Nga Jurgen Vladi – New York-
Në këtë vit të dhimbshëm të kësaj epidemie globale,shoqëruar me humbjen e të afërmve tanë, shumë gjëra dalin në dritë mbi të vërtetën e disa njerzve të thjesht por që kanë pasur një rol të rëndësishëm në shoqërinë e sunduar nga regjimi komunist. Emigracioni i ka hedhur shqiptarët në të gjithë kontinentet.
Në humbjen e këtij viti unë do të sjell një figure fisnike, humane, njerzore, që para meje i është lakuar disa herë emri. Një shqiptar i veçantë.Ky është mjeku Ndrec Molla nga Malejt e Mirditës. I ndjeri Ndrec ishte i biri i adjuntatit të Mbretit Ahmet Zogu. Ai ishte ndër të parët mirditorë që u edukua në fushën e mjeksisë si Infermjer. Kthimi në vendindje në vitin 1950, ku do të kthehej pikërisht në Rubik, së bashku me disa tjerë do të themelojnë Spitalin e Rubikut pasi kjo ishte qendra kryesore ku kishte Minerën dhe fabrikën dhe do t’ju shërbente minatorve.. Me themelimin e qytetit të Rrëshenit, Ndreca do ishte po ai i pari Mirditor së bashku me stafin jo vendës që do të themelojnë Spitalin e Rrëshenit.
Mirditorët janë njerëz që shquhen për shumë cilësi fisnike. Unë vij nga e njëjta krahinë; jemi komshij dhe i njoh shumë mirë. Unë kam bindje dhe ua bëj me dije se këto veti apo karekteristika shoqërore do të trashgohen edhe tek Ndreca.
Duke qenë se në Mirditë lufta civile (term i imi) vazhdonte pasi populli nuk kishte pranuar vendosjen e pushtetit komunist ,do kishte përplasje midis Forcave të Ndjekjes dhe antikomunisteve mirditore. Në përpjekjet e luftimeve ata që ishin plagosur kërkonin ndihmën mjeksore në mënyrë të fshehtë, pa rënë nv sy të komunistëve dhe forcave të ndjekjes. Në lidhje me këtë po ju sjell në vëmendje këtë histori.
Në vitin 1997 si emigrant në restorantin “Petrina” në 86 Street pata rastin ti shërbeja një klienti që porositi një dopio Grapa dhe një kafe. Menaxheri m’u drejtua mua duke më thanë se mr. Zefi është shqiptar. Pasi u përshëndetëm dhe u prezantuam, unë i thash: Jam Vladi nga Lura Dibrës, Plaku më jep edhe njëherë dorën dhe më përqafoi. Zefi ishte nga Oroshi i Mirditës. Plaku i kishte të dy gjymtyrët e këmbëve të prera. Me Zefin do të qëndroja gjatë.Ai me fliste me shumë mall dhe disa herë i rridhnin lot, tek tregonte kujtime të kohës së shkuar. Zefi ishte larguar nga Mirdita më 1947 dhe ishte kthyer disa herë si diversant ku ishte plagosur dhe heren e fundit kishte humbur te dyja kembet.Zefi me tregoi edhe historinë si në atë kohë i plagosur ishte strehuar në një familje në Lurë dhe mjeku Ndrec Molla i kishte nxjerr plumbat nga gjunjët me Mashna(vegël për të trazuar prushin në votër).
Ngjarjen e solla për t’ju treguar atë që më tregoi një bashkvuajtës por që ishte shumë mirënjohës për të gjithë ata që e kishin ndihmuar. Por mjeku Ndrec Molla ishte një njeri i lindur për humanizëm. Ai ishte i lindur për mjek dhe ai e kishte kuptuar të qenurit e mjekut, dhe të “mjekut pa kufi.” Partia nuk e pranonte të qenurit e mjekut pa kufij pasi pjesën raksionare e kërkonte të vdekur. Por Zefin nuk e ndalonte asgjë për ti shërbyer njeriut, si atij partizanit, ashtu dhe diversantit, apo si njeriut të partisë ashtu dhe njeriut të raksionar. Për këto gjëra kalvari i vuatjeve të atij, që unë nuk i dij, por shpresoj, që t’u ketë lënë bijve dhe trashgimtarve të ve, humanizmin dhe fisnikërinë e shpirtit. Ai do të transferohej sa në Iball të Pukës, në Lurë të Dibrës, në Macukull të Matit etj. Aty ku e thërrisnin ai ishte i gjendur me këmbë, me kal apo sipër makinave me minerale të Mirditës. Unë emrin e Ndrec Mollës e mësova nëpërmjet të ndjerit doctor Ndrec Vladit kur u themelua Spitali i Lurës. Ku Lura i ishte mirnjohës Ndrec Mollës për atë që ka bërë për Lurën.
Ndërkohë duke qenë se është koha ku sot mjekët vlerësohen për kontributin e tyre ku Ndrec Molla, ju ka shërbyer edhe atyre ish diversantëve apo atyre njerzve që emigruan në Amerikë aty ku ka pasur mundësi. Organizata Pan Shqiptare Vatra si një institucion atdhedashurie duhet ta vlersojë dhe mbi figura të shquara antikomuniste të organizojë takime speciale për të nxjerrë në pah vlerat e jashtëzakonshme të këtyre shqiptarëve që na bëjnë përjetë krenar.
Ndërkohë për Bashkinë e Mirditës do ishte në nderin e saj, që pa u vonuar, ti vendosë emrin e spitalit të Rrëshenit themeluesit të birit të saj dhe Mirdita do jetë e nderuar duke nderuar birin e saj për shërbimet që ju bëri Mirditës ..
Ndrec Molla vdiq në Francë si emigrant dhe falë familjes dhe kumunitetit Shqiptar u varros në vendlindje në Maj më 12 Qershor 2020. Shqiptarët e diasporës dhe jo vetëm do ta kujtojnë përherë me respekt e nderim këtë figurë të jashtëzakonshme humanizmi dhe patriotizmi.