhmëri vendin ku do të mund të gërmohet për të zbuluar atë pasuri ,që koha dhe shekujt kanë fshehur nën dheun e Amantias .Hernandez shprehet se topografia digjitale filloi nga stadiumi,vepra më e plotë më e rëndësishme dhe me e veçanta në Ballkan duke përvijuar më ë teje në Qafën e pazarit për të identifikuar objektet që mund të kenë ekzistuar në kohën e qytetërimit të mesëm ilir kur Amantia pësoi zhvillimin e madh ekonomik dhe ishte një pikë e rëndësishme strategjike përmes rrjedhjes së 2 lumenjve të cilat i kontrollonin 2 kulla vrojtuese që dominon zonën dhe kalimin për në agoranë e qytetit bëhej nëpërmjet 4 portave hyrje. Ndërkohë survey arkeologjik do të zbresi në Lëmin e Peçit ku gjenden 2 monumente të rëndësishme tempulli i Afërditës e shekullit të 3 para Krishtit dhe kisha e tipit bazilikë tre nefës e shekullit V-VI pas Krishtit. Ndërkohë survey i do të përshkojë murrin rrethues të qytetit, dhe objektet e tjera arkeologjike që janë zbuluar përpara viteve ’90. Me fillimin projekti drejtori i parqeve arkeologjike Amantia-Orikum Gëzim Llojdia shprehet se kjo është ekspedita e parë që fillon punën në Amantia pas 18 viteve haresë,duke hedhur hapin e parë dhe është ekspedita e dytë arkeologjike që kërkon paralelisht në Amantia dhe në Orikum për identifikimin e objekteve që mbanë kjo zonë e pa eksploruar prej vitesh.
*Msc.Autori ka qen Drejtor i parkut Kombëtar Amantia
Amantia- dhe qendrat e tjera ilire
NGA GEZIM LLOJDIA*/
1
E ndodhur vetëm 35 km larg nga qyteti I Vlorës në Amantia mund të shkosh për 45 minuta pas një udhëtimi me makinë. Pasi I drejtohesh lindjes dhe përshkon një sërë vargjesh kodrinorë përpara të del një kodër e lartë. Pikërisht pranë fshatit të sotëm Ploç, të rrethit të Vlorës në krahun e djathtë të lumit Shushica gjenden rrënojat e qytetit antik të Amantias, një nga qendrat arkeologjike të Shqipërisë. Qysh nga viti 2005 ajo funksionon si Park Kombëtar I hapur për turistët vendas dhe të huaj. Ndërkohë që stadiumi ku dikur zhvilloheshin garat sportive hesht duke pritur së bashku me objektet e tjera rrënoja kazmat e arkeologëve që kanë vite që nuk kanë trokitur aty.
2
Emri I këtij qyteti ka qenë shumë I lakuar prej autorëve antike. Ndër ta mund të përmendim Skylaksin I cili tek vepra e tij Lundrimi thotë se: Amantia është larg Apolonisë 320 stade. Të tjerë autorë që mund të përmenden janë Plini I cili tek libri I tij: Historia e Natyrës se pranë Nymfeut banojnë barbarët Amantë dhe Bylianë.Ptolemeu një autor tjetër tek libri I tij: “Gjeografia” na jep edhe koordinatat gjeografike të Amantias prej 44o 56’ pranë grykës së lumit Kelydnos (Shushica). Ndërkohë që tek TABULA PEUNTIGERIANA (itinerar udhëtimi romak) Amantia shënohet me shifrën romake LV, që paraqet numrin e miljeve.
Së fundi përmendim Stefan Bizantinin I cili tek vepra e tij e shekullit të VI-të:“Mbi qytetet dhe popujt” thotë se Amantia është krahinë e Ilirëve pranë Orikut dhe Korkyrës. Ndërsa guida e udhëtimeve të Hieroklit në shekullin e VI-të e përmend si një ndër tetë qytetet kryesore të Provincës Bizantine të Epirit të ri.
3
Amantia u themelua si qytet diku rreth fundit të shekullit të V-të P.K. (M.Korkuti. Vlora në rrjedhojat e kohës fq.34-39).Ajo ishte qendra e një bashkësie ekonomike, shoqërore dhe politike që njihej me termin grek Koinoni (lidhja) Amante, e cila shtrihej përgjatë luginës së Shushicës deri në Borsh në jug. Koinoni përfshinte edhe bregdetin e sotëm të Vlorës nga laguna e Nartës deri në ujin e ftohtë, ku përfshiheshin edhe qytetet e Aulonës (Triporti) dhe Kaninës (Throni). Të tjera qendra që bënin pjesë në këtë formacion ishin edhe Olimpia (Mavrova) Hajdëraj, Dukaj, Matohasanaj, Cerja, Borshi, etj. Si shumë qytete Ilire edhe Amantia kishte legjendën e saj mbi themelimin. Sipas saj të cilën e citon Pausania qyteti u themelua nga Abantët që u larguan nga Troja, pas shkatërrimit të saj.
Amantia ishte qyteti kryesor I Koinonit, qendra politike, ekonomike, shoqërore, kulturore, etj. Në të kryqëzoheshin nje rrjet I dendur rrugësh që lidhnin Apoloninë me Bylisin dhe më tej me Epirin. Të ardhurat kryesore ekonomike vinin nga blegtoria, dhe tregtimi I lëndës drusore pasi malet përreth ishin të veshur me pyje. Në vitet 260 P.K.-168 P.K. (B.Dautaj, Vlora në rrjedhat e kohës. Tirane 2001. fq.39-43), Amantia nxorri edhe monedhat e saj prej Bronxi me nënshkrimin AMANTION. Lidhjet kryesore ekonomike qyteti I kishte me Apoloninë dhe Epirin. Ndërkohë nuk dihet se si kanë qenë marrëdhëniet me Apoloninë, e cila shfrytëzonte minierën e serës së Nymfeut (Selenicës) që gjendej në territorin Amantin.
Gjatë rrjedhave të kohës Amantia përjetoi edhe pushtime e shtetit Ilir, Epirot, Maqedonas, Romak, Bizantin, etj. Mund të përmendim se gjatë viteve të luftës civile në Romë, midis Çezarit dhe Pompeut, siç e pohon vetë Çezari tek libri I tij “Lufta civile” Amantët mbajtën anën e këtij të fundit në këtë konflikt. Gjatë periudhës së dyndjeve barbare në shekujt III-V Amantia si duket nuk I shpëtoi dot barbarizmave të gotëve. Ndërkohë në librin e tij “Ndërtimet”Prokopi I Çezaresë e përmend Amantian si një nga qytetet që rindërtoi Justiniani në Provincën e Epirit të Ri. Së fundi përmendet si qendër Peshkopale në shekullin e VIII-të, më pas historia hesht për të.
Amantia kishte një sipërfaqe prej 15 ha (B.Dautaj. po aty) dhe shtrihej përgjatë një kodre e rrethuar e gjitha me mure që arrinin gjatësinë 2200 m. Për vetë kushtet e ndërtimit në një terren të tillë qyteti kishte formën e një trapezi gjatësor. Pikërisht në këtë hapësirë gjendeshin ndërtesat, tempujt, stadiumi, akropoli, teatri, etj. (N.Ceka Monumentet X. 1975, N.Ceka, qendrat e fortifikuara të Amantëve fq.47).Nga monumentet me të ruajtur në Amantia është padyshim stadiumi që padyshim është një nga treguesit e zhvillimit të qytetit. I zbuluar nga arkeologet, ai ka formë katërkëndëshi
Kjo anë e tij përbëhet prej 17 shkallaresh të gurta ku uleshin spektatorët. Nga ana Lindore (gjerësia) stadiumi kishte 8 shkallare të tjera. Hyrja në stadium bëhej nga Veriu pjesa e të cilit ishte e hapur.
4
Në librin e tij Përshkrimi I Greqisë(Ilirët dhe Iliria tek autorët antikë. Tirane 1965.fa.246) shkrimtari grek I shekullit të II-të, Pausania në pjesën e v-të, në kapitullin Elida, përmend qytetin Amant të Thronit, I cili sipas tij ndodhej pranë maleve Keraune (Llogarasë).
Në këtë pasazh Pausania përshkruan edhe një monument që qyteti I Apolonisë e kishte ngritur për nder të fitores që kishte arritur me Thronin. Ky I fundit që mendohet se mund të jetë Kanina e lashtë duhej të shihej nga Polisi I Apolonisë si një kërcënim I rrezikshëm për kontrollin e bregdetit dhe rrugëve detare. Ndoshta konflikti I zhvilluar në mesin e shekullit të III-të P.K.,ndodhi për shkak të synimit të Apolonisë për të nënshtruar Polisin e Orikut (N.Ceka. Ilirët. Fq.84), me qëllim që të kontrollonte guroret e tij që ndodheshin në të dyja anët e Karaburunit. Sot shumica e arkeologëve pranojnë se Throni antik nuk është veçse Kanina e sotme, duke ju larguar hipotezës se ky qytet ndodhej në kepin e Triportit. Nëpërmjet Thronit dhe Aulonës Amantët kryenin komunikimin me detin duke u lidhur me botën Ilire, Italike, Greke dhe Mesdhetare.
Qytet tjetër I Koinonit Amant ishte Olympe, rrënojat e të cilës ndodhen në fshatin e sotëm Mavrovë në anën e djathtë të lumit Shushica (Monumentet X 1975. N.Ceka qendrat e fortifikuara të Amantias).
Olympe shtrihej mbi një kodër me një sipërfaqe prej 13 ha, dhe ishte qytet I paisur edhe me Akropol. Por ndryshe nga Amantia organizimi politik I së cilës ishte sipas Koinonit Grek, Olimpe I kishte organizuar institucionet e saj sipas modelit Epirot. Në krye të qytetit ishte nëpunësi më I lartë ekzekutiv I njohur me emrin Politarkes. Ai ndihmohej nga një kolegj nëpunësish të quajtur Synarkontë si dhe nga Gramateusi (sekretari). Emrin Olympe, qyteti mendohet se e mori nga vajza e Mbretit Pirro, Olimpia. Këtë variant e hodhi për herë të parë arkeologu Hasan Ceka, Olympe u identifikua nga arkeologu Burhan Dautaj, I cili gjatë gërmimeve të zhvilluara në vitet 1960 gjeti tetë monedha me mbishkrimin OLYMPIASTAN.
Zhvillimin më të madh Olympe e arriti në vitet 229-148 P.K. me nxjerrjen e monedhave, të cilat përdoreshin vetëm brenda ekonomisë së këtij qyteti. Ato kishin simbole të ngjashme me monedhat e Apolonisë, Amantias dhe Bylisit.
Interesant është fakti se autorët antikë heshtin për praninë e këtij qyteti, I cili ndeshet vetëm tek Stefan Bizantini që e përmend tek vepra e ti: “Mbi qytetet dhe popujt”. Cerja dhe Hadëraj ishin dy qyteza-fortesa të cilat kishin funksion strategjik për të kontrolluar lëvizjet që bëheshin përgjatë rrugës së Koinonit Amantin.
*Master.Anetar i Akademise Evropiane te Arteve