• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

PREHU NE PAQE, MIK I SHQIPTAREVE, KONGRESMEN GILMAN

December 21, 2016 by dgreca

1-gjoni-per-gilman

Kryetari i Federatës Panshqiptare të Amerikës  Vatra, Dr.Gjon Bucaj,  i  dorëzoi bashkëshortes së Kongresmenit të ndierë  Gilman, një pllakadë mirënjohjeje./

2-ok-gilman

Në West Point të NY (Akademia Ushtarake e SHBA-së), në këtë vend mahnitës mjedisor, në mesditën e 20 Dhjetorit 2016 u krye një ceremoni e thjeshtë  mortore. Ishte një ditë me diell  por e  ftohtë e me  një shtresë të hollë dëbore. Nën lotët  e familjes, të afërmve, miqëve , shokëve, dashamirëve dhe të shumë personaliteteve nga Uashington DC dhe NY,  zinxhirët e punonjësve  të funeralit,  ulën ngadalë në  shtëpinë e përjetësisë , trupin e pajetë të një personaliteti shumë të nderuar  të politikës  amerikane  (ish pilotit të Luftën e Dytë Botërore), të  mikut të shqiptarëve , Kongresmenit Benjamin Gilman.  Ky burrë i madh shteti, shërbeu  për 34 vite  (17 legjislatura)   si  kongresmen  republikan në  Capitol Hill, duke përfaqësuar denjësisht Distriktin 19 të Shtetit të NY. Jo vetëm kaq, por  krahas  një veprimtarie të gjërë në fushën e të drejtave të njeriut ,u bë në të njejtën kohë dhe një ambasador i vërtetë në Kongres  për pavarsinë e Kosoves dhe ceshtjen shqiptare në përgjithësi.

Pjesëmarrja në  këtë ceremoni  mortore ishte  e përcaktuar me protokoll të vecantë nga  shteti  dhe Familja Gilman. Por, për të marrë pjesë në këtë ngjarje të dhimëshme , ishte  i pranishëm edhe një delegacion i Vatrës i kryesuar nga Kryetari  Dr. Gjon Bucaj, Nenkryetari  Asllan Bushati dhe anëtari i Këshillit Drejtues Zef Balaj, te cilet iu bashkuan ish Kongresmenit dhe President i Liges Qytetare Shqiptaro Amerikane, Zotit Jozeph J. DioGuardi

Me shumë respekt e mirënjohje, vatranët  i  prezantoi me  Familjen Gilman dhe pjesëmarrësit në ceremoni ,  zoti DioGuardi . Ai me elegancen  që e karakterizon tha se ky grup shqiptarësh ka ardhur ti shpreh lamtumirën e fundit, mikut të tyre,  kongresmenit  Ben Gilman, në shenjë respekti për gjithcka ai bëri për Kosovën dhe shqiptarët. Gjatë prezantimit, DioGuardi disa herë  riktheu në kujtesën e të pranishmëve, fjalimet e  zjarrta  të Ben Gilman në demostratat e shqiptarëve në NY  e Uashington DC, dhe seancat dëgjimore,peticionet e Rezolutën e Kongresit për Kosovën. DioGuardi  jo rrallë  përsëriti se edhe ai vetë kishte mësuar shumë nga përvoja e Ben Gilman, si politikan vizionar  e  me aftësi të rralla  menaxhuese e drejtuese  në komisionet e Kongresit .

Kryetari i Federatës Panshqiptare të Amerikës  Vatra, Dr.Gjon Bucaj,  i  dorëzoi bashkëshortes së Kongresmenit të ndierë  Gilman, një pllakadë mirënjohjeje. Ai duke i shpieguar  mesazhin që bartëte kjo mirënjohje, në fund përmendi fjalët “Universiteti I Tetovës” dhe më pas vazhdoi:’ Ky universitet nuk do t’ju kishte rezistuar sulmeve brutale, të  autoritetet maqedonase, në qoftë se nuk do ti shkonte një notë e fortë proteste Presidentit të atëherëshëm Grigorov, nga Komisioni i politikave të jashëme i Kongresit Amerikan i iniciuar nga Kongresmeni Gilman. Nota e protestës shpiegonte se është e drejtë legjitime e cdo pakice, në cdo vend të botës, të edukohet në të gjitha nivelet me gjuhën amtare. Një vend që nuk lejon hapjen e universiteteve nuk mund të quhet demokratik.” Zonja Gilman duke marrë në dorë mirënjohjen tha se ndiehej shumë e nderuar për bashkëshortin e saj të ndierë, që edhe në ditën e varrimit dorëzohen mirënjohje për të. Zyra e bashkëshortit tim-  shtoi ajo- ka shumë dhurata e suvenire  të shqiptarëve, por kjo e fundit  dhe në këtë ditë  lamtumire është shumë domethënëse.

Anëtari i Këshillit Drejtues të Vatrës (dhe Bordit të Ligës Qytetare Shqiptaro Amerikane) Zef Balaj, ju tha  të pranishmëve se pas një vizite në Kosovë e Shqipëri në fund të viteve 90-të, kongresmenët Tom Lantosh e Joseph DioGuardi sollën nga arkivi i Tiranës shumë dokumenta që vërtetonin se Shqipëria në kohën e Holokaustit  jo vetëm që i kishte mbrojtur familjet hebre, por nuk ishte vrarë asnjë  person i vetëm nga besa që shqiptarët u dhanë hebrenjëve.  Në këtë kohë, në muzetë  e Holokaustit në Uashington DC dhe Izrael, emri i Shqipërisë nuk figuronte, por pas njohjes me dokumentat e sipër përmendura ,me insistimin e Kongresmenit Gilman , emri i Shqipërisë u skalit i pari (Albania) në mermerin e të dy mozeumeve, duke u përjetësuar kështu si vend mbrojtës i popullit hebre në ditët e tij më të vështira. Ne si shqiptarë krenohemi me këtë, por  edhe  ndihmesa e  kongresmenit Gilman ishte në kohën e duhur dhe vendimtare- përfundoi Zoti Balaj.

Nënkryetari i Vatrës Asllan Bushati shtoi se në maj të vitit 2002 i bëra një kërkesë Zyrës së  Kongresmenit  Gilman për një takim vetëm dy minutësh, pasi i kasha shpieguar se jam ish ushtarak i lartë në Ushtrinë Shqiptare dhe resident në NY. Pas dy javësh më njoftuan  kohën e takimit. Sot mund të duket qesharake, por do ta them në ligjëratë të drejtë se ndoshta kjo do të zbardhet në të ardhmen dhe do të ishte një gjë jo e mirë për mu devijimi nga teksti. “ I nderuar kongresmeni Gilman. Këto që do t’ju them Juve sot, ja kam thënë edhe Kongresmenit Eliot Engell. Arsyeja e parë ardhjes sime  këtu është t’ju bëj me dije se në gjykimin tim demokracia në Shqipëri është në rrezik nga një bandë neokomuniste që ka marrë pushtetin  pas ngjarjeve të 1997-tës. Së dyti –personalisht nuk kam asnjë lidhje gjaku e miqësie me udhëheqësin e opozitës Sali Berisha,por mendoj se padrejtësisht është hedhur shumë baltë mbi të dhe se Berisha i duhet vendit tim edhe për një periudh të caktuar  kohore. Kërkoj mirëkuptimin dhe mbështetjen Tuaj. Kaq kishit më tha shumë miqësisht? Kaq i thashë. Dhe për ta mbyllur më tha:Ju siguroj se shqetësimin tuaj do ta kemë në konsideratë.

Të pranishmit solln shumë kujtime të bukura  për takimet që kishin patur me kongresmenin Ben Gilman, për  punën  e palodhur në  komunitet e në  Kongres, për Qendrën Ndërkombëtare të Edukimit Gilman si pjesë e Kolegjit të studimeve Globale, librarinë e shumë veprimtari të tjera. Për nder të pranishmëve Familja Gilman në Hotelin “The Thayer” të West Point –it, shtroi një drekë lamtumire. Grupi i Vatranëve duke u largua nga West Point, në shenjë respekti tha:”U prehësh në paqe miku ynë i paharruar Benjamin Gilman”.

ASLLAN  BUSHATI

                                                                                

Filed Under: Featured Tagged With: Aslaln Bushati, Gilman, Gjon Bucaj, Joe DioGuardi, KONGRESMENI GILMAN, MIKU I SHQIPTAREVE, PREHU NE PAQE, Zef Balaj

KUJTESE- 24 VITE TE SHKUARA: NJE LETER E JOSEPH DIOGUARDIT EDITORIT TE GAZETES”THE NEW YORK TIMES”

July 6, 2016 by dgreca

DioGuardi:Ju thoni se se problemi i vetëm është kundërshtimi grek ndaj përdorimit të emrit “Maqedoni” nga vendi i ri.  Ky është relativisht problem i vogël.  Problem shumë më i madh është të bindet Qeveria Sllave e Maqedonisë që të njoh të drejtat e plota civile dhe politike të popullsisë shqiptare të atij vendi.  Kur kjo të arritet, problemi i mbetur i emrit mund të zgjidhet thjesht duke e riemëruar republikën Iliria, emri antik për tokën e shqiptarëve, popullit të parë autoktonë të Ballkanit./….

New York Times  EDITORIALI/LETRAT  E DIEL, 12 PRILL, 1992/

Popullata Shqiptare/

Letër Redaktorit: “Dy Maqedonitë”  (editorial, 5 Prill) shpërfill një çështje kryesore të pazgjidhur në njohjen e një republike të pavarur maqedone, çfarëdo që mund të quhet./

Pothuajse një milion shqiptarë etnik përbëjnë 40 përqind të popullsisë së ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë.  Meqë pjesa tjetër prej 60 përqind janë të ndarë në mes të grekëve, bullgarëve, serbëve dhe “muslimanëve,” shqiptarët mund të jenë grupi më i madh etnik në vend.

Ligji i zgjedhjeve i 1990, fatkeqësisht, i ndau zonat zgjedhore në mënyrë që vetëm 23 nga 120 vende në Parlament të jenë për shqiptarët etnikë.  Ata gjithashtu mbajnë vetëm 3 nga 22 portfoliot e qeverisë.

Të frustruar nga kjo politikë e nënpërfaqësimit të qëllimshëm, dy partitë shqiptare të Maqedonisë miratuan një platform të përbashkët në Tetovë me datën 21 të dhjetorit të kaluar.  Platforma i bëri thirrje Komunitetit Evropian që mos ta njihte pavarësinë maqedonase për shkak të dështimit të qeverisë së saj që të përmbush standardet e Komisionit Evropian mbi të drejtat civile dhe njerëzore për njohje.

Diskriminimi politik gjithashtu ka përgaditur regjistrimin e popullsisë së vitit 1991 në mënyrë që ti numëronte më pak shqiptarë se sa numri i plotë i tyre, ka urdhëruar përdorimin e alfabetit cirilik (shqiptarët përdorin alfabetin romak) dhe ka hedhur poshtë një propozim shqiptar pë deklarimin e statusit të barabartë për të gjithë qytetarët.

Me 11-12 janar, shqiptarët votuan me shumicë dërrmuese që të bëhen krahinë autonome vetëqeverisëse brenda Republikë së re të Maqedonisë.  Rezultatet e këtij referendumi janë injoruar nga autoritetet maqedonase.

Ju thoni se se problemi i vetëm është kundërshtimi grek ndaj përdorimit të emrit “Maqedoni” nga vendi i ri.  Ky është relativisht problem i vogël.  Problem shumë më i madh është të bindet Qeveria Sllave e Maqedonisë që të njoh të drejtat e plota civile dhe politike të popullsisë shqiptare të atij vendi.  Kur kjo të arritet, problemi i mbetur i emrit mund të zgjidhet thjesht duke e riemëruar republikën Iliria, emri antik për tokën e shqiptarëve, popullit të parë autoktonë të Ballkanit.

Shkruar nga:

JOSEPH J.  DIOGUARDI, President

Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane

Rye, N.Y., 6 Prill, 1992.

* Letren e dergoi per Diellin te perkthyer ne gjuhen shqipe Luan Mazreku, Missouri, USA

Filed Under: Editorial Tagged With: Joe DioGuardi, Leter Editorit, The New York Times

DioGuardi ne Brooklyn: Të jesh Shqiptar, Je i lindur Republikan!

April 27, 2016 by dgreca

*DioGuardi, me republikanët në Bruklin nëshkroi librin “Kongresi i Papërgjegjshëm”, dhe foli për votimet në SHBA/
Nga Beqir Sina , Nju Jork/
*DioGuardi : “If you are Albanian You are born Repubican – Të jesh Shqiptar Je i lindur Republikan!”/
BROOKLYN NY : Të Martën më 26 Prill, mysafir i veçantë, i një grupi republikanësh, nga Brooklyni, New York, ishte ish kongresmeni republikan i New Yorkut, Joe DioGuardi – President i Lidhjes Qytetare Shqiptaro Amerikane, i cili ka firmosur librin e tij “Kongresi i Papërgjegjshëm”, një libër ky i ofruar falas për të pranishmit.
Një, veprimtari, kjo e organizuar nga Klubi Republikan në qytetin e Brooklynit, avokati Ted Ghorra, kryetar, dhe kryetari i oganizatës Rrënjët Shqiptare, Marko Kepi, anëtar i stafit të Senatorit të Shtetit Marty Golden, në zyrën e tij në Brooklyn.
Në mesin e dhjetra pjesmarrësve, ishin, disa grupe të konservatorëve republikan, gazetar lokal, dhe aktivist të njohur amerikan, si edhe disa zyrtarë të lart Republikan nga New Yorku, përfshirë, një grup veprimtarësh të rinjësh shqiptarë, nga New Yorku, studentë, gazetar dhe artistë shqiptaro – amerikan.
Avokati Ted Ghorra, i cili thuhet se ka marr bekimin e Artë, për të sfiduar Eaton për kryesimin e Partisë Republikane, të Qarkut Brooklyn, në Konventën e ristrukturimit vjetor të partisë, duke prezantuar ish – kongresmenin Republikan, Joe DioGuardi, tha se DioGuardi, ka qenë i vetëmi kongresmen me CPA, në  Kongresin Amerikan.
Duke, prezantuar mikun e Republikanëve në Brooklyn, avokati Ghorra, në bekgraundin e DioGuardit, kujtojë se: “Përpara se të bëhej pjesë e Kongresit, DioGuardi, ishte një drejtues kompanie që shërbeu për 22 vite në llogaritë ndërkombëtare të kompanisë Arthur Andersen & Co., 12 prej të cilave si partner. Në vitin 1984, ai u bë anëtari i parë i certefikuar i llogarisë publike, dhe, është zgjedhur në, Capitol Hill – Dhomën e Përfaqësusve në SHBA, më 1984.
Ghorra, ndërkohë, shtojë, se “ Në ndihmë të, të drejtave të njeriut ndërsa punonte në Kongres, DioGuardi, udhëhoqi reformën për “Reformën federale financiare”. Pasi la Kongresin, ai krijoi një fondacoin jofitimprures, i quajtur “Truth in Government,” E Vërteta e Qeverisë dhe publikoj një libër të titulluar “Unaccountable Congress: It doesn’t Add Up,” Kongresi i Papërgjegjshëm Nuk Shtohet”, libër të cilin jo do ta merrni falas dhe me nëshkrimin e tij”, tha Avokati Ted Ghorra, kryetari i Klubit të Republikanëve në Brooklyn New York .
Mes një entusiazmi karakteristik, të këtyre takimeve Republikane, në këto votime praparake, tani edhe në mesin e fushatës së zjarrtë për President të SHBA, ku po konkuron në garën brenda – partiake, manjati Republikan Donald Trump , i mbështetur fuqishëm nga Klubi Republikan në Brooklyn, e mori fjalën ish kongresisti republikan nga New Yorku, Joseph J. DioGuardi, i cila ka qenë edhe kandidat për Senator në New York, më 2008, por humbi ndaj demokrates Senatores Gilibrand.
DioGuardi, foli me krenari para, pjesmarrësve, për prejardhjen e tij, se ai ka gjak shqiptari dhe ka origjinën nga Arbëreshët e Italisë.  
Unë, kam lindur në Bronks, Nju Jork, i biri i një emigranti tregëtar i vogël, perimesh, tha DioGuardi, duke treguar se ai ishte duke u rritur në një lagje emigrantësh, në Bronx, dhe diplomuar nga Fordham Prep në vitin 1958 dhe Fordham University me diplomën e këtij universiteti prestigjoz, në vitin 1962. “Babai im i martuar me Nënën e time, një Italjane-Amerikane, e brezit të parë e lindur në Nju Jork, tha ai, ishte një shqipëtar etnik i emigruar në Amerikë në vitin 1929, i lindur në Greci, në një fshat të vjetër i populluar nga Arbëreshët dhe i vetmi nga 53 të tillë që Gjergjë  Kastrioti – Skënderbeu, Heroi Kombëtar i Shqiptarëve, i ka shkelur më këmbë.”
DioGuardi, tha se për momentin shërben në bordin e drejtuesve të disa korporatave private dhe publike Amerikane, dhe shtojë se për çerek shekulli në SHBA, ai ka themeluar dhe po udhëheq vullnetarisht të parin dhe të vetmin Lobin e fuqishëm Shqiptarë në Amerikë, së bashku me bashkëshorten e tij, Këshilltaren e Çështjeve Ballkanike, Shirley Cloyes DioGuardi, duke i ndihmuar dhe mbrojtur, kudo Shqiptarët, në Shqipëri, Kosovë e trojet e tyre etnike, në çështjen shqiptare , këtu në Shtetet e Bashkuara, me në krye Ligën Qytetare Shqiptaro Amerikane – LQSHA.
 Duke, folur për librin e tij “Kongresi i Papërgjegjshëm”, dhe se çfarë e shtyu atë të shkruaj këtë libër, nga më të lexuarit, tha ai nuk e kishte menduar se kur kandidojë, për Kongresin në vitin 1984, ai  nuk e mendojë veten si një “profet modern “për buxhetimin, kontabilitetin të Qeverisë federale, dhe raportimin “gimmicks” për të parashikuar krizën financiare, deri në ditët e sotme dhe spiralet e borxhit kombëtar.
Ai tha se :“Por, pas dy terma të parë, si Kongresistë, për aq sa shërbeva në Dhomën e Përfaqësuesve – Kongresin e SHBA, isha i pari CPA i praktikuar, Kontabilist i Certifikuar Publik, i zgjedhur ndonjëherë në Kongres të SHBA-së, deri atëhere. Unë, kisha mësuar mjaft për të bërë buxhetimin e shteror, kontabilitetin e Qeverisë federale, dhe raportimin “gimmicks, për të parashikuar krizën financiare e cila po ndodh në ditët e sotme, nga Administrata Obama, dhe spiralet e borxhit kombëtar”
Më pas DioGuardi, u spjegojë të pranishmëve, përse ai shkroi dhe e botoi librin”Kongresi i Papërgjegjshme” një kopje të të cilit, ai e mbante vazhdimisht gjatë fjalës në dorë ndërkohë, që djem e vajza shqiptare, vullnetarët e tij, një grup të rinjësh shqiptarë, e shpërndan tek të gjithë librin falas.
  “Kongresi, nuk do të shtonte Buxhetin shtetror, deri në vitin 1992, për të paralajmëruar publikun për kontrollin nga ana e Qeverisë federale, të shpenzimeve dhe të huamarrjes së Amerikës. Dhe, themeluar të vërtetën jofitimprurëse të organizatave qeveritare, për të edukuar Amerikanët për rritjen e jo qëndrueshmërisë fiskale të Shteteve të Bashkuara.”, tha ai.
 Pas-pasojat, nga kjo situatë e vështirë financiare në vitin 2008, tha autori i librit”Kongresi i Papërgjegjshme” CPA, Joseph DioGuardi, vendosa për të rinovuar librin, pra ri-botuar librimin tim me të njëjtin titull.
Në këtë botim të ri, unë i ndjek ngjarjet kryesore dhe të rendësishme në buxhet, ekonomi e finanacë, shtetrore, që nga viti 1992, “të cilat, tha ai kanë kontribuar direkt në zhvillimet ekonomike të sotme, nga i kan rrënjët e “krizave” të saj, në legjislacionin e gabuara financiare dhe mungesa e mbikëqyrjes dhe përgjegjësisë politike përmes rritjes masive në shpenzimet e qeverisë dhe borxhin kombëtar.
Ndersa, libri im tha DiouGuardi, përshkruan mënyrat për të vendosur rekord financiar të qeverisë drejt në mënyrën që ne mund të punojmë në rrugën tonë dhe ikur nga një krizë që po dëmton çdo Amerikan” ka shprejguar, nder te tjera DiouGuardi.
Më pastaj duke e “ndezur” edhe pak amosferën elektorale, në Klubin Republikan në Brooklyn ditën e votimeve në 5 shtetet e Bregut lindor, megjithëse, ai nuk kishte shfaqur ndonjë tendencë, pro mbështjetjes së Donald Trump, a ndonjë kandidati specifikë, tha se Trum, simbas tij do të fitojë , dhe do të jetë në nëntor kandidati i fortë i Republikanëve për të ju marrë, mbas 8 vjetëve të demokratëve Shtëpinë e Bardhë, u shpreh DiouGuardi.
Joe DioGuardi, gjithashtu, ka deklaruar mbrëmë në Klubin Social të Republikanëve Brooklyn, “Salty Dog”  në tubimin e  organizuar nga New York City Republican, se : “Në qoftë se ju jeni shqiptar, Ju jeni i lindur Repubikan. Mbasi, shqiptarët, simbas tij,  janë të lindur republikan,” argumentojë ai. Ndërsa, duke, thënë arsyet, se pse mendon kështu,  ai shtojë : “Kjo është arsye pse shqiptarët janë republikanët të regjistruar. Ata lanë vendin e tyre, sepse, u përndoqën nga një regjim shtypës, sllavo- komunist, të cilët vendin e tyre tani e kanë socialistët, të cilët erdhën në SHBA , për të “gëzuar” lirinë të  bizneseve të tyre. Ata besojnë në qeverin më të vogël dhe në kapitalizmim!” tha DioGuardi.
Por, më tej sqarojë ish kongresmeni republikan i New Yorkut, Joe DioGuardi – President i Lidhjes Qytetare Shqiptaro Amerikane, i cili ka firmosur librin e tij, dje “Kongresi i Papërgjegjshëm”, një libër ky i ofruar falas për të pranishmit, tha “ Duke pasur parasyshë, atë se çfarë ka bërë Bill Klinton, për Kosovën, shqiptarët në këto zgjedhje “presidencialet 2016”, pavarësisht, se janë të regjistruar Republikan apo Demokratë, ata përseri votojnë edhe për Hillary Clinton, megjithëse, ajo është demokrate. Mbasi,  gjithmonë simbas tij,  shqiptarët e Amerikës, kur vjen puna tek miqt e tyre në Kongres, Senat, dhe Presidentin e SHBA, ata janë të dyzuar, janë edhe Demokrat edhe Republikan, në votat e tyre, dhe kjo është një traditë e mirë, që i bënë shqiptarët e Amerikës, të kenë sot, kaq shumë miq në SHBA” tha ai duke mbyllur tubimin në Brooklyn  -New York .

Filed Under: Komunitet Tagged With: Joe DioGuardi, Kongresi, libri, republikan, shqiptaret

NDEROHET ISH KONGRESMENI JOE DIOGUARDI

June 29, 2015 by dgreca

* Medalje Nderi  per ish- Kongresmenin Joe DioGuardi , Dr. Leroy Ramsey – dhe Rreshter Henry Johnson/
*Presidenti Obama pas vdekjes i ka dhënë Medaljen e Nderit heroit afrikano amerikan Sgt. Henry Johnson Medalje për të cilën kongresisti Joe DioGuardi dhe Dr Leroy Ramsey, kishin filluar punën e tyre historike në vitin 1986, për këto nderimi të më larta ushtarake nga Shtëpia e Bardhë./
p060215lj-0075.jpeg

p060215lj-0132.jpeg

p060215ps-0210.jpeg

IMG_5392.JPG

IMG_5393.JPG

IMG_5399.JPG

Nga Beqir SINA/

 NEW YORK : (30 qershor 2015 )- Të enjten, më 2 korrik 2015, veteranët Amerikan të luftës do të mblidhen në bashkinë e Mount Vernon – City Hall Plaza për dhënien e medalejve të nderit “Medaljen e Nderit –  Medal of Honor”, çmimin më të lartë ushtarak të kombit Amerikan, tre veteranve: dy heronjë African – Amerikan (pas vdekjes)  Sgt. Henry Johnson nga kryeqyteti i New Yorkut – Albany, së bashku me Dr. Leroy L. Ramsey, për kontributet historike në marrjen e pjesë gjatë Luftës së Parë Botërore dhe Luftës së Dytë Botërore, dhe Italo Amerikanin ish-kongresistin Joe DioGuardi – Arbëresh, Presidenti i LQSHA, në lidhjet e tija të mira me ushtarët African – American gjatë shërbimit ushtarak nën uniformën e ushtrisë Amerikane dhe më pas.
    “Ky kapitull i shëmtuar në historinë amerikane, i segregacionit, racizmit dhe pabarazisë në ushtrinë e SHBA, duhet të ndryshohet – qoftë edhe duke marr si shembull – lidhjet e mira të falë afrimitetit të Dr Leroy Ramsey, Joe DioGuardi dhe Mickey Leland – për për të mbushur një boshllëk, që ne kolektivisht mundet për t’a korrigjuar nga gabimet e së kaluarës,” tha Kryetari i Bashkisë Ernest D. Davis, duke shtuar se : “Si një komb, ne duhet të bëjmë gjithçka, që mundemi për të zhdukur kudo mbeturinat e segregacionit, racizmit dhe pabarazisë.”
   Rreshterit të ushtrisë Amerikane Henry Johnson – iu dha pas vdekjes Medalja e Nderit për veprat e tij heroike në Luftën e Parë Botërore. Ceremonia u mbajtë më 2 qershor 2015, në Shtëpin e Bardhë kur Presidenti Barak Obama pas vdekjes i ka dhënë Medaljen e Nderit pjesëmars në Luftën e Parë Botërore, heroit afrikano amerikan Sgt. Henry Johnson Medalje për të cilën kongresisti Joe DioGuardi dhe Dr Leroy Ramsey, kishin filluar punën e tyre historike në vitin 1986, për këto nderimi të më larta ushtarake nga Shtëpia e Bardhë.
     Në njoftim shpërndar për shtypin, amerikan lidhur me ndarjen e këtij çmimi me rastin e Ditës së Pavarësis së SHBA – 4 Korrikut, theksohet se për gati 100 vjet, Medalja e Nderit, i është mohuar  Sergentit të Nju Jorkut, Henry Johnson. Megjithëse, pak vjet më parë, ai mori çmimin më të lartë ushtarakë të Francës, njësisë 369-të, nga Nju Jorku ( njësia ushtarake ishte caktuar gjatë Luftës së Parë Botërore në Francë), ku ai shërbeu, nën uniformën e ushtrisë Amerikane.-
Ai më në fund e ka marrë këtë medalje në 2 qershor 2015, (pas vdekjes) në një ceremoni zhvilluar në Shtëpinë e Bardhë, dhënë të birit të tij, ceremoni në të cilën morën pjesë edhe ish kongresisti Joe DioGuardi, Senatori Charles Schumer dhe David Ramsey, i biri i Dr. Ramsey.
   Në njoftim, gjithashtu, ceket fakti, se Dr Leroy Ramsey, i cili duke përfaqësuar Mount Vernon në Dhomën e Përfaqësuesve, dhe ish-kongresisti Joe DioGuardi, duke përfaqësuar Westcheter – New York në Dhomën e Përfaqësuesve, kishin partneritet dhe afrimitet të shkëlqyer mes tyre, për të i treguar Amerikëve, se një padrejtësi racore, skandaloze kishte ndodhur në ushtrinë e SHBA, që askush nuk dukej i shqetësuar për të sfiduar atë. Ndarja racore në ushtri ka rezultuar, me të tepërt, në jo një ushtar afrikano-amerikan nga ata mbi 1.5 milion ushtar afrikano-amerikan të cilë shërbyen gjtë Luftës së Parë Botërore dhe Luftës së Dytë Botërore, duke u konsideruar disa prej tyre edhe si heronjë, për t’u kualifikuar për Medaljen e Nderit.
   Më tej thuhet se që kur partneriteti Ramsey-DioGuardi filloi në vitin 1986, 9 medalje të larta ushtarake janë dhënë për nder të heronjve Africano American të Luftës së Parë Botërore dhe Luftës së Dytë Botërore. DioGuardi, thuhet në njoftim beson fuqimisht se edhe dhjetra ushtarë të tjer afrikano amerikanë, janë dalluar si heronj të luftës në Luftës së Parë Botërore dhe Luftës së Dytë Botërore, dhe meritojnë rishqyrtimin zyrtar të kombit tonë, Shteteve të Bashkuara të Amerikës për t’ju a dhënë Medaljen e Nderit.
    Në vitin 1987, ish kongresisti Republikan Joe DioGuardi, së bashku me të ndjerin kongresitin Demokrat kongresmenit Mickey Leland nga Hjuston, Teksas, kanë iniciuar në legjislacionin Kongresin amerikan një Rezolut për të dhënë Medalje Nderi për ushtarët Afrikano Amerikanë, si heronj të luftës prej Luftës së Parë Botërore dhe Luftës së Dytë Botërore, në mënyrë që të fillojë procesi i korrigjimit të një gabimi historik, mbi padrejtësit racore në ushtrinë e SHBA.
  DioGuardi, thuhet se tani ka në plan për të punuar me fëmijët Dr. Ramsey, Davidit dhe Julia, për të siguruar më shumë medalje nderi për heronj të Afrikano Amerikan të luftës prej nga Lufta e Parë Botërore dhe Luftës së Dytë Botërore. “Unë besoj se ka dhjetra dhe më shumë ushtarë Africano American, të cilët e meritojnë një Medalje Nderi – çmimi më i lartë ushtarak të vendit tonë,” tha DioGuardi, duke vazhduar se :”Obligimi ynë do të bëhet – vetëm atëhere kur çdo hero i luftës  afrikano amerikanë, i cili shërbeu gjatë Luftës së Parë Botërore dhe Luftës së Dytë Botërore, ka të drejtë objektivisht për të marrë Medaljen e Nderit”, ka thënë DioGuardi.
   Më 24 prill 1991, Medaljen e parë e Nderit iu dha si hero lufte LPP. Freddie Stowers i Karolinës së Jugut nga Presidenti George HW Bush. Pastaj, më 13 janar 1997, Presidenti William Clinton dha Medaljen e Nderit për shtatë heronj të Luftës së Dytë Botërore si rezultat i një marrëveshjeje për një studim të pavarur, të inicuar nga kongresmenët Joe DioGuardi dhe Mickey Leland me Sekretarin e Mbrojtjes Frank Carlucci në vitin 1988 (pak pas së cilës Mickey Leland vdiq tragjikisht në një mision humanitar në Etiopi). Më 2 qershor 2015, Presidenti Barak Obama pas vdekjes i ka dhënë Medaljen e Nderit në Luftën e Parë Botërore heroit Sgt. Henry Johnson, për të cilën përsëri ka qenë ish- kongresisti Joe DioGuardi dhe Dr Leroy Ramsey të cilët të parët e kan filluar punën e tyre historike në vitin 1986, për këto nderime.
 Rev Dr Martin Luther King, Jr ka thënë “Padrejtësia kudo është një kërcënim për drejtësinë kudo”.

 

Filed Under: Kronike Tagged With: Joe DioGuardi, nderohet

NEW YORK- Lidhja qytetare Shqiptaro-Amerikane feston 25-vjetorin

June 15, 2015 by dgreca

Nga ILIR IKONOMI/*

Lidhja Qytetare Shqiptaro-Amerikane, një organizatë lobiste shqiptaro-amerikane, festoi mbrëmë në Nju Jork 25–vjetorin e krijimit, me praninë e qindra njerëzve dhe të disa ligjvënësve të njohur të Senatit dhe Dhomës së Përfaqësuesve. Lidhja, e drejtuar nga Joe dhe Shirley Dioguardi, pati si temë kryesore të festimit tolerancën fetare mes shqiptarëve.

Ish-kongresmeni Joe Dioguardi, ka shumë gjëra për të treguar në këtë 25-vjetor.

Kur u themelua organizata kohët për shqiptarët ishin të vështira në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe Mal të Zi.

Zoti Dioguardi ishte anëtari i parë i Kongresit që solli në vemendje të qeverisë amerikane çështjen e të drejtave për shqiptarët me anë të një rezolute, qysh në vitin 1986.

“Arrita të bind disa njerëz të rëndësishëm, qysh nga fillimi, se shqiptarët kishin nevojë për vemendjen e tyre, pasi ata nuk kishin zërin që u duhej. Arrita të bind ligjvënës të tillë si Hyde, Gilman, Dole, Biden, McCain dhe Schumer. Ne gjithmonë jemi përpjekur që të sensibilizojmë njerëzit kryesorë nga të dyja partitë politike,” tha ish-kongresmeni Dioguardi.

Mbrëmë, i ftuari kryesor ishte senatori nga Arizona, John McCain, ish-kandidat për President.

Ai preku njërën nga temat që e përmend shpesh në fjalimet e tij në Senat – luftrat që bëhen sot në Siri dhe Irak, si dhe krimet e urrejtjes në botë që shpesh kryhen në emër të fesë.

“Në kontrast me këtë sfond është Shqipëria, Shqipëria që dallon nga të tjerët, një vend ku respekti dhe besimi reciprok mes ndjekësve të të gjitha feve, ka prodhuar bashkekzistencë paqësore në popullin e saj. Kudo në botë Shqipëria vlerësohet për toleracën e saj fetare, një burim shprese për t’u ndjekur nga i gjithë rajoni,” tha zoti McCain.

“Shembulli i shqiptarëve, tha senatori McCain, nevojitet më shumë se kurrë sot kur toleranca dhe liritë fetare po sulmohen. Mbrojtja jonë më e mirë është të flitet për atë lloj tolerance dhe bashkekzistence paqësore që shqiptarët demonstrojnë çdo ditë.”

Shirley DioGuardi, këshilltare për Çështjet e Ballkanit në këtë organizatë, thotë se kjo ishte pikërisht arsyeja që Lidhja zgjodhi temën e tolerancës fetare për të festuar 25-vjetorin:

“Ne të gjithë e dimë: bota shqiptare në Evropën Juglindore është në një gjendje të vështirë, e kam fjalën për gjendjen e shqiptarëve në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe Luginën e Preshevës. Ne e dimë se ka probleme mjaft të mëdha në nivelin ekonomik, politik dhe shoqëror. Ajo që ne deshëm të theksojmë sonte ishte elementi që i ngre shqiptarët në të gjithë botën dhe kjo është toleranca fetare shqiptare. Ata janë në fillim shqiptarë, pastaj vjen feja,” tha zonja DioGuardi.

Jerry Nadler, kongresmen nga Nju Jorku, e ka njohur Joe dhe Shirley Dioguardin shumë vite më parë dhe, përmes tyre, ka krijuar mjaft afërsi me shqiptaro-amerikanët.

“Shumë hebrej në Luftën e Dytë Botërore u masakruan nga nazistët dhe pjesa më e madhe e botës nuk ndihmoi, sepse ose kishin frikë ose ishin antisemitë. Por shumë shqiptarë ndihmuan dhe kjo nuk duhet harruar, sepse njerëzit në rrezik duhen ndihmuar,” tha kongresmeni.

Lidhja Qytetare Shqiptaro-Amerikane ka një bord të përbërë nga njerëz, shumica e të cilëve kanë bizneset e tyre dhe kontribuojnë me çdo mundësi për të ndihmuar shqiptarët në Ballkan.

Anëtari i Bordit, Marash Nuculaj, tha:

“Ne shqiptarët e dimë se kush jemi, por është me shumë rëndësi që ta dijë gjithë bota. Dhe, po ta dijë Amerika kuptohet që do ta dijë gjithë bota. Toleranca fetare te shqiptarët është vërtetë një shenjtërim, një bukuri.”

Senatori nga Nju Jorku, Charles Schumer është njëri prej ligjvënësve që ka paraqitur në Kongres një projektligj për imigracionin.

“Një nga gjërat që do të bënte projektligji për imigracionin është se do të lejonte më shumë shqiptarë të vinin në Amerikë. Dhe, a e dini pse e bëra këtë? Sepse unë e dua vendin tim dhe sa më shumë shqiptarë të ketë në Amerikë, aq më më e mirë do të jetë ajo,” tha senatori.

Lidhja Qytetare Shqiptaro-Amerikane ka premtuar se do ta vazhdojë punën si organizatë lobiste për të mobilizuar më tepër mbështetje në Kongresin amerikan në favor të shqiptarëve në Ballkan.(Zeri i Amerikes)

Filed Under: Komunitet Tagged With: 25 vjet, Gala, Joe DioGuardi, Liga

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT