• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Bill de Blasio:Tolerancën zero ndaj kercenimeve dhe ekstremizmit!

December 12, 2016 by dgreca

De Blasio dhe drejtuesit e policisë së Nju Jorkut morën pjesë në festimin e ditëlindjes së Profetit Muhamed a.s, ne Qendren Kulturore Islame shqiptare ne Staten Island, NY/1-deblaiso-ok
Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut Bill de Blasio flet në Qendrën Kulturore Islamike Shqiptare, për sulmet ndaj myslimanve në qytet -premtuar pasojat për ata që kryejnë krime me paragjykim/
Nga Beqir SINA – New York/3-de-blasio3
STATEN ISLAND, N.Y- Një vizitë nga kryetari i Bashkisë së qytetit të Nju Jorkut, Bill de Blasio në Qendrën Islamike Shqiptare Kulturore (AICC) të dielën, është pritur mirë nga komuniteti musliman në këtë pjesë të qytetit, pas ngjarjeve që ndodhën ditët e fundit, – ato të sulmeve ndaj pjestarëve të komunitetit musliman.
Për këtë qëllim De Blasio, zgjodhi këtë viztë që të flasë natën e së dielës në xhamin shqiptare, në Victory Boulevard në Tompkinsville, Saten Island, kur ai ishte pjesë e festimit të ditëlindjes së Profetit Muhamedit a.s.
unnamed“Çdo kërcënim, apo gjuha e urrejtjes ose dhunës, do të ballafaqohen me tolerancën zero… dhe do të ketë pasoja për të gjithë ata që shkelin ligjet tona ose nëse kryejn një krim të njëanshëm”, tha de Blasio, gjatë fjalës së tij në këtë xhami e cila ishte e mbushur plot me besimtar mysliman.Në mesin e të pranishmëve për të dëgjuar fjalën e kryetarit të bashkisë ishin dhe Imamët e kësaj qendre, si dhe Imam Tahir Kukaj  jeta e të cilit u kërcënua në Tompkinsville, disa muaj më parë, dhe një 12-vjeçarë, i cili ka thënë se nuk mund të ndryshojë fenë e tij, sepse është kërcënuar.
2-policiaImam Tahir Kukiqi, lider i komunitetit i cili ishte viktimë e një krimi të urrejtjes, u ul pranë kryetarit dhe përshëndeti atë personalisht. Jeta e tij u kërcënua në qershor nga një njeri jashtë xhamisë para një turme njerëzish.
De Blasio gjatë fjalës së tij duke iu referuar incidentit në këtë xhami, gjatë fjalës së tij, vuri në pah se kryesi i atij kërcënimi është arrestuar.
Vetë Dr. Kukaj, ka  folur më pas për frikën e anëtarëve AICC në muajt e fundit.”Kohët e fundit, pas kësaj retorike që është shfaqur disa her, edhe fëmijët filluan të ndiejnë se ka diçka të gabuar me të qenit mysliman, në këtë qytet” tha Kukaj. “Sulmet ndaj myslimanëve kanë përfshirë NYC, dhe janë bërë më shpesh dhe shumë e rrezikshme”,tha ai.
De Blasio, gjithashtu duke iu referuar një konferencë të kohëve të fundit për shtyp me oficerët NYPD, tregojë edhe për rastin kur “Një oficere policie e mbuluar me shami, vetëm se ishte myslimane ishte kërcënuar në Brooklyn, dhe kërkojë nga ajo të kthehet në vendin e saj të punës”.
Familja e një besimtareje të vogël Selma Vela nga Queensi, tha se ata ndihen më të sigurt në qytetin e Nju Jorkut, se sa në qytete të tjera, për shkak të oficerëve NYPD, ku në rradhët e unifromave blu, këtu shërbejnë më shumë se 900 oficerë policie të cilët janë musliman.
“Ne nuk mund të bëjmë asgjë për të ndryshuar fenë tonë”, ka thënë 12-vjeçaria Selma Vela.
Në mbyllje të fjalës së tij, de Blasio ka ofruar një mësim mbi historinë e SHBA-së.
“Njerëzit ardhur këtu tha ai janë të të gjitha besimeve të ndryshme, duke ikur persekutimit, dhe duke kërkuar liri … dhe ushtrimin e lirë të fesë së tyre”, tha ai.
Qendra Islame Kulturore Shqiptare, festoj  ditëlindjen e Pejgamberit Muhamed ( as) dhe këtë celebrim  madhështore e bëri shumë të rëndësishëm pjesmarrja e Majorit  të Neë York City, i nderuari Bill DeBlasio, i cili është mirëpritur mjaft ngrohtë nga antarët e Qendrës Islame Kulturore Shqiptare. 
 Dy nxënes nga  Miraj Islamic School – Saline Bedrolli ( 6 Grade) dhe Adem Kukaj ( 5 Grade) i uruan Major Bill DeBlasio mirëseardhje me një bukë lule, simbas ritit mysliman.
Major Bill DeBlasio,  më pas i shoqëruar nga drjetuesit e kësaj qëndre vizitoj edhe Shkollën Islame Shqiptare, e cila është e vetmja shkollë Shqiptare e rregullt në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përfshirë në sistemin arsimorë amerikan , ku ai është njohur për së afërmi me aktivitetet e Qëndrës dhe me të arriturat e shkollës Islame Miraxh. 
Më pastaj DeBlasio, mori pjesë në ceremonin fetare në Xhamin shqiptare, e cila është edhe Xhamia Shqiptare ne Staten island, një ndër Xhamiat më të mëdha në shtetin e Neë Yorkut.
Në fillim Major DeBlasio, u takua se pari me antarët e këshillit të Qendrës Islame Kulturore Shqiptare,  me ç’rast u njoftua me punën dhe aktivitetet si dhe me planet dhe objektivat e Qëndrës. 
Dr. Zurkani Vardar, presidenti i kësaj qendre, i dhuroj Kryebashkiakut të Nju Jorkut, zotit DeBlasio, një dhurat të çmuar, një kopje nga Kur’ani, fisnik,  në gjuhën angleze me ç’rast kryetari i Bashkisë – DeBlasio, tha se kjo është një ndër dhhuratat më të çmuara, teksa faleminderit mikëpritësit.
Ceremonia fetare filloj me leximin nga Kur’ani Madhështore,  nga studentët e kësaj qëndre,  me në krye Abdurrahim Vardarin. 
Fjalimin e rastit dhe mirëseardhjen  kryetarit të bashkisë dhe disa autoriteteve të larta të qytetit, përfshirë edhe drejtuesit e policisë, ua drejtojë Dr. Zurkani Vardari, Presidenti i Qëndrës Islame Kulturore Shqiptare. 
Dr. Vardari, i cili pas fjalës së mirëseardhjes, së kryetarit të Bashkisë së Nju Jorkut, urojë atë për suksese të metutjeshme në qeverisjen shembullore.
Më pasë Dr. Vardari, u përqëndrua në vyrtytet e larta të Pejgamberit Muhamed as.: “Mission i Pejgamberit Muhammed ishte mëshirë, paqe dhe dashuri”, tha ai duke shtuar se: “Këto, cilësi janë përgjegjje ndaj sfidave që bota sot ballafaqohet me to”. 
Kurse, Dr. Tahir Kukaj, i prezentoj Kryetarit të Bashkisë të arriturat fetare, akademike, sociale dhe profesionale të Qëndrës Islame Kulturore Shqiptare dhe të Shkollës Islame Miraxh.
Nga ana e tij zoti DeBlasio uroj pjesëmarresit festën fetare të Mevludit të Pejgamberit, teksa përgëzoj lidershipin e AICC për rolin konstruktive ne qytetin e Neë Yorkut, duke vlersuar me këtë rast lartë edhe rolin e lidershipit të kësaj qëndre, sidomos atë të Dr. Tahir Kukaj, në qytetin e Nju Jorkut, i cili është njëhereshit  antar i këshillit konsultativ të Kryetarit të Bshkisë së qytetit të Nju Jorkut për lidhjet ndërfetare.
Në fjalimin e tij Kryetari i Bashkisë së qytetit të Nju Jorkut, i siguroj të gjithë Muslimanët e këtij qyteti, se liria fetare është e shenjtë dhe ne, tha ai në Nju Jork, nuk do të tolerojm urrejtjen dhe fobinë anti-islame” 
Neë Yorku, tha DeBlasio, është një qytet ku shëmbullon më së miri bashkëjetesa fetare, racore dhe nacionale”. 
Ndërkaq, përfaqëuesi i Konsullatës së Përgjithshme të Kosovës, në Nju Jork, Konsulli Fatmir Zajmi i cili përshendeti këtë event të rëndësishëm, vleresoi lartë kontributin e drejtuesve të kësaj qendre fetare per komunitetin shqiptarë dhe qytetarëve  te Staten Island në përgjithsi.  
Konsulli Zajmi, theksoi se Qendra në Staten Island reflekton tolerancën fetare shqiptare,  e cila koincidon me vlerat Amerikane  dhe karakterin tradicional  të lirisë fetare te qytetiti të Nju Jorkut.
Ndërkohë, shtoi ai :”Duke vleresuar angazhimin e Dr. Kukaj, Dr. Vardarit, dhe Bedrolli, kohë më parë  në këtë qendër është festuar edhe solidariteti  i Shqiptarëve me Hebrejt, gjate Luftës së Dytë Botërore, mbrojta dhe shpëtimi që u bën shqiptarët hebrenjëve në Shqipëri e Kosovë,  miqësia Shqiptaro – Hebraike, kurse në shtator të këtij  viti, kur Shqiptarët dhe mbarë bota kanë festuar shenjtërimin e Nënë Terezes – Shën Terezes, edhe kjo qender ishte pjesëmarrëse dhe e shënoi këtë ditë, me çka vertetohet bashkëjetesa shëmbullore fetare e rrenjosur thellë në qenjen shqiptare. “
Vlen të theksohet se celebrimi i Mevludit të Pejgamberit (as), është përcjellur nga media lokale në Staten island gazeta më e madhe në këtë ishull – “Staten Island Advance”,  e përditëshmja njujorkeze “Daily News,” kanali televizivë Neë York1, kanal televizë  Pixell, TV21 me Halil Mula.

Filed Under: Histori Tagged With: Beqir Sina, Bill de Blasio, Brooklyn, ne Qendren Islame, shqiptare

Dibranët, e ndezën atmosferën me rastin e ditës së Flamurit, në Nju Jork

November 28, 2016 by dgreca

1-dibranet1-dibranet-2Nga Beqir Sina/SATEN ISLAND NYC : Bashkatdhetarët tanë nga Dibra e madhe, festuan mbrëmë 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë, festën kombëtare, në një atmosferë mjaft impresionues – e mbushur ajo për plot me, simbole, flamuj shqiptar e amerikan, e hijeshuar atë me të gjitha ngjyrat e simboleve tona kombëtare,

Darka festive e dibranëve u mbajt me 26 Nëntor, në një nga lagjet më të banuarat nga shqiptarët ata të emigruar vite më parë dhe dekadat e fundit, prej Dibrës së Madhe, ishullin njujorkez Staten Island, në lokalin e njohur “Vanderbild”.

Në këtë festë të flamurit, ishin tubuar më shumë se 450 bashkatdhetarë , me familjet e tyre, ku veçohen të rijnë e të reja dibrane, që u bën bashkë t’a përkujtojnë dhe festojnë ashtu të përbashkuar 28 Nëntorin, festën tonë më të madhe dhe më të rëndësishme kombëtare, e kremtuar kjo për 104 vjet në diasporën shqiptare.

Duke përkujtuar me këtë rast edhe ditën e shënuar,  28 Nëntorin e vitit 1912, kur Plaku i urtë e i mençur Ismail Bej Qemail, e ngriti flamurin e kuq e zi me shkabën me dy krena në Vlorën heroike, duke shpallur kështu 104 vjet me parë pavarësinë e Shqipërisë dhe realizmin e ëndrrës shekullore të shqiptarëve, shkëputjen e saj nga Perandoria Osmane.

Mbrëmja e madhe festive, e komunitetit dibran u udhëhoqe nga anëtari Shoqatës Atdhetare Dibrane, baritoni i talentuar dibran Bledar Maqellara, e moderuar kjo nga anëtarët e kryesisë së kësaj shoqate, e cila kishte bërë një pune të madhe dhe të lavdërueshme, për realizmin me sukses të kësaj feste, që si u shprehen pjesëmarrësit “I kishte marrë malli të shifnin një festë të tillë nga dibranët që e kanë traditë në komunitet”.

Kjo veprimtari u hap me një profermancë përshëndetëse të bukur, të një grupi fëmijësh të veshur kuq e zi, nga Shkolla Alba-Life, me drejtues zotin Qemal Zylo , dhe zonjën Kozeta Zylo,  të cilët, si tha njëri prej fëmijëve, që po e prezantonte, këtë preformancë, se :” Ata, kishin ardhur nën kujdesin e dy drejtuesve të tyre, të cilëve edhe ju falënderuan, që të festonin së bashku, me prindërit e tyre, drejtuesit dhe mësueset  dhe së bashku me dibranët –  28 Nëntorin 1912  Shpalljen e Pavarësisë, dhe 29 Nëntorin 1944 çlirimin e Shqipërisë”.

Pas koncertit të bukur fëmijëve të shkollës Alba life, nën drejtimin e drejtorit të kësaj shkolle z. Qemal Zylo, dhe mësimdhënësve të saj, u këndua Himni kombëtarë, i te dy vendeve tona, ai SHBA i kënduar nga Valentina Papraniku dhe Himni i Shqipërisë, i kënduar nga baritoni Bledar Maqellara.

Më pastaj me një minutë duke qëndruar në heshtje, në shenjë respekti, është bërë nderimi i të gjithë, heronjve e dëshmorëve, që ranë për çështjen shqiptare.

Kryetari i Shoqatës Atdhetare Dibra, Dashnor (Danny) Miftari mbajti në emër të shoqatës, që ai drejton, një fjalim përshëndetës me rastin e 104 Vjetorit të Ditës së Flamurit.

Duke ju drejtuar pjesëmarrësve me urimet më të mira për ata dhe familjet e tyre, në emër të tij,  bordit drejtues po ashtu, e SHAD-it, kreu i dibranëve Dashi Miftari,  tha :”Urime festa, dita më e rëndësishme e kombit tonë , Dita e Flamurit 28 Nëntori 1912 , 28 Nëntorin e vitit 1912, kur Plaku i urtë e i mençur Ismail Bej Qemail, e ngriti flamurin e kuq e zi me shkabën me dy krena në Vlorën heroike, duke shpallur kështu 104 vjet me parë pavarësinë e Shqipërisë dhe realizmin e ëndrrës shekullore të shqiptarëve,- Atë flamur shtoi ai që me gjenerata është luftuar dhe derdhur gjak, për ta mbajtur kaq të krenar dhe sot e kësaj dite të valëvitet në çdo vend ku ka shqiptar”.

Me rastin e kësaj feste vazhdoi kreu i dibranëve, në Nju Jork, me qe jemi mbledhur  për të festuar Ditën e Flamurit, ne si shoqate “do të punojmë dhe përpiqemi gjithmonë të ndrisim dhe vlerësojmë të gjithë ato personazhe Dibrane, qe kanë bërë impakt në komunitetin tonë, pikërisht për këtë Flamur që ne festojmë, së bashku,” dhe kemi nderin më të madh që po ashtu sonte për të nderuar dy familjet Dibrane, ajo Egriu dhe Begu, të cilët kur atdheu dhe kombi ishte në rrezik, dhe kishin nevojë ata ju përgjigjen thirrjes për ti dalë ballë në mbrojtje këtij Flamuri , dhe vendit të tyre,”

U tha se Shoqata Atdhetare Dibra në Amerikë, ka ditur t’i nderojë dhe respektojë gjithmonë bijtë e saj, andaj ishte ky një rast i mirë, thanë ata për të nderuar në këtë 104 Vjetor, Ditës së Flamurit, me një pllakat mirënjohje akorduar nga Shoqata, edhe të dy bijve të saj, që kanë sakrifikuar, kur e kërkonte nevoja për çlirimin e Kosovës, lirinë e saj , luftën në Maqedoni dhe Luginën e Preshevës, dy ish luftëtarët e Batalionit Atlantiku, inkuadruar në rradhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ish ushtari i UÇK-së, Naxhi Egriu dhe Fatmir Abdulla – Begu.

Mirënjohjet në emër të familjeve të tyre , ata i pranuan me përkulje dhe respekt të madh, duke i dhuruar shoqatës Dibra, edhe ata nga një pllakat me Emblemën e njohur të UÇK-ës, dhe një skulpturë simbolike prej metali, ku ishte vendosur në xham,: një shqiponjë, e cila mbi dy kokat e saj mbante dy flamuj, atë të SHBA, dhe Shqipërisë, e para dhënë nga i biri i të ndjerit Fatmir  Abdulla – Begu, dhe tjetra, nga vëllai i Naxhi Igriut, ish kandidati për kongresmen Emin Igriu, cili mbajti edhe një fjalim emocional duke thënë :”Dibranët dinë të nderojnë dhe krenohen me bijt e tyre, gjatë gjithë historisë së tyre”.

Ndërsa, duke kremtuar po ashtu edhe 20- vjetorin e themelimit dhe krijimit të SHAD-it, u nderuan me pllakën e Mirënjohjes, për punën dhe kontributin e tyre, të dhënë në drejtimin e kësaj shoqate, që pa dyshim ata kan punuar dhe janë përpjekur vullnetarisht të punojnë për komunitetin dibran, të gjithë ish-kryetaret e Shoqatës Atdhetare Dibra në SHBA, prej krijimit të saj.

Një vend i veçantë në këtë festë iu dha edhe iniciativës së Shoqatës Atdhetare Dibra, kryesisë së saj, të rinjve e të rejave, dibran me në krye udhëheqësin e saj Dashi Miftari, atë regjistrimit të dibranëve në Amerikë, për të formuar një komunitetet lobues në Ishullin e Staten Island, që do të ishte i pari në komunitetin shqiptarë, në të gjithë SHBA

Ndërsa , ata që e “ndezën” me të vërtet atmosferën festive dhe e rritën gëzimin e pjesëmarrësve , duke krijuar një atmosferë të madhe gëzimi e festimi, patjetër që ishin muzika , muzikantët dhe këngëtarët : Grupi Fisnikët nga New Yorku, me  yjet e estradës shqiptare, këngëtarët e mirënjohur Dritan Jashari, Evzi Kaja , Agron Maqellarës, Morina, si dhe sopranoja Dëshira Ahmeti – Kerliu, dhe kitaristi i njohur dibran Arian Kerliu.

Filed Under: Komunitet Tagged With: 28 NENTORIN!, Beqir Sina, Dibranet festuan

“Samit i Diasporës, Emigrantëve, apo i Edi Ramës” !

November 22, 2016 by dgreca

1-beqir-sinaNga Beqir SINA/
NEW YORK : Po flitet shumë këto ditë për Diasporën. Dhe, asnjëher më shumë se kësaj radhe. Dhe, për mendimin tim, me të drejt flitet, se për herë të parë mbahej një Samit,i ëndërruar dhe i shumë pritur, por i ashtuquajtur për Diasporën. Samit, tani ky, që ka përfunduar dhe mendojë se duhet pranuar “ se nuk ishte me të vërtet për Diasporën,” . 
Por, ky ishte një dështim i radhës, simbas meje, ose një Samit, si tha dhe nikoqiri i tij, Rama, “ Një ide e Lindës – që Kryeministri i ishte trembur, për nga pjesmarrja se mos dështonte, por që ishte në të vërtet, një sukses – sipas asaj që ky Samit, ia arriti të mbledh – kaq shumë shqiptarë – në Tiranë, 1000 vetë, nga të gjitha vendet ku jetojnë, 40 vende”. 
Edi Rama, Kryeministri i vendit, i njohur, dhe ai që do të shkruhet edhe në histori si “Kryeministri i Batautave,”, nuk i shpëtojë, pra nuk hezitojë, edhe kësaj radhe, qoftë edhe për një ditë – në hapjen e “Samitit të Diasporës”, pa përdoruar batutat e tij – që janë janë me shumicë, të tepruara, dhe vetëm “budallaliqet”, e tij, aqsa ndonjëher edhe pa lidhje, me ato që thotë ai.
Rama, në fjalën e tij në këtë Samit, para atyre 1000 të ftuarve, mendoj se nuk e dinte  që më shumë se gjysma e atyre, që kish shkuar atje, “nuk e kan atë aftësi të kuptojnë batutat e Kryeministrit Rama, qoftë për atë se nuk e dinë mirë shqipen,( perfshire dhe mysafirine kryesor asamblesitin Mark Gjonaj, nga Nju Jorku) por, edhe sepse një pjesë e tyre, janë të rritur dhe edukuar me tjetër, edukat në komunikimin e tyre me politikanët e huaj – ku sot ata jetojnë e punojnë, prej vitesh në diasporë”.
 Kryeministri Rama, si nikoqiri i këtij Samiti, në fjalimin e tij hapës, shpesh herë e ktheu fjalimin e tij,  tamam si ato debatet e çdo të ejte në Parlamentin Shqiptarë, ose si ato bashkëbisedimet e tipit Town-Hall të Ramës, kur ai mbledh qytetarët dhe fshatarët, në “mbledhjet e Kooperativës’, lagjeve e tjera, dhe u ndanë ato “Tapitë”, ku bashkë me çertifikatën e pronësisë, hallexhinjët, duhet të marrin edhe “batutat”, ironike të Ramës.
Mirëpo, tani, ngaqë Rama, ashtu është mësuar, besojë as që i ka shkuar ndërmend , me atë fodullëkun e vetë, që e karaterizon, atë, dhe ashtu si i ngatërron gjërat, ai vetë, kam parsyshë atë takimin si javën e fundit në Nju Jork, me ekspozitën, e tij personale, ku zotin Rama, edhe “njërëzit e tij” pra nga emigrantët e dy dekadave të fundit, ata të majtët, ku ai beson se i ka të tijtë, e bënë, Edi Ramën, për “ujë të ftohët” i themi ne Shqiptarët. Aqsa, ai nuk e dinte së kë kishte përballë, kësaj radhe, pavarësisht, se pjesën më të madhe të tyre, ai i kishte seleksionuar mirë – me anë të njerëzve të tij – që “punojnë’” për Edi Ramën, këtu në Amerikë.
Por, le të marrim atë se se çfarë është  Diaspora? mbasi deri tani nuk kam parë të merret askërkush, me këtë fakt, se “kush vallë po e përfaqëson Diasporën sot( sidomos, atë këtu në Amerikë) dhe kush është diaspora e vërtet shqiptare. kush po provon me folë në emër të Diasporës ?..…
Dhe, :”A janë ata që thirri Rama, dhe një pjesë e atyre, që shkuan atje, pra  ata që kan ardhur këtu në Amerikë, si emigrantë, për një jetë më të mirë, ose kan fituar një Llotari Green Crads, një pjesë e tyre, që “kur vinte Berisha – “shqyeheshin” të bënin një fotografi me të, e tani e shajnë, Diaspora!, apo janë ata krahu që i thërrasin vetes tani me “mburrje” që kan ardhur në pushtet socialistë, jemi të majtët – dhe që me siguri i ka angazhuar Edi Rama me njerëzit e tij – qëtë lobojnë për Edi Ramën dhe PS, në Amerikë.
Megjithse, si e kan bërë zakon tashmë në Shqipëri, “vetëm tre ditë merren me një ngjarje, dhe bëjnë lajm”, sepse, atje ka aq shumë probleme dhe halle, sa që nuk ja vlen të merresh tani me këtë Samit, se pa kaluar ‘hija” e këtij Samiti, gjera të tjera do të dalin, dhe Samiti, do të harrohet shumë shpejt, ashtu si e kemi zakon ne shqiptarët .
Pavarësisht, se ka akoma edhe nga ata që hidhen sa në një ekran Televizioni, në një ekran tjetër, analistët, gazetarët, politikanët, dhe nga ata që shkruajnë dhe merren me suksesin e “Samitit të Edi Ramës”, siç po e quajnë ata, të cilët pjesa më e madhe e tyre, si e pamë, ishin nga ata që i përfshiu ai emigrimi masivë i shqiptarëve, në dy dekadat e fundit, pra :” Për të bërë një jetë më të mirë”, në Amerikë, e Kanada,” jetë të cilën edhe e gjetën dhe ia arritën………qëllimit të tyre, duke shfrytëzuar edhe imazhin e Diasporës.
Por, le t’i bëjmë një analizë, dhe një “skenim” të brendeshëm të gjithë asaj, dhe atyre, që shkuan në Tiranë, në Samitin e Edi Ramës, këto ditë, në atë ashtuquajturin “Samitin e Diasporës”. 
I cili, u tha se ishte bërë me projektin dhe idenë e profesorve dhe studentëve, të Harvardit – Fondacionit Kokalis, me pjesmarrjen personalisht të Ministrit të Jashtëm – z. Ditmir Bushati, dhe “kushurirës” së tij Ambasadores në Uashington, Fioreta Luli – Fabre – që me sa di unë i ka thirruar “një e për një”, dhe personalisht, që ajo sipas meje të shtonte numërin njerëzve , sepse, edhe ndoshta , ambasadorja do të humbiste, rrezikonte edhe vendin e punës në Ambasadën tonë, këtu në Uashington.
Mirëpo, tani që ky Samit, përfundojë, e them me bindje të plotë :” se 75%, ose edhe më shumë, e pjesëmarrësve, atje në Tiranë,  nuk kan asnjë farë lidhje me atë që çfarë është Diaspora shqiptare, me të vërtet, në botë, dhe kush e përfaqëson atë.”
Por, janë shumica nga ata emigrantët shqiptarë, që lanë vendin e tyre, sepse , ose fituan një llottery Green Cards, ose fituan një azil poliitik (duke mashtruar me dokumentat azili-kërkuese, lidhur me alibin që krijuan mbi bindjet e tyre politike – dhe rrezikun, që gjoja u kanosej atje) apo edhe nga ata emigrantë, që shkuan në Kanada – të ftuar nga ky vend – në bazë të kërkesave – nevojave të mëdha, që ka Kanadaja, për emigrantët e kualifikuar,
Unë, mendojë ata që janë Diaspora e vërtet, dhe ata që duhet të flasën në emër të Diasporës, ata që duheshin ftuar, dhe duheshin pyetur, dhe ata që duhet të ishin të parët dhe të “mburrej” ky Samit dhe organizatori i saj, duke na bërë krenar edhe ne shqiptarët e Amerikës, asnjeri prej tyre, nuk u pa të ishte( por, ka edhe me disa perjashtime – nga ata që janë me të vërtet Diasporë, por që shkuan dhe mirë bën, sespe, i njoh mirë, sepse kan shkruar në Samit, jo të përfaqësojnë dhe as të flasën në emër të Diasporës, por se e duan dhe e kan dashur gjithonë Shqipërinë, dhe e kan pasur ëndërr të bashkohen një ditë kështu si u bashkuan .
Përse , nuk u përfishi Vatra( megjithëse, ata vetë e deklaruan se përse, dhe nuk ka nevojë për ta komentuar unë ose të bëj plagjitur si ndonjera…..), Mbasi, këtu në rradhë të parë Federatën PanShqiptare Vatra ( të cilës Edi Rama ja përmend Konicën e madh dhe Nolin, por e do ta ketë atë nën kontrollin e tij, dhe jo t’i jap asaj vendin që e meriton ajo si Vatër) , partitë nacionaliste, në Diasporë, Lidhja Qytetare e DioGuardit, lobi i parë dhe i vetëm,  veprimtarët tanë patriotë e atdhetarë, nga Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia, Çamëria, intelektualët e njohur të diasporës, e tjer, u ftuan ose u thirrën si “make up” i Samitit, jo si u takonte atyre. 
 Që të bëshë një Samit, si ky, kaq të madh dhe të mbledhësh kaq shumë shqiptarë, çka, natyrisht ka një kosto të jashtëzakonëshme, qoftë për buxhetin e shtetit, por dhe të vetë atyre që shkuan me “xhepat” e tyre, pra të djerës e mundit të tyre, që Edi Rama, duket se i “shfrytëzojë’” për fasadë, pikërishtë, tani, kur edhe do të nisi viitin tjetër fushata për zgjedhjet e reja – 2017, do të thotë se ky ishte Samti i Emigranteve, të Edi Ramës, i cili ka qenë edhe vet emigrantë, por asnjëher nuk e permend dhe nuk e permendi edhe kësaj here…..! 
Sepse, është krejt tjetër gjë të bëshë “Samit me Diasporën” dhe,  krejt tjetër gjë të bëshë një “Samit me Emigratët” ose një samit, ky , si ato që bënë Edi Rama dhe Erjon Veliaj me emigrantët shqiptarë në Greqi, Itali, Angli, e tjerë, duke bërë fushat për Partinë Socialiste, në çdo sesion kur ka ndonjë fushat elektorale në Shqipëri. 
Kohët e fundit, kan qenë dijetarët, studiuesit, gazetarët, dhe historianët, ata që e kanë përcaktuar termin Diasporë, dhe kush është Diaspora, por edhe kush janë emigrantët. Megjithëse, për ne shqiptarët, në Shqipëri, ky term ka qënë i definuar, qysh në kohën e regjimit të egër komunist, sundimin e Enver Hoxhës. 
E cila, siç dihet  e “klasifikojë” termin Diasporë, duke e ndarë  atë, “në atë të vjetër, që përfshinte, të arratisurit, para 1944, me ardhjen fuqi  të regjimit komunist në Shqipëri, dhe më vonë në këtë “kontigjent”, u përfshinë edhe disa bashkëpuntor të Sigurimit të Shtetit , ose e ashtuquajtura “dërgata” të cilët kanë hyrë, e kan dalë në Shqipëri, edhe atëhere, kur “nuk hynte edhe një mizë” nga jashtë atyre kufinjëve. 
Kurse, një tjetër Diasporë shqiptare, ishte ajo e arratisjes së kundërshtareve të regjimit të cilët, Tirana, nuk ua lejtone hryjen, dhe Tirana, i shpalli ose ju vuri damkën atyre dhe familjeve të tyre, që lan pas në Shqipëri, si : “Armiqët e popullit” – “Tradhëtarët” – “Agjentët e inteligjecave të huaja” – dhe “Armiqt e përbetuar të komunizmit”, pikërisht ata vetë ose anëtarët e familjeve të tyre, që janë këtu, dhe fatmirësisht, nuk u bën fasadë e Ramës , në të ashtuquajturin “Samiti i Daiasporës”
Duhet bërë me këtë rast edhe një sqarim, mbi termin e përcaktuar Diasporë. Ku duhet theksuar se si “janë dalluar, ato në mes të llojeve të ndryshme të diasporës, në bazë të shkaqeve të saj, të cilët janë detyruar të ikin nga Shqipëria, Kosova dhe trojet shqiptare”.
”Shqiptarët, për tu larguar nga vendi i tyre, sakrifikuan shumë, ndersa familjet e tyre vuajten ose hoqen shume .  Rregjimi komunist i quante Diasporë, në atë që e lidhtë atëhere me ”Imperializmin Amerikan,( rrezikun Anglo Amerikan) Perendimin, (me ata që kan sytë nga Perndimi) me ish  tregtarët tradicional, me ish pronarët e pasnikët e vendit, me ish aristokracin e vendit, me familjet  fisnike, familjet e mëdha, ose deri tek ata të punës në emigracione,( këtu përfshin shqiptarët jashtë Shqipërisë, Luginës së Preshevës , Malit të Zi, Maqedonisë, dhe një pjesë atyre të Kosovës, ose atyre nga lloji i koherencës politike, brenda komunitetit të diasporës dhe lidhjet e tyre me tokat stërgjyshore. 
Ku, disa  shoqata dhe organizata të komunitetit këtu në diasporë, SHBA, mbajnë edhe sot lidhje të forta politike, sociale e shoqerore, me atdheun e tyre, si cilësi të tyre, dhe që mund të jenë tipike për shumë diaspora, duke marrë parasyshë, atë edhe për se u larguan nga vendi i tyre, kur e kundërshtuan rregimin e egër të Enver Hoxhës, por edhe pasradhësit e tyre, që lanë Shqipërinë, nga mungesa e integrimit të plotë të tyre, në shoqërinë dhe jetën politike të vendit të tyre.
Mbasi mund të thuhet me plotë gojën se Samiti  i Ramës, ose Samiti i Emigrantëve, si mund të quhet ky në rastin e Shqipërisë, “what ever” është, si “një Diell, që nuk të ngroh as pak” një Diell, ky që del në Dimër”, i thonë shqip.
 Nëse, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të ishte serioz, dhe i sinqert me Diasporën, dhe nuk do të kishte ndonjë qëllim për ta shfrytëzuar këtë Samit, nuk kishte se përse të merrej me diasporën ( emigrantët)  dhe vetëm kontributin ekonomik të tyre, sespse, në fund të fundit,  s’ka një muaj që me diasporën në Nju Jork, u mbajtë një “Forum Ekonimik i Rrjetit të Bizeneseve në Diasporë”, dhe vetë zoti Rama, e përshëndeti nga Tirana.
 Si Diaspora, por edhe Emigrantët shqiptarë, kanë  qenë, janë dhe do te jenë një nga dy motorrët energjik dhe të fuqishëm të zhvillimit ekonomik dhe demokratik të Shqiperisë, liirisë dhe çlirimit të Kosovës, pavarësisë së saj, të drejtave të shqiptarëve , dhe çështjes së Çamërisë.
Si Diaspora, por edhe Emigrantët shqiptarë, si ata që ikën, u arratisën, dhe is ata që emigruan i kanë  dhenë  Shqipërisë, Kosovës, trojeve shqiptare, me vite shumë , bile nuk do të bëja krahasime , por me duket se kanë bërë më shumë se disa nga ata politikan në Shqipëri e Kosovë, që respektin ndaj kësaj disapore dhe ketyre emigrantve e kan zero, po ta provosh kur shkone ne vendlindje.
Diaspora Shqiptare – Emigrantët Shqiptarë, ose, si i thërrasin tani në vendin tonë janë :’Ambasadorët e përhershëm nëpër botë të vendit tonë”, prandaj edhe shkuan me shpenzimet e tyre, për rreth tre ditë më radhë në Tiranë, në të ashtuquajturin :”Samitin e Parë i Diasporës shqiptare”.
Ku, me të drejt rreth 1000 shqiptarë nga 4 kontinentet, 40 vende, u bënë pjesë e këtij samiti, të cilët ndanë pikëpamjet, shqetësime por edhe ide të ndryshme për rritje të bashkëpunimit me vendim mëmë, por as që e “dëgjojë” ose ua mori njeri parsyshë ato çfarë thanë.
Në tre ditë të punimeve të këtij samiti, përkatësisht në datat 18 deri më 20 nëntor  u zhvilluan një sërë panelesh diskutimi me karakter politik, ekonomik e kulturor, sa për të thën dhe justifikuar Samitin. Samiti, u përmbyll mbrëmjet e të dielës me një natë gala në Pallatin e Kongreseve, me pjesëmarrje të gjerë, ku nuk munguan edhe përfaqësues nga kabineti i Kosovës .Megjithatë, ҫështja mendoje se sot është kjo dhe duhet dhënë përgjigje : “A duhen Diaspora dhe Emigrantët, vetëm për kontributet e tyre ekonomike dhe për vota! A po duhet integrimi i plotë i tyre në shoqërinë, shqiptare, pa i shfrytëzuar ata dhe potencialet e tyre, ekonomike e intelektuale, nga çdo qeveri, që ka ardhur në këto 25 vjet, por edhe në Kosovë, prej çlirimit dhe pavarësisë së saj….!!!
Shqipëria, Kosova, trojet shqiptare – vendorigjina e Disaporës dhe Emigrantëve, duhet ti krijonë kushte të sinqerta, natyrishtë, duke i dhënë fillmisht të drejtën e mohuar të votës, por edhe duke i integruar në administratë sa më shpejt si dhe duke stimuluar dhe mbrojtur investimet e tyre financiare, e jo kërkuar rryshfet per tyre. Shqipëria, Kosova, trojet shqiptare nuk bëjn dot pa Diasporën – Emigrantët, të shpërndar nëpër botë, por duhet ditur se dhe Diaspora dhe Emigrantët, nuk mund të bejnë dhe nuk mundet të jeton dot pa Shqipërinë, Kosovën dhe trojet e tyre Etnike!

Filed Under: Analiza Tagged With: Beqir Sina, Samiti i daspores

Dy shtetet shqiptare pëfaqësohen në SHBA, me “Diplomacin e grave” ambasadore, në botë

November 17, 2016 by dgreca

unnamedNga Beqir SINA – New York/
Ambasadoret Shqipërisë dhe Kosovës  u takuan në Nju Jork – Sahatcija : “ Biseduam gjatë, për mundësitë e  bashkëpunimit të ndërsjellët në shumë fusha të politikës së jashtme”./
 
unnamed-1NEW YORK ; Shqiptarët, tani përfaqësohen në Organizatën e Kombeve e Bashkuara në Nju Jork, me dy femra, dhe dy shtetet tona për gjatë këtij viti po përfaqësohen nga e ashtuquajtura “Diplomacia e grave” ambasadore, në botë, ashtu si dhe në Washington ku përsëri kemi “Diplomacin e grave” ambasadore, me Ambasadoren e R.Sh. Floreta Luli-Faber dhe Ambasadoren e R.K. Vlora Çitaku.
 Këtu në New York, e para – që e mori këtë detyrë si femër diplomate, e cila është edhe për herë të parë në historinë e diplomacisë shqiptare, në OKB, në Misonin e Përherëshëm të Shqipërisë në Kombet e Bashkuara në New York, prej se kur Shqipëria, u bë anëtare e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, është Ambasadoria Besiana Kadare. 
 Ndërkohë, po me gradën Ambasadore, në një detyrë të rëndësishme diplomatike, aq sa vet ndoshta edhe detyra e Ambasadores së Shqipërisë në New York, është edhe ajo e përfaqësimit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës të Ambasadores Teuta Sahatqija, e cila është dhe e treta fëmër diplomate nga Kosova – këtu në New York, pas Ambasdores Arta Rama dhe Ambasadores Vlora Çitaku.
 Ambasdoria Tetuta Sahatqija, e cila është Konsulle e Përgjithshme Republikës së Kosovës, në New York, së bashku me diplomatin Ylber Kryeziu – Ministër Këshilltar, dhe Konsullen Albana Bylykbashi – janë takuar në zyrën e Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në New York, këto ditë duke promovuar “Diplomacinë e grave” shqiptare, në një detyrë më të rëndësishme diplomatike, aq sa është edhe detyra e ambasadores në New York – kryeqendra e diplomacisë botërore.  
Dhe, një trend botëror ky i diplomacisë, i cili dy dykada më parë as që mund të diskutohej mbasi ishte tabu të kishim një ambasadore që na përfaqësonte, në SHBA.
 Ambasadoria Sahatqia në statusin e saj në rrjetin social facebook ka shkruar se :”Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë pranë OKB-së, Znj. Besiana Kadare, vizitoi zyrën e Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në New York. – Biseduam gjatë, thotë ajo, për mundësitë e bashkëpunimit të ndërsjellët në shumë fusha të politikës së jashtme”.

Filed Under: Komente Tagged With: Beqir Sina, diplomacia e grave, dy shtetet shqiptare

Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë mbushi 15 vjetë

November 15, 2016 by dgreca

*U shënua 15-vjetori i themelimit të Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë/
*Presidenti i Nderit, dhe themeluesi i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, Dr. Gjekë Marinaj, ndau çmimet dhe çmimin e krijuar prej tij “Gjenima” të cilin ai ia dhurojë Dalan Luzajt/ 1-shkrimtaret
Beqir SINA – New York/*
BRONX NYC: Për herë të parë në historinë e disporës shqiptare, në Amerikën e Veriut, mbas 130 vjetve, prej kur erdhi shqiptari i parë, më 1886, në “Tokën e premtuar”, megjithse, ndër vite këtë kontinent e kaluan pena të forta, jetuan dhe punuan njerëz të medhenjë të letrave shqip, gjeni, ishin krijuesit e dy dekadave më parë, ata që u mblodhën bashkë dhe krijuan Shoqatën e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë. 
2-marjan
Një grupim ky në fushën e letrave, të organizuar në një grupim të veçantë, të cilin e kanë quajtur “Shoqatën e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë” e krjiuar kjo, pikërisht 15 vite më parë nga Dr. Gjëkë Marinaj – i cili është poet, përkthyes, dhe kritik letrar shqiptaro-amerikan, në një nga universitetet amerikane në Dallas, Teksas.  
“Pesëmbëdhjetë vjet më parë, një i arratisur nga Shqipëria, në kohën e diktaturës, shkrimtari dhe poeti i mirënjohur, nga Shkodra, Gjekë Marinaj – themeloi në SHBA, të parën shoqatë të shkrimtarëve shqiptarë. Ishte kjo një ngjarje e rëndësishme, jo vetëm për shkrimtarët, por, edhe për gjithë bashkatdhetarët tanë. Ajo edhe formalisht na la të kuptojmë, se amaneti i shkrimtarëve të mëdhenjë patriot e atdhetar në diasporë, do të mbetej e gjallë, që gjuha dhe kultura jonë të mos harrohej”.1-adnan
Kjo shoqatë e njërzve të letrave, u krijua si nevojë e kohës që të promovojë krijimtarinë e djeshme dhe të sotme letrare në këtë vend të largët, dhe që është ëndrra e çdo shqiptari, një vend ky i bërë tashmë edhe shtëpia e dytë e shqiptarëve, që i ka dhënë letërsisë shqiptare, një fond të pasur vlerash që nga koha e Marin Barletit, Rilindjes Kombëtare e deri pas Luftës së Dytë Botërore, me Faik Konicën, Fan Nolin, Sotir Pecin, Arshi Pipa dhe Prof.Isuf Luzaj, Zef Oroshi, Qerim Panariti, Sotir Peci, Sotir Andonin, Josif e Vasil Pani, Peter Prifti, Kristaq Trebicka, Anthony Athanas, Baba Rexhep Bardhi, Peter Lucas, At’Arthur Liolini, Prof.dr.Selaudin Velaj, etj, e të tjerë..
1-monda
 Kjo shoqatë do të na kujtonte Shoqëritë dhe institucionet e para kulturore të bashkësisë shqiptaro-amerikane, që lindën në fillim të shekullit të njëzetë, në emigracionin shqiptarë në Amerikë, të cilat, zënë fill qysh më 28 prill 1912, shoqata këto që u bashkuan për të formuar Federatën Panshqiptare të Amerikës Vatra, me seli në Boston dhe tash në Nju Jork. 
    Në atë kohë ato vepruan si grup politik lobist, duke u vendos në shërbim të pavarësisë së Shqipërisë, e më pas si zë i interesave të Shqipërisë jashtë saj – duke ushtruar mjaft ndikim edhe brenda vetë Shqipërisë. 
    Ndër figurat kryesore që dhanë ndihmesë për të forcuar bashkësinë e shqiptarëve në Amerikën e Veriut në ato vite të para, dhe që ndezën “flakë” shpirtin e krijuesve shqiptarë, më pasë; ishin Faik bej Konica, Fan Noli, Sotir Peci , Kristo A. Dako  dhe Kostantin A. Çekrezi, Arshi Pipa, e të tjerë.
1-foto-grup
 “Krijimi i “Shoqatës e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë” lindi si një “ëndërr’ i ardhjes në Amerikë, të një numëri të madh të shkrimtarëve shqiptarë, pasi dihet se gjithkush nga ne e kishte ëndërr atë të ishte në atë kohë anëtar i “Lidhjes së Shkrimtarëve të Shqipërisë”, në kohën e komunizmit, që ishte një lidhje për disa, por jo për të gjithë krijuesit”, u shpreh në fillim të këtij takimi, themeluesi i kësaj shoqate, i cili shtojë se :“ Se pa ju të gjithë – dhe pa krijimatarinë tuaj, natyrishtë, që nuk do të ishtë bërë e mundur edhe krijimi i kësaj shoqate” .
 Me këtë rast Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, u mblodh të shtunën, me 12 Nëntor, në një nga ambientet e biblotekes, së kolegjit “Monroe College” në qytetin e Bronx-it, të festojë 15 Vjetorin e krijimit të Shoqatës së Shkrimtarëve.
 Duke krijuar me këtë rast një ambient festiv të ngrohtë e dashamirës për botën e artit e të letërsisë, duke filluar me përshëndetjet, fjalimet për historikun, kumtesat, dhe deri tek nderimet dhe inkurajimet për krijuesit, si dhe emblema e SHSHSHA-së, pema simbolike me emrat e shkrimtarëve që binte në sy me pllakatin mikpritës: “Mirë se vini shkrimtarë dhe poetë të nderuar”! dhe me emblemën e “artë” si ajo e çmimit “Pena e artë” për letërsinë “SHSHSHA – 2001”  
  Kjo: “Mbasdite Festive Letraro-Artistike, në kuadër të vitit të 15-ë, të themelimit të Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, mblodhi së bashku disa dhjetëra krijues, shkrimtarë, poetë, gazetarë dhe publicistë, anëtarë të SHSHSHA-ë dhe artistë të komunitetit shqiptaro-amerikan.
 Ky përvjetor u konsiderua si unik, mbasi me këtë rast u bë edhe anëtarësimi i më shumë se dhjetë anëtarëve të rinj në Shoqatë.
 Aktiviteti u drejtua nga Presidenti i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, poeti e publicisti Adnan Mehmeti dhe kreytarja e SHSHSHA shkrimtarja Raimonda Moisiu, shkrimtari Dalan Luzi dhe shkrimtari Vlashi Fili. Ndërsa, u moderua nga poeti i njohur Mëhill Velaj, i cili me rastin e fjalës së hapjes tha: “Të nderuar të pranishëm, mirë se keni ardhur në festën e krijuesve, shqiptarë në Amerikë! Ju falenderoj që jeni mbledhur nga të gjithë shtetet e Amerikës, dhe në një numër kaq të madh për të qenë pranë poezisë, pranë magjisë së krijimit, këtu në këtë tempull të dijes kolegjin “Monroe College”. Pra, për të festuar dhe për t’u ndjerë më pranë mëmëdheut, duke qenë të gjithë bashkë, si një ”ansambël” i njërëzve të artit! Që të festojmë sot 15 vjet të kësaj shoqate, të cilën e krijojë i madhi Dr. Gjekë Marinaj! Faleminderit – Gjekës, faleminderit të gjithë ju krijues dhe ju drejtues ndër vite, faleminderit President Adnan Mehmeti, që na mblodhët së bashku në këtë festë të njerëzve të letrave në SHBA – urime dhe suksese! ju dhe shoqatës ”
 Në “intermexo” të kësaj veprimtarie, me pathosin e tij, të talentuar, e ka përshëndetur 15-vjetorin të themelimit të Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-amerikanë, producenti Xhevat Limani, i cili është edhe aktori i parë profesionist ndër shqiptarët e Maqedonisë, i cili mbi tridhjetë vite punoi në Teatrin shqiptar në Shkup – Ai ka luajtur rreth 100 premiera teatrore dhe ka reprezentuar artin shqiptar  nëpër botë, dhe që është pritur me ovacione nga publiku dhe me vlerësime  kulminante nga kritika teatrore. Limani, tani jeton dhe vepron në New York, Chicago, Los Angeles, Prishtinë, Tiranë, Shkup e Strugë, dhe reprezenton me dinjitet artistik artin shqiptar nëpër botë.
 Gjithashtu, e mirëpritur me duartrokitje të ngrohta dhe u shoqërua duke kënduar këngën shumë të dashur “Moj e bukra More” edhe këngëtarja e re dhe e talentuar Era Balaj.
 Presidenti i kësaj shoqate Adnan Mehmeti, shkrimtar dhe poet nga Lugina e Preshevës, në këtë jubile kishte përgatitur kumtesën me titull: “Kur ka ditëlindjen një Shoqatë shkrimtarësh (Me rastin e 15-vjetorit të themelimit të Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë).
 Ditëlindjet e një shoqate janë si ditëlindjet e njerëzve. Janë të gëzuara që të lumturojnë, që të bëjnë të bëhesh edhe pak nostalgjik, të bëhesh edhe të mendosh për të ardhmen shumë më tepër se të tjerët.  Po kanë një dallim të madh: ato nuk kanë një ditë fundi po vetëm rritje, e koha që do të vijë do të bëhet gjykatëse e saj që ti, ne, të gjithë ata që jetojnë dhe nuk jetojnë, lëjnë gjurmë në Shoqatën e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, tha Presidenti Adnan Mehmeti.
“15 vjet! Nuk janë shumë në organizimin e një shoqate të një vendi, padyshim dhe të një grupimi, por ato vite që kanë kaluar na ka bërë që sot të kemi edhe më shumë përgjegjësi, për të kujtuar historikun e të kaluarës e për të hedhur sytë përpara atje ku mençuria njerëzore ka caktuar një të nesërme” tha ai.
Ndërkaq ai shtojë se :’Që në hapat e parë të emigracionit shqiptar ka qenë dëshira për t’u organizuar, për t’u bashkuar, për të kuvenduar. Të bashkosh shkrimtarët dhe artistët pa dyshim është mision.Është obligimi për gjuhën dhe letërsinë shqipe që frymon po kaq bukur edhe këtu, në Amerikën e madhe, në Amerikën e ëndrrave. E të gjitha këto, nuk nisin pa shpirtin e vullnetarizmit.
 Nderim për Dr.Gjekë Marinaj nismëtarin e Shoqatës, themeluesin dhe ish presidentin, që u  bë frymëzues i një lidhjeje, i një  bashkimi. Një lidhje e përhershme kjo e komunikimit të shkrimtarëve në një botë të hapur ku komunikojnë njerëz të mençur, njerëz të thjeshtë, të mirë, me profesione të ndyshme, me histori të suksesshme, por mbi të gjithë ata mbetën shkrimtarë. Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, për herë të parë, këtu në Amerikë, bëri të mundur që krijuesit të jenë së bashku, të komunikojnë, të lidhen dhe të njohin njëri-tjetrin”.
 
 Ndërkohë, presidenti i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, poeti dhe shkrimtari Preshevar, në SHBA, Adnan Mehmeti, përcolli me këtë rast edhe një falenderim për Shoqatën.
 
“Viti 2016 shënon zgjedhje të reja në kryesinë e Shoqatës së Shkrimtarëve, tha ai dhe vazhdojë se ne u urojmë suksese kryesisë së shoqatës, Raimonda Moisiu, që u rizgjodh në postin e kryetares, nënkryetarit Vlashi Fili dhe sekretares Dr. Yllka Filipi. Por sigurisht, ne e vlerësojmë edhe punën me sukses të kyetarëve të mëparshëm Naum Prift, Ramiz Gjini dhe Dalan Luzaj.
 Ne e vlerësojmë edhe punën e nëkryetarëve të Shoqatës në vite, Mëhill Velaj, Iliriana Sulkuqi,  Pal Ndrecaj, si dhe sekretarëve Dr. Yllka Filipi, Kozeta Zylo, Pierre Pandeli Simsia, Kostaq Duka, Petraq Pali, të ndjerës Rozi Theohari, Sami Milloshi dhe Luigj Çekaj. Sigurisht, pa përjashtim  edhe të secilit anëtarë të Shoqatës.”
 Ai permendi dhe rastin unik simbas tij atë që “Në prag të 15-vjetorit, tha Mehmeti, neve, vetëm këtë vit na u shtuan dhjetra anëtarë të rinj, por shumica me krijimtari shumë të pasur. Na u bashkuan shkrimtarë nga Ohajo (Feriz Ukshini dhe Jashar Esati), siç na u bashkuan anëtarë nga Pensilvania (Llazar Vero, Hatem Dervishaj, Hys Hasa, Ahmet Çollaku, Sotir Goxhaj, Hamdi Gjana) , nga Kalifornia Reshida Çobo), nga Ueskonsin, Teuta Osmani, nga Nju Xhërsi, Petraq Risto, Bexhet Asani, nga Nju Jorku, Idriz Çelaj, Shaban Demiraj dhe Kaltrina Hoti, nga Minesota, Safet Hyseni, nga Kenektiket, Bora Balaj,etj. Ne iu urojmë mirëseardhje në Shoqatën tonë”. 
 Njëkohësisht, presidenti i kësaj shoqate nuk la pa permendur dhe kujtuar  ata që nuk janë më në mesin e krijuesve shqiptarë në Amerikë. 
“Pas 15 viteve bashkëpunimi, e ndiejmë mungesën e atyre që u ndanë fizikisht nga ne, të atyre anëtarëve që nuk na dërgojnë email, apo që nuk na bëjnë like në FACEBOOK, të atyre anëtarëve që nuk e paguajnë kuotën vjetore…por sa herë na kujtohen vargjet e pavdekura kur të jesh mërzitur shumë, atëherë ne marrim librat e tyre duke i rilexuar për të satën herë, për të mbajtur një lidhje shpirtërore që nuk do të shkëputet asnjëherë. Ne, i përkujtojmë të gjithë ata që na mungojne sot. Gjatë këtyre 15 viteve, me dhimbje të thellë u kemi dhënë lamtumirën e fundit, anëtarëve të respektuar e të nderuar, Anton Kote, Sotir Andoni, Peter Prifti,Valtër Lazëri, Marash Mali, Rozi Theohari dhe Selaudin Velaj” tha Adnan Mehmeti, president i SHSHSHA.   
Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, tha Presidenti Adnan Mehmeti. gjithmonë ka përcjellur dhe vlerësuar krijimtarinë letrare të secilit anëtar. Profili i disa krijuesve është kthyer në frymëzim për shumicën prej nesh. Andaj, ne kemi akorduar disa çmime nga anëtarët e Shoqatës, apo të atyre që lidhen me historinë e shoqatës. Këto çmime do të ndahen në fund të aktivitetit të sotëm. 
Presidenti i Nderit, dhe krijuesi i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, Dr. Gjekë Marinaj , ndau çmimet dhe çmimin e krijuar prej tij “Gjenima” të cilin ai ja dhurojë Dalan Luzajt.
 Çmimet e tjera i morën :
 Çmimi Arshi Pipa – Adnan Mehmeti
Çmimi Fan Noli – Raimonda Moisiu
Çmimi Isuf Luzaj- Luigj Çekaj
Çmimi Petër Prifti – Yllka Filipi
Çmimi Selaudin Velaj- Vlashi Fili
Çmimi Rozi Theohari- Albana M.Lifschin
Çmimi Prenk Gruda – Anton Çefa
Çmimi Valtër Lazëri- Veneta Çallpani
Çmimi Sotir Andoni – Mëhill Velaj
Çmimi Bilal Xhaferri- Kostaq Duka
Çmimi Sami Repishti- Rita Salihu
 Zonja e zotërinj. Motra e vëllezër, anëtarë të Sh.Sh.Sh.A.-së Gëzuar 15 Vjetorin e shoqatës, iu drejtua në fjalën e saj kryetarja e ri-zgjedhur e Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, shkrimtarja dhe publicistja Raimonda Moisiu.
 Ajo tha se :” Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë lindi në sajë të devotshmërisë, forcës qytetare e intelektuale, kurajos e përkushtimit, të ritregojë e njohë historinë, ngjarjet themelore të saj, duke i njohur ato u japim rëndësinë e vërtetë marrëdhënieve universale, instikteve të tyre- mbështetur në idealet patriotike dhe atdhetare, vlerat kombëtare, kulturën, traditën e gjuhën, dëshmi këto e trashëgimisë së kozmopolitizmit që forcon shpirtin dhe sikush kultivon në vetvete atributet për të njehsuar pikën e origjinës të identitetit kombëtar të kombit nga vjen, në afinitet me kulturat e tjera në Amerikën multinacionale. Shumica e shkrimtarëve shqiptaro-amerikanë i përkasin Letërsisë Postkomuniste të Diasporës, ata ndajnë e tregojnë historinë nën efektin e karizmës, aureolës të rrënjëve historike dhe kulturësshqiptaro-amerikane, pohojnë të kaluarën e pararendësve, -elitës së shquar të Rilindjes Kombëtare në ekzil, nga Fan Noli e Faik Konica, Arshi Pipa dhe Prof.Isuf Luzaj, Zef Oroshi, Qerim Panariti, Sotir Peci, Josif e Vasil Pani, Peter Prifti, Kristaq Trebicka, Anthony Athanas, Baba Rexhep Bardhi, Peter Lucas, At’Arthur Liolini, Prof.dr.Selaudin Velaj, etj. 
 
Konfident në erudicionin dimensional qytetar, intelektual e krijues të tij, i pari që studio idenë për të formësuar e paralelizuar atë me idetë e të gjitha ngjarjeve, privilegjin për të qenë pjesë e historisë së popullit shqiptar në të dyja kahjet e Atlantikut, me idetë e parardhësve të atyre që shënuan fillimet e bashkësisë etnike të emigrantëve shqiptarë, me lindjen e gazetës “Dielli” e “Kombi”, themelimin e “Vatra”-ës dhe Rilindjes Kombëtare , ishte -Gjekë Marinaj -duke mundësuar kështu vazhdimësinë e integritetit të letrave shqipe me kurajon, forcën dhe mundin e shkrimtarëve të vjetër e të rinj, 
“-Pikën e Bashkimit të Letërsisë Postkomuniste të Diasporës Shqiptare”
 Kjo simbas Moisiut, ishte si një metaforë për të kuptuar të kaluarën interesante në kontekstin e trashëgimtarëve të atdhetarizmit eshqiptarisë, penës e dijes, për të përjetësuar vlerat dhe identietin kombëtar në mbarë botën shqiptaro-amerikane,-duke qartësuar të tashmën dhe hapur udhë të ardhmes. 
 Në fund të fjalës së saj kryetarja e SHSHSHA, Raimonda Mosiu tha se :” Sot Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë inkurajon e mbështet shkrimtarë, poetë dhe artistë, që identifikojnë Letërsinë Postkomuniste të Diasporës, i përkasin periudhës së shtrirjes kombëtare jashtë kufijve të atdheut dhe idealizmit, pasionit dhe shprehjes, të gjithë ata, që ejetojnë jetën me të vërtetat e saj. Letërsia Post-komuniste e Diasporës dhe SHSHSHA-së sjellin zbulimin e zërit të veçantë e veprave të Rilindjes, shpirtit shqiptar, shqiptaro-amerikan e krijues të letrave shqipe, ideve të artit si frymëzim shpirtëror, dimensionit estetik të natyrës, metaforës së rritjes, formimit fizik e intelektual, shprehin më së miri të vërtetën universale të artit ekspresiv për individin e shoqërinë. Në dashuri, në art, jetën social-ekonomike-politike njeriu është gjysma, gjysma tjetër është figura, vepra, mendimet dhe filozofia e tij. Jemi ne që bëjmë art e jetë, në një trup e mendje të vetme, në mbrojtje dhe integrimi të vlerave kombëtare, gjuhës shqipe, traditës, kulturës, letrave shqipe e historisë–mesazhin e dashurisë njerëzore, njehsojmë identitetin kombëtar shqiptar në formë e përmbajtje” .
 Në emër të Këshillit Drejtues si dhe të gjithë anëtarëve të Shoqatës “Bijtë e Shqipes”, nga Filadelfia, me urimet më të mira në këtë 15 Vjetor të Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, përshëndeti shkrimtari Vlashi Fili.
 “15 vjet nuk janë shumë, por nuk janë edhe pak. Është sa mosha e një të riut, që ka lënë pas adoleshencën e tij dhe shikon para, drejt të ardhmes, me një pjekuri që vjen duke u rritur. Por shoqata dhe ju të dashur motra e vëllezër, që jeni mbledhur në kët jubile, e keni treguar veten qysh në fillim të krijimit të saj nga i nderuari dhe i respektuari, z. Gjeke Marinaj, se ajo e ka pjekurinë e saj dhe sheh para në një të ardhme të suksesshme. Në këta 15 vjet të jetës së saj, shoqata juaj, ka afirmuar veten me sukseset e saj të vazhdueshme, sepse në të kanë bërë pjesë emra tashmë të njohur në letërsinë shqipe, në prozë e në poezi, emra që po t’i radhitësh do të bëjnë një listë të gjatë, por ajo më e rëndësishmja janë veprat cilësore që ju keni krijuar dhe botuar. Me realizimin e këtyre botimeve Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, ka treguar se është një përfaqësuese e denjë e letërsisë shqipe, jo vetëm në Diasporën Shqiptare të Amerikës, apo edhe në Diasporën Shqiptare në Botë, por në të gjithë kuadrin letrar të shqiptarëve. Kjo sigurisht është arritur jo vetëm në sajë të drejtuesve qysh në hapat e para të jetës së saj e deri sot si zonjat e zotërinjtë Naum Prifti, Rozi Theohari, Merita Bajraktari McCormak, Petraq Janko Pali, Dr. Selaudin Velaj, Dalan Luzaj, Ramiz Gjini, Mëhill Velaj, Kostaq Duka, Këze Zylo, Piere Pandeli Simsia, Iliriana Sulkuqi, Fation Pajo, Teuta Shabani Toëler, Eleonora Gjoka Kosta, e deri tek ata të sotmit, z. Adnan Memeti, znj. Raimonda Moisiu dhe Dr. Yllka Filipi, por mbi të gjitha në saje të punës dhe daljes në dritë të shumë veprave cilësore letrare nga anëtarët, që të gjithë së bashku i keni dhënë emër kësaj shoqate.”.
 Këtë veprimtari : “Mbasdite Festive Letraro-Artistike”, e organizuar në kuadër të vitit të 15-ë, të themelimit të Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, e përshëndeti me një urim të ngrohtë, dhe refelktim e kritikë ndaj disa antërave të kësaj shoqate,  Pierre-Pandeli Simsia, një shkrimtar profilitik dhe autor i disa librave dhe i nderuar kohët e fundit me çmimin “Qytetar Nderi i Beratit”
 Me një urim dhe një poezi enkas për këtë 15 vjetor, erdhi poetja e njohur kosovare Rita Saliu, autore e disa librave, me poezi, e cila është mjaft aktive tnë të gjitha aktivitetet e komunitetit shqiptarë në SHBA, dhe një emër shumë simpatik së bashku me bashkëshortin e saj Adem Saliu.
 Përshëndetën, dhe diskutuan gjithashtu, Marian Cubi,  Dr, Adem Harxhi, skenografi Astrit Tota, etnografja dhe shkrimtarja Bora Bala, Dalan Luzaj,Gjekë Marinaj, Vlashi Fili, Hetem Dervishi,Luigj Çekaj,Llazar vero, Veneta Çallpani, Rita Saliu, Gjeto Turmalaj , e të tjerë.
 Një surprizë për të gjithë të pranishmit u bë nga Shoqata “Bijtë e Shqipes’” nga Filadelfia, e cila i dhuroi me rastin e 15- Vjetorit, të themelimit të Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, një punim dore të shqiponjës, gjë që krijoi efekt emocional për të gjithë të ftuarit në sallë e veçanërisht për themeluesin dhe drejtuesit, Marinaj, Mehmeti dhe Mosiu.
 Të ftuar nga Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë të gjithë të pranishmit bashkarisht shijuan koktejlin e përgatitur enkas për ta nga miku i librit Mhill Gjurraj.
* E dergoi per Diellin, Adnan Mehmeti

Filed Under: LETERSI Tagged With: 15 vjet, Beqir Sina, Shoqata e shkrimtareve, Shqiptrao-amerikane

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • …
  • 96
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT