• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

KUJTESA- ME 27 JANAR 1990, DIASPORA I DHA LAMTUMIRËN NIK MRNAÇAJ

January 26, 2021 by dgreca

27 JANAR 1990- Ishte një ditë e ftohtë dimri 27 Janari i viti 1990. Komuniteti shqiptar ishte tronditur nga një ngjarje e pazakontë; 5 ditë më pare 9me 22 Janar) ishte përcjellë lajmi se një aksident i pazakontë në rrethana të dyshimta kishte marrë jetën e të riut Nik Mrnacaj, i biri i Marash dhe Mrije Mrnacaj. Me 27 Janar u përcoll trupi i të ndjerit…. Shërbimet funerale u kryen në Bronx, New York, ku të riut Mrnaçaj, i dhanë lamtumirën e fundit mijëra bashkatdhetarë të komunitetit shqiptar të Amerikës. Mesha e Dritës u celebrua me datën 27 Janar 1990, në Kishën Katolike Shqiptare, nga të Pëndershmit Don Rrok Mirdita dhe Don Pjetër Popaj….

***

Rikujtesa: Vitin 1990 kishte nisë me demonstrata të shumtë në Diasporën Shqiptare të Amerikës. Dredhëritë e Ramiz Alisë në Shqipëri dhe urdhërat që përcilleshin në Misionin Shqiptar të Nju Jork-ut i kishin hedhur më shumë benzinë zjarrit.Me 20 Janar, në Nju Jork, ishte zhvilluar një demonstratë e madhe për lirinë dhe demokracinë e munguar shqiptare. Demonstrata u zhvillua para Misionit të asaj që quhej Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë. Mijëra njerëz, burra, gra dhe të rinj, shkruante Dielli në faqen e parë, morën pjesë në protestë. Turma e madhe u mblodh rreth orës 11 paradite dhe manifestoi me thirrje të fuqishme:” Lironi Shqipërinë”!, Reforma për Popullin Shqiptar”!…”Demokraci dhe Liri!” si dhe parrulla të tjera kundër diktaturës shqiptare. 

Shkëpusim nga kronika e Diellit(editor në atë kohë ishte Eduard Liço) : “Ndërmjet atyre që merrnin pjesë në këtë demonstartë na zuri syri edhe bashkëkombasin tonë Tom Christo nga New Hampshire, i cili është kandidat për Senatin Amerikan, profesori amerikan nga New Jersey John Cardino… Ishte i pranishëm edhe Reverand Sassu, përfaqësuesi i Kishës Orthodokse Rumune në New York. Krahas fjalimeve, u recituan edhe poezi nga tribuna e protestës, ku më së shumti duartrokitje fitoi poezia e Zef Pashko Dedës, shkruar enkas për këtë rast.

Shqiptarët e New York-ut, shkruante Dielli, ishin mbledhur me mijëra, po kishin ardhë edhe nga qytete të tjera, të afërta dhe të largëta. Nga Chicago kishte ardhë Rev. Jusuf Azemi me shumë shokë të tjerë; nga Detroiti Ekrem Bardha me shokë dhe bashkëpunëtorë të tij të Këshillit Kombëtar Republikan Shqiptaro-American; nga Connecticut Ligori dhe Kostandin Vangjeli,Ali Demiral ; nga Nju Jorku Dr. Turdiu me zonjën dhe vajzat, Luan Isufi me zonjën, Ramiz Dani, Abdulla Kaloshi, Seid Kryeziu, Rexhep Krasniqi, Nerim Kupi, vëllezërit Bytyçi dhe shumë të tjerë. Po ashtu kishin ardhur edhe nga Florida e shtete të tjera të Amerikës. Në krye të turmës binte në sy një grupim energjik i të rinjëve me në krye Nikoll (Nik) Mrnaçaj, që i jepnin ritëm demonstrimit. Nikolla kishte motive të forta për të dalë në krye të protestës: Vuajtjet e fisit të tij në Shqipëri, kalvari në burgje dhe kampet e internimit, burgosja dhe vdekja e axhës së tij, Nikolla Mrnaçaj nga torturat e diktaturës,e kishin mbushur shpirtin e tij, dhe e kishin bërë aktiv në demonstratat antikomuniste në SHBA. Atë e gjeje kudo ku demonstrohej, në Washnigton, New York, Michigan etj.

Gjatë demonstratës u mbajtën shumë fjalime të ashpra kundër diktaturës dhe u bënë thirrje për Liri e Demokraci; Foli kandidati për Senator Tom Christo, i cili dënoi dhunën dhe shtypjen e gjatë të shqiptarëve nën diktaturën komunisto-staliniane. Ai dënoi edhe dhunën që po ushtrohej nga regjimi i Beogradit kundër qytetarëve të pafajshëm shqiptarë të Kosovës, duke besuar se pas rënies së diktaturës staliniste në Shqipëri, opinioni do të fokusohej më mirë në Kosovë. Folën gjithashtu edhe Dr. Gjon Buçaj dhe Dr. Fuad Myftija.

Demonstrata e Shqiptarëve antikomunistë u ndoq nga shtypi i New York-ut, nga radio dhe televizionet. Në edicionet qendrore të lajmeve gati të gjithë televizionet dhanë pamje nga demonstrata, duke i komentuar ato, informonte Dielli.

Demonstrata e antikomunistëve demokratë shqiptarë para Kombeve të Bashkuara kishte tronditë edhe Tiranën zyrtare, e cila ende bënte qëndresë dhe i lëshonte me pikatore te drejtat e mohuara njerzore. Një demonstratë e tillë antikomuniste do të organizohej edhe në Detroit, por duket se Misioni Shqiptar në Nju Jork kishte urdhër për një antiprotestë,antimiting atje. Vetë shefi i Misionit kishte udhëtuar të nesërmen e demonstartës së Nju Jork-ut, drejt Detroitit. Grupimi i të rinjve antikomunistë me Nikoll Mrnaçaj e kishin mësuar lajmin dhe u nisen për në Detroit, që t’u vinin në ndihmë bashkatdhetarëve antikomunistë, demokratë atje. Edhe pse qe një ngjarje që provokoi tension, të rinjët nuk ranë në kurthin e përplasjes vëllavrasjes, duke shmangur gjakderdhjen. Gjithësesi Misioni shqiptar dështoi në orvajtjen e vet.Por në kthim ndodhi tragjedia,për të cilën dyshohet se aksidenti ka qenë i qëllimshëm.

Gazeta e Dielli e ka regjistruar ngjarjen në numrin e saj 15 Shkurtit 1990. Ishte një kronikë e thjeshtë që përcillte dhimbje. Nën titullin”Një humbje tragjike” Dielli shkruante: Me datën 22 Janar 1990, në një aksident automobilistik, humbi jetën Nikoll Mrnaçaj, në moshën 31 vjeçare. Aksidenti ndodhi në Pennsylvania, ndërsa Nikolla së bashku me Mark Tinaj, po ktheheshin nga Detroiti, ku morën pjesë në demonstrimin kundër regjimit stalinist të Tiranës. Dielli shkruan se Mark Tinaj shpëtoi për mrekulli, ndërsa Nikolla humbi jetën.

Shërbimet funerale u kryen në Bronx, New York, ku të riut Mrnaçaj, i dhanë lamtumirën e fundit mijëra bashkatdhetarë të komunitetit shqiptar të Amerikës. Mesha e Dritës u celebrua me datën 27 Janar 1990, në Kishën Katolike Shqiptare, nga të Pëndershmit Don Rrok Mirdita dhe Don Pjetër Popaj. Merrnin pjesë në meshë më shumë se një mijë shqiptarë dhe amerikanë. Nikolla u varros në St. Raymonds Cemetery, me nderimet më të madha që Komuniteti shqiptar mund t’i akordojë një personi, shkruante gazeta e Vatrës.

Dielli komentonte: Nikolla vjen nga një familje që gëzon respekt të konsiderushëm, për tradita fisnike, bujari dhe atdhedashuri. Gjatë jetës së tij të shkurtër, i ndieri Nikoll, la kujtimet më të mira, me sjellje, urtësi, dhe edukatë familjare, që kudo i sillnin dashuri dhe respekt nga të gjithë. Nikolla la mbrapa prindërit Marash dhe Mrije, bashkshorten Maria, djalin 5 vjeçar Michael, dy vllazën Paulinin dhe Lekën, dy motra dhe një rreth familjar të gjanë, si këtu, ashtu dhe në Atdhe.

Redaksia e Diellit në fund të kronikës i paraqiste ngushëllimet më të ndieshme Familjes Mrnaçaj për këtë humbje të rëndë e të pazëvendësushme.

Ashtu siç e përcolli me nderime në ikjen nga jeta, po ashtu komuniteti shqiptar e nderon për çdo vit Nikën. Katër muaj pasi kishte humbë jetën(22 Janar 1990), pikërisht në fillim të majit 1990, Nikolla u përkujtua me nderim nga Bashkia e White Plains , duke e ngritur Flamurin shqiptar pa yll tek zyrat e Bashkisë. Tash çdo vit, në fillim të muajit Maj, Martiri i Demokracisë, Nik Mrnaçaj, përkujtohet e nderohet nga Bashkia dhe nga komuniteti shqiptar me ceremoni nderuse, me fjalime, me programe artistike dhe me ngritjen e Flamurit Kuq e zi. Ajo që tashmë ka zënë vend për rreth tri dekada në kalendarin e veprimtarive të Prefekturës së White Plains, dhe të Komunitetit Shqiptar, të Kishës Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodrës”, të Shoqërisë Artistike Kelmendi, të Vatrës dhe shumë shoqateve të tjera në Nju Jork, thirret “Dita e Lirisë Shqiptare” dhe i kushtohet Nik Mrnaçaj.

Edhe në vendlindje Nika është nderuar me dekoratën”Martir i Demokracisë” , ndërkohë që shkolla e mesme ne Tamarë – Kelmend, mban emrin “Nik Mrnaçaj”, ndërkohë që ai është vlerësuar “Nder i Kelmendit”, ka dhe rrugë me emrine tij.

Gjate Javes se kaluar, Dom Pjetër Popaj, famullitar i Kishës Katolike Shqiptare”Zoja e Shkodrës”, çoi meshë në nderim të Nikës, ndërkohë që ka kujtuar dhe eshte lutur edhe per axhën e Nikës,babain e Mark Mrnaçaj, Nikoll Mrnaçaj, me rastin e 31 vjetorit të vdekjes, pas një kalvari të gjatë në burgjet dhe kampet e internimit! Pushofshin në Paqe!(DG)

Filed Under: Featured Tagged With: 27 janar 1990, dailp Greca, Nik Mrnaçaj

Artikujt e fundit

  • VATRA Boston mikpret Luan Ramën në një takim për kulturën dhe çështjet kombëtare
  • VOTA E GJAKUT …
  • “Çekani i mesnatës”, Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth mbi operacionin e SHBA në Iran
  • “Parada Shqiptare 2025” – Shqiptarët e Amerikës u mikpriten në “shtëpinë” e kryetarit të Bashkisë së New York-ut Eric Adams
  • Shqiptarët e Amerikës, krenari kombëtare
  • Presidenti Trump i flet kombit – SHBA-të godasin 3 baza iraniane të programit bërthamor
  • “Godita e SHBA ndaj bazave bërthamore të Iranit, ndëshkim shembullor ndaj diktatorëve gjakatarë dhe mëndjeve terrorise”
  • Shqipja Futet në Komunikimet Zyrtare të Shkollave Publike në Nju Jork – Një tjetër arritje historike për arsimin dhe familjet shqiptare në Diasporë
  • EROTIKA E VIOLINÇELËS NGA BALLKANI NË DOWN TOWN NË CHICAGO
  • Kosova – shtet i pavarur, por pjesë e pandashme e Shqipërisë kombëtare
  • Albanian Parade in New York City
  • “Të dëgjojmë zërat e tyre dhe të luftojmë për të drejtat e tyre”
  • EDHE NJЁ VEPЁR ME PESHЁ TЁ MADHE STUDIMORE PЁR EPOSIN E KRESHNIKЁVE
  • Diplomacia e Fuqive të Mëdha dhe kompromisi austro-rus në lindjen e shtetit shqiptar
  • Ambalazhet plastike ushqimore dhe siguria e shëndetit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT