Ferzileta Gjika
Cilat janë kostot reale të digave? Kush i paguan ato? Dhe kush përfiton prej tyre?
Ndërtimi i diges me te madhe ne Evrope, diga e Skavices, është tani një nga çështjet më të diskutueshme dhe gjerat pô luhen nen rrogoz. Mbështetësit e Diges se Skavices flasin për përfitimet sociale dhe ekonomike, te energjisë elektrike, kontrollit të përmbytjeve dhe furnizimit me ujë; ndërsa kundërshtarët theksojnë ndikimet e tyre negative, si tejkalimet e kostove dhe barra e borxhit, zhvendosja dhe varfërimi i njerëzve, shkatërrimi i ekosistemeve të rëndësishme dhe shkaterrimi i burimeve të peshkimit dhe shpërndarja e pabarabartë e kostove dhe përfitimeve, dhe mbi te gjitha zhdukja e Dibres si rajon, me histori, kulture, identitetin Dibran.
Lumenjtë, pellgjet ujëmbledhëse dhe ekosistemet ujore të shfrytëzuara dhe të prekura nga digat ofrojnë bazën për jetën dhe jetesën. Prandaj, përfitimet e konsiderueshme që mund të ofrojnë digat duhet të peshohen kundrejt pasojave negative të prezantimit të strukturave që transformojnë peizazhin përreth, duke ndikuar në çdo specie që jeton brenda tij. Komisioni Botëror për Digat (WCD) u krijua për të ndërmarrë detyrën e madhe të vlerësimit të performancës së kaluar dhe rolit të ardhshëm të digave të mëdha.
Duke punuar mbi bazen se digat janë vetëm një mjet për të përmirësuar mirëqenien njerëzore mbi një bazë të qëndrueshme, Komisioni boteror i Digave te medha propozon që ato të gjykohen në përputhje me rrethanat, të mbështeten nëse ofrojnë mënyrën më të mirë për arritjen e këtij qëllimi dhe të shmangen nëse ekzistojnë opsione të tjera më të mira.
Fakti qe ekzistojne opsione te tjera me te mira si energjia e Eres dhe Energjia e Diellit (panele diellore), ne kohen kur mbare Europa po perpiqet te transformoje sektorin duke kaluar masivisht ne te ashtuquajturen energjine e paster, kur Shqiperia ka potencial te fuqishem si per energjine diellore dhe ato te eres, le pa pergjigje pyetjet pse kembengulet ne kete projekt. Shqiperia ka ndikim te thelle nga ndryshimet klimatike, gje qe theksohet ne cdo studim serioz. Kjo do te thote qe ndertimi i nje dige te madhe, vetem sa do te theksoje me teper varesine ne reshjet qe digat te prodhojne energji, ne vend qe Shqiperia, ashtu si shume vende te Europes, te diversifikoje burimet e energjise, larg hidrocentraleve. Vet Progres Raporti i BE per Shqiperine, pothuajse ne cdo vit, ve ne dukje kete varesi te sektorit dhe keshillon menyra alternative. Pse Kryeministri Rama, qe thote qe vetem ketij raporti i permbahem, nuk e ndjek kete keshille?
Një gjykim i tillë kërkon një qasje të re, më gjithëpërfshirëse ndaj digave si një opsion zhvillimi: një qasje që fillon duke identifikuar rangun e gjerë të palëve të interesuara potencialisht të prekura nga iniciativat e reja,te njohe të drejtat e tyre dhe rreziqet që shoqërojnë një program të propozuar dhe siguron pjesëmarrjen e tyre të informuar në proceset vendimmarrëse që formësojnë zhvillimin e burimeve ujore dhe energjetike. Për të mbështetur këtë kornizë të re për vendimmarrje, Komisioni përshkruan shtatë prioritete strategjike, me kritere dhe udhëzime që duhet t’u mundësojnë palëve të interesuara në të gjitha nivelet të kërkojnë dhe të arrijnë mjetet më të përshtatshme për shfrytëzimin dhe mbrojtjen e burimeve të ujit dhe energjisë. Biznesi per perfitim parash ne kurriz te popullit Dibran, thjesht nuk është më një opsion.
Historikisht lumenjtë janë copëtuar dhe transformuar, dhe në mbarë botën, rreth 40-80 milionë njerëz janë zhvendosur nga rezervuarët. Investimi i madh i kërkuar për ndërtimin e digave të mëdha dhe ndikimi i tyre i madh social, mjedisor dhe ekonomik, kanë nxitur kundërshtimin ndaj tyre. Ndërsa proceset e vendimmarrjes në shumë vende janë bërë më të hapura dhe transparente, e ardhmja e digave të mëdha po vihet gjithnjë e më shumë në pikëpyetje. Ne shume vende te Evropes dhe mbare boten po cmontohen Digat e medha, shumica e te cilave u ndertuan ne mes te viteve 30-70 te shekullit te kaluar. Shqiperia, si ne nje enderr te keqe, deshiron te kthehet pas ne kohe, duke sjelle perfundimisht shuarjen e lugines se Drinit te Zi, nje lugine e begate dhe pjellore, me potencial te fuqishem per agroturizem, e afte per te ndertuar mireqenie te rajonit dhe per te kontribuar ne krahinat perreth, rol te cilen e ka luajtur fuqishem ne histori.
Ndonese banoret Dibrane kane shprehur shqetesimet për nevojën për të marrë më seriozisht kostot mjedisore dhe sociale të diges se Skavices, historine, kulturen, varret, traditat dhe gjithcka qe lidhet me identitetin dibran, si dhe për tu konsultuar sistematikisht me njerëzit e prekur nga ndërtimi i kesaj dige, shume pikepyetje mbeten, nder to:
a) pse nuk perdoren alternativat te tjera te energjise?
b) pse nuk konsiderohen ndikimet negative mjedisore dhe sociale si te papranueshme?
c) pse qeverisja vendore/lokale nuk vepron per te perkrahur te drejtat e banoreve vendas?
d) pse grupet e interesit nuk jane konsoliduar ne nje ze per te perballur cdo lloj vendimi qe eshte ne kundershtim me te drejtat e banoreve Dibrane?
e) pse nuk eshte konsultuar projekti qe ne fazat e hershme, sic e parashikon ligji, ne menyre qe banoret te ishin shprehur ne lidhje me rreziqet e identifikuara dhe mendimi i tyre te merrej parasysh, serish sic e parashikon ligji, por Dibranet gjenden para faktit te kryer, dhe pse demet si ne mjedis dhe ato sociale jane te pakthyeshme dhe te pariparueshme ne shekuj me radhe.
Zbatimi i ligjit duhet te jete i njejte dhe i barabarte per te gjithe. Shkelja e ligjit per te cuar perpara nje projekt shkaterrues, jo te nevojshem, tregon per injorimin jo vetem te te drejtave te banoreve vendas por edhe rreziqeve reale te ndertimit te kesaj dige si per banoret poshte diges dhe per vepren ne teresi. Diskrimini rajonal, qendrim percaktues i qeveritareve ndaj Dibres, ka ardhur koha te ndale, perpara se te jete vone.