• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Bronx Borough President Ruben Diaz Jr. dekoron tri gra shqiptare në New York

June 27, 2016 by dgreca

Nga Ludi Metaj/

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare në Mbështetje të Viktimave të Torturës, miratuar në vitin 1997 nga OKB, Borough President Ruben Diaz Jr, akordoi me këtë rast Çmimin e Lartë të Meritës për tre gra aktiviste të organizatës së gruas shqiptare – amerikane, The Women’s Organization “Hope & Peace” në New York. Ndarja e Çmimeve u zhvillua gjatë një Ceremonie solemne pranë Monroe College në New York, nën praninë e Zv. Presidentes së Bashkisë në Bronx – New York Znj. Aurelia Greene.

Zonjat e nominuara për Çmimin e Madh të Meritës nga Borough President Ruben Diaz Jr, ishin Rukie Ndreu (pas vdekjes) Drita Çarçani dhe gazetarja Mimoza Dajçi.

Rukie Ndreu (pas vdekjes) ish e persekutuar politike nga regjimi komunist në Shqipëri, internuar familjarisht që në moshë të re për motive politike. Diktatura dënon të vëllanë e saj Elez Hoxha me burgim dhe internon te shoqin Xhafer Ndreun me familje. Në nëntor të vitit 1990 djemtë saj Kastrioti, Shkëzeni, daja i tyre ish i burgosuri politik Elez Hoxha dhe e fejuara e Kastriotit – Nexhmija arratisen në kohën kur Ramiz Alia i kishte kushtuar shumë vemendje vrasjeve në kufi. Rukie Ndreu ishte një grua fisnike me zemër e shpirt të madh, aktiviste pranë Shoqatës së Gruas ish të persekutuar politike në Shqipëri dhe veprimtare e shquar për të drejtat e gruas dhe fëmijëve pranë organizatës së gruas “Hope & Peace” në New York, themeluar nga gazetarja Mimoza Dajçi.

Drita Çarçani, ish e persekutuar dhe e internuar politike nga diktatura komuniste në Shqipëri. Të atin e saj  Tajar Çarçanin në dimrin e vitit 1943 e pushkatojnë pa gjyq me urdhër direkt të Enver Hoxhës , familjes i konfiskojnë pasurinë, i marrin pronat  dhe i internojnë në jug të vendit, në internim Dritës i vdes edhe një vëlla. Pas demokracisë Tajar Çarçanin ish Presidenti Berisha e dekoron me Titullin “Martir i Demokracisë”. Drita Çarçani ka qenë një veprimtare e njohur në Shqipëri për demokracinë, të drejtat e ish të persekutuarve politikë, pjesëmarrëse në grevën e urisë pranë kësaj shoqate dhe aktiviste për të drejtat e gruas në organizatën e gruas The Women’s Organization “Hope & Peace”.

Zonja e tretë nominuar me Çminin e Lartë të Meritës nga Presidenti i Bashkisë Bronx – New York, Z. Ruben Diaz Jr. ishte gazetarja dhe veprimtarja e njohur shqiptare me banin në SHBA, Znj. Mimoza Dajçi. Mimoza ka qenë anëtare e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike të Shqipërisë, ish Sekretare e Përgjithshme – Dega Tiranë për ish të persekutuarit politikë, themeluese e shoqatës së Grave ish të persekutuara politike të Shqipërisë. Gazetare pranë shoqatës së ish të përndjekurve politike në Tiranë “Përndjekja”, bashkëpunëtore e gazetave “LIria”, “Rilindja Demokratike” etj.

Edhe në SHBA – Mimoza ka themeluar organizaten e gruas shqiptare -amerikane The Women’s Organization “Hope & Peace” që meret me të drejtat e gruas e fëmijëve, kundër dhunës e trafikimit njerëzor. Mimoza është gazetare dhe publiciste e njohur edhe në shtypin shqiptaro-amerikan në Amerikë. Ka qenë gazetarja e parë e TV Kultura Shqiptare në SHBA dhe gazetës “Tema”. Eshtë aktiviste e palodhur e të drejtave të njeriut, shquhet për humanizëm, veprimtari kulturore e shoqërore. Përveç veprimtarive të shumta që Mimoza ka ndërmarë me organizatën e saj në SHBA, ka qenë edhe dërgimi i ndihmave humanitare  në Shqipëri me rastin e përmbytjeve nëpërmjet Kryqit të Kuq me Znj. Edith Blitzer dhe Z. Aleks Nilaj që drejton shoqatën “Me duar të hapura”.

Temat kryesore në këtë event të rëndësishëm u mbajtën nga Znj. Aurelia Greene, Pastor Que English, Znj. Zera Musliu, Z. Beqir Sina, Znj. Ludmilla Ahmetaj, Znj. Mimoza Dajçi etj. Cermonia u ndoq nga gazetari dhe publicisti i njohur në diasporë Z. Beqir Sina, kumtesa e të cilit u mirëprit dhe duartrokit disa herë nga të pranishmit, dhe nga TV Kultura Shqiptare Z. Adem Belliu. Vlen për tu theksuar kumtesa e publicistit të njohur Z. Beqir Sina, i cili mbajti në këtë ceremoni suksesi një referencë me nivel mjaft të lartë shkecor, historik e social.

Nën pjesëmarjen e konsiderueshme të shqiptarëve moderuan veprimtarinë Znj. Hana Merdita dhe aktori Jualin Gjaci, në mbyllje u shtrua edhe një koktej.

Filed Under: Komunitet Tagged With: ne New York, Presidenti i Bronxit, Ruben Diaz Jr. dekoron gratë shqiptare

Këshilli Shqiptaro Amerikan i ftuar në një forum për gratë në New York

June 17, 2016 by dgreca

Çështjet të Grave në Europë dhe Azinë Qendrore e Jugore, diskutohen në një forum në New York/
 
Nga Beqir SINA, New York/
 
Ndihmës Sekretaria e Shtetit, Nisha Biswal, e Çështjeve të Grave në Europë dhe Azisë Qendrore e Jugore, ishte në një forum për gratë në New York, organizuar nga David L. Phillips, Drejtor i Programit për Ndërtimin e Paqes dhe të Drejtave të Njeriut në Columbia University – Instituti për Studimin e të Drejtave të Njeriut, dhe ish zyrtar e Departamentit të Shtetit.
 
13416904_947624215361147_6548858565771220224_o.jpg
NEW YORK : Ndihmës Sekretaria e Shtetit, Nisha Biswal, e Çështjeve të Grave në Europë dhe Azisë Qendrore e Jugore, ishte në New York, në 13 qershor  ku është takuar me zyrtarët e lart të OKB-së, liderët e biznesit, akademikë dhe analistë të politikës së jashtme.
Ndihmës Sekretaria e Shtetit, zonja  Biswal gjatë viztës në New York, mori pjesë sot në Forumin e Politikave të Jashtme në Universitetin Kolumbia, ku u folë për të drejtat e grave në Siri Lanka, organizuar nga Programi për ndërtimin e paqes dhe të drejtave të njeriut në Institutin për Studimin e të Drejtave të Njeriut dhe Shoqata e Grave të prekura gjatë Luftës.
David L. Phillips, i cili aktualisht është Drejtor i Programit për Ndërtimin e Paqes dhe të Drejtave të Njeriut në Columbia University – Instituti për Studimin e të Drejtave të Njeriut, dhe ish zyrtar e Departamentit të Shtetit, e hapi forumin, duke treguar punën që ka bërë dhe po bën Instituti i tij, në Columbia University, për Sri Lanken.
Folësit, kryesor në këtë forum, ishin ndihmës Sekretaria e Shtetit, Nisha Biswal, e Çështjeve të Grave në Europë dhe Azisë Qendrore e Jugore, Visaka Dharmadasa , Kryetare e  Shoqatës Ndërkombëtare të Grave të Diskriminuara dhe të Përdhunuara, gjatë luftës, dhe profesor David Phillips nga Columbia University, drejtues i këtij forumi
Në këtë forum, u fol shumë për përdhunimet, diskreminimin dhe dhunën e dhimbëshme, vuajtjet e grave dhe fëmijve, në Siri Lanka, gjithashtu, u kujtuan dhe lufta të tilla, ku ka pasur vatra lufte, si në vende të tjera në Azi e Afrikë, ku gratë janë të pambrojtura.
Nisha Desai Biswal, Ndihmës Sekretare e Departmentit të Shtetit , foli për atë se Shtetet e Bashkuara, e përkrahin paqen e arritur në vitin 2015 në Siri Lanka, dhe bëjnë përpjekje që të ndihmojnë këtë vend, për arritur nji demokraci të vërtet.
“Po, ashtu, tha zyrtarja e Departamentit të Shtetit, ne do të vazhdojmë edhe në të ardhmen me programet dhe aktivitetet, që i kan ndëmarr SHBA, për të ndihmuar në çdo lëmi të ekonomis, arsimit, shëndetësis, dhe në programe të tjera, të edukimit dhe kulturore, në Siri Lankë”.
Në këtë forum foli dhe kryetarja e Shoqatës Ndërkombëtare të mbrojtjes së të Drejtave të Grave të Dhunuara, në Siri Lanka, znj. Visaka, e cila foli për vuajtjet e pas luftës që pësuan grat dhe fëmijt në vendin e saj. Ajo, falenderojë me këtë rast SHBA, për ndihmën e dhënë deri tani, por kërkoj me këtë rast përkrahjen dhe ndihmën e Shteteve të Bashkuarë, që të jenë edhe më aktiv në të ardhmen .
Këshilli Shqiptaro Amerikan është anëtar i Forumit të Universitetit Columbia,  për çështjet e jashtme, dhe e mbështet vazhdimisht punën e Programit për Ndërtimin e Paqes dhe të Drejtave të Njeriut në Columbia University, Instituti për Studimin e të Drejtave të Njeriut, ishte i ftuar në këtë forum.
“Ishte, nji nder dhe respekt ndaj Këshillit Shqiptaro Amerikan, për pjesmarrjen në forumin e organizuar nga Universiteti Columbia, për të Drejtat e Njeriut dhe Grave në Sri Lanka” thotë kryetari i KSHA, zoti Haxhi Dauti, duke shtuar se David L. Phillips, i cili aktualisht është Drejtor i Programit për Ndërtimin e Paqes dhe të Drejtave të Njeriut në Columbia University – Instituti për Studimin e të Drejtave të Njeriut, dhe ish zyrtar e Departamentit të Shtetit, i ka kushtuar rëndësi të madhe në disa forume edhe “Marrveshjes së Ohrit”, duke e trajtuar atë në Universitetin Columbia dhe në Departamentin Amerikan të Shtetit .
 
13416904_947624215361147_6548858565771220224_o.jpg

13417435_947624302027805_4793959935578670529_n.jpg

13422332_947624405361128_4504315866851581073_o.jpg

13466477_947624475361121_7368821341431533761_n.jpg

Filed Under: Komunitet Tagged With: Haxhi Dauti, Këshilli Shqiptaro Amerikan i ftuar në një forum, ne New York, për gratë

Ekspozitë fotografike në New York mbi shpëtimin e hebrenjve në Maqedoni

May 13, 2016 by dgreca

Në këtë ekspozitën e hapur në New York, u prezantuan 27 fotografi dhe mbi 100 dokumente, ekspozita do të jetë e hapur nga data 12 maj deri më 20 maj./

Nga Beqir Sina/

13151932_983177495132417_6295958328854714412_n.jpg
NEW YORK CITY : Dje,  më 12 Maj 2016, Manhattën – New York, në ora 19:00 (Adresa: Gallery MC, 549 West 52nd Street, 8th Floor, New York NY 10019), u hap një ekspozitë me fotografi “Komuniteti hebre në Maqedoni në “Periudhën e Pre – Luftës – Pre- War Period”, paraqitur nga Dr Skender Asani dhe Myftiut të Republikës së Maqedonisë H.Sulejman Rexhepi.
Ekspozita me temë “Guximi qytetar në kohë të vështira”, e cila përmes 34 fotografive dhe dokumenteve autentike, pasqyron historitë rreth shpëtimit të hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore, do të qendrojë e hapur nga data 12 deri më 20 maj.
Eksopozita e hapur dje në New York, thuhet në një njoftim të saj është një ekspozitë me fotografi dhe dokumente nga arkivat e Maqedonisë dhe Shqipërisë që përshkruajnë përpjekjet e shqiptarëve për të shpëtuar hebrenjtë nga nazistët në periudhën e Luftës së Dytë Botërore.
Ekspozita “Komuniteti hebre në Maqedoni në “Periudhën e Pre – Luftës – Pre- War Period” e paraqitur nga Dr Skender Asani dhe Myftiut të Republikës së Maqedonisë H.Sulejman Rexhepi,
thekson bashkëjetesën dhe afërsinë e njerëzve pavarësisht dallimeve të tyre fetare apo etnike.
Përmes këtyre materialeve arkivore të Maqedonisë dhe Shqipërisë duam të theksojmë rëndësinë e paqes dhe të jetës së njeriut, ka thënë duke folur për Zërin e Amerikës, në hapje të ekspozitës, Dr. Skender Asani, Drejtor i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup.
Zëri i Amerikës, gjithashtu paraqiti një raport në emisionin e saj Ditari, nga gazetari i saj Festim Gashi, kur kjo ekspozitë u hap më parë në kryeqytetin e SHBA, Washington D.C.
Dr. Skender Asani, Drejtor i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, duke folur nga Washingtoni për Zërin e Amerikës, thotë se:“Fatqekësia që i goditi hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore, përveç dhimbjes që ende është e gjallë në zemrat e njerëzve, shërben edhe si mësim i mirë se çfarë mund t’i ndodhë botës nëse jemi të shkujdesur. Madje, sipas meje, ne me indiferencën tonë i ndihmojmë dhunës, terrorit dhe vrasjeve”.
Ekspozita, tha Zëri i Amerikës, është rezultat i punës dy vjeçare të Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, Institutit Kombëtar të Historisë, Qendrës së Holokaustit dhe Komunitetit Hebraik në Maqedoni.
“Ne kemi bërë kërkime në arkivin shtetëror në Tiranë, në Izrael dhe në Maqedoni. Ky është një projekt dy vjeçar kërkimesh. Për 70 vite askush nuk ka folur për këtë temë. Mendoj se Qendra e Kujtimit të Holokaustit është një qendër e bashkimit ku të gjitha grupet etnike dhe fetare në Maqedoni janë të mirëseardhur të bashkëpunojnë me ne për një të ardhme më të mirë”, ka thënë për Zerin e Amerikes,  Maja Susha, përfaqësuese e Fondit të Holokasutit të Hebrenjve nga Maqedonia.
Në këtë ekspozitë u prezantuan 27 fotografi dhe mbi 100 dokumente. Përfaqësuesi i Institutit Kombëtar të Historisë, Aleksandar Manojlovski thotë se përmes tyre, përshkruhet jeta e komunitetit hebraik në Maqedoni në periudhat para, gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore.
“Synimi i këtij projekti është kapja e momenteve të bashkëjetesës në kohët e shkuara dhe afërsia e njerëzve pavarësisht dallimeve të tyre fetare apo etnike”.
Ndërsa, Dr. Skender Asani thotë se përmes kësaj ekspozite organizatorët duan të japin mesazhin se “vetëm të bashkuar mund ta mundim të keqen”.
“Prandaj Instituti ynë ka ndërtuar marrëdhënie të mira me të gjitha komunitetet fetare në vend dhe është i hapur për bashkëpunim me të gjithë. Sepse vetëm duke pasur këtë guxim, si këta njerëz në fotografitë e ekspozitës, mund të shpresojmë për një të ardhme të ndritur të popujve që jetojnë në këtë vend”, trasmetojë Zëri i Amerikës.
Ndëesa në vazhdim të vizitës së tyre delegacioni i klerikve musliman nga Maqedonia, në medien sociale Facebook, thuhet se edhe Reisul Ulema  po viziton Dhomën e Përfaqësuesve dhe Kongresin Amerikan.
Në njoftimin e tyre, thuhet se këto ditë, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës po qëndron një delegacion nga Maqerdonia në përbërjke të së cilës është edhe Reisul Ulema i BFI-së, H. Sulejman ef. Rexhepi.
Vizita e delegacionit të klerikve shqiptar musliman nga Maqedonia, simbas njoftimit, po  realizohet në vigjile të Ditës së ngadhnjimit mbi fashizmin në të cilin rol vendimtar pati sidomos populli dhe ushtria amerikane.
Me këtë rast, më 12 Maj 2016, Manhattën – New York, në nder të 9 Majit, u organizua, hapja e një ekspozitë e titulluar “Guximi qytetar në kohë të vështira”, e cila përmes 34 fotografive dhe dokumenteve autentike, pasqyron historitë rreth shpëtimit të hebrenjve në Maqedoni gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Kësaj ekspozite, në New York, në njoftimin e tyre shkruajnë këta klerikë,  i ka paraprirë edhe takimi me shumë intelektualë e akademikë amerikan.
Vlenë të theksohet, sipas tyre, sidomos takimi me pastorin Dr.Mark Dever, teolog dhe shkrimtar i njohur amerikan, i cili me mjaft kujdes e kurreshtje ka përcjellë fjalët e efendi Rexhepit, teksa ka folur lidhur me rolin e shqiptarëve myslimanë që e kanë pasur gjatë Luftës së Dytë Botërore, në strehimin, fshehjen dhe në shpëtimin e hebrenjëve nga nazistët gjermanë.
Në këtë aspekt, kryetari i BFI-së ka vënë në spikamë sidomos institucionin e besës shqiptare e cila është shprehur si në Maqedoni, ashtu edhe në Kosovë dhe Shqipëri gjatë shpëtimit të pjesëtarëve të popullit hebre.
Përmes 34 fotografive dhe dokumenteve të ekspozuara në fakt është vënë në spikamë rrafshi human i popullatës sonë në periudhën më të rëndë. Veç kësaj, ky aktivitet arkivor ka shpalosur edhe vlerat e çmueshme të popullit shqiptar, traditën dhe besën shqiptare.
Po ashtu, gjatë këtij qëndrimi në Uashington, kryetari i BFI-së ka vizituar edhe Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-ve si dhe Kongresin Amerikan, me ç’rast ka realizuar mjaft takime me përfaqësues të jetës politike amerikane. Vlenë të nënvizohet sidomos takimi me përfaqësuesin e kongresistëve republikanë, Robert Aderholt, të cilit i shprehu mirënjohjet e thella për tërë atë përkrahje dhe ndihmë të cilën shqiptarët e gjejnë tek shteti dhe populli mik amrikan.
Reisul Ulema e njohtoi z. Aderholt për bashkëpunimin permanent në mes të BFI-së dhe Ambasadës Amerikane në Shkup si dhe bashkëpunimit të ngushtë që ekziston në mes të këtyre dy faktorëve në krijimin e kushteve sa më të mira për një bashkëjetesë në mes të komuniteteve të ndryshme, pavarësisht përkatësisë fetare, kombëtare e racore, në Maqedoni.
Në këto evente kanë marrë pjesë edhe anëtarët e tjerë të delegacionit nga Maqedonia që përbehet nga kryetari i Komunës Çair të Shkupit dhe njëherit nënkryetar i BDI-së, Izet Mexhiti, drejtori i ITSHKSH-së, Dr. Skender Asani, kryetarja e Komunitetit Hebraik në Maqedoni, znj. Berta Romano, etj.
Delegacioni në fjalë, në njoftim thuhet se do të qëndrojë edhe në Nju Jork ku, me rastin e hapjes së ekspozitës, pritet të realizojë sërë takimesh me përfaqësues të ndryshëm të jetës amerikane si dhe me bashkëatdhetarët tanë që jetojnë dhe veprojnë në këtë shtet amerikan.
11111.jpg

13174054_983177431799090_8592399784553206559_n.jpg

7E180F3C-FA8A-45F3-B578-F2AAB07C8B68_w987_r1_s.png

041912_holocaust_remember_16.jpg

4420569.jpg

13151932_983177495132417_6295958328854714412_n.jpg

13164202_983177435132423_6999690755661060294_n.jpg

13178767_983177428465757_5177108942873668492_n.jpg

Filed Under: Kulture Tagged With: Beqir Sina, Ekspozitë fotografike, mbi shpëtimin e hebrenjve, ne Maqedoni, ne New York

Deputeti socialist “kaubojsi” në New York

May 12, 2016 by dgreca

Deputeti i Partisë Socialiste Eduart Ndocaj ndodhet në Shtetet e Bashkuara, me bashkëshorten e tij, sikurse dëshmojnë edhe fotot e publikuara së fundmi.

Ndocaj i bëri jehonë rreth 1 muaj më parë lajmit se ishte ftuar nga disa kongresmenë që t’i vizitonte në Amerikë.

Para pak kohësh ai publikoi edhe marrjen e vizës.

Tani a ndodhet në “Mollën e Madhe” dhe ka shkuar në të nëjjtin moment me kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta, që po zhvillon një vizitë zyrtare.

Ndoshta kjo është një rastësi, ose jo, deri në provë të kundërt.

Ndërkaq, “Kauboji” ka shëtitur dje rrugëve të Nju Jorkut me një Bentley të bardhë, si një boss i vërtetë.

Ndryshe nga shumë politikanë që kanë përdorur politikën për t’u pasuruar dhe që mundohen t’i fshehin pasuritë e tyre, Ndocaj mund t’ia lejojë vetes këtë luks, duke qenë se suksesin e tij e ka ndërtuar në Itali si sipërmarrës privat dhe jo me taksat e shqiptarëve të gjorë.(Mapo)

Filed Under: Komente Tagged With: “Kaubojisi”, ne New York, shëtit me Bentley

KRYEMINISTRI RAMA U PRIT ME PROTESTE NE NEW YORK

April 12, 2016 by dgreca

Aktivistët amerikan presin me protestë Edi Ramën në New York/
 Nga Beqir SINA – new York City/
 Protesta e mbajtur jashtë dyerve të muzeumit “Museum of Jewish Heritage”, në New York, ishte në vazhdim të protestave, të tjera që u mbajtën në të njëjtën ditë në Tiranë, para kryeministrisë, dhe Tropojë, për të kundërshtuar projektet për ndërtimin e hidrocentraleve mbi lumin Valbonë.
IMG_7491.JPG
NEW YORK – Një grup i vogël ambientalistësh (environmental), amerikanë, kanë marrë pjesë sot, pasdite në një protestë, në pjesën e poshtme të qyetit të Nju Jorkut, vetëm pak para se aty të mbrrinte  Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, i ftuar për të merrte pjesë në ceremoninë e organizuar nga komuniteti shqiptarë në muzeumin “Museum of Jewish Heritage”.
Një aktivitet, i cili ishte i organizuar nga asambleisti shqiptar i Nju Jorkut, Mark Gjonaj, u shfaq edhe dokumentari për hebrenjtë, “Besa”. Në këtë aktivitet si i ftuar mori pjesë edhe Prokurori i Përgjithshëm i Shtetit të New Yorkut, Eric Schneiderman, Kryeministri Edi Rama, dhe ministirat që e shoqërojnë atë.
Protesta e mbajtur jashtë dyerve të muzeumit “Museum of Jewish Heritage”, në New York, ishte në vazhdim të protestave, të tjera, që u mbajtën në të njëjtën ditë në Tiranë, para kryeministrisë, dhe Tropojë, për të kundërshtuar projektet për ndërtimin e hidrocentraleve mbi lumin Valbonë.
Protestuesit në New York, mbanin në duar pankarta ku shkruhej :”Edi Rama No Hydropower in Valbona”- “Save Valbona- No Hydrodam”- “ Stop Hydropower in Valbona” -“ No HEC Dams in Valbona” – “ Don’t flood Valbona” -“ Albanians saved Jew in World II – Edi Rama should to save Valbona in 2016” – Stop HEC in Valbona”
Aktivistët amerikanë, të mbrojtjes së mjedisit në New York , thanë se dolën për të protestuar sot para Kryeministrit, Rama, dhe delegacionit qeveritar shqiptarë, në New York, duke i kërkuar atij nëpërmjet pankartave, që ata mbanin në duar, të ndalohet ndërtimi i HEC-eve mbi lumin Valbonë, sepse me këto projekte, sipas tyre, po dëmtohet rëndë një zonë e mbrojtur natyrore dhe turizmi në nivel kombëtar në veriun piktoresk të Shqipërisë.
Aktivistët amerikan, që morën pjesë në këtë protestë, janë ambientalistët të profilit të lartë, dhe të njohur në New York dhe nga i gjithë vendi për protestat e tyre, tipike të tilla në mbrojtje të klimës dhe mjedisit në SHBA.
Protesta, e New Yorkut, erdhi në kohën kur qindra shqiptarë erdhën të marrën pjesë në ceremoninë e organizuar nga komuniteti shqiptarë, në muzeumin “Museum of Jewish Heritage” në përkujtim të Holokaustit –  pra mbrojtjen që u bënë hebrenjëve, shqiptarët gjatë LDB, ku shqiptarët dhanë shembullin e papërsëritshëm në botë, duke marrë në mbrojtje hebrenjët, megjithë rrezikun e asaj kohe .
Disa nga protestuesit, të cilët thanë se kishin vizituar Shqipërinë e veriut, dhe ishin njohur me turizmin malor në Alpet e Shqipërisë, luginën e Valbonës, thanë se: “Sot ata po protestonin , sepse kemi mësuar se çfarë po ndodh mbi lumin Valbona në Shqipëri, e cila është një perlë e vertetë e natyrës së bukur. Ne nuk mund të lejomë për t’ shkatërruar këtë bukuri të rallë natyrore, tha njeri prej tyre dhe vazhdojë “Ne se së bashku me disa organizata dhe veprimtarë të mjedisit  në Shqipëri, do të protestojmë deri sa  të ndalohet ndërtimi i HEC-eve mbi lumin Valbonë, në Shqipëri.”
“Unë kurrë në jeten time nuk kam parë natyrë më te bukur dhe të virgjër , tha duke u betuar një turiste, e cila ishte aktiviste e njohur amerikane, dhe ka marrr pjesë edhe në protesta të tilla para Shtëpisë së Bardhë, OKB-së dhe udhëheqesve botëror – . Ne duhet të veprojmë tani … në Shqipëri, tha ajo që të mbrojmë nga shkatërrimi Valbonën dhe bukuritë e saj. Sepse, ne kështu kemi vepruar edhe me vende të tjera nëpër botë, në mbrojtje të mjedisit , dhe kemi arritur të ndalojmë qeveritë e vendeve të ndryshme”,  na tha Kathy Madrigal, një grua e re, nga Manhattani – NY, e cila kishte ardhur së bashku me vajzën e saj 11 edhe ajo me një pankart ku shkruhej”Edi Rama No Hydropower in Valbona”.
Sipas aktivistëve, në Shqipëri, me këto projekte HEC-esh po vritet industria strategjike e zhvillimit të turizmit për këtë zonë, por edhe imazhi si vend tërheqës për turistët në nivel kombëtar.
Zëri i Amerikës në emisonin televizivë Ditari, tha sot se : “Kjo industri, e cila prej vitesh është përballur me indiferencën e vetë pushteteve, duke i mangësuar asaj infrastrukturën për një zhvillim sa më të qëndrueshëm, tanimë po përballet me ekzekutimin e saj. Qeveria e mëparshme i miratoi, ndërsa kjo tjetra po i zbaton verbërisht”, thuhet në një deklaratë të ambientalistëve, nga Shqipëria.
“Nga ujëvara në bashkimin me Drinin, lumi i Valbonës përshkon 65 kilometra dhe përbën zemrën e zhvillimit të turizmit në këtë zonë. Më tërheqëse për turistët janë 20 kilometrat e para, por mesa duket nuk do të jetë kështu edhe për shumë gjatë, në qoftë se këtu ndërtohet qoftë edhe një hidrocentral i vetëm. Lugina e Valbonës ka statusin e Parkut Kombëtar prej vitit 1996 dhe pritet të shndërrohet në asetin më të rëndësishëm turistik në vend, si pjesë e një parku gjigant që do të bashkojë kurorën e Alpeve me Kosovën dhe Malin e Zi.
Por përgjatë lumit që i jep emrin parkut do të ndërtohen dhjetë hidrocentrale. Më i madhi prej tyre është hidrocentrali i Dragobisë. Kompania ndërtuese pretendon se ka marrë miratimin e banorëve të zonës duke treguar një listë, por banorët thonë se lista është e manipuluar, madje në të ka emra të personave që kanë vdekur prej kohësh”, vijon deklarata.
IMG_7494.JPG

IMG_7482.JPG

IMG_7486.JPG

IMG_7497.jpg

IMG_7484.JPG

IMG_7488.JPG

Filed Under: Komunitet Tagged With: Beqir Sina, Kryeminsitri rama, ne New York, proteste

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • …
  • 15
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dardanët…
  • DEKLARATA E PAVARËSISË – GURËTHEMEL I SHTETËSISË SË KOSOVËS
  • 2 korrik 1990 – Prishtinë, Shpallja e “Deklaratës Kushtetuese”!
  • Penalizimet e kryeministrit për pyetje ndaj gazetarëve janë rast tipik shqiptar. Këto penalizime duhen refuzuar
  • Në Kroaci u zhvillua shkolla verore e gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare
  • Rinjohja e shtetit shqiptar pas Luftës së Parë Botërore dhe roli i SHBA
  • 2 Korrik 1990 si revoltë ndaj sistemit komunist
  • Përkujtohet veprimtari i shquar i arsimit shqip Ahmet Gashi
  • EMËRTIMET E VENDBANIMEVE,  VLERA ETNO-KULTURORE  TË ÇDO MJEDISI
  • KËSHILLI BASHKIAK LIBOHOVË I JEP TITULLIN “MIRËNJOHJA E QYTETIT” (PAS VDEKJES) ATDHETARIT QERIM BAJRAM HAXHIU
  • LA PATRIE (1920) / IMZOT LUIGJ BUMÇI : “POPULLI SHQIPTAR, ME VULLNETIN E TIJ, NUK DO TA LËSHOJË KURRË VLORËN.” – SHKRESA DREJTUAR KONFERENCËS SË PAQES NË PARIS
  • KOSOVA PARA 32 VITEVE: DEKLARATA KUSHTETUESE PËR PAVARËSI E 2 KORRIKUT 1990
  • Plenumin i Brioneve në fokus të Shërbimit Inteligjencës Amerikane 1 Korrik 1966
  • JETA E NJË FËMIJË “KULAKU” NË DIKTATURË!
  • “MEDIA SHQIPTARE, RRUGËTIMI I VËSHTIRË DREJT LIRISË”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari Albin Kurti alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fadil Lushi Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT