• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

25 vjet nga rivendosja e mardhënieve diplomatike SHBA-Shqipëri

October 4, 2016 by dgreca

Përkujtohet 25 vjetori i rivendosjes së mardhënieve diplomatike SHBA-Shqipëri/

Nga Shefqet KERCELLI/Ambasada Amerikane në Tiranë, përkujtoi më 3 tetor 2016, 25-vjetorin e rihapjes së selisë diplomatike në Shqipëri. Të pranishëm në këtë ceremoni, veç diplomatëve, figurave të njohura të politikës, personalitete të fushave të ndryshme, ishin dhe disa nga personat që kanë qenë të pranishëm një çerekshekulli më parë në rihapjen e ambasadës. Njëri prej tyre, ishte i ngarkuari me punë i SHBA-ve në atë kohë, Shkëlqesia e Tij, Christopher Hill. Në fjalën e tij, zoti Hill rikujtoi premtimin e mbajtur nga Shtetet e Bashkuara se asnjëherë nuk do ta linin Shqipërinë vetëm, dhe kërkoi nga qeveria Shqipëtare që të vijojë të mbajë premtimet, ndërsa politikanët shqiptarë të bashkëpunojnë me njëri-tjetrit, ashtu siç bashkëpunojnë me Amerikën. Pak ditë më parë në një video të postuar në “You Tube”, ambasadori Amerikan në Shqipëri, Donald Lu u shpreh se, “Shqipëria mund të jetë i vetmi vend në botë me një shkollë që mban emrin e presidentit Wilson, një rrugë që mban emrin Xhorxh Bush dhe një kafe me emrin e Barack Obamës”. Është e vështirë, theksoi ambasadori Lu, “të besosh se vetëm 25 vjet më parë Shqipëria dhe Amerika nuk kishin marrëdhënie zyrtare. Mund të duket kohë e gjatë, por në historinë e dy popujve dhe dy vendeve është vetëm fillimi”. “Për mua Shqipëria është me të rinjtë e jashtëzakonshëm të saj, pjesa më e madhe e të cilëve kanë lindur gjatë këtyre 25 viteve. Më e mira nuk ka ardhur ende në marrëdhënien tonë. Ne qëndrojmë së bashku me krenari. Ky është vetëm fillimi”, u shpreh ambasadori Lu. Ndërsa ambasadorja Shqiptare në SHBA, Floreta Luli-Faber nënvizoi se, “për popullin shqiptar, SHBA-të kanë qenë gjithmonë simbol i lirisë dhe demokracisë. Kanë qenë shpresa që ka udhëhequr përpjekjet e atyre që luftuan për liri dhe demokaci. Sot, në 25 vjetorin e rivendosjes së marrëdhenive diplomatike mes dy vendeve tona,  SHBA-të janë bërë shtëpia e shumë familjeve shqiptare”. “Ne do të qëndrojmë përkrah njëri-tjetrit edhe në të ardhmen. Shqipëria do të vazhdojë të jetë një partner dhe mik i ngushtë i SHBA-së dhe ky është vetëm fillimi”, theksoi ambasadorja Floreta Luli-Faber.

 

Filed Under: Histori Tagged With: 25 vjet, Shefqet Kercelli, Shqiperi-Amerike

Shqipëri-SHBA, fillon “Joint Effort-16”

September 19, 2016 by dgreca

Nga Shefqet Kërcelli/

U zhvillua sot në ambientet e garnizonit Zall-Herr, ceremonia e fillimit të stërvitjes së përbashkët “Joint Effort-16”, e cila do zhvillohet nga data 19 deri më 29 shtator, në rajonet e Garnizonit “Skënderbej”, Zall-Herr, Bizë, Kepi i Palit,Vau i Dejës, Poshnjë, Rinas dhe Kuçovë. Në Stërvitjen “Joint Effort-16”, marrin pjesë qindra trupa nga Shtabin i Përgjithshëm, Forca Tokësore, Forca Ajrore, Forca Detare, Komanda Mbështetëse dhe Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes, si dhe trupa dhe mjete ushtarake të Forcave të Armatosura nga SHBA, Britania e Madhe, Italia, Kosova dhe Mali i Zi. Qëllimi i stërvitjes “Joint Effort-16”, është thellimi i njohurive dhe aftësive vendimarrëse të drejtuesve në planëzimin dhe realizimin e stërvitjeve të përbashkëta, duke zbatuar doktrinën dhe standartet e NATO-s, përmirësimi i mëtejshëm i bashkëveprimit me partnerët ndërkombëtare në planëzimin dhe ekzekutimin e operacioneve ushtarake me spektër të plotë, si pjesë e TASKFORC-e të bashkuara të NATO-s, me theks nivelin taktik e operacional.

Vec trupave pjesmarrëse, në ceremoninë e hapjes moren pjesë ZëvendësMinistri i Mbrojtjes z. Petro Koçi, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, Gjeneralmajor Jeronim Bazo, Komandanti i Forcës Tokësore Gjeneral brigade Nazmi Cahani, Komandanti i KDS, Gjeneral brigade Dedë Prenga, Komandanti i Komandës Mbështetëse kolonel Ardian Bali, atashetë ushtarakë të SHBA, Britani e Madhe, Kosovë, Mali i Zi, Itali, komandantë repartesh si dhe drejtorë drejtorish nga MM dhe SHP.

Fjalën e hapjes e mbajti Komandanti i Forcës Tokësore, Gjeneral brigade Nazmi Cahani, i cili ndër të tjera u shpreh se, “Është një kënaqësi e veçantë që sot me rastin e fillimit të stërvitjes “Joint Effort 2016”, të përshëndes  dhe  t’ju uroj mirëseardhjen në stërvitje përfaqësuesve nga  Italia, Kosova, Mali i Zi, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuar të Amerikës. Jam i sigurt që kjo mundësi, do të përdoret për të përmirësuar aftësitë luftarake, rritur bashkëveprimin dhe kuptimin e përbashkët ndërmjet trupave tona si dhe për të shkëmbyer eksperiencë dhe për tu stërvitur së bashku.

Në të njëjtën kohë, kjo është një mundësi për të njohur njëri tjetrin, për të mësuar rreth historisë dhe kulturës si dhe gjithashtu për të shijuar sa më shumë mikpritjen shqiptare…”

Ceremonia u përshëndet nga zv.ministri i Mbrojtjes z. Petro Koci, i cili pasi i uroi mirëseardhjen në stërvitje përfaqësuesve nga Italia, Kosova, Mali i Zi, Mbretëria e Bashkuar,dhe SSBA, i  falënderoi ata për mbështetjen, angazhimin, eksperiencën dhe profesionalizmin që mirëpresim të demonstrohet.” Sot bashkarish nisim Stërvitjen “Joint Effort-16”, eventin më të rëndësishëm stërvitor të vitit për FARSH. Kjo është një stërvitje komplekse, dhe për të mbërritur deri këtu janë investuar mijra orë pune në një periudhë kohe më shumë se një vjeçare.  Ky është një operacion me spektër të plotë, i cili është planëzuar dhe do të ekzekutohet në nivel operacional dhe taktik, është “live“ dhe e asistuar me kompjuter, është e perbashket, pra FT, FAj, FD janë pjesëmarrëse si dhe është e shpërndarë në disa poligone të FARSH-së”, theksoi ndër të tjera në përshëndetjen e tij zv.Ministri Koci.

Më tej, duke përfunduar, Zv.Ministri Koci kërkoi nga të gjithë siguri të plotë gjatë gjithë stërvitjes, -pasi jeta dhe shëndeti i gjithsecilit prej jush, është shumë e rëndësishme për ne,-theksoi ai.

Përgjatë 10 ditëve të zhvillimit të “Joint Effort”, nëpërmjet skenarëve të ndryshëm të përgatitur më përpara, synohet që trupat pjesëmarrëse në këtë stërvitje të rrisin ndërveprueshmërinë ndërmjet forcave pjesëmarrëse dhe kapaciteteve operacionale të shtabeve dhe njësive të Forcave të Armatosura të RSH, në procesin e planëzimit dhe ekzekutimit të operacioneve luftarake në mjedis të përbashkët (JOINT) dhe multinacional, në nivel taktik dhe operativ.

Objektivi kryesor i stërvitjes është trajnimi dhe stërvitja e pjesëmarrësve për të përballuar sfidat operacionale aktuale dhe për të ardhmen me qëllim për t’u përgjigjur krizave shumëdimensionale dhe operacioneve me spektër të plotë në mbështetje të paqes.

Filed Under: Kronike Tagged With: fillon “Joint Effort-16”, Shefqet Kercelli, Shqipëri- SHBA

LAMTUMIRA E KAPITENIT LORIK CANA

September 1, 2016 by dgreca

Kapiteni Lorik Cana: Ndihem i nderuar që përfaqësova vendin dhe popullin tim/Lorik Cana zyrtaroi tërheqjen nga kombëtarja shqiptare. Nëpërmjet një komunikate në profilin e tij në rrjetin social Facebook, tashmë ish-kapiteni i skuadrës kuqezi deklaroi se për të kishte ardhur koha që t’i jepte lamtumirën përfaqësueses shqiptare. “Përshëndetje të gjithëve! Ashtu siç e bëra të ditur pas “Euro 2016”, vendosa të tërhiqem nga Kombëtarja. Mendova se kishte ardhur koha për këtë, pas arritjes më të madhe të sportit shqiptar. Ndihem i nderuar që gjatë karrierës sime kam mundur të përfaqësoj vendin dhe popullin tim. Sapo kam mbushur 33 vjeç dhe pas 14 vitesh aktivizimi në nivele të larta, më duhet kohë për t’u riaftësuar nga disa dëmtime. Këtë verë vendosa që të refuzoj të gjitha propozimet e mara në mënyrë që të kthehem sa më shpejt në formën time më të mirë dhe shpresoj të jem gati për arritje dhe projekte të reja. Ju falenderoj të gjithëve për mbështetjen”, shkruan Cana.
Futbollisti Lorik Cana gjatë karrierës së tij ka zhvilluar me fanelën e kombëtares shqiptare 93 ndeshje, duke kurorëzuar edhe ëndrrën më të madhe, atë të aktivizimit në fazën finale të një evenimenti si Evropiani i Francës, ku kontributi i tij ka qenë i rëndësishëm. Vlerat e Kapitenit janë të shumëanshme, jo vetëm si futbollist, por dhe si qytetar, familjar, patriot dhe tashmë si njohës i historisë së popullit shqiptar. Pasi Loriku po përfundon dhe studimet për histori në Universitetin e Tiranës, në gjurmë të axhës së tij, të ndjerit Prof.Zekeria Cana, i cili i ka venë dhe emrin. {Bashkepunetori i Diellit nga Shqiperia, Shefqet Kercelli me ish Kapitenin Cana, i cili mbane nder duar librin e dhuruar nga autori  Shefqet Kercelli “Antologji e Detarise Shqiptare”)…

Filed Under: Komente Tagged With: LAMTUMIRA E KAPITENIT, Lorik Cana, Shefqet Kercelli

De Biasi për Canën, “eksodin” Kosovar në Kombëtare, prurjet, miqësorja dhe eleminatorët

August 29, 2016 by dgreca

Trajneri i Shqipërisë, Gianni De Biasi, konfirmoi në një konferencë për shtyp se Lorik Cana është tërhequr nga kombëtarja. “Cana nuk është grumbulluar për ndeshjet e ardhshme pasi është tërhequr”, tha De Biasi, duke kërkuar një duartrokitje për të, si njeri dhe si futbollist, që dha aq shumë për Kombëtaren Shqiptare- “Europiani ishte ëndrra e Canës. Luajti me Zvicrën dhe një pjesë të ndeshjes me Rumaninë. E mbylli me festë dhe mendoj se meritoi një duartrokitje të madhe nga të gjithë ne”, tha trajneri për Canën.

De Biasi ka shtuar se të rejat e listës janë Rei Manaj dhe Jahmir Hyka, rikthimi i Strakoshës në grupin e portierëve të Kombëtares.

 Kur u pyet në lidhje me largimin e lojtarëve kosovarë nga kuqezinjtë për të luajtur me Kosovën, trajneri italian deklaroi se nuk bëhet fjalë për eksod: “Nuk shoh asnjë eksod. Kanë ikur ata që erdhën në Austri dhe mbase u zhgënjyen shumë që nuk i morëm në Francë dhe kanë ikur lojtarë si Meha që kishte kohë që nuk ishte më pjesë e kombëtares. Nuk ka eksod, ka lojtarë kosovarë që luajnë për Kosovën”.  Në lidhje me objektivat e Shqipërisë në këto eliminatore, ku është në të njëjtin grup me Spanjën, Italinë, Izraelin, Maqedoninë dhe Lihtenshtejnin, De Biasi deklaroi se “objektivi ynë është që të bëjmë më të mirën e mundshme”. De Biasi kërkoi që Kombëtarja të jap maksimumin me maqedoninë, mundësisht 101 për qind, ndryshe mund të turpërohemi. {Shefqet Kërcelli}

Filed Under: Sport Tagged With: Cana, De Biasi:, eksodi, Kombetarja, Shefqet Kercelli

Njihuni me … dronin nënujor detar

August 27, 2016 by dgreca

Anija më e re pa pilot e Pentagonit, është projektuar të gjurmojë nëndetëset armike. Ajo quhet ACTUV, peshon 140 tonë, lëviz me 50 kilometra në orë dhe është e gjatë 40 metra. Ajo mund të lundrojë mijëra milje për muaj të tërë pa ndërprerje dhe pa qenë nevoja që dikush të jetë në bord.  I njohur si droni ujor, anija përdor sensorë të rinj teknologjikë që mund të gjurmojnë praninë e nëndetëseve elektrike me diezel, të cilat janë nga më të qetat dhe më të vështirat për t’u zbuluar. Mjeti po ndërtohet nga kompania DARPA, e cila do të bashkëpunojë me Zyrën e Kërkimeve të Marinës për të testuar kapacitetet, me qëllim kalimin e teknologjisë së saj tek Marina e SHBA për përdorim operacional.  Edhe pse anija në fjalë është e programuar për të gjurmuar nëndetëset, teknologjia e saj mund të konfigurohet për të shërbyer për një gamë të gjerë funksionesh për anijet pa pilot që do të përdoren në të ardhmen. Dhe sipas Departamentit Amerikan të Mbrojtjes, anije të tilla do të ketë më shumë në të ardhmen.{Përgatiti për Diellin: Sh.K}

Filed Under: Komente Tagged With: dronin nënujor detar, Shefqet Kercelli

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • …
  • 44
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • SHBA dhe arkitektura e re e paqes globale: Diplomacia strategjike dhe ndërtimi i rendit të ri ndërkombëtar në epokën e demokracive të avancuara
  • Isa Boletini, Rënia si Akt Themelues i Ndërgjegjes Kombëtare dhe Alarm i Përhershëm i Historisë Shqiptare
  • Kongresi i Lushnjës dhe periudha përgatitore për Luftën e Vlorës 1920
  • GJON MILI DHE EKSPOZITA MЁ E MADHE FOTOGRAFIKE BOTЁRORE E TЁ GJITHA KOHRAVE
  • Rezoluta-6411,nga SHBA-ja, do të jetëson ndaljen e diskriminimit dhe  zgjidh drejt çështjen e Krahinës Shqiptare
  • IBRAHIM RUGOVA: BURRËSHTETASI QË E SFIDOI DHUNËN ME QYTETËRIM 
  • Mbi romanin “Brenga” të Dr. Pashko R. Camaj
  • Presheva Valley Discrimination Assessment Act Advances
  • Riza Lushta (22 JANAR 1916 – 6 shkurt 1997)
  • Krimet e grekëve ndaj shqiptarëve të pafajshëm në Luftën Italo-Greke (tetor 1940 – prill 1941)
  • Masakra e Reçakut në dritën e Aktakuzës së Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë
  • FATI I URAVE PREJ GURI MBI LUMIN SHKUMBIN
  • Skënderbeu, Alfonsi V dhe Venediku: në dritën e Athanas Gegajt
  • Abaz Kupi si udhëheqës ushtarak i çështjeve kombëtare
  • “Lule e fshatit tim” – Poezi nga Liziana Kiçaj

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT