ZEMAJ: Çdo dyshim për viktimat të sqarohet, por të flasin ekspertët jo politika/
Përballë pretendimeve se disa nga dhjetëra viktimat që u raportuan në fundjavë vdiqën nga mos-furnizimi i mjaftueshëm me oksigjen, ministri i Shëndetësisë së Kosovës, kërkon që të mos krijohet konfuzion, pasi siç u shpreh ai mjekët kanë bërë me përgjegjësi punën e tyre.
Në një intervistë me gazetaren Bruna Çifligu në Euronews Albania, Armend Zemaj tha se dyshimet duhet të sqarohen, por që situata nuk duhet të përdoret politikisht.
“Raportet paraprake tregojnë se mjekët e kanë bërë punën me nder dhe përgjegjësi ndërsa për çështjet teknike t’ia lëmë ekspertëve, çdo dyshim duhet të sqarohet dhe të mos krijojmë konfuzion pasi me rritjen e të infektuarve bilanci i keq me vdekjet fatkeqësisht mbase po përdoret dhe për luftë politike,” – u shpreh ministri teksa tregoi se gjendja është e njëjtë si në javët e shkuara.
Ministri i Shëndetësisë tha se kapacitetet vëzhguese janë shtuar me rreth 200 profesionistë shëndetësor shtesë dhe e konsideroi situatën “nën kontroll”.
“Unë e kam autorizuar stafin që të decentralizoi shërbimin dhe të mos ngarkohet Prishtina, por njerëz që trajtojnë të sëmurët e COVID-19 të ketë dhe në rajone,” – tha Zemaj duke shtuar se situata e trashëguar e problemeve në sistemin e shëndetësisë e ka bërë më të dukshëm këtë problematikë nën pandemi.
Rastet në rritje të viktimave shtynë qeverinë e Avdullah Hotit të vendoste sërish masa kufizuese.
Në Prishtinë, Ferizaj, Prizren dhe Vushtri, nga ora 21:00 deri në orën 05:00 do të kufizohet lëvizja, ndërsa në qytetet e tjera do të ndalohen rreptësisht shërbimet dhe aktivitetet në mjedise të mbyllura.
Gazetarja Çifligu i tha ministrit se masa kufizuese vendosi edhe qeveria e Albin Kurtit, por sipas ministrit Zemaj ato ishin anti-kushtetuese pasi ligji nuk parashikon aplikim të këtyre masave në rang kombëtar, por vetëm në zona të veçanta.
I pyetur nëse është menduar mbyllja e kufirit me Shqipërinë, Zemaj iu shmang përgjigjes direkte, por tha se shqyrtimin e mbylljes së kufirit nuk ka qenë pjesë e vendimeve të fundit.
Zemaj tregoi se mbetet në komunikim me homologët e tij në Shqipëri, Mal të Zi dhe Maqedoni të Veriut dhe tha se Prishtina zyrtare e sheh me vëmendje situatën që zhvillohet në këto vende dhe do të shqyrtojë në vazhdimësi çdo vendim të mundshëm.
Vetëm në dy ditët e fundjavës 10 mijë qytetarë të Kosovës kaluan kufirin, ndërsa 17 pacientë me COVID-19 humbën jetën.
Prej muajit mars, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë kryer rreth 25 mijë teste, nga ku janë diagnostikuar diçka më shumë se 3,500 të infektuar.
Nga totali i të infektuarve rreth 1,900 jan ë sh eruar, 1,500 mbeten mbart ës teksa 75 kanë vdekur. Në raport me popullsinë, në Kosovë tashmë regjistrohen 42 vdekje me COVID-19 për çdo 1 milionë banorë.
***
Covid-19 në Kosovë, 17 viktima në fundjavë, rikthehen masat, mbyllen lokalet e restorantet pas orës 21
Fundjava që lamë pas ka qenë tronditëse për Kosovën, pasi në vetëm 48 orë autoritetet shëndetësore raportuan vdekjen e 17 pacientëve me COVID-19.
Nga të afërmit e të paktën 4 viktimave, ka pasur pretendime se vdekja e tyre mund të ketë ardhur nga mos-furnizimi mjaftueshëm me oksigjen. Nga autoritetet është garantuar se rastet do të hetohen.
Kjo ka bërë që kryeministri Avdullah Hoti në bashkëpunim me autoritetet shëndetësore të rikthejnë masat parandaluese, duke mbyllur lokalet e natës apo dhe restorantet, pas orës 21:00.
Gjithashtu Hoti premtoi rrijen e testeve dhe kryerjen e tyre në spoitale private. Vetëm në 24 orët e fundit janë shënuar 152 raste të reja.
Prej muajit mars, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë kryer rreth 25 mijë teste, nga ku janë diagnostikuar diçka më shumë se 3,500 të infektuar.
Nga totali i të infektuarve rreth 1,900 jan ë sh eruar, 1,500 mbeten mbart ës teksa 75 kanë vdekur. Në raport me popullsinë, në Kosovë tashmë regjistrohen 42 vdekje me COVID-19 për çdo 1 milionë banorë.(EN)