Skajet e larta të horizontit nuk mund ti kapë çdo lloj syri, ashtu si Mariana trench nuk mund të arrihet me fije leshi. Po ç’ti bësh , mendimtharët tanë përdorin shumë fijet e leshit në vend të neuroneve logjike.
Para pak kohe , të persekutuarit politik përdorën një krahasim për vuajtjet e tyre në Kampin e Tepelenës , duke e quajtur “Aushvic”. Megjithëse qe një krahasim dhe të gjithë e dinë çdo të thotë krahasim , mendimtharët tjerrës filluan debatin duke bërë lesh e li problemin delikat që ndan dy botë , atë të krimit kolektiv komunist , me liritë dhe të drejtat e njeriut .Sot, më duhet tu vë një emër mendimtharëve , duke i quajtur “tjerrësit e leshit”. Ata nuk dinë asgjë tjetër, vetëm të bëjnë lëmshe leshi, dhe asnjëherë nuk arrijnë për të realizuar një punim serioz , për ti shërbyer vetvetes dhe shoqërisë , por tjerrin e tjerrin dhe asgjë në dritë nuk nxjerrin.
Krahasimi i “Kampi Tepelenës” me “Aushvicin” nuk kishte pse shqetësonte “tjerrësit e leshit”, për të ngjallur zemëratën e mijëra të vuajturve që përjetuan ferrin komunist. Po i kanë provuar ata vuajtjet e tmerrshme që kanë hequr të përsekutuarit? Jo!
Nëse, mendimtharët kundërshtarë nuk e kanë përjetuar një ferr të tillë, mbi cilin fakt mbrojnë teorinë e tyre , që Kampi i Tepelenës nuk qe një Aushvic i dytë , kur njërëzit që e kanë jetuar janë të gjallë akoma dhe japin detaje drithëruese? Të jetë kjo një shkarje delitantësh apo një ligësi demagogësh me ngjyrë? Si mund të gjykohet vrasja si ndryshim thelbësor kur është e njëjtja dhimbje dhe që të dyja kampet kanë të njëtën fyrtyrë, tmerr dhe vdekje ?! Atëherë ku ndryshon thelbi i vrasjes? Tek dhomat me gaz , krematoriumet , vdekja nga uria dhe torturat , numri i viktimave apo iligjimiteti i vrasjes?! Unë mendoj, iligjimiteti i vrasjes përbën thelbin e arsyes krahasuese të objektit dhe jo numri i të ekzekutuarvë dhe forma e vdekjes.
Sa për kujtesë :
Nazistët, fillimisht e nisën shpagimin për padrejtësinë e Traktatit të Versajës dhe u bënë varrmihësit e saj. Si fillimi i të gjitha diktaturave shpagimi kthehet në etje dhe etja kërkon lumenjë gjaku. Mein Kamf , u mendua të jetë Bibla e gjermanëve dhe nazizmi filozofia e “Racës Ariane” . Në disa Kisha , nazistët hoqën Biblat dhe zevëndësuan me Mein Kamf. Ndërsa Heidegger kërkoi që ta bënte nazizmin filozofi, ashtu si Lenini, marksizmin.
Komunizmi dhe nazizmi janë si vëllezërit siamez…por me një ndryshim, se komunistët nuk e nisën luftën me kundërshtarët internacionalë për të rivendosur “padrejtësinë” e Traktatit , se nuk patën ndonjë të tillë, por e nisën me çmontimin e vlerave të civilizimit dhe ligjet e shenjta për të vendosur kultin e komunizmit.E kam shkruar dhe më parë, komunistët shkallmuan vlerat intelektuale kombëtare , pronën dhe besimin, trekëndëshin e zhvillimit përparimit njerëzor. Nëse nazizmi qe jetëshkurtër, komunizmi jetoi shumë më gjatë se nazizmi dhe pasojat qenë më të tmerrshme si në këndvështrimin historik e shkencor dhe në atë njerëzor. Midis tyre shenja barazuese vendoset në çmendurinë e aktit që përbën kultin kafshëror , kult që shkatërron vlerat humane.
Atëherë “tjerrësit…” përse kërkojnë të ndërtojnë një rrjet pezishke merimange me neurone leshi ?
Mendoj… arsyet janë dy :
1-Tradicioni dobët lind gjithnjë dashnorët e antivlerës, të cilët nuk e kanë për asgjë të manipulojnë shkallën e krimit si domosdoshmëri vetëmbrojtëse . Dhe si mbrojtës të origjinës mundohen që me shoshën e fijeve leshit të mbulojnë dritën e diellit, përpjekje kjo që përbën nonsensin dramatik të ripërsëritjes , duke rënë nga krimi fizik në atë moral.
2-Shikimi i të persekutuarve si qënie inferiore , që nuk përbëjnë kërcënim hakmarrës për kulturën e tradicionit krimit . Pra , mund të lozësh me “thëngjinjtë e fikur” se nuk kanë fuqi zjarri për të djegur dorën !
Ky është dhe kulmi i pafytyrësisë që e bën dhe më të rëndë çështjen e hapur. Megjithëse asnjëherë nuk kanë kërkuar të falur për krimet e baballarëve të tyre…vazhdojnë të tallen?! Tallja e mendimtharëve po kthehet në një ritual që sa vjen dhe bëhet më i rëndomtë. Ndërsa të persekutuarit , po ndërgjegjësohen përditë për të ndërruar formën e përgjigjes për dashnorët e antivlerave.
Mendoj se, mendimi me vlerë dhe kritika objektive intelektuale është foleja e arsyes dhe gjeneratori i dijes. Në të kundërten e qëllimshëm, qenëz bakteriologjike .