• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

CORONAVIRUSI RREMBEN MESUESIN JANI DEPO NE ÇIKAGO..

April 8, 2020 by dgreca

NJË BUQEDË LAMTUMIRE PËR MËSUESIN  JANI DEPO/

     Nga Fuat Memelli-Boston/

 Jani Depo, me origjinë nga Sinica e Devollit, por që prej 20 vjetësh jetonte në Çikago, ishte një nga viktimat e fundit të virusit të rezikshëm që ka pushtuar botën. Mes dhimbjesh, njoftuan këtë lajm të trishtë bashkëshortja e tij, Arthimija si dhe tre vajzat: Mirela, Albana dhe Edlira. I shtruar prej prej 12 ditësh në spital,  nuk mundi ta përballojë sëmundjen 86 vjeçari, Jani Depo. Kishte patur edhe probleme të tjera shëndetësore si në zemër e mushkëri, të cilat ia rënduan gjendjen. Ndarja e tij nga jeta, pikëlloi jo vetëm familjen por edhe plot miq  e shokë.  Trishtoi gjthë sinicarët në Shqipëri e nëpër botë, të cilët i shprehën ngushëllimet familjes. Trishtim të veçantë ndien ish nxënësit e tij të shumtë, të cilëve ai u kishte dhënë mësim, pasi mësuesi është prindëri i dytë për nxënësin.

Jani ishte i pari ndër pesë fëmijët që kishin prindërit . Babai i tij, Llambi, i la jetim kur Jani ishte 16 vjet dhe iu desh të mbajë peshën e gjithë familjes. Pasi studjoi për mësuesi Tiranë, filloi rrugën e gjatë e tij si mësues e cila vazhdoi  37 vjet. Ajo ze fill  në fshatrat Dunicë dhe Slabinjë të Pogradecit. Më pas në Bradvicë, duke vazhduar në Menkulas e Miras të rrethit të Devollit, ku në këto dy shkolla ka qënë drejtor. Rruga e mësuesisë mbyllet në vendlindje, në Sinicë, ku dha mësim 19 vjet, deri sa doli në pension në vitin 1989. Në Sinicë ka dhënë mësim edhe bashkëshortja e tij, Arthimija. Të dy e lidhën jetën me arsimin. Janë me qindra nxënësit që mësues Jani i ka dhënë mësim. Ata e kujtojnë për përkushtimin e tij, për dashurinë që kishte për ta, për dijet që u dha. I janë mirënjohës mësuesit të tyre, pasi dija është “pashaportë” në rrugën e jetës. Në atë “pashaportë” diturie, krahas mësuesve të tjerë, është edhe emri i mësues Janit.

Në vitin 2000, ai vjen në Çikago bashkë me familjen. Në këtë qytet kishte plot familje me origjinë nga Sinica e Qyteza, pasi ka qënë qendra kryesore e emigracionit të këtyre dy fshtarve të Devollit. Edhe këtu ai nuk ndenji mbyllur në shtëpi. Takohej me miq e shkokë  ku flisnin për vëndlindjet e tyre e për Shqipërinë, pasi atdheu është vendi ku rrobërohet shpirti. Librin e lapsin nuk e hiqte nga dora. Vajza e tij Edlira, tregon se ai lexonte, shkruante dhe bënte reçenca për librat e shokëve. U mësonte mbesave e nipit të shkruanin e të lexonin gjuhën e bukur shqipe, i mësonte këngë e valle shqiptare. Bashkëfshatari i tij në Çikago, Perikli Sulari, tregon se  për disa vjet me radhë Jani ishte në kryesinë e Shoqatës Sinicare “Përparimi”, e cila si mision kryesor ka patur dhe ka ndihmën për vendlindjen. Jani qe një nga veprimtarët kryesorë të saj. Kjo shoqatë ishte krijuar para 90 vjetësh nga emigrantët sinicarë të Amerikës dhe e kishte qendrën në Çikago. Veprimtaria e saj u përtëri pas viteve ’90, kur aty erdhën edhe disa familje sinicare. Mitropoliti Ilia Ketri me origjinë nga Sinica por i lindur e ritur në Amerikë e që ka shërbyer disa vjet në kishën e Shën Kollit në Çikago, thotë se Jani ishte një nga besimtarët më të regullt të kishës. Më bënin përshtypje njohuritë dhe kultura e tij. Këto i kam vënë re në bisedat me të si dhe në fjalën e mbajtur prej tij në 65 vjetorin e shkollës fillore dhe 40 vjetorin e shkollës 7 vjeçare së Sinicës, fjalë e cila është pasqyruar e plotë ne librin e Perikli Sularit për Sinicën, thekson Hirësi Ilia. Ish nxënësi dhe e pastaj kolegu i tij në shkollën e Sinicës, Stavri Dimashi, thotë se Jani ishte një mësues e koleg shëmbullor dhe i kudondhur për fshatarët, në gëzime e hidhërime.

Ai ishte edhe një bashkëshort e prind shëmbullor. Tok me bashkëshorten, ritën dhe edukuan tre vajzat e tyre, të cillët vazhduan studimet dhe u bënë njëra më e mirë se tjetra. Për Jani Depon, mund të flitet shumë. Por, më tepër se unë, kanë folur bashkëfshatarët e miqtë e tij si dhe ish nxënësit në mesazhet e shumta të ngushëllimit e vlerësimit për figurën e tij. Në këto kohë virusi, kur njerzit janë të ngujuuar, nuk do t’i jepet dot lamtumira e fundit, ashtu siç e ka zakoni shqiptar. Le të jenë këto rradhë një buqedë lamtumire për mësues Jani Depon. Ngushëllime bashkëshortes Arthimi dhe tre vajzave: Mirela, Albana e Edlira, vëllait Koci, nipit e mbesave! U prehtë në paqe mësues Jani!.

Filed Under: Komunitet Tagged With: COVID-19, Fuat Memelli

JOHAN PELUSHI: “KU KA DASHURI, NUK KA VEND PËR URREJTJE”

December 19, 2019 by dgreca

-Mesazh i mitropolitit të Korçës, Hirësisë së tij, Johan Pelushi, me besimtarët e kishës shqiptare “Shën Trinia” në Boston-/

  Shkruan: Fuat Memelli / Dielli

Ditët e fundit ishte në Boston , mitropoliti i Korçës, Johan Pelushi. Kishte ardhur te qyteti  ku ka  studjuar për teologji, ku ka edhe njerzit e tij. Si njeri në shërbim të fesë, nuk mund të rinte pa bërë vizitë te kishat shqiptare në Boston. Një javë më parë kishte qënë te kisha e “Shën Gjergjit” dhe tani  e kishte rradhën ajo e Shën Trinisë, ku shumica e besimtarëve janë nga qyteti i Korçës dhe fshatrat e këtij rrethi. Shumë nga besimtarët e njohin Johanin si bir i qytetit të tyre. Në mbarim të meshës së mbajtur nga At Jani Trebicka, pasi mitropoliti Ilia Ketri ndodhej jashtë Bostonit me shërbim, përshëndeti Hirësi Johani, ku ndër të tjera, theksoi: “Isha në Boston dhe nuk mud të rija pa vizituar kishat shqiptare këtu. Sot  në këtë kohë të globalizmit, shqiptarët janë shpërndarë në Shqipëri e nëpër botë. Fatkeqësisht mjaft njerëz janë dhënë pas parasë, pas fitimeve të padrejta, janë dhënë pas pijeve dhe narkotikëve.  Kjo ka bërë që njerzit të urrejnë njëri-tjetrin. Fatkeqësisht këtë fenomen e vëren edhe brenda familjes. Kjo ndodh se ata janë larguar nga jeta shpirtërore. Për këtë është e nevojshme të studjohet ungjilli. Shumë pyetje që shtrohen sot, e kanë përgjgjen në ungjill. Mbi të gjitha ne duhet të duam njëri-tjetrin. Ku ka dashuri, nuk ka vend për urrejtje, pasi forca e dashurisë, e mposht urrejtjen. Me që jemi në prag të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, dua t’ju uroj: gëzuar këto ditë të shënuara!”. Në emër të besimtarëve  si dhe të mitropolitit Ilia Ketri, Aleko Dhima falenderoi Hirësi Johanin për vizitën që bëri te kisha e tyre dhe për fjalët që tha.

Bashkëbisedimi me Johan Pelushin vazhdoi edhe gjatë kafes. Duke ditur pasionin e tij për letërsinë dhe artin, e ngacmuam për këto fusha dhe ai foli për shkrimtarët e tij të preferua si Dostojevski, Tolstoin, Gëten, etj. Autori i këtij shkrimi e njoftoi se vitin që vjen është 170  vjetori i kishës së Sinicës në rrethin e Devollit dhe, i kërkoi që Mitrop[olia e Korçës të bashkëpunojë që kjo ngjarje të përkujtohet sa më bukur, njëkohësisht e ftoi për të marë pjesë në këtë ditë të shënuar për bashkëfshatarët e tij. Besimtarët bënë pastaj foto me mitropolitinJohanin dhe e uruan për Krishtlindjet e Vtin e Ri.

Filed Under: Komunitet Tagged With: Fuat Memelli, Johan Pelushi- Dashuri

HISTORIA E NJË FLAMURI

April 4, 2019 by dgreca

-Është fjala për flamurin e Shoqërisë Sinicare “Përparimi” me qendër në Çikago-

                                                                                             Nga Fuat Memelli-Boston

Këto ditë isha në shtëpinë e Peshkop Ilia Ketrit në Boston, për t’i marë një intervistë për dokumentarin e Sinicës, fshati ynë i përbashkët. Krahas të tjerave, ai më tregoi edhe  flamurin që shikoni në foto, i cili është i Shoqërisë Sinicare “Përparimi” me qendër në Çikago. I përket vitit 1929, kur edhe është themeluar shoqëria. Ishte një surprizë e bukur për mua të shikoja e të prekja flamurin e sinicarëve të parë që erdhën në Amerikë. Në foton e tyre, ku janë gjithësej 30 veta, anash janë flamuri amerikan dhe shqiptar, ndërsa në mes është flamuri i shoqërisë. Një koncepim vërtet i bukur! Por, si u gjet ky flamur? Ka historinë e vet ai. Atë na i tregon Peshkop Ilia.-Kohët e fundit duke kontrolluar arkat me disa materiale familjare që kishim në shtëpi, gjeta këtë flamur. U gëzova pa masë , pasi kisha gjetur flamurin e Shoqërisë Sinicare “Përparimi”., pjesëtarë të së cilës kanë qënë edhe të afërt të mi. E lava, hekurosa dhe u bë si i ri. Trifon Sotua, i gjeti një mbajtëse dhe u bë për bukuri.

Ka ditë që krahas flamurit amerikan e shqiptar, në shtëpinë e Ilias është edhe ky flamur. Duke folur me të për historinë e flamurit, ai thotë se duhet t’i jetë dorëzuar babait të tij, Sotir Ketri, nga kushëriri i vet i parë, Kristo Cicani, i cili gjithashtu ishte në Amerikë dhe qe një nga veprimtarët e asaj shoqërie. Babai duhet ta ketë vendosur në një arkat e shtëpisë dhe kështu u gjet rastësisht.

Duke parë me kujdes flamurin, ve re se ai  ka datën e themelimit të shoqërisë, që është 3 nëntor 1929 dhe qytetin Akron, në shtetin Ohio të Amerikës. Ka gjithashtu të fiksuar edhe Çikagon, si qendër të shoqërisë. E pyes Ilian edhe për  dy qytetet që gjenden në flamur dhe ai më shpjegon :-Shoqata është krijuar në fillim në qytetin Akron të Ohios, pasi aty u sistemuan një pjesë e mirë e sinicarëve kur erdhën nga Shqipëria. Aty e krijuan edhe shoqërinë. Më vonë shumica e tyre shkuan në Çikago dhe aty mbeti qendra e shoqërisë. (Dua të theksoj se dy vjet më parë e konkretisht në vitin 1927, në Sinicë ishte krijuar Shoqëria Sinicare “Lulëzimi, e cila kishte si objekt përparimin e fshatit dhe mbrojtjen e pronës së fshatarëve,  pyjeve, kullotave, etj.) Sivjet mbushen 90 vjet nga krijimi i Shoqërisë Sinicare “Përparimi”. Ata që e krijuan, nuk jetojnë më, por jetojnë pasardhësit, jeton kujtimi i tyre. Nuk harroet kontributi që ata dhanë për vendlindjen. Me kontributin e tyre u ndërtua godina e shkollës, u bënë kalldrëme, çezma, ura, etj, krahas disa shtëpive të reja që ndërtuan për familjet e tyre në fshat.

Pas viteve 90, në Amerikë dhe sidomos në Çikago erdhën disa familje sinicare. Duke ecur në gjurmët e të parëve të tyre, ata vazhduan të kontribuojnë për fshatin.  Kështu ata dërguan fonde për murin e kishës  si dhe këmbanaren e saj, e cila ishtë dëmtuar në vitin 1967, si shumë objekte të tjera fetare. Vitet e fundit , kontribuan për rikonstruksionin e shkollës e kthimin e saj në muze, tok me shumë sinicarë të tjerë që janë në Amerikë, Greqi, Kanada dhe Shqipëri. 

Kur të shkojë në Çikago, Peshkop Ilia Ketri, do ta çojë flamurin aty ku e ka patur “folënë” për shumë vite. Në nëtor, kur mbushen 90 vjet nga krijimi i Shoqërisë Sinicare “Përparimi”. Mendoj se sinicarët e atyshëm që kanë edhe shoqatën e tyre, duhet ta përkujtojnë këtë ngjarje të shënuar. Pse jo, edhe sinicarët në Shqipëri mund ta përkujtojnë. Kështu mbahet gjallë një “copëz” historie. Ky do të jetë edhe një homazh për të kujtuar të parët e tyre si dhe një nxitje për të vazhduar kontributin për vendlindjen, zëri i të cilës na thërret të gjithëve.

Filed Under: Histori Tagged With: Fuat Memelli

NJË MYSLIMAN FLET NË KISHË

February 15, 2019 by dgreca

1 Fuati Nga Fuat Memelli-Boston/*

2 Fuati

Është folur shpesh për harmoninë  fetare, këtë vlerë të çmuar të popullit tonë. Ajo ka spikatur e spikat jo vetëm në Shqipëri, por edhe nëpër botë, kudo që shqiptarët i ka hedhur era e emigracionit. 3 fuatiE kanë marë me vete këtë vlerë dhe e shfaqin kudo ku jetojnë. E kam parë këtë harmoni në martesa, vizita të ndërsjellta, e kam pare te kishat shqiptare këtu në Boston ku nuk mungojnë edhe myslimanët, etj. E pashë këtë harmoni edhe të dielën që kaloi në kishën shqiptare “Shën Trinia” ku shërben peshkop Ilia Ketri. Për të folur pas meshës për besimtarët e kësaj kishe, ishte ftuar Sami Hajdini, me origjinë nga një fshat i Tepelenës. Ftesa zuri fill në ditën e Pavarësisë, që u përkujtua në Boston. Samiu foli bukur aty.  Peshkop Ilias i bëri përshtypje fjala e tij dhe i tha: -Eja një ditë të na flasësh në kishën tonë”.-Mirë, i tha Samiu, do të vij, po për çfarë të flas?- Temën zgjidhe vetë, iu përgjigj peshkopi. U mendua Samiu dhe vendosi të flasë për figurat e shquara të shqiptarëve nëpër botë. Jo rastësisht zgjodhi këtë temë. Qëllimi i tij ishte për t’i risjellë në vëmëndje të pranishmëve gjurmët që kanë lënë në botë shqiptarët e shquar me të cilët ne duhet të mburemi.

Dhe dita e referimit erdhi. Pas meshës, besimtarët u mblodhën në sallën e kishës për të dëgjuar fjalën e tij. Duke folur për figurat e shquara ai përmendi Aleksandrin e Madh, papa Klementin e XI, i cili është një nga  katër papët e Vatikanit me origjinë shqiptare, përmëndi arkitektët e xhamisë Blu në Stamboll, kryeministrat e Turqisë me origjinë shqiptare, Mehmet Alinë, mbret i Egjyptit, arkitektin e hekurudhave, Karl Gega, Nënë Terezën , vëllezrit Belushi, Sten Dragotin, Ferid Muratin , etj.- Ne duhet të mburremi me këto figura të shquara e plot të tjerë e t’ja trasmetojmë atë brezave që vijnë. Por fatkeqësisht historinë tonë shpesh e kanë bërë të huajt dhe e kanë shtrembëruar, siç ka ndodhur me fqinjët tanë, etj. Duke folur, herë pas here ai recitonte vargjet e tij. Duke iu drejtuar flamurit shqiptar që ndodhej në sallë, poezinë e shqiponjës : -Folë moj shqiponjë folë/ aty ngjitur në flamur /gjithë botës i trego/ se ti shqipe/ s’plakesh kurr’ /folë shqipe mos ki frikë/ se ke mik një Amerikë…

Nuk është historian Samiu , ai është ekonomist dhe ka punuar në kooperativë. Atë e tërheq historia e popullit tonë dhe siç thotë vetë  “shpesh duke lexuar , mbledh gjëra të bukura , ashtu thërime, thërime dhe i ruaj për t’i patur në arkivin tim”.

Të pranishmëve “u ngjiti” fjala e thjeshtë por e bukur e Samiut dhe e duartrokitën . I bënë edhe pyetje për jetën e tij , të familjes, etj. Ai është 83 vjet por mbahet mirë me shëndet. Ka 16 vjet që ka ardhur në Amerikë ku ka edhe familjen e tij. Në emër të bordit të kishës, kryetari i saj, Gjergji Nini falenderoi Sami Hajdinin për fjalën që mbajti. Nuk është hera e parë që ai flet para shqiptarëve. Në festën e Pavarësisë si dhe raste të tjera, ka folur dhe recituar vargje të tij. Me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë, ai u vesh si Ismail Qemali dhe tok me Petrit Alibejn ( ky i veshur si Isa Boletini) hipur në një karocë, parakaluan para bashkisë së Bostonit dhe pastaj përshëndetën të pranishmit. Ja kështu edhe ngjarje të vogla në dukje, por me vlerë për mesazhin që përcjellin, siç ishte edhe biseda e Samiut në kishë, janë një dëshmi tjetër e harmonisë tonë fetare, pasi  kemi  një Zot dhe mbi të gjitha, na bashkon nëna Shqipëri!

*Me shume foto mund te shihni ne fB(dielli vatra)

Filed Under: Komunitet Tagged With: flet ne Kishe, Fuat Memelli, Një mysliman

BOSTON- EKSPOZITË E PIKTORIT STERJO SHKODRANI

February 7, 2019 by dgreca

IMG_9315IMG_9304IMG_9310IMG_9325IMG_9337

Nga  Fuat Memelli/*

Prej 9 vjetësh piktori korçar Sterjo Shkodrani, jeton në Boston. Është në moshën e pensionit por nuk ri i qetë, vazhdon të pikturojë. Pasioni për pikturën, nuk e le të qetë. Motivet e pikturave të tij janë me temë nga Shqipëria si dhe nga atdheu i dytë, Amerika. Deri tani ka hapur 12 ekspozita. Shumica e tyre kanë qënë për komunitetin shqiptar por disa edhe për komunitetin amerikan. Ekspozitën e fundit e hapi në qendrën ruse të kujdesit për të moshuar, “Zapota”. Veç  vizitorëve rusë, kishin ardhur edhe shqiptarë.

Motivi kryesor i kësaj eksozite ishte figura e kalit, këtij bashkeudhetari të njeriut, për të cilin thuhet  se historia e popujve, ka kaluar në shpinën e kalit. Piktori falenderoi pjesëmarrësit si dhe qendrën e të moshuarve për kushtet që i krijuan. Më pas, si të ishte një specialist i kalit, theksoi:” Figura e kalit më ka tërhequr vazhdimisht, që nga fëminia e deri në ditët e sotme. Ai është një nga kafshët më fisnike  dhe më të bukura që ka mbarëshuar  njeriu. I ka shërbyer atij për punë të shumta si në transport, për punimin e tokës, etj. I ka shërbyër edhe në kohë lufte. Ashtu si kalorësi, edhe kali egërsohej në luftë kundër armikut. Kur luftëtari rrëzohej, ai kujdesej që mos e shkelte. Për kalin janë shkruar, poezi, tregime, janë bërë piktura e monumente. Edhe unë mendova që disa pikturave të mia t’ja kushtoj kësaj kafshe ”.

Pjesëmarrësit panë me inters punimet e paraqitura dhe bënë vlerësime për piktorin shqiptar. Kandidatja e shkencave mjekësore, Ganella Zlatovskaja, theksoi plot pasion: ”I vlerësoj shumë këto piktura, për konceptimin e tyre, për harmoninë e ngjyrave, duke na sjellë jo vetëm bukurinë por edhe anën jetësore të kalit, kësaj kafshe kaq fiisnike”. Një përshëndetje të veçantë bëri edhe përgjegjësja e veprimtarive në këtë qendër, Yekaterina Bolotovskaja. Pasi vlerësoi punimet e paraqitura, ajo theksoi:” Ne jemi shumë të kënaqur që herë pas here, në qendrën tonë zhvillohen veprimtari edhe të komuniteteve të tjerë, sic ishte edhe ky i sotmi nga piktori shqiptar. Kjo është veprimtaria e dytë që zhvillohet këtu nga shqiptarët. Rradhën e parë sëbashku me një grup shqiptarësh festuam ditën e Pavarësisë së Shqipërisë. Grupi  këndoi  edhe këngë të bukura shqiptare, shoqëruar me kitara”. Përkthimin nga shqipja në rusisht dhe anasjelltas, e bëri Aleko Dhima, njohës i mirë i rusishtes.

Sterjo Shkodrani ka në plan të hapë edhe ekspozita të tjera këtu në Boston. Krahas punimeve që bën në shtëpi, ai pret të trokasë pranvera dhe me kavaletin në sup, të dalë në natyrë, në gjirin e të cilës, peneli i tij rëshqet më lehtë.

  • Per me shume fotografi shih ne facebook dielli vatra

Filed Under: Featured Tagged With: Ekspozite ne Boston, Fuat Memelli, Sterjo Shkodrani

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • …
  • 11
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT