Nga Hazir Mehmeti, Vjenë/
Me rastin e dyvjetorit të krijimit të Shoqatës së Krijuesve e Shkrimtarëve Shqiptarë në Diasporë/
Fjala e Bacë-Adem Demacit dhe Flora Brovinës/
Një foto kujtim kohe:Sadie Kryeziu (GB), Flora Borovina (RKS), ShenidaBilalli (KRO), Baci Adem (RKS), Silva Tërnava (Zelande e Re), SevëmeFetiqi (D), Besim Xhelili (A); ngritur: Imri Trena (N), Rita Saliu (SHBA), SelveteTërstena – Halili (D), Gonxhe Letmi – Begisholli (D), Hazir Mehmeti (A), Dr. ZejnepeAlili – Rexhepi (Tetovë), Besnik Camaj (CH) dhe Drita NikoliqiBinaj (Vojvodinë)
Para dy vjetëve u vu themeli i bashkimit tĉ krijuesve dhe shkrimtarëve në Diasporë. Nuk ishte e lehtë. Krijuesit veprimtarë të dalluar të brumosur me frymën Rilindëse lëvizën gjithandej globit mundësinë e bashkimit. Kjo u arrit falë edhe ndihmës nga vendlindja, me e për të cilën krijimtaria merr shpirt gjithmonë. Ishte hera e parë që do uleshin së bashku, lexonin para njëri tjetrit, kritikonin e udhëzonin njëri tjetrin. Aty edhe Ministri në Ministrinë e Diasporës z.IbrahimMakolli, aty edhe diplomat e media. Vlera e veçantë e cila peshon kohëve ishin prezenca e dy veprimtarëve të mëdhenj të çështjes kombëtare, Bacë-Adem Demaqi dhe Flora Brovina.
Tani dy vjet më vonë do tubohemi përsëri me temën nga kuvendi themelimit, por pa këta mysafir të respektuar nga gjithë kombi. Do rifreskojmë kujtimet e porositë me fjalimet e tyre, të cilat i incizova tërësisht dhe botohen tani pas dy vjetëve. Porosia e tyre ka aktualitetin e paluhatshëm e ngjizur në bazamentin e interesit kombëtar e njerëzor.
Adem Demaci:” Vëllezër dhe motra. Jam i lumtur që po marr pjesë në këtë hap të rëndësishëm që po bëjnë intelektualët tanë që padrejtësitë historike bënë që të shpërndahemi si vetë e qyqes, që thonë, në gjitha anët e botës. Mirëpo, ne shqiptarët jemi popull i befasive të këndshme, i befasive që asnjë popull në botë nuk i bënë. Ne jemi ata që pavarësisht se humbëm shumë kryengritje, prapë qoheshim në tjetrën. Na qitshin në gjunjë dhe prapë ngriheshim dhe kjo qëndresë e jona, e jo nënshtrim që nuk e njeh historia e njerëzimit, më në fund u shpagua dhe sot jemi më mirë se kurrë në historinë tonë pavarësisht se kemi edhe shumë probleme për të zgjedhur. Jemi më shumë se kurrë në historinë tonë. Kemi njerëz të shkolluar, kualifikuar, ditur si: shkrimtarë, dramaturgë, muzikantë, artistë të mëdhenj, kemi InvaMulen, soprano e cila vjen nga Tirana, kryeqyteti ynë, e cila e tronditë botën. Jemi shumë më mirë por jemi shumë më keq në krahasim me ë tjerët, si në Ballkan, si në Evropë.
Jemi si shtet nganjëherë bira e fundit e kavallit që duhet të na trandë kjo situatë dhe po e shoh se edhe këtu në mërgatë ka arritur ndjenja për ta kuptuar se duhet trandur, duhet të lëvizim. Mërgata e jonë historikisht ka qenë gjithnjë krahu i djathtë i përpjekjeve tona çlirimtare që nga Lidhja e Prizrenit. Sot jemi në një situatë ku luftërat nuk bëhen me plumba, sot bëhen luftërat me dije dhe në ekonomi. Prandaj, duhet të përpiqeni të gjithë ju që me dijen tuaj, talentin tuaj, aftësitë tuaja, të punoni e të veproni duke ngritur më lartë lavdinë e kombit tonë. Duke forcuar edhe më shumë shpirtin tonë të cilin nuk e ndanë, na i ndanë territoret, na i morën copa, por asnjëherë nuk qenë në gjendje të na e ndajnë shpirtin, se kudo që ishim e kishim një shpirt. Dhe kjo ishte ajo që na bëri të mundur që të kalonim nëpër furtuna të pa para. Njëmijë vjet zgjati pushtim dhe përmbytja romake. Me qindra vjet zgjatën pushtimet e përmbytjet sllave, Mbi pesëqind vjet zgjatën pushtimet otomane. Bullgaria ishte dyqind vjet (shk.9 e 10) që na mbajti ne të pushtuar duke depërtuar deri në Adriatik dhe prenë e vranë çdo gjë që u vinte për dore. Ne i kaluam të gjitha këto furtuna dhe ja ku jemi këtu që të bëjmë edhe një detyrë të madhe. Kombi ynë përjetoj padrejtësi të mëdha që nuk i meritoj të ndahet në gjashtë pjesë. Ato pjesë kërkojnë bashkim me trungun tonë dhe atë punë do ta bëjmë ne vet. Është e vërtetë se na ndihmuan edhe të tjerët por pa luftën tonë, pa gjakun tonë, pa vullnetin tonë, pa qëndresën tonë nuk do na ndihmonte askush. Pra lufta e jonë, qëndresa e jonë, rezistenca e jonë e vazhdueshme bëri që edhe bota të ndërroj mëndim për ne. U bind se jemi të vendosur që të shkrijmë veten deri në një që ta fitojmë lirinë tonë dhe që jemi popull i barabartë më të tjerët. Prandaj, ky takim i juaj, kjo vendosmëri e juaja, kjo dëshirë e juaja që të bashkoheni në fushën e artit është hap i mirë, është hap i mbarë, është hap i duhur. Ju në këtë mënyrë do ta fitoni respektin e popullit mik, i vyer e i talentuar gjerman. Ju, siç e dini, këtu jetojnë rreth 200 mijë veta (shqiptarë) dhe kanë mundësi të fitojnë dhe të ndihmojnë vëllezërit e vet në atdhe, edhe të shkollohen e të përparojnë. Arti juaj, puna e juaj dhe sjellja e juaj, ka dhe do të ketë rëndësi të madhe që ju të krijoni miq këtu ku jemi në Gjermani dhe atje ku jeni në vendet tjera deri në Zelandën e Re nga e kemi një shkrimtare, një gocë e jona ( shtim nga autori: shkrimtarja SilvaTernava). Pra, kudo që jeni, ju jeni një lloj ambasadori atje që përfaqëson kombin tonë. Dhe, duhet të silleni në atë mënyrë që të krijojmë miq sa më shumë dhe sa më shumë të ketë të interesuar që të vijnë e të na ndihmojnë. Mos e ndalni punën, sepse ne këtu ju kemi ju si vëllezër dhe si vazhdues të mërgatës sonë të famshme që nga Fan Noli, Faik Konica e shumë të tjerë, të cilët punuan dhe vepruan për çlirimin e kombit, për mbrojtjen dhe bashkimin e kombit. Edhe ju, duhet ti vazhdoni përpjekjet tuaja edhe në atë drejtim. Sot është mirë që po bashkoheni dhe po e krijoni bashkimin e artistëve të gjitha llojeve të mërgatës sonë dhe ju duhet punuar në krijimin e bashkësive shqiptare në çdo vend deri në Alaskë, në mënyrë që ne të dimë se vetëm të bashkuar do ta fitoni respektin e duhur. Vetëm në një vend të bashkuar do mblidhen informatat dhe do merren vendime nga një qendër e cila duhet të jetë obliguese për të gjithë shqiptarët kudo që janë. Ka kaluar koha e klubeve, e organizimeve partiake etj. ka ardhur koha e organizimit kombëtar. Vetëm të bashkuar si komb do qajmë rrugën drejt kalimit të prapambeturës ekonomike. Ju që do organizoheni ju jap detyrën e kombit, e atdheut, e atyre që vdiqën, mijëra heronj e dëshmorë, e shkuan me sy qelë për ta parë njëherë Kosovën e çliruar, për ta parë njëherë kombin e bashkuar. Prandaj, ne që jemi gjallë e kemi borq për ta e për të gjallët, të vazhdojmë rrugën në bashkëpunim me kombet tjera, duke mësuar nga ata se si përparohet e mbahet shteti. Duhet të marrim shembuj nga popujt e vegjël të zhvilluar dhe të mos zhgënjehemi e demoralizohemi në rrugën tonë. E marrim shembull shtetin e Izraelit, një shtet i vogël por i fuqishëm me peshë në rajon. Sot janë popuj të mëdhenj ata që udhëhiqen nga shkenca e nga dija, prandaj ju jeni ata që po e lëvroni artin, shkencën dhe do ta ndihmoni kombin tonë i cili e pret këtë. Ne do kërkojmë mërgimtarët tanë të investojnë në Kosovë si qytetar të Kosovës e jo si të huaj. Në regjistrimet e fundit na e bënë padrejtësi, sepse gati një milion shqiptarë i lanë të pa regjistruar. Mirëpo ju jeni pjesë e pandarë e shpirtit dhe zemrës, ju jeni pjesë e pandarë dhe ju duhet të veproni si pjesë e pandashme e jona. Do krijohen kushtet që çdo shqiptarë të trajtohet si qytetar ashtu si vepron Serbia, Kina e shumë shtete tjera. Puna e juaj do bëjë të ndërrohet qëndrimi ndaj jush. Nëse kapitalistet tanë që kanë para, biznese, duhet të bëhen bashkë dhe ta ndihmoni atdheun i cili i ka punët keq. Vëllezërit tanë në Maqedoni, Luginë të Preshevës, Mal të Zi, Çamëri i kanë punët shumë keq. Çamet u përzunë, iu morën tokat, u dogjën e u poqën, u vranë nga fashistet grek, pra të gjithë këta kërkojnë zgjidhje. Dhe, zgjidhja e sotme është që kudo shqiptarët të bashkohen, ashtu si veprojnë hebrenjtë. Ju formoni qendrën e krijuesve e shkrimtarëve dhe do duhet formimi i Bashkësive Shqiptare në shtete Gjermani, Suedi, Norvegji etj dhe nga kjo do bëhet bashkësia shqiptare e tërë botës. Ju këtu jeni bashkuar për t’i ndihmuar popullit dhe jo për të marr të drejtë që të shkruani, se këtë nuk ua ndalon askush, por me krijimet e juaj ta zgjoni krenarinë kombëtare, por me bashkim i ndihmohet edhe më shumë atdheut. Sot na duhen njerëz që të punojnë për kombin kudo që janë.”
Flora Brovina, kryetare e Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës. “ E përshëndes grupin iniciues për formimin e Lidhjes, me çka bëjmë një punë të rëndësishme për atdheun. Pra, kur shqiptarët duan dhe kanë vizion mund t’ia arrijnë. Kësaj ju ia arritët sot, urime! Dhe, sot ndihem e lumtur që marr pjesë në Kuvendin Themelues të Krijuesve në Mërgim, kjo më jep forcë e shpresë që kështu të veprohet edhe në lëmit e ndryshme. Jam e nderuar që të iu përcjell përshëndetjen dhe përkrahjen e të gjithë anëtarëve të Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës. Ju kishit shembull historinë. Ishin rilindësit që na mësuan se cili është roli i krijuesve dhe cili është roli i një krijuesi në mërgim, ndërtimi i urave të reja në komunikim dhe matje e vlerave në çdo lëmi. Dhe, kur matemi e kuptojmë ku jemi dhe së bashku sa jemi më të fortë dhe sa i japim kurajë dhe fuqi njëri tjetrit. Kur e respektojmë njëri tjetrin e kemi respektuar vetveten, kemi respektuar vendin tonë. Unë besoj në forcën e bashkimit, andaj jam këtu në mesin tuaj. Unë besoj se ju do të arrini shumë. Besoj se do të ndërtoni ura të fuqishme komunikimi nëpër të cilat do të ecin edhe shkrimtarët nga Kosova, ata që jetojnë atje, sepse ju jeni pjesë e pandashme e këtij komunikimi dhe asnjëherë nuk iu quajtëm Ju dhe Ne. Ne do përpiqemi të jemi në konkurrencë me botën tjetër dhe kjo i shton vlerat tona. Ne kemi çka t’i ofrojmë botës, ndoshta edhe më shumë se sa kemi bërë deri tani. Po të kishim mbështetur sa duhet njëri tjetrin sa e si duhet, sot do të kishim në letërsinë tonë më shumë se një nobelist. Dhe nuk e kemi bërë këtë. Ju jeni pjesë e pandashme e jona, e ndjenjave tona. Jeni syri i përlotur nga malli i cili gjithnjë na gërryen. Ju e treguat veten në kohët më të vështira dhe tani vazhdon lufta e prezantimit tonë, shpirtit tonë në botën ku jetoni e veproni. Besoj se edhe ministri i diasporës do jetë në përkrahjen duaj. Do jemi bashkë dhe kurrë nuk do themi se shqiptarët janë zogj të qyqes të shpërndarë anë e mbanë botës. Ne jemi lule të kapura dorë për dore.”
Ndarja solemne e çmimeve në Grac
Nga shënimi i 26 Shtatorit, Dita e Gjuhëve Evropiane /
Nga Hazir Mehmeti, Vjenë/
Projekti i teksteve në gjuhën shqipe për diasporën vlerësohet i shkëlqyeshëm Një sukses me vlera në afirmimin e gjuhës shqipe në gjithë Evropën. JanSisko: “Që nga viti 1998 konkurruan 600 projekte gjuhësie prej tyre 166 u vlerësuan të shkëlqyeshëm. Shkollimi gjuhësor ka rol të veçantë” Në Graz fliten 150 gjuhë. Gjuhëtari i njohur nga Zvicra, miku ynë i madh, Prof.Dr.Dr.BasilSchader dhe z.NuhiGashi (MASH Kos) dhe Hazir Mehmeti, morën çmimin në Sallën e Shkollës së Lartë Pedagogjike të Staiermarkut në Grac.. Ndarjen solemnisht e bënë JanSisko (nga Min. Ars. A) dhe GuntherAbuja –Qendra Austriake e Gjuhëve. Motivi konkursit, “Gjuhët përmes projekteve cilësore”, ku këtë vit konkurruan 60 projekte prej të cilave u shpërblye Projekti i Teksteve në gjuhën shqipe për diasporë krahas shtatë projekteve tjera të shkëlqyeshme. Ky projekt ishte fryt i bashkëpunimit të Shkollës së Lartë Pedagogjike të Zürich-ut, MASHT- së Kosovës i përkrahur financiarisht nga Qendra Ndërkombëtare e Fondit për Projekt (IPE). 19 tekstet e këtij projekti tani disa vjet shpërndahen falas për të gjithë nxënësit shqiptarë në mërgatë. Nga komisioni u cilësua si projekt i shkëlqyeshëm ndërkombëtar. Ekipi i autorëve: Besa Luzha, Hazir Mehmeti, Lush Culaj, MuhametAhmeti-Metis, Nexhat Maloku, NexhmijeMehmetaj, RifatHamiti, RizahSheqiri, Shefkije Islamaj, dhe XhevatSyla. Koordinatorë ishin: ArifDemolli, BasilSchader dhe NuhiGashi.
Në sallën e bukur nën tingujt e muzikës së lehtë programin e udhëhoqën Mag.KarinWeitzer dhe AlexandraWojnesitz. Nikoqiri, rektorja e Shkollës së Lartë Pedagogjike (PH- Graz) në Steirmarkzj. ElgridMessner e hapi tubimin solemn. “Në Grac fliten 150 gjuhë dhe numri i nxënësve me gjuhë tjetër amtare (jo gjermane) në dhjetë vjetët e fundit është rritur në 20%. Në vitin e kaluar shkollor ishin 10 mijë e tetëqind nxënës me gjuhë amtare jo gjermane… Ne synojmë arsimin integrues internacional te pedagogeve/ve tanë. JanSisko (Min. Ars.Aust) mes tjerash tha: “Konkursi përkrahet nga Komisioni Evropian dhe secili shtet ka lirinë e formës së organizimit. Ditën e Gjuhëve Evropiane e festojmë që nga viti 1998 ku në konkursin shpërblyes deri tani kanë konkurruar rreth 900 projekte prej të cilëve 166 projekte janë cilësuar si të shkëlqyeshme… Mendoj, se puna e përbashkët, në shkollimin gjuhësor luan rol të veçantë dhe ne do mbështesim projekte të kësaj natyre.” Pjesëmarrësve ju drejtuan edhe zj.UrsulaPanuschka nga agjencia –Mësojmë Tërë Jetën, z.GuntherAbuja –Qendra Austriake e Gjuhëve. Pas pjesës zyrtare Prof.BasilSchader dhe grupi i tij, prezantuan tekstet e reja me strukturën e tyre didaktike-metodike bashkohore sipas standardeve të kohës tani në përdorim. U shfaqën sekuenca filmi nga puna praktike në orë mësimore me tekstet e reja, çka zgjoi interesimin tek ekspertët përkatës të UN, shkollave dhe mësuesve nga shumë gjuhë. Personazhi i filmit, mësuesi nga Vjena, prezantoj pjesë nga metodologjia e punës me tekstet e reja, pas së cilës pati edhe pyetje e diskutime. Ai prezantoj gjithashtu, abetaren e parë në gjuhën shqipe në Austri, pjesë e projektit të përfunduar, alfabetimi . Struktura didaktike, shkrimi, lojërat, figurat, mundësia e leximit, hapësirat e shkrimit të standardeve që i përgjigjen rrethanave e mësimit amtar në diasporë. Pas prezantimit dhe debatit u bisedua për mundësinë e bashkëpunimit në fushën e materialeve mësimore. Gjithashtu Prof.BasilSchader, dhe informata mbi grupin e teksteve “Nxitje didaktike” me udhëzime e shembuj nga praktika mësimore dedikuar mësuesve, veçan atyre të gjuhës amtare. Në disa ambiente, brenda e jashtë objekteve në qytet u organizuan aktivitet kulturore në shumë gjuhë; lexime, recitime, lojërave teatrale, këngë, valle. Në këto aktivitet morën pjesë dhe nxënësit shqiptarë të prirë nga mësuesja Bukurije Limani. Përfaqësuesi për mësimin në diasporë nga MASHT- e Kosovës, z.NuhiGashi, i vizitoj nxënësit, u njoftua me gjendjen e vijueshmërisë, pengesat dhe sfidat e të mësuarit në gjuhën shqipe.
BASHA E MEDIU TAKOJNE SEKRETARIN E OSBE-se NE VJENE
Basha denoncon standardet e zgjedhjeve,Zannier garanton vlerësim objektiv/
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i shoqëruar nga kryetari i PR, Fatmir Mediu dhe një delegacion i opozitës, u takuan në Vjenë me sekretarin e përgjithshëm të OSBE-së, Lamberto Zannier dhe me përfaqësues të Këshillit të përhershëm të ambasadorëve të OSBE-së.
Kryetari PD-së, Basha, ka falënderuar për misionin e vëzhguesve të OSBE që monitoruan procesin zgjedhor të 21 qershorit dhe faktimin e problemeve të mëdha të cilat siç theksohet edhe në raportin paraprak, kanë minuar besimin e zgjedhësve te vota e lire, duke sjellë si problematike ne këto zgjedhje kandidimin nga mazhoranca të personave me rekorde kriminale, trafikantë, tutorë, pengmarrës dhe kriminelë të njohur e të skeduar në vende të ndryshme të Europës, të cilët ushtruan presion të hapur ndaj zgjedhësve dhe aktivistëve të opozitës si dhe përdorën paratë e krimit të organizuar për të blerë vota.
Basha i ka bërë të ditur sekretarit të përgjithshëm të OSBE dhe ambasadorëve të Këshillit të përhershëm fakte të pakundërshtueshme të përdorimit të fondeve publike, parave të krimit të organizuar dhe të korrupsionit qeveritar, për të blerë masivisht votat me lekë, me ushqime e me veshmbathje.
Ndërsa Sekretari i përgjithshëm i OSBE, Zannier, e siguroi zotin Basha për një vlerësim objektiv dhe të saktë të zgjedhjeve, qe do të reflektohet në raportin përfundimtar
AUSTRI-U mbajt kuizi vjetor i diturisë “Linci 2015”
I.Lladrovci: “U bëjë thirrje prindërve shqiptarë që t’i regjistrojnë fëmijët në gjuhën shqipe”Y.Avdiu-”Të dashur vëllezër, u thërras që t’i mbushni klasat me nxënës shqiptarë, vijueshmëria është shqetësuese”. Z.Giegler: “Integrimi është çelësi i lidhjes sonë”./
Shkruan: Hazir Mehmeti, Vjenë/
Në një ambient të bukur u mbajt gara e diturisë “Linci 2015” në Landin e Austrisë së Epërm i organizuar nga Shoqata e Mësuesve Shqiptarë “NaimFrashëri” në Austri. Peshën kryesore në realizimin e programit e kishte mësuesi nikoqir, z.IsmetSinani me gjithë familjen e tij. Në garë morën pjesë mësues/e nga e gjithë Austria.
Nga Ambasada e Republikës së Kosovës ishte z.ImerLladrovci, konsull. Mysafir tjerë ishin edhez.YmerAvdiu, drejtor drejtorie për diasporë në Ministrinë e Diasporës, z.NuhiGashi, koordinator për mësimin shqip në diasporë pranë MASHT së Kosovës, z.ArifDemolli, shkrimtar.Hajro Ulqinaku, shkrimtar, FatimeBlakaj veprimtare etj. Nga vendoret mori pjesë z.StefanGiegler dhe z.BelimrZec nga Bashkia e Lincit, përfaqësuesi i Partisë SPÖ z.JakobHuber, Drjtoeresha, znj.BammerInge, Mustafa-Selimpahic, kryetar i shoqatës së mësuesve të gjuhëve amtare në Austri i cili i përshëndeti të pranishmit në emër të shoqatës që drejton. Manifestimin e drejtuan me shije Valbona Krasniqi dhe Besian Sinani. Manifestimin e hapi Kryetari i Shoqatës së Mësuesve Shqiptarë në Austri z.IsmetSinani. Ai përshëndeti në emër të shoqatës. “Sot na bashkoi Linci, një qytet me traditë e kulturë, ku strukturat udhëheqëse të qyteti gjenden në mesin e festave tona dhe të nacionaliteteve tjera duke i përkrahur aktivitetet tona në bashkëjetesën tonë shumëkulturore, për të krijuar ura lidhëse mes nacionaliteteve në Linc” Në emër të Ambasadorit të Kosovës z. Sami Ukelli, përshëndeti konsulliz.ImerLladrovci. “Ju po e trasoni rrugën e rilindësve tanë, ju fëmijë të dashur, në ruajtjen dhe kultivimin e gjuhës shqipe. Ju bëjë thirrje të gjithë prindërve shqiptarë në Austri që t’i regjistrojnë fëmijët e tyre në mësimin shqip. Ky është interesi i fëmijës, familjes, kombit. Suksese! Ai në emër të Ambasadës ndau mirënjohje z.IsmetSinani, si organizues i manifestimit. ”NuhiGashi (MASHT-Kos) përshëndeti të pranishmit në emër të dikasterit që përfaqëson. “ Uroj që gara të jetë fituese e të gjithëve dhe të jeni të lumtur”.YmerAvdiu nga Ministria e Diasporës: “Ju përshëndes të gjithëve. Dua që t’i bashkëngjitëm thirrjes së z.Konsull që të regjistrohen të gjithë nxënësit shqiptarë dhe të mbushen klasat me nxënës. Suksese!” Përfaqësuesi i qytetit të Lincit, këshilltar z.StefanGiegler:“ Mirëdita! (shqip) Në Linc jetojnë njerëz me prejardhje nga 150 kombe dhe fliten mbi njëqind gjuhë e shumë besime fetare. Ne synojmë që banorëve në qytetin tonë t’iu japim shanse për jetë e perspektivë me dëshirën të jetojmë së bashku dhe integrimin e shohim çelës i lidhjes sonë. Në këtë rast dua ta përshëndes Shoqatë e Mësuesve në Austri dhe ta falënderoj njëkohësisht për këtë angazhim në Kuizin Integrues të parin në Linc. Është me rëndësi shprehja, jo vetëm në gjermanisht por edhe në gjuhën amtare dhe kjo është shumë më rëndësi në kapjen e njohurive mbi historinë, kulturën, gjuhën e vendit të origjinës”. Znj.BammerInge, drejtoreshë: “Unë kam shumë nxënës në shkollën time dhe jam krenare me ta dhe prindërit e tyre. I falënderoj për bashkëpunimin e frytshëm!” Në emër të Shoqatës “Kosova” në Linc përshëndeti veprimtari zAfrim Dedushaj. Shkrimtari i njohur ArifDemolli lexoi nga krijimtaria e tij për fëmijëi cili u prit ngrohët nga publiku.
Në garën e Ciklit të Ulët me temën “Integrimi” morën pjesë ekipet: Linc:“Shqiponjat”, “Prizreni”, “Opoja”, “Llapi”; Welsi,”Dardanët”, nga Vjena “Fluturat”, “Bletët” dhe “Ilirët”, nga Graci ekipet “Dituria” dhe “Dita”, nga Harbergu “Dardania”, nga Welsi ekipi “Shpresat”.
Juria e përberë nga mësueset: I. Hasani, F. Aredini dhe R.Ndrecaj, fitues shpalli ekipin “Llapi” nga Linci, vendi i dytë “Dardania” Hartberg, vendi i tretë ekipi “Shpresat” nga Linci.Kuizi me temë “Integrimi” i projektuar dhe organizuar nga organizatori u mbajt në gjuhën gjermane dhe sipas njohurive të mësuara në shkollë. Kjo formë pati kritika nga disa prindërit, disa e pëlqyen por në fund ekipet mbeten të kënaqura.Në garën e Ciklit të Lartë i fillores gara u mbajt në gjuhën shqipe në formën e përgjigjeve alternative e hartuar dhe projektuar nga z.NuhiGashi (MASHT) i cili i paraqiti pyetjet sipas ecurisë së garës. Kjo formë është tërheqëse edhe për publikun e gjerë. Në këtë cikël në gara morën pjesë tetë ekipe, juria: M.Berisha, M.Demaj,F. Aredinaj, fitues shpalli grupin e nxënësve “Afrim Zhitia” nga DeutschWagrami “me mësues Ibrahim Hasani, vendi i dytë i takoi ekipit “Dukagjini” dhe të tretin ekipi “Iliria”. Morën pjesë edhe ekipet: ” Dituria”, “Yjet ” ,” Rozafa” , “Shqiponjat” e “Flamuri ” Programi artistik ishte i pasur me këngë, valle recitime nga nxënësit, ku veçan u dalluan vallet nga grupi i Gracit të përgatitura nga mësuesja Bukrije Limani. Me recitime u paraqitën:Yllka Vllahiu, Jetlira Maliqi, AgnesaSinani.Deline e Benard Krasniqi, ekzekutoi në violinë Fiona Kabashi etj. Mësuesi nikoqir i cili organizoi kuizin u përkrah nga disa donator, ku Ministria e Diasporës u dallua nëtri vitet e fundit me mbështetjen e saj çdo vit me 2 mijë eurosh. Të tjerët:Fondi SPÖ, Bashkia e Lincit, kompania “Festimi Turs”, Kompani e udhëtimi ZhitiaTurs” u dallua në bartjen e nxënësve nga Grazi në Linc dhe anasjelltas etj. Salla e bukur në Linc me pajisjet e nevojshme, foli e këndoj shqip me zërin e ëmbël të nxënësve shumë nga të cilët të veshur me kostum kombëtar, me flamuj kuqezi dhe të Republikës së Kosovës i dhanë gjallëri e kuptim që do mbetet gjatë në kujtesë. Disa pengesa si: zëri i lartë, gabimet teknike, pëshpëritjet e personave pa ndërgjegje, hamendjet e jurisë u mbytën në madhështinë e garës dhe mundi i organizatorit u shpërblye.
Dinastia e Baroneve Sina nga Voskopoja dhe ndikimi i saj ne Vjene, Austri
Nga Pjeter Logoreci/
Ne Foto: Stema e familjes aristokrate te Baroneve Sina ne Vjene (foto P.Logoreci)/
Ndërsa së bashku me ish presidentin Alfred Moisiu po vizitonim bustin e Aleksandër Moisiut të vendosur në Vjenë, vërejta që rrugica Moissigasse (ku ndodhej busti, vepër e skulptorit të talentuar durrsak Qemal Kërtusha), kryqëzohej me rrugicën Sinagasse. Emri Sina ishte i njohur për mua pasi miku im Gaqo Qyfeku, gjatë një takimi në Tiranë, më kishte treguar për disa familje të emigruara nga Voskopoja, të cilat ishin shumë të njohura në Austri, nder to edhe familja SINA. Menjëherë mendova se nuk ka qënë e rastësishme që zyrtarët e bashkisë së Vjenës i kanë vendosur këto dy emra së bashku. Idea e tyre është historikisht dhe gjeografikisht funksionale, pasi të dy këto figura (Moisi dhe Sina) kanë lidhje me Shqiperinë.
Me qëllimin e evidentimit dhe të ndricimit të figurave të rëndësishme me origjinë nga trevat shqiptare, që patën aktivitet në Austri / Vjenë, të cilët ishin të njohur në mbarë botën e përparuar dhe atë shqiptare si: Karl Gega, Aleksander Moisiu, Gjergj Pekmezi, Kolë Rrota, Federik Shiroka…etj, dëshëroj të sjell për lexuesin shqiptar informacione mbi prejardhjen dhe aktivitetin e një ndër familjeve më të famëshme në gjiron finaciare, tregtare e industriale në Austri, të familjes SINA.
Të njohim familjen Sina….
Në mesin e “Patrizëve” më të pasur të Vjenës, qendrës së perandorisë së fuqishme Austro-Hungareze, vendosej edhe familja me origjine nga trevat shqiptare SINA. Historia e dinastisë së kësaj familje fillon me zotëruesin e madh të tokave, finanzuesin dhe ndërtuesin më të rëndësieshëm, ajkën e perandorisë austro – hungareze nën Franc Jozefin I, Freiherr Simon Georg von Sina (1753 – 1822) (1).
“Familja Sina ka ardhur nga Voskopoja, vendi i origjinës së tyre, që sot është një fshat po me këtë emër në Juglindje të Shqipërisë, ndërsa dikur ishte një krahinë e begatë nën perandorinë osmane. …Këtu përshkoheshin rrugë të rëndësishme tregtare që e kthyen Voskopojen në një qendër të rëndësishme ekonomike dhe kulturore, me disa kisha, biblioteka si dhe me shtypshkronjën e saj. Qyteti ishe një qendër e Aromuneve….., të cilët tradicionalisht ishin nga zanati tregëtarë, udhëheqës të karvaneve me mallra apo ustallare lëvizës”, shkruan zonja J. Ecker në studimin e saj mbi familjen Sina.
Njohja e familjes SINA, jashtë kufijve të perandorisë osmane (Shqipërisë), fillon me Simon Gjergj Sinën të vjetrin, i cili nga cereku i tretë i shekullit të 18 vendosi kontate tregtare me Vjenen. Ndër dokumentat e pakët që janë gjetur, ka paqartësi për kohën e lindjes së Simon Sinës, filluesin e historisë së suksesëshme të kësaj dinastie, paqartësi të cilat vijnë nga periudha kohore nën perandorinë osmane si dhe vendodhja administrative ku u lindën dhe filluan aktivitetin e tyre personazhet e kësaj familje.
Për të kuptuar qartë arsyet e lëvizjes së familjes Sina nga vendlindja duhet ti referohemi një studimi të autorit Max Demeter Peyfuss i cili është marrë me studimin e prejardhjes, lëvizjes, kulturës, dhe aktivitetit të Vllehëve të pasqyruara këto në librin e tij „Ceshtja Vllahe“:
… fiset e vllehëve, kanë lëvizur rregullisht në grupe të mëdha për arsye politike apo ekonomike duke krijuar koloni të mëdha në vëndbanimet shqiptare të Maqedonisë. Ato filluan të qarkullonin në të gjithë Ballkanin si tregëtar, transportues e shoqërues malli. Në shumë qytete të gadishullit ballkanik ato njiheshin si mjeshtra artizanë, ndërtues shtëpishë, argjendar. Në Shqipëri fiset vllehe gjindeshin të përqendruar në zonën e Myzeqesë, në qarkun e Permetit dhe në Korcë….
Levizjet dhe aktiviteti tregtar i Vllehëve filloj të lulëzoje sidomos pas paqës së Beogradit të vjetit 1739, me aktivitetet e tyre tregtare drejt Selanikut, Serbisë, Hungarisë deri në Vjenë, ku krijuen edhe baza të mëdha për magazinimin e mallrave me shumicë. Për familjen Sina, kjo levizje u kushtëzua vecanërisht pas trazirave, plackitjeve dhe zjarrvënieve që ndodhen në Voskopojë në shtatorin e vitit 1769, por edhe më vonë me shkatërrimet e vitit 1788, për të cilat u bë përgjegjës Ali Pasha. Për të mbrojtur aktivitetin e pasurine e tyre, ato u detyruan të largoheshin drejt zonave përendimore të gadishullit. Simon Sina (i vjetri) pas vendosjes në Nish në vitin 1782 u martua me Irene Czippe me të cilën pas një viti pat një fëmijë: Gjergj Sinën (1782-1856). Gjergji ishte 10 vjec kur i vdiq nëna dhe kur i ati vendosi të transferohej me familje në Vjenë.
Shumë familje të larguara nga Voskopoja në atë kohe u vendosën në Vjenë, ku ju bashkangjiten komunitetit grek që gjindej në qytet. Edhe pse ishin shtetas të perandorisë osmane, bashkësia ortodokse e vllehëve nga Voskopoja filloj të shihej nga popullsia e Vjenës si …“grekët”. Quartieri ku ishte vendosur komuniteti grek i asaj kohe ishte në qëndër, nga pjesa verilindore e qytetit të Vjenës dhe vendasit shpreheshin për të ardhurit me humor: ….Ballkani fillon sapo mbaron zona e Rennweg-ut (atëkohe një lagje periferike e Vjenës).
Sipas studiusve, Simon Sina i vjetër, fillimisht njihej si bashkëpronar i disa shoqërive tregtare të mallrave me shumicë, por në vitin 1798 ai krijoj firmën e tij për tregtimin e mallrave si dhe një bankë tregtare, e cila u muar fillimisht me aktivitetet dhe levizjen e parave të bizneseve të tija. Kjo periudhë, quhet si koha e artë e rritjes së pasurisë së dinastisë dhe rreshtimit të familjes në serën e patrizëve të qytetit. Ndërkohë, në vitin 1802, Simon Sina martohet për herë të dytë me Katharina de Gyra me të cilën pat një djalë (1804), Johann Sinën (1804-1869).
Pjestarët e familjes Sina ruajtën traditën e vendit të tyre, atë të trashegimit të emrave dhe po të vërehet, ato kanë përdorur për fëmijët pasardhës emrat e gjyshave të tyre, si psh: Simon Gjergj Sina (plaku), Gjergj Simon Sina, Johann Simon Sina, Simon Gjergj Sina (junior), Gjergj Simon Sina (junior).
Punën në Vjenë, Simon Sina e filloj me importin e pambukut me shumicë nga Maqedonia, ku dërgonte në këmbim pelhurë dhe punime metali apo qelqi. Ai ishte i pari tregtar që futi në kufijtë e perandorisë osmane si mjet këmbimi (pagese) monedhën Taler me figurën e Maria Theresës, që ishte mjeti zyrtar i pagesës i perandorise austrohungareze. Një vështirësi e madhe për punën e perditëshme të bizneseve të tij ishte statusi i shtetësisë së tij, pasi ai ishte shtetas i perandorisë osmane. Për këtë, shpesh ai detyrohej të përdorte për blerjet e objekteve të mëdha (shpijave), emra të përsonave nga rrethit familjar i gruas së tij. Meqenëse ishte zotërues i madh tokash në pjesë të ndryshme të Europës (Hungari, Rumani, Serbi) dhe tregtar me pasuri të madhe, në vitin 1818 familja e tij mori statusin e aristokracisë hungareze, që e lehtësonte shumë në aktivitetin e tij tregtar. Simon Sina i vjetër vdiq në moshën 69 vjecare në vitin 1822, duke lënë pas një pasuri dhe një karriere të pashoqe.
Në numrat e tjerë të kësaj gazete do të keni mundësinë të ndiqni dhe shkrime të tjera për dinastinë Sina dhe projektet gjigande në infrastrukturen dhe jeten ekonomike të Austrisë, që vazhdoj burri më i suksesshëm i kësaj familje, Gjergj Simon Sina.
Vjene, 7 qeshor 2015
- Freiherr – titull nderi per aristokratet, i barabarte me titullin Baron, Kont.
Referencat: A. Deak, M. Peyfuss, J. Ecker