Kryetari i deges se Vatres ne Michigan, Mondi Rakaj, ne cadren e protestes/I ndodhur ne Shqiperi me pushime, kryetari i deges se Vatres te Michiganit, Mondi Rakaj, vizitoi ne fundjave, cadren e protestes se opozites. Ai u prit me thirrje entuziaste dhe duartrokitje te zgjatura per perkrahjen qe i dha ne emer te vatraneve te Michiganit si dhe te kryetarit Gjon Bucaj, zv.kryetarit Agim Rexhaj, ish kryetarit te deges Michigan Alfons Grishaj.
Pershendetja e plote e kryetarit te Michiganit, Mondi Rakaj, eshte kjo:Ngujimi i juaj ketu tregon per vlerat e larta te pergjegjesise kombetare dhe të lirisë.
Ketu , ju nuk jeni ngujuar për vete, por për Shqiperinë, për vlerat demokratike.
Një qeveri që mendon veç si të pasurohet për vete dhe si të stimulojë kanabisin dhe krimin , duhet larguar me vote, ose në në një formë jo të dëshirueshme , e cila prodhon dhimbje.
Vatra është me Ju! Unë ju përgëzoj në emrin tim personal , si Kryetar i Degës së Vatres Michigan, vend, që më parë e kish miku im Alfons Grishaj. Duke ju sjellur dhe përshëndetjet e tija të përzemërta , si një nga themeluesit e PD Shkoder dhe “Pishtar Demokracisë” , ai më porositi që t’ju them , nëse është nevoja, na bëni me dije dhe ne do të jemi këtu si në vitin 1990……Ne jemi në kundërshtim të hapur më pushtetarët , të cilët prodhojnë regres.
Gjithashtu , ju përshendet dhe Zv/Kryetar i Vatres , Agim Rexha! Një Përshëndetje të veçantë keni nga Kryetari i Vatres , Dr. Gjon Buçaj .
Shpresojmë në fitore!
Në fitoren tuaj dhe të popullit shqipëtar!
Zoti ju bekoftë !
Zoti i bekoftë shqipëtarët kudo që janë!