• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

JU LUTEM, DILNI NE KRAH TE STUDENTEVE TE UNIVERSITETIT TE PRISHTINES!

February 7, 2014 by dgreca

Getoar Mjeku i shkruan Kryetarit të VATRËS/

I nderuem Dr. Buçaj;

Po ju shkruaj me nji kërkesë të veçantë për Federatën Vatra, tue ju lutë që t’i dilni krah studentëve të Kosovës.  Kujtoj se jeni në dijeni se studentët e Universitetit të Prishtinës ka ditë që po protestojnë kundër korrupsionit dhe ndikimit politik në kët institucion arsimor, tue kërkue dhe dorëheqjen e rektorit.  Rektori Ibrahim Gashi ka botue disa shkrime me cilsi të dyshimtë në disa revista indiane, që hiqen si botime shkencore por pranojnë çfarëdo teksti në këmbim të pagesës.

Protestat deri tash i ka organizue nji tubim joformal të rijsh, i shquem si Grup i Pavarur i Studentëve.  Siç ma bajnë të ditun krenët e tij, grupi asht jopolitik dhe po kërkon larigmin e politikës nga universiteti.  Ata më thonë se deri tani nuk e kanë pasë të lehtë me i organizue protestat.  Nji përqindje e vogël e studentave po merr pjesë, organizatat studentore nuk po arrijnë me folë e veprue njizani, ndërsa protestuesit po hasin në mospajtime edhe rreth mënyrës së protestimit.

Drejtuesit e Grupit të Pavarur të Studentëve më lajmërojnë se po kambëngulin për protesta të vazhdueshme por gjithherë paqsore, tue iu shmangë veprimeve radikale që mund të nxisin dhunë.  Kët javë, policët përdorën forcën dhe arrestuan disa protestues për ta shpërnda turmën, që kishte bllokue hymjen e godinës së rektoratit.  Ndërkohë që veprimi i policisë ishte i shëmtuem, vetë studentët mund ta kenë shmangë ate.

Në protestë janë dallue disa organizata studentore që kanë shprehë në mënyra të veçanta mllefin për gjendjen e universitetit.  Grupi “Studim, Kritikë, Veprim” (SKV), forum studentor i Lëvizjes Vetëvendosje, asht angazhue fuqishëm, ndonse tue parapëlqye nji qasje që e ka shqetsue Grupin e Pavarur të Studentëve.  Këta të mbramët druajnë se përpjekjet e studentëve mund të politizohen dhe ta humbin fuqinë.

Personalisht nuk kam ndonji interes n’afirmimin e Grupit të Pavarur të Studentëve.  Por jam i shqetsuem me gjendjen e randë në të cilën ndodhet Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”.  Korrupsioni, ndikimi politik, pandershmënia akademike, ndamja e titujve shkencorë për punime të dyshimta, shkeljet ligjore e morale dhe trajtimi i padenjë i studentëve duhet të marrin fund.  Megjithate, studentët dhe shoqnia kosovare duhet të flasë njizani dhe të punojë e bashkueme për ta kthye universitetin aty ku e ka vendin.

Fatkeqsisht, uniteti i duhun mungon.  Deri më tash vetëm Lëvizja Vetëvendosje (LVV) – grupi SKV por edhe antarë ma të naltë, përfshi pegagogë të respektuem universiteti – asht angazhue mjaftueshëm për të kërkue përmirësimin e gjendjes në ngrehinën ma të randësishme të dijes në Kosovë.  Por LVV, e aq ma pak krahu i saj studentor SKV, nuk janë në gjendje të fitojnë të vetme.  Edhe sikur të mos ishin me vend shqetsimet për mënyrat e protestimit, fakti se ka vetëm nji subjekt politik t’angazhuem në kët çashtje po e politizon ate padrejtësisht.

Studentët jopolitikë po ngurrojnë të veprojnë për ndryshimet që padyshim se i duan.  Protestat në nji mënyrë po rrezikojnë të duken si përpjekje e nji grupi për pushtet.  Politika duhet patjetër të rrijë larg lëvizjes së studentave, ndërsa partitë duhet të shprehin mbështetje morale pa ngurrim.  Detyra e politikanëve asht të flasin në të mirë të studentëve, tue mos imponue kurrsesi agjenda të ngushta partiake.

Prandej, po ju lus që me udhëheqjen e Federatës Vatra ta shqyrtoni mundësinë për të reague në mbrojtje të studentëve dhe të bani thirrje për bashkëpunim dhe për nji universitet të pastër e të ndamë prej politike.  Posaçërisht, si bashkatdhetarë nga Shtetet e Bashkueme duhet ta theksojmë përkushtimin që amerikanët kanë ndaj integritetit e ndershmënisë akademike dhe ndaj arsimit si shtyllë e zhvillimit të shoqnisë.

Ju falënderoj paraprakisht për ndihmesën. Mirënjohjen ma të madhe, shpresoj, do t’jua shprehin brezat që vijnë.

Çiltërsisht,

Getoar Mjeku

Candidate for Juris Doctor 2014
SMU Dedman School of Law

Filed Under: Komunitet Tagged With: dr. Gjon Bucaj, Getoar Mjeku, leter, lryetarit te Vatres

Nje udhetim i paharruar ne Detroit

July 24, 2013 by dgreca

Leter Editorit te Diellit, nga mikja amerikane e shqiptareve, ambasadorja e kultures dhe gjuhes shqipe, Carrie Hooper/

Përshëndetje z. Editor!/

Shpresoj të jeni mirë si dhe unë jam mirë.  Kisha një fundjave të ngarkuar. Të shtunën e kaluar udhëtova për në Detroit të Michiganit me ansamblin Bashkimi Kombëtar, anëtare e të cilit isha bërë para pothuaj një muaji. Takova bashkëudhëtarët e tjerë në një dalje të caktuar në Pensilvani. Kisha dhënë një koncert në Towanda të Pensilvanisë mbrëmjen përpara dhe burri që e organizoi bashkë me shoferin e tij më çuan te dalja të nesërmen.Takova grupin pa problem dhe vazhduam rrugën për në Detroit.  

  Mbërritëm te hoteli rrethë orës shtatë dhe pas një pushimi të shkurtër, darkuam në një restorant, Johnny’s Grill, që pronohet nga një shqiptar. Pas darkës ansambli këndoi disa këngë në verandë për mysafirët shqiptarë që kishin ardhur në restorant.  Këndova Himnin e Flamurit si dhe dy këngë që i përcolla me cifteli: Mora testin dhe Shqipëria, nëna ime.  Një djalë dymbëdhjetë vjeçar me emrin Adem, këndoi dy këngë dhe ne e shoqëruam me cifteli.

    Gjithashtu Shaban Lajçi recitoi një poezi për Mëmëdheun. Grupi këndoi disa këngë të tjera që i shoqëruam me cifteli. Kaluam një mbrëmje të bukur.
   Të dielën e kaluar në mëngjes grupi ynë hëngri mëngjes në një restorant që pronohet nga i njëjti shqiptar që pronon Johnny’s Grill.  

     Pas mëngjesit shkuam në Meshë në Kishën Katolike te Shën Palit në Rochester Hills. Mbas Meshës kisha shtroi një drekë për ne ku u njoha me priftin, Don Fran Kolën si dhe me shqiptarë të tjerë.  Në pasditë ushtruam këngët që do të këndonim në koncertin e mbrëmjes.  

  Koncerti ynë u zhvillua në sallën e Kishës së Shën Palit. Tom Gjergji hapi programin duke shpjeguar veglat foklorike dhe nevojën për bashkimin e trojeve shqiptare ndërsa veglat u dëgjuan të regjistruara në sfond.  Pastaj këndova himnet amerikane dhe shqiptare.  Për më tepër djali 12 vjecar, Ademi këndoi dy këngë, një për Adem Jasharin dhe një me titull “Të pandarë në jug dhe veri “për të cilën kishte kompozuar muzikën, dhe ne i përcollëm me cifteli dhe sharki.  Gjithashtu një burrë i ra lahutës ndërsa disa burra të tjerë kënduan.  Më tej Agim Rugova dhe Toma Smajlaj ekzekutuan skica me humor.

 Këndova këngën “Mora testin “ që e shoqërova me cifteli ndërsa disa antarë të tjerë më shoqëruan me cifteli dhe sharki.  Gjithashtu këndova këngën “O popull i dashur”, që kompozova unë duke e shoqëruar veten me pianon elektrike.  Shaban Lajçi recitoi disa poezi dhe koncerti përfshiu këngë të tjera folkrorike.  Kjo veprimtari doli shumë bukur.
Pas koncertit u nisëm për në Bronx të Nju Jorkut.  Pasi udhëtuam gjithë natën mbërritëm atje herët në mëngjes.  Kalova ditën e së hënës me shoqen time, Violetën dhe burrin e saj, Shpëtimin.  Dje udhëtova me autobus për në shtëpi.  Kalova një fundjave të paharrueshme në Detroit.  Tani po mbyll duke ju uruar gjithë të mirat.

Të fala,
Carrie Hooper

Filed Under: Komente, Kulture Tagged With: carrie hooper, dalip greca, editorit, leter

KENI HARRUAR NJË MINISTRI PËR DIASPORËN, ZOTI KRYEMINISTER

July 24, 2013 by dgreca

LETËR E HAPUR/ Drejtuar  Zotit Edi Rama/Kryeministër i Ardhshëm i Republikës së Shqipërisë/

 Nga Artur Vrekaj,/

Kryetar i shoqatës Atdhetare Kulturore KOMBI/

Worcester,Massachusetts, SHBA/

24 korrik 2013/

 I nderuar Kryeministër i Ardhshëm i Republikës së Shqipërisë Zoti Edi Rama! Urojmë me qeverinë e re të çelni një etapë të re për ti dhënë frymë Ëndrrës Shqiptare në Europë që çdo shqiptar të rrojë në dheun e tij me dinjitet.

Duke parë se edhe Diaspora është në hall ashtu sikundër edhe Shqipëria, duke parë se edhe kombi shqiptar është në hall ashtu sikundër edhe ëndrra për përparim dhe qytetërim të shqiptarëve në trojet e tyre, duke parë se të dyja bashkë Shqipëria dhe Diaspora mund të bëjnë më shumë vetëm me një ngritje të nivelit përfaqësues në rang Ministrie të Diasporës Ju drejtohem juve shqiptarisht të përdorni autoritetin Tuaj, sepse keni vullnetin e popullit të shumëvuajtur që ka bijtë në mërgim për ta bërë realitet krijimin e dikasterit ministerial të Diasporës.

Përse i duhet Shqipërisë dhe shqiptarëve që jetojnë në Diasporë, Ministria e Diasporës?Mbi të gjitha për hartimin dhe vënien në funksion të një Strategjie Kombëtare për vëmëndjen që duhet ti kushtojmë Diasporës si pjesë vitale dhe integrale e kombit shqiptar.Ministria e Diasporës do të na ndihmojë edhe për bashkërendim dhe udhëheqje të punës atdhetare e kulturore, por më shumë për këto përparësi:1-Promovim të Identitetit Kombëtar shqiptar me veprimtari atdhetare e kulturore të programuara dhe të kordinuara midis shqiptarëve në Ballkan dhe Diasporës Shqiptare në botë sipas edhe një kalendari kombëtar për ngjarje e figura madhore të kombit.

2-Bashkim me bashkëkuvendim të Diasporës Shqiptare në Europë dhe Amerikë duke ruajtur modelet e sukseshme të organizimeve shqiptare me bazë qyteti a ndërqytetëse siç janë sot në SHBA për angazhimin e brezit të ri të shqiptarëve të shkolluar në Perëndim që janë sot për sot zëri i shqiptarëve në shtetet apo qytetet ku jetojnë, si e ardhmja lobuese dhe përfaqësuese në qeveritë lokale dhe qëndrore të vendeve pritëse.

3-Institucionalizim dhe mirëintegrim të agjencive të qeverive të shteteve shqiptare në Ballkan në rang Ministrie të Diasporës jo vetëm në Kosovë por edhe në Shqipëri si edhe ngritjen e një Bordi bashkëpunimi për Diasporën ndërmjet tyre me përfaqësim edhe të Diasporës.

 4-Punë më e kualifikuar dhe e studjuar nga institucionet arsimore shqiptare për trajnimin e mësuesve të Gjuhës Shqipe për specifikat që paraqet zhvillimi i mësimit të Shqipes në Diasporë sipas vendeve pritëse.

5-Hapja e qëndrave të Edukimit dhe Kulturës për Komunitetin shqiptar në Diasporë me bashkëfinancim të të dy shteteve shqiptare më shumë dhe të Diasporës në përputhje me mundësitë ekonomike të mbitokës dhe nëntokës shqiptare.

6- Perspektivë më e qartë për Investimin e Diasporës shqiptare në Shqipëri dhe Kosovë e trojet ku ka shqiptarë me sipërmarrje direkte në bashkëpunim me qeveritë shqiptare dhe të vendeve pritëse.

7-Botimi i literaturës letrare apo shkollore e nevojshme kjo, në gjuhën Shqipe dhe të huaj sipas vendeve pritëse për promovimin e historisë dhe kulturës kombëtare shqiptare.

8-Ringjallja e një Ansambli Kombëtar me program muzikor perlat e këngës dhe valleve popullore, me artistë nga të gjitha trevat shqiptare që të promovojë në Diasporë trashëgimë e pasur dhe të ndihmojë ringjalljen e pasionit tek brezi më i ri për të ruajtur traditën kombëtare.

9-Aktivizimin e intelektualëve të sukseshmëm të Diasporës në shërbimin diplomatik të Shqipërisë dhe Kosovës që kanë potenciale edukimi dhe punësimi në fushën e politikës dhe marëdhënieve ndërkombëtare në Europë dhe SHBA për ta bërë më të besueshëm shërbimin diplomatik nga qeveritë e vendeve pritëse. 10-Hapësirë të nevojshme mediatike, në median e shkruar dhe atë elektronike për Diasporën në Shqipëri.

Duke ju uruar : Zoti ju ndihmoftë! për ta bërë Shqipërinë jepini një shans shqiptarëve të mërguar të përfaqësohen pas 100 vjetëve shtet edhe institucionalisht në vendlindje!

Nëse vërtet e doni Diasporën koha është e mjaftueshme për të shtuar në strukturën e Qeverisë së Re, Ministrinë e Diasporës!

Gjithë të mirat për Ju dhe Shqipërinë!

 

Filed Under: Komente, Opinion Tagged With: artur vrekaj, Edi Rama, kryeministrit, leter

Letër e hapur Z. BUJAR NISHANI-Presidenti i Republikës së Shqipërisë

May 8, 2013 by dgreca

I nderur Z. Nishani,/
Mua më quajnë Gëzim Alpion. Po ju shkruaj si një dibran i thjeshtë, për të kërkuar ndihmën tuaj për sa vijon.
I shqetësuar për prapambetjen e krahinës së Dibrës, prapambetje që ka si burim edhe rrugën aktuale torturuese Tiranë – Dibër, më 18 Mars 2013 nisa një peticion online. Peticioni mund të nënshkruhet edhe në formular, përgatitur në përputhje me ligjet e shtetit shqiptar, për ata që nuk kanë mundësi ta bëjnë këtë gjë online.
Nëpërmjet këtij peticionit do t’i kërkohet Qeverisë së Republikës së Shqipërisë, që do të dalë nga zgjedhjet e qershorit 2013, përfundimi i Rrugës së Arbërit sa më shpejt dhe me cilësi, në përputhje të plotë me standardet ndërkombëtare.
Deri tani peticioni online është nënshkruar nga mbi 2000 vetë dhe është përkrahur apo përcjellë gjerësisht nga mediat në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni dhe Diasporë: Angli, SHBA, Kanada, Zvicër, Itali, Greqi dhe Rumani. Më shumë informacion në lidhje me peticionin dhe përkrahjen e tij deri tani, mund të gjeni në fund të kësaj letre.
Unë nuk jam njeri ‘politik’, por si intelektual nuk jam ‘apolitik’. Përkundrazi, unë mendoj se intelektualët duhet të bashkëpunojnë në mënyrë transparente dhe konstruktive me qeveri që rezultojnë nga zgjedhje demokratike apo forca politike, që, për qëllim parësor, kanë mbrojtjen e interesave të vendit dhe zhvillimin e tij.
Shpreh bindjen se Ju gjithmonë e keni përkrahur ndërtimin e Rrugës së Arbërit. Megjithatë, nëpërmjet kësaj letre të hapur do t’ju lutesha që, ashtu si nënshkruesit e shumtë shqiptarë dhe të huaj nga të katër anët e globit, edhe Ju ta dëshmoni këtë përkrahje publikisht, duke e firmosur personalisht peticionin.
Po kështu, jam i bindur se Ju e kuptoni domosdoshmërinë e përfundimit të këtij projekti jo vetëm në kuadrin e rolit pozitiv që do të ketë për Dibrën dhe dibranët, por edhe për kontributin e madh që Rruga e Arbërit, kjo nyje e rëndësishme infrastrukturore në Ballkan, do të luajë për të sjellë shqiptarët më pranë jo vetëm me njëri-tjetrin, por edhe me popujt dhe vendet fqinje. Rruga e Arbërit është një investim i pallogaritshëm për integrimin e mëtejshëm të Shqipërisë dhe Ballkanit në Evropë.
Peticioni nuk ka karakter politik dhe Ju siguroj se nuk do të përdoret nga asnjë institucion shtetëror apo forcë politike para dhe pas zgjedhjeve të qershorit. Unë do t’ju jem mirënjohës për çdo përkrahje që mund t’i jepni peticionit, i cili do të mbyllet vetëm kur të inaugurohet rruga Tiranë – Dibër.
Me shpresë se do të më mirëkuptoni dhe do ta përkrahni peticionin,

Miqësisht,

Gëzim Alpion (Dr)
Birmingham, Angli
gezim.alpion@hotmail.co.uk

Shënim:

E njëjta letër u është drejtuar sot edhe personave që vijojnë:
Z. Sali Berisha, Znj. Jozefina Topalli, Z. Edi Rama, Z. Ilir Meta, Z. Shpëtim Idrizi,
Z. Bamir Topi dhe Z. Fatmir Mediu.

Kjo letër do t’u përcillet edhe mediave në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe Diasporë.
Adresa e peticionit online:

http://www.change.org/en-GB/petitions/complete-the-construction-of-the-arb%C3%ABri-road-nd%C3%ABrtoni-sa-m%C3%AB-shpejt-dhe-me-standarde-rrug%C3%ABn-e-arb%C3%ABrit?utm_campaign=petition_created&utm_medium=email&utm_source=guides
Mediat që kanë përkrahur dhe përcjellë peticionin deri tani:

1. http://www.rrugaearberit.com/

2. http://gazetaditore.com/2013/03/31/ju-lutem-nenshkruani-peticionin-online-per-ndertimin-e-rruges-se-arberit/

3. http://gazetaditore.com/2013/04/01/te-gjithe-shqiptaret-jane-dibrane/

4. http://www.fjalaelire.com/biseda/18229.html

5. https://gazetadielli.com/peticioni-per-rrugen-e-arberit-firmose-edhe-ti/

6. https://gazetadielli.com/te-gjithe-shqiptaret-jane-dibrane/

7. http://www.voal-online.ch/index.php?mod=article&cat=INTERVIST%C3%8BPRESS&article=32053

8. http://www.thealbanian.co.uk/te-gjithe-shqiptaret-jane-dibrane/

9. http://revistajava.al

10. http://www.hermesnews.org/articoli/29358—.asp

11. http://www.shekulli.com.al/web/p.php?id=20118&kat=95

12. http://www.panorama.com.al/2013/04/01/peticion-nga-1-mije-banore-te-ndertohet-rruga-e-arbrit/

13. http://www.balkanweb.com/gazetav5/artikull.php?id=130012

14. http://lajme.shqiperia.com/lajme/artikull/iden/1047351243/titulli/Diaspora-peticion-per-ndertimin-e-Rruges-se-Arbrit

15. http://www.77news.al/?fq=brenda&m=shfaqart&gj=gj1&aid=16789

16. http://www.sq.kurir.mk/maqedoni/lajme/14246-peticion-per-ndertimin-e-rruges-se-arbrit

17. http://www.gazetatribuna.com/?FaqeID=6&LajmID=3156

18. http://www.nacionalalbania.al/2013/04/diaspora-peticion-per-ndertimin-e-rruges-se-arbri/

19. http://fjala.info/?p=1814

20. http://revistahaemus.blogspot.co.uk/

21. http://www.gazetarrenjet.net/gr/

22. http://www.di-tv.com/tag/dibra-tv/

23. http://tribunashqiptare.net/?p=15147
Tiranë, 3 Maj 2013

Filed Under: Opinion Tagged With: bujar nishani, Gezim Alpion, leter, presidentit

JU LUTEM Z.MINISTËR GJUHËN E SHTETIT TIM MOS MA MOHONI!

February 4, 2013 by dgreca

Letër të hapur ministrit z.Blerim Bexhetit/

  I nderuar Ministër!/

Më datë 1 Shkurt 2013 parashtrova kërkesë në gjuhën shqipe për një certifikatë kurorëzimi, certifikatë që unë e marr çdo vit pranë zyrave të gjendjes civile në Tetovë dhe që janë në varësi të Ministrisë së Drejtësisë (kështu më thanë punonjësit e asaj zyre). Ditën e premte nuk kishin mundësi të ma jepnin këtë certifikatë me arsyetimin se janë shumë të ngarkuar me punë dhe sipas logjikës njerëzore e lamë që të hënën më 4 Shkurt të marr certifikatën. Të hënë më japin certifikatën vetëm në gjuhën maqedonase dhe unë kërkoj përse nuk është në gjuhën shqipe, punonjësit e tuaj më thonë se nuk ke bërë kërkesë që duhet të jetë edhe në gjuhën shqipe. Por unë si shtetas i Shqipërisë dhe që nuk kam njohje fare të gjuhës maqedonase u them se ajo është mbushur vetëm në gjuhën shqipe dhe është logjike që certifikata të duhet të jetë në dy gjuhë në bazë të Kushtetutës së RM. (Gjatë pranimit të kërkesës punonjësit më pyetën tre herë se për ku e dua certifikatën dhe u them për në Tiranë, pra në dy gjuhë e dua). Punonjësit ngulmojnë se me gënjeshtra se nuk jepen certifikata të martesës në gjuhën shqipe, atëherë unë i nxjerr certifikatën e vitit 2011 në gjuhën shqipe. Më tej këta gjakprishës shqiptar të cilët mohojnë gjuhën e mëmës së tyre, gjuhën e shtetit tim shqiptar më thonë se makineria nuk e njeh gjuhën shqipe.

Z.Ministër! Deri kur ju dhe ministria që drejtoni do talleni me gjuhën shqipe të Republikës së Shqipërisë? Ju them me gjuhën shqipe të Shqipërisë sepse ju gjuhën e mëmës suaj e mohoni personalisht, këtë ua vërtetoj. Ju vazhdoni të talleni edhe përse janë aprovuar ligje me gjuhën e shqipe bashkë me punonjësit tuaj gënjeshtar dhe analfabet. Unë po të shkruaj shqip e shkurt, pa prapavija politike, pa ndonjë luftë personale, por dua që gjuha ime amtare si shtetas i Republikës së Shqipërisë të respektohet në bazë të marrëveshjeve reciproke, të njohura edhe me vulën APOSTILLE.

Me respekt për postin që keni

Arben Llalla

 

 

Filed Under: Opinion Tagged With: arben llalla, Blerim Bexheti, leter, Ministrit

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 6
  • 7
  • 8

Artikujt e fundit

  • Mary Camaj i bashkohet Vatrës
  • POETI PIERFRANKO BRUNI – FITUES I ÇMIMIT “NAIM FRASHËRI”
  • DERVISH HIMA PËR IL POPOLO ROMANO (1919) : “MAQEDONIA E ALEKSANDRIT TË MADH, QË DIKUR ISHTE VETËM NJË VEND SHQIPTAR, DUHET TË JETË NJË SHTET AUTONOM…”
  • Kryeministri Kurti takoi kandidatë shqiptarë të partive të ndryshme zvicerane në zgjedhjet federale të këtij viti
  • KILOMETRIKËT E PARESPEKTUAR
  • INJEKSIONET PËR HUMBJE PESHE: ZGJIDHJA ‘MAGJIKE’ QË MUND TË MOS ZGJASË GJATË
  • Kongresi i Dytë Çam
  • Rezistenca e shqiptarëve të sanxhakut të Nishit kundër pushtuesve serbë gjatë viteve 1877-1878
  • Refuzim
  • Turneu i shahistëve të komunitetit shqiptar në New York e më gjerë
  • Një mundësi e shkëlqyer në ndihmë të të gjithë shqiptarëve në New Jersey, New York e më gjerë
  • Marie Logoreci, kjo ikonë e artit skenik shqiptar, gruaja magjepsëse dhe epikia e rolit të nënës
  • “ALEKSANDËR” – KRONIKË E NJË LUNDRIMI TRAGJIK
  • NESËR NË ORËN 11.30 AM PRESIDENTJA E REPUBLIKËS SË KOSOVËS ZONJA VJOSA OSMANI VIZITON VATRËN
  • PRITJE MADHËSHTORE, VATRA NDEROI PRESIDENTIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË Z.BAJRAM BEGAJ

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT