Sipas CNN janë deri tani policia ka identifikuar tetë të vrarë/
*Vritet një vajzë shqiptare, Sabina Sulaj/
Policia e Mynihut njofton për një numër të vrarësh në një qendër të madhe tregtare të qytetit, pas një incidenti me armë zjarri së cilës policia iu përgjigj duke mobilizuar oficerë të shumtë.
Sipas agjencisë së lajmeve DPA, sulmi filloi në një restorant të qendrës tregtare pak pas orës 6 pasdite. Policia tha se nuk ishte e qartë nëse bëhet fjalë për një apo më shumë persona, por me pas u raportua per 6 te vrare, e pas pak numri shkoi ne tete, e se fundmi 9….
Në sulmin në Munih të Gjermanisë ka vdekur shqiptarja Sabina Sulaj.Këtë gjë për Gazetën Express e ka konfirmuar nëna e Armela Segashi, Nazmija, vajza e cila aktualisht është e zhdukur.Ajo tha se për vajzën e saj akoma nuk ka informacione por shtoi se shoqja e saj Sabina ka vdekur.“Krejt çka di për Sabinën është se nëna e saj është nga Shqipëria dhe babai është nga Kosova. Ajo ka qenë shoqe me vajzën time Armelën”, tha Nazmija.
Ky është rasti i dytë i këtij lloji në Gjermani në më pak se një javë.