• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Europa e bashkuar, shqiptaret ende te perçare

May 21, 2019 by dgreca

Reflektim per Europen e bashkuar dhe shqiptaret e perçare/

Nga Sadik ELSHANI*/

Europa e bashkuar

Dita e Europes qe shenohet çdo vit me 9 maj feston paqen, pajtimin dhe bashkimin ne Europe. Rendesia e kesaj feste eshte integrimi europian, vzioni i lulezimit te paqes, lirise e mireqenjes se qytetareve te saj. Kjo date lidhet me pervjetorin historik te “Deklarates se Schumanit”. Ne nje fjalim te tijin ne Paris me 1950, Robert Schuman, ne ate kohe minister i Puneve te Jashtme te Frances, e shpalosi idene e tij per nje forme te re te bashkepunimit politik ne Europe, qe do ta bente te pamundur, te paimagjinueshme luften ne mes te shteteve, popujve te Europes. Vizioni i tij ka qene qe te krijoje nje institucion europian ku arrihet nje marreveshje e perbashket per te rregulluar prodhimin e thengjillit dhe çelikut. Gati nje vit me vone eshte nenshkruar nje traktat per te krijuar nje korporate te tille.Ishte percaktuar per thengjillin dhe çelikun, sepse keto jane dy prodhime te domosdoshme per te bere lufte. Ky propozimi i Schumanit merret si fillimi i krijimit te Bashkimit Europian (Europian Union). “Dita e Europes” eshte future per here te pare ne vitin 1985 nga Komuniteti Europian (Europian Community), pararendes i Bashkimit Europian, qe eshte krijuar me 1 nentor te vitit 1993 dhe sot ne gjirin e tij perfshin 28 shtete.

Ministri Schuman e ka bere kete deklarate pikerisht me 9 maj, sepse kjo date shenon edhe mbarimin e Luftes se Dyte Boterore ne Europe, fitoren mbi fashizmin e nazizmin, qe per pese vite e shkaterruan kontinentin europian, duke shkaktuar vdekjen e miliona njerezve dhe shkaterrimin e shume vendbanimeve, objekteve materiale, industriale e kulturore. Nganjehere ne histori ndodhe qe shtetet e qyteteruara te drejtohen nga individe e forca te errata politike, te cilat sjellin shkaterrime per vendet e tyre dhe vendet tjera. Por, shtetet e qyteteruara e me tradite politike e shteterore i pranojne gabimet e tyre dhe zotohen se ato nuk do te perseriten me dhe kete e deshmojne me vepra konkrete. Per t’i rene me shkurt, kundershtaret, armiqte e djeshem sot jane bere aleate, miq te sinqerte dhe jane duke punuar per zhvillimin e perparimin e kontinentit europian. Gjermania, shteti qe i shkaktoi gjithe ato tmerre gjate luftes, sot eshte bere forca motorike, timonierja e zhvillimit e demokratizimit te Europes. Te tjerat i ka thene historia dhe nuk ka nevoje qe te zgjatemi me teper ketu.

Shqiptaret e perçare

Po çka eshte duke ndodhur me shqiptaret? Eshte duke ndodhur e kenderta me ate qe po ndodh ne Europe. Shqiptaret ne shtetin e tyre prej 2 – 3 milionesh ende jane te perçare ne vijat e taborreve te para 75 viteve te shkuara. Ne Europe lufta ka mbaruar 74 vite me pare dhe menjehere pas saj kontinenti ka filluar t’i sheroje plaget e luftes, duke bere pajtimin, duke u perpjekur per te ndertuar nje jete te re. Nga ligjerimi (diskursi) i perditshem, skena e ashpersuar politike,debatet televizive, shkrimet e komentet ne gazetat e shtypura dhe ato elektronike, postimet e ndryshme ne Facebook me permbajtje e gjuhe ideologjike staliniste, fitohet pershtypja se nje forme e luftes qytetare ende eshte duke vazhduar ne Shqiperi. E kam fjalen per Shqiperine londineze, sepse ne trojet tjera shqiptare nuk ndodh nje gje e tille ne nje shkalle aq te zgjeruar, me perjashtim te disa individeve e grupeve te caktuara qe ende jane bunkerizuar ne keshtjellen e tyre bolshevike – staliniste. Lufta kunder fashizmit nuk eshte atribut, prone e komunisteve. Ndoshta te gjithe komunistet kane qene antifashiste, por jo te gjithe antifashistet kane qene komuniste. Gjate kohes se luftes marreveshja ne mes te kombetareve (nacionalisteve) dhe komunisteve per nje lufte te perbashket kombetare (Konferenca e Mukjes) deshtoi, sepse komunistet shqiptare ishin te terhequr per hunde nga dy nacinaliste serbe  (edhe pse ata ishin malazeze, dallim jo i madh): Milladin Popoviqi e Dushan Mugosha. Ata (komunistet) luftuan per ideologji, per pushtet dhe jo per nje Shqiperi demokratike. Bijte e Stalinit, siç e quanin veten komunistet, nuk luftojne per Shqiperi – bijte e Skenderbeut, po. Shqiperia u pushtua me 7 prill te vitit 1939, por komunistet u zgjuan nga gjumi kah fundi i vitit 1941, sepse ne qershor te atij viti ishte sulmuar Bashkimi Sovjetik. Me koken ne Moske e Beograd e me kembet ne Shqiperi, nuk luftohet per atdhe. Edhe njehere, historia e tregoi se çfare shteti krijuan komunistet, nje regjim çnjerezor qe u permbyse nga vete populli. Prandaj, nuk po zgjatem ketu me teper, sepse nuk eshte qellimi i ketij shkrimi dhe tani dihet mire sesi perfundoi sundimi komunist.

Move on (leviz, ec perpara)

Mire e ka thene Mit’hat Frasheri: “Shqiptaret do t’i fitojne te gjitha lufterat sapo te kene perfunduar luften e fundit ndermjet tyre”. Prandaj, jemi ku jemi, sepse ende jemi duke luftuar me njeri – tjetrin. Meqenese e permendem Mit’hat Frasherin, duhet theksuar se kthimi i eshtrave te tij ne atdhe nxori ne pah keto kundershti, acarime, perplasje politike. Gjuha e ashper e fyese ndaj personalitetit te Mit’hat Frasherit tregon nivelin e mjerueshem kombetar te kundershtareve te tij, mendjen, gjykimin e te cileve e ka paralizuar ideologjia e deshtuar bolshevike. Kryetari i Kongresit te Manastirit, nenshkruesi i dokumentit te Shpalljes se Pavaresise se Shqiperiseatdhetari, shkrimtari, publicisti, liberdashesi, diplomati Mit’hat Frasheri tere qenien e tij, gjate tere jetes se tij e ka vene ne sherbim te Shqiperise dhe çeshtjes shqiptare ne pergjithesi. Nder shekuj emri i Mit’hat Frasherit do te permendet me respekt dhe vepra e tij do te vleresohet gjithmone, ndersa kundershtaret e tij do te perfundojne ne koshin e pleherave te historise.

Prandaj, shqiptaret te marrin mesime nga  Bashkimit Europian, pjese e te cilit deshirojne te behen e te mos i vazhdojne betejat e deshtuara te eterve, gjysherve te tyre. Per keto raste amerikanet e kane nje shprehje te bukur: Move on (leviz, ec, vazhdo perpara). Por, ne shqiptaret nganjehere i ngulim kembet si dikushi ne balte dhe nuk mund te ecim perpara. Eshte koha, madje tejshkuar, per nje pajtim te sinqerte kombetar. Me mire vone se kurre.

Filadelfia, 19 maj 2019

Sadik Elshani eshte doktor i shkencave te kimise dhe veprimtar i bashkesise shqiptaro – amerikane.

Filed Under: Analiza Tagged With: Sadik Elshani-Europa e bashkuar

Artikujt e fundit

  • “UNË JAM ANEMONE” NJË LIBËR NË KËRKIM TË DREJTËSISË DHE DËNIMIT TË KRIMEVE SERBE NË KOSOVË
  • DRITAN ABAZOVIQ, DRITE NE ERRESIREN POLITIKE TE BALLKANIT
  • Përvoja 15 vjeçare e Shkollës Shqipe “Alba Life” Ambasador i Kombit New York
  • Lunxhëria visi me heshtje dhe kambana me gjuhë
  • Piktorja gjen optimizmin e jetës përmes ngjyrave, stili abstrakt shkon përtej mendimit
  • Po Dibres, Jo “SKAVICES”!
  • Si i grabiste regjimi komunist emigrantët
  • Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Dr. Rifat Latifi priti sot në takim shefen e Zyrës së Greqisë
  • “Arbëreshët midis realitetit dhe mitit: vështrim i shkurtër historiko-kulturor”
  • JOSHJA E PYLLIT TË KUQ
  • Nertila Sinameta mes Shqipërisë, Italisë dhe Kinës
  • SHENJTORËT SI PROMOVUES TË FQINJESISË SË MIRË
  • PRESIDENTI JOHN F. KENNEDY, BERLIN, 26 Qershor1963: “ICH BIN EIN BERLINER”, “Unë jam qytetar i Berlinit”
  • 7 KORRIK 2022, KUR “PRANVERA E PROTESTAVE” VJEN NË VERË
  • BISEDA E PRESIDENTIT BILL CLINTON ME HASHIM THAÇIN RUAJTUR NË BIBLIOTEKËN PRESIDENCIALE “WILLIAM JEFFERSON CLINTON”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari Albin Kurti alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fadil Lushi Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT