• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Gabriel Garsia Markez-DO T’U JEPJA VLERË GJËRAVE…

April 23, 2016 by dgreca

Gabriel García Márquez – 1927- 2014./

 Gabriel García Márquez (Gabriel Garsia Markez, i njohur Edhe ju Gabo), shkrimtar i njohur kolumbian. Lindi më 6 mars 1927 ne Arakataka, një fshat i Vogel pranë maleve të Karaibeve kolumbiane. Vdiq, më 17 prill 2014./

DO  T’U JEPJA  VLERË GJËRAVE…/

 Do t’iu jepja vlerë gjërave jo për aq sa vlejnë/

por për domethënien e tyre./

Do të flija pak, do të ëndërroja më shumë./

Di se për çdo minutë që mbyllim sytë

humbim 60 sekonda dritë çokollate.

 

Po të më jepte një copëz jete, Perëndia,

i veshur me rroba të thjeshta, do të shtrihesha në diell

dhe do të lija lakuriq në diell, jo vetëm trupin tim

por edhe shpirti im.

Perëndia ime, po të kisha zemër, do të shkruaja urrejtjen time mbi akull

dhe do të prisja që të ngrihej dielli.

Do të pikturoja yjet me një ëndërr të Van Gogut.

me një poemë të Benedetit, një këngë të Serrait

kjo do të ishte serenata ime hënës.

 

Do të njomja me lotët e mi trëndafilat

Për të ndjerë dhimbjen e gjembave

dhe puthjen portokalli të petaleve.

 

Perëndia ime, po të kisha ende një copë jetë

nuk do të lija të kalonte as edhe vetëm një ditë

pa u thënë njerëzve se unë i dua, i dua njerëzit.

 

Do të bindja çdo burrë dhe çdo grua

të cilët janë favorite e mi

dhe do të jetoja i dashuruar me  dashurinë.

 

Dhe do t’iu dërgoja njerëzve se sa shumë gabojnë

kur mendojnë të ndalen së dashuruari mes tyre

kur plaken  pa e ditur se ata po plaken

kur ndalen së dashuruari mes tyre.

 

Do t’i japja krahët çdo fëmije

por do ta lija që të mësonte, të fluturonte vetë.

 

Pleqve do t’u mësoja se vdekja

nuk vjen me moshën, por me harresën.

 

Kam mësuar shumë gjëra nga ju, nga njerëzit …

Kam mësuar se të gjithë, në botë,

duan të jetojnë në majë të malit

pa e ditur se lumturia e vërtetë

qendron në atë se si ngjitet shpati.

 

Kam mësuar se kur një i porsalindur kap,

për herë të parë, me dorën e tij të vogël,

gishtin e babait, do ta mbajë të burgosur përgjithmonë.

 

Kam mësuar se një njeri

ka të drejtë të shohë një tjetër njeri

nga lart poshtë, vetëm kur e ndihmon të ngrihet.

 

Janë të shumta gjërat që kam mundur të mësoj nga ju

por s’do të më duhen me të vërtetë shumë më shumë

sepse kur ata do të shohin në këtë valixhen time,

fatkeqësisht unë do të jem duke vdekur.

 Përktheu: Faslli Haliti

 

Filed Under: LETERSI, Sofra Poetike Tagged With: Faslli Haliti, Gabriel García Márquez, perktheu

FASLLI HALITI SJELL NE “SOFREN POETIKE” TE DIELLIT MERCEDES ÁLVA

April 12, 2016 by dgreca

Mercedes Álvarez (Tandil, Buenos Aires, Argjentinë, 1979). Ajo jetoi në Mar de la Plata deri në nëntëmbëdhjetë vjeçe, ndërsa nga viti 1998 deri në 2006 jetoi në Spanjë. Aktualisht  jeton dhe punon në Buenos Aires. Ka botuar romanin “Historia de un ladrón, (Historia e një hajduti), dhe pëmbledhjen me poezi” Imitación de los pájaros”,  “Imitimiteti i karpentierit”,  përmbledhje nga e cila është marrë kjo poezi.

 SHPINA JOTE SI NJË PASQYRË

Unë nuk doja

të isha nuse, por muzë

të kapërcej

grilat e kohës

të më portretizojnë me shpatën pas

arratisëse

infeksionit që shkatërroi

atë vit

tokën.

Unë nuk doja

asgjë veç shpatullave të tua

sepse ato nuk kishin as sy as ekspresion,

as gojë, asgjë.

Por në fund pashë

se shpatullat i kishin,

dhe fillova të përdor

shpinën tënde

si pasqyrë.

 Përktheu: Faslli Haliti

Filed Under: Sofra Poetike Tagged With: Faslli Haliti, MERCEDES ÁLVA, SJELL NE "SOFREN POETIKE" TE DIELLIT

FASLLI HALITI SJELL NOBELISTIN E TRETE-NOBEL 1904

April 7, 2016 by dgreca

NOBELISTI  III  1904/    

Etienne Frederic Mistral 1830 – 1914/

 Etienne Frederic Mistral (Maillane, 8 shtator 1830 – Maillane, 25 mars 1914) ishte nje shkrimtar dhe poet i gjuhës franceze Occitane, iu dha në vitin 1904 Çmimin Nobel për Letërsi.

______________________________________________

MOTIVACIONI:

«Si njohje e origjinalitetit të qartë dhe të frymëzimit të vërtetë të krijimtarisë së tij poetike, që reflekton shkëlqyeshëm  peizazhet natyrore dhe frymën amtare të popullit të tij, gjithashtu dhe, punës së tij të rëndësishme si filolog provansal»

______________________________________________

 PROVIDENCA

Shiko lulet e gatiçeve. Janë flokë bore

me push të qartë. Dhe mjafton vetëm

një erë tepër e lehtë t’i prekë

që të shkrira ato të përhumben mbi tokë.

Por pambukun e shpërndarë gjithanej

nga zogjtë

e mblidhin menjëherë.

Shiko: ka një fole

nën atë ind:

fole trishtili e kadifejtë,

e butë, e bardhë.  Së pari thur indin mirë

dhe pastaj ai vesh të vegjlit e tij

me pelush… O dorë e bekuar,

që për çdo harabel

Bën një fole…

Atëherë, plaku endej ngadalë

me murgeshën gjatë përrenjëve,

duke medituar gjatë për perëndinë.

dhe thoshte me admirim të thellë:

«Ç’harmoni ka në veprat hyjnore!»

«Ç’largpamësi dhe ç’mrekulli»

Thoshte plaku  me admirim të thellë.

«Shiko ato mizat që sapo lindën

enden mizëri në ajrin e qetë.

Brenda një rreze dielli,

dhe sonte, mbase do të kthehen në hiç.

Pra për një ekzistencë kaq kalimtare,

jepu Providencë, atyre të gjitha të mirat!.

Në galetat e gjejnë ato ushqimin

që iu pëlqenë më shumë; jetojnë në diell;

kanë krahëzit për të ndjekur galetat,

dhe mbi malet e mbi pllaja mbartin të vegjlit;

në sytë e vegjël të tyre gjithë krijimi

pasqyrohet si një det i pafundmë.»

 

Përktheu: Faslli Haliti

Filed Under: LETERSI Tagged With: Faslli Haliti, NOBELISTI III 1904/ Etienne Frederic Mistral

LETERSI- NOBELISTI I DYTE-Bjørnstjerne Martinus Bjørnson

April 4, 2016 by dgreca

NOBELISTI  II  1903/Bjørnstjerne Martinus Bjørnson- 1832 – 1910/

   NOBEL 1903/

 Shkrimtari, poeti, piktori, përkthyesi Faslli Haliti, po përgatitit ciklin e plotë të prezantimit të Nobelistëve të Letërsisë për lexuesit e Diellit.Në numrin e djeshëm online ai na njohu me poetin Francez RENÉ FRANCOIS-  1839-1907, i cili ishte Nobelisti i parë i shpallë në vitin 1901.Në edicionin e sotëm ai Ju njeh me Bjørnson,shkrimtar norvegjez, Nobelist i dytë, i shpallë në  vitit 1903.

Bjørnstjerne Martinus Bjørnson (Kvikne, 8 dhjetor 1832 – Paris, 26 prill 1910) ka qenë  një poet, dramaturg dhe shkrimtar norvegjez. Në rrafshin artistik  kontribuoi, bashkë me Henrik Ibsen, në lindjen e drammaturgjisë moderne norvegjeze e skandinave. Madhështia e tij u vulos me Çmimin Nobel për Letërsi në vitin 1903

MOTIVACIONI:«Një haraç për poetikën e tij fisnike, madhështore e të gjithanshme, me të cilën ai është krejt i ndryshëm për qartësinë e frymëzimit të tij dhe pastërtinë e rrallë të shpirtit të tij»/

VELA TË MËDHA NË DETIN E VERIUT*/

Vela të mëdha në Detin e Veriut,

lart mbi malin Skandsem atë mëngjes

Erling Skjalgson sytë nga Dielli drejton

duke vështruar detin drejt Danimarkës;

«Nuk po vjen Olav Trygvason?»

Pesëdhjetë e gjashtë Drakarë

djegur nga dielli

presin të nisen drejt Danimarkës

me vela të ulura poshtë.

Akoma një murmurimë:

“Ku është drakari më i gjatë?

Nuk po vjen Olav Trygvason? “.

 

Por, kur lind dielli

dhe ngrihet mbi det

mërmërima bëhet stuhi:

“Ku është drakari më i gjatë?

Nuk po vjen Olav Trygvason? “.

 

Ngadalë, ngadalë, në këtë çast

të gjithë të habitur ndiejnë

nga fundi i detit

një gurgullimë, një mërmërimë:

“Drakari më i gjatë u mposhtë!

Ra Olav Trygvason “.

 

Që nga ajo ditë, për shekuj e shekuj

anijet norvegjeze shoqërohen netëve

të mbuluara me dritë hëne nga vajtimi;

«Anija më e gjatë u shpartallua!

Ra Olav Trygvason “.

*Olav Tryggvason (960-1000 ) ishte mbreti i Norvegjisë 995 -1000  dhe pati një rol kyç në konvertimin e vikingëve të krishterë. Bjornson shkroi këtë tekst, i frymëzuar nga “Saga e Olav Tryggvason” (pjesë e “Heimskringlas”)  kompozuar në fund të shekullit të dymbëdhjetë nga poeti Islandez Snorre Sturlason, (1178 – 1241). Teksti përshkruan pas betejën e Svolderit  (në vitin 1000), kur mbreti u mund dhe u vra në betejën e madhe detare të Svolder në Baltikut mbi Drakkaren e tij «Ormen Lange» «Gjarpër i gjatë», sipas sagës, më shumë se 50 metra. Në breg, norvegjezët pyesin njëri-tjetrit në mënyrë të përsëritur «Pse nuk kthehet Olav Trygvason?»

Përktheu: Faslli Haliti

 

Filed Under: LETERSI Tagged With: -Bjørnstjerne Martinus Bjørnson, Faslli Haliti, NOBELISTI I DYTE

FASLLI HALITI: NJIHUNI ME NOBELISTET

April 3, 2016 by dgreca

NOBELISTI  I  1901/

 RENÉ FRANCOIS-  1839-1907/

NOBEL 1901/

René Francois Armand Prudhomme I mbiquajtur  Sully Prudhomme (Paris, 16 mars 1839 – Châtenay-Malabry, 6 shtator 1907) ishte një poet francez, fitues i parë i Çmimit Nobel për Letërsi në vitin 1901./

 MOTIVACIONI

Në njohjen e përbërjes së tij poetike, e cila jep prova të një idealizmi të lartë, përsosmëri artistike dhe një kombinim të rrallë të cilësive të zemrës dhe intelektit

VAZO E THYER

 Vazoja  ku lule vjola vdes,

Një flutur nxitimthi kaloi,

Me rrahjet e krahëve e theu;

Vështrimi i dikujt e zgjoi.

 

Gërvishtja e vogël e lehtë,

Duke brejtur kristalin kudo,

E paepur, e verbër, e sigurt

Përshkoi gjithë konturin ajo.

 

Brenda një ore, uji u zhuk

Dhe limfa u tha krejt;

Ende s’ka dyshim për këtë.

Viola është thyer, mos e prek*.

 

Plagos duke prekur zemrën ajo;

Pastaj e lodhur zemra çahet vetë,

E paprekur prej syve të botës,

Dhe lulja e dashurisë vdes;

 

Kështu, shpesh dora e dashur,

Qan ngadalë dhe ndjen të rrahë,

Prerja e saj  e thellë dhe fine

U thye,  mos e prekni, pra.

* Lule e njohur ende për vetitë e saj magjike e afrodisiache. Rrënja e saj  etimologjikisht rrjedh nga folja  verbero-colpire: që do të thotë vras.

 

Përktheu: Faslli Haliti

Filed Under: LETERSI Tagged With: Faslli Haliti, Nobelisti i Pare, RENÉ FRANCOIS

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • …
  • 17
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NGA NJË KOLONI DE FACTO NË NJË KOLONI DE JURE
  • ADEM DEMAÇI, JO THJESHT FIGURË E REZISTENCËS, POR KATEGORI KONCEPTUALE E SHTETFORMIMIT
  • Roli i gazetës “Arnavud/Shqipëtari” në formimin e vetëdijes kombëtare te shqiptarët përballë politikave turqizuese të xhonturqve
  • Si investonte Serbia në thellimin e përçarjeve ndërmjet udhëheqësve shqiptarë dhe në shkëputjen e tyre nga ndikimi austro-hungarez
  • Marrëdhëniet e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut me Republikën e Venedikut sipas dokumenteve të Arkivit Apostolik të Vatikanit, Arkivit të Shtetit të Venedikut dhe burimeve historike botërore
  • “U SHKEPUT NJE METEOR POR ZJARRI MBETET ZJARR…!”
  • Përurim i “American Dream” në Vatër
  • Një vit që ka filluar mbarë për Vatrën në Chicago
  • Kategorizimi i qyteteve shqiptare sipas Sami Frashërit në vitin 1890
  • Abas Kupi, historia, e vërteta dhe dashuria për atdheun…
  • Kur karakteri tejkalon pushtetin
  • ABAZ KUPI DHE LUFTA ANTIFASHISTE NË SHQIPËRI
  • Fortesa Latifi: “It can be difficult to grow up when you’re constantly faced with a younger version of yourself”
  • ABAZ KUPI, I HARRUAR DHE I KEQTRAJTUAR NGA HISTORIA ZYRTARE
  • VATRA DHE FAMILJA KUPI ORGANIZUAN SIMPOZIUM SHKENCOR ME RASTIN E 50 VJETORIT TË KALIMIT NË PËRJETËSI TË NACIONALISTIT TË SHQUAR ABAS KUPI

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT