Për vrasjen e 35-vjeçarit Kostandisnos Kaçifas, sot në Bularat, ka reaguar edhe ministrja greke e Kulturës së Greqisë, Myrsini Zorba. Në në postim në rrjetet sociale, ajo ka theksuar se nuk është ulur asnjë flamur në Bularat të Gjirokastrës, por të gjithë sipas saj janë valëvitur lart.
Ajo tregon detaje gjatë qëndrimit në Gjirokastër, por shton se lajmin për vrasjen e shtetasit grek e ka marrë vesh pasi është larguar nga Bularati.
Sot, në varrezat e të rënëve në Bularat afër Këlcyrës për të nderuar të rënët grekë.
Ditë përkujtimore në vendin ku ata ranë.
Emocion i madh midis maleve ku ata luftuan me patriotizëm kundër fashizmit.
Flamuj grekë kudo, të pranishëm përfaqësues të qeverive greke dhe shqiptare, Ambasadorja greke, deputetë, kryetarë të bashkive, qytetarë dhe fëmijë të shkollave greke.
Lutje fetare, vendosja e luleve, fjalimi i Ambasadores, himni kombëtar i Greqisë dhe i Shqipërisë, poezi nga fëmijët. Ikëm në orën tre të drekës pa pasur asnjë shqetësim.
Ndërkohë, u informuam se një minoritar me kallashnikov kishte kërcënuar në mëngjes për të shtënë me armë, duke pretenduar se marrëveshja e dy qeverive për të rivendosur kujtimin e të rënëve ishte tradhti. Asnjë flamur grek nuk u ul poshtë, të gjitha ishin të ngritura.
Pas orës 3 të drekës, gjatë rrugës së kthimit, u informuam se minoritari ishte rrethuar, policia i kërkoi atij të dorëzohej, ai nuk u dorëzua dhe se ata e vranë.
Ishte një ngjarje tragjike që të gjithë ne në këtë mëngjes, në atmosferën emocionuese që mbizotëronte, nuk mund të imagjinonim.