• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Alfons Grishaj në Sofrën Poetike të Diellit

April 30, 2016 by dgreca

Alfons Grishaj/

 Ndjesë Pastë/

-Ndjesë pastë…, qe i mirë ./

Sa i dashtun  dhe i vshtirë./

Qen bir qeni, – një nga fundi./

Plaka e krrusun ,- hë, zullumi!…/

 

Tek dera  një “burri i madh”/

Gjyslykë ngjesh, gojës një shall./

Çdo i pranishëm  kundroi,/

Nuk pa , nëse qeshi a vajtoi…/

 

Hapën rrugën në xhenaze,

Neraxhesës me  avaze ,

Në dorë i vyshkur karafil

Përkul’ në vesh i thot’: “debil”!

 

Ra përsipër rrasa e vorrit

Nga një sy dy lot prej zorit,

U çliru njaj  kallaballëk

Shpirti tij shkoi  porsi melek.

 

Tuj fluturu  për në hava :

“Gabriel, ma  ndaj kyt  dava…

Thu kam kenë dhe unë si kta ?

Nuk jam un’, por ata me u qa”!

 

Të madhe qeshi Gabrieli…

“Krejt i afërt asht  exheli,

Fjalët boshe kot së koti

Mos gjyko , se i gjykon Zoti”!…

 

Besimtari

 Tastieret  rruaza në qafë,

Lirat e Turkut, kryq e hënë,

L’kurën e palltos nga xhirafë,

Kapelë lëkure nga ujk rënë.

 

Këpucët vesh’ prej papirusi,

Çorape teli, çakshir argjile,

Kuti duhanit me myshk pusi,

Qaforen gëzofi prej një skile.

 

Ai, ekscentriku i vetëtimës

Fjaloset me  erën e  tërbuar,

Mprehur brisk përmes mjaullimës,

Brenda breshërit të gjymtuar.

 

Fuqia e shpirtit kur është i lirë

Si ajri i pranishëm gjithkund,

As breshër, as kohë e nxirë,

Asgjë s’e ndal, askush s’e mund.

 

Rrënjët  krejt çakshirë  argjile.

Qëmot’ këpucë papirusi.

Yll’ e kryq stoli vigjilje,

Simbol i frymës nga Jezusi!…

Se atëherë o mik’, …

 Gëzohu kur dielli  lind në agim

Për ditën e re plot dritë e jetë.

Kundrimi e luleve   galdim,

Aromat  shijoji i(e)qetë.

 

Duaje xixëllonjën që ndrit në terr,

Mushkonjën që të pickon drejt  në vesh.

Në vuajtje   harro satana e ferr ,

Në kup të qiellit gëzo e qesh!

 

Kupën e verës mik(e) amshuar…

Pije me fund , të mbush me lumturi,

Armikun e mposhtur e të rrënuar

E sheh  me paqe  e dhembshuri!

 

Me  dashuri  natyrën e përsosur

Në paqe vishe  me kënaqësi,

Mendo dhe për jetën e pasosur…

Se atëherë o mik’, ke lindur  sëri!

Vashës -Grua

 Në prarimin e mrekullisë qiellore

Ku mblidhen gjitha andjet dhe ndjesitë,

Skulpturë e gjallë  një mijë kolore

Mjeshtërinë e vet gdhendën perënditë…

 

Porsi dikur , kuror dafinash  Rozafat,

Shëmbëlltyrë  Morsinie e Kostandini,*

Mbi kullën e shekujve dashuri ,  o fat !

Lavdi yjeve ! Se  bën roje , Kerubimi*…

*- Kostandini e Morsinia. Një histori  e Skenderbeut…

Kostandini ishte vëllau binjak i Ballaban Pashës. Shpesh herë Turqit , e ngatërronin Konstandinin me Ballabanin , dhe ushtria e Kastriotit , e ngatërronte Ballaban Pashën me Konstandinin.

Morsinia dhe Konstandini , u martuan në kështjellën Rozafat,  nën kurorat e dafinave . Sipas legjendës, Skënderbeu u kujdes për martesën e tyre…

*Kerubimi(Cherubim) = Engjëll . Roje i dritës dhe i yjeve.Pamja  e tij përbëhet prej katër fytyrash : Një fytyrë burri, kau , luani dhe ëngjëlli.

– Shënimet e mia.

Filed Under: LETERSI, Sofra Poetike Tagged With: alfons Grishaj, Kater poezi, ne sofren e Diellit

LULZIM MULLIQI NE SOFREN POETIKE TE DIELLIT

February 27, 2016 by dgreca

HIMN PER PAVARESINE/
Mengjesi kur lind pa pranga/
Dielli do te shndrise me mire/
Oqeanet ishin me te qete ate dite/
Kur Kosova e shpalli Pavaresine/

Lindi edhe nje shtet i ri,me i riu ne Europe/
Sofrat jane shtruar e gotat jane cakerruar /
Pikojne lote gezimi e mallengjimi te mergimtareve/
Ne dhe te huaj kete dite per ta festuar/

Per ty Kosove ne e ngreme dolline
Ti,Kosove, e gezofsh Pavaresine
Shtegto krenare kudo ne histori
Me enderrimtaren tone-Lirine!

PSHERETIME
Nga larg psheretij
Dite e nate pareshtur
Ne ne dhe te huaj asgje
Vetem nje ze i mekur

Psheretima kudo nder ne
Sa e sa: ah,uh,ih,o bobo…
Zemrat digjen nga malli
Nje pike uji t’vendlindjes do

Malli djeg si prushi ne vater
Syte tane te perlotur prore
Jeta qenka e veshtire larg
Jeta ne largesi qenka mizore.

REFUGJATET
Dine nga vijne dhe nuk e dine ku shkojne
Me trasta te mallkimeve ata prore ngarkuar
Me ofshamen e shpirtit te tyre te dremitur
Udhetojne neper Kontinente shpirttrazuar

Refugjatet denesin pareshtur per dheun e tyre
Si dicka te mbetur peng prej prej kohesh ne largesi
Te vetmuar udhetojne me enderren e tyre te zhuritur
Rishtas per tu kthyer ne Kosoven e tyre ne liri.

TE VARRET E DESHMOREVE
Tashme erdhi Pranvera e Madhe
Me jehonen e Lirise
“Erdhi bijte e mi erdhi…”
Thirri toka e Kosovës
Tash ketu eshte Dielli
Qe ngroh Token e Atdheut
Ja ketu eshte Liria
Jemi te lire sot
Kjo Toke u la me gjak
Loti i Nenes mbi Varrin e te Birit
Aty mbiu Lulekuqja
Aty lindi Liria!

TAKIM I VONUAR
Vitet rrodhen edhe shkuan
Edhe lotet ererat m’i thane
Si shiu i prajshem I veres treti
Freskine e mendjes tek ne e lane.

Shpirti eshte perflakur pertej mallit
Zemra si dallge deti eshte trazuar
Syte e perlotur rrjedhin nga malli
Per te shijuar ate takimin e vonuar.

Autor:Lulzim Mulliqi(SHBA)

Filed Under: Sofra Poetike Tagged With: Himn per Pavaresine, Lulzim Mulliqi, ne sofren e Diellit

FASLLI HALITI”HAP” DOSJEN NE SOFREN E DIELLIT

February 20, 2016 by dgreca

NGA FASLLI  HALITI/

 F.Haliti, viz. S.Kamberi, Piktor i Popullit/

 DOSJA IME*/

Së pari preva bisedat intime me të,/

Pastaj pirjen e kafesë,

Pastaj këmbimin e cigareve,

Pastaj dhënien e dorës,

Pastaj fillova ta përshëndes ftohtë,

Më vonë ta përshëndes vetëm me kokë.

Tani,

S’i flas më.

Jo,  jo, unë s’e dija

Ai paska mbajtur shtëpinë

Paska rritur fëmijët me lakrat e mia.

Dosja ime në Degën e Brendshme

Poezitë e mia kokëqethura Brenda në të,

Si në një qeli

Me dritare

Verbuese,

Ovale,

Me çimento të akullt, gri,

Dosja ime e veshur

Me astarin kob

Të fatit tim,

Të zi…

Dosja ime paska qenë librezë kursimi

Për spiunët,

Për fuksat

E mi

Librezë e artë kursimi,

Me denoncime si dollarë, flori, …

1994

 *Kjo poezi ëështë marrë nga antologjia e klasës VIII, 1994.

Filed Under: LETERSI, Sofra Poetike Tagged With: Faslli Haliti, Hap Dosjen, ne sofren e Diellit

FASLLI HALITI VJEN ME LAJMËRIM VDEKJEJE NË SOFRËN E DIELLIT

January 27, 2016 by dgreca

FASLLI HALITI/
Ne Foto: Portret i poetit Faslli Haliti. Viz. S.Kamberi, Piktor i Popullit/
LAJMËRIM VDEKJEJE/

Vdekja/
Vdiq./
Njerëzimi/
U vesh i tëri në zi,/
Ngriti flamujt e zinj
Majëmalesh e lisash në gjysmë shtizë,/
Dhe ia nisi vajit/
(O ç’vaj ish ai):/
Mjerë /
Ne, /
Mjerë/
Ne /
Të zinjtë,/
Të mjerët ne,/
Si do ta mbajmë /
Mbi shpinë përjetësisht,/

Peshën astronomike të jetës sonë mbi kurriz !

Dhjetor 2015

RËNKIMI IM

Si ti
Baba
Po rënkoj
Dhe unë:
Darkë, drekë,
Mëngjes e në gjumë.

Por
Si ti, baba,
Vdekjen
S’e thërras kurrë:
Eja moj vdekje e uruar,
Eja
Më merr, moj e bekuar…

Ti e doje vdekjen baba,
Ajo s’të donte
Ty.
Unë
As e dua
As e thërras atë si ti, baba,
Veç në më thirrtë Onipotenca!
Me një frymë shkoj, i hidhem në krahë!

Tetor 2015

SIGURISHT

S’ka
Vetëm
Errësirë
Vetëm dritë,
Ka kohë në errësirë,
Ka edhe kohë me dritë,
Ka dhe vende në errësirë
Ka dhevende
Në dritë
S’ka vetëm jetë në terr
S’ka vetëm jetë në dritë përjetësisht…

Errësira
Drita venë e vijnë
Një ditë edhe drita,
Edhe errësira
Fshihen,
Zhduken
Dhe vijnë e duken prapë vetëm atëherë
Kur Onipotente t’i thotë errësirës,
M’u hiq sysh
Dhe dritës
Ti thotë,
Eja
Drita ime,
Drita e syri tim, tani,

Që bota të lahet e të shoh dritë në përjetësi…!

Tetor, 2015

Filed Under: Sofra Poetike Tagged With: FASLLI HALITI VJEN, ME LAJMËRIM VDEKJEJE, ne sofren e Diellit

Faslli Haliti Sjell poetin nga Korea e Jugut ne Sofren e Diellit

October 7, 2015 by dgreca

K  O    U  N/

Ko Un, i lindur në vitin 1933 në Korenë e Jugut gjatë sundimit japonez, është poeti më i rëndësishëm i gjuhës Koreane. Bir  fshatari, asiston në tmerrete e Luftës së Dytë Botërore dhe të luftës midis dy Koreve. Nëntëmbëdhjetë vjeç u bë murg budist, pas 10 vjetësh ai e braktisi manastirin dhe tentoi disa herë për të  vrarë veten. Aktivist i të drejtae të njeriut në vitet ’70, ai u arrestua, u burgos dhe u torturua. Ka qenë midis finalistëve të Nobelit për Letërsi.

Edhe këtë viti, 2015,  është përsëri në listen e të nominuarëve për Nobelin.

Midis veprave të përkthyera në italisht Lule të një momenti (2005), Ishulli që këndon (2009) dhe, Ç’është (Knight Bus, 2013).

 BIOGRAFIA IME E SHKURTËR.

Ndonjëherë ëndërroj.

Pas fluturimit të një pelikani mbi Oqeanin Indian

unë ëndërroj.

Siç guxonte të bënte babai në fshatin e tij të lindjes.

Me t’u zhdukur drita pas perëndimit të diellit, në atë errësirë

Unë ëndërroj.

I zgjuar së rish nga ëndrra

unë gjallërohem si një linjë elektrike që qan nga era.

Deri sot kam përzënë ëndrrat e mia.

Madje në ëndërr

unë luftoj të përzë ëndrrat.

Kështu,

Ç’ishin fantazi

ose teori dominuese të një epoke

unë i përzuara.

Ekzistonin vetëm gjërat ashtu siç janë.

Pashë

dritat fluoreshente që shkëlqenin mbi det gjatë natës.

Pashë

nofullat e bardha të valëve që sapo vetëtinin,

t’i varroste errësira.

Ekzistonin vetëm gjërat ashtu siç janë.

Unë pashë

shkëndijimin e dritës fosforeshente dhe fshehjen e saj

të ngjashme me shikimin që bashkon nënën me foshnjën e saj të sapo lindur.

Tani i pranoj ëndrrat.

Gjërat s’janë më vetëm siç janë.

Unë ëndërroj.

Dje

S’është sot.

Sot

S’është nesër.

Por unë ëndërroj të nesërmen.

Toka nënë është varr i ekspreriencave.

 

Më mbetet një ëndërr:

në të ardhmen e largët mundet që Uni im – fosile, varrosur në tokë

të bëhet një këngë fosile.

                                     Përktheu: Faslli Haliti

 

Filed Under: Sofra Poetike Tagged With: Faslli Haliti, ne sofren e Diellit, nga Korea e Jugut, Sjell poetin

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • …
  • 7
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NË TEQENË BEKTASHIANE SHQIPTARE NË MICHIGAN U FESTUA “SULLTAN NOVRUZI”
  • SHQIPTARËT E AMERIKËS MBLODHËN 140 MIJË E 500 USD PËR NDËRTIMIN E KËMBANARES SË KATEDRALES NËNË TEREZA NË PRISHTINË.
  • “DIELLI” ME SHQIPTARËT NË DANIMARKË
  • VATRA MICHIGAN SHTROI DARKË NDERIMI PËR PRINC LEKËN DHE KLERIN FETAR NË MICHIGAN
  • VATRA CHICAGO MORI PJESË NË PROMOVIMIN E LIBRIT “THE FLOWER OF VLORA” TË DR. ANNA KOHEN
  • “ARDIAN KOÇI DHE RINGJALLJA E FENOMENIT TË VETMBROJTJES POPULLORE”
  • Edhe shqiptarët duhet ta kenë Kërlezhën e tyre për të nxitur demokratizimin e shoqërisë serbe
  • Shën Patrik
  • PRANIMI I PROPOZIMIT EVROPIAN ËSHTË KOMPROMIS TJETËR I KOSOVËS
  • “Luba”, një dashuri që vërvitet mes kohrash dhe zhvesh sistemin diktatorial
  • SENJORIA E VENEDIKUT DHE RAPORTET E SAJ ME PRELATET KISHTAR E FAMILJET FINSIKE SHQIPTARE NË SHEKULLIN E XV-TË – KRYEIPESHKVI I DURRËSIT IMZOT PAL ENGJËLLI
  • Papa Klementi XI (Albani), një bibliofil me sqimë dhe themeluesi i Seksionit Oriental të Bibliotekës Apostolike të Vatikanit
  • THE NEWTON GRAPHIC (1975) / “NJERIU DHE LËVIZJA” — EKSPOZITA FOTOGRAFIKE E GJON MILIT NË MUZEUN E SHKENCAVE TË BOSTONIT
  • MUZIKË QË PIKON NGA GISHTËRINJTË E FËMIJËVE…
  • VATRA PROMOVON “DIPLOMACIA NDËRKOMBËTARE DHE ÇËSHTJA E KOSOVËS 1997-1999” MË 25 MARS 2023

Kategoritë

Arkiv

Tags

alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT