• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

PARLAMENTI I PARË DHE PARLAMENTI I ARDHËSHËM SHQIPTAR

May 22, 2017 by dgreca

KOMBI KA NEVOJË PËR FILIZA TË RI NË TRUNGUN E VJETËR POLITIK/

1-Frank-shkreli-2-300x183-1majko4

Nga Frank Shkreli/Ndërkohë që përzgjidhen kandidatët për deputetë në Shqipëri dhe në Kosovë, kujtojmë parlamentin e parë shqiptar. Pas marrëveshjes Rama-Basha, partitë politike shqiptare kanë filluar konsultimet me bazën për të përzgjedhur kandidatët e mundëshëm për në parlamentin e ardhëshëm që do të dalë nga zgjedhjet e 25 qershorit në Shqipëri.  Gjatë këtij procesi, merret me mend, se të pakën, sa për sy e faqe, partitë do të përpiqen të evidentojnë persona kandidatë, që përveç besnikërisë së tyre ndaj partisë dhe posedimit të aftësive bazë që kërkon detyra për të kryer punën e parlamentarit, kandidatët potencial për në parlamentin e ardhëshëm, të jenë edhe njerëz me integritet dhe të cilët gëzojnë njëfarë reputacioni si individ dhe si shqiptarë, në fushën e veprimtarisë së tyre, në rrethin ku jetojnë.

Kështu shpresohet, ndërsa partitë politike kanë deklaruar se do të zgjedhin njerëzit më të mirë, më me reputacion dhe pa konflikte interesi.  Thuhet se partitë e mëdha po përpiqen të zgjedhin edhe kandidatë në moshë të re, të cilët mund të jenë të aftë të mendojnë dhe të veprojnë, “outside the box”, jashtë përcaktimeve të politikës së partive, njerëz të cilët ndoshta nuk e ndjejnë veten edhe aq shumë të lidhur me partinë, por që mund të veprojnë edhe pavarsisht partisë. Por, fatkeqsisht, historia e këtyre 27-viteve post-komunizëm sugjeron ndryshe.

Në këtë periudhë parazgjedhore, si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë, është një rast i mirë ndoshta për të provuar diçka krejt ndryshe nga e kaluara në përzgjedhjen e kandidatëve të ardhëshëm për në kuvendet e dy shteteve shqiptare.  Që besnikëria ndaj partisë të mos jetë kualifikimi kryesor për një kandidat në parlament, por të jetë aftësia profesionale, mbi të gjitha, dashuria për Atdheun si dhe vullneti për tu shërbyer të gjithë shqiptarëve dhe të mirës së përbashkët, ndërtimit të shtetit të lirë e demokratik, ku të marrin pjesë të gjithë në sofrën e përbashkët, pa dallime politike dhe partiake. Fatkeqsisht, deri tani, devijimi nga vija politike e partisë nga individë memendime ndryshe, është ndëshkuar rëndë nga partitë.  Por, pa liri mendimi dhe veprimi nga antarët e parlamentit të ardhëshëm, qoftë mbrenda partive politike, qoftë pavarësisht tyre, vendi nuk do të ketë liri të plotë as në fusha të tjera në shoqërinë e gjërë shqiptare.  Me këtë mentalitet, Shqipëria dhe Kosova do vazhdojnë të jenë midis vendeve që konsiderohen si gjysëm të lira.Megjithse shpresa vdes e fundit, fatkeqsisht, historia e këtyre 27-viteve post-komunizëm sugjeron ndryshe. Kemi pasur të bëjmë me parlamente jo funksional, të njohur për mosmarrveshje, sharje, debate të denigruara, konflikte politike, që madje kanë përfunduar edhe konflikte fizike. Edhe më keq, vërejtësit shpesh u janë referuar si parlamente krimi.  Si përfundim, në këtë periudhë parazgjedhore parlamentare, si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë, ndoshta ia vlenë që nëqoftse jo partitë, atëherë votuesit shqiptarë — ndërkohë që po vlerësohen kandidatët e ardhëshëm për parlament — të pyesin veten: a duam një parlament ndryshe, në krahasim me parlamentet e periudhës post-komuniste të deritanishme, dhe cilët janë njerzit që duan t’i përfaqësojnë ata në tempullin e demokracisë.

A do të kërkojnë votuesit shqiptarë me këmbëngulje një parlamentarizëm të ri, që do të pasqyronte vullnetin dhe interesat e zgjedhësve shqiptarë dhe jo ato të padronëve partiakë dhe të klaneve të tyre politike?  Partitë politike dhe votuesit shqiptarë duhet të reflektojnë seriozisht që të vijnë në përfundimin se gjërat deri tani nuk kanë shkuar aspak mirë dhe njëkohsisht të pyesin veten:  Cilët duhet të jenë parlamentarët e ri që do të përfaqësojnë vërtetë interesat e kombit shqiptar dhe të cilët, me punën e tyre, mundësisht do të lindin pranvera të reja shqiptarizmi të vërtetë dhe tradicional, bazuar në vlerat historike të kombit, përfshirë edhe ato të trashëguara nga disa prej antarëve të parlamentit të parë shqiptar, për një të ardhme më të mirë për të gjithë shqiptarët, pa dallime politike, fetare ose krahinore.

Gjenerata e re aktuale politike e shqiptarëve, mund të marrë shembull nga breznitë e vjetëra politike të kombit, përfshirë edhe anëtarët e parlamentit të parë shqiptar të vitit 1920.  Mund të thotë dikush çfarë na duhet të shikojmë pas, duhet të shikojmë drejtë ardhëmërisë sonë.   E vërtetë, por po t’u hedhim një sy emrave të burrave që përbënin parlamentin e parë shqiptar, është e pamundur të mos vlerësojmë sot se ata ishin jo vetëm interpretuesit por edhe praktikuesit më të spikatur të atdhedashurisë dhe të shpirtit të fisit arbënor.  Ata ishin gjithashtu edhe promovuesit dhe realizuesit e fortë të shprehjes së vullnetit të popullit nëqoftse këto vlera kanë ndonjë rëndësi për politikanët e sotëm ose të ardhëm.

Sot, kombi shqiptar ka nevojë për filiza të ri në trungun e vjetër të politikës dhe të atdhedashurisë, për të vazhduar zhvillimin natyral politiko-historik të shqiptarëve, të ndërprerë nga regjimi komunist 50-vjeçar dhe nga trashëgimia e tij gjithnjë aktuale në politikën shqiptare.  Parlamentarët e ri që do të zgjidhen muajin e ardhëshëm — si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri — kanë shembuj për të ndjekur, për mirë.  Janë shembuj, antarët e parlamentit të parë shqiptar të vitit 1920.  Këta patriotë ishin kryesisht mbrojtës të vlerave shpirtërore dhe të trashëgimisë kombëtare.  Politika e shqiptarëve sot duhet të jetë tepër e kujdesshme që të ruhet nga influencat e huaja djallëzore antishqiptare– që me sjelljet e tyre, sidmos në marrëdhëniet politike me njëri tjetrin, të mos sjellin ujë në mullijtë e atyre që historikisht nuk ia kanë dashur kurrë të mirën kombit shqiptar.  Si Tirana ashtu edhe Prishtina duhet të kenë kujdes nga ata që trumbetojnë vëllazërim me popullin shqiptar në emër ideologjishë dhe interesash ekonomike. Ata mund të kenë ndryshuar për nga mënyra e veprimit, por jo qëllimet e tyre të influencës dhe të zotërimit.  Mesazhi i parlamentit të parë shqiptar është: “Merrni fatin e vendit në duartë tuaja”, duke krijuar një gjëndje politike, ekonomike, shpirtërore dhe shoqërore, që e bëjnë jetën të denjë për tu jetuar nga të gjithë shqiptarët në trojet e veta.

Parlamenti i parë shqiptar (27 mars 1920 – 20-dhjetor 1020), u krijua nga Kongresi i Lushnjes, si organ legjislativ, përbëhej nga 37 anëtarë të zgjedhur nga delegatët e Kongresit, të cilët “në mënyrë të organizuar politike shprehën vullnetin e shqiptarëve për të marrë fatin e vendit në duart e veta”.  Ishte kjo një brezni plot dinjitet patriotësh shqiptarë që hapi rrugët e lirisë dhe e cila filloi — nën kushte tepër të vështira — ndërtimin e shtetit shqiptar.  Siç tregon edhe fotografia më poshtë, shumë prej tyre janë ndër kolosët e historisë kombëtare të shqiptarëve, të cilët gjithnjë vazhdojnë të hedhin rreze ndriçimi patriotizmi dhe diturie për të gjithë brezat e shqiptarëve.

Le të shpresojmë se një brez i ri politikanësh shqiptarë – mundësisht filiza të ri në trungun e vjetër – të cilët do të zgjidhen në parlamentin e Shqipërisë dhe atë të Kosovës muajin që vjen si përfaqsues të popullit, të shprehin vullnetin dhe interesat e shqiptarëve tashmë të lodhur nga politika e oligarkëve dhe interesat e tyre.  Që të marrë në duartë e veta fatin e vendit dhe njëkohsisht të ndjekin shembullin e antarëve të parlamentit të parë shqiptar për patriotizëm dhe atdhedashuri, duke hapur kështu udhë të reja në historinë moderne të shqiptarëve, si trashëgues dhe ndjekës të traditës dhe të vlerave kombëtare që shumë prej këtyre burrave të dalluar të kombit të fillim shekullit të kaluar, u lanë pasë trashëgimi shqiptarëve për të gjitha kohërat.

majko4

PARLAMENTI I PARË SHQIPTAR:   Emrat sipas rreshtave, nga e djathta në të majtë:

1¬Llambi Goxhomani, Bahri Omari, Ali Koprenca, Milto Tutulani

2¬Luigj Gurakuqi, Atë Gjergj Fishta, Shefqet Vërlaci, Osman Haxhia, Ahmet Zogolli, Eshref Frashëri

3¬Shefqet Daiu, Ali Këlcyra, Kolë Thaçi, Halit Rroji, Banush Hamdi Bega, Qemal Vrioni, Ahmet Hastopalli, Dom Ndre Mjeda, Maliq Bushati, Pandeli Cale, Anton Beça

4¬Spiro Koleka, Shuk Gurakuqi, Masar Këlliçi, Rexhep Mitrovica, Spiro Papa, Agatokli Xhitoni, Leonidha Frashëri, Syrja Pojani, Stavri Vinjau, Patuk Saraçi, Taqi Buda, Ibrahim Xhindi

5¬Leonidha Koja, Koço Tasi, Mustafa Kruja, Qazim Kokoshi, Loni Kristo, Bajram Fejziu, Mustafa Maksuti, Qemal Mullaj, Sejfi Vllamasi, Bektash Cakrani.

Filed Under: Politike Tagged With: dhe Parlamenti i ardhshem, Frank shkreli, Parlamenti i pare

REVOLTA E SPAÇIT DHE E QAFË BARIT PËRKUJTOHEN NË VATËR

May 19, 2017 by dgreca

 Nga Frank Shkreli/2OKRevolta-200x300

Në një njoftim të gazetës shqiptaro-amerikane, Dielli, organ i Organizatës Pan Shqiptare VATRA, njoftohet komuniteti i Nju Jorkut me rrethe, por edhe më gjërë, se me nismën e një grupi ish të burgosurish dhe të përndjekurish politikë, nën drejtimin e Pëllumb Lamaj dhe në bashkëpunim me Federatën Panshqiptare të Amerikës “VATRA,” organizohet – (me 20 Maj 2017 në orën 2.00 pm., Adresa: 2437 Southern BLVD, BRONX, NY 10158) përkujtimi i Revoltave të Spaçit dhe të Qafë-Barit.  Si pjesë e programit do të shfaqet një dokumentar historik, i realizuar nga Z. Pëllumb Lamaj”.   Dokumentari, “Spaçi, Simboli i Rezitences Anti- Komuniste, në Shqipëri”, sipas njoftimit “Përjetëson revoltën e Spaçit”.  

                                 Në njoftimin e gazetës Dielli thuhet se tubimi kujton Revoltën e Spaçit që kishte filluar më 21 maj të vitit 1973 e që zgjati 3 ditë. Me atë rast, të burgosurit anti-komunistë shpalosën, në tarracën e burgut, një flamur të Skënderbeut, pa yllin komunist, duke kënduar dhe duke hedhur parrulla kundër diktaturës enveriste.   Siç mund të merret me mendë, revolta u shtyp me gjak.  Përfundimi i shtypjes së revoltës, ishte katër nga të burgosurit u dënuan me pushkatim, 8 të tjerë u ri-dënuan me 25 vjet burg, 70 të tjerë u arrestuan dhe u rigjykuan.  Katër të pushkatuarit ishin Skënder Daja, Pal Zefi, Dervish Bejko dhe Hajro Pashai, thuhet në njoftimin e gazetës shqiptaro-amerikane Dielli.

Ndërsa Revolta e Qafë-Barit filloi 11-vjet më vonë, me 20 maj të vitit 1984.  Thuhet se në këtë burg kanë qenë gjithsejt 500 të burgosur politikë, secili i dënuar me mbi 25 vite burg.    Ata të shkretë,  shfrytëzoheshin dhe keqtrajtoheshin egërsisht nga regjimi komunist, duke i detyruar të punonin nëpër galeritë e minierës, me tre turne.  Duke mos mundur të duronin torturat dhe shtypjet, pas shumë vitesh torturash çnjerëzore, të dënuarit shpërthyen në revoltë më 20 maj të vitit 1984.  “I gjithë kampi u rrethua me forca ushtarake. Të plagosurit hiqeshin zvarrë…Sander Sokolin, e tërhoqën zvarrë në mes të kampit, e shtrinë mbi një dru dhe e këputen në mes.  Tom Ndoin dhe Sokol Sokolin i pushkatuan.  Të gjithë të dënuarit i lanë të lidhur, pa rroba dhe me orë të tëra jashtë dhe i ridënuan”, thuhet në njoftimin e gazetës Dielli për kujtimin e kësaj revolte.

Fatkeqsisht, revoltat e Spaçit dhe e Qafë Barit nuk kujtohen zyrtarisht, aty në vendin ku kanë ndodhur, në Shqipëri dhe ku as krimet e komunizmit nuk dënohen, ndërkohë që bëhen përpjekje që ajo e kaluar të harrohet dhe të mos kujtohet më nga brezi i tanishëm dhe as nga brezat e ardhëshëm të shqiptarëve.  Udhëheqsit shqiptarë të 27-viteve të fundit – madje edhe në atmosfera të acaruara politike, siç ishte kjo e fundit midis dy partive kryesore të vendit — kanë arritur në marrveshje politike, për lidhje koalicionesh dhe bashkqeverisje për të siguruar pushtetin, madje edhe duke shkëmbyer karrigat kur pushteti i tyre mund të konsiderohej se ishte në rrezik.  Por, klasa politike e këtij çerek shekulli post komunist, nuk mund të arrijë një qëndrim moral dhe të bien dakort për të njohur zyrtarisht dhe për të dënuar krimet e komunizmit, madje as për të kujtuar krimet e komunizmit – ashtu siç po kujtohen, sado modestsisht, tek Vatra panshqiptare në Nju Jork këtë fund jave – për krimet, jo vetëm në Spaç dhe në Qafë të Barit, por anë e mbanë Shqipërisë dhe trojeve shqiptare për pothuaj gjysëm shekulli të regjimit komunist.

Fatkeqsisht, siç është shprehur edhe shkrimtari i madh Ismail Kadare në një artikull të shkruar në vitin 2005, se megjithse kanë kaluar 27-vjet nga shëmbja e komunizmit dhe ndryshe, nga pothuaj të gjitha vendet ish-komuniste të Evropës Lindore dhe Qendrore, në Shqipërinë tonë, “Një mjegull e helmuar vazhdon të rrijë pezull mbi ish-perandorinë e përmbysur.  Ajo nuk gjen qetësi dhe, me sa duket, s’ka për të gjetur, pa kryer një operacion të dhimbshëm, por të domosdoshëm: spastrimin moral të saj. Thënë ndryshe njohjen dhe dënimin e krimit.  Pikërisht për pengimin e kësaj njohjeje e sidomos e këtij dënimi është ngritur sot në këmbë një armatë e tërë.  Me trysni, me kërcënim, me para, me dredhi, me lutje, me shantazh, shkurt me të gjitha mënyrat e mundshme, kjo ushtri e thirrur në shërbim po përpiqet të mbulojë të vërtetën.”

Ismail Kadare në pamfletin moral të 2005-ës, që unë do ta quaja historik për nga përmbajtja dhe për nga paralajmërimi profetik që mbartë, shkruante se, “Nuk është koha as për vaj e as për berihaj. Në jetën e popujve janë të njohura gjendjet e krizave morale, ato që mund të quhen “orë e vetëvrasjes”.  Për një paradoks të madh, ato, më së shumti ndodhin në liri, atëherë kur rreziqet e tjera shmangen.”   Kadare bën thirrje për shqyrtimin e ndërgjegjes dhe për një drejtpeshim shpirtëror duke shkruar se, “Procesi i rigjetjes së drejtpeshimit shpirtëror, është i lidhur natyrshëm me kurajën për shqyrtimin e ndërgjegjes, sidomos kur ajo është e dëmtuar.   Një gjë e tillë është vështirë të përfytyrohet pa hapjen e zgafellave ku është strukur e keqja” thekson Kadare.Ismail Kadare paraljamëron dhe i bën thirrje kombit shqiptar për transparencë përsa i përket të së kalaurës komuniste duke thënë se, “Historia e emancipimit njerëzor është historia e hapjes dhe në asnjë rast e mbylljes të së vërtetës.  Janë sheshet e qyteteve antike, hapësira ku së pari, bashkë me votën e lirë dhe me fjalën e lirë lindi demokracia, dhe jo qilaret e errëta, aq shumë të dashur për kundërshtarët e saj.  Është hapja (transparenca) ajo që i vuri krismën në themele, asaj që dukej se nuk do të tundej kurrë, perandorisë komuniste”, nënvijon ai.

Ismail Kadare e përfundon artikullin e tij të viti 2005, por gjithnjë aktual për shqiptarët kudo edhe sot, (të cilin mund ta gjeni më poshtë në terësi), duke paralajmëruar se, “Me këtë gjendje të frikshme morale, Shqipëria nuk mund të quhet sot një vend i lirë dhe sovran. Në këto kushte, liria, demokracia dhe rendi republikan i saj nuk mund të jenë veçse virtuale.  Brezit të ri të shqiptarëve që po hyn në jetë i bie barra historike e njëmendësimit të tyre. Me fjalë të tjera ta rifitojë Shqipërinë.   Jo çdo brezi mund t’i bjerë një shans i tillë”, ka përfunduar artikullin e tij shkrimtari Ismail Kadare.

Me Zotin Kadare bie dakort edhe shkrimtari me origjinë çeke, Milan Kundera, se nuk duhet dhe nuk mund të harrohen kurrë krimet e komunizmit, siç ishin krimet e kryera kundër të pafajshëmve në Spaç dhe në Qafë të Barit.  Z. Kundera është shprehur se mbi të gjitha, “lufta kundër komunizmit është një luftë e kujtesës kundër harresës.”

I bie kësaj klase politike shqiptare si detyrë dhe obligim, jo vetëm për të kujtuar Spaçin dhe Qafë Barin, por edhe si një prioritet i lartë kombëtar me përgjegjësi para historisë që, njëherë e mirë, të zbardhet e vërteta mbi krimet komuniste.  Ky është një shans i këtij brezi politik, nëqoftse, sipas fjalëve të Z. Kadare, doni që me të vërtetë, ta “rifitoni Shqipërinë”.

Teksti i plotë i artikullit —

http://telegraf.al/dosier/ismail-kadare

Filed Under: Emigracion Tagged With: Frank shkreli, PËRKUJTOHEN NË VATËR, REVOLTA E SPAÇIT DHE E QAFË BARIT

RAMUSH HARADINAJ: HERO NË LUFTË, HERO NË PAQË

May 17, 2017 by dgreca

1 Ramush Haradinaj

Nga Frank Shkreli/Pas lirimit të tij nga një gjykatë franceze ku mbahej nën akuza të trilluara nga bashkpuntorët e ngushtë të kriminelit Sllobodan Millosheviç që sot udhëheqin Serbinë, Ramush Haradinaj, ka falënderuar qytetarët e Kosovës dhe të gjithë shqiptarët anë e mbanë globit për mbështetjen që i dhanë gjatë qëndrimit të tij në Francë.    Gjatë përballjes së tij me akuzat fals të Serbisë për krime lufte, Z. Haradinaj ka gëzuar gjithmonë, sidomos në rastet më të vështira të jetës së tij, mbështetjen e pjesës dërmuese të shqiptarëve, si mbrenda ashtu edhe jashtë Kosovës.  Më kujtohet se ishte viti 2005 dhe unë ndodhesha në Prishtinë me një delegacion, në kapacitetin tim si Drejtor Ekzekutiv i Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan.  Ipeshkvi i atëhershëm katolik i Kosovës, i ndjeri Mark Sopi kishte kërkuar një takim me mua, vetëm e vetëm, për të biseduar për rastin Haradinaj dhe për të çkëmbyer ide se ç’ishte e mundur për të ndihmuar Ramush Haradinajn në atë kohë, si komunitet shqiptaro-amerikan por edhe për të ushtruar influencën tonë në qarqet e politikës amerikane, në mbështetje të tij.  Përkrahja për të dhe për familjen e tij ishte e fortë atëherë dhe është edhe sot në radhët e shumicës së shqiptarëve kudo.  I vetdijshëm për këtë mbështetje, Z. Haradinaj është shprehur se lirimi i tij kohët e fundit nga gjykata franceze, nuk ishte vetëm një fitore për të, por siç e ka cilësuar ai, ajo ishte edhe një fitore e të “drejtës shqiptare”, duke thënë se “shqiptarët sot kanë fituar” gjithashtu, ndërkohë që falenderoi të gjithë shqiptarët kudo për përkrahjen e dhënë, duke deklaruar se, “Kurrë nuk është boll të punosh për vendin tëndë”.

Ramush Haradinaj luftoi për Atdhe, familja e tij flijoi për Atdhe dhe tani ai ka vendosur që të mos pushojë së punuari për Atdhe.  Si kryetar i Aleancës për Ardhëmërinë e Kosovës, është njoftuar se Z. Haradinaj do të jetë kandidat për kryeministër të Kosovës i koalicionit të posa njoftuar (PDK-AAK-NISMA), në zgjedhjet parlamentare të 11 qershorit në atë vend.  Pas këtij njoftimi, Z. Haradinaj shënoi në faqën e tij elektronike fejsbuk se si kandidat për kryeministër të Kosovës, ai zotohet se jo vetëm do të punojë për Atdheun, por u premton zgjedhësve se duke punuar për Atdhe ai, “Do t’a nderojë Atdheun”.

“Besimin e dhënë në luftë e kam nderu edhe te bashkëluftëtarët edhe te populli im; Besimin e dhënë nga Presidenti Rugova e kam mbajt me nder; Me besimin e dhënë sot, do ta nderoj atdheun!  Na priftë e mbara”, është shprehur Z. Haradinaj në faqen e tij elektronike fejsbuk.

 Arrestimin e fundit të Zotit Haradinaj në Francë në bazë të trillimeve serbe kundër tij, e pata cilësuar në një shkrim me atë rast, si një urgjencë kombëtare, sepse ishte një padrejtësi kombëtare ndaj luftës dhe të drejtës së shqiptarëve për liri, demokraci dhe pavarësi.  E tillë edhe ishte. Ishte një ndalim i padrejtë, pasi Z. Haradinaj është përballur sy patrembur dhe si burrat, dy herë më parë me Tribunalin Ndërkombëtar duke nderuar veten dhe kombin me qëndrimin dhe trimërinë e tij, për t’u përballur me drejtësinë.  As ndalimi i tij i fundit dhe as gjykimi i tij në Francë nuk mund të përfundonte ndryshe veçse me lirimin dhe shpalljen pafajsisë së tij.

E kam thënë shpesh se shqiptarët duhet të zgjohen nga kllapia mbas sundimeve kriminale dhe të mbrapshta për pothuaj 50-vjetë komunizëm dhe 25 vjetë post komunizëm, nëqoftse duan të shënojnë përparimet e nevojshme për shekullin 21.  Duhet të marrin fatin në duart e veta dhe të ndërmarrin një fillim të ri politik, duke kërkuar nga përfaqsuesit e tyre të zgjedhur, që mbi të gjitha, t’i shërbejnë Atdheut sepse “Shqiptar më ka falë Zoti” ka thënë Haradinaj gjatë një interviste.   T’u shërbejnë   interesave të popullit e jo interesave partiake e personale, ndërkohë që, si pasojë, shqiptarët po largohen masivisht nga trojet e veta, falë mjerimit ekonomik dhe konflikteve politike.  Zgjedhjet, normalisht do të duhej të shërbenin për një fillim të ri, duke përfshirë njerëz të ri në politikë me programe dhe ide të reja, me premtimin për një të ardhme më të mirë dhe me përkushtim serioz ndaj shërbimit publik, gjë që fatkeqsisht nuk ka ndodhur në këto 27-vjetë post-komunizëm, as në Shqipëri as në Kosovën e pavarur.

Zotit Haradinaj, siç dihet, ka shërbyer si Kryeministër i Kosovës për një kohë të shkurtër prej 100-ditësh në vitin 2005, që në të vërtetë nuk ishte e mjaftueshme që të bënte ndryshime të mëdha, por ama ishte një kohë e mjaftueshme që të bindte disa vërejtës të mbrendshëm dhe të jashtëm se, siç më pat thënë një ish-zyrtar amerikan në atë kohë për Kryeministrin Haradinaj, se si udhëheqës, “He is a doer, gets things done”. “Ai e bën punën, i kryen punët”.  Kjo është trashëgimia e tij për atë kohë tepër të shkurtër që pat shërbyer si Kryeministër i Kosovës, madje edhe në sytë e të huajve.

Besoj se Z. Haradinaj i njeh mirë miqtë dhe armiqtë e Kosovës.  Besoj gjithashtu se ai është i bindur se Kosovës i nevojitet gjithnjë miqësia e ndërkombëtarve, sidomos mbështetja e vazhdueshme e miqëve tradicionalë siç janë Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian. Por shqiptarët në përgjithsi, qoftë në Shqipëri qoftë në Kosovë, nuk do t’i merr kush seriozisht nëse vazhdojnë të veprojnë të ndarë e të përçarë politikisht, në dëm të interesave madhore të kombit.  Për zgjedhsit shqiptarë, është koha për t’u zgjuar, para se të bëhet vonë.

Rezultati i zgjedhjeve të ardhëshme në Kosovë duhet të bindë jo vetëm popullin e Kosovës por edhe miqtë e Kosovës se politikanët që do të qeverisin vendin në vitet e ardhëshme, do të venë interesat e Republikës së Kosovës dhe popullit të saj mbi përfitimet personale dhe partiake. Votuesit e Kosovës dhe miqtë e saj ndërkombëtarë presin nga udhëheqsit e ri të Kosovës që do të zgjidhen me 11 qershor — që ashtu siç është shprehur edhe Ramush Haradinaj — se duke punuar seriozisht për interesat e Atdheut, me punën e tyre, ata njëkohsisht  do “të nderojnë edhe Atdheun”, por edhe miqtë të cilët ia duan të mirën Kosovës dhe kombit shqiptar.

Se cilët do jenë udhëheqsit e ri që do të qeverisin Kosovën katër vitet e ardhëshme dhe nëse ata do të jenë të tillë që duke punuar për Atdhe, nderojnë Atdheun, natyrisht është në dorë të zgjedhsëve dhe varësisht votës së tyre me 11 qershor.  Zoti Ramush Haradinaj paraqitet si një alternativë dhe kandidaturë serioze për Kryeministër të vendit në zgjedhjet e ardhëshme në Kosovë.

 

 

 

 

Filed Under: Opinion Tagged With: Frank shkreli, HERO NË LUFTË, HERO NË PAQË, Ramush Haradinaj

KEQKUPTIMI I LULZIM BASHES

May 15, 2017 by dgreca

“Standard”: Çfarë ju shqetëson juve më së tepërmi?/

1 Basha– 

2-Frank-shkreli-2-300x183-1\

Nga Frank Shkreli/Para se të filloj, dua të rrëfej se kjo është një temë për të cilën nuk deshta të shkruaj, por është aq e rëndësishme sa që ndërgjegjia nuk më lejon të heshtë.  Po i shkruaj këto fjalë me zemër të thyer.  Siç mund ta dijë lexuesi i rregullt, shkrimet e mia modeste kanë qenë gjithmonë dhe janë, në themel, të një fryme pajtimi, jo vetëm midis feve por edhe në favor të pajtimit shoqëror në përgjithsi, madje edhe faktorit politik shqiptar.   Edhe ky shkrim modest është në të njëjtën frymë, në një frymë pajtimi e vëllazrimi midis shqiptarëve, sepse tjetër rrugë nuk ka.Fjala është për një intervistë që Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Z. Lulzim Basha i ka dhënë gazetës austriake, Der Standard, të ribotuar në gazetën Bota Sot.  Njërës prej pyetjeve se, “Çfarë ju shqetëson juve më së tepërmi?”, Z. Basha i përgjigjet, ndër të tjera, duke thënë se, “95 për qind e personave me origjinë kriminale që qëndrojnë në parlament dhe 70 për qind në komuna, janë katolikë nga veriu i Shqipërisë.”

Sipas intervistës të ribotuar sot në të përditshëm BOTA SOT, Kryetari i Partisë Demokratike – me dashje ose pa dashje — duket se me këtë deklaratë të papërgjegjshme, si njëri prej dy udhëheqësve kryesorë të vendit – Edi Rama dhe Lulzim Basha — që po kacafyten me njëri tjetrin për jetë a për vdekje politike, do që të fajin t’ia hedhë dikujt tjetër për problemet e tyre dhe të vendit.  Sipas të gjitha vlerësimeve të mbrendshme dhe të jashtme, dy partitë kryesore socialistët dhe demokratët, e kanë futur vendin në një rrugë të pa-parashikueshme politike, madje sipas disave, në prak të humnerës.  Në kundërshtim me deklaratën e Z. Basha,   nuk besoj se mund të bindet kush – as mbrenda dhe as jashtë vendit — se janë katolikët e veriut ata që janë fajtorë për krizën aktuale politike dhe ekonomike dhe të krimit në vend dhe as për kanabisin.   Në këtë vështrim, deklarata e Z. Basha nuk ndihmon por shpresojmë që të mos përshkallëzojë krizën — pa nevojë — në një nivel të rrezikshëm për vendin, duke i shtuar atmosferës acaruese politike edhe elementin fetar e krahinor.  Absolutisht e papërgjegjëshme për cilindo udhëheqës që pretendon të jetë ose të bëhet udhëheqës dhe të qeverisi të gjithë shqiptarët!

Fatkeqsisht, kjo deklaratë e Z. Basha, qoftë bërë me qëllim ose pa u menduar mirë në nervozitetin e momentit,  na sjellë në mend ditë më të zeza të pas Luftës së Dytë Botërore dhe të regjimit komunist, kur katolikët dhe Kisha Katolike akuzoheshin si forca “obskurantiste”, antishqiptare, që duheshin eliminuar për dëmet që i kishin sjellur Shqipërisë.  Dihet se si e pësuan ata.  Ama një gjë është e sigurt për Z. Basha dhe për të gjithë shqiptarët, se klerikët dhe katolikët e asaj gjenerate nuk ishin “llumi i veriut”, siç i quan Z. Basha në intervistën e tij “katolikët e veriut” sot, që sipas tij janë burim i krimeve në vend – por klerikët e vrarë dhe të persekutuarit nga regjimi komunist ishin përfaqësuesit më të denjë dhe nderi i kombit, jo vetëm në fushën fetare por edhe në fushën e gjuhës, të letërsisë dhe të kulturës shqiptare.

Unë nuk e di nëse shifrat që citon Z. Basha janë të vërteta ose jo, por edhe po të ishin të vërteta statistikat e tija,  nuk është e këshillueshme për një politikan të përgjegjshëm që të fajësojë një grup të veçantë fetar, ose krahinor në këtë mënyrë – duke i akuzuar ata për krime dhe për të gjitha të zezat që kanë pllakosur sot Shqipërinë.   Krimi nuk njeh as politikë, as fe, as krahinë, të nderuar politikanë shqiptarë.  Kjo deklaratë, nqëoftse është bërë me qëllim të keq, fatkeqësisht, të kujton një periudhë tjetër të hidhët, të historisë së Shqipërisë.

Kjo deklaratë nënkupton se sipas Z. Basha, “problemi kanabis” dhe të gjitha pasojat që rrjedhin nga ky problem dhe që prekin zhvillimet politike të brendshme e të jashtme me të cilat përballet sot Shqipëria, na qenka një problem i shkaktuar prej “katolikëve veriut” të vendit dhe jo i kësaj klase politike që ka (keq) qeverisur vendin për më shumë se një çerek shekulli. Duhet theksuar se, mbi të gjithë, fajtorë për këtë situatë të krijuar, në një mënyrë ose në një tjetër, janë të gjitha gjitha palët politike pa përjashtim të cilat kanë qeverisur Shqipërinë për gjysmë shekulli tani. Janë qeveritë e dy partive kryesore ato që kanë kontrolluar policinë, ushtrinë dhe çdo gjë tjetër në vend, përfshirë edhe krimin, dhe jo katolikët e veriut si entitet.  Absolutisht se në radhë me të tjerë shqiptarë, ka katolikë në radhët e kriminilëve në Shqipëri dhe jashtë, por nuk besoj se vetëm katolikët e veriut, mund dhe duhet të veçohen si kryekriminelët e vendit, dhe të pretendohet se 10% e popullësisë  kontrollojnë kanabisin dhe gjitha krimet e Shqipërisë.   Në vend të këtyre statistikave që citon Z. Basha, politikanët shqiptarë, në vend të statistikave të cituara, duhet tu referohen statistikave të shpërnguljes së shqiptarëve që po zbrazin vendin, pikërisht si rrjedhim i politikave të dy partive kryesore, përfshirë sidomos mërgimin e katolikëve të veriut.  Me një vizitë në ato troje, çdo kush mund ta vlerësoj shpejtë gjëndjen e mjerueshme të atyre zonave.  Për këtë duhet të marrin përgjegjësinë politikanët shqiptarë.  Po për këtë nuk qenka përgjegjëse politika shqiptare dhe udhëheqsit e saj?!  Jo, për problemet e vendit sot na qenkan fajtorë “katolikët nga veriu i Shqipërisë”, që sipas të gjitha të dhënave zyrtare e jo zyrtare, janë shtresa dhe zona më e varfër dhe më me pak influencë politike dhe ekonomike në vend.

Ja edhe dy pyetjet dhe për përgjigjet e Z. Basha në lidhje me këtë temë, marrë nga BOTA SOT, të intervistës së tij me gazetën austriake, Der Standard:

“Standard”: Çfarë ju shqetëson juve më së tepërmi?

Basha: Lidhja midis krimit dhe politikës në Shqipëri është e veçantë. Në parlament, në karriget e kryetarëve të komunave dhe në drejtimin e shumë institucioneve publike qëndrojnë persona që kurrë nuk kanë qenë në politikë. Çfarë ata i bashkon është vetëm kontrabanda me drogë dhe armë, prostitucioni, trafikimi i qenieve njerëzore dhe vrasjet. Një pjesë e tyre kanë qëndruar edhe në burgjet evropiane. 95 për qind e personave me origjinë kriminale që qëndrojnë në parlament dhe 70 për qind në komuna janë katolikë nga veriu i Shqipërisë.

Standard: Çfarë ka të bëjë kjo me politikën?

Basha: Katolikët e veriut kanë qenë bastioni ynë. Pra zoti Rama ka rekrutuar llumin e veriut për të shkatërruar bastionin tonë. Ata janë të fuqishëm dhe kanë emëruar drejtorë policie dhe taksambledhësit. Në 2016 Shqipëria u këthye në plantazh kanabisi.”  

Krimi i çfardo lloji a forme qoftë, i nderuar Z. Basha nuk njeh parti, fe as krahinë.  Problemi ka qenë dhe është politika e këtye pothuaj tre dekadave të fundit.  Pajtohuni dhe bashkpunoni me njëri tjetrin për të mirën e gjithë shqiptarëve pa dallime fetare e krahinore. Luftoni krimin e vërtetë, e jo “katolikët e veriut”.

***

Versioni gjermanisht: http://derstandard.at/2000057550757/Wahlen-in-AlbanienDas-ist- ein-missionarischer- Kampf

http://derStandard.at/ International

Wahlboykott in Albanien: “Das ist ein missionarischer Kampf”

INTERVIEWADELHEID WÖLFL15. Mai 2017, 12:05/

Albanien sei zu einer “Cannabisplantage” geworden, sagt der Chef der oppositionellen Demokraten, Lulzim Basha Der Chef der Demokratischen Partei (DP) in Albanien, Lulzim Basha, hat bei einer Demonstration am Samstag in der Hauptstadt Tirana angekündigt, eine “neue Republik” gründen zu wollen. Erstmals seit der ersten freien Wahl in der ehemaligen kommunistischen Diktatur im Jahr 1991 nimmt die konservativ orientierte Partei nicht am Urnengang teil.

STANDARD: Gibt es noch eine Möglichkeit, dass Ihre Demokratische Partei an der Wahl teilnimmt?

Basha: Wir wollten immer an Wahlen teilnehmen, aber nicht an solchen, deren Resultate schon vorherbestimmt worden sind – durch Verbrechen und Drogen. STANDARD: Es wurde Ihnen angeboten, dass vier technische Minister bestimmt werden. Sie hätten die Polizeidirektoren aussuchen können und den Chef der Wahlkommission. Warum hat Ihnen das nicht gereicht? Basha: Eine echte technische Regierung wurde uns nicht angeboten. Unsere Vorstellung ist, dass es ausschließlich technische Minister gibt, die vor allem den Einfluss von Drogengeld auf die Wahlen bekämpfen und eine Wahlreform machen. Wir wollen, dass die Wahlen elektronisch durchgeführt und elektronisch ausgezählt werden.

STANDARD: Das würde zu einer Verzögerung der Wahl führen, die am 18. Juni stattfinden soll.

Basha: Es gibt europäische Firmen, die das innerhalb von wenigen Wochen machen können. Das kann bis Ende Oktober organisiert werden.

STANDARD: Worum geht es Ihnen eigentlich?

Basha: Die Verbindung zwischen Kriminalität und Politik ist in Albanien eine besondere. Im Parlament, in den Bürgermeistersesseln, in der Leitung von öffentlichen Institutionen sitzen Leute, die überhaupt nie in der Politik waren. Was sie vereint, ist, dass sie alle wegen Drogenhandels, Frauenhandels, Prostitution, Waffenhandels und Morden in europäischen Gefängnissen gesessen sind. 95 Prozent jener Leute mit kriminellem Hintergrund, die im Parlament sitzen, und 70 Prozent von denen, die in den Bürgermeisterämtern sitzen, sind Katholiken aus dem Norden von Albanien.

STANDARD: Was hat das mit Politik zu tun? Basha: Bei den Katholiken im Norden war immer unsere Hochburg. Also hat Herr Rama (Edi Rama, Premierminister und Vorsitzender der Sozialisten, Anm.) den Abschaum des Abschaums im Norden rekrutiert, um in unsere Hochburg einzubrechen. Die wurden mächtig und haben Polizeidirektoren und Steuerbeamte ernannt. 2016 wurde das gesamte Land zu einer Cannabisplantage gemacht.

STANDARD: Welche Bedingungen stellen Sie nun, was die technische Regierung betrifft, um an den Wahlen teilzunehmen?

Basha: Dass die Verbindung zwischen Drogen und Kriminalität und der Regierung gekappt wird. Durch die Drogen haben diese Kriminellen jetzt hunderte Millionen Euro in ihren Händen, viel mehr als die Polizei und die Armee.

STANDARD: Das ist doch ein gutes Wahlkampfthema für die Opposition. Warum wollen Sie nicht an den Wahlen teilnehmen? Basha: Das ist nicht wahr, wir wollen teilnehmen.

STANDARD: Aber Ihre Partei wird bei der Wahl am 18. Juni nicht antreten. Basha: Ja, weil es den Albanern wegen der Kriminalität und der Drogenbosse nicht ermöglicht wird, frei zu wählen. Lehrer, Soldaten und Polizisten müssen an Wahlveranstaltungen teilnehmen, und sie müssen private Details offenbaren. STANDARD: Also noch einmal: Welche Bedingungen stellen Sie?

Basha: Das können wir verhandeln. Es gibt hier eine Wahlkrise, das hat auch die internationale Gemeinschaft schon gesagt.

STANDARD: Ja, die will, dass Ihre Partei an den Wahlen teilnimmt. Ich hatte den Eindruck, dass es die internationale Gemeinschaft für den Pluralismus und die Demokratie in Albanien sehr schade findet, wenn die DP nicht teilnimmt. Basha: Es ist wichtig, ob es eine echte Wahl sein wird.

STANDARD: Also, was sind Ihre Bedingungen für die Bildung einer technischen Regierung?

Basha: Es geht darum, dass die politischen Parteien eine Übereinstimmung finden. Wir haben das bereits 1991 in Albanien gemacht. STANDARD: Ja, aber was wollen Sie?

Basha: Eine technische Regierung beruht auf einer politischen Übereinkunft. STANDARD: Ja, okay, aber welche Forderungen haben Sie?

Basha: Unser Angebot war, dass ein Premier, der für uns akzeptabel ist, ernannt wird.

STANDARD: Das wird nicht passieren. Rama wird vor der Wahl nicht zurücktreten. Gibt es jenseits dieser Maximalforderung noch etwas, mit dem Sie leben können? Basha: Ja, wir werden die Leute mobilisieren, damit er die Wahrheit erkennt.

STANDARD: Spielt in der derzeitigen Situation die Einrichtung der Untersuchungskommissionen eine Rolle, die die korrupten Staatsanwälte und Richter aus der Justiz entfernen sollen?

Basha: Wenn es eine technische Regierung gibt, kehren wir in das Parlament zurück, und dann werden wir an der Errichtung der Untersuchungskommissionen teilnehmen.

STANDARD: Warum nicht zuvor?

Basha: Weil Herr Rama die Vereinbarung vom 21. Juli gebrochen hat, wonach wir die sieben Gesetzesänderungen im Konsens machen werden. Die gesetzlichen Änderungen sind nun verfassungswidrig. Wir wollten etwa einen Termin, bis zu dem die Untersuchungskommissionen in einem Fall ihre Arbeit beendet haben müssen. Aber nun wird das ohne zeitliche Begrenzung passieren. Die drei Regierungsvertreter sollen auch nicht Teil der Untersuchung sein, sonst führt ja quasi der Premier die Untersuchung durch.

STANDARD: Wenn diese Änderungen durchgeführt werden, treten Sie dann bei der Wahl an?

Basha: Was hat das damit zu tun?

STANDARD: Also hat das nichts damit zu tun?

Basha: Nein. Für die Wahlen ist das nicht von Bedeutung.

STANDARD: Wie kann man nun eine Eskalation verhindern?

Basha: Wir kämpfen um eine freie Wahl. Das ist keine politische Kalkulation mehr, das ist ein missionarischer Kampf.

STANDARD: Aber Politik ist keine Mission. Sie waren doch ein sehr pragmatischer Politiker. Ich erinnere mich, als Sie Bürgermeister von Tirana wurden.

Basha: Das war ich als Bürgermeister. Als Oppositionsführer muss ich die Freiheit in meinem Land verteidigen, die erst 27 Jahre alt ist.

STANDARD: Die EU und die USA haben kein Verständnis mehr für Ihre Position. Wie wollen Sie in Europa Unterstützung finden?

Basha: Es ist wichtig, was die sagen, aber am wichtigsten ist, was die Albaner sagen. Denn die Albaner essen nicht in Washington, Brüssel, Berlin oder

 

Filed Under: Analiza Tagged With: FAJIN E KANË “KATOLIKËT VERIUT”!, Frank shkreli, Lulzim Basha

4 SHTATORI, “DITA E NËNË TEREZËS” NË NJU JORK

May 11, 2017 by dgreca

2-Frank-shkreli-2-300x183-1

Përgatiti: Frank Shkreli/Në një njoftim për mediet nga kryeqyteti Albany i shtetit Nju Jork, thuhet se Senati, që është dhoma e epërme e legjislativit të këtij shteti miratoi më 2 maj, 2017 rezolutën për të caktuar 4 Shtatorin si, “Dita e Nënë Terezës”, në kujtim të Shënjtores shqiptare dhe bamirses, e njohur anë e mbanë botës si, Nënë Tereza.  Sponsorizuesi i kësaj rezolute ishte Senatori Republikan Martin Golden i lagjës Bruklin të Nju Jorkut.  Senatorit Golden iu bashkuan edhe 30 senatorë të tjerë, demokratë të cilët ko-sponsorizuan nismën e Senatorit republikan Golden, duke siguruar kështu miratimin e kësaj rezolute për shpalljen e 4 Shtatorit si dita kushtuar kujtimit të murgeshës dhe shënjtores shqiptare, Nënë Terezës.  Miratimi i rezolutës u prit nga duartrokitje të ngrohta nga përfaqsuesit njujorkezë, në sallën e legjislaturës së Nju Jorkut në kryeqytetin, Albany.

“Në kujtim të një jete të kaluar në shërbim të Zotit dhe duke ndihmuar më të varfërit, jam krenar të paraqes këtë rezolutë e cila përshtatëshmërisht nderon Nën Terezën në shtetin e Nju Jorkut, në përputhje me ditën e kanonizimit dhe shpalljes së saj Shënjtëreshë të Kishës Katolike. Për shumë vite, nepërmjet urdhërit të saj “Misionarët e Bamirësisë”, ajo ia ka dedikuar jetën dhe veprimtarinë e saj, nevojave të sëmurve dhe më të varfërve”, është shprehur Senatori Martin Golden duke njoftuar miratimin e rezolutës.

Senatori Golden vazhdoi duke theksuar se, “Si një simbol ndërkombëtar i dashurisë, Nënë Teresa — e lindur në një familje shqiptare dhe e pagëzuar me emërin Anjezë Gonxhe Bojaxhiu — me veprën e saj pati një ndikim të madh në botë dhe si e tillë, shteti Nju Jork do ta kujtojë  dhe do t’a nderojë atë për  gjithmonë”, përfundoi Senatori Martin Golden njoftimin se tani e tutje, 4 Shtatori, që është edhe data që shënon shënjtërimin e saj, do të njihet si ,“Dita e Nënë Terezës” në shtetin Nju Jork.

TEKSTI I REZOLUTËS NË ANGLISHT

1 mother_teresa2016LEGISLATIVE RESOLUTION memorializing Governor Andrew M. Cuomo to proclaim September 4, 2017, as Mother Teresa Day in the State of New York/

WHEREAS, It is the sense of this Legislative Body to recognize and honor extraordinary individuals whose lifework, spiritual leadership and guid ance served to enhance the quality of life for others; and

WHEREAS, Mother Teresa was one such individual; truly the model of compassion and charity, she served the needs of the sick and the poorest of the poor; and

WHEREAS, This Legislative Body is justly proud to memorialize Governor Andrew M. Cuomo to proclaim September 4, 2017, as Mother Teresa Day in
the State of New York; and

WHEREAS, Mother Teresa was declared a Saint on September 4, 2016, at a canonization ceremony conducted at the Vatican in Rome, Italy; and
WHEREAS, Born on August 26, 1910, in Skopje, now capital of the Republic of Macedonia, to Albanians, Nikolle and Dranafile Bojaxhiu, Mother
Teresa was baptized as Gonxha Agnes; and

WHEREAS, At the age of 18, she moved to Ireland and joined the Sisters of Loreto at Loreto Abbey in Rathfarnham, Ireland; and

WHEREAS, She left for India in the year 1929, and started her noviti ate at a convent in Darjeeling, India; it was there she learned Bengali, one of the main spoken languages in Kolkata, and began teaching at St.
Teresa’s School; and

WHEREAS, On May 24, 1931, Mother Teresa took her first religious vows and adopted the name Sister Mary Teresa; it was while serving as a teacher at the Loreto Convent School in Entally, Kolkata, that she started focusing her attention on the poverty surrounding her in the state; and

WHEREAS, In 1948, Mother Teresa started her missionary work with the poor; it was then she replaced her traditional Loreto habit with the iconic blue-bordered cotton sari; and
WHEREAS, In 2015, Pope Francis announced that the Church would be declaring Mother Teresa as a Saint after the Church recognized a second miracle attributed to Mother; a man from Brazil who was afflicted with multiple brain tumors got healed after praying to Mother Teresa; the first miracle was that of a 30-year old Kolkata woman getting healed of her stomach tumor after praying to the Mother Teresa; both the miracles occurred after her death; and

WHEREAS, In both cases, no scientific healing explanations could be found by the Vatican committee; it was Pope John Paul II who approved the first miracle and paved the Mother’s path to Sainthood; and

WHEREAS, Mother Teresa founded the Missionaries of Charity, a Roman Catholic religious congregation, which in 2012, consisted of over 4,500 sisters and was active in 133 countries; and

WHEREAS, Sister Christi, a senior sister at the Missionaries of Charity, believes that the canonization of Mother Teresa would help to spread Mother Teresa’s vital message ‘to serve the poor’; and

WHEREAS, The recipient of countless awards and accolades, in 1979 Mother Teresa received a Nobel Peace Prize for her missionary work in serving the needs of the sick and the poorest of the poor; in addition,
on August 28, 2010, to commemorate the 100th anniversary of her birth, the government of India issued a special 5 Rupee coin, being the sum she first arrived with in India; President Pratibha Patil said of Mother Teresa, “Clad in a white sari with a blue border, she and the sisters of Missionaries of Charity became a symbol of hope to many including the aged, the destitute, the unemployed, the diseased, the terminally ill, and those abandoned by their families”; and

WHEREAS, Mother Teresa died on September 5, 1997, at the age of 87, in Calcutta, West Bengal, India; the selflessness she demonstrated through- out her life, and the intensity of her efforts to help others are
evidence that she truly made a difference in the world and will long be remembered; now, therefore, be it

RESOLVED, That this Legislative Body pause in its deliberations to memorialize Governor Andrew M. Cuomo to proclaim September 4, 2017, as Mother Teresa Day in the State of New York; and be it further

RESOLVED, That a copy of this Resolution, suitably engrossed, be transmitted to The Honorable Andrew M. Cuomo, Governor of the State of New York.

 

Filed Under: Histori Tagged With: 4 SHTATORI, Dita e Nene Terezes, Frank shkreli, NË SHTETIN NJU JORK

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 95
  • 96
  • 97
  • 98
  • 99
  • …
  • 175
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Punë hajnash-punë krajlash” dhe mendtarë që heshtin
  • MBRETI ZOG (1933) : “BASHKIMI I KOSOVËS ME SHQIPËRINË, NJË DËSHIRË E MADHE PËR TË CILËN NUK DO TË KURSEJMË ASNJË PËRPJEKJE PËR TA REALIZUAR…”
  • Perspective of a Trauma Surgeon and Former Health Minister of Health of Kosova
  • “I huaji”
  • JO NE EMRIN TIM!
  • Krimi kundër njerëzimit në Reçak dhe lufta e narrativave
  • Fitoi Çmimin e Madh në Saint-Saëns International Music Competition, Prof. Ina Kosturi: “Shpaloseni talentin shqiptar nëpër botë e na bëni krenarë”
  • “Ëndrra Amerikane” në Washington DC
  • Potret kushtuar guximtarit të përndjekur Qemal Agaj
  • Shqipëria Nuk Ka Nevojë të Bëhet Singapor — Ka Nevojë të Bëhet Baltike
  • “PRIJATARËT E LAVDISË” – POEZI NGA VALBONA AHMETI
  • Gjuhën shqipe nuk e humb Norvegjia, e humbim ne në shtëpi
  • Një letër – Dy intelektualë – Tri dekada më vonë
  • Propaganda…
  • 𝐃𝐢𝐩𝐥𝐨𝐦𝐚𝐜𝐢𝐚 𝐞 𝐒𝐞𝐧𝐭𝐢𝐦𝐞𝐧𝐭𝐞𝐯𝐞 𝐌𝐢𝐝𝐢𝐬 𝐊𝐨𝐦𝐛𝐞𝐯𝐞: 𝐑𝐢𝐤𝐭𝐡𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐍𝐣𝐞𝐫𝐞̈𝐳𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐧𝐞̈ 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐁𝐨𝐭𝐞̈ 𝐊𝐨𝐧𝐟𝐥𝐢𝐤𝐭𝐮𝐚𝐥𝐞

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT