
Nga Idriz LAMAJ/Gazeta DIELLI
Me 1 tetor 2018, ndërroi jetë në New York në moshën 92 vjeçare Mustafë Elezi. Ai lindi në katundin Dragobi të Malësisë Gjakovës me 26 shkurt 1926-të. Mustafa ishte një prej emigrantëve politik antikomunist më të njohur në komunitetet shqiptaro-amerikane, i cili u vendos me banim në këtë qytet 50-të vjet më parë.
Familja Elezi – vajzatë, djemtë dhe rrethi i ngushtë familar, përcjelljen e Mustafës për në banesën e fundit e organizuan në Shtëpinë Mortore “F. Ruggerio & Sons” , 732 Yonkers Ave. NY 10704. Me 2 tetor, prej orës 2 pasdite deri në 9 të mbrëmjes, qindra bashkatdhetarë, i dhanë të ndjerit lamtumirën e fundit dhe i shprehen ngushëllimet e tyre familjes e farefisit të tij. Aty nga ora shtatë të mbrëmjes, Kryetari i Faderatës Panshqiptare “Vatra”, z. Dritran Mishto, i shoqëruar nga shumë vatranë, ngushëlluan Familjen Elezi, dhe kaluan në rreshtim nderimi para arkivolit të Mustafës.
Në ngushëllim morën pjesë edhe shumë përsonalitete të të tjerë si Mark Gjonaj, Hary Bajraktari dhe dr. Elez Biberaj i cili kishte ardh nga Washingtoni me një rreth të ngushtë familjarë.
Në përcjellje të Mustafë Elezit morën pjesë edhe disa gazetarë të diasporës. Drejtori i televizionit, Kultura Shqiptare, z. Adem Belliu, zhvilloi një intervistë me zz. Sami Mulosmani, Imer Halil Zherka dhe Sadri Lamaj. Këta tre emigrantë të vjetër, folën me respekt të veçantë për Familjen e Jahelezëve (Elezi) të Malësisë Gjakovës dhe për Mustafën. Ata vlerësuan lartë, besën, burrërinë, guximin e bujarinë e të ndjeritë. Folën edhe për kontributin e gjithanëshëm të Mustafës në dobi të komunitetit shqiptaro-amerikan të New Yorkut, gadi për një gjysëm shekullit.
Varrimi i Mustafë Elezit u bë të mërkurën me 3 tetor 2018-të. Në përcjelljen e tij për në banesën e fundit morën pjesë një numër i madh bashkatdhetarësh. Pas lutjes fetare, para se arkivoli i tij të mbulohej me dheun e këtij vendi të shenjtë, Dr. Gjon Buçaj, ish kryatr i “Vatrës” dhe mik i ngushtë i Mustafës dhe Familjes Elezi, mbajti një fjalim prekës. Në fjalimin e Dr. Buçaj-t pasqyrohen të gjitha vetit atdhetare dhe burrërore të Mustaf Elezit.
Në drekën përkujtimore, shtruar në Regency Hotel nga rrethi i ngusht familjar i Muatafës morën pjesë afër 300 veta.



NGA IDRIZ LAMAJ*/Një prej njohësve më të mirë të veprimtarisë historike të “Vatrës”, i cili sherbeu në gjirin e saj 60 vjet, shkroi afër 40 vjet më parë:“ E premtja e zezë 7 Prilli 1939 i gjeti vatranët të ndarë keq: me dy Vatra dhe dy Diellë! Pasi u shkel Shqipëria prej ushtrisë italiane dhe humbi lirinë e saj kombëtare, erdhi bashkimi i të dy vatrave menjëherë dhe u bë prap një Vatër dhe me një Diell. Aherë qe shpresa e madhe për bashkimin e të gjithë Shqiptarëve patriotë të Amerikës rreth Vatrës, por më kot. Kuvendi i vitit 1940 zgjodhi Faik Konicën për kryetar të Vatrës, i cili pas zaptimit të Shqipërisë prej Italisë u lajmërua zyrtarisht nga autoritetet qeveritare të larta se detyra e tij si ministër i Shqipërisë në Washington mori funt. Për arsye jo të kthjellta mirë, Dielli organ i Vatrës, botonte kritika të ashpra kundër Mbretit Zog, i cili ishte refugjat në London me gjithë Familjen Mbretërore. Ajo gjë gëzoj armiqtë dhe dëshproj shumë Vatranë dhe Shqiptarë të mirë”. ( Refat Gurrazezi: “Atdheu”, fq. 3, gusht 1968, New York ).