Lexim letrar në Lalish Theater/
Nga Hazir MEHMETI /Vjenë/
Në kuadër të aktiviteteve vjetore, Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë “Aleksandër Moisiu” në Austri mbajti lexim letrar në Lalish Theater. Ishte ky aktivitet ku morën pjesë edhe krijues të kombeve tjera të cilët lexuan krijimet e tyre të reja të përkthyera në gjermanisht. Programin e drejtoj me shije moderuesja Kaltrina Durmishi. Të pranishmit i përshëndeti drejtuesi i Theatrit Mag. Amal Shamin dhe Dr.Niger Hasib, akrtiste. . Anton Marku, kryetar i Lidhjes i uroj të pranishmit duke falënderuar pjesëmarrësit. Ai në vazhdim paraqiti historikun e shkurtër të veprimtarisë disa vjeçare. “Brenda kësaj kohe kemi botuar 2 antologji në gjermanisht dhe shqip si dhe kemi mbajtur mbi shumë orë letrare, ku kemi promovuar dhjetëra vepra nga krijuesit tanë këtu në Austri dhe nga vende tjera”.

Shkrimtari Serafettin Yildiz, i lindur në Turqi, lexoi poezi nga botimet e tij të fundit në gjermanisht. Ka të batuara disa vepra në disa gjuhë dhe në gjermanisht. Ka lexuar në disa shtete të Evropës. Është anëtar i P.E.N –Club në Austri. Hazir Mehmeti lexoi pjesë nga përmbledhja e tregimeve Der Zertrümmerung der Zeit (Kohëthyerja). Krijuesja në gjuhën rumune Ramona Tarka lexoj pjesë në gjermanisht nga krijimtaria e saj. Ishte hera e parë që bashkëpunon me Lidhjen e Shkrimtarëve Shqiptarë. Anton Marku lexoi poezi nga krijimtaria e tij e fundit të botuara në antologjinë e krijuesve me origjinë migruese në Austri. Është anëtar i P.E.N-Clubit në Austri. Ka të botuara disa vepra me poezi në shqip dhe në gjermanisht. Poeti Gjin Morina, lexoi një poezi. Poezi nga miku i njohur i shqiptarëve Peter Paul Wiplinger u lexuan, pasi ai për shkaqe shëndetësore nuk ishte i pranishëm. Pati pak publiku në sallën e bukur i cili në fund shijoi koktej me ushtime nga mikpritësi.
Aktivitet letrare të përbashkëta me krijues kombesh të ndryshme po e afirmojnë krijimtarinë letrare në gjuhën shqipe që kultivohet në Austri. Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë “Aleksandër Moisiu” është shembulli më i mirë i ngritjes së imazhit shqiptar në Austri dhe mërgatë. Puna madhore e kryesisë, veçane në hartimin e programit dhe projekteve kanë bërë realizimin e promovimeve të shumë veprave të autorëve shqiptarë tani e gjashtë vite me radhë, integrimin në krijimtarinë shumë kombesh në Austri. Tani nga radhët e krijuesve shqiptarë kemi dy poetë anëtarë të P.E.N Clubit të njohura austriak, Anton Marku dhe Besim Xhelili.
Botimi i dy antologjive “Iliricum I” dhe “Iliricum II” me krijime të zhanreve të ndryshme krijimtarie krijon histori të re në kulturën shqiptare. Si pikë programore e re do jetë “Konkursi letrar “ ku do konkurrojnë krijues nga e gjithë Austria në prozë e poezi. Konkursi i parë para dy vitesh ishte testi i parë i suksesshëm si bazament i tjerëve që pasojnë.
Vjenë, 29 prill 2017



Nën organizimin e Shoqatës së Mësuesve Shqiptarë “Naim Frashëri” në Austri, Ambasadave të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës në Austri u mbajt tryezë diskutimi me temë: “Mësimi në gjuhën shqipe, rëndësia, organizimi, vijueshmëria. Si në të ardhmen?”. Studiuesi Lutfi Emini e ftoi nikoqirin në të dy gjuhët për ta hapur takimin. Fillimisht u dha një minutë heshtje në nderim të të ndjerit Arif Demolli, shkrimtar, autor i teksteve mësimore dhe mik i Shkollës Shqipe në Mërgatë.
Të pranishmit i përshëndeti Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Austri, Roland Bimo: ”Tema për të cilën jemi mbledhur sot, e iniciuar nga kryetari i Shoqatës është e një rëndësie të veçantë dhe do dëshiroja që sot të dilet nga ky takim me detyra konkrete. Ne ambasadat; e Kosovës dhe e Shqipërisë, e vlerësojnë shumë punën e bërë deri më tani për mësimin plotësues në gjuhën shqipe. Jemi të ndërgjegjshëm se mbetet shumë për të bërë dhe do doja që sot të dalim me plane veprimi konkret. Në parim kjo temë bartë një rëndësi shumë të madhe lidhur me ekzistencën e komunitetit shqiptar në Austri dhe më gjerë. I falënderoj të gjitha shoqatat pa marr parasysh objektivet qe kanë, Këshillin Koordinues të Shoqatave, pasi mësimi i gjuhës shqipe është me rëndësi kulturore e letrare të ngritjes së gjuhës shqipe në nivelin e kërkuar. Për të arriturat duhet të jemi krenar dhe të punojmë më tutje në ngritje të aktiviteteve në të ardhmen” Ilir Ismaili, nga Ambasada e Maqedonisë përshëndeti Tryezën e Diskutimit duke shtuar: “Mësuesit shqiptarë ishin më patriotët në historinë tonë kombëtare. Ky projekt i juaj rreth gjuhës shqipe në Austri, ne si shqiptar duhet treguar unitetin tonë veprues” Nuhi Gashi MASHT së Kosovës: “Kjo tryezë është edhe një pikënisje veprimi në sensibilizimin rreth mësimit shqip dhe për një komunikim më dinamik. Është shqetësuese numri i ulët i nxënësve këtu në Austri, diku rreth 2 mijë nga numri dhjetëra mijërave që vijojnë shkollën në gjuhën e shkollës, kur dihen gjithë ato favore që ofron shteti nikoqir për të çka e falënderojmë. Ne po mundohemi të bëjmë disa punë të dobishme, si bie fjala kuizi i diturisë, dhe do donim të kemi sukses shtimin e fëmijëve që vijojnë mësimin amtar”
17-Shkurti, hap realizimi i idealeve të rilindësve tanë. S.Krasniqi: “Sakrificat heroike gjeneratave na detyrojnë në ndërtimin e shtetit ligjor e demokratik” “Ushtria Çlirimtare e Kosovës me Komandantin Legjendar Adem Jashari ishte kurorëzim i gjakut të derdhur për liri shekujve”. /
