• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Trump dhe Putin bëjnë “hapat e parë” për përmirësimin e marrëdhënieve

July 16, 2018 by dgreca

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe ai i Rusisë, Vladimir Putin, thanë se kanë bërë “hapat e parë” për përmirësimin e marrëdhënieve midis vendeve të tyre.

1 trump-Putin takimi

Dy presidentët u takuan të hënën në Helsinki të Finlandës, në samitin e parë prejse Trump ka marrë detyrën në janar të vitit të kaluar.Putin i cilësoi bisedimet si “shumë të suksesshme dhe të dobishme” dhe tha se ai dhe Trump diskutuan për kontrollin e armëve, konfliktet në Siri dhe Ukrainë, tregtinë dhe çështje të tjera.

Në konferencën e përbashkët për media, pas katër orë bisedimesh, Putin tha se Trump ngriti çështjen e ndërhyrjes së dyshuar të Rusisë në zgjedhjet në SHBA, më 2016, dhe përsëriti mohimin e tij për ndërhyrjen e Moskës.Në përgjigje të pyetjes së një gazetari, Putin tha se ai ka dashur që Trump t’i fitojë zgjedhjet, sepse i nominuari i Partisë Republikane ka shprehur dëshirën për të përmirësuar marrëdhëniet me Rusinë.Trump tha se iu adresua Putinit drejtpërdrejt në lidhje me akuzat për ndërhyrje në zgjedhje dhe se ata kaluan “një pjesë të madhe të kohës” duke folur për këtë çështje.

Trump nuk ofroi detaje dhe nuk la të kuptohet se ka pasur ndonjë rezultat specifik nga ky diskutim.

Me këmbënguljen e një gazetari, Trump tha se Putin ka qenë “mjaft i fuqishëm” në mohimin e tij.Ai po ashtu përsëriti se nuk ka pasur bashkëpunim të fshehtë midis fushatës së tij dhe Rusisë dhe tha se hetimet e zyrtarëve amerikanë në këtë çështje kanë shkaktuar “dëm serioz”.Presidenti amerikan u vu nën presion shtesë për të sfiduar Putinin, rreth ndërhyrjes së dyshuar, pasi Departamenti amerikan i Drejtësisë njoftoi më 13 korrik se një juri e madhe ka akuzuar 12 zyrtarë të inteligjencës ruse për piraterimin e kompjuterëve të Partisë Demokratike në SHBA dhe publikimin e emalileve të vjedhura dhe të informacioneve të tjera, gjatë fushatës presidenciale në Shtetet e Bashkuara.Ka pasur po ashtu thirrje për anulimin e samitit në Helsinki, por Trump e mbrojti atë, duke thënë se diplomacia është vendimtare dhe se “dialogu produktiv” me Moskën është një gjë e mirë për SHBA-në, Rusinë dhe pjesën tjetër të botës.

Trump: Me Rusinë kemi 90% të armëve bërthamore
Ju lutem të prisni
 Të dy presidentët shprehën po ashtu dëshirën për bisedime për kontrollin e armëve.Putin tha se është e rëndësishme që të nisë dialogu për armët bërthamore dhe se ai ka bërë propozime konkrete në këtë fushë. Ai po ashtu tha se Rusia dhe Shtetet e Bashkuara duhet të bisedojnë për zgjerimin e Traktatit START të vitit 2010, i cili ka vënë kufizime të reja mbi madhësinë e arsenalit bërthamor të të dyja vendeve.Ka qenë ky samiti i parë dypalësh i liderëve të të dyja vendeve qysh në prill të vitit 2010. Përpara takimit, Trump tha se shpreson se SHBA-ja dhe Rusia do të përfundojnë me “marrëdhënie të jashtëzakonshme” dhe se “bashkëpunimi me Rusinë është një gjë e mirë, jo një gjë e keqe”. Ai po ashtu tha se hetimet e agjencive amerikane mbi ndërhyrjen e dyshuar të Rusisë në zgjedhjet presidenciale në SHBA, i kanë përkeqësuar rëndë marrëdhëniet e Uashingtonit me Moskën.

“Marrëdhëniet tona me Rusinë nuk kanë qenë kurrë më të këqija, falë shumë viteve të marrëzisë dhe budallallëkut të SHBA-së dhe tani ‘gjuetisë së shtrigave’”, shkroi Trump në Twitter, duke iu referuar hetimeve që po bën këshilltari i posaçëm amerikan, Robert Mueller.

Ministria e Jashtme e Rusisë, e cila i ka akuzuar kundërshtarët e brendshëm të Trumpit dhe establishmentin amerikan për pengimin e përpjekjeve për përmirësimin e marrëdhënieve, e pëlqeu postimin e Trumpit.

Gjatë një takimi me presidentin e Finlandës, Sauli Niinisto, përpara takimit me Putinin, Trump tha se se “NATO nuk ka qenë kurrë më e fuqishme dhe kurrë më e bashkuar”.

Komentet pasuan samitin e tensionuar të aleancës në Bruksel, më 11 dhe 12 korrik, ku vendet anëtare janë pajtuar që të rrisin shpenzimet në mbrojtje, nën presionin e Trumpit.

Përgatiti: Valona Tela-RFL

Filed Under: Analiza Tagged With: permiresohen marrdheniet, presidentet, Takimi, Trump-Putim

RUSIA KTHEHET NË DREJTIM TË AZISË SË SAJ TË DIKURSHME…

July 15, 2018 by dgreca

Ndersa nostalgjia ritet per lindjen e larget e Genkis Kahn/

HAMBURG, GERMANY JULY 7, 2017: Russia's President Vladimir Putin (L) and US President Donald Trump shake hands during a bilateral meeting on the sidelines of the G20 summit in Hamburg. Mikhail Metzel/TASS (Photo by Mikhail MetzelTASS via Getty Images)
HAMBURG, GERMANY JULY 7, 2017/

Putini harton perandorine e tij./

Perktheu nga Wall Street Journal; Abdyl Ali Koprencka/Nju Jork/

Me 16 Korrik do takohet Presidenti Trump me Vladimir Putin në Helsinki. Ky President humbi zotërimin që nga Mongolia deri në Filand. Dikur nën Perandorija Ruse ndërmjet kufijsh te ndryshëm, duke mos lënë jasht BS që kishte nën pushtim nji te gjashtën e botës. Putini konsideron këtë situatë si humbje e kësaj Perandorije e cila ndodhi diku ne mesnatën e një dite gjatë muajit Dhjetor të vitit 1991. Kjo është konsideruar si humbja më kastatrofike gjeopolitike e shekullit njizet. Kjo situatë deri atëhere kishte bllokuar me miljona njerëz që flisnin Rusisht jashte kufive tashma të tkurrur. Dhimbja fantazmë për madheshtine e zhdukur të Rusisë kolektive akoma po gryen ndërgjegjen e tyre. Në këto ditë qëllimi i të ashtuquajtur i padrejtësisë historike na ripërcakton kuptimin e Rusisë ku me të vërtetë i takon qyteterimi saj. Ne këtë mënyrë duke menduar për të rishikuar si e ka ndjerë vehten vendi në të kaluarën e saj.
Me pak se nje dhjetë vjeçar Rusia me gjithë ndryshimet kulturale politike pretendon me të drejt të plote se i përket pjeses përëndimore te ruzullit. Në nji gazete Gjermane në një pjesë Z. Putin shkruante se Europa përfshihet nga Lisbona deri ne Vladivostok. Kjo shtirje aspiron shkëmbimin e lirë dhe ndan vlera të përbashkëta.
Tashti oreksi Rusisë është ngritur në drejtim te lindjes në nji aleance jo të kollajshme me nji vënd  shumë të fuqishëm por shume mëndje ngushte sikur është Kina. Njikohësisht edhe ne lidhje me vëndet Muslimane si Turqia dhe Irani. Por mund të theksohet më së tepërmi se Rusia në ndjenja e vetme në pafundesi, mund te qëndrojë e vetme dhe mos ketë familjaritet me askërkënd. Kjo eshte motoja e shpikur e Car Aleksandrit III, njiqind vjetë përpara duke u mbështetur vetëm në dy aleatët e saj Ushtrija dhe Marina. Rusia nuk është i vetmi vënd në botë që mbështetet në të kaluarën e lavdishme në Nacionalizem dhe për ta rifituar atë. Kjo imagjinate ja ka ngritur shume oreksin, nga Breksiti Englez te Z. Trump “ Amerika mbi te gjitha” deri te Kina e Xing JU Pingut e trimëruar tashma nga rregullat këtij të fundit që përcakton rregullin nacional ne institucionet e tij duke u bazuar ne bashkëpunim dhe kompromis e duke u ndihmuar në mase te madhe nga SH.B.A. dhe aleatët e tyre, të cilët po luftojnë për ta mbajtur. Koncepti i vërtetë i Perëndimit asht tashma në pikë pyetje. Kjo ide shpërthyese ka ngritur nji situatë dramatike se si e ndjen Moska pozitën e saj në këtë rruzull. Rusia ka rreth dyqind vjete që tenton ti afrohet Perëndimit. Në referencat e saj ka rrugët pozitive dhe negative thotë Fjodor Lukanov Kryetari këshillit për punët e jashtme dhe të mbrojtjes, këshill ky që lajmëron Kremlinin. Sot kjo nuk përkon me realitetin sepse perëndimi është duke u larguar nga pikpamja për të qënë në qëndër e këtij rruzulli tokësor. Këto ndryshime po ndodhin edhe sepse në Rusin e sotme stili i jetes po ndron në pikpamjet dhe drejtim të influencës përëndimore. Ky fenomen evidentohet gjate kampionatit te fundit botëror të futbollit. Tashti vizitoret hasin biçikleta të ndara , vegan kafene hipsters me mjeker që shërbejnë në shumë raste krikllat e birrës.
Akoma e ndjejnë që kanë nji drejtim tjeter dhe të rrethuar nga armiqt megjithatë me këto premisa kane mbajtur shoqërinë Ruse. Invazioni i zotit Putin drejt Ukrainës në vitin 2014 dhe sanksionet ekonomike nga ana e shteteve Përëndimore e shtyne shtetin Rus ne reçesion ekonomik dhe ne një krizë financiare e cila e detyroi këtë të marë nji kthesë me përmasa historike.
Deri ne 2014 Rusia e ndjente vehten si më e preferuara e Perëndimit thotë Dimitri Trenin drejtori Operës te Moskës. Qysh atëhere ka tregues që tregojnë se Rusia është kthyer mbrapa. Elita Ruse me Putinin në krye kanë arritur konluzionin se të tentosh për tu bërë pjestare e Perëndimit  nuk është më resultative dhe njikohësisht e pa frytëshme.
Çfarë po ndodh me Rusinë sotme jo vetëm qe po tradhtohen idete e lirisë të Gorbaçovit dhe te presidentit Jeltsin , shton Z.Trenin, por po shkon drejt shkaterimit frymës Përëndimore qe dominoi Shtetin Rus deri në atë kohë, por po ecën akoma më poshtë në të gjitha drejtimet. Ajo po shkon shekuj mbrapa duke kërkuar ti përshtatet Carit Rusise Pjetrit Madh, i cili jetoi treqind vjet përpara. Për disa Rusë ata shofin akoma më larg kërkojnë kohën e Golden Horde deri në trashëgimnin e Perandorit Mongol Genghis Khan i cili sundoi Muscovin që nga fillimi i shekullit trembedhjet deri nga fundi i shekullit pesëmbëdhjet.
Disa Nacionalist Rusë shkojnë deri aty që shteti Mongolo Turk i drejtuar nga pasardhesit e Ghengis Khan që vazhdonte me djalin e madh te tij si bazen themelore te gjithë perandorise Ruse. Megjithëse ka kaluar kohë shumë e gjatë Horda është duke u rifreskuar perseri nepermjet TV dhe filmave te rinj. Temat e filmave kujtojnë dikur kryeqitetin e Hordes Sara Batu i rrafshuar në shekullin e pesëmbëdhjet. Nji nga filmat e fundit ngre nostalgjin për atë kohë duke treguar pallatet e mëdha të shoqëruara nga Xhamitë ku vizitorët kanë hypur mbi kameliet, praktikojnë gjuetjet me shigjetë dhe bëjnë fotografi me veshje Mongole.
Historianët e sotëm Rusë të shoqëruar nga Kisha Orthodokse e konsideron për nji kohë të gjatë sundimin e Hordes mbi Rusinë si nji kohë barbare që e la këtë vënd të pa zhvilluar duke e krahasuar me perëndimin. Studimi historisë saj është ndaluar nga Kremlini që në vitin 1944. Por revizionistët modernë të frymzuar nga ideologjija Euroaziatiste vuri Rusinë kundër Perëndimit duke e konsideruar shtetin Rus si trashigimtare e Perandorise Mongole. Ata admirojnë centralizmin e pamëshirshëm. Kjo është dëshira e tyre për të pushtuar dhe me aftësinë e tyre për të mbajtur nën kontroll rregullin dhe ligjin nën tolerancën e fesë, e cila lejon Kristianizmin dhe Islamizmin te bashkë egzistojnë.
Në realitet, Shteti mesjetar Rus ka adaptuar shumë nga sistemi admistrativ i periudhës të Golden Horde. Fjalët Ruse si para(dengi), thesar(kazna) dhe doganë(tamozhnia) jane me origjinë Mongolo Turk. Sistemi Mongol postar dhe rjeti transmetimit i Yam(patate e ëmbël) asht shtylla e Perandorisë Ruse. Por mbasi mundën pas ardhësit e Hordës Rusët mbuluan shumë gjurmë të egzistencës të atyre. Dikur Qyteti i Sara Batut ishte më i madh se Parisi dhe Londra. Sot ështe nji fushë gjigande e mbushur me qeramikë të hedhur dhe xhamitë, pallatet të përbëra dikur me tulla po zhgaterohen. Me keto materiale po fortifikojnë(ndërtojnë) Kishat dhe keshtjellen e Astrakanit te shekullit gjashtëmbëdhjet te shtrira gjat Lumit Vollga.
Udhëheqësi kryesor i lëvizjes Euroasiste sot është filosofi Aleksander Dugin. Filozofia e tij kombinon admirimin e Hordës me të djathtën extreme Amerikano Europiane dhe me lëvizjen e neo fashiste. Për më tepër cilson: “Ne Rusët jetojmë nën hijen Genghis Khan. Ai na solli ne jo vetëm nënështrimin e Lindjes por edhe lirinë e pendës Përëndimore.” Ai vazhdon të shkruaj se: “ Rusët përpara Genghis Khan ishin nji periferi e Bizantit dhe Europës. Këta mbas Genghis Khan janë bërthama e Perandorisë Botërore , mbas Romakes, qëndra absolute për betejen gjeopolitikale per të përcaktuar fatin e rruzullit.”
Z Dugin ka nj dalje frekuente në mediat Ruse. Zyrtarët Rusë nuk duan ta përmëndin publikisht por ai ushtron influencë nepër korridoret e fuqise politike.
Këtë e cilson Andrei Kortunov drejtor i Keshillit të Çështjeve Internacionale. Ndër të tjera shton se magjepsja e re në drejtimte Golden Hordë është plotësisht e qartë se ka qëllim politik. “ Kjo është dëshirë për të treguar historinë Ruse por jo për të pércaktuar thjesht Kristianizmin ose Kristian Muslimanizmin kur dihet se ne Rusi jetojnë njizet miljon Muslimanë.” Z. Kortunov vazhdon:” Këtu është nji dëshirë për të shpjeguar se orientimi Përëndomor nuk është e vetmja trajektore por ka altenanativa të ndryshme nga ajo.”
Impulsi për të abandonuar orientimin Përëndimor Rus është theksuar nga Vlladislav Surkov nji nga këshilltarët më të afërm gjatë krizës Ukrainës. “ Rusia harxhoi katërqind vjet me sy nga Linja dhe katërqind vjet nga Perëndimi pa zënë rënjë në asnjërën anë. Gjatë muajit Prill nëpër artikujt akademik Z. Surkov shkruan se qysh tashti e tutje Rusia, nji gjysem race e përjetëshme , do përplaset me vetminë dy tre qind vjeçare gjeopolitike.
Dizilusioni i thelle buron se nga dështimi politik i Rusisë për të ju afruar Perëndimit mbas thyerjes të B.S. Ky dështim tashma është i pranushëm nga Perëndimi por jo nga zyrtarët e Moskovit. “ Perëndimi nuk është sufiçent imagjinativ ose krijues që ne ta përqafojmë në nji moment kur Rusia ka qëllim të kthehet në nji vënd normal.” Cilson Vygaudas Usackas ish mininistri i jashtëm i Lituanisë. Sherbeu deri ne vitin e fundit ambasadori i Moskës në UE. Tashti drejtues ne Institutin e Europës të mendimit. “Si rezultat ne përfundimisht shohim se Rusia po kërkon indetitetin e saj midis Evropës dhe Azisë. Ndërkohë që Rusia është bërë nj forcë agresive shumë e qëndrueshme për të deskretiuar dhe për të minuar burimet Perëndimore demokratike.
Ndërsa forcat e largojnë Rusin nga Perendimi , të cilët e pëshpërisin nën tavolinë. Pika e thyerjes arriti konkretisht me vendimin e Putinit me pushtu Ukrainën( ku shumë politikanë mendojnë që Rusia kryesisht mos të jetë nji vënd i ndarë) dhe aneksimin e Kirmes. Në krizën e Ukrainës të vitit 2014 dhe reaksionit te Perëndimit, Mr. Surkov shkruan:” Stop qëndrimi i Rusisë drejt Perëndimit nji udhëtim me shumë perpjekje të pa frutëshme për tu bërë pjesë e civilizimit Përëndimor.
Sanksionet ekonomike Përëndimore të vendosura që nga viti 2014 paksoi shkembimin tregtar investimin e shumë kompanive, njikohësisht preku intersat e oligarkis e sidomos për të bërë pushime Europiane. Me zgjedhjen e Mr. Trump e deshirën e këtij të fundit për të ngrohur lidhjet me Z. Putin dhimbjet e këtij janë shumë fishuar. Administrata e Z. Trump ka forcuar sanksionet kundrejt kompanive dhe individualëve Rusë. Në kundërshtim me President Barak Obama ku i friksoheshte antagonizmit me Rusinë si nji hap i rezikshëm. Z. Trump i ka dërguar armë vdekje prurëse ushtrisë Ukrainase.
Në realitet dinakëria Ruse kundrejt Perëndimit është ritur ne mënyrë të konsiderushme nepermjet TV duke e konsideruar si mik Z. Trump e duke e quajtur ose thirur herë pas here nash(i joni). Në nji kohë që diskutohen projektet nukleare për të sulmuar qytetet e Amerikës. Propoganda Ruse shpesh i barazon vëndet Perëndimore me Hitlerin e Gjermanisë, premton se do ti mund ato sikur B.S. Gjermaninë ne vitin 1945.
Nuk është plotësisht e qartë se çfare shtrirje ka politika e Kremlinit në propogandën e saj. Objektivi i Putinit është zvogëlimi i fyerjes ndaj Shtetit Rus, ndërkohë që Rusia po ecën drejt oportunizmit dhe drejt civilizimit. “ Nuk mendoj se Putini mendon drejt mithologjis historike “ thotë Mr. Kurtov antar I Keshillit Internacional Rus. “Nuk mendoj se ai dëshëron nji bazë ideologjike për politikën e tij”
Akoma ekspansionismi Rus nuk është e gjitha që pushton ambicjen e tij personale. Perandoria e tij ndertohet(bazohet) si nji pjese e DNA e Rusisë me historine Sovjetike, thotë Alina Polyakova nji eksperte në Institutin e Brooklinit. B.S. i Stalinit po ashtu edhe Rusia e Z. Putin, thekson ajo, lëvizin drejt për të ripushtuar pjesët e humbura të Perandorisë Ruse që ishte shumë e fortë duke arritur me aneksu shtetet Baltike duke mos harruar edhe pushtimin Filandës. Politika e Z.Putinit nuk është e veçuar prej kësaj.” Këtu është nji ndryshim midis Rusisë dhe Perandorive të tjera sikur Perandorive Angleze ose Franceze. Këto dy Perandori e kanë humbur sensin për vazhdimin e pushtimeve të reja, por sensi i humbjes i Rusisë kur nuk ka humbur ose ideja për te qënë viktimë e botës nuk është e shëruar akoma.
Z. Putin nënvizon se janë viktimë përsëri e thyerjes të B.S. Vëndi humbi 23,8% të territorit, 48,5% të popullsisë dhe 41% të ardhurave. Simbas territorit Rusia është ndër vëndet më të mëdhaja por kjo nuk është rjeshtuar në dhjetshen botërore ekonomike. Të ardhurat e saj barazohen me ato të Koresë Jugut ose të provincës Guandongut të Kinës. Klasa politike Ruse shef me nostalgji kohën kur Moska nga frika respektoheshte si nji nga dy kryeqytetet e supërfuqisë botërore.
Sot Rusia nuk ka ideologji ose alternative per ndonji model eksporti ose tregëtije por ka ideollogji ushtarake me deshirë për ta vënë në përdorim si në Siri, Gjeorgji dhe Ukraine.
“Autoriteti dhe pozicioni Putinit asht i qartë: “ Çdo gjë është mbresë lënës nga e kaluara, duke i hedhur sytë nga Perandoria Ruse edhe nga B.S. ne duhet të kthehemi në këto kohë të lavdishme.” Thotë historiani Rus Aleksej Maleshenko antar i organizates jo qeveritare Dialogu Qytetar. “Por çfarë madhështije?” Pyet ai. “Nuk është mendimi i Rusisë Nacionaliste në se njerzimi kanë frikë nga ne. Kjo ideologji asht huligane. Ne nuk imagjinojmë të arthmen tonë që kështu duhet te mbajmë të shtrëmbëruar të kaluarën.
Kështu Rusia ,shton ai, duke rishkruar të kaluarën që i përshtatet nevojave ideologjikale te kohës, tashma është nji nder tradicional. “Çdo gja asht oportune. Kur unë isha student ishte nji penë Tartare Mongole e cila u kthye në penë Mongole, ne vazhdim u kthye Golden Horde penë dhe tashti u kthye ne nji penë që nuk egziston më aspak dhe kjo aspak është nji bashkëveprim midis Lindjes dhe Rusisë.

Marrë nga Wall Street Jurnal date 7 Korrik 2018
Me rastin e takimit Trump Putin.
Perkthyes Abdyl Ali Koprencka
Germantown NY 13 Korrik 2018

Filed Under: Analiza Tagged With: Ali Koprencka, perkthim, Takimi, Trump-Putin

Çfarë pritet nga takimi Trump – Putin në Helsinki?

July 14, 2018 by dgreca

Në një konferencë shtypi javën e kaluar ambasadori i Uashingtonit në Moskë u përpoq të shpjegojë pritshmëritë nga takimi javën e ardhëshme në Helsinki mes presidentëve Donald Trump dhe Vladimir Putin.

Trump PutinNga Michael Knigge/ DW

I pyetur nëse pret ndonjë marrëveshje konkrete nga ky samit, Jon Huntsman tha, se “Mendoj se fakti që ne kemi një samit në këtë nivel, në këtë kohë në histori, është një arritje në vetvete”. Ai pastaj përmendi takimin e fundit midis Trump dhe Kim Jong Un të Koresë së Veriut në Singapor, si një model i mundshëm për bisedimet e ardhshme midis udhëheqësve të SHBA dhe Rusisë. Ndërsa administrata Trump argumenton duke e quajtur takimin Trump-Kim si “ndryshimin në atmosferë” që ka krijuar mundësinë e uljes së tensioneve me Phenianin dhe se ky mund të shihet si sukses, shumë vëzhgues nuk janë dakord me këtë interpetim.

Kriza e krijuar vetë

Ata vërejnë, se vetë Trump, me retorikën e tij luftarake, i ka rritur tensionet me Korenë e Veriut dhe vetëm prej tyre aranzhoi samitin për të shkëputur vëmendjen nga kriza që e shkaktoi ai vetë. Dhe ata gjithashtu argumentojnë, se samiti i shumë bujshëm në fakt solli shumë pak nga sa pritej duke dalë prej tij asgjë më shumë veç një deklarate të paqartë lidhur me qëllimin e administratës së Trump për denuklearizimin e plotë të Koresë së Veriut. Nga ana tjetër që nga ajo ditë Pheniani po i pengon angazhimet e qarta që çojnë në këtë drejtim.

Nisur nga rezultatet e zbehta të këtij takimi dhe sinjalizimit nga administrata Trump, se samiti i Singapurit mund të shërbejë si një model për takimin e Putinit dhe Trumpit në Helsinki, me pretendimin si një takim i një profili shumë  të lartë, Christine Wormuth, ish nën-sekretare e politikës së mbrojtjes për presidentin Barak Obama vlerëson: “Unë mendoj se nuk mund të priten rezultate konkrete nga një takim i tillë veç vet takimit.”

Por për shkak se samiti  Trump-Putin has edhe në pengesa më të mëdha – disa të krijuara prej vetë Trumpit – se sa takimi i tij me liderin e Koresë së Veriut, progresi apo rezultatet e prekshme mund të jenë edhe më të pakapshme në Helsinki se sa ato në Singapor.

Samiti i acaruar NATO-s

Pengesa më evidente për takimin Trump-Putin është fakti se presidenti i SHBA-së sapo ka dalë nga një samit thellësisht i acaruar i NATO-s, ku ai vazhdimisht sulmoi kundër aleatëve tradicionalë të Amerikës vetëm pak ditë para se të takohet me liderin e Rusisë, të cilin ai e ka lavdëruar vazhdimisht. Kjo i krijon një mjedis të vështirë atij. “Nuk do të jetë favorizuese në këtë drejtim për një takim komod, kur dihet që presidenti Trump dhe presidenti Putin vazhdimisht kanë ankesa të ndërsjellta për vendet e NATO-s për shembull”, thotë Wormuth. “Unë mendoj se koha për mbajtjen e këtij samiti nuk është aspak ideale, veçanërisht duke pasuar menjëherë samitin e NATO-s, që pati një atmosferë mjaft të keqe”.

Por pavarësisht se mund të duket i habitshëm fakti, që  një president amerikan mund të ketë një takim më miqësor me liderin e Rusisë se sa me udhëheqësit e aleatëve evropianë të Amerikës, progresi lidhur me problemet e shumta të mprehta midis Moskës dhe Uashingtonit duket i vështirë, për të mos thënë i pamundur. Problemi kryesor është përzierja e Rusisë në zgjedhjet amerikane, roli i saj në Siri, aneksimi i paligjshëm i Krimesë dhe ndërhyrjet e saj në Ukrainë.

Impulset e Trumpit

Por sigurisht, që impulsi i Trump ndaj të gjitha këtyre çështjeve është arritja e një lloj ujdije me Kremlinin për të stabilizuar lidhje më të mira me vendin dhe personalisht me Putinin. Ky ka qenë njëri prej disa opsioneve qendrore dhe të qëndrueshme të kuadrit të tij politik që nga fillimi i fushatës së tij presidenciale. Dhe kurrë nuk mund të përjashtohet, që Trump – veçanërisht gjatë seancës së Helsinkit, ku ai dhe Putin takohen privatisht vetëm me praninë e përkthyesve – mund të bëjë lëshime të mëdha të tilla siç është p.sh. pranimi i aneksimit të Krimesë nga Kremlini. Kjo është pikërisht ajo së cilës i trëmben më shumë vëzhguesit e Trumpit dhe të Kremlinit në SHBA dhe në Europë.

Por qëkurse Rusia është ndoshta zona e vetme në të cilën Kongresi i kryesuar prej republikanëve e ka marrë seriozisht rolin e vet për të vepruar si një kontroll i administratës, mundësia e Trumpit për të ndryshuar shpejt dhe në mënyrë të njëanshme qëndrimet kryesore të politikës së jashtme të SHBA duket të jetë e kufizuar.

Vështirë për Rusinë

Kjo dëshmohet nga fakti se pavarësisht nga adresimet e përsëritura të presidentit Trump ndaj Putinit, SHBA-ja e  ka forcuar angazhimin e saj ushtarak në krahun lindor të NATO-s dhe i ka shtuar sanksionet kundrejt Rusisë.

Gjithashtu ka mbyllur konsullatën e Rusisë në Seattle dhe ka dëbuar 60 diplomatët rusë – më shumë se të gjitha vendet e tjera evropiane së bashku – kjo në sfondin e helmimit të një ish-agjenti rus dhe vajzës së tij në Britaninë e Madhe në fillim të këtij viti.

Duke pasur parasysh se ligjvënësit amerikanë jo vetëm që do t’i kushtojnë vëmendje bisedimeve të Putinit me Trump, por duket se janë të përgatitur që të pengojnë legjislacionin për çdo lëshim konkret që ai mund të jetë i gatshëm të bëjë për çështje të rëndësishme si Krimeja ose Siria, hapësira e veprimit të presidentit në Helsinki duket disi e kufizuar. Ndërkohë që kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht, se Trumpi, i cili shpesh duket të jetë më shumë i interesuar për fasadën e takimeve se sa rezultatet e tyre, në të vërtetë nuk do ta ketë relativisht më të lehtë arritjen e një marrëveshjeje në Helsinki.

Shtyrje e afatit të traktatit bërthamor New Start

Trump dhe Putin mund të bien dakord për të shtyrë afatin e marrëveshjes New Start për reduktimin në masë të arsenalit strategjik të armëve bërthamore të të dy vendeve. Marrëveshja ka hyrë në fuqi në vitin 2011 dhe përfundon më 2021.
“Prioriteti më i madh mund të jetë trajtimi i kësaj çështjeje dhe shtyrja e afatit të saj edhe me pesë vjet”, thotë Frank von Hippel, një ekspert i sigurisë bërthamore në Universitetin Princeton.

“Traktati New Start siguron transparencë për të dy vendet”, vëren Wormuth. “Nga ulja e numrit të kokave shpërthyese, mjeteve të shpërndarjes si dhe shpenzimeve që rrjedhin prej tyre, mendoj se të dy vendet  do të përfitojnë nga zgjatja e afatit.”

Sikurse vuri në dukje para gazetarëve javën  e kaluar ambasadori i SHBA-së Huntsman, traktati New Start do të jetë në agjendën e takimit të Helsinkit, pasi “ne kemi hedhur një hap të rëndësishëm më 5 shkurt, kur të dy vendet SHBA dhe Rusia përcaktuan se do t’i përmbahen qëllimit për të mos mbajtur më shumë se 1.550 raketa strategjike me koka shpërthyese.

Të dy Hippel dhe Wormuth mendojnë, se ujdia për të zgjatur afatin e New Start mund të jetë një lëvizje relativisht e lehtë për Putinin dhe Trumpin. “Unë mendoj, se zgjerimi i New Start është një fushë veprimi më e bindëse, ku mund të ketë progres krahasuar me të tjerat, sepse ajo është vërtetë në interesin e të dy vendeve”, thotë Wormuth.

Dhe ndërsa Putini ka shprehur interes për shtyrjen e afatit të traktatit, Trump në të kaluarën ka shprehur pakënaqësinë e tij lidhur me të, duke e damkosur atë si një marrëveshje të keq- negociuar prej administratës Obama. Megjithatë, thotë Hippel, kjo nuk duhet të pengojë arritjen e një marrëveshje që është e dobishme për SHBA-në, Rusinë dhe pjesën tjetër të botës.

Filed Under: Analiza Tagged With: Helsinki, Putin- Trump, Takimi

TAKIM I DEGES SE VATRES NE MICHIGAN

July 3, 2017 by dgreca

1 vatra MichiganTe Dielen  me, 2 Korrik 2017 , u zhvillua nje takim i hapur pune me Kryesinë dhe disa anëtarë të Degës Miçigan.
Fjalën e hapjes së këtij takimi e hapi Kryetari , Mondi Rakaj. Ai vuri theksin në punimet e Kuvendit dhe zgjedhjen në krye te Vatrës , Z.Dritan Mishto.1 CefaNdër të tjera ai përmendi dhe nderimet që u bëri qendra e Vatrës, Degës Miçigan me dhënien e ” Mirënjohjes” dhe ” Arritjeve” , zvkryetarit , Julian Çefa,anëtarit të Këshillit Kombëtar të Vatrës, Kujtim Qafa, biznesmenit dhe Konsullit të Nderit , Ekrem Bardha.1 Ivezaj
Në praninë e pjesmarrësve, iu dorëzua “Mirënjohja” ,Z . Julian Çefa, i cili mendohet që sëbashku me , Kolec Pikolinin të jenë Vatranët më të vjetër në Amerikë . Në këtë takim merrte pjesë dhe Don. Fran Kola, i cili sëbashku me Konsullin Mishto, u patën rreshtuar në përkrahjen e ringritjes së Degës Miçigan . Ata bënë një prononcim (kontratë xhentelmenësh me gojë) që të jenë pjesë përbërëse e Degës Miçigan.

1 Mondi &alfonsDon Frani , theksoi rolin e Vatrës në Pavarësinë e Shqipërisë. Ndër të tjera , ai ngriti lart figurën e Konsullit Mishto, ku shpresonte në një strategji për lobimin e Vatrës për bashkimin e Kombit.1 prifti
Në këtë takim folën : Gjevalin Gega, Gjeto Ivezaj, Vasel Ujka, Dragush Beqiraj,Gjovalin Gjelaj , Nikoll Pepa, Njac Tershana etj… , me anen e telefonit pershendeti Vatrani Sotir Laco. Kryetari i Nderit dhe anëtari i Këshillit Kombëtar të Vatrës, Alfons Grishaj,bëri një pasqyrë te Kuvendit 2017 i cili u zhvillua në një frymë debatesh demokratike . 1 VaseliAi theksoi mbështetjen e tij pa rezerva të Vatranëve të Miçiganit për përkrahjen e Kryesisë së Re dhe Kryetarit Mishto. Ai ngriti lart figurën e Dr. Gjon Buçaj , si një patriot i rrallë i plejadës së patriotëve klasikë…Ai mbaroi fjalën e tij , ” Vatra do të rritet dhe përparojë në saje të dashurisë për atdheun”! Zvkryetari Julian Çefa solli kujtime që nga viti 1967-68 deri në ditët e sotme. Plot emocion falenderoi Vatrën për nderimin për “Mirënjohjen” e akorduar.
Kryetari i Degës , Mondi Rakaj e deklaroi të mbyllur takimin , duke premtuar në emër të Vatranëve të Miçiganit, për një mbështeje totale të Z. Mishto, dhe Kryesisë së Re.
Në këtë takim morën pjesë dhe Anëtari i Kryesisë Miçigan, z. Luigj Sterbyqi, anëtarët , Gjergj Filipi, Pal Rakaj etj…
Informacioni:
Mondi Rakaj

Filed Under: Featured Tagged With: Dega e Vatres, Michigan, Takimi

TAKIMI MUSTAFA-MOGHERINI

May 25, 2017 by dgreca

Kryeministri Isa Mustafa u takua me përfaqësuesen e lartë e BE-së, Federica Mogherini/

1 Isa ogherini

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, u prit në takim nga përfaqësuesja e lartë e BE-së për punë të jashtme dhe politika të sigurisë, zëvendëspresidente e KE-së, Federica Mogherini.

 Pas takimit, kryeministri Mustafa ka dhënë një deklaratë për gazetarë:Deklarata e plotë e kryeministrit Mustafa: Pata një takim me përfaqësuesen e lartë, zonjën Mogherini.Biseduam për bashkëpunimin e deritanishëm por edhe për çështjet të cilat i presin edhe Kosovën edhe për bashkëpunim me Bashkimin Evropian.Shpreha përkushtimin e Kosovës për perspektivën evropiane dhe se ne, pa marrë parasysh se kemi hyrë në procesin e zgjedhjeve, do të ndjekim rrugën që na qon në perspektivë evropiane.Mbesim të përkushtuar për bashkëpunimin regjional dhe për avancimin e raporteve tona me vendet e Ballkanit Perëndimor. Biseduam edhe për nevojën e vazhdimësisë duke pas parasysh se janë iniciuar dhe jemi në proces të disa vendime që janë të rëndësisë themelore, siç janë ato të demarkacionit, asociacionit dhe për dialogun.Me këtë rast unë ndava qëndrimin që e përfaqësoj tani në krye të LDK-së, se ne do të mbesim të përkushtuar në këto procese dhe se kandidati ynë për kryeministër, po ashtu, mbetet i përkushtuar që këto procese t’i qoj përpara me Bashkimin Evropian.

 Vlerësojmë se nuk kemi rrugë tjetër, duhet që qytetarëve t’iu sigurojmë liberalizimin e vizave edhe po ashtu duhet t’i implementojmë marrëveshjet që i kemi arritur. 

Kryeministri Isa Mustafa, me ftesë të Përfaqësueses së Lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, do të marrë pjesë në darkën që shtrohet sot për liderët e Ballkanit Perëndimor në Bruksel, ku do të diskutohet për gjendjen aktuale, perspektiven si dhe avancimin e rrugës eurointegruese të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Bruksel, 24 maj 2017

Filed Under: Komente Tagged With: Federika Mogherini, Isa Mustafa, MUSTAFA-MOGHERINI, takes, Takimi

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT