• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kohë e rëndësishme për Kosovën

January 23, 2018 by dgreca

-Prezantohen prioritetet e Presidencës Bullgare të Këshillit të BE, Apostolova: Kohë e rëndësishme për marrëdheniet Kosovë-Bashkimi Evropian/

1 apostolova

PRISHTINË, 23 Janar 2018-Gazeta DIELLI-B.Jashari/ Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë/Përfaqësuesja e Posaçme e BE-së, Natalija Apostolova, dhe Ambasadori i Bullgarisë në Prishtinë, Nedialtço Dantçev,  prezantuan sot prioritetet e Presidencës Bullgare të Këshillit të Bashkimit Evropian para publikut në Kosovë.“Kjo është një kohë e rëndësishme për marrëdheniet Kosovë-Bashkimi Evropian, me strategjinë për zgjerimin në  Ballkanin Perëndimor të BE-së që do të vijë në shkurt, prezantimin e raportit për Kosovën në prill dhe samitin e BE-së për Bakllkanin Perëndimor në muajin maj në Sofja”, tha Apostolova.

Ajo theksoi se Kosova ka një mundësi që të demonstrojë përkushtimin për vlerat evropiane dhe t’i prezantojë një imazh pozitiv pjesës tjetër të Evropës.

“Strategjia e zgjerimit aktualisht është duke u hartuar, tani Kosova ka gjasë që të ndikojë në të duke bërë gjërat e duhura”, u shpreh Përfaqësuesja e Posaçme e BE-së, Apostolova.

“Fokusi i Presidencës do të vihet mbi Perspektivën Evropiane dhe lidhjen e Ballkanit Perëndimor, të ardhmen e Evropës dhe të rinjve – rritja ekonomike dhe kohezioni social; sigurinë dhe stabilitetin në një Evropë të fortë dhe të bashkuar; dhe mbi ekonominë digjitale dhe aftësitë për të ardhmen”, theksonte një njoftim paralajmërues dërguar nga Zyra e BE në Kosovë për aktivitetin që u zhvilua në Prishtinë.

Presidenca Bullgare ka filluar në 1 janar 2018 dhe do të zgjasë deri në 30 qershor 2018.

Qeveria kosovare në mbledhjen e djeshme u informua për Axhendën Evropiane të Kosovës.

Filed Under: Opinion Tagged With: Apostolova, Behlul Jashari, E arfdhmja Europiane, kosova

Kosova e Shqipëria, të parat në mbështetjen e Presidentit të SHBA

January 20, 2018 by dgreca

Sondazhi i Gallup: Kosova e Shqipëria, të parat në Botë në mbështetjen e Presidentit të SHBA/

1-trumpEdhe sondazhi më i ri i Gallup tregon se Kosova e Shqipëria kanë përqindjen më të lartë në botë të mbështetësve të udhëheqjes së Amerikës, Presidentit Donald Trump.Anketa e publikuar të enjten tregoi se 75 përqind e njerëzve në Kosovë mbështesin punën e udhëheqjes së Shteteve të Bashkuara.

Shqipëria vjen e dyta, me 72 për qind mbështetje, tha raporti, citojnë mediat në Kosovë, bën të ditur korrespondenti i Gazetës DIELLI nga Prishtina. Gallup thotë që vlerësimi për  Udhëheqësit Botërorë 2018  ofron një pamje të asaj se si bota e sheh udhëheqjen e SHB-së. Anketa u krye në 134 vende dhe fusha.

Në Maqedoni 45 përqind mbështetën udhëheqjen e tanishme të SHBA.Raporti thekson miratimin prej 25 përqind në Mal të Zi.

Ndërsa, Serbia është në fund të nivelit të mbështetjes në Evropë, me vetëm 16 përqind përkrahës.

Filed Under: Kronike Tagged With: Gallup, kosova, Presidenti Trump, shqiperia

Përballë ofensivës diplomatike serbe për tërheqjen e njohjeve të Kosovës

January 10, 2018 by dgreca

Përderisa Kosova po bëhet gati që muajin e ardhshëm të shënojë 10 vjetorin e shpalljes së pavarësisë së vendit, në anën tjetër Serbia ka paralajmëruar ofensivë diplomatike, jo vetëm për të bllokuar njohjet e reja të shtetit të Kosovës, por edhe për të siguruar tërheqjen e disa prej këtyre njohjeve./

epa05151372 Pupils of a primary school make a Kosovo flag with nails and stitches on the eve of the eighth anniversary of Kosovo's independence in Pristina, Kosovo 09 February 2016. Kosovo, which unilaterally declared independence from Serbia on 17 February 2008, has so far been recognized by more than 100 states, including the United States and a majority of European Union members.  EPA/VALDRIN XHEMAJ
Nga Bekim Bislimi/

Zyrtarët e Qeverisë së Kosovës dhe njohësit e të drejtës ndërkombëtare vlerësojnë se ofensiva e diplomacisë serbe kundër shtetit të Kosovës dhe njohjeve të saj është zhvilluar në vazhdimësi, që nga shpallja e pavarësisë në vitin 2008, por se ajo tashmë është bërë më e dukshme dhe më e diskutueshme në media.Zëvendësministri i Punëve të Jashtme në Qeverinë e Kosovës, Anton Berisha, duke folur për Radion Evropa e Lirë, vlerëson se veprimet Serbisë, janë krejtësisht në kundërshtim me frymën e dialogut të Brukselit, për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

“Serbia, në hyrje të 10 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, për ta relativizuar këtë ngjarje, ka filluar një aksion edhe më të dendur – ndonëse, ajo nuk e ka ndalur asnjëherë, rreth kontestimit të njohjes së shtetësisë së Kosovës – si dhe të një lloj protagonizmi gjoja se Kosova është një çështje që i takon Serbisë dhe që kinse ajo ka në dorë edhe shtetet tjera për të tërhequr njohjet ndaj Kosovës”, tha Berisha.

“Natyrisht që kjo së pari është në kundërshtim të plotë me frymën e dialogut në Bruksel”, theksoi ai.

Ndërkaq, Afrim Hoti, profesori i të Drejtës Ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës, tha për Radion Evropa e Lirë se që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008, Serbia, në pamundësi të ndërhyrjeve faktike dhe të qeverisjes me Kosovën, ka pasur për objektiv që të pengoj dhe vendosë barriera të ndryshme në procesin e njohjeve për Kosovën.

“Kjo në masë të madhe mbase edhe është arritur, për faktin që, këto vitet e fundit, tregohet një rënie drastike e numrit të njohjeve dhe kjo rënie i ka bërë ata që të ndihen pak më të fuqishëm, duke luajtur edhe me lojëra shumë të ndyra burokratike, të cilat pothuajse janë edhe të panjohura në të drejtën ndërkombëtare”, vlerëson Hoti.

“Tash, jo vetëm që po bllokohet ecja më tutje e njohjeve për Kosovën, por disa shtete tashmë kanë filluar të tërheqin njohjet e tyre, një praktikë, e cila nuk është e njohur në të drejtën ndërkombëtare dhe që nuk ndodhë nga shtetet serioze dhe të konsoliduara”, tha Hoti.

Në anën tjetër, autoritetet në Serbi, kanë folur për indikacione të mundshme që Egjiptin mund ta shqyrtojë tërheqjen e njohjes së shtetit të Kosovës.

Zëvendësministri i jashtëm i Kosovës, Anton Berisha shpreh mendimin që, pavarësisht asaj që mund të thonë zyrtarët serbë, shtetet serioze, përfshirë edhe Egjiptin, nuk përfshihen në situata të tilla.

“Është një shtet serioz, i cili ka një traditë shtetërore dhe nuk besoj që Egjipti është një shtet marionetë, i cili, sa herë që zyrtarët serbë bëjnë ndonjë deklaratë, që ajo t’i obligojë ata ose që na obligon edhe ne. Unë besoj që ne do të vazhdojmë me ritmin tonë të përafrimit edhe me shtete të ndryshme të Evropës dhe botës, në këtë rast edhe të Afrikës, pavarësisht qëndrimeve të Serbisë”, tha Berisha.

Ai ka shtuar se përkundër faktit që çdo njohje është e rëndësishme, për Kosovën mbetet e rëndësisë së veçantë arritja e njohjeve nga 5 vendet e Bashkimit Evropian, të cilat deri më tash nuk e kanë njohur.

Por, profesor Afrim Hoti thotë se zhvillimet e proceseve politike brenda Kosovës, si dhe politikat e jashtme të vendit, kanë lënë nën hije procesin e arritjes së njohjeve. Ndonëse sipas tij, nuk mund të thuhet që për shkak të krizave politike në vend, aleatët ndërkombëtarë kanë hequr dorë nga ndihma për arritjen e njohjeve për Kosovën, megjithatë, siç thotë ai, autoritetet e Kosovës nuk duhet të kenë iluzionin që për çështjen e njohjeve duhet të angazhohen vetëm aleatët.

“Nëse një politikë e jashtme e fuqishme e Kosovës ka munguar, që të paktën të bëj trysni ose eventualisht të mbajë vazhdimisht në kontakt miqtë tanë, duke u kërkuar që të shtrijnë dorën aty ku dora kosovare nuk mund të arrijë, atëherë është krejtësisht e natyrshme që edhe partnerët tanë strategjik, me njëfarë forme të pushojnë ose të ulin ritmin e ecjes përpara”, theksoi Hoti.Sidoqoftë, për opinionin në Kosovë ende mbetet “mister” nëse Republika e Guinea-Bissau dhe Republika e Surinamit i kanë tërhequr ose jo njohjet e tyre ndaj Kosovës. Autoritetet e Beogradit e kanë pohuar një gjë të tillë, ndërkohë që autoritetet në Prishtinë, nuk kanë dhënë ndonjë konfirmim. Në listën e njohjeve të publikuar në faqen e internetit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Qeverisë së Kosovës figurojnë 115 vende, përfshirë edhe këto dy shtete.

Filed Under: Analiza Tagged With: kosova, njohjet, Ofensiva, Serbia

Kosova, përgatitje për aplikim dhe anëtarësim në Këshillin e Evropës

January 5, 2018 by dgreca

-Punohet edhe për anëtarësimin në Interpol. Qeveria e Kosovës zhvillon mbledhjen e parë të vitit të ri 2018, në të cilin e presin shumë punë/

1 Haradinaj Gjakove-Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj: Qeveria duhet të përgatisë një platformë për fazën finale të dialogut dhe për këtë jemi konsultuar edhe me presidentin dhe me kryeparlamentarin. Kanë mbetur tema të bartura për vitin 2018, përveç Trepçës është transformimi i FSK-së në ushtri, çështja e liberalizimit të vizave si dhe demarkacioni/
2 Haradinaj Gjak-Kryeministri Haradinaj vizitoi te Enjten komunën e Gjakovës, ku u prit nga kryetari Ardian Gjini/

 PRISHTINË, 4 Janar 2018-Gazeta DIELLI-Behlul Jashari/ Qeveria e Kosovës, e drejtuar nga kryeministri Ramush Haradinaj, sot pasdite në mbledhjen e parë në vitin e ri 2018, të 23-tën që nga marrja e detyrës në 11 shtator 2017, u njoftua me përgatitjet që janë duke u zhvilluar nga Ministria e Jashtme për aplikim dhe anëtarësim të Kosovës në Këshillin e Evropës.Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behxhet Pacolli,  bëri të ditur se është themeluar një grup punues nga ekspertë të Ministrisë dhe të shoqërisë civile që do të përgatisin një plan të veprimit për institucionet e Republikës së Kosovës. Ai njoftoi  se është duke u punuar edhe në procesin e anëtarësimit të Kosovës në Interpol.

Kryeministri Haradinaj vlerësoi angazhimet dhe kërkoi koordinim të aktiviteteve nga të gjithë akterët institucionalë që procesi i anëtarësimit në këto organizata të rëndësishme  ndërkombëtare të përfundojë me sukses.

Gjatë mbledhjes,  qeveria e Kosovës, në përputhje me angazhimet dhe prioritetet e saj, miratoi Planin e veprimit për rritjen e punësimit të të rinjve 2018-2020.

“Ky është një plan ndërsektorial dhe pjesë e dokumenteve strategjike të Republikës së Kosovës, të cilat si bosht orientues kanë Strategjinë Kombëtare të Zhvillimit. Plani ka objektiv kryesor rritjen e punësimit të të rinjve dhe synon që të arrihet përmes rritjes së qasjes së të rinjve në tregun e punës; zhvillimin e ndërmarrësisë; harmonizimin e arsimit me tregun e punës dhe ngritjen e cilësisë së arsimimit praktik të të rinjve”, u theksua në mbledhje.

Në vijim u miratua nisma për lidhjen e marrëveshjes ndërkombëtare në fushën e shëndetësisë ndërmjet qeverisë së Republikës së Kosovës dhe qeverisë së Japonisë. Me qëllim të realizimit të programit të zhvillimit ekonomik dhe social në Republikën e Kosovës qeveria e Japonisë do të ndajë një grant në vlerën prej 150 milionë jenë japonezë (rreth 1.1 milionë euro). Mjetet do të përdoren për blerjen e pajisjeve mjekësore dhe mirëmbajtjen e tyre.
Qeveria miratoi edhe vendimin përfundimtar për shpronësimin për interes publik të disa pronave të paluajtshme në komunën e Vushtrrisë, të cilat preken nga ndërtimi i rrugës nacionale Prishtinë-Mitrovicë.  Poashtu, qeveria e Kosovës miratoi edhe vendimin preliminar për shpronësimin e pronave të paluajtshme  në komunat Kaçanik dhe Han i Elezit, të cilat preken nga ndërtimi i autostradës nga Prishtina drejt Shkupit-Maqedonisë.

Kabineti qeveritar miratoi edhe Rregulloren për kthimin e personave të zhvendosur dhe zgjidhje të qëndrueshme. Rregullorja krijon kushtet e nevojshme për arritjen e zgjidhjeve të qëndrueshme për personat e zhvendosur brenda Kosovës dhe në rajon, në periudhën nga 28 shkurti 1998 deri në 31 mars 2014. Në të përcaktohen përgjegjësitë e organeve kompetente dhe vendimmarrëse, si dhe procedurat dhe kriteret për asistencë.

Qeveria e Kosovës miratoi kërkesën e Ministrisë së Infrastrukturës për të nisur negociatat për lidhjen e Marrëveshjes për shërbime të transportit ajror në mes të Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar.
Me kërkesë të ministrit të Ministrisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës u miratua vendimi që t’i rekomandohet presidentit të Republikës që të autorizojë Marrëveshjen e bashkëpunimit në mes të Kosovës dhe Turqisë. Në 20 dhjetor 2017, qeveria e Kosovës në 100 ditëshin e saj, në mbledhjen e 20-të, ka miratuar raportin e punës njëqindditore dhe planin vjetor të punës së qeverisë për vitin 2018.

 Qeveria e Kosovës në bilancin e saj të punës 100 ditore ka edhe mbledhjen e përbashkët me qeverinë e Shqipërisë të zhvilluar në 27 nëntor 2017 në Korçë, e cila ishte e katërta, pas të parës historike në Prizren në 11 janar 2014, të dytës në Tiranë në 23 mars 2015 dhe të tretës në 3 qershor 2016 në Prishtinë, ndërsa ka paralajmëruar edhe mbledhjen e parë të përbashkët me qeverinë e Maqedonisë në fillimin e 2018-tës.

Në mbledhjen e fundvidit të kaluar, të 22-të në 27 dhjetor, qeveria e Kosovës diskutoi për projektligjet prioritare që dalin nga Raporti i Progresit.

Kryeministri Haradinaj lidhur me këto projektligje, të cilat dalin nga axhenda e reformave evropiane, tha se një numër i tyre janë proceduar në Kuvend, ndërsa një numër janë në proces dhe për këtë kërkoi nga Kuvendi thirrjen e një seance të veçantë në të cilën do të diskutoheshin vetëm këto projektligje.

“Duke marrë parasysh se në shkurt bëhet vlerësimi i arritjeve të Kosovës, do të ishte shumë me rëndësi që t’i kemi të përfunduara në mënyrë që të evidentohen si punë të kryera”, tha ai.

Kryeministri Haradinaj tha se në vitin e ri 2018 qeverinë që ai drejton e presin shumë punë. “Qeveria duhet të përgatisë një platformë për fazën finale të dialogut dhe për këtë jemi konsultuar edhe me presidentin dhe me kryeparlamentarin. Kanë mbetur tema të bartura për vitin 2018, përveç Trepçës është transformimi i FSK-së në ushtri, çështja e liberalizimit të vizave si dhe demarkacioni”, tha kryeministri Haradinaj.Qeveria e re e Kosovës e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 11 qershorit 2017, e votuar në seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit në 9 shtator, nisi punën në 11 shtator duke mbajtur në mbrëmje mbledhjen e parë ku u bë konstituimi dhe u shqyrtua programi qeverisës, pasi gjatë ditës fillimisht u bë pranim-dorëzimi i detyrave në Kryeministri dhe nëpër ministri.

Kryeministri Haradinaj, i njohur për saktësi, për mbërritje në kohë apo edhe para kohe, sot në mbledhjen e parë të qeverisë për vitin 2018, të zhvilluar pasdite, u vonua ndonjë minutë, ndërkohë që ishte kthyer nga një vizitë pune të nisur paradite në Gjakovë, një nga 7 prej 38 komunave të Kosovës ku partia e tij AAK ka fituar në zgjedhjet lokale 2017.

Dje, në ditën e parë të punës në vitin e ri 2018, në të cilin pritet liberalizim vizash dhe aplikim për statusin e vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, kryeministri Haradinaj  ka vizituar Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

KRYEMINISTRI HARADINAJ: GJAKOVA DO TA KETË MBËSHTETJEN E PAREZERVË TË QEVERISË SË KOSOVËS 
GJAKOVË, 4 Janar 2018-Gazeta DIELLI/ Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, vizitoi sot Komunën e Gjakovës, me ç ‘rast u prit nga kryetari i Komunës, Ardian Gjini me bashkëpunëtorë.
Në këtë takim është biseduar për qeverisjen lokale, funksionimin dhe nivelin e ofrimit të shërbimeve, shkallën e transparencës, pjesëmarrjen e qytetarëve në vendimmarrje.

“Kemi biseduar edhe për nisjen e një dialogu të vazhdueshëm për gjendjen në arsim në Komunën e Gjakovës, veçanërisht vëmendje i është kushtuar testit PISA që pritet të mbahet në fund të prillit apo në fillim të majit si dhe për përgjegjësitë që dalin për komunën, për drejtorin e arsimit dhe drejtorët e shkollave, por edhe për gjithë ata që janë të përfshirë në këtë proces”, tha kryeministri Haradinaj.

Kryeministri Haradinaj dhe kryetari Gjini kanë biseduar edhe për sektorin e shëndetësisë dhe partneritetin që mund të ketë niveli qendror me atë lokal, përfshirë këtu listën e barnave esenciale si dhe higjienën.

Kryeministri Haradinaj po ashtu tha se është biseduar edhe për sipërmarrësit, për sfidat dhe problemet e tyre. “Gjakova ka edhe një specifikë, procesin e privatizimit që ka ndodhur në të kaluarën dhe si rezultat i kësaj ka një ngecje dhe nuk është definuar çështja e kapaciteteve të mëhershme ekonomike”, tha kryeministri, duke theksuar se në takim është biseduar edhe për një Zonë të lirë ekonomike, për të cilën tha se në momentin që vjen kërkesa në Qeveri, do të procedohet brenda 24 orëve.
Kryeministri Haradinaj dhe kryetari Gjini kanë biseduar edhe për të bërit biznes, konkurrimin e bizneseve në projekte të ndryshme dhe për përfitimin e fondeve, qoftë edhe nga institucionet monetare ndërkombëtare.
Temë diskutimi e takimit ishte edhe çështja e impiantit të ujërave të zeza, i cili është në proces, ndërtimi i stadiumit të qytetit, çështja e furnizimit me energji, çështja e kampusit universitar, si dhe çështjet që lidhen me kategoritë e lirisë, përfshirë këtu martirët, veteranët, viktimat e dhunës seksuale, të pagjeturit.
Kryeministri me këtë rast theksoi se Gjakova ka perspektivë të sigurt me kryetarin Gjini dhe këtë vit do të fillojë autorruga me katër korsi Gjakovë-Klinë, si dhe një numër projektesh brenda qytetit.
Kryetari i Komunës, Ardian Gjini vizitën e kryeministrit e vlerësoi të rëndësishme për Gjakovën. “Kjo jo vetëm për shkëmbim të mendimeve, por edhe për bashkërendim më të madh të asaj që Gjakova mund të marr nga qeveria, të përgatitjeve për sa më shumë thithje të fondeve, të cilat për një kohë të gjatë kanë munguar në Gjakovë”, tha kryetari Gjini. Më tej, kryetari Gjini tha se Komuna është e  gatshme për të gjitha punët që e presin, duke marrë edhe mbështetjen e Qeverisë së Kosovës dhe të kryeministrit Haradinaj.
Pas takimit që zhvilloi në komunë, kryeministri Haradinaj bashkë me kryetarin Gjini kanë zhvilluar një takim me personalitete të ndryshme të Komunës së Gjakovës nga fusha e sportit, kulturës, biznesit dhe kategorive të lirisë, të cilëve u premtoi se do ta kenë mbështetjen e plotë të tij dhe të Qeverisë së Kosovës në realizimin e të gjitha projekteve që janë me interes për qytetarët dhe komunën e Gjakovës në përgjithësi.

Filed Under: Kronike Tagged With: aplikim per anetaresi KE, Behlul Jashari, kosova

Kosova drejt 10 vjetorit të pavarësisë: 115 njohje, 2 në 2017-tën

January 4, 2018 by dgreca

-Gjatë 10 viteve të pavarësisë, 2010-ta ishte me dy ngjarje shumë të rëndësishme drejt njohjes së plotë ndërkombëtare të shtetit më të ri evropian: lëgjitimimi i pavarësisë  së Kosovës nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në 22 korrik dhe Rezoluta e 9 shtatorit e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, e cila me respekt e merr në konsideratë opinionin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë/Newborn

 Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul JASHARI/

 PPRISHTINË, 4 Janar 2018/ Kosova shtet i njohur deri tani nga 115 vende anëtare të OKB-së, nga dy në 2017-tën,  në këtë vit – 2018-tën feston 10 vjetorin e pavarësisë së shpallur në 17 Shkurtin historik 2008.“Njohja nga Madagaskari është një ndër arritjet kryesore të Republikës së Kosovës për këtë periudhë 100 ditore”, ka vlerësuar Ministria e Jashtme  në Raportin 100 ditor të punës së qeverisë që mori detyrën në 11 shtator, tre muaj pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 11 qershorit 2017.

Madagaskari i solli Kosovës njohjen e 15-të në 26 nëntor, që ishte një nga dy njohjet në vitin 2017 pas asaj nga Bangladshi të njoftuar në 27 shkurt.

Njohjet e para Kosovës iu bënë në orët e para – ditën e parë pas shpalljes së pavarësisë, nga Mbretëria e Bashkuar, Franca, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Turqia, Shqipëria, Afganistani dhe Kostarika.

Nga shtetet fqinje vetëm Serbia ende nuk e ka njohur Kosovën, ndërkohë që në Bruksel zhvillohet procesi drejt normalizimit të marrëdhënieve mes dy shteteve,  kryesuar nga BE e mbështetur nga SHBA.

Gjatë 10 viteve të pavarësisë, 2010-ta ishte me dy ngjarje shumë të rëndësishme drejt njohjes së plotë ndërkombëtare të shtetit më të ri evropian: lëgjitimimi i pavarësisë  së Kosovës nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në 22 korrik dhe Rezoluta e 9 shtatorit e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, e cila me respekt e merr në konsideratë opinionin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Kuvendi i Republikës së Kosoves  në seancën e veçantë të datës 23 korrik 2010 ka miratuar solemnisht  një deklaratë ku shprehte kënaqësinë dhe aprovimin për opinionin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për legalitetin ndërkombëtar të shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe zotohej për respektimin e tij.

 Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë kishte filluar të shqyrtojë legalitetin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës pasi Asambleja e Përgjithshme e OKB-së kishte miratuar një kërkesë të Serbisë në tetor të vitit 2008.

Sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme, Kosova deri tani ka vendosur marrëdhënie diplomatike me 88 shtete, është anëtarësuar në më shumë se 60 organizata rajonale, evropiane dhe ndërkombëtare, ka hapur gati 40 misione diplomatike dhe poste konsullore dhe ka të akredituar ambasadorë jorezidentë në rreth 60 shtete.

Filed Under: Editorial Tagged With: 115 njohje nderkombetare, kosova

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 36
  • 37
  • 38
  • 39
  • 40
  • …
  • 106
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT