..që do të konkurrojë me vetveten/
Deputeti Ben Blushi e ka cilësuar si marrëzi propozimin e Edi Ramës për referendum për mandatin e kryetarit të PS-së.
Sipas tij nuk mund të bëhet referendum për një emër, sepse referendumet bëhen për çështje.
“Deri sot kanë domiuar dy linja që janë përplsur brenda partisë. Njëra e arsyeshme që kërkonte zbatim të statutit, tjetra që ishte kundër. Sot u shtua linja e marrëzisë. Referendumet bëhen për çështjet, jo për njerëzit. Rama kërkon të bëjë një referendum për të marrë një mandat të përhershëm. Absurdi është që kërkon të shkohet në referendum pa zbatuar statutin. Kjo do kthehet në barsaletë. Nuk është se jam kundër referendumit. Nëse ky statut hidhet për referendum jam dakord, por kush është pyetja që hidhet në referendum. Besoj se është marrëzia e një njeriu që do të shkojë në zgjedhje vetëm pa kandiat, që Edi Rama të kandidojë pa kandidat”, tha Blushi.
Më tej ai e quajti censurë faktin që fjala e tij nuk u transmetua live në media.
Blushi ripërsëriti akuzat ndaj Ramës për papunësinë, rritjen e borxhit dhe taksave, si dhe u shpreh i gatshëm për një ballafaqim publik për të gjitha këto çështje.
Blushi vlerësoi gjithashtu fjalimin e deputetes Arta Dade në Asamble, për të cilin tha se ishte një nga më të bukurit që ai kishte dëgjuar në këto 20 vjet në Partinë Socialiste.
“Për aq kohë sa nuk ka zgjedhje, për aq kohë sa të mendoj se Rilindja dhe PD-ja janë dy parti të djathta, për aq kohë sa partia ku jam futur nuk respekton statutin e vet, unë do të vazhdoj të flas”, u shpreh Blushi para gazetarëve.
Duke iu përgjigjur akuzave të Ramës dhe mbështetësve të tij që thonë se ai po flet me gjuhën e Berishës, Blushi tha se për asnjë ditë nuk ka menduar si Saliu.
“Kam mendimet e mia, mbroj pikëpamjet e mia, që thonë se duhet të qeverisim më mirë. Ka akoma mundësi që PS-ja të ndryshojë drejtim”, theksoi Blushi.