• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Anton Çefa në Sofrën e Diellit:”VALENTINIANE”…

February 11, 2017 by dgreca

Valentiniane/ 4anton-cefa NGA ANTON ÇEFA/                                                                             

1-Trokitje drite/

Kjo asht dhoma/

Ku u fute nji ditë në jetën time/

Me do trokitje drite./

M’qe ngri mendimi n’ballë/

E fjala n’buzë./

Emni yt/

Dritë që troket/

Deri në të sosun të stinëve./

2- Etja për nji delir të blertë

Kur në qiell të andrrës sime prek/

Me duer të brishta,/

Zgjohen vegime të ylberta mallesh./

Engjuj me brerore drite zbresin/

Mbi meloditë e dhimbjes/

Qi s’ ka të sosun./

E duer akordesh të çuditshme

Ndalojnë flutrim’n  e kohës.

Etja më merr për nji delir të blertë.

3- I tejdukshëm

I tejdukshëm shikimi yt

Kah rrëzon nji kand ndriçimi

Të dhimbjes sonë

Përskaj nji kohe që kaluem dikur.

I tejdukshëm dishiri im

E duert e tua të zbehta

Qi dridhen si flakëz qiri.

E tejdukshme kjo dhomë e zbrazët

E fjala

E fryma

E shpirtnat tonë të tejdukshëm

4-Mall i dikurshëm

Mall i dikurshëm,

Si hini i nji stine të djegun

Në krahanuer.

Kur të trazoj

Me nji mashë të fortë kujtimi

Ti rishtas djeg

Delir qi s’shuhet kurr.

5-Te dera e jetës të kam pritur

Ndër ninëza agimesh

vezullon universi i blertë i jetës.

Atje te dera e saj

të kam pritur,

Evë e Afërditë !

Shpirt prej arome trëndafili,

trup prej tuli bore t’ përndezur,

më ke pritur,

Evë e Afërditë !

Te dera ku brenga e mallit rri zgjuar

e ernat përkëdhelin gjijtë e andjes njerëzore,

jemi takuar,

njerëzorja Evë,

hyjnorja  Afërditë !

6-Çdo gja asht shpirt

Çdo gja asht shpirt,

dashuria ime !

Shkëlqen shpirti në syrin tënd

e pikon

me lotin qi rrëshqet prej qepalle.

Tulipani në buzët e çelura,

hiret joshëse të trupit alabaster,

lutja e duarve të shtrira drejt meje

janë shpirtra të dehura nga malli,

dashuria ime.

Afërditën e lindi

shpirti shkumëzues i detit,

dashuria ime !

7-Brymë e borë

A je brymë, moj, a je borë ?

Mall i brishtë e brengë e bardhë

Brishtësi me pah prej bryme

Bardhësi me zdritje bore

Brymë e borë

Ti bukuria!

 8-Prania jote

Prania jote –

zjarm i kallun në ditë-netët e mia –

i shuen sensin kohës.

Koha nuk ka ma emen

e dita e nata kuptim.

Prania jote

hapsinës i jep formën e nji vendi

ku jemi vetëm ne të dy.

Lumturinë kot e kërkojmë jashtë nesh.

E jetojmë kur përqafimet tona

treten në damarë ekstaze ,

atëherë  kur na humbë vështrimi i sendeve,

kur nuk ndigjojmë as britma

as zane që shprehin lutje

e as dëshira ,

kur nuk ndigjojmë as heshtjen.

8-Ti . . .

Ti që në dekorin e dhimbjes sime,

me duer të brishta,

vizaton fytyrën tande

si padashur,

ti që në brigjet e andrrës sime

hedh nji klithmë pulbardhe,

si pa u kujtuar,

ti që me kurmin tand t’përflakur

përndez delire në damarët e mi,

si pa u menduar,

je vetë dashuria

e unë jehonë e saj.

10-Dashuria jote

Dashuria jote ,

Fytyrë dhimbjeje në gurin e zemres ,

profil gëzimi në valët e lumit.

Sa ma shum qi gurin e lan vala ,

aq ma tepër dhimbja po shkëlqen.

 

11-Hipotetike

Nëse për me kuptue jetën

më duhet dhimbja,

nëse për me kuptue dhimbjen

më duhet dashuria,

nëse për me kuptue dashurinë

më duhesh ti,

atëherë ti je

dashuria, dhimbja, jeta.

12- Gjethet e ullinit

 Gjethet e ullinit percjellin puhiza

valësh ere

e vezullime drite të mengjestë

si sytë e tu kur rrëshqitas bien mbi mue

e më trazojnë.

13-Pa lamtumirë e udhembarë

Pa lamtumirë e udhembarë,

u ndamë.

Nuk do të mbështesish ma

mbi supet e mia

ngushllimin tand.

Nuk do të ndezish ma

qirat mbi tryezën e ngrohtë

të zemrave tona.

Nuk do të bredhish ma

kambëzbathun

relievit të shastisun të jermit tim.

Nuk do të mallëngjehesh ma

për nji fjalë goje.

Do të jesh vetëm jehonë e largët

që nuk i kthehet burimit të zanit.

14-Je nji trendafil

 Je nji trendafil

Qi ke mbi në zagnat e gjakut tim

Si nji varg i Sadiut.

Me gojën e të etshmit pij ujë

Në blerimin e gjethnajës tande

E kurr s’e shuej etjen.

Zogjt e fjalës sime

Të dejun aromash

Melodinë e dhimbjes

Çurlikojnë ndër gemat tuej

Pa iu lodhun gushat njiherë.

Përjetësisht e përndezun

Rrezëllima e ninëzave të jermit tim

Pahitet mbi petlat ngjyralle

Të gonxheve tua n’shpërthim.

Të preku me dorën e mallit

E më duket se deri në palcin e brengës

Më therin gjembat tuej.

 

15-Prehje

Po prehem në kolltukun e zvërdhamë

Të mungesës sate.

Hije e dridhshme lamtumire

E varun diku në gjysmë errësinën e dhomës,

Ikja jote.

Aroma e trupit tand erë mersine,

Riti i lashtë i puthjeve qi  s’e tret koha,

Moria e fjalëve pa mbarim

E gjurmët e kambëve lakuriqe

Mbi qylymin e blertë të kujtesës

Prehen me mue

Në kolltukun e zvërdhamë të mungesës sate.

Ma e dhimbshme ikja jote

Në pohimin e vështirë:

Çdo gja në këtë jetë asht ikje.

16-E pakapshme

    (një kokete)

 E pakapshme,

Delir që flirton me veten

E vetes i mungon.

Të knaqë prania e shikimeve lakmuese

Qi vuejnë bardhësinë verbuese

E lakimet e epuna të shtatit tand të hajthëm.

Nji gjysmë buzëqeshje çelun n’ironi

Të ngjitet deri në ballë, ndër sy,

Të zbret kudo, në gji, ma poshtë,

Deri ndër gishta t’ kambve.

E pakapshme,

Delir që flirton me veten

E vetes i mungon.

 

Filed Under: LETERSI, Sofra Poetike Tagged With: "VALENTINIANE", Anton Çefa në Sofrën e Diellit:

Artikujt e fundit

  • TEPËR VONË DHE SHUMË PAK, TË NDERUAR AMBASADORË PERËNDIMORË NË TIRANË
  • DRINIT PLAK PO I MARRIN FRYMEN
  • PROF. MUHARREM DRAGOVOJA IN MEMORIAM
  • NJË YLL MË SHUMË
  • RINOR GASHI  NJË  BOKSIER I RI, NË ARTIN MARCIAL MMA, QË SYNON TË ARRIJ MAJAT E FITORES ME ZEMËR SHQIPTARI
  • PUTINI A DO T’A KETË LEXUAR HERODOTIN?
  • VISAR ZHITI LAUREAT I ÇMIMIT TE MADH NE FESTIVALIN BOTËROR TË POEZISË “MIHAI EMINESCU”
  • DE OMNIBUS DUBITANDUM / POEZI NGA ALFONS GRISHAJ
  • 100 VJETORI I MARRËDHËNIEVE SHQIPTARO-AMERIKANE, VATRA ORGANIZON SIMPOZIUM SHKENCOR MË 28 KORRIK 2022
  • Një copë qielli midis Meksikës dhe Kosovës
  • NJË PYETJE (NEVE) PËR QËNDRESËN
  • Meet a NYCHA Construction Partner: STV  
  • KUVENDI  I  GREÇES , KRYEKUVENDI  KU MORI  JETË PROGRAMI  POLITIK I PAVARESISË  SË SHQIPERISË…
  • GAZETA E VETME SHQIPE E KOSOVËS “BUJKU” E 23 QERSHOR 1991: XHEJMS BEJKERI NË SHQIPËRI: JU JENI ME NE, NE JEMI ME JU – SHQIPTARËT I SHFAQËN MIQËSI TË MADHE AMERIKËS
  • Mirënjohje dhe vlerësim

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari Albin Kurti alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fadil Lushi Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT