• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

NJOFTIM PER SHERBIMET FUNERALE PER TE NDJEREN LILIANA QOSE

December 13, 2015 by dgreca

Njoftohet komuniteti shqiptar ne SHBA se ceremonia e sherbimeve funerale per te ndjeren Liliana Qose, qe nderroi jete pas nje semundje te rende, do te organizohet diten e Hene me 14 Dhjetor 2015, nga ora 2 p.m deri ne 9 p.m ne Shtepine Mortore- Coney Island Memorial Chapel, qe ndodhet ne adresen:

2009 Mermaid Ave,

Brooklyn, NY 11224

Phone:(718) 373-0880

Ceremonia e varrimit do te kryehet diten e Marte me 15 Dhjetor 2015.

Shpirti ne paqe Lilianes!

Ngushellime Familjes!

(Gazeta Dielli)

Filed Under: Komunitet Tagged With: Liliana Qose, sherbimet funerale

Një mbrëmje humane në Manhattan:Në ndihmë të Liliana Qose

December 21, 2013 by dgreca

Nga Keze Kozeta Zylo/

Në Manhattan në mjediset e “Inside park at St Bart’s restaurant”  komuniteti shqiptaro-amerikan mori pjesë në një koncert human me pjesëmarrjen e shumë artistëve për të qenë pranë dhe ndihmuar zonjën Liljana Qose në momentet më të vështira të jetës së saj, e cila është prekur nga sëmundja e gjirit.  Shqiptarë, miq dhe dashamirës të shumtë të Lilit u mblodhën së bashku në koncertin human për të mbështetur familjen Qose. Mbrëmjen e ka hapur z.Deni Blloshmi së bashku me bashkëshorten e tij të cilët ishin dhe organizatorët e këtij koncerti.  Zoti Blloshmi ka falënderuar pjesëmarresit dhe tha se të gjithë e dimë përse jemi mbledhur sonte këtu, pasi çdo njeri prej nesh me zemër dhe me mendje është pranë Lilit.  Të gjitha kontributet tuaja do të jenë në shërbim të shërimit sa më të shpejtë të saj dhe njëkohësisht në ndihmë të familjes e cila po përballet çdo ditë me vështirësi të ndryshme.

Mbrëmja ka filluar me muzikë shqiptare interpretuar nga artistja e shquar Merita Halili shoqëruar nga mjeshtri i fizarmonikës z.Raif Hyseni dhe orkestra.  Edhe pse momentet e para janë të vështira në kësi rastesh, Lili ka gjallëruar atmosferën duke thirrur gjithë miqtë që të vallëzojnë dhe këndojne së bashku.  Shpirti artistik i saj nuk mund ta lerë të qetë kur dëgjon tinguj të bukur muzikorë që ajo të mos këndojë dhe vallëzojë.  Pas vallëzimit në grup Lili ka qenë në krahët e bashkëshortit të saj z.Luan të cilin e tradhtonte ndonjë pikë loti, por kurajoja dhe buzëqeshja e Lilit bënin që loti i tij të humbiste, të fshihej thellë, pasi ai dhe gjithë shoqëria e saj janë të bindur  se Zoti bashkudhëtaren e tij të dashur do ta shëroje sa më shpejt.

Çdo qenie humane që i thotë vehtes njeri tronditet kur dëgjon për ndodhira të dhimbshme, sëmundje të shërueshme dhe të pashërueshme apo tragjedira dhe me siguri kërkon që t’ju ndodhet pranë njerëzve në nevojë.  Këtë ndjenë dhe artistët e shumtë që moren pjesë në këtë koncert gala në mbështetje të Lilit.  Këngëtarët që debutuan në skenë me zërin e tyre të bukur ishin: Merita dhe Raif Hyseni, Gëzim Nika, Amarda Arkaxhiu, Indrit Mlika, Lindita Halimi, Dëshira dhe Arian Kerliu, Valentina Ajdari, Ledi Vokshi, Did Tezha, Sidola Vataj, Haxhi Dauti nën drejtimin e orkestrës Hermes.

Debutimi i tyre human në skenë të kujton eseistin dhe poetin e famshëm amerikan Ralf Waldo Emerson i cili thotë: “Hape një derë miqësore se e tillë do të vijë pas teje dhe mos u përpiq ta bësh universin një rrugicë të verbër”.

Koha, takimet dhe bisedat me Lilin kalonin shumë shpejt, por emocionante ishte kur Lili së bashku me artistin e mirënjohur Gezim Nika kanë kënduar: Shqipëri o Nëna ime”.  Më vonë Lili ka përshëndetur nga skena të gjithë të pranishmit, artistët, organizatorët dhe në emër të familjes së saj ka shprehur mirënjohjen e pakufishme për kontributet e tyre dhe këtë mbrëmje të bukur që po kalonin, të cilën njëkohesisht e bënte atë të ndihej e gëzuar.

Në këtë mbrëmje nderoi me pjesëmarrjen e tij Ansambleisti shqiptaro-amerikan z.Mark Gjonaj i cili të befason me pjesëmarrjen e tij aq aktive në shumë aktivitete të rëndësishme të Komunitetit shqiptar.  Zoti Gjonaj, Dr.Xhakli, znj.Qose pranë kamerave të TV Alba Life sensibilizuan gratë shqiptare si dhe të gjithë komunitetin që ta kontrollojne vehten tek mjeku vazhdimisht, pasi shëndeti është pjesa më e domosdoshme e jetës.

Zonja Qose duke qenë e prekur nga sëmundja e shekullit (breast cancer) tregoi përvojën e saj dhe ftoi të gjitha gratë të bëjnë analizat dhe mamogramën në kohën e duhur, pasi kapja e sëmundjes së gjirit në kohën e caktuar e bënë më të thjeshtë dhe më të shërueshme sëmundjen.  Dy djemtë simpatikë të Lilit e shikonin në dritë të syrit mamanë e tyre të bukur dhe shprehnin mirënjohjen për pjesëmarrësit në këtë mbrëmje.

Ndërsa motra e Lilit e ardhur nga larg nga Italia ishte tepër e befasuar me miqtë e shumtë, ndërkohë ju kishte dërguar tekste motrave të tjera, të afërmëve të saj se ishte nje mrekulli që njerëz të shumtë i ndodheshin pranë në këto momente të vështira të jetës së saj.

Në fakt kur interviston njerëz që janë të sëmurë në momente të caktuara apo sheh lot në sytë e të afërmëve të tyre, jo rrallë e kam ndërprerë intervistën, çka të bën që për momentin se vazhdon dot.  Megjithatë përballë tyre ne jemi njerëz dhe populli thotë se sëmundjet për njerëzit janë, por njëkohësisht të kujton dhe thënien e humanistes botërore, shenjtores shqiptare Nënë Terezës e cila shprehet:  “Unë kam gjetur një paradoks që në qoftë se unë të dua deri në dhimbje, atëhere nuk është dhimbje, por është më shumë dashuri”.

Kjo dhimbje që është më shumë dashuri për njerëzit në nevojë, kishte pushtuar zemrat dhe mendjet e pjesëmarrësve që kishin ardhur në këtë koncert dhe mbrëmje humane për miken e tyre Lilin, aktivisten e dalluar, për të cilën të gjithë flisnin fjalë miradie.

Ata u ndanë me urim zemre duke i uruar me gjithë shpirt Lilit:

SHËRIM SA MË TË SHPEJTË!

 

21 dhjetor, 2013

Manhattan, New York

Filed Under: Featured Tagged With: kunder kancerit, Liliana Qose, ne ndihme

Artikujt e fundit

  • “Eposi i Kreshnikëve” dhe një përkujtim për Prof. Arshi Pipën e Prof. Stavro Skendin
  • “Columbia University Albanian Society,” organizon ekspozitën muzeale “Fëmijët e së Nesërmes”
  • VATRA VIZITOI “ZËRIN E AMERIKËS”
  • Mary Camaj: Celebrating Albanian Heritage through Dance and Advocacy
  • KRESHNIKË, LEGJENDA DHE MUZIKË…
  • TRAZIRA GJEOPOLITIKE ME TRYSNI BËRTHAMORE
  • VATRA U TAKUA ME KRYETARIN E PARLAMENTIT TË KOSOVËS
  • Natyra dhe ne
  • TE VATRA SONTE NE ORA 6.30 PM, PROF.DR. ZYMER NEZIRI MBAN LIGJËRATË RRETH EPOSIT TE KRESHNIKEVE
  • “Diplomacia ndërkombëtare dhe çështja e Kosovës 1997-1999”
  • Bektashizmi në Shqipëri dhe roli i tij në përhapjen e shkollave shqipe
  • Kryetari Glauk Konjufca në Samitin për Demokraci: Kosova ka shënuar progres të jashtëzakonshëm
  • Artisti shqiptar, Alfred Mirashi – Miloti, vendos në Piazza Mercato, Napoli, skulpturën monumentale “Çelësi i së sotmes”
  • VATRA FTON TË GJITHË SHQIPTARËT E AMERIKËS NË PROMOVIMIN E LIBRIT: “FËMIJËT SHQIPTARË NË KOSOVË-VIKTIMA TË GJENOCIDIT SHTETËROR TË SERBISË”
  • Për herë të parë në Amerikë, ribotohet “Albumi” i Fan Nolit

Kategoritë

Arkiv

Tags

alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT