• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

SAMI REPISHTI, QYTETAR NDERI I SHKODRES

December 29, 2015 by dgreca

Dhania e titullit Qytetar Nderi Prof Sami Repishtit, vendos nji standard të naltë dhe te veçante/
Nga Romeo Gurakuqi/*
Shume e nderueme zonja kryetare e Bashkise Voltana Ademi,/
Shume i nderuem Kryetar i Keshillit Bashkiak te Shkodres, zoti Xhemal Bushati,
Zonja keshllitare, zoterinj keshilltarë,në radhe te pare ju falenderoj per besimin e dhanun per caktimin tim ne Komisionin e Dhenies se Titujve per Bashkine e Shkodres.
Se dyti, dua t’ju shpreh besimin dhe shpresen e plotë se mandati juej do të jetë një mandat nën të cilin Shkodra dhe krahina, do të bajë progresin e nevojshëm drejt ndërtimit të nji hapësire të lirë të përparimit ekonomik dhe ju do të ndërtoni mjedisin e nevojshëm nënligjor, strukturat e përshtatshme të lehtësimit të investimeve të reja dhe vendosjes nën kontrollin e ligjit të investimeve ekzistuese.
Jam i bindun se interesat e Shkodres në Republikën e Shqipnisë, paqes, progresit ekonomik, shtyllat e bashkëjetëses do të jenë, linjat që do udheheqin punën tuej në këtë mandat. Se treti, me lejoni të deklaroj se në këndëvështrimin tim, asht nji nder i veçante qe Bashkia e re e Shkodres ta nis punen e vet në dhanien e titujve, me vendimin per titullin Qytetar Nderi” për Profesor Sami Repishtin, te cilin une e kam konsiderue dhe e konsideroj, udheheqesin e vertete te bashkesise shkodrane dhe nje lider i mirefillte te te gjithe shqiptareve, ne procesin e emancipimit per nga Liria, mbrojtja e institucioneve te saj, mbrojtja e te drejtave shqiptarëve ne Kosove, Mal te Zi, Maqedoni dhe ne Epirin e Jugut.
Nderkohe, dhania e ketij titulli profesor Sami Repishtit, vendos nji standard te naltë dhe te veçante, qe do te duhet te respektohet ne te ardhmen, ne rastet e dhanies se titujve te ngjashem. Respektimi i ketij standardi kerkon, ne radhe te pare, nji obligim thelbesor ne ndjekjen e rruges qe profesor Repishti ka percaktue. Rruga qe ai ka promovue dhe promovon cdo dite per bashkesine tone, asht e bazueme ne parimet progresiste te ndertimit te institucioneve te qendrueshme qytetare, vendosjes e drejtimit te rajonit tone nen leadershipin e elitave ma te perparueme intelektuale, qe e dojne Shkodren sinqerisht dhe pa interes; ndertimi i akseve zhvillimore dhe marredhenieve tona nderqytetare mbi te njejtat parime te lirise qe kane drejtue me sukses gjysherit dhe stergjysherit tane ne kohet ma te veshtira; refuzimi i perdorimit te shkodranëvë të politikës si apendikse të interesave jo ligjore dhe të qendres se pandjeshme të Shqipnisë; imponimi i interesave zhvillimore të Shkodrës në bashkëpunimin me politikën qendrore të Tiranës; hapja e rrugeve per perfshirjen ne fuqine riperteritese te Shkodres, te brezit te ri te shkolluem ne menyre te pershtatshme jashte vendit.
Une ju garantoj ju se ky titull i jepet nji shkodrani dhe shqiptari te madh dhe te ndritun, qe mendon cdo moment te jetes se tij, atje larg ne ShBA, per Shkodren e vet, progresin e saj ne paqe, liri, demokraci funksionale dhe progres ekonomik te qendrueshem. Kur e njoftova mbi këtë vendim të Komisionit që une drejtoj, të nderuem këshilltarë, ai më tha krejt shkurt: “me vjen shumë mirë që Shkodra jeme nuk më ka harrue”.
Nuk do ta teproja të thoja besoj, se Sami Repishti asht lideri yne, asht frymezuesi i rruges sone, asht shkodrani ma i shquem i gjallë, që jeton çdo çast me gëzimet dhe vuejtjet tona të përditshme dhe ketë e tham me përgjegjësinë ma të madhe për të vertetën para jush të nderuem këshilltarë. Jeta e tij ne emigracion sa kohë që Shqipnia ndodhej nën diktaturë dhe aktiviteti i tij i përditshëm në 25 vite të tranzicionit parademokratik, nga emigracioni drejt Shqipërisë, nga Quins i New York-ut ku jeton, drejt State Department ne Washington DC, apo drejt Bruxell-it zyrtar, që asht nji aktivitet Publik, i hapur dhe i mirënjohur, janë prova të kjarta të statures së pacënueshm të udhëheqësisë morale, politike, zhvillimore dhe të një trashëgimie që Bashkia Shkodër duhet ta vendosë në hyrje të saj si udherrëfyes dhe drejtues.
Ju të nderuem keni mundësinë ta ndiqni këtë aktivtet të Profesor Repishtit gati çdo muaj në gazeten ma të madhe të përditshme në vend. Me lejoni të nderuar këshilltarë të shpreh besimin tim se ju do ta konsideroni me përparësi aprovimin e këtij propozimi për Profesor Sami Repishtin, në 90 vjetorin e lindjes së tij, si shenjë nderimi dhe angazhimi për të vijuar rrugën drejt përparimit në paqe, liri dhe mbrojtje të qytetarëve tanë, të drejtave të tyne të pacenueshme për një jetë ma të mirë dhe në rikompozim demokratik, tolerancë dhe vetëdije të naltë atdhetare.

*Romeo Gurakuqi, drejtor i Shkolles Doktorale Universitet Europian i Tiranes,
Kryetar i Komisionit Keshillimor per dheniien e medaljeve dhe titujve vendore te nderit ne Bashkine e Shkodres Shkoder,me 29.12.2015

*Fjala e mbajtur sot me rastin e dhënies së titullit Qytetar Nderi i Shkodrës Prof. Sami Repishtit

Filed Under: Opinion Tagged With: qytetar Nderi, Sami repishti, shkoder

“BANALITETI I SË KEQES ” NË SHQIPËRI

December 7, 2015 by dgreca

Nga Sami Repishti/

 “Na lini të qetë jetën të ri-mësojmë,/  Mos na flisni përsëri për qentë që kafshojnë” /Nellie Sachs/

Ridgefield, CT. USA.- Kjo shprehje e poeteshës izraelite që shpëtoi nga Holokosti nazist, më erdhi në mendje kur lexova “Listën” prej 1.000 emnash, persona të dekoruem nga Sh.T.Ministre e Mbrojtjes së Shqipërisë, këto ditët e fundit. Lista përmban shumë emna që dhanë kontributin e tyne gjatë Luftës Anti-fashiste Nacional Çlirimtare, siç quhet zyrtarisht, ose të “rezistencës kundër okupatorit”. “Lista” përmban edhe nji numër të konsiderueshëm emnash që mbas L2B u mobilizuen –ose u ofruen vullnetarisht- me shërbye në organet e represionit komunist, dhe “shtetin shqiptar”, instrument i bindun i ish PKSH/PPSH për 45 vjet me rradhë. Veprimtaria e këtij aparati shtypës ka qenë jashtëligjore, dhe sidomos thellësisht anti-njerëzore. I njohun me emnin “arma e mprehtë e Partisë” në shërbim të “luftës së klasave”, çoroditja ekstreme e “pushtetit”, “Sigurimi i Shtetit”, mbasardhës i famëkeqit “Divizionii Mbrojtjes së Popullit”,sistem jugosllav, ka qenë nji organ jo-qeveritar, jo ligjor,i themeluem gjatë L2B nga udhëheqja e PKSH –kryesisht e ish kriminelit Koçi Xoxe- në korrik 1943, dhe nga nji grup “partizanësh” me prirje kriminale: fillimisht, me zhdukë me metoda gangsteriste, fraksionistët në Parti, dhe ma vonë edhe kundërshtarët jo-komunistë që luftojshin kundër okupatorit, por që në, në sytë e PKSH, damtojshin ose pengojshin planet e kësaj “Partie” me grabite pushtetin shtetnor, eksluzivisht.

Pergatitja e kuadrove u ba nga instruktore jugosllave: zgjedhja e tyne “me elemente te pa arsimuem, çobane e tjere qe do t’i edukojme ne”.. (instrusionet e Koçi Xoxes). Nga ky brume u perpunuen kuadrot e reja te “Sigurimit te Shtetit” qe sherbyen “Partine” per 45 vjet. Gjate kesaje kohe, Shqiperia njohu dhe jetoi periudhen e saj ma te zeze, e ma tragjike, pasojat e se ciles i ndjejme edhe sot.

Si ashte e mundun qe nji zhvillim i ketill kaq irracional e anti-njerezor por sistematik mbijetoi afer pese dekada ne Shqiperi? E jo vetem ne Shqiperi? “Nji sistem qe ka pase sukses me shkaterrue viktimen para se ajo te vihej ne litar… ashte jashtezakonisht sistemi ma i suksesshem me mbajte njji popull ne skllaveri. Ne nenshtrim!” shkruente filozofja Hannah Arendt, ne pershkrimin e saj te “nazismit”. Si ashte emundun? Sepse ne jete ka situate qe jane shume ma te veshtira se vete vdekja.,si tortura, e rande, e gjate, poshtenuese, çnderimi i femnave, mohimi i arsimit per femijte, ose nji vend pune per buken e gojes!

E gjithe kjone emen te “lirise se popullit”, “te diktatures se proletariatit”, “te luftes se klasave”, “te mbrojtjes se atdheut” nga …imperializmi, revizionizmi, reaksioni i mbrendshem dhe i jashtem, e tjera. Ky sistem kishte nji baze te padiskutueshme: “udheheqjen e “Partise”, urdhni i te ciles kishte forme ligji. Por “udheheqja” ne fakt ishte vetem nji njeri: Enver Hoxha, diktator i padiskutueshme dhe sadist. Ne Shqiperi, nuk ishte “Shteti” shqiptar qe udhezonte PKSH/PPSH; ishte e kunderta. Ne mbarim te luftes kjo”Parti” kishte rreth 2080 anetare, padrone te padiskutueshem te ma shume se nji miljon qytetare-skllavesh shqiptare!

Kjo “Parti “ e “shoku Enver” , ky dualizem artificial i nji entiteti mbi-ligjor ishte qendra absolute e sistemit legal, ne fakt illegal. Aq e forte ka qene bindja e verbet ndaj “sistemit” sa qeas bisedohej per vleren apo ligjeshmenine e tij. Psikoza e krijueme tek “te nenshtruemet” ishte e atille sa qe ndergjegja e tyne nuk i trazonte kur padrejtesite ndiqshin njena tjetren, e ai/ajo ndiqte rregullat e sistemit; ajo ndergjegje e komprometueme rande me akte anti-ligjore trazohej vetem atehere, kur “i nenshtruemi” skllav i sistemit, nuk kishte “ba mjaft” ashtu si ishte urdhenue. Prej ketu, mundesia e “se keqes” kunder popullsise se pafajshme nuk kishte kufi…vrasje, burgosje, debime, internime, anatemime, deklasime,per burra, gra, femije, pleq, pa perjashtim.

E keqja qe rridhte nga dora e elementit pa mend, pa ndergjegje, i pa arsimuem, i stervitun “si qenine shkolleI” ka qene aq e madhe saka meritue percaktimin “banaliteti i se keqes” nji e keqe e madhe nga njerez shume te vegjel. Ne Shqiperi, shumica e ketyne aktoreve te drames sone kombetare kane qene te rij, deshtake ne shkolle, ne pune ne fanilje pa respekt ne shoqeni dhe shpesh here pa vete-respekt. Na, shqiptaret kemi nji thanje: “Nji askushi!” Detyra e policit ne Sigurim u dha atyne ndjenjen e pushtetit te ushtruem mbi viktima. Vertete banale!

Gjithçka u ba ne erresine! Gjithçka mbeti ne erresine! Edhe sot, erresina mbulon aktet e tmerrshme te tragjedise komuniste ne vendin tone. Keto akte kalojne “te besueshmen”, kalojne sferen ku mendjet e thjeshta nuk jane ne gjendje t’a kapin. Kjo i qeteson kriminelet komuniste.Mbeten ata te pakte qe kuptojne: qytetaret e ndergjejshem dhe intelektualet qe nuk i shesin shpirtin djallit- e qe paraqesin klasen e “rrezikshme”. Nuk kane qene te pakte anetaret e PKSH/PPSH qe jane shqetesue ma shume per arratisjen e nji te arsimuemi, se per vrasjen ne sheshet e qytetit ose fshatit te elementeve te pafaj ne vendin tone martir. Sepse nji i arsimuem qe mbijeton ashte nji deshmitar I perhereshem.

Si duhet te gjykoje historia e nji banaliteti kaq makaber te sistemit komunist ne nji vend ku popullsia ashte e pambrojtun nga ligji?

“Esenca e krimit” shkruente kyeprokurori amerikan ne Gjyqet kunder nazisteve ne Gjermani, Telford Taylor, “ashte se krimi nuk ashte krye vetem kunder viktimes, por ne rradhe te pare kunder bashkesise, ne nji vend kushkelet ligji”. Ashtekjo”bashkesi” qe duhet te kerkoje denimin per dhunimin e te drejtave te njeriut e shkelje te ligjit. Ashte kjo”bashkesi” qe duhet tekerkoje denimin per dhunimin e te drejtave te tyne.

Ne fjalen e hapjes se Gjyqit kunder Adolf Eichmann-it ne Jerusalem, kryeprokurori izraelit, Gideon Haussner tha: “Kurune dal para jush, o gjyqtare te Izraelit, ne kete gjykatore te te akuzuemit Eichmann, une nuk jam vetem. Ketu, bashke me mue, ne ketemoment jane gjashtemiljone akuzues. Gjithashtu, ata nuk jane ne gjendje me ngrejte gishtin akuzues ne drejtim te karrikes se mbeshtjellun me xham, dhe me shqiptue fjalen :’Une akuzoj!’ Kundrejt ketij njeriu qe rrin ketu…gjaku i viktimave thrret per Nderhymje Hyjnore, por zani i tyne nuk mund te ndigjohet…Prandej, ashte detyra e ime me u ba za-dhanesi i tyne, dhe me paraqite akuzat e urrejteshme te tyne, dhe ne emen te tyne”.

Shfajsimi e vartesve :”kemi zbatue ligjin”. Koha ka qene ashtu”. Ashtu si koha edhe ligji”. “E bana nga frika”. e tjera jane te pa pranueshme. Keto shfajsime u hodhen poshte ne Gjyqin e Nurembergut per ish kriminelet naziste qe perfunduen ne litar. Tue ju drejtue Eichmann-it ai tha: “Edhe sikur 80 miljone gjermane te kene veprue si ti, kjo nuk do te ju shkarkonte nga pergjegjsia per aktin tand”.

Individualizimi i fajit ne personen e fajtorit (jo te tjereve) tregon shkallen e paligjeshmenise komuniste ne Shqiperi, vendi ku persekutohej familja e te afermit (“te gjithe ata qe hane buke ne nji sofer” thonte kryekrimineli Haxhi Lleshi) per fajin e babes, djalit,vellaut edhe te gjyshit tre gjeneracione ma pare, me internim deri ne 45 vjet. Aty linden, u rriten, umartuen, dhe vdiqen shume te internuem. Nji homofobi, nji urrejtje per çdo gja njerezore qe mbushte ajrin e vendit tone, mund te prodhohej vetem nga mendje te smura, e shpirtena te ngrime, e duer katile…! Ashte kjo urrejtje qe deshmojme sot ne Shiperi!

Prokurori Haussner e perfundoi keshtu akt-akuzen e tij:

”Le te supozojme, per hir te argumentit, se nuk kishte gja ma te pa deshrirueshme se “fati i keq” qe ju bani junjiinstrument te vullnetshem ne nji organizate qe vrau masivisht; perseri, mbetet fakti se ju keni zbatue, dhe prandej perkrahe aktivisht, njipolitike per vrasje masive. Sepse, politika nuk ashte diçka foshenjore; ne politike bindja dhe mbeshtetja jane njilloj. Dhe, pikerisht ashtu si perkrahet dhe zbatuet nji politike qe nuk deshironte me bashkenda jeten mbi toke me popullin hebre, dhe me ate te shume kombeve tjera – sikur ju dhe eproret tuej te kishin te drejten me percaktue kush ka te drejte dhe kush nuk kate drejte me banue ne kete bote – kemi arrite ne perfundimin se nuk ka njeri, do me thane, nji pjesetar te races njerezore qe mund te pranonte me bashkenda jeten me ty mbi kete planet.

Kjo ashte arsyeja, e arsyeja e vetme, qe ju duhet te vdisni ne litar!”

Edhe Shqiperia ka pase Eichmann-et e vet. Ata qe torturuen per vdekje Av. Myzafer Pipen me hekur te skuqun ne kolonen vertebrore (me urdhendirekt te Enver Hoxhes), ata qe mbyten ne puse septike Kadri K. Sadikun, katundi Reç, Malesia e Madhe; ata qe dermuen me kazem koken e nen-admiralit Teme Sejko, me u sigurue qe ka vdeke, nuk jane ma te vegjel ne krim. As jane ma te pakte ne krim, vartesit e tyne qe zbatuen urdhenat – ose me inisiative vetiake- torturuen e vrane qytetaret e pafajshem. Me krimet e tyne, ata kane dale jashte kufinjve te shoqenise njerezore. Prandej duhenizolue, jo aq shume per respekt te ligjit, sa per pengimin e rrezikut te shperndamjes se mikrobit kriminal qe mbajne ne vete edhe sot, keta monstra qe anderrojne kthimin e “diteve te Enverit”…!

Dekorimi i 1.000 veteraneve dhe krimineleve te rregjimit te kuq nga Ministria e Mbrojtjes e qe perfshine edhe xhelatet e ish Sigurimit ashte nji fymje e rande per te gjithe popullin shqiptar, e sidomos per viktimet e komunizmit ne Shqiperi e familjaret e tyne. Nji akt i ketill tregon mungesen e plote te frymes se zhvillimeve ne boten e lire qe na rrethon, mungesen e plote te sensibilitetit te plageve ne vendin tone, dhe mungesen e plote te ndergjegjes se vrame nga krimi komunist. Dhe kjo ashte nji tragjedi ma perpjestime gjitheshqiptare.

Sa per kriminelin “shoku Çoku” qe me shkaktoi kaq dhimbje trupore e shpirtenore me drunin etij te pagdhenun, e çizmen e tij te ndyte, une nuk e fale, sepse tradhetoi bashkevuejtesit e mi. Njikohesisht une nuk fale as edhe “Shtetin” qe ka per detyre te me mbroje, e qe per 25 vjet te gjata nuk zbatoi drejtesine ma fillestare. Kjo nuk ashte meshire, as falje! Kjo ashte mosperfillje per vendin qe akoma vuen, mosperfillje per viktimet akoma te perbuzuna, mosperfillje per rrezikun e ringjalljes se nji shoqenie shqiptare qe kerkon te ngrihet si “e gjithe Europa”

Per kto arsye, Zonja Minister, mbs aktit tuej te denueshem, ju keni vetem nji rruge te ndershme me marre: jepni doreheqjen, dhe sa ma shpejt!

=======================================================

Filed Under: Analiza Tagged With: “BANALITETI I SË KEQES ”, ne Shqiperi, Sami repishti

Bishop Fan S. Noli – The Enlightened Mind We Miss Today!

November 22, 2015 by dgreca

Bishop Fan S. Noli – The Enlightened Mind We Miss Today!/
BY SAMI REPISHTI/
============================================
Your Eminence Archbishop Nikon,/
Very Reverend Members of the Clergy/
Ladies and gentlemen,/
Good afternoon! /
One evening in October 1965, I received a phone call from a venerable veteran, the late Christo Thanas, a highly respected name in our community. Speaking in Albanian he said:-
– Mirembrema Sami. Kam nje lajm te zi te them” and before my answering he added: “Imzoti na la….(Silence on both sides) Then: “We need a writing from you to put in ‘Dielli’”
Although not unexpected, the news shook me. Noli has been perceived by my generation as a cornerstone of the construction we call “the State of Albania”. To loose him, it appeared as we were loosing someone from our glorious history, our sense of national pride. I promised to write, and he printed it. The theme: “Noli: The Man, Some Personal Thoughts”.
I met him on the 50 anniversary of VATRA, in 1962, heard his speech, introduced myself, shook his hand, and learned that he remembered my father as a close friend in the Parliament of Albania (1923-24). Needless to say, I was elated! My father, a Moslem imam, strongly supported him. This support cost him a “death sentence in absentia”.
Later, I was able to draw from the abundant and inspiring source of his spoken and written words. In 1962, I heard him speak. It was my first direct contact with someone that I had idealized as one of the most distinguished figures of Albania’s political and cultural renaissance. His voice was powerful, his versatility incomparable, his language very rich, and the substance of his speeches an everlasting food for thought. In pin drop silence, the audience watched the speaker, a thousand eyes maybe, with an almost religious attention, and respect that I had not seen before. It was an electrifying atmosphere.
I was left speechless! In that fragile body of the aged Bishop, the brilliant mind was not betrayed by his resounding voice, as thought and ideas kept unfolding before me in successive and powerful expressions…and in a beautiful Albanian that made me prouder of my native tongue. This active agent of Albanian history who left us a Church in America and a Church in Albania, an illustrious example in diplomacy, a remarkable experience in progressive government, part of a movement that swept Europe of his time, was also a rich and multi-dimensional activist in literary activities, original and translations, including the muse of poetry, music, and of course, history…!
Bishop Fan S. Noli, in my judgment, was essentially a Christian with an inherent commitment to this world, a humanist who placed man at the center of his attention, especially the creature wherever crushed by blind destiny, such as poverty, oppression, and ignorance. He found that creature among his countrymen here in the United States and in Albania. Eventually, his passion discovered the object of his love. The devoted young priest established the Albanian Orthodox Church in America to provide, for the excluded Albanian faithful, a home of his own. He wrote for the neglected millions of Albanians blinded by ignorance, to provide some light against medieval superstitions and obscurity.
No English king ever rivaled Shakespeare’s popularity, nor could any Spanish monarch vie to match the unparalleled attraction of the poverty-stricken Cervantes. The same holds true for the humble Bishop Noli: he belongs to the noblest class of the enlightened minds—not to the temporary glowing glare of gold and government decorations. Noli’s action (meeting with President W. Wilson) came at a critical period for Albania, saving her –after having lost Kosova to Yugoslavia and Chameria to Greece—from a further dismemberment that could have befallen her in 1919-1920. In December 1920, Albania was accepted as a full member of the League of Nations, maybe the greatest victory after the 1912 Declaration of Independence. Congressman. Ambassador, Minister of foreign affairs, Prime Minister of Albania, Noli’s share in these important services can hardly be over-stated.
However, the permanence of Bishop Fan S. Noli, the churchman and the writer, is firmly assured by the outstanding religious, literary, and artistic achievements, more than anything else. I believe that two Albanian Orthodox Churches, in America and in Albania, and his efforts to further extend the existing frontiers of the Albanian language , literature and art in America, are the two monumental tasks that our Christian humanist leader initiated, and left it to us to fulfill. As I see them, they are his heritage, his last will and testament that we cannot afford to neglect.
Today, as I did fifty years ago, I cannot help thinking what a remarkable achievement it would be for us, Albanian-Americans, to establish a Bishop Fan S. Noli Chair of Albanian Studies, with an American university, preferably in Noli’s Boston. And, I say with confidence that the deserving teachers can now be found among our young fellow Albanians.
This was also one of Noli’s major dreams.
Thank You!
November 22, 2015 Sami Repishti
Ridgefield, CT, USA
–

Filed Under: ESSE Tagged With: – The Enlightened Mind, Bishop Fan S. Noli, Sami repishti, We Miss Today!

REFLEKSIONET E NJI NANDEDHJETE VJEÇARI

August 6, 2015 by dgreca

Nga Sami Repishti/
Ridgefield, CT. USA.-Me 18 korrik, nji grup kolegesh shqiptaro-amerikan organizuen nji Simpozium kushtue jetes dhe veprimtarise sime. Tubimi u mbajt ne International House- Hall of History, N.Y.City. Moren pjese shume te rinj dhe te reja, dhe kjo me gezoi. Perpjekjet me sherbye si nji ure lidhje ne mes te dy breznive te bashkesise sone po japin frytet e para. Shumica e te rinjeve jane me arsim te nalte, por fatkeqsisht me njohje te kufizueme te gjuhes shqipe. Per kete, Simpoziumi u zhvillue ne dy gjuhet: shqip dhe anglisht.
Ky zhvillim i dhimbshem ashte i paevitueshem. I ndjeri Peshkop F.S.Noli e perballoi kete problem kur vendosi te perktheje shkrimet shenjte nga greqishtja. Te moshuemet, qe flisnin pak anglisht, luteshin te perktheje ne shqip; te rinjte qe flisnin pak shqip, luteshin te perktheje ne anglisht. Peshkop Noli shikoi perpara, dhe na dhuroi nji nder perkthimet ma te dallueme te shkrimeve shenjte ne gjuhen angleze.
Qe ne minutet e para, gazetaret e mjeteve te shkrueme dhe te TV shqiptaro-amerikan u drejtuen me pyetjen:
” Cila ashte arsyeja e angazhimit tuej ne mbrojtjen e te drejtave te njeriut?”
“Une kam linde e jetue ne Shqiperi” u pergjigja,” nji vend qe ka vuejte shume dhe perjetue shume trazime, nji vend ku jeta e njeriut ka kushtue pak. Aty ka fillue interesimi i im kryesor. Nuk ka gja ma te shenjte e ma te shtrenjte se nji jete njerezore. Ndjesine e mbrojtjes se te drejtave te njeriut, sidomos nga “autoriteti shtetnor” (kryesisht fashizmi dhe nazismi) e kam pase edhe para burgosjes sime. Kjo me ka vue ne pozita kundershtare me rregjimin komunist, qe filloi shtypjen e shqiptarit te pafajshem…..Nga burgu kam dale me nji bagazh te rande ne kurriz. Sot, i kushtoi punen time imperativit kategorik moral me qene deshmitar per ata qe nuk kane pase mundesi me fole, sepse kane vdeke ne tortura e ne qelite e errta te burgjeve, ose nuk kane pase mundesi me fole. Jam perpjeke me qene besnik i premtimit te dhanun viktimave qe jane sakrifikue…. Dhe kete premtim e kam mbajte!”
Ne fjalen e shkurte per pjesemarresit, une shpreha disa bindje te mia te arrituna nga refleksionet e viteve te gjata. “ Jam i deshpruem , thashe, nga faki qe vazhdimisht shqiptaret, sidomos ‘elita politike’ e vendit nuk ka qene ne gjendje me tejkalue dogmatizmin ideologjik per hir te bashkimit kombetar, dhe te perqendrohet ne forcimin e nji identiteti shqiptar per çdo qytetar, dhe nji identitet shqiptar kolektiv i formuem lirisht….Jam krenar qe kam linde shqiptar! Shqetesohem nga mungesa e unitetit kombetar. Nuk flas per “uniformitet” dhe “konformizem” qe duhet te perbuzim. Por ne çaste te veshtira krize qendrime kambengulese ne dogmatizem ideologjik kane sjelle situata si ajo e vitit 1997.
Per ma teper, une besoj se ne Shqiperi ekziston elementi i forte, i afte, dhe me deshiren te ndihmoje vendin me ec perpara. Nji optimizem te ketille une e justifikoj me zhvillimin e dekadave te fundit: shembullin botenor te meshires nga Nobelistja dhe e shenjta Nana Tereza, shembullin e shkelqyeshem te arritjeve shkencore nga Nobelisti Profesor Ferid Murad, dhe shembullin e persosmenise artistike dhe krijuese ne fushen e letersise botenore nga Nobelisti i ardhshem, Ismail Kadare, si dhe me sukseset e shumeta te shqiptareve sot te shperndame neper bote qe dallohen ne fushat e tyne te veprimit. Legjone per t’’u admirue! Ne nji Shqiperi te lire, demokratike dhe perparimtare keto shembuj shkelqimi nuk do te mbeten te kufizuem. Dhe ky ashte nji perparim i vertete!
Fatkeqsisht sot, shume mendje te ndrituna kane mbete ne heshtje, dhe kjo ashte nji humbje e madhe per te gjithe. Ne çaste te ketilla shgenjimi , shkurajimi kthehet ne porosi, ndoshta porosia ime kryesore: ‘Vellazen, motra, mjaft me lufte kunder njeni tjetrit, dhe me diskreditimin e njeni tjetrit. Po te vazhdojme keshtu nuk arrijme naltesite e deshirueme. Po nuk i dhame doren njeni tjetrit, po nuk arritem bashkimin tone shpirtenor, nuk mund te ecim perpara.”
Asgja e re ne kete shprehje, ashtu si ne porosine “Duejeni te afermin!’; por ashte nji vlere permanente, e pa diskutueshme.
Shqiperia sot nuk ka anmiq te jashtem qe kercenojne, sepse jemi anetar te NATO-s, organizate e mbrojtjes kolektive. Shqiperia nuk ka anmiq te mbrendshem; ajo ka kundershtare, por “kundershtari” ne Shqiperi ashte nji qytetar i lire qe mendon “ndryshe” nga ne. Kjo nuk ashte anmiqsi!
Nuk ka gjykate, as forme denimi, qe mjafton me ndeshkue krimin kunder njerezimit, kunder te pafajshmit ne vendin tone. Aq ma teper sepse ne rastin e Shqiperise, karakteri dallues i rezistences anti-diktatoriale ka qene pafajesia. Rezistenca kunder okupatorit, dhe kunder shtypjes se diktatures vendase, ashte nji akt i justifikuem ligjerisht dhe i detyrueshem moralisht; nuk ashte faj i denueshem! Por kjo pafajesi u ndeshkue rreptesisht. Konceptet “armiku i klases”, “armiku i Partise”, “armiku i popullit” jane zbulime monstruoze te rregjimeve shtypese qe nuk respektojne lirine e njeriut, e te qytetarit te lire. Ne Shqiperi, “armiku i trilluem” ka qene fshatari, “viktime” i traditave te beses, nderit, burrenise, mikpritjes me te gjithe thjeshtesine e tij; kleriku, sidomos katolik, “viktime” e sherbimeve shpirtenore ne skajet ma te largeta e ma te vorfna te vendit tone; intelektuali “viktime” e arsimimit ne institucione shkollore te Botes se Lire. Nga “demonizimi” i tyne ideologjik ata perfunduen ne asgjasim fizik si armiq te “popullit”- qe ata deshen dhe sherbyen me devotshmeni. Ashte nji faqe e tragjedise se shoqenise shqiptare!
Trashegimi i rande i kesaj tragjedie peshon edhe sot mbi supet tona, edhe sot influencon mendimet tona, edhe sot na nxite ne aksione shkaterrimtare te shoqenise dhe shtetit tone…. Tejkalimi i nji gjendje te ketille nuk ashte i lehte. Por alternativa ashte: urrejtja e perhereshme; urrejtja, qe na njohim shume mire, ky kancer qe shkaterron te gjithe ata qe e ushqejne. Dhe, tejkalimi i kesaje gjendje do te vij vetem kur te gjithe shqiptaret te kuptojne se e ardhmja e femijeve te tyne ashte ma e randesishme se urrejtja per “tjetrin”,…qofte ky edhe fajtori kryesor i fatkeqsise sone.
Nandedhjete vjet! Nji kohe e gjate me ngjarje te shemtueme dhe shpresa te keputuna per shume bashkeatdhetare qe u sakrifikuen ne altarin e atdheut tone te perbashket. Ashte e pabesueshme: qe nga viti 1912, gjashte fuqi te hueja invaduen vendin tone. Per çdo invadim ka pase rezistence te armatosun. Duket sikur shqiptari linde me pushke ne brez dhe e zbraze ate pa nderpremje. Fryma e rezistences u ushqye nga aktet barbare te shtypjes dhe poshtenimit qe i hueji hodhi pa meshire mbi ne. Nuk u ndertue rruga, nuk u hap shkolla, nuk u botue libri. Edhe pena nuk shkroi! Na paguem çmimin me mbrapambetje.
Mbas shpalljes se Pavaresise, 1912, shteti i ri shqiptar u trondit nga rrymet aventureske qe shkelen premtimin e “asnjanesise”. Nji Komision Nderkombetar dhe nji mbret i huej u imponue nga bindja e Europes se jemi te pa afte per veteqeverisje. Lufta I Botenore pruni okupacionet austriake, italiane, franceze, greke, serbe dhe malazeze me te gjitha rrjedhimet e tyne. Anmiqsite e “te Medhejve” nuk lejuen bashkimin e tokave shqiptare. U bane perpjekje “me u njohe nga bota e jashteme” qe nuk na perfilli deri ne pranimin tone ne Lidhjen e Kombeve (dhetor 1920) fitore qe studjues te huej e krahasojne me “shpalljen e pavaresise”. Atehere, Shqiperia vuni themelet e para si shtet i lire dhe i pavarun. E pavarun, Shqiperia hyni ne “Histori”.
Ndertimi i “shtetit” u tregue nji ndermarrje pertej fuqive dhe aftesive tona me u ngrite. Parlamentarizmi i pafryt dhe grindjet politike provokuen “levizjen e qershorit 1924” qe deshtoi mbas gjashte muejsh, dhe sollen autoritarizmin e “shefit” si president ma pare dhe si “mbret” i veteshpallun ma vone(1928). Kater kryengritje deshtake vijuen: 1926, 1932, 1935, dhe 1937. Megjithate u vendos rendi publik; u importue legjislacioni civil e kriminal nga Europa; por u institucionalizue vorfenia. Kjo solli varesine tone politike!
Okupacioni fashist italian i 7 prillit 1939, hapi nji epoke te re per ne dhe zbuloi dobesite tona, njikohesisht. Largimi i pa-lavdishem i mbretit, mungesa e patriotizmit ne rradhet e oficereve, korrupsioni i zyrtareve qe pranuen okupacionin (sidomos deputetet), dhe vorfenia e madhe e viteve te Pavaresise, dobesuen fibren e rezistences, dhe i mohuen Shqiperise nji rast te shkelqyeshem me tregue guximin tradicional kundrejt nji force ushtarake qe ma vone u revelue e paafte. Me agresion, Italia nxori Shqiperine jashte “Historise” dhe e vuni ate ne poziten e nenshtrimit te plote, pa emen, pa dinjitet. U desht rezistenca e armatosun me u rikthye ne “Histori”, 28 Nandor 1942: njohja e rezistences shqiptare nga Aleanca e Madhe Antifashiste anglo-sovjeto-amerikane.
Rrjedhimet e okupacionit u reveluen fatale: diktaturat – e zeze, e murrme, e kuqe ndoqen njena tjetren. Shoqenia shqiptare u traumatizue shume keq, humbi orientimin dhe perfundoi ne nji gjendje alarmante. Rezistenca e lavdishme dhe kolaboracioni i turpshem ishin binomi i viteve te pushtimit. Ata qe jetuen ato vite, kujtojne sensin e pa aftesise me veprue, shtypjen e popullsise dhe poshterimin e vendit nga udheheqjet kolaboracioniste, thellesisht te komprometueme, qe sherbejshin interesat e te huejit, ose ato personale e te pushtetit te ngritun si instrument i forces brute te diktatures. Efektet e ketij poshterimi vuejme akoma sot.
Qe nga viti 1912 deri ne viti 1991, per shtatedhjete-e-nande vite jete te shtetit shqiptar, pesedhjete e dy vite kaluen nen tri diktatura te ndryshme, katermbedhjete vite ne rregjimin autokratik te monarkut, kater vite ne kaosin e nji parlamentarizmi pa fryt, dhe tete vite nen okupacionet e vazhdueshme te fqinjeve tone. Ky trashegim i trishtueshem randon mendjet dhe ndergjegjet tona edhe sot.
Keshtu, nuk ashte nji “rastesi” qe Shqiperia nuk pati mundesi me vue themelet e nji shteti te lire, te pavarun, demokratik dhe ekonomikisht te zhvilluem, me nji shoqeni shqiptare te qytetnueme dhe te ndergjegjshme per detyret civile e politike, nji shtet ligjor, institucione demokratike… dhe jo nji shtet te kapriceve individuale, ashtu siç vazhdon te jete edhe sot.
Para situatave te ketilla te imponueme nga jashte ose te vendosuna me force nga mbrenda e ne kondita jashtezakonisht te veshtira, nji popullsi pa udheheqje te vertete tregoi vitalitetin e saj. Rezistenca gjithepopullore kunder rrethimit shkaterrues serbo-malazias te qytetit te Shkodres, 1912-13 dhe 1920, lufta heroike e Vlores, 1920, perleshjet e pergjakeshme te Lumes, Lures e Dibres, dhe gjithe Kosoves, kundershtimi i armatosun i banoreve kufitar me Greqine, jane frytet e lavdishme te ketij vitaliteti qe pengoi vdekjen e atdheut tone. Por ne frontin e mbrendshem mirekuptimi ne mes te shqiptareve nuk u arrit ashtu si shpresohej. Ndasite politike, fetare, krahinore, e shoqenore nuk u “zhduken” me kalimin e kohes.
Me okupacionin fashist italian te 7 prillit 1939 dhe efektet e luftes ne vend, disorientimi i popullsise arriti kulmin. Prania e nji gjysem miljoni ushtaresh te huej ne vend me konsumimet e tyne krijoi kondita ma te favoreshme ekonomike, nji fenomen qe dobesoi frymen e rezistences dhe sensibilizimin e popullsise per gjendjen e krijueme. Por ajo qe trasformoi traumen ne ndergjegjsim, friken ne guxim, dhe qe krijoi urgjencen per aksion “ketu dhe tani” ka qene, per mendimin tim, nji “aksident historik” i shkaktuem nga forca te jashteme, larg vendit tone, dhe me perpjestime shume ma te medha se aftesia e jone me perballue, ose me kontrollue.
Ky “aksident historik” ka qene sulmi nazist gjerman kunder ish Bashkimit Sovjetik, qershor 1941. Nji organizate me dege botenore, “Internacionalja Komuniste” (Komintern) e drejtueme nga Partia Komuniste e Bashkimit Sovjetik nen kryesine e satrapit aziatik J.V.Stalin (nji organizate qe u revelue si dora e “imperializmit pansllav”), mobilizoi elementin komunist nderkombetar, besnike te bindun te Moskes, dhe te “eksperteve” ne levizje revolucionare me dhune; ajo u shpernda ne te gjithe Europen, e perfshiu edhe Shqiperine, me krijimin e P.K. SH. nandor 1941.
Dy vjet e gjysem mbas okupacionit fashist te vendit, elementi pro-komunist sulmonte akoma “plutokracine anglo-franceze”, fortese e kapitalit botenor, dhe lavderonte aleancen nazi-komuniste te gushtit 1939., si “aleanca e dy partive punetore kunder kapitalit”. U desh sulmi nazist gjerman kunder Bashkimit Sovjetik me ndryshue situaten e krijueme. Asnji aksion kunder fashisteve ne Shqiperi nuk u krye nga komunistet shqiptare gjate kesaje kohe. Ashte ne kete pike kritike qe P.K. Jugosllave filloi intervenimin e saj ne Shqiperi me forma te organizueme te luftes guerrile , dhe me elemente te stervitun e ideologjikisht te pergatitun. Jugosllavet formuen P.K.Shqiptare, dhe komunistet shqiptare e simpatizueset e tyne te bindun e mirepriten kete mundesi.
Atmosfera politike ne Shqiperi ishte e favorshme. Te tjera grupime politike, si “Balli Kombetar” republikan dhe “Levizja e Legalitetit” monarkiste, kishin fillue veprimtarite e tyne si forca te rezistences kunder okupatorit, por me metoda “te vjetrueme” per nji situate te re, dhe me organizim te dobet. P.K.Sh. iu nenshtrue nji organizimi rigoroz, nji disipline ushtarake, nji indoktrinimi çmendes, dhe pranoi dhunen si instrument i luftes se tyne kunder okupatorit dhe te gjithe atyne qe e kundershtuen. “Ata qe na perkrahen jane me ne; te tjeret jane armiqt tane” (E.Hoxha). Kjo fryme solli vellavrasjen ne Shqiperi. Pavaresisht nga arbitrariteti i aksionit te tyne, ata dolen fitimtare. Mijera te rinj dhe te reja, sidomos nga Shqiperia e Jugut, u mashtruen nga indoktrinimi komunist nen masken e humanizmit marksist “per nji bote ma te mire”, ku “qendra e vemendjes ashte njeriu”, “buke e paqe, edhe liri!” dhe luftuen me nji entuziasem revolucionar.
Por fitorja e “Luftes Nacional-Çlirimtare” mbi okupatorin nuk pruni as çlirimin e proklamuem te atdheut, as fillimin e nji jete ma te mire per te gjithe qe premtohej me te madhe. “Buka” ishin vargjet e gjata te bukes dhe qumshtit per femije ne nji shoqeni me “racione” minimale mujore; “paqa” u kthye ne militarizimin e shoqenise, anmiqesine me fqinjet, zboret e bunkert qe konsumuen materialin per ndertime banesash te nji popullsie qe vuente per vend-banimi. Dhe liria nji diktature e ashper!
Varesia e plote ne Jugosllavine e Titos, dhe shkalla e servilizmit te deklaruem ndaj tij nuk mund te spjegohen, aq ma pak te justifikohen.. “Pa Jugosllavine e shokut Tito as qe mund te mendohej nji Shqiperi e lire” (E.Hoxha, 1945). Kosova u trathetue. Marreveshjet ekonomike me Jugosllavine –vere 1946- u treguen shkaterrimtare per ekonomine e vendit. Nenshtrimi politik dhe ekonomik ndaj Jugosllavise u ba i plote. Gjaku e vuejtjet e luftetareve, sakrificat e mijera qytetareve qe e perkrahen dhe e mbajten te gjalle Levizjen Nac-Çlirimtare u hodhen poshte me nji deklarate te çmendun, dhe ofenduese. Ne burgun e Burrelit, ku edhe vdiq, demokrati intelektual, anti-fashisti i mirenjohun, Prof. Gjergj Kokoshi perseriste: “E çliruam Shqiperine nga okupatori me gjak, dhe i a dhuruam shokut Tito. Kjo ashte tradheti!” S.Maleshova paralajmeronte: “Po te vazhdojme me hakmarrje, do te kthehemi shume shpejt ne nje klike, madje ne nje klike vrasese”, dhe: ”Enver Hoxha eshte konsideruar si shembulltyra e sukseseve te LANCL-it dhe te P.K.Sh.; ne te vertete, ai eshte sinteza e gabimeve tona”(Permet,1944)
Sot, 70 vite ma vone, kam arrijte perfundimin se, nga kjo pikepamje, fitorja e P.K.Sh. ka qene nji vetevrasje kombetare. Historia do t’a gjykoje rande!
Me ardhjen e rregjimit komunist ne Shqiperi. nandor 1944, diçka themelore, boshti i tradites shqiptare, tradite e jona kombetare, u thye ne menyre te pareparueshme. Edhe sot, mbas kaq dekadash, ndiejme nji boshllek te madh shpirtenor e moral qe duhet mbushe, dhe sa ma shpejt me vlera te trashegueme, dhe ato te fitueme nga shoqenimi i jone me Europen e Boten e Lire: forcimi i nji identiteti shqiptar kolektiv, dhe solidariteti ne fshat e ne qytet. Sepse, ne Shqiperi u pushkatue ai dhe ajo qe ofroi mikpritjen me rrezik te jetes, u burgos dhe u vra ai dhe ajo qe preferoi nderin ma shume se jeten; u torturue egersisht ai dhe ajo qe burrenisht refuzoi me shpife per shokun, ose te pafajshmin, u internue shqiptari qe i mbeti besnik beses se dhanun e fese se pranueme lirisht, ose bashkeshorti –grueja sidomos grueja!- qe nuk tradhetoi burrin… Ka qene kjo besnikri ndaj tradites qe mbajti te forte ne burgjet e kampet e internimit te komunizmit per dekada te gjata keto viktima te pafajshme te “diktatures se proletariatit”…çoroditja ma e madhe e shekullit 20!
Shpesh here kam pershtypjen se gjate viteve te vendosjes se pushtetit komunist ne Shqiperi, nji epoke e re kishte fillue ne vendin tim; epoka e “anti-tradites” kombetare shqiptare, epoka qe jo vetem e perbuzi ate, por ngulmoi me eliminue (“meturinat e se kaluares!”), nevojen e saj dhe me zhduke sensitivitetin popullor per ate tradite. “Merreni sopaten dhe bjeruni kokes atyre qe flasin per fe” bante thirrje E.Hoxha ne vitin 1967. U punue intensivisht me varrose te kaluemen e vendit tone! Ato dite, u pa qarte ndryshimi i madh qe erdhi ne vend, e qe une perjetova edhe me marredhanjet e mia me boten shqiptare qe njihesha qe nga vitet e para te rinise shkollore. Pak nga pak, kuptova se ishe “i huej” ne vendin tim…e ma vone i urryem. Po ndertohej “bota e re me plotesimin e çdo andrre dhe deshire”. Premtimi u tregue me qene vorfenia e frikeshme qe mbuloi vendin, militarizimi i popullsise ne pergatitje per luften imgjinare, dhe vrasja e burgosja e mijera qytetareve te pafajshem, me mbushe 50 burgjet e kampet e internimit per dhjetra mijera te tjere, ne emen te “popullit”…Genjeshtra ma e madhe e shekullit 20!
Nuk kishte vend per mue ne atdheun tim. U arratisa!
Perpjekja e rregjimit komunist me zhduke te vjetren “reaksionare” dhe me ndertue te rene ”perparimtare” sidomos “njeriun e ri” perfundoi ne nji Shqiperi pa vlera kombetare dhe qytetare pa parime te qytetnimit bashkekohor. Sot, çdonjeni kerkon plotesimin e nevojave dhe deshirave “menjihere”, dhe nga nji administrate e pa pergatitun e me mjete te kufizueme. Duket sikur jemi transformue ne ujq te uritun nga vuejtja e madhe e mungesa e ushqimit te mjaftueshem. Jetojme me friken e perseritjes se vargjeve te gjata para dritares me hekura te bukes dhe dyqanit te qumshtit per femije….Respekti per ligjin ka pesue humbje te rande, si rrjedhim i shkeljes se ligjit dhe i arbitraritetit zyrtar, sidomos gjate tri diktaturave pesedhjetedy vjeçare. “Njeriu ri” ashte nji monster pa vlera, dhe “Shteti” shihet sot si anmiku i qytetareve.…! Ky a shte trashegimi i se kaluemes sone te hidhun.
Keshtu u krijue nji situate ku i riu dhe e reja shqiptare duhej te largohej nga “vendi” me marre rruget e botes qe nuk i mirepret, ose me pranue pasunimin sa ma shpejt e me mjete sa ma te pandereshme. E para shterroi “trunin” dhe energjite e vendit; e dyta, institucionalizoi korrupsionin endemik qe vazhdon i pa trazuem me dermue fibren vitale te ekonomise sone te dobet.
Ajo qe duhej ndermarre si mase urgjente qe ne ditet e para te demokracise, ri- vleresimi i se kaluemes, denimi i saj, dhe hudhja e themeleve per nji “shtet” e nji “shoqeni” shqiptare te re qe do te paraqitej si anti-teze e plote e sistemit te deshtuem komunist, nuk ngjau; mungonte jo vetem aftesia por edhe vullneti i “udheheqesve” me te kalueme politike te komprometueme. Ish te perndjekunit, kapitali moral i shoqenise shqiptare, u shperfill nga “peshkaqente e politikes”. Elementi pro-komunist i pakorrigjueshem, i inkurajuem nga mos-zbatimi i drejtesise ndaj krimit dhe kriminelit, filloi ri-organizimin politik qe synonte kthimin ne pushtet te klikave te reja, me shprehje te reja e emen te ri –“socialiste”- por me pikesynimet e vjetra: pushtetin absolut, edhe me force po te qe nevoja, ashtu si ngjau ne vitin 1997.
Ne vitet 1991-92, pushteti komunist deshtoi dhe u çthur pa shpetim nga demonstratat e fuqishme studenteske te 8 dhetorit 1990. “Me demonstratat e studenteve te dhjetorit 1990, kuptova se sistemi i jone socialist kishte deshtuar” (R.Alia,1993) Ne fakt “pushteti socialist” ishte kalbe nen peshen e injorances dhe inkompetences se udheheqesve. Figurat e shqueme komuniste si Zai Fundo, S.Maleshova, Dr. Deshnica, K. Tashko u vrane, u burgosen ose u internuen per jete qe ne fillim; ne vitin 1990, PPSH trashegimtare e PKSH, perfundoi me nji Byro Politike te perbame nga shoferet, karrocieret, dhe mjelse lopesh…!
Ne kete moment historik, ish te persekutuemet demokrate dhe ish pronaret e shpronesuem me dhune perbuzen urrejtjen qe komunistet kishin ngrite ne shkence; ata u naltesuen moralisht, perqafuen frymen e pajtimit per hir te sherimit te plageve te hapuna, tue shpresue ne drejtesine e administrueme nga ligji – qe i shgenjeu rande. Ky akt fisnikerie supreme qe u keqkuptue nga “socialistet” do te provonte perseri forcen e tradites shqiptare te trashegueme nga e kaluemja e jone qe nuk u shue fare.
Per fat te keq, “fajtoret” komuniste nuk treguen asnji shenj pendimi te sinqerte, as ne naltesine e “kerkeses falje” per krimet e tyne monstruoze per 45 vjet me rradhe. Akoma ma e çuditeshme ashte pa-aftesia e tyne “me mohue” krimet e kryeme ne emen te tyne, “fajtore” qe nuk mohojne krimin e nuk kane as forcen morale me u pendue e me kerkue falje. Nji gjendje shume e padeshirueshme per çdo qytetar te ndershem! Mundesia e afrimit dhe pajtimit kombetar, kaq e domosdoshme per vendin tone, nuk u shfrytezue, me efektet negative te ketij qendrimi qe akoma paguejme.
Ne vitet 1991-92, Shqiperia e jone humbi shansin e madh me ri-hye ne “Histori” me dinjitet, si shtet i lire, i pavarun dhe demokratik me perspektive europiane. Kjo humbje solli katrahuren politike qe na ndjek pa meshire, mungesen e demokracise, dhe mosbesimin e Europes ne aftesite tona me sigurue per vendin tone nji te ardhme premtuese.
Sot, atdheu vajton per nji udheheqje burrenore, fisnike, e thellesisht demokratike.
Une insistoj per afrimin me Europen, -sot e materializueme ne Bashkimin Europian- sepse me gjithe veshtiresite qe kalon, “eskperimenti europian” ka qene nji sukses i madh, dhe nuk ka rrezik per nji kolaps, pavaresisht nga ajo qe ngjet sot ne Greqi, ose ne vende tjera neser: Itali, Spanje, Portugali etj. Struktura e Bashkimit Europian, institucionet, legjislacioni, “l’acquis communautaire”, dhe orientimi politik pro-paqes dhe bashkimit te kombeve jane misherimi i ideve fisnike te nji Europe te lire, paqesore, e te bashkueme.
Dhe idete fisnike nuk shuhen asnjihere!

Filed Under: Analiza Tagged With: REFLEKSIONET E NJI NANDEDHJETE VJEÇARI, Sami repishti

KOMUNIZMI VRET ELITËN, KEQTRAJTON MESATARËT DHE NGRE LART INFERIORËT

August 1, 2015 by dgreca

(Vlerësime për veprën PIKA LOTI të Sami Repishtit, ribotohet i ripunuar me rastin e 90-vjetorit të autorit të veprës)/
Shkruan: Prof. Asc. Dr. Thanas L. Gjika/
Sami Repishti, Martin Camaj, Arshi Pipa dhe Ernest Koliqi përbëjnë elitën letrare të mërguar të disidencës shkodrane antikomuniste. Ky bir i Shkodrës tremijë vjeçare, ish-antifashist e ish-antikomunist, ish i burgosur dhe i internuar, mbas arratisjes nga Shqipëria, gjeti veten në SHBA ku ariti të bëhet pedagog i letërsisë me titullin Assistent Profesor. Ai është personalitet i kompletuar i pedagogut, studjuesit, shkrimtarit dhe politikanit shqiptaro-amerikan. Ai është një figurë shumëdimensionale e kulturës, letërsisë, shkencës dhe veprimtarisë atdhetare politike shqiprare dhe asaj amerikane. Kur të studjohet jeta dhe vepra e plotë e tij do të shihet se ai me shumë artikuj, esse e vepra letrare, për nga pëmbajtja disidente antikomuniste, pjekuria dhe humanizmi i lartë të kujtojnë Vaclav Havel-in (1936-2011) dhe Karl Popper-in (1902-1994).
Për fatin tonë të keq ky i përndjekur, ky personalitet i shquar, kur shkoi në atdhe mbas shkërmoqjes së diktaturës për të ndihmuar në ecurinë e proceseve, nuk u dëgjua sa dhe si duhej prej qeverisë “demokratike”, për dënimin e krimit komunist, për kthimin e pronës tek i zoti, për zhvillimin e lojës politike midis pozitës dhe opozitës si një lojë demokratike luajale pa e ndarë popullin në dy gjysma armiqësore, etj. Sami Repishti nuk u dëgjua sepse ai ishte pjesë e atyre forcave shoqërore që përbënin opozitën e vërtetë kundër komunizmit. Të tilla forca ishin paracaktuar prej planit të Ramiz Alisë të mos përfshiheshin në proceset e tranzicionit, e jo më t’i drejtonin ato. Shqipërinë pluraliste me ekonomi tregu duhej ta ndërtonin dhe trashëgonin bijtë dhe shërbëtorët besnikë të ish-kupolës komuniste, shumica e të cilëve po vijojnë ta sundojnë edhe sot…
Më vjen keq që dy veprat letrare PIKA LOTI (1997 dhe 2009) dhe NËN HIJEN E ROZAFËS (2004) të profesor Repishtit i lexova vetëm këto javët e fundit, pra me vonesë nga botimi i tyre. Këto dy vepra bëjnë pjesë në letërsinë realiste shqiptare, dhe më konkretisht ato përbëjnë themelet e letërsisë sonë të quajtur letërsia e burgut, e cila lexohet sot me ëndje dhe përfitim të madh, sepse aty zbulohet jeta plot vuajtje, qëndresa dhe bëmat e njerëzve të dënuar prej diktaturës komuniste shqiptare, një aspekt i jetës sonë, të cilin diktatura e kishte shtrembëruar keqas dhe mbajtur në fshehtësi. Letërsia realiste shqiptare e krijuar gjatë dhjetëvjeçarëve të parë të shek XX-të prej Andon Zako Çajupit, Zef Skiroit, Gjergj Fishtës, Ernest Koliqit, Faik Konicës, Migjenit, Mihal Gramenos, Nonda Bulkës, etj, etj, gjatë viteve të rënda të diktaturës komuniste (1944-1991) ra në fashë, por nuk u ndërpre. Ajo ra në fashë, sepse pushteti diktatorial stimuloi në ato vite letërsinë e quajtur “Letërsi e Realizmit Socialist”, veprat e së cilës hartoheshin sipas kërkesave të formuluara prej V. I. Leninit dhe regullave të sajuara prej teoricienit sovjetik A. Zhdanov. Kjo letërsi mori mbi vete detyrën për t’i shërbyer partive komuniste në pushtet për krijimin e rendit të ri, përmes sajimit të heroit pozitiv. Ky hero mishërohej me figurën e një komunisti, a njeriu të thjeshtë, ose të një sekretari partie. Kjo letërsi në Kinë krijoi një hero si Laj Feni, në Shqipëri krijoi heroin e Stavri Larës (romani Këneta i F. Gjatës) e plot të tjerë… Kjo lloj letërsie, e cila stimulohej aq shumë prej partisë shtet, solli vetëm dëme në art dhe në psikologjinë e shoqërisë së vendit ku u krijua. Për turpin e tyre, autorët e të tilla veprave nuk i kanë kërkuar falje popullit për dëmin që i shkaktuan, por vijojnë të mburren me to. Veprat e shkruara sipas parimeve të realizmit socialist sot nuk na tërheqin më, lexohen me vështirësi dhe me një ndjenjë neverie, sepse në to i thurren lavde politikës dhe moralit që i shërbente vetëm sundimit të partisë shtet.
Mbas vitit 1944 letërsinë realiste nuk e braktisën të gjithë krijuesit shqiptarë. Atë vijuan ta lëvronin vetëm disa shkrimtarë shqiptarë që ranë nëpër burgje e kampe pune dhe disa prej të arratisurve në botën e lirë. Për nder të letrave shqipe pati dhe shkrimtarë të guximshëm si Petro Marko, Mitrush Kuteli, etj, të cilët me gjithë pasojat politike për jetën e tyre dhe të familjarëve të vet, nuk e përfillën metodën e realizmit socialist, kurse Lazgush Poradeci, Ali Asllani etj e thyen penën dhe nuk krijuan më mbas vitit 1944. Nuk duhet të lemë pa përmendur këtu dhe ndihmesën e vlefshme që dha plejada e shkrimtarëve të rinj shqiptarë që u formua në Ish-Jugosllavi.
Letërsia jonë e viteve 1944-1991, përveç shkrimtarëve si Shefqet Musaraj, Aleks Çaçi, Fatmir Gjata, etj, të cilët shkruan vetëm vepra të realizmit socialist, pati dhe disa shkrimtarë si Sterio Spasse, Sabri Godo, etj, të cilët hartuan vepra që i përkisnin realizmit socialist kur trajtuan ngjarje nga koha aktuale e socializmit dhe vepra thjesht realiste kur trajtuan jetën shqiptare, ose atë të huaj, të një kohe të kaluar. Ky grup shkrimtarësh i solli letërsisë sonë edhe dëme edhe vlera, sipas rastit. Kurse vepra letrare e Ismail Kadaresë dhe ajo e Dritëro Agollit përbëjnë fenomene letrare të komplikuara, që kërkon studime të thelluara për të zbuluar se deri ku mbritën vlerat dhe dëmet e tyre.
Letërsia realiste shqiptare e viteve 1945-1991 dallohet prej letërsisë së realizmit socialist së pari për nga metoda krijuese, sepse ajo nuk i zbatoi regullat e ngurta të saj dhe së dyti për nga përmbajtja, sepse me përmbajtjen e vet ideore, ajo nuk u vu në shërbim të së keqes, por e denoncoi atë. Letërsia realiste nuk ngriti në art politikën e partisë shtet, por humanizmin, moralin e shëndoshë, dashurinë njerëzore, gjithëçka që i shërbente përparimit shoqëror. Ajo eci në atë rrugë që kishte ecur letërsia shqiptare dhe ajo botërore para vitit 1944, rrugë në të cilën letërsia ecën edhe sot, pavarësisht nga rrymat e drejtimet letrare ku mund të bëjë pjesë.
Krijimet poetike të Arshi Pipës (Libri i Burgut, 1959), potretet e Sami Repishtit (Pika Loti, hartuar në vitet 1960-1963), poezitë e shkruara nëpër burgje e kampe internimi prej poetëve të dënuar si Visar Zhiti, Lek Pervizi e shumë të tjerëve, përbëjnë themelet, nismat e letërsisë së burgut. Natyrisht në këto themele bëjnë pjesë edhe vepra të tjera që unë si emigrant nuk kam mundur t’i shtie në dorë, mbasi qeveritë shqiptare të mbas vitit 1992 nuk kanë treguar asnjë interes për shpërndarjen e veprave letrare e shkencore, që botohen prej autorëve me sakrifica në tirazhe të vogla.
* * *
Vëllimi Pika Loti (botimi i dytë, PEGI, 2009, 155 f.) është një përmbledhje tregimesh të jetuara, të ndërtuara si portrete letrare, të cilat autori i shkroi mbas arratisjes nga atdheu në vitet 1960-1963, por që i botoi vetëm më 1997, kur nuk druhej më se mos u shkaktonte pasoja familjarëve të vet dhe të personave që kishte përshkruar në to. Heronjtë e kësaj vepre janë bashkëvuajtës të autorit nëpër qelitë e hetusisë, ose në burgun e Shkodrës dhe në kampet e ndryshme të punës. Vëllimi hapet me shkrimin kushtuar nënës dhe mbyllet me shkrimin Elegji për vëllanë, i cili dallon prej shkrimeve të tjera sepse nuk është tregim a portret letrar, por skicë lirike, një elegji në prozë. Këtë vepër autori e shkroi më 1970, mbasi Sigurimi shqiptar përhapi lajmin e rremë sikur vëllai i autorit, Vehbiu, kishte vdekur. Mbasi u hartua skica, autori mësoi të vërtetën, vëllai i tij ishte gjallë. Tronditja dhe dëshpërimi i thellë që i shkaktoi autorit lajmi dashakeq i Sigurimit shqiptar, nxiti krijimin e kësaj vepre lirike tepër emocionuese e plot dhimbje.
Midis bashkëvuajtësve të ndryshëm që autori njohu gjatë viteve të kalvarit të vet, ai ka zgjedhur disa prototipa me të cilët përfaqësoi fatin e shtresave të ndryshme të shoqërisë shqiptare të viteve 1946-1956.
Rrëfimi me besnikëri e vërtetësi i jetës dhe vuajtjeve të këtyre heronjve përmes riprodhimit të ngjarjeve e bisedave të ndodhura konkretisht para syve të autorit, si dhe të shumë hollësirave të ndryshme, krijon një emocionalitet dhe besueshmëri shumë të lartë. Ky emocionalitet dhe kjo besueshmëri nuk mund të krijoheshin në një nivel të tillë, në rast se këto portrete do të ishin trajtuar thjesht si tregime letrare të mirëfillta. E themi këtë sepse në tregimet e mirëfillta letrare autorët për të tipizuar heronjtë e tyre përdorin material (ngjarje, biseda, mendime e hollësira përshkrimore) të krijuara prej imagjinatës së tyre dhe jo material të marrë konkretisht nga jeta ashtu si ka ndodhur. Tipizimi si dukuri letrare e forcon aspektin artistik të veprës, por dobëson besueshmërinë e ngjarjeve. Duke qenë se besueshmëria për problemet dhe ngjarjet që trajtohen në këtë vepër ka rëndësi të veçantë, mbasi aty bëhet fjalë për ngjarje dhe të përvuajtur konkretë, themi se krijimi i këtyre lloj tregimeve gërshetuar me tiapret e portretit letrar, ka qenë rruga më e mirë që ka ndjekur autori.
Pasqyrimi i jetës shqiptare mbështetur mbi kujtimet e së kaluarës së afërt, duke përzgjedhur ngjarje, biseda, mendime e hollësi të ndryshme thelbësore për të treguar deformimin e dhunshëm të moralit e të së drejtës, për shkatërrimet dhe plaçkitjet që po i bëheshin pasurisë private në dhjetëvjeçarët e parë të pas Luftës Antifashiste, ishte rruga që ndoqi ky autor në fillim të viteve 1960-të. Këtë rrugë, ose rrugë të ngjashme me të, ndoqën mbas vitit 1992 edhe shumë të dënuar të tjerë, midis të cilëve u shqua françeskani At Zef Pëllumbi, Visar Zhiti, etj.
Ideja themelore e veprës Pika Loti është zbulimi i faktit se komunizmi si ideologji dhe praktikë vret elitën, keqtrajton mesatarët dhe ngre në qiell inferiorët. Këtë ide, që autori e ka mishëruar artistikisht në këtë vepër letrare, e pati formuluar shprehimisht në një fjalim politik mbajtur më 1965 gjatë tubimit “All-American Conference” në Washington D.C., të cilin e citon në shënimin hyrës të veprës (f. 8).
Vrasja e elitës shqiptare (inteligjencës dhe borgjezisë si klasë politike dhe ekonomike) e krijuar gjatë brezave e dhjetëvjeçarëve me mund e sakrifica, shpaloset përmes disa portretesh:
Qemali është portreti që ka në qendër intelektualin e shquar shkodran Qemal Draçini, liceisti më i dalluar i Shkodrës dhe i gjithë studentëve shqiptarë të Universitetit të Firences ku ai studjoi dy vjet për drejtësi. Këtë intelektual autori e adhuronte për prirjet e tij për hapje horizontesh të reja. Ky djalosh bjond e shumë simpatik, në rininë e tij të parë u lidh me lëvizjen komuniste, por kur pa se ideali për krijimin e një bote të re ishte i mbrujtur me urrejtje dhe dënime deri në anëtarët e familjes dhe të vetë prindërve, u largua me neveri. Ai nuk mund ta urrente e ta bënte fajtore nënën e vet për ekzistencën e shoqërisë borgjeze. Me nota shumë të gjalla përshkruhet atmosfera e vitit 1945, kur Qemali vuri në skenë në teatrin e Shkodrës dramën Përtej horizontit, vepër e dramaturgut amerikan Eugjen O’ Neil. Kjo shfaqje me tingëllimin e saj aktual për gjendjen mbytëse të rinisë intelektuale të kërcënuar prej thatësirës së dogmatizmit marksist, e tronditi rininë shkodrane, po ashtu dhe organet e pushtetit të ri dhe të Sigurimit. Qemalit i shkaktoi burgimin dhe tortura çnjerëzore të padurueshme, prej të cilave ai mundi të shpëtonte me anë të vetëvrasjes plot dhimbje duke gëlltitur sasi të madhe pluhuri DDT që roja e burgut hodhi në qelinë e tij për ngordhjen e miljona morrave.
Nji shok e nji mësues: dy dëshmorë, i kushtohet luftëtarëve antifashistë vlonjatë Hamdi Gjoni dhe mësuesit Bego Gjonzeneli, të cilët u burgosën, u torturuan në hetuesi dhe u hodhën të kampet e punës për të vetmin “mëkat” se nuk u bashkuan me forcat partizane që u krijuan më vonë, por luftuan si nacionalistë kundër pushtuesve fashistë e nazistë. Inteligjenca e thellë e pedagogut të shkollës së mesme tregëtare të Vlorës, Bego Gjonzeneli, shpaloset përmes riprodhimit të bisedave të tij me të dënuarit. Dënimi i disa krerëve komunistë prej vetë PKSH-së, mbas prishjes së marrëdhënieve me Jugosllavinë e J. B. Titos, ngjalli tek të burgosurit disa shpresa për zbutje të diktaturës e përmirësim të gjendjes… Mirëpo profesori ua preu hovin hamendjeve naïve me arsyetimet e veta: Grindjet janë të një natyre inherente të sistemit komunist. Do të kemi dhe të tjera, të ngjashme me këtë. Komunistët vrasin njëri tjetrin, me qëllim që të përballojnë pa kundërshtime gjendjet e reja. Për diktaturat absolute, eleminimi i shokëve të luftës është një parim themelor. Por kjo nuk duhet kuptuar si një sinjal i fundit të tyre… Kemi hyrë në një suazë nga e cila është shumë e vështirë të dalim. Ata që thonë se e drejtojnë fatin e vendit tonë, nuk e kanë më këtë fat në duart e tyre. Një tjetër dhespot sundon sot mbi vendin tonë. Eshtë ariu sovjetik.
I ngjashëm me fatin e profesorit vlonjat Gjonzeneli është dhe fati i profesorit shkodran të filozofisë, Preng Kaçinari, i cili përshkruhet në shkrimin Nji vorr i harruem. Ky pedagog i filozofisë në gjimnazin At Gjergj Fishta të Shkodrës, inteligjent i rallë, diplomuar në Universitetin e qytetit Monpellie të Francës. Ky profesor, me sjelljen, zgjuarësinë dhe njohuritë e thella kishte fituar respektin e dashurinë e nxënësve dhe të qytetarëve shkodranë. Pas pushtimit fashist u bëri thirrje studentëve të vet dhe doli malit bashkë me ta, me të cilët luftoi dhe vetë autori kundër pushtuesit fashist. Mirëpo ai u përçmua, u la pa punë dhe u detyrua të vdiste nga uria, për të vetmin “faj” se nuk u bashkua me forcat komuniste dhe sepse kishte njohur nga afër në kohën e studimeve diktatorin e ardhshëm të Shqipërisë, xhelozia dhe paranoja e të cilit nuk lejonte të mbijetonin më të aftët se ai.
Gjatë takimit të fundit të heroit me autorin, ai i formuloi me pak rreshta thelbin e moralit, thelbin e asaj që kërkonte partia shtet prej mësuesve dhe edukatorëve: Falja ndërgjegjen djallit, asgjëso personalitetin tand, humbe dinjitetin si njeri, hidhi poshtë të gjitha parimet morale bazë, atëhere je i përshtatshëm për indoktrinimin që kërkohet n’ arsim.
Në një situatë të tillë mbytëse, ky intelektual i pastër, besnik i parimit sipas të cilit për kombet, ashtu si për njerëzit, nderi qindron ma lart se jeta, mbetur i papunë, pa mundësi jetese, i dha fund jetës me vdekje nga uria në vorrezat e Tiranës më 1956.
Edhe më tragjik është fati i avokatit shkodran Qazim Dani, që përshkruhet në Plaku i numërit 10, njeriu që ishte burgosur pa më të voglin shkak. Ky burgim e revoltoi të birin 16-vjeçar, Bardhoshin, i cili duke mos e duruar padrejtësinë, vendosi të arratisej bashkë me dy shokë të tjerë, të tre djem të vetëm. Këta djem të papërvojë i vranë rojet kufitare. Mbasi i lanë të qelbeshin në sheshin e qytetit disa ditë me radhë për të tmerruar rininë shkodrane, policia lejoi familjarët e miqtë e tyre t’i varrosnin. Nëna e Bardhoshit u çmend nga tronditja e ngjarjes makabre. Kur u lirua bashkëshorti, i plakur para kohe, ajo e priti ashpër duke thirrur: Ti ma ke vra djalin! Ti ma ke vra djalin!, në një kohë kur ky babë nuk e dinte fundin tragjik të të birit. Të dy, nënë e babë, të mbetur mos më keq, pa triskat e bukës, me tre vajza që mezi nxirrshin bukën e gojës me punë nga më të rëndat, të damkosur me epitetin ndjellakeq “armik i popullit”, e ndjenë veten të tepërt dhe u shkrinë njëri pas tjetrit duke u gdhirë të mbërdhirë nga të ftohtit në ballkonin e shtëpisë…
Në Bir i dejë i Shen Françeskut autori portretizon klerikun At Çiprian Nikaj, bashkëvuajtës me autorin në qelinë e hetuesisë së Shkodrës. Ky klerik i përkushtuar, bashkë me kolegët At Pal Dodaj, At Mati Prendushi dhe At Bernardin Palaj ishin arrestuar në mes të nëntorit 1946 me rastin e gjetjes në Kuvendin e Franceskanëve të disa pushkëve të ndryshkura që kishte lënë një reshter gjerman gjatë tërheqjes. Ato pushkë as ishin përdorur e as mund të përdoreshin, por kishin mbetur në Kuvend nga pakujdesia, duke e lënë dorëzimin e tyre në polici me sot për nesër. Spiunimin e kishte bërë një seminarist i ri, i rekrutuar prej Sigurimit. Torturimi i këtyre klerikëve, që mbaheshin nëpër qeli të ndryshme, bëhej me qëllim që ata të pranonin se armët ishin fshehur për të organizuar kryengritjen popullore kundër pushtetit, ashtu si u paratha nga propaganda komuniste shqiptare e ajo jugosllave. Për të mos u shtrembëruar e vërteta, At Çipriani i rrëfen autorit të vërtetën e pranisë së atyre armëve në Kuvend dhe ia lë si porosi ta dëshmojë këtë të vërtetë mbas daljes nga burgu. Ky amanet përbën dhe shkakun kryesor të hartimit të këtij portreti.
Thjeshtësia e klerikut të përkushtuar jepet përmes lutjes së tij të përsëritur drejtuar Zotit: Ati Ynë në Qiell! Më ndihmo të jem i dejë për hirin e dashuninë tande!
Kjo qenie modeste, që dukej tepër e tkurur gjatë lutjeve të veta, ishte shumë e fuqishme në fjalë e mendime. Me këshillat dhe ngushëllimet që i jepte autorit ky bashkëvuajtës para e mbas torturave, ma lehtësonte vuejtjen me frymën e shpresës e ma mbushte zemrën me shpirtin e qindresës, pohon autori duke përshkruar gjendjen e rëndë psikologjike në terrin e qelisë ku njeriu humbiste nocionin e kohës dhe shpesh herë edhe dëshirën për të jetuar…

Keqtrajtimi që u bëri diktatura njerëzve mesatarë jepet me ngjyra të gjalla në shkrimet Dukagjinasi i pafat, Djali i Lumës dhe Bajraktari. Heronjtë e këtyre veprave janë bij të malësive të Shqipërisë së Veriut, njerëz të ndershëm, atdhetarë antifashistë. Të tillë janë vëllezërit dukagjinas Mark e Kolë Prela, malësori i sinqertrë Mehmet Lumjani dhe bajraktari i një fshati të thellë, Sylë Bajraktari. Të gjithë këta heronj pa qenë aspak kundërshtarë të pushtetin dënohen prej tij. Mark e Kolë Prela e donin pushtetin e ri, por ata, si njerëz të ndershëm, edhe pse kishin luftuar si antifashistë përkrah forcave partizane, nuk kishin pranuar të zbatonin urdhërat vrastare të Brigadës së Mbrojtjes së Popullit (forcat e Sigurimit), që shkuan nëpër Malësi për të masakruar banorët e atjeshëm, me qëllimin e vetëm që të ngjallnin tmerr, frikë e nënshtrim absolut ndaj pushtetit të ri “popullor”.
Djaloshi i thjeshtë e i sinqertë, i ndershmi Mehmet nga Luma, nuk mund ta kuptonte se si mund të binte burri aq poshtë sa të shpifte kundër bashkëfshatarit të vet. Sigurimsi i fshatit kishte shpifur sikur Mehmeti nuk e donte pushtetin, sikur ishte “armik i popullit”, gjë që i shkaktoi burgimin dhe dënimin me punë të detyruar në baltrat e kënetës së Maliqit. Pyetja e tij retorike: Si mund të bjerrë burri kaq poshtë!, përdorur si refren gjatë shkrimit, zbulon padrejtësinë e shumë dënimeve dhe rënien poshtë jo të disa spiunëve, por të vetë pushteti komunist. Ky pushtet që erdhi në fuqi me bujë si krijues i botës së re dhe i njeriut të ri, shumë shpejt e zbuloi fytyrën e vërtetë diktatoriale antinjerëzore.
Për të justifikuar përdhunën e vet dhe për të krijuar idenë se bota e vjetër që ai përmbysi, ishte një botë reaksionare, ky pushtet përmes dënimeve të ndryshme i shpalli armiqësorë, reaksionarë dhe antipopullorë shumë fjalë, si dhe mbartësit e tyre. Me përdhunë fjalët ballist, bajraktar, xhandar, avokat-mbrojtës, padre, hoxhë, prift, etj u ngarkuan me një përmbajtje negative emocionale dhe u shpallën e u luftuan si amrmiq e tradhëtarë të gjithë ata që kishin qenë emëruar me të tillë emra. Midis këtyre të përndjekurve bëjnë pjesë mjaft prej të dënuarve që përmendëm më lart, si dhe Sylë Bajraktari, njeriu që nuk e kuptonte dot pse e quanin armik të popullit, gjakpirës të popullit, kur ai dhe të parët e tij si bajraktar ishte përpjekur të zbatonte Kanunin dhe ligjet e Maleve për të mbajtur regull në fshatin e vet.
Jeta personale plot mundime dhe njohja nga afër e vuajtjeve dhe e fundit tragjik të jetës së këtyre përfaqësuesve të popullit shqiptar e shtytën autorin të arrinte që në vitet 1959-1962 në një karakterizim shumë të pjekur të epokës së diktaturës qysh atëhere, karakterizim në të cilin shkrimtarët dhe studjuesit tanë të ditëve tona nuk kanë arritur ende. Për autorin ajo epokë ishte epoka që vrau arsimtarin e ndershëm, që zhduku klerikun e devotshëm, që kalbi në burgje intelektualët e formuar në Europë, që shtrydhi në tortura tregtarin, që mundoi me uri punëtorin e që varfëroi katundarin deriku nuk shkonte më. Epokë e cila përdhosi nxënësin, helmoi rininë, lartësoi idiotin, frymëzoi naivët. Ajo bëri kult urrejtjen, kurse karrierën ideal.
Bashkëvuajtja dhe njohja nga afër e jetës dhe e vdekjes së heronjve të tillë i dha shtysën autorit që të gjente rrugën e shpëtimit jo në durimin e vuajtjeve, e cila do ta shpinte së shpejti në një vdekje të parakohëshme gjatë një riburgimi, riinternimi, apo kampi pune, por në arratisjen nga atdheu. Jeta e autorit deri në arratisjen e tij trajtohet me hollësi në vëllimin autobiografik Nën Hijen e Rozafës (Onufri, 2004, 344 f.), ku janë vendosur në qendër jo bëmat dhe bisedat e bashkëvuajtësve, por jeta, vuajtjet, mendimet, meditimet e përgjithësimet e autorit dhe të familjarëve të tij.
Ndërkohë theksojmë se ngritja në pozita të larta e njerëzve inferiorë që i shërbenin me besnikëri të verbër pa asnjë vrarje ndërgjegjeje pushtetit në fuqi jepet duke treguar sesi njerëz injorantë, gati analfabetë, të marrë prej fshatrave u armatosën dhe u vunë në detyra komanduese nëpër burgje e kampe pune, ku keqtrajtonin mizorisht të dënuarit pa faj. Këtyre njervzve të pashpirt auroti nuk u kushton asnjë portret a shkrim të plotë, por vetëm i përshkruan shkarazi dhe në kontrast me bashkëvuajtësit e vet të dënuar pa faj. Përjashtim bën autori vetëm për Xhevahirin, si e quanin të burgosurit tetar Jonuzin nga Berati, të cilin e portretizon brenda portretit Bajraktari. Ky person dallonte prej policëve të tjerë, ai ishte zgjuar nga poshtërsitë e partisë shtet dhe përpiqej të lehtësonte me sa i mundej vuajtjet e të dënuarve, herë duke u treguar se cilët ishin të rekrutuarit midis të dënuarve, herë duke u treguar lajme nga jeta jashtë burgut…
Së fundi, nuk mund të lemë pa theksuar se në të gjitha shkrimet e përmbledhura në librin Pika loti ka një karakteristikë të përbashkët artistike. Në to bie në sy përdorimi i një lirizmi shumë të ndjeshëm, përshkrimi me shumë besnikëri dhe me hollësira të zgjedhura mirë për të karakterizuar heronjtë që portretizohen. Ndërhyrjet lirike të autorit, shfrimet e emocioneve, meditimet dhe formulimet e sakta për karakterizimin e epokës dhe të personave historikë, ua rrisin shkrimeve emocionalitetin, besueshmërinë, vërtetësinë, humanizmin dhe njëherazi dhe nivelin artistik.
Kjo vepër, si dhe veprat e tjera të Sami Repishtit, shquhet dhe për gjuhën e pasur e të përpunuar, për dialektin shkodran letrar shumë të afërt me gjuhën letrare të përbashkët shqipe. Kjo dukuri është e rallë midis atyre që shkruajnë në dialektin shkodran, mbasi shumica e tyre duke dashur të tregojnë pasurinë e këtij dialekti, theksojnë diferencat nga gjuha letrare dhe përdorin shumë nëndialektalizma të saj.
Si përfundim themi se përmbjedhja Pika loti bën pjesë denjësisht në themelet e letërsisë shqiptare së burgut, se ajo paraprin veprën madhore Rrno vetëm për me tregue të At Zef Pëllumbit dhe romanet e Visar Zhitit Rrugët e Ferrit dhe Ferri i Carë, kurse vepra autobiografike Nën hijen e Rozafës, është një simotër e tyre.

Filed Under: Analiza Tagged With: Komunizmi, Sami repishti, Thanas Gjika, vret Eliten

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • …
  • 20
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT