• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

AP AFP- LIGJI PER PERDORIMIN E GJUHES SHQIPE NE MAQEDONI

March 15, 2018 by dgreca

1-Kadeli-160x300-1

Perktheu Gjon Kadeli/
Parlamenti i Maqedonis miratoi ligjin ne baze te cilit do te lejohet perdorimi i gjuhes shqipe ne adminisrtaten e vendit, megjithse  u bane pretsta nga opozita e krahut te djathte,e cila thote se ky vendim do te shkaktoje percamje ne Maqedoni.
Gjashtdhjete e kater ligjvens te parlamentit, i cili ka 120 antare,votuen per miratimin e ligjit, pa u ba nji debat qe e kerkoi
opozita.
Ligjvensit e partise se opozites protestuen kunder ketij vendimi,i cili ishte miratue ne Kallnuer, megjithe kete u kerkue qe te te bahej perseri nji votim mbi kete ceshtje,mbasi presidenti konservativ Gjorgj Ivanov perdori veton kundet miratimit.
Tashti presidenti duhet patjeter ta nenshkrueje kete ligj.
Maqedonishtja asht gjuha kryesore zyrtare e atij vendi,por shqiptaret perbajn, te pakten 25 perqin te popullsise se Maqedonis.
Deri tashti gjuha shqipe asht perdorun vetem ne zonat qe banohen kryesisht nga shqiptaret
Ligji i ri i lejon tashti shqiptaret qe t’a perdorin gjuhen e tyne ne shkallat kombetare, tuej perfshi administraten,ne sherbimin mjeksor,
ne polici, dhe ne ente te tjera zyrtare.
Tashti gjuha shqipe mund te perdoret edhe ne p[arlamentin e Maqedonis nga perfaqsuesit e zgjedhun nga shqiptaret.

Filed Under: Komente Tagged With: - Ikje apo dëbim masiv?!, Gjon kadeli, gjuha shqipe, maqedoni

NATO IA BEN TE MUNDUR UKRAINES TE ANTARESOHET NE ALEANCE

March 10, 2018 by dgreca

RFE- Perktheu per Diellin Gjon Kadeli/

1-Kadeli-160x300-1Organizata e Atlantikut Verior i ka dhane te drejte Ukraines, qe po te dishroje,mund te bahet antare e kesaj Aleance Perendimore qe perbahet nga 29 shtete Perendimore.Gjeorgjija,Maqedonia,dhe Bosnia-Hercegovina kane poithuejse te njejten te drejte.

“Ne nji deklarate qe u ba nga Aleanca e Natos,thuhet se dera e saj asht e hapet per cdo vend te Europes, qe asht i afte te ndermarri zotimet dhe detyrimet per t’u ba antare e Natos,dhe te ndihmoje ne sigurine e zones Euro-Atlantike.”
Ne deklarate lidhun me kete ceshtje thuhet se,kater vende ortake te Natos kane shfaq deshiren per t’u ba antare te kesaj Aleance.Keto vende jane Bosnja e Hercegovina,Gjeorgjija,Maqedonija dhe Ukraina.
Vendet qe zyrtarisht kane shfaq deshiren per t’u ba antare te Natos, ne fillim ato ftohen te bajne bisedime te hollsishme me zyrtare te Natos rreth deshires se tyne per antarsim si edhe per reformat qe ato duhet
te bajne.
Hapi tjeter drejte mundesise per t’u ba antare asht pjesmarrja ne Planin e Veprimtarise se Natos, ne te cilin vehen ne dukje detyrimet dhe zotimet qe kane te bajne me mudesin per t’u ba antare.
Deri tashti,vetem Bosnja -Hercegovina e Maqedonija kane vu ne dukje deshiren per antaresim e,qe marrin pjese ne Planin e Veprimeve per antarsim.
Me 8-te Qershor,2017,Parlamenti i Ukraines miratoi nji ligj, ne baze te cilit, perparsija e politikes se jashtme te atij vendi.do te jete antersimi ne Nato.Ne Korrik te 2017-tes, Presidenti i Ukraines Petro Peroshenko njoftoi se do te kerkoje fillimin e bisedimeve me Naton, per te marre pjese ne Planin e Veprimtarive te Antarsimit.
Tash per tash Ukraine gjindet  ne nji gjendje lufte me kryengritsit ruse,ne zonen e saj lindore,ku deri tashti, gjate luftimeve qe filluen ne Prill te 2014-tes, jane vra ma shume se 10300 njerez, dhe zhvendos me qinda mija te tjere.Luftimet filluen kur Rusia nxiti trazime ne zonen lindore te Ukraines,mbas debimit te presidentit pro-rus te Ukraines Viktor Janukoviq.

Filed Under: Rajon Tagged With: Gjon kadeli, NATO, RFL, Ukraina

PUTINI KRAHASON LENININ E KOMUNIZMIN ME KRISHTENIMIN

January 16, 2018 by dgreca

Shkruan Donuen Sharkov/

1-kadeli

Perktheu per Diellin Gjon Kadeli/Presidenti i Rusis e krahasoi Leninin me nji Shejt dhe deklaroi se idete komuniste Sovjetike e kane burimin ne Ungjil(Librin e Shejt) Presidenti Putin ishte tuej folun lidhun me nji film dokumentar ne Manastirin Valaam, ne te cilin vihet ne dukje historia e asaj ndertese qe gjindet afer kufinit te Finlandes.
Nji nga pikat kryesore te diskutimit ishte Revolucioni Rus i Tetorit 1917-te, gjate te cilit u ekzekutue familja mbretnore e cila ishte shume besimtare. Kjo gja perfundoi ne formimin e Bashkimit Sovjetik dhe ne nji kapitull te ri te politikes se Kremlinit kunder besimit fetar.
Putini tha se atij  i kane  pelqye gjithmone idete komuniste, por se ekziston dicka qe ka nji te mete…..
Qe nga ajo kohe, e ne menyre te vecant, mbasi u bane ndryshimet ne Bashkimin Sovjetik, gjate kohes se Gorbacovit me 1990-tat, rrolli i kishes ne shoqnin Ruse, ka qene nji ceshtje qe ka shkatue grindje. Por Putini, i cili shpesh here ka perkrah kishen u tha atyne qe kishin ba filmin se ai nuk beson se idealet e Komunizmit dhe te Krishtenimit jane te paperpuethshme. Putini shtoi “Ndoshta jam tuej thane dicka, qe disa njerezve nuk u pelqen, megjithe kete,une po them ate qe mendoi.”
Putini vazhdoi “E para, besimi ka qene gjithmone pjese e jetes,kjo gja na forcoi kur rrethanat ishin te veshtira per popullin e vendit tone.Gjate shume vjeteve asht luftue feja, jane persekutue kleriket dhe jane shkatrrue kishat.Por ne te njejten kohe Sovietet krijuen nji fe te re.Ne te vertete,ideologjia komuniste asht shume e ngjashme me
ate te Krishtenimit.”
Lenini,nji atizot,i cili perqafoi pikpamjen Marksiste tha se feja ishte”Helm per njerzit.”frymzoi nji fushate se hoveshme per te konfiskue pronat e kishes,nderkohe qe mbasardhesi i tij Stalini me 1931 dha urdhen per shkatrrimin e katedrales ma te madhe te Moskes. Ne trollin e katedrales u planifikue ndertimi i nji pishine publike, me nji shtatore shume te madhe te Leninit prane tij.Tuej qene se gjate asaj kohe mungoshin fondet, projekti  u ndertue nga paasardhsi i tij
Hrushovi. Por Putini argumenton se si Krishtenimi edhe komunizmi predikon”liri,vllaznim e barabarsi.”Ai e karakterizoi Kodin Moral te krijuesit te Komunizmit Leninit.si nji broshure qe permban udhzimet parimore per te gjithe antaret e partis domethane, pake a shume si nji pjese permitive e Ungjillit.” Putini thote gjithashtu, se edhe ne menyren e adhurimit(riteve), Lenini dhe bashkpuntoret e tij huazuen disa menyra veprimi nga kisha; megjithse nuk asht e qarte, nese ai mendoi, nese kjo gja  ishte e bazueme ne ndergjegjejen e tij, apo ishte nji perpjekje intiutive.
“Putini ia rikujtoi atij qe e mori ne pyetje se Lenini u vorros ne nji Mausoleum.Cfar ndryshimi ka kjo me menyren e vorrimit e Shejtenve, si per Ortodoksit si edhe per te Krishtenet ne Pergjithsi?
Ironikisht, ceshtja e mauseoleumit, asht nji nga arsyet kryesore te grindjes ndermjet Kishes Ortodokse Ruse dhe Partis Komuniste, te cilat kane numrin e dyte ma te madh ne parlament. Zyrtaret e kishes kane kerkue per nji kohe te gjate qe mauseoleumi i Leninit qe asht i vendosun jasht Kremlinit qe nga 1924-ta,tuej thane se kjo gja nuk asht e drejte,kurse komunistet thone se arka e te dekunit asht e vueme nen siperfaqen e tokes, tuej respektue keshtu rregullat fetare te
vorrosjes.
Putini per nji kohe te gjate,nuk ka prenue  anime rreth ceshtjes se mausoleumit, por i tha stacionit televiziv Rusia 1 se mausoleumet ishin te ngjashme me ato te Shejtenve,simbas tradites ortodokse.Putini shtoi”Si ka mundesi nji gja e till? Shko te vendi iquejtun Athos e shiko se si jane vorrosun Shejtnit.Atje jane vorrosun gjithashtu Shejtnit Serguisi e Hemani.”Prandej duket se autoritetet e asaj kohe nuk shpiken dicka te re,por vetem simbas ideologjis se tyne,nji gja qe
njerzimi shpiku shume kohe me pare.

SHTESE NGA PERKTHYESI

Me duket se me te vertete, krahasimi qe ban Putini asht i cuditshem.Ka disa kohe qe Putini ka ba vili-vili me autoritet kishtare ruse,sigurisht per arsye politike personale,tuej i afrue ato,dhe tuej nxit nacionalizmin vendas,keshtu qe te kete
perkrahjen e autyoriteteve kishtare,per t’u zgjedhun perseri president dhe per synimet e tij per te krijue perseri ish Perandorine Ruse, sic ishte gjate kohes se Bashkimit Sovjetik.Permysjen e kesaj perandorie ai e ka cilsue,si katastrofen ma te madhe te qindvjetshit njizet.,Pervec kesaj, sic e vejne ne dukje fjalet e Putinit,Lenini, Stalini,Ceduni,Poti, Caucesku e Baca Enver,me kohe mund te shendrrohen ne Shejten edhe pse rregjimet e tyne dhe te disa te tjereve shkatuen vdekjen e njiqind milione njerezve Natyrisht mbrekullina  kane ngja edhe ma pare, pradej radhet e Shejtenve mund te shtohen nga te naltpermendunit

Filed Under: Analiza Tagged With: Gjon kadeli, Komunizmi, Krishti, Lenini, Putini

TERRORIZMI NE FRONTIN LINDOR

December 18, 2017 by dgreca

A DO TE BEHET KOSOVA NJE QENDER E MADHE EUROPIANE REKRUTIMESH NGA TERRORISTET ISLAMISKE?/

Shkruar nga Paul McCarthy e Luke Waggoner/
U perkthye per Diellin nga Gjon Kadeli/
1-kadeliNderkohe qe luftimet ne fushen e betejes ne Irak e ne Siri,jane ne mbarim e siper, rreziku i frymzuem nga terroristet Islamik ne vende te ndryshme, nuk ka sheje se po paksohet. Si rrjedhim i sulmeve te ndryshme terroriste ne qender te Europes, vendet europiane jane perpjekun te krijojne nji front te perbashket per te perballue kete kercnim. Ne Kosove, ka sheje ne rritje e siper, se ky rrezik mund te zmadhohet ne pragun e vete deres se Europes. Kjo per arsye se ekziston nji menyre qeverisjeje e dobet, mungesa e zhvillimit ekonomik,dhe nji krize e vazhdueshme e identitetit,;gjana keto, qe kane krijue nji mundesi te vecante per rrekrutimin e eksremisteve shume te dhunshem.

Mbas shume vjeteve te tensioneve nderetnike, dhe deshtimeve  per te mberrijte qellimet kombetare mbrenda ish Jugosllavise, Kosova deklaroi pamvaresine nga Serbia ne Fruer te 2008-tes.
Tuej qene se, qe nga koha e pamvaresise, perparimet ekonomike nuk ishin te mjaftueshme dhe  se u vu re se insitucionet nuk ishin te afta per te mbajtun premtimet qe kishin ba, gjana qe priteshin mbas pamvaresise, kjo gja ka shkatue nji “krize basimi” ne Kosove. Ne Indeksin Nderkombetar  te Korrupcinonit  Kosova zen vendin e 95-ste nga 176 vende, gja qe ven ne dukje se, populli nuk mendon se qeveria asht tuej marre masa te mjaftueshme kunder korrupcionit shume te
perhapun.
Kjo moskkenaqsesi u vu ne dukje ne zgjedhjet e fundit, gjate te cilave partia Vetvendosje, qe ishte kunder qeverise fitoi ma shume vota se partite tjera. Megjithe kete ma vone te gjitha partie tjera formuen prap nji qeveri, tuej lane jasht partine Vetvendosje.
Ajo qe po e ban gjendjen edhe me te luhateshme ne Kosove asht edhe gjendja e veshire e rinise.Ma shjume se 53 perqind e popullsise asht nen moshen 25-se vjecare. Kosova asht vendi me popullsi ma te re ne Europe. Po t’i shtohen kesaj gjendjeje edhe problemet politike edhe ekonomike ku papunesia, ne radhet e atyne qe jane te moshes 15-25 vjecare ka mbaerrijte ne 57 per qind, kjo gja e bane gjendjen edhe ma te veshtire.Problem per demokratizim, tuej perfshi edhe krijimin e insitucioneve transparente demokratike, nji sherbin civil te afte, dhe nji sherbim te besueshem ligjor, kane menjanue rinine ne menyre te vecant.Perveq kesaj, ne eliten qeverisese nuk ka pothuejse asnji mudheheqes te moshes se re.Kjo  ka shkaktue qe disa te ri kosovare te perdorin menyra jo demokratike per te shprehun mosknaqesine e tyne.
Organizatat terroriste ekstrem e kane shfrytezue kete gjendje, sic vihet re ne rrekrutimin e nji niveli te nalte nga organizata
Islamike(Isis) Simbas nji studimi te ri nga Instituti Nderkombetar Republikan, nderkohe qe kosovaret mendojne se demokracia,si sistem, asht ma i afti per te luftue kunder ektremizmit, besimi i tyne ndaj demokracise ne Kosove asht dobesue.
Megjithse shumica e kosovare jane Muslimane,identiteti i tyne etnik si shqiptare dhe i gjuhes ka qene gjithmone ma i fuqishem se besimi.Kjo ndjenje kombetare u sherbeu mire kosovareve kunder shtypjeve nga serbet gjate qindvjetesht te kaluem.Megjithkete, ekstremistet radikal,gjithnji e ma teper po e shftytezojne identitetin Musliman te shiptareve, per t’i ba ata te futen ne radhet e luftetereve te tyne qe mbrojne bashkbesimtaret e tyne qe luftojne ne vende te tjera.. duket
sikur identiteti Musliman po mbizotnon mbi ate shqiptar.
Shfrytezimi i hovshem(dinamiki) nga organizatat ekstremiste, ndoshta paraqet rrezikun ma te madh ne ate zone.
Kosovaret kane frige se si organizatat terroriste vendase dhe ato te jashtme, jane tuej e shfrytzue besimin fetar, per t’i bind ata qe i rrekrutojne, se gjoja dhuna arsytohet nga Islamizmi.
Asht e qarte se insitucionet qeveritare kombetare dhe ato te zonave lokale te Kosoves duhet, pa tjeter, te bashkrendojne perpjekjet qe te angazhojne te rijte kosovare, tuej i ba pjese e sistemit politik, dhe per te ndale radikalizimin, tuej shtue perpjekjet per zbulimin  e mekanizmit te rradikalimit.
Perveq kesaj,korrupcioni ne te gjitha nivelet duhet te luftohet dhe nji menyre qeverisjeje me e perkushtueme asht e nevojshme per te fuqizue demokracine vendase, qe tashti ndodhet ne nji krize. Per Kosoven asht gjithashtu jetike qe te perfshihet ne organizatat rajonale te Ballkanit Perendimor te cilet jane tuej bashkue zyrtare te qeverive, antare te parlamenteve,eksperte e gazetare per te organizue gjidhje te perbashketa, te nji problemi ndershtetnor. Hapa te till, jo
vetem qe jane jetik, per te sigurue rrugen e Kosoves drejt integrimit Euro-Atlantikl, por gjithashtu gjaja thelbesore, qe Kosova te mos bahet qender e ekstremizmir Islamik, qe ka per qellim te minoje demokracine ne Kosove e ne Europe.

Filed Under: Opinion Tagged With: Gjon kadeli, NE FRONTIN LINDOR, terrorizmi

TE DENUARIT NE SERBI STERVISIN OFICERET E RINJ

November 12, 2017 by dgreca

VETEM NE SERBI NGJANE QE ATA QE JANE DENUE PER KRIME LUFTE SHERBEJNE PER TE STERVITUN OFICERET E RINJ/

1-kadeli-160x300

Artikulli i R.E.L.-U perkthye per Diellin nga Gjon Kadeli/

Gjenerali Serb Vladimir Lazaroviq, u denue dhe u burgos per krime lufte, qe forcat qe ai komandonte bane   kunder popullsise civile gjate Luftes se Kosoves 1998-99.
Njoftimi zyrtare uba nga Beogradi  se Gjenerali Lazaroviq do te behet pjese e personelit te Akademise Ushtarake te Serbise, per te stervitun oficeret e ri.
Ky njoftim, megjithse nuk ishte i papritun nga aktivistet e Organizates per te Drejtat e Njeriut ne Beograd, i befasoi ata.
Ministri i Mbrojtjes i Serbise Aleksander Vulin e justifikoi emnimin e Lazaroviqit ne Akademine Ushtarake, si nji kthim perseri ne sherbim.
Ai shtoi se “vendimi ne fjale ka te baje me ndreqejen e gabimeve qe jane ba kunder oficereve, dhe se gjeneralet  e kohes se luftes, kane nji pervoje te madhe, te cilen mund te ua kalojne kolegeve te tyne ma
te ri.”
Gjykata Nderkombetare e Hages e denoi gjeneralin Lazaroviq me 14-te vjete burgim, per arsye te rrolit qe ai luejti ne krimet qe u bane kunder popullsise civile shqiptare  gjate Luftes se Kosoves.
Nemanja Stepanoviq prane Qendres Ligjore Humanitare ne Beograd asht tmerrue se ata qe jane pergjegjes per vdekjen e mija civileve te vrame nga ushtaret nen kontrollin e tyne, po perdoren per te stervitun
rrekrutet e ri per t’u ba oficere.
Stjepanovic tha “Lazaroviq u denue, sepse ishte pergejgjes per detyrimin e popullsise civile shqiptare te Kosoves te braktiseshin vendin e tyne.Gjate ketij veprimi,  ne nji zone u vrane 2200 shqiptare, ne nji zone tjeter u vrane 1400, , kurse ne zonen e Prishtines, e cila ishte nen komanden e Lazaroviqit, nga 24 marsi deri
me 10 qershor 1999 u vrane 6200 civile.” Stjepanoviq shtoi se nuk u ba asnji hetim rreth ketyne krimeve, dhe se nuk u ndermue asnji mase per t’i denue ata qe i bane keto krime, dhe se shumica e ketyne viktimave perfunduen ne vorre masive ne Serbi. Ajo shtoi se deri tashti, vetem nji mije prej tyne jane identifikue, ne kater vorrezat masive.
Ai vadhdoi tuej thane “Cfar mesimi po japin keta njerez (kriminele)?”
A mos keta do ti mseojne nxansit se s me i mshefun krimet? Se si  mos me tregue se ku jane mshefun trupat e pa jete ?”
Megjithe kete, ministri i mbrojtjes i Serbise insiston se”Nuk ka ma arsye me pengue ata qe e mbrojten kombin gjate agresionoit te NATOS dhe mos me i lejue te bahen pjese e Akademise Ushtarake, dhe se Serbia nuk duhet ma  “ta ndjje veten te turpnueme.”
Stjepanoviqit nuk i bane pershtypje fjalet e ministrit serb te mbrojtjes..Ajo tha “Cfar mesimi po u japin kata nerez nxanesve te tyne, si me mbrojtun ushraret nen komanden e tyne per krimet qe bajne, ose me detyrue njerzit ti ikin nga shtepite e tyne, ose cfar menyre me perdorun, per te detyrue 800 mije  shqiptare te Kosove te braktisin vendin e tyne, gja qe u ba mbrenda dy mueje e gjysem. Kjo simbas provave qe ka Gjykata Nderkombetare e Hages.
Kryetarja e Komitetit te Helsinkit per te Drejtat e Njeriut me qender ne Vojvodine Sonja Biserko, asht e shqetsueme rrethe krijimit te standardit nga “Kriminelet e luftes ne shoqni, dhe per ndikimin qe ata mund te kene ne brezin e ri te oficereve.” Ajo gjithashtu ka vu re nji plan te ri qe asht ne zhvillim e siper, i cili ka per qellim, mos pranimin e e krimeve te luftesa, normalizimin e politikes se Millosheviqit dhe vadhimin e saj.
Historianja Dubravka Stojanoviq, i tha Qendres se Vojvodines qe merret me analiza, se te njejtat plane dhe te njejtit njerez qe e udhehjoqen Serbin drejte luftes, jane tashti ne skene.
Ambasadori i Shteteve te Bashkueme ne Beograd Kyle Skot, nuk pranoi te komentonte nese kriminelet e luftes duhet te moseojne brezin e ri te oficereve serb, sepse nuk kishte te gjitha te dhanat. Megjithkete ai tha se nji gja e tille nuk mund te ngjaje ne Shtetet e Bashkueme, sepse rregullat e luftes dhe respekti pe Konventat e Gjeneves, jane te
rrepta ne te gjitha akademite ushtarake te vendit te tij.Ai shtoi “ushtaret e kane per detyre te mos u binden urdhnave qe nuk rrespektojne rregullat e luftes.”

Filed Under: Analiza Tagged With: Gjon kadeli, OFICERET E RINJ, STERVISIN, TE DENUARIT NE SERBI

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • …
  • 14
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT