-Përfundon trajnimi dyjavor i zyrtarëve të Shërbimit Korrektues të Kosovës/
Colorado-SHBA, 11 Maj 2019-Gazeta DIELLI/ Sot në Qendrën Ndërkombëtare të Trajnimeve ICMTC në Canon City-Colorado të SHBA-së, grupi i deleguar nga Shërbimi Korrektues i Kosovës -SHKK, ka përfunduar trajnimin dyjavor me temën “Inteligjenca e Burgjeve” .
Ky trajnim u mbajt si rezultat i Marrëveshjes së Bashkëpunimit ndërmjet SHKK-së dhe International Narcotics and Laë (INL-së) për trajnimin e stafit korrektues dhe ka për qëllim avancimin dhe profesionalizimin e stafit të Shërbimit Korrektues të Kosovës në ngritjen e kapaciteteve profesionale.
Shërbimi Korrektues i Kosovës është çdoherë falënderues ndaj SHBA-së , ICMTC-së, për përkrahjen e vazhdueshme dhe ndihmën që ka dhënë dhe po vazhdon të jap në profesionalizimin më modern të kapaciteteve të Shërbimit Korrektues të Kosovës, thekson njoftimi i dërguar./b.j/