NJË QIRI PËR MËSUESIN E SHKOLLËS SHQIPE
Me rastin e vrasjes së Papa Kristo Negovanit, 12.2.1905-12.2.2012/
Nga Arben LLALLA/
Gjatë revolucionit kulturor të shqiptarëve për hapjen e shkollave shqipe nga fundi i shek.XIX dhe fillimet e shek.XX janë vrarë nga turqit dhe grekët shumë mësues që hapën mësonjëtoret e para në gjuhën shqipe.
Një nga këta mësues që u masakruan nga grekët ishte edhe Papa Kristo Negovani, i cili lindi në vitin 1875 në fshatin Negovan që ndodhet afër Kosturit (Kastoria) rrugës për në Edesa. Sot ky fshat quhet Flamuria. Gjatë një vizite që bëra në vitin 2003, bisedova shqip me pleqtë e fshatit që ende e flisnin gjuhën e të parëve. Pra, nga ky katund ishte atdhetari Kristo Negovani (Harallambi). Në fshatin e lindje Papa Kristo mbaroi shkollën fillore në gjuhën greke duke vazhduar më tej gjimnazin në Athinë. Pas tre viteve studimesh në Athinë ai i braktis ato për arsye sepse një çetë kusarësh gjatë grabitjes së shtëpisë së tyre i vranë babanë. Pasi u kthye në vendlindje papa Kristo filloi punë në shkollën greke të fshatit. Vitet shkonin dhe mësues Kristo Negovani shikonte se si brezi i ri në fshat po edukohej me kulturë dhe gjuhë greke duke humbur traditat dhe gjuhën e mëmës, shqipen. Në ato vite greqizimi i shqiptarëve po shtrihej në të gjitha trevat që banoheshin nga popullsia shqiptare. Ky greqizim përhapej në forma të ndryshme si në arsim, në kishë dhe politikë administrative. Edhe pse Papa Kristo ishte i edukuar në shkollat greke, edhe pse paguhej nga shteti grek për mësimin që jepte në shkollën e fshatit, të tëra këto nuk kishin ndikuar në zemrën e tij për të dashuruar kulturën dhe gjuhën e huaj greke. Gjatë mësimit të gjuhës greke në shkollën e katundit të tij ai u thoshte nxënësve: “Përmbi çdo gjë gjuha shqipe ishte ajo që duhej mësuar, sa më parë”. Me një vullnet dhe guxim djalërie ai vendosi të hapte shkollat e para në disa fshatra që banoheshin nga shqiptarët për rreth Kosturit dhe Follorinës. Shkrimin e gjuhës shqipe me Alfabetin e Stambollit Kristo Negovani e kishte mësuar në Rumani ku kishte punuar marangoz për tre vite. Ato vite ishte lidhur edhe me shoqatën “DRITA” dhe me disa anëtarë të shoqatës “DJALËRI” të Stambollit. Më 1897 u shugurua prift në fshatin e tij. Ky dalë i ri që për hir të çështjes kombëtare u bë prift do jetë pararendësi i frymëzimit për themelimin e Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare. Kisha dhe shtëpia e papa Kristos u bënë vatrat e para ku mësohej gjuha shqipe, por kjo gjë nuk u pëlqeu grekëve të cilën e kërcënuan disa herë. Ishte një natë e errët e 12 Shkurtit të vitit 1905. Mësonjësi Kristo Negovani po shpërndante naforën në kishë, një grup njerëzish të panjohur e rrëmbyen dhe e shpunë jashtë fshatit. Në errësirë të dërguarit e Dhespot Fotit filluan ta masakronin Papa Kriston me sopata e thika. Pasi e copëtuan trupin, i prenë kokën për t’ia dërguar porositësit të kësaj vrasje. Por kriminelët e dërguar nga Athina nuk u ndalën me kaq, po atë natë ata i vranë dhe të vëllanë, Theodhos Negovanin i cili edhe ky përhapte shkollën në gjuhën shqipe. Atdhetarët shqiptarë kudo që ishin u prekën shumë nga këto dy vrasje që ndodhën.
Histori e shkurtër e fshatit Negovan-Flamburo*
NEGOVANI, më 1928 iu ndërrua emri në Flamburo. Në këtë fshat ende banojnë shqiptar ortodoks dhe pak vlleh. Nga viti 1912 e deri 1928, në Negovan banonin rreth 1.100 njerëz.
Fshati Negovan është i njohur për atdhetarizmin e banorëve të tij, për hapjen e shkollës shqipe dhe mbajtjen meshën në gjuhën shqipe që në fillim të shek. XX. Në këtë fshat kanë lindur shumë figura kombëtare, ndër ta përmendim papa Kristo dhe Theodhos Harallambi Negovani, të cilët u vranë nga grekët më 1905, sepse u mësonin fëmijëve të fshatit gjuhën shqipe. Papa Vasil Gjikë Stillo është nipi i Negovanëve i cili më 1910, bëri përpjekje që në kishën e fshatit të mbante meshën në gjuhën shqipe dhe e goditën me thika gjatë meshës, vdiq më 16 janar 1910 në spitalin e burgut të Manastirit.
Për vrasjen, në Negovan, të priftit shqiptar, dëshironte ta kthente liturgjinë në kishë nga gjuha greke në gjuhën shqipe ka shkruar edhe Brailsford.
Shumë dokumente historike vërtetojnë se Negovani ka qenë fshat i pastër shqiptar. Pleqësia e fshatit në fund të vitit 1909, lajmëronte me një letër në gjuhën shqipe prej tre faqesh se është hapur shkolla shqipe “Dituria”, me mësonjës Petro Nini Luarasi, Në letër thuhet se shkolla në Negovan ka nevojë për libra dhe fletore për rreth 40 nxënës, djem dhe vajza të cilët e kishin braktisur shkollën në gjuhën greke. Në fund letra është firmosur nga pleqësia e shkollës, kryeplaku Sotir Kristo, arkëtari Sotir A Xoxe, pleqnar Naso Tire dhe mësonjësi Petro Nini Luarasi. Në fund letra ka edhe vulën e pleqësisë së mësonjëtores me vitin e themelimit të saj 1909. Origjinali i kësaj letre gjendet në muzeun e qytetit të Elbasanit. Kjo shkollë u drejtua deri në vitin 1911 nga Petro Luarasi .
Nga Negovani është dhe ish-ministri i brendshëm i Republikës së Shqipërisë Koçi Xoxe (1911-1949), njëri nga figurat qendrore të Partisë Komuniste. Gjatë kohës së diktaturës komuniste është shkruar se Koçi Xoxe ishte sllav-folës, por në Negovan nuk ka pasur asnjë familje sllav-folëse. Një kushëri i Koçi Xoxes i quajtur Mihal Xoxe, në fund të shek.XIX kishte ngritur në Kostancë një shtypshkronjë nga më të mëdhatë të asaj periudhe në Rumani, ku rilindësit shqiptarë botonin veprat e tyre patriotike. Aty janë botuar edhe librat e Frashëllinjëve, të Naimit, Abdylit të Samiut dhe të shkrimtarëve e patriotëve të tjerë të Rilindjes sonë Kombëtare, të cilat ndezën në ato vite shumë ndjenjat patriotike. Negovani në fillim të shek.XX ishte fshat shumë i madh dhe numëronte mbi 500 shtëpi të banuara qind për qind me shqiptarë.
Në një shkrim të botuar në revistën gjermane Der Spiegel, më 10 nëntor 2003, Renate Flottau, shkruan se në Flamburo (Negovan) kishte takuar një të moshuar që shiste mollë anës rrugës dhe ai i kishte thënë se shqiptarët vendas nuk guxojnë as të flasin shqip në shtëpitë e tyre. Grekët na kanë asimiluar. Nuk ka shkolla shqipe apo institucione kulturore.
Nga të dhënat e regjistrimeve të popullsisë që do sjellim më poshtë, nuk na rezulton që në Negovan të ketë familje sllave.
Shina, 1.500 banorë të krishterë, kishë, shkollë dhe një han.
Kënçov, 620 shqiptarë të krishterë dhe 100 vlleh.
Brankof, 96 bullgarë të krishterë, 110 grek, 300 vlleh dhe 1.080 shqiptarë të krishterë. Fshati kishte dy shkolla fetare, tre mësues dhe 200 nxënës.
Millojeviç, 110 shtëpi ku banojnë shqiptarë ortodoks dhe 3 shtëpi vlleh ortodoks.
Në regjistrimin e vitit 1932, fshati kishte 210 familje të huaja që flisnin gjuhën shqipe dhe pak prej tyre gjuhën sllave dhe rumanishten, dhe 44 familje kanë deklaruar hapur se janë shqiptar.
Riki Van Boeschoten dhe Helleen van der Minne, banorët e Negovanit janë deklaruar të gjithë shqiptarë. Sot fshati i përket komunës së Perasmatos dhe ka rreth 420 banorë.
(Marrë nga libri: “Demografia e Fiseve Shqiptare në Greqinë e Veriut”, Tetovë, 2013.
Ruajtja e gjuhes dhe identitetit kombetar – detyre paresore e diaspores shqiptare
Nga Sadik Elshani, Filadelfia/*
Dhjete Vjetori i themelimit te shkolles shqipe ne Filadelfia dhe vazhdim i suksesshem i punes se saj, vertet eshte nje rast i bukur per t’u festuar dhe per ta ndier veten krenar per misionin fisnik e atdhetar te kesaj shkolle, per ta mbajtur gjalle gjuhen, kulturen, historine dhe traditat shqiptare. Gjuha eshte elementi baze, themelor qe percakton nje komb, dhe po ashtu eshte elementi themelor per ruajtjen e identitetit kombetar.
Sot ne kete veprimtari, ne kete tubim, ne kumtesat qe u paraqiten u ceken sukseset qe jane arritur dhe u analizuan dhe u shoshiten edhe dias probleme me te cilat ballafaqohen shkollat shqipe ne Amerike. Kemi shume femije, kemi pak shkolla shqipe dhe ne ato shkolla kemi pak nxenes. Shkolla shqipe per femijet tane duhet te jete nje pervoje e vlefshme jetesore, ku pervec njohurive qe marrin per gjuhen, kulturen , artin dhe historine tone, te brumosen edhe me ndjenjat e atdhedashurise dhe krenarise sone kombetare. Te njihen me figurat e ndritura te kombit tone, me shqiptaret qe kane bere emer ne fushat e artit, shkences, sportit, te jetes publike, etj dhe te krenohen qe jane shqiptare.
Bashkesia shqiptaro – amerikane ka nje potencial te madh njerezor, intelektual e profesional, prandaj duhet te jemi me te organizuar dhe t’i bashkerendojme me mire veprimet, punet tona. Ta shfrytezojme kete potencial per te miren e bashkesise sone, per te miren e kombit tone. Ajo qe na mungon eshte perkushtimi, kembengulja, vendosmeria, vullneti i mire, ndjenja e sakrifices per te bere dicka me shume se vetja jone. Per funkcionimin sa me te mire te shkollave shqipe duhet angazhim maksimal i te gjitheve: drejtueseve te shkolles,mesueseve, prinderve, nxenesve. Pervoja jone ka treguar se, roli i prindit eshte kyc. Kur prinderit me vetedije te larte kombetare angazhohen dhe e marrinn seriozisht kete detyre te shenjte qe t’i sjellin femijet e tyre ne shkolle dhe te punojne me ta, atehere edhe femijet jane mjaft te angazhuar dhe e vazhdojne shkollen me rregull (rasti i familjes Shurdhiqi e te tjere). Te perpiqemi me mish e me shpirt qe shkollat qe jane hapur ta vazhdojne me sukses e pa nderprerje punen e tyre, por te bejme perpjekje edhe per hapjen e shkollave te reja.
Jemi larguar nga Dheu Meme. Deshem, apo s’deshem ta pranojme, me largimin tone Shqiperia eshte varferuar, ajo e ndien mungesen tone. Kete humbje le ta kthejme ne njefitore, nje ndihmese te cmueshme per vendin tone, duke mbajtur gjalle gjuhen, kulturen, zakonet, traditat tona, qenjen shqiptare. Sot ne keto kohera te nje revolucioni kibernetik, globalizimit, hapjes se kufinjve, Shqiperi mund te ndihmohet edhe nga larg, duke investuar, duke kembyer ekspertizen, pervojen perendimore, duke perparuar proceset demokratike. Keshtu ne e shohim rolin e zgjeruar te shkolles shqipe. Pra, jo vetem si nje mjedis ku mesohet gjuha ne menyre mekanike, por edhe si nje vater e ngrohte ku ngritet ndergjegja kombetare, ku mbillet fara e atdhedashurise dhe ku lulezon shqiptarizmi.
Te vazhdojme rrugen e Nolit, Konices, motrave Qiriazi dhe shume atdhetareve tjere shqiptare qe vepruan ketu ne Amerike. Te marrim shembull nga vellezerit tane arbereshe qe per 500 vite ruajten gjuhen, traditat dhe zakonetr shqiptare, identitetin shqiptar. Kur ne Shqiperi nuk kishte shkolla shqipe, sepse pushtuesit turq e kishin ndaluar gjuhen shqipe, arbereshet i kishin shkollat dhe kolegjet ne gjuhen shqipe, botonin libra e gazeta ne gjuhen shqipe. Kur nje pjese e Rilindesve tane ende nuk kishin lindur, apo ishin te rinj, n’ Itali vepronte De Rada i madh, 200 vjetorin e lindjes se te cilit e festojme kete vit. Tani eshte radha jone qe te marrim pergjegjesi dhe t’i kryejme detyrimet tona ndaj kombit e atdheut.
Te shpresojme qe kjo veprimtari qe zhvilluam sot, ky bashkebisedim do te na sherbeje, do te na ndihmoje qe t’i organizojme, t’i bashkerendojme perpjekjet dhe punet tona edhe me mire duke i identifikuar problemet dhe sfidat me te cilat ballafaqohemi dhe qasjet, masat qe duhen marre per t’i tejkaluar keto pengesa. Kerkohet bashkepunimi dhe ndihmesa e te gjitheve.
Ju falenderojme per pjesemarrjen tuaj ne kete dite te gezueshme per te gjithe neve. Dhe tani e ka radhen kokteji yne tradicional: “Buke ekripe e zemer”.
• Fjala e z. Sadik Elshani ne 10 vjetorin e Shkolles Shqipe ne Filadelfia, 7 qershor, 20014.(FOTO:Arkiv, Sadik Elshani, ish kryetar i Shoqates”Bijte e Shqipes” gjate nje veprimtarie
LIBRI I DËSHMISË SONË TË SHUMANSHME MBI FUNKSIONIMIN E SHKOLLËS SHQIPE NË MËRGATË
Fetah Bahtiri: “DRITË, NGROHTËSI, OPTIMIZËM, LIBËR DOKUMENTAR – PËR SHKOLLËN SHQIPE NË STREHIMOREN SVENSHÖGEN, SUEDI, 1991 – 1994″/
Shkruan Sokol Demaku/
Libri “DRITË, NGROHTËSI, OPTIMIZËM, Libër dokumentar për shkollën shqipe në Strehimoren Svenshögen, Suedi, 1991 – 1994″, është një vepër me shkrime autoriale dhe dokumentare nga përvoja e vetë autorit Fetah Bahtiri, siç e thotë edhe titulli, në të cilin përfshen shkrime, studime dhe dokumente që u kushtohen punës dhe arsimit në mërgatë, si dhe punës dhe angazhimit e sakrificës së mësuesve, prindërve dhe nxënësve shqiptarë. Libri është botuar në nderim të 100-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, me botues Shoqatën e Shkrimatrëve Artistëve dhe Krijuesve Shqiptar në Suedi, Papa Klementi i XI Albani.
Libri është vlera më e madhe e njeriut. Pa libër, si pa sy, e të jesh pa sy në ditët e sotme nuk është edhe aq lehtë, pra si pa miqësi në mes njerëzve, sikur pa krah mes zogjëve, kjo shprehje është dëgjuar dhe ka qenë e përhershme në popullin tonëtë shtypur me shekuj. Kur, njeriu ka librin, atëherë ai është më i pasur me dije. Nuk ka pasuri më të madhe për njeriun se libri, kjo është një e thënë e kahmotshme e cila dhe sot është aktuale por, athua e kuptojmë të gjithë ashtu si duhet. E në bazë të kësaj na del se libri nuk e urren njeriun, por ka njerëz që e urrejnë librin. Libri dokumentar është një histori në vete. E thotë të vërteta e jetës.
Ky libër dokumentar është më i rëndësishëm se sa një vepër artistike. Aty flasin faktet, ngjarjet, momentet, kohët, fotot, raportet, shënimet, ditarët, por flasin edhe dokumentet tjera, të cilat e bëjnë librin të fortë dhe të qëndrueshëm. Këto janë dokumente te cilat janë ruajtur nga vetë autori gjatë kohës së punës së tij si mësues së pari në vendstrehimet e shqipatrëve në Suedi e pasatj edhe gjatë kohës kur ai punon si mësues i rregullut i gjuhës amtare në mërgatë.
E duke u nisur nga një e dhënë preznete në kohën e mërgimit të shqiptarëve në mënyrë masovike nga dhuna sistematike, edhe shkolla ka rëndësinë dhe vendin e vet, prandaj,çdo klasë apo shkollë shqipe e hapur në mërgim ishte dhe edhe sot është në shërbim të atdheut. Shkolla shqipe nëpër shekuj është ngritur mbi një sakrificë sublime, por edhe mbi një krenari kombëtare, e kjo ka qenë prezente që nga dita e marrjes së rrugës së mërgimit të mijëra e mijëra shqiptarëve. Në të vërtetë, mezazhi kryesor i këtij libri është: në kohën kur pushtuesi barbar serb në Kosovë i mbyllte shkollat në gjuhën shqipe, në mërgatë hapeshin dhe lulëzonin këto shkolla, falë largpamësve dhe intelektualëve tanë të kalibrit të një Fetah Bahtiri, e që frymonin këtu. Qëllimi kryesor ishte që fëmijëve tanë në mërgim t`u jepet dritë, t`u ofrohet ngrohtësi dhe ata të ushqehen me optimizmin për jetë, opër të ardhmen, për lirinë dhe çlirimin nga zgjedha serbosllave.
Kur jemi te libri dokumentar i Fetah Bahtirit, në të cilin në çdo shkronjë gjejmë dhe hasim të flitet për shkollën shqipe në mërgim, duhet të kemi parasyshë mësuesin Fetah, autorin e dokumentarit, i cili në mërgim nuk është vetëm mësues, është edhe prind, ndihmon nxënësin të mos i mungojë drita e dijes jo vetëm në vendin e strehuar, por edhe më tej edhe sot e kësaj dite. Sipas autorit misioni i mësuesit në mërgim është i shenjtë, ndërsa dijedhënia është fisnikëri.
Mësuesi që është në lartësinë e detyrës së tij ruan me fanatizëm gjithë atë çka ai vetë ka servuar për nxënësït e tij së pari, pasatj për bashkëkombësit, të cilëve u vjen në ndihmë në çdo moment dhe në çdo aspekt e këtu do vërejmë se mësues Fetahu secilin pohim e përshkruan me modesti dhe fakte konkrete, me dokumente të skanuara dhe fotografi orgjinale nga secila kohë kur bëhet përshkrimi i ngjarjeve dhe veprimeve e angazhimeve.
Dua të them se njerëzit që lexojnë, komunikojnë dhe shkruajnë, që kanë në memoriet e tyre një kapital të fortë dhe të shëndoshë janë një antologji në vete, kur kemi të bëjmë me çështjen kombëtare. Në ditët e sotme kemi plot artikujt dhe libra të botuara, e që janë një thesar me vlerë në këtë drejtim, ku edhe dokumentari i Fetah Bahtirt sa vjen dhe e pasuron këtë thesar të mërgatës sonë.
Veprat e tilla do jenë një frymëzim për gjenerata të tëra pasardhësish. Ky Dokumentar është një shembull për gjeneratat e reja, për ta vazhduar imazhin tonë pozitiv në botë, që të mos ndërpriten asnjëherë urat e miqësisë kulturore ndërmjet popujve si vlera të vjetra me vlerë të kombit tonë.
Çdo shkrim, dokumentim, fotografi, skicë, ditar pune, listë emrash të nxënësve të botuar janë vlera mbi vlera, janë dokumente të cilat flasin dhe do mbesin në kujtesën e atyre që përjetuan mërgimin, por do të jenë edhe një udhërrëfyes për ata të cilët do ta vazhdojnë jetën në vendet të cilat përshkruhen në dokumentar. Ato thesare të shkollës shqipe në mërgatë, janë krenari e nxënësve, mësuesve të cilët me vullnetin dhe sakrificëne e tyre e bënë të gjallë mësimin e gjuhës shqipe në mërgatë. Kështu krijohet respekti, kështu shprehet krenaria dhe fitohet respekti dhe mbështetja.
Fetah Bahtiri me këtë vepër argumenton se është zëdhenës i shkollës shqipe në diasporë, është prezentuesi i kulturës dhe traditës shqiptare në mërgatë. Ështe ai i cili vuri bashkëpunimi kulturor midis dy vendeve, është ai i cili së bashku me nxënësit e tij rrëmbeu zemrat e mikëpritësve suedezë dhe realizoi idelain e tij që edhe fëmijët shqiptarë t`i mësojnë shkronjat në gjuhën e tyre, të këndojnë në gjuhën e tyre.
Autori në mënyrë kronologjike na paraqet ngjarjet që nga koha e ikjes masive të shqiptarëve nga Kosova në vitin 1990 dhe vendosjen e etyre në strehimoret në Suedi. Konkretisht ai ndalet në strehimoren e Svenshögen në krahinën perëndimore të Suedisë, ku edhe ai do jetë me familjen e tij. Këtu, pra, është zanafilla e gjithë asaj që na paraqitet në këtë libër dokumentar të Fetah Bahtirit. Është viti 1991 kur për herë të parë fillon edhe mësimin në shqip në këtë strehimore me mësues Fetahun. Përshkrime bindëse, përshkrime të cilat me argumente na rrëfejnë jetën e ardhacakëve të rinj përmes fotografive në klasë, në aktivitete kulturore, takimet me prindër. Autori nuk le pa përmendur këtu edhe ndihmën e shtetit suedez në këtë drejtim. Autori do na pasqyrojë ditarët e punës, listat e nxënësve, ftesat për mbledhje prindësh, po edhe lajmërimet e ndryshme dhe ftesat për festat e komunitetit shqiptar në strehimore. Por, autori do të vazhdojë me prezentimin e punës së këtij komuniteti dhe lidhjet e krijuara me vendësit suedezë si dhe autoritet e arsimit për ndihmë shkollës shqipe këtu.
Sa mund të kuptojë lexuesi nga përmbajtja e librit dokumentar të Fetah Bahtirit, ”Dritë, ngrohtësi, optimizëm”, njeriu vjen deri te një konkludim me siguri shumë të arsyeshëm dhe bindës, se autori është një ndër ata të pakët që posedon një ”Arkiv”, i cili do të jetë një burim frymëzimi dhe një argument i qëndresës së populit tonë dhe realizimit të aspiratave shekullore për liri e pavarësi. Ky libër do jetë një udhërrëfyes për gjeneratat e ardhme se si duhet ruajtur gjuha, kultura dhe tradita në mërgatë. Duhet të jetë një dritare për një vazhdimësi edhe në të ardhmen në mënyrë që tradita, gjuha dhe kultura të jenë prioritare për të gjitha gjeneratat edhe në të ardhmen.
Për kompletimin e këtij shkrimi për këtë vepër të rëndësishme dhe për portretin e mësuesit, pedagogut, poetit Fetah Bahtiri, po e japim edhe një fragment nga Pasthënia e librit ku autori thotë:
“Posaçërisht jam i lumtur që gjatë viteve 1991 – 1994 nuk ka pasur asnjë, po përsëris, asnjë fëmijë shqiptar në strehimoren Svenshögen që nuk e ka ditur përmendësh Himnin e Flamurit Shqiptar. Jam i gëzuar që kam pasur mundësi t`u ndihmojë e t`u shërbej fëmijëve të popullit tim, e në këtë mënyrë edhe atdheut tim.
Kësi shërbimi popullit dhe atdheut tim në Suedi i kanë bërë me qindra bashkatdhetarë të tjerë, mësues vullnetarë dhe Lidhja e Arsimtarëve Shqiptarë ”Naim Frashëri”, Dega në Suedi në krye me Bedri Pacin.Prandaj, ky dokumentar i dedikohet pikërisht atij batalioni të mësuesve shqiptarë të cilët vullnetarisht punuan me vite të tëra me fëmijët tanë anembanë Suedisë, ruajtën gjuhën, histoirinë e kulturën tonë dhe shpërndanë dritë, ngrohtësi e optimizëm për atdheun, për jetën dhe për të ardhmen.”