• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

VATRA: GËZUAR DITLINDJEN MARASH MRNAÇAJ!

December 24, 2017 by dgreca

1 Ta gezosh DitelindjenKRYETARI I VATRËS, VIZITË NË FAMILJEN E MARASH MRNACAJ PËR DITËLINDJE/

1 Marashi qesh

Mbrëmjen e së Shtunës, Kryetari i Vatrës z. Dritan Mishto, i shoqëruar nga anëtarët e kryesisë Marjan Cubi, Zef Balaj, e Editori i Diellit, shkuan në familjen e Marash Mrnacaj, babai i heroit të Demokracisë Nick Mrnacaj.2 qeshin bashke
Vizita u bë me rastin e ditëlindjes së Marash Mrnacaj, i cili me 21 dhjetor mbushi 91 vjet.1 Marashi flet 2
Familja Mrnacaj, me Marashin dhe Mrijen në krye, ka dalë tek porta dhe u uruan mirëseardhjen e mysafirëve. Ndërkohë që përcillen urimet për ditëlindjen e Marashit dhe Krishtlindjet, tavolina shtrohet sa hap e mbyll sytë.1 aleksi e markMarashi ndjehet i nderuar për vizitën dhe falenderon kryetarin e Vatrës dhe bashkëpunëtorët e tij për këtë vizitë:-Më keni nderuar burra, faleminderit që më erdhët. Ngrihen gota dhe përcillen urimet.1 bashke dalKryetari Mishto e nxit bisedën duke kërkuar nga Marashi të sjellë në kujtesën shtegtimin e tij të guximshëm të arratsijes prej regjimit komunist me gjithë familjen, me gjithë bagëtinë e kafshët e ngarkesës. Kujtesa e Marashit është e kthjellët ai e kujton gjithcka me detaje. Ishte koha kur vëllanë Nikollën ia kanë arrestuar pa bërë asnjë faj, pa kryer asnjë krim, ndërkohë që dhe familjes po afrohej arrestimi i vëllait tjetër, Pjetrit dhe familja ishte futë në listën e internimit. Në këto kushte u mor vendimi i ikjes. Ishte tamam dita e lindjes së tij, 21 dhjetori.
E ndjek me interes bisedën për të provuar kujtesën e tij. Është tepër i saktë, tregon gjithcka sic ma kishte treguar gjatë intervistës që i pata marrë me rastin e 90 vjetorit.
Marashi tregon: Dolëm nëpër natë dhe me kujdes, pa u ndjerë, u kaluam pas shpine rojeve, që po ndërroheshin tek burimi pranë fshatit. Pasi u bashkuam me babën e morëm bagëtinë përpara, ecnim ngadalë. Ishte frikë e madhe sepse kishim edhe dy fëmijë të vegjël, njërin 3 vjeç dhe tjetrin 9 muajësh. Po sikur ata të qanin? Gjithçka përfundonte aty…Ishte terr i thellë. Ecja nëpër pyll u vështirësua shumë. U hymë në hak edhe mushkave të ngarkuara, ato pengoheshin nga degët e pemëve. Asgjë nuk shihej para këmbëve. Hapat hidheshin kuturu. Vdekja përgjonte në çdo hap. Mund të binim në honet e thella që shtriheshin poshtë këmbëve tona. Rrëzoheshim, ngriheshim me mundim dhe vazhdonim të ecnim. Qëndruam pak se menduam, ndoshta do të na ndihmonte hëna që duhej të lindëte në ato çaste, por për fatin tonë të keq, terri u shtua, ia nisi shiu. Ecja u vështirësua shumë.Marashi, kujton se kishte një elektrik të vogël me bateri, me të cilin ndriçonte para këmbëve që të vazhdonin mundimshëm ecjen. Pas shiut nisi bora.Keq e më keq, rrugëtimi u vështirësua. Dukej se po përjetonim një tmerr ferri. Fëmijët kishin ngrirë, duart u ishin ënjtur. Nisën të qanin. Diku, gjatë ditës së nesërme, rrëzë një shkëmbi,u përpoqëm të ndezim zjarrin, nga që fëmijët nuk pushonin së qari, por ishte e vështirë, lagështia, bora pengonin. Na ka parë në ato momente një malësor treshian dhe na është ofruar. Duke zbërthyer fishekët, u morëm barutin dhe e ndezëm zjarrmin. Treshiani, që u përvëlua nga baruti, na tha se duhej të lëviznim sepse ushtarët shqiptar vinin deri aty për kontroll. Ishim vetëm pak metra larg piramidës. Në ato çaste na doli dhe një problem me bagëtinë, që na u kthyen mbrapa, rihynë në pjesën shqiptare. Shkoi treshiani dhe i ktheu mbrapsht. Pastaj erdhi dhe na mori e na çoi në shtëpinë e vet në Bekaj të Trieshit. Morëm frymë të lehtësuar. Ishim të lagur deri në kockë. Na veshën me rrobat e tyre, edhe pse na rrinin të mëdhaja, nga që ata ishin trupmëdhenj.Na ushqyen. Pasi e kishim marrë disi veten, mikpritësi njoftoi policinë malazeze. Na shoqëruan gati 20 trieshianë për në zyrat e policisë. Fëmijët vazhdonin e qanin nga që trupi u ishte ënjtur e fytyrat u ishin bërë plagë. Bagëtinë, s’mund ta merrnim me vete, ia lamë atij që na kishte ndihmuar. Na çuan në Titograd, ku na mori në pyetje UDB-ja. Çdo i rritur i qëndronte më vete në një dhomë, ku ballafaqoheshin përgjigjet e intervistave që na bënin. Pyetjet vazhduan për dy javë.U bindën se nuk ishim të dërguar nga sigurimi shqiptar dhe na dhanë strehim politik.
Rrëfimi i tij është dramatik, plot ndodhira… E ndërpret dhe uron:Gëzuar….Mirëserdhët! Si pa u kuptuar kaluan më shumë se dy orë në atë familje të mrekullueshme mes rrëfimeve, urimeve dhe bujarisë karakteristike kelmendase.
Nga familja Mrnacaj janë anëtarësuar në Vatër Marashi, vëllai Pjetër dhe nipi Marku- rritur në kampet e internimit, i biri i vellait Nikolla, qe kaloi rreth 20 vjet burgjeve dhe vdiq ne kampet e internimit. Marku është anëtar i Keshillit të Vatrës.
Kryetari i Vatrës dhe bashkepunetoret e tij falenderuan për mikpritjen.

Filed Under: Histori Tagged With: dritan Mishto, Gezuar ditelindjen, Marash Mrnaçaj, Vatra

  • « Previous Page
  • 1
  • 2

Artikujt e fundit

  • Gjuha shqipe dhe alfabeti shqip, shprehje e identitetit të shqiptarëve dhe kërkesave për unitetin kombëtar
  • Kthimi ynë në Kosovë me Premierën Amerikane të Filmit Dokumentar Return to Kosovo
  • 113th Anniversary of Albanian Independence in NYC
  • BEDRI PEJANI – JETA, VEPRIMTARIA DHE IDEALI I PASHUAR PËR SHQIPËRINË ETNIKE
  • “Nëntori i Parë”…
  • Frontespici i Mesharit të Buzukut
  • Jetëshkrimi i Dom Nikollë Kaçorrit 
  • ZEF PALI 1910 – 1977
  • Ambasadori Jürg Sprecher: Zvicra dhe Kosova – Miqësi që ndërton të ardhmen
  • Z. Harry Bajraktari, faleminderit për gjithçka që keni bërë për Kosovën
  • 28 Nëntori — drita e rilindjes dhe amaneti i përjetshëm
  • LIVERPOOL ECHO (1939) / NËPUNËSI ANGLEZ : “JU RRËFEJ UDHËTIMIN TIM NË SHQIPËRI PAK DITË PARA PUSHTIMIT NGA ITALIA”
  • Hasan Prishtina, njëri ndër ideologët kryesorë të çlirimit dhe bashkimi kombëtar të shqiptarëve
  • SHTËPIA E BARDHË KA SHPALLUR “JAVËN E ANTI-KOMUNIZMIT”
  • DOM PJETËR POPAJ, 40 VJET NË SHËRBIM TË ZOTIT, ATDHEUT DHE SHQIPTARËVE TË AMERIKËS

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT