Ish kryeministri Sali Berisha i bën thirrje qytetarëve të Tiranës të hapin dyert të rinjve të cilët do të vijnë në kryeqytet për të protestuar të shtunën e 13 majit.
Nga çadra e protestës Berisha tha: I bëj thirje qytetarëve të Tiranës të hapin dyert e tyre për të gjithë njerëzit që do të vijnë në protestë. Më 13 maj drejt Tiranës do të vërshojnë mbarë të rinjtë e Shqipërisë
Edi Rama është i tmerruar ka urdhëruar qeveritarët e tij të organizojnë pikniqe me gjimnazistë në mënyrë që ata të mos vërshojnë drejt Shqipërisë. Këtu i ke.
Më 13 maj në Tiranë do të vërshojnë mbarë shqiptarët të cilët e ndjejnë veten të mashtruar. Të gjithë shqiptarët do i kesh në Tiranë më datën 13. Më 13 maj në Tiranë vërshon mbarë Shqipëria”
Duke e quajtur “varrmihës të pluralizmit politik” Berisha i bëri thirrje Ramës të heqë dorë pasi çadra e opozitës është mal që ai s’e kapërcen dot.
Sali Berisha: Ke marrë përsipër të bëhesh varrmihës i pluralizmit politik. Të bëj thirrje nëse të ka ngelur qoftë dhe një kuant i arsyes njerëzore hiq dorë sa më parë nga kjo sipërmarrje. Të ftoj të rrish në atë dritare më 13 maj . Të garantoj se protetën e ke paqësore, Edvin çadra do të duket Everest dhe atëherë do shikosh, do tmerrohesh, ne jemi të vendosur në protestë paqësore. I bëj thirrje të gjithëve nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, diaspora të gjithë në Tiranë në protestën madhështore për mbrojtje të pluralizmit.