ME 7 JANAR 2017 DO TË PËRKUJTOHET ABAZ KUPI NË NEW YORK
Partija “Lëvizja e Legalitetit”- Dega e SHBA-së në bashkëpunim me familjen Kupi ka nderin të njoftojë komunitetin shqiptar, entet fetare dhe politike, mbretërorët shqiptarë, anëtarët e partisë “Levizja e Legalitetit”, miqtë dhe dashamirët e familjes Kupi se edhe sivjet, si cdo vjet, ditën e Shtunë me datë 7 Janar 2017, në orën 12 në mesditë do të mblidhemi tek varri i Gjeneral Abaz Kupit, në varrezat Maple Grove Cemetery, në Kew Gardens për të përkujtuar përvjetorin e vdekjes së udhëheqësit të nacionalizmit shqiptar, burrit që, në krye të trupave të Mbretit Zog, i zbardhi faqen Shqipërisë më 7 Prillin e 1939, dhe themeluesit të Organizatës Kombëtare të Lëvizjes së Legalitetit.
Të gjithë shqiptarët janë të mirëpritur.
Salla ku do të mbahet përkujtimorja ndodhet :ADRESA:127-15 Kew Gardens Road, Kew Gardens, New York 11415
MARK GJONAJ, KANDIDAT PER KESHILLIN BASHKIAK NE NEW YORK
Anëtari i Asamblesë për Shtetin e Nju Jork-ut, z. Mark Gjonaj shpalli para Medias dhe Komuniteve të Zonës Nr. 13, kandidaturën për Këshillin Bashkiak, mandat që deri tani e mbanë z.James Vacca./
MARK GJONAJ, KANDIDAT PER KESHILLIN BASHKIAK NE NEW YORK/
Nga Dalip Greca/
Anëtari i Asaamblesë për shtetin e Nju Jork-ut, bashkatdhetari Mark Gjonaj, njoftoi të Hënën me 12 Dhjetor 2016, para medias dhe para një auditori entuziast paraelktoral kandidaturën e tij për Këshillin Bashkiak të Nju Jork-ut.
Ditën e hënë, 12 dhjetor, në orën 12 të drekës, Asambelmeni Mark Gjonaj, në prani të medias dhe të komuniteteve, njoftoi vendimin e tij për të kandiduar për Këshillin Bashkiak të Nju Jork-ut. Konferenca e publikimit të kandidimit u organizua në Klubin e Demokratëve, Club Chippewa, që ndodhet në Sheshin Westchester, në Bronx. Kandidatura e z. Mark Gjonaj paraqitet në zonën elektorale nr. 13 për të zëvendësuar anëtarin e Këshillit Bashkiak aktual, mikun e shqiptarëve, sponsorizues i emëritmit të rrugicës “Nënë Tereza” në Lydig Avenue, në Bronx, James Vacca.
Bashkatdhetari ynë Mark Gjonaj ka pasur mbështetjen e thujase të gjithë komuniteteve, që mbështesin demokratët. I shoqëruar dhe i mbështetur nga senatori i shtetit Jeff Klein, Ansambëlmeni Michael Benedetto, udhëheqësit e komunitetit, familja, komuniteti i grave, mesueseve, dhe shumë kategorive të tjera, me një prani të konsiderueshem të komunitetit shqiptar, Gjonaj tha se duke vënë kandidaturën për në Këshillin Bashkiak, ai dëshiron që të jetë më afër qytetarëve dhe më në shërbim të tyre. Kjo është dhe arsyeja ka spjeguar ai, pse po kandidon për këtë pozicion, që është më i ulët, pavarësisht se ka gati dyfishin e pagesës vjetore, krahasuar me atë të asambëlmenit.Gjithësesi z. Gjonaj tha se nuk janë paratë, ato që e motivojnë për të kandiduar për në Këshillin bashkiak, por devocioni i tij për t’u shërbyer më mirë dhe në menyrë më të drejtëpërdrejtë zgjedhësve.
“Unë kam qenë shumë me fat për t’ju shërbyer juve në Ansamblenë e Shtetit dhe jam duke kërkuar për një mundësi tjetër për t’ju shërbyer më mire dhe për të qenë më afër jush, për të vazhduar që t’ju shërbej me të gjitha forcat e mia, tha z. Gjonaj.
Ai premtoi në fjalimin e tij prezantues se do të luftojë për t’u ofruar më shumë shërbime cilësore qytetarve, për t’i adresuar më mirë dhe më drejt fondet, për të rritur cilësinë e shërbimeve të qytetarëve, për të adresuar më mirë cilësinë e jetës së banorëve në një shpërndarje më të drejtë të fondeve, në Staten Island, Pelham Bay, Throggs Naks, dhe Morris Park . Ai shtoi se në këshillin Bashkiak do të jetë në një pozitë më të mirë për të ndikuar që të krijohen më shumë vende pune, për të rritur nivelin e jetesës, për të rritur shërbimin policor, dhe për të luftuar më shumë për të pastrehët.
Gjatë katër viteve të fundit, ansambelmeni Gjonaj ka qenë një avokat mjaft i mirë për komunitetin dhe ka luftuar fort për strehim të përballueshëm dhe të moshuarit.(Për më shumë do të lexoni në Gazeten Dielli www.gazetadielli.com. Per fotografite, kush i perdor te citoje autorsine)
TAKIME TE PRESIDENTIT NISHANI NE OKB
Presidenti Nishani takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, me Presidentin e Republikës së Polonisë, Andrzej Duda si dhe me Presidenten e Republikës së Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitarović/
New York, 21 shtator 2016/
Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bujar Nishani, në kuadrin e pjesëmarrjes në punimet e Sesionit të 71-të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, zhvilloi takime dypalëshe me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, zotin Ban Ki-moon, me Presidentin e Republikës së Polonisë, zotin Andrzej Duda si dhe me Presidenten e Republikës së Kroacisë, zonjën Kolinda Grabar-Kitarović.
Presidenti Nishani, në takimin me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-moon, e vlerësoi atë për lidershipin e treguar në iniciativat e ndërmarra nga Organizata gjatë drejtimit të tij, veçanërisht në ato që lidhen me klimën, agjendën për njerëzimin, si dhe planin e veprimit për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm. “Njerëzit kanë nevojë për shpresë dhe me iniciativat tuaja ju ia keni dhënë këtë.” – u shpreh Kreu i Shtetit.
Presidenti Nishani evidentoi gjithashtu faktin se Shqipëria është tërësisht e angazhuar për zbatimin e këtyre iniciativave në nivel kombëtar, si dhe e siguroi Sekretarin e Përgjithshëm edhe për rolin pro aktiv të Shqipërisë në forumet ndërkombëtare dhe avancimin e të drejtave të njeriut.
Në takimin me Presidentin e Republikës së Polonisë, Andrzej Duda, Presidenti Nishani vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira e miqësore mes dy vendeve dhe theksoi nevojën e forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit ekonomik e tregtar, i cili është ende larg pritshmërive dhe mundësive reale që kanë të dy vendet. Gjithashtu, Presidenti Nishani e falënderoi homologun polak për mbështetjen që Polonia i ka dhënë Shqipërisë veçanërisht në proceset integruese evropiane dhe euroatlantike, si dhe shprehu besimin se kjo mbështetje do të vijojë edhe për marrjen e vendimit të hapjes së negociatave të aderimit në Bashkimin Evropian.
Mes dy bashkëbiseduesve u fol edhe për mundësitë e bashkëpunimit mes rajoneve evropiane, zhvillimet më të fundit në Bashkimin Evropian dhe krizën e refugjatëve, si dhe për mundësinë e mbështetjes së kandidaturave reciproke në Organizatën e Kombeve të Bashkuara dhe organizatat e tjera ndërkombëtare.
Ndërsa, në takimin me Presidenten e Republikës së Kroacisë, zonjën Kolinda Grabar-Kitarović, Presidenti Nishani vlerësoi ndër të tjera edhe njëherë rolin pozitiv që Kroacia po luan në rajonin e Evropës Juglindore, si dhe shprehu mirënjohjen e Shqipërisë për avokatinë që Presidentja Kitarović dhe vendi i saj po i bëjnë vijimit të procesit të zgjerimit të Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor, pavarësisht sfidave që po kalon vetë rajoni.
Të dy bashkëbiseduesit u ndalën në mënyrë të veçantë, në nevojën e forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit rajonal, në funksion të rritjes së mëtejshme të sigurisë dhe stabilitetit të rajonit.
FJALA E BUKUR SHQIP – NJË IKONË NË NEW YORK
- « Previous Page
- 1
- 2
- 3
- 4
- …
- 15
- Next Page »